Skip to main content

Tirana Observer: “Loja vdekjeprurëse online “Balena Blu”, edhe një adoleshent shqiptar në grackë” plus 9 more

Tirana Observer: “Loja vdekjeprurëse online “Balena Blu”, edhe një adoleshent shqiptar në grackë” plus 9 more


Loja vdekjeprurëse online “Balena Blu”, edhe një adoleshent shqiptar në grackë

Posted: 22 May 2017 09:14 AM PDT

Një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse "Sfida e balenës blu" në Greqi, ndërsa mediet iu referohen edhe dy rasteve të tjera në Selanik dhe në Kretë.

14-vjeçari shqiptar ka pohuar për mediet, në një prononcim me lejen e prindërve, se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e "Balenës blu".

"Nëpërmjet 'Messenger'-it të 'Facebook'-ut më shkroi: Do që të luajmë një lojë? Jam 'Balena blu'. Kështu m'u prezantua dhe unë iu përgjigja: Po, dua të luaj, çfarë loje? Atëherë më tha 'Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video", thotë 14-vjeçari shqiptar, i cili nuk identifikohet, shkruan tch.

Por kur adoleshenti i ka kërkuar hollësi se kush ishte dhe çfarë loje ishte kjo, personi i panjohur menjëherë i ka bllokuar llogarinë dhe i ka fshirë mesazhet në kutinë postare. Atëherë ai ka lajmëruar prindërit, të cilët nga ana e tyre kanë thirrur policinë për Krimin Elektronik.

Loja vdekjeprurëse që qarkullon në internet "Sfida e balenës blu" lidhet me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një shpërndarje të madhe të saj nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Europën Perëndimore, shkruan tch.

Fillimisht, adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe "online" dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës. Ai i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.

Ramona Tullumani, Xhilda e bukur shqiptare në Sofje

Posted: 22 May 2017 08:08 AM PDT

Soprano Ramona Tullumani interpretoi me sukses në premierën e operas "Rigoletto" në Teatrin e Operas dhe Baletit të Sofjes (Bullgari), duke marrë duartrokitjet e shumta të publikut dhe vlerësimet e kritikës. Këtë herë së bashku me tenorin shqiptar, Adrian Xhema, këngëtarja lirike nga Shqipëria u rikthye në Sofje me një interpretim të shkëlqyer të rolit të Xhildës.

Në pothuajse tre orët e shfaqjes, publiku e shoqëroi me duartrokitje të zgjatura interpretimin e sopranos së bukur shqiptare.

Ndërkohë, Tullumani u vlerësua, si për interpretimin, edhe për teknikën e përsosur të zërit. Kritika vendase vuri në dukje se variacionet e arieve janë të bukura dhe të sigurta, duke krijuar një sjellje skenike të veçantë dhe interpretim profesional cilësor. Sopranoja nga Tirana u vlerësua, jo vetëm për bukurinë e timbrit të zërit, por edhe për interpretimin e shkëlqyer të rolit të Xhilës, një personazh aq kompleks.

Vetë soprano shqiptare u shpreh se rikthimi i saj në skenën e Teatrit të Operas së Sofjes është gjithmonë një kënaqësi, sfidë dhe vlerësim i veçantë.

"Është gjithnjë kënaqësi për mua të interpretoj në skenën e Operas së Sofjes, por nuk mund të harroj publikun e dashur shqiptar, që aq shumë më ka mbështetur dhe vlerësuar ndër vite. I falenderoj të gjithë. Ata janë pjesë e suksesit tim", u shpreh Tullumani.

Ramona Tullumani është ngjitur disa herë në skenën e Operas së Sofjes në interpretimin e operave "La Traviata", "Rigoleto" dhe "Xhani Skiki".

 

Veliaj tregon se çfarë i ka thënë… gjyshja se kur zihen dy veta

Posted: 22 May 2017 08:03 AM PDT

Gjatë një takimi me banorët e Saukut në kryeqytet ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar marrëveshjen PS-PD në 18 qershor për t'i dhënë fund ngërçit politik.

Veliaj tha se gjyshja i ka thënë se kur grinden dy veta, fiton ose i mençuri ose budallai dhe në këtë mes, sipas tij Partia Socialiste është e mençura, pasi nuk la që vendi të përfundonte në greminë.

"Gjyshja ime ka thënë se kur zihen dy veta, fiton ose budallai ose i mençuri. PS e është e mençura, pasi nuk lejoi që vendi të shkonte në greminë. Çështje minutash për të votuar vettingun. Salla e gjyqit duhet të jetë sallë ku vendoset drejtësi. Ne punojmë çdo ditë sikur të ishte fushatë. Për ne çdo ditë është fushatë për mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse e keni përligjur besimin e këtyre viteve se ne kemi bërë më të mirën, ne duhet të shkojmë në çdo derë që dhe të themi me plot gojë Edi Rama dhe PS", – tha Veliaj.

Rama: Ia dolëm t’i imponojmë PD-së ndryshimet kushtetuese dhe zhbllokimin e vettingut

Posted: 22 May 2017 08:00 AM PDT

Në një takim me banorët e Saukut të Vjetër, kryeministri i vendit ka folur për projektet dhe ambiciet e PS-së, ndërsa nuk i ka kursyer ngacmimet për demokratët pak orë para se Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku do të votojë ligjin e vettingut dhe emrat e ministrave të rinj.

"Ne ia dolëm t'i imponojmë PD edhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi edhe zhbllokimin e vettingut sot pas pak minutash. Ja dolëm që PD të rikthehet në zgjedhje. E kemi thënë se i duam në zgjedhje se na shijon më shumë fitorja duke i mundur ballë për ballë se sa duke i lënë mbyllur në çadër. Ne nuk shkelëm Kushtetutën nuk u tallëm me popullin. Nuk shkelëm as ligjin kur shtymë me 1 jave datën e zgjedhjeve. Ishte e vetmja mënyrë për shtyrje ligjore. Ne besojmë që nëse ju themi njerëzve që duam të bëjmë shtet të jemi të parët që i respektojmë ligjet", tha ai.

Kryeministri tha ndër të tjera se nga 16, synon të marrë 18 mandate në Tiranë.

"Nuk jemi engjëj, larg qoftë por në sheshin e betejës politike jemi shqiptarët më të mirë. Kështu që besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe s'kërkojmë asgjë më shumë se sa na kërkon në 18 mandate",- tha ai.

 

Basha jep detajet e marrëveshjes me Ramën: Shit-blerja e votës do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg

Posted: 22 May 2017 07:54 AM PDT

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku bëri një përmbledhje të rezultatit të marrëveshjes politike të 18 majit.

Duke folur për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në ligjin e medias dhe në ligjin e financimit të partive, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë.

Sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, Basha sqaroi se, shit-blerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg.

"Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba, por vëtm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme", deklaroi Basha.

Ndërkohë, do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. "Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë veper penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim", tha Basha.

Edhe përdorimi i mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare e njerëzore për zgjedhje do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri në 4 vjet.

Gjithashtu, parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

Ndërkohë, do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.

"Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presinet dhe shitblerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore", tha Basha.

Këto ndryshime, së bashku me ministrat teknikë, kreun e ri të KQZ dhe Avokatin e Popullit, rezultat i marrëveshjes politike të 18 majit, do të miratohen sot në seancën e pasdites në Kuvend.

Vargje për shpresën e bjerrë

Posted: 22 May 2017 07:46 AM PDT

Nga Kosovare Krasniqi

 (Milazim Bajraj – Shprese e vrarë)

Pasi poezia hyn në fushën e ndjenjave, poetët nuk mund t'i ikin subjektivizmit të tyre pa marrë parasysh sa përpiqen të gjykojnë me arsye. Njeriu bëhet poet atëherë kur është në gjendje ta thotë atë që do dhe që duhet ta thotë – thotë Stendali. I tillë është edhe Milazim Bajraj, i cili në poezitë e tij shqipton të vërtetën ashtu siç e sheh, andaj edhe është formuar në përpjekjet për ta shqiptuar këtë të vërtetë.

"Shpresë e vrarë" është vëllimi i radhës i Bajrajt, i cili përmes vargjeve të këtij vëllimi paraqet momentet e lumtura, por edhe ato më të hidhurat, që ia ofron jeta.

Poeti përmes vargjeve të këtij vëllimi eksploron gjendjen dhe situatën aktuale që e zotëron Kosovën e pasluftës. Realitetin e zymtë që shpaloset pothuajse çdo ditë në hapësirën e Kosovës, ai e transmeton përmes vargjeve të tij.

Nga vetë titulli i librit "Shpresë e vrarë" kuptojmë se shpresat e njerëzve po fillojnë të zbehen. Dramën që po e përjeton populli kosovar, edhe pse tashmë Kosova është shtet i pavarur, poeti e vuan në heshtje, po si poet me shpirt kryengritës, prapë ndez luftën në shpirtin e tij, çfarë pastaj reflektohet në vargje. Poeti gjen frymëzim në çdo kohë dhe në çdo vend, sepse shumë nga poezitë e tij janë shkruar nëpër vende të ndryshme si: në Prishtinë, Prizren, Rahovec, e në shumë vende të tjera. Dhe për këtë mund të themi se në shumë poezi të tij vërehet frymëzimi i çastit.

Ky vëllim më i ri poetik i Bajrajt është një mozaik motivesh të ndryshme, mirëpo të cilat i lidh motivi i përbashkët – përditshmëria në Kosovë.

Sipas Bajrajt, poeti është ai i cili mund të japë idenë e asaj çfarë ndodh në realitet. Atij i duhet një laps dhe një letër ku mund t'i shprehë idetë dhe ndjenjat e tij. Dhe heroi lirik i poezisë së tij "Poeti" bën luftë, por lufta e tij është luftë me shkronja:

 

Ai bën luftë

Më shkronja,

Herë më të vogla,

Herë më të mëdha.

 

Shpirti i tij i shqetësuar shtegton nëpër atmosferën që e zotëronte Kosovën, në kohën e pasluftës, andaj pulsojnë ndjenjat e tij prej poeti. Mjegullat gri që po përfshinin qiellin e Kosovës çdo ditë e më shumë dhe rrethanat e krijuara të pasluftës, poeti i shprehte përmes vargjeve. Goditjen kryesore në vargje, poeti ia drejton aparatit qeverisës në Kosovë. Te kjo qeverisje poeti nuk sheh një të ardhme të mirë për popullin e Kosovës, aty ai sheh vetëm elementin negativ, njeriun e korruptuar.

Të gjitha këto shqetësime poetike ngërthehen në poezinë "Mosni more burra", ku subjekti lirik me nota të thella revolte shpërthen me zemërim të drejtpërdrejt kundër aparatit të pushtetit të kohës.

Subjekti lirik i poezisë vret mendjen për situatën e krijuar, kush ka të drejtë dhe kush jo. Populli i cili për shekuj ka qenë nën sundime të huajsh, nënat gjakovare, veteranët, familjet e të zhdukurve apo kryeministri, zv.kryeministri, policia e qeveria? Ai shtron një pyetje, një dilemë ekzistenciale, që vështirë t'i jepet një përgjigje:

Po Ata, Ata, që s'janë

N'mesin tonë, Ata, a

Patën të drejtë?

 

Pyetja kush kishte të drejtë përsëritet pothuajse në të gjitha strofat e poezisë.

Të gjitha këto të dhëna si ngjarje të ndodhura në poezi shprehin zemërimin dhe revoltën përmes evokimit të ngjarjeve të ndodhura në Kosovë pak kohë më parë. Nga vargjet që lexojmë shihet qartë se poeti vihet në anën e popullit dhe nuk pajtohet me ata që i vihen mbi, kinse në emër të popullit. Veçohen vargjet e fundit me të cilat edhe e mbyll poezinë:

Rruga Kosovë-Hungari,

Trazira,varfëri,

Korrupsion, anarki,

-protesta-protesta

Tërë natën s'futa gjumë

            Në sy!

Vdiq shpresa!

 

Realiteti nëpër të cilën po kalon Kosova, shprehet në çdo varg të këtij vëllimi. Është një situatë e cila te subjekti lirik reflektohet me nervozë e dhembje.

Dy poezi të tjera të vëllimit "Shpresë e vrarë", tejet goditëse për gjendjen e krijuar në Kosovë, janë poezitë "Shteti im është" dhe "Nuk është shteti im". Në poezinë e parë "Shteti im është" subjekti lirik i poezisë flet për Kosovën e tij, shtetin e tij, ku ka shtëpinë, gjuhën e tokën, ku prehen të parët e tij;  tokë e mbjellë me gjakun e dëshmorëve, tokë e martireve të rënë, tokë e nënave shamizeza e tokë e jetimeve. Pra, me një fjalë, paraqitet e kaluara e rëndë e popullit shqiptar të Kosovës:

Motrat e dhunuara

Dhe nënat shamizeza,

E gratë e veja e

Shumë fëmijë jetimë,

 

Mirëpo krahasuar me poezinë e parë, subjekti lirik i poezisë së dytë "Nuk është shteti im" shpreh indinjatën e tij, duke u shprehur se do që të jetë pjesëtar i një shteti, që vazhdon të gjendet në një situatë absurde. Edhe pse ka kaluar një hark kohorë prej 17 vjetësh nga liria e tij, Kosovën, këtë shtet të vogël, vazhdojnë ta mbajnë kriminelet, hajnat e pseudopatriotët :

            Shteti im nuk është

Shteti i hajnave,

Shteti im nuk është

Ai i kriminelëve,

Jo, as ai pseudopatriotëve

Me dëshirën e subjektit lirik që kjo situatë absurde të ndryshojë dhe në Kosova të frymojë me lirshëm, poeti përmes vargjeve të tij mundohet të arrijë dhe të ndikojë në ndërgjegjen e politikës kosovare. Vargjet nuk janë të shkruara me gjuhën e urrejtjes siç mund të mendojmë shumë nga ne, por ndjesia e të qenit i shtypur nga kjo situatë, e shtyn poetin përmes vargjeve të tij të shpreh dëshirën për demaskimin e pushtetit të korruptuar. Poeti nuk beson se ditë të mira do të vijnë edhe për popullin e tij, andaj ai poezinë e përmbyll pa ndonjë shpresë për një të ardhme më të mirë për Kosovën, me një realitet që dhemb.

Si çdo poet tjetër edhe Bajrajn e tërheq poezia intime, andaj në këtë vëllim zë vend edhe motivi erotik. Megjithëse në vëllim janë shumë pak poezi, përsëri duket sikur dashuria si ndjenje i jep një kahje pak më të ëmbël vëllimit. Kjo ndoshta ndodh për arsye se poeti së paku do që ndonjëherë t'iu shmanget poezive me motiv të përditshmërisë. I gjithë vëllimi përfshinë  vetëm dy poezi intime.

Poezia "Me Ty (Sh)" shpalos botën emocionale të poetit Bajraj. Subjekti lirik i poezisë duket sikur bën një bisedë me zë të ulët, intime, delikate dhe tejet të sinqertë me të adhuruarën e tij:

Sfidova veten

Të bëhesha Ti:

Dy trupa – një

Shpirt.

 

Struktura e vëllimit

Vëllimi poetik "Shpresë e vrarë" nuk është i ndarë në cikle, poezitë, disa janë më të gjatë, e disa më të shkurtra, po të gjitha janë të ndërtuara kryesisht në vetën e parë. Vargu i lirë është vargu i cili pothuajse te të gjitha poezitë është dominant. Kështu si shembull mund të marrim poezinë "Unë": Shoh shumëçka/, Dëgjoj shumëçka/, Ndjej shumëçka/, Përjetoj shumëçka/, pra, poezi e cila komplet ndërtohet mbi rrëfimin lirik në vetën e parë.

Lirizmi e karakterizon vargun e poezisë së Milazim Bajrajt, shumë poezi të tij burimin e kanë nga përvoja e poetit. Madje, disa poezi duket sikur kanë formën e një monologu lirik.

Poezitë e vëllimit janë të ngarkuara me mjaft figura, mirëpo figura e cila e shquhet në poezitë e këtij vëllimi metafora. Poezitë të cilat "shpirtëzohen" që në titujt me këtë figurë janë: Buzëqeshje e ngrirë, Loti i Kosovës dhe Shqip dua të vdes.

Titujt e mësipërm shpalosin fatin e keq dhe të dhembshëm të shqiptarit të Kosovës.

Subjekti lirik i poezisë së parë paraqet ikjet e shumë kosovareve në shtetet e huaja, andaj ai me zë lutës u thotë të larguarve: Ruani atdheun tuaj/, Mos e lëshoni Kosovën/, Truallin e të parëve/,, Mos e lëshoni. Në poezinë e dytë "Loti i Kosovës", dhembja e heroit lirik bëhet një me dhembjen e Kosovës, dhembje kjo që gjen burimin në dënesjen dhe lotin e një fëmije, ndërsa në poezinë e tretë, poeti trajton historinë e ndarjes së Kosovës nga trungu kombëtar dhe tragjedinë që përjetuan shqiptarët nga pushtues të ndryshëm, andaj poeti këto dy shtete të ndara dhunshëm mjaft bukur i metaforizon me sintagmën "vëllezër siamezë".

Pra, janë poezi të ndërtuara me një gjuhë të thjeshtë, por me një mesazh shumë të qartë për lexuesin: ta duan dhe ta mbrojnë atdheun e tyre në çfarëdo mënyre qoftë.

 

Përfundim

Dhe, çfarë mund të themi për fund? Tema e atdheut rikthehet përsëri në poezinë e poetit edhe pas gjitha atyre vuajtjeve që përjetoi populli i Kosovës, dhe që shumë poetë i shfaqen në poezitë e tyre.

Bajraj poetizon përditshmërinë. Ndonjëherë është vetë jeta ajo e cila nuk na lejon të dalim nga vargjet dhe me "copëzat" e jetës autori krijon poezinë e tij. Imazhet e zymta që po pllakosin Kosovën përsëri, poeti Bajraj i rikthen në poezitë e tij. Poezi në të cilat nuk trillohet, por që shpalosin tablo të gjalla të ngjarjeve, që dëshmojnë për një kohë dhe njerëzit e saj.

Vargjet e vëllimit tingëllojnë tamam vargje të natyrës realiste, herë-herë të qeta e herë-herë edhe të rrepta, por që tema kryesore ku fokusohet poeti është aktualja e ndodhive në Kosovë, të cilat i shoqëron një atmosferë e trishtë.

Megjithatë, jetojmë me besimin që nuk do na përcjellin përgjithnjë zhgënjimet, dhe me besimin që do të fryjë një erë e re e cila do të sjellë ndryshime për së mbari edhe në vendin tonë.

Psikologji: Çfarë tregon mjekra për një mashkull?

Posted: 22 May 2017 07:15 AM PDT

Një histori dinjiteti dhe estetike, mjekra mbetet karakteristika më e dukshme e burrërisë

Mjekra ka qenë prej kohësh simbol i mençurisë dhe i pjekurisë. Kjo për shkak se zhvillohej vetëm me kalimin e pubertetit dhe cilësohej si veçori e karakterit të fortë.

Nëse femrat kanë fjalën, prej shumë kohësh meshkujt kanë vendosur të flasin me mjekër. Është një rit i pashmangshëm për burrat eksperimentimi me qimet publike të fytyrës, aq sa bëhet edhe një lloj treguesi pjekurie për ta.

Ashtu si çdo faktor tjetër i estetikës së jashtme, edhe mjekra luan rolin e saj në përcaktimin e të fshehtave që mban një person.

Mjekra e plotë

Karakterizon stilin e atyre që konsiderohen si 'meshkujt alfa'. Me fjalë më të thjeshta, që e shohin veten si përfaqësuesit më të denjë të gjinisë mashkullore. Për cilësitë e një personi, mjekra e plotë është pjesë e atyre që janë burrërorë, besnikë, të ashpër me raste, plot besim në vete dhe shumë karizmatikë.

Nga ana seksuale, mjekra e plotë paralajmëron për një njeri shumë pasionant në shtrat.

Meshkujt që e mbajnë, duhet të kenë parasysh që të ruajnë gjatësinë mesatare dhe të kujdesen që të mos rritet e pakontrolluar.

Favoritet

Janë simbol i së shkuarës së madhërishme. Aleksandri i Madh ka qenë një adhurues i favoriteve, po ashtu edhe ish-Presidenti amerikan Rusvelt. Në vitet 1950-1970 kjo lloj mjekre u bë simbol i rebelëve, si: Xhejms Din dhe Elvis Presli.

Sot, personat që aplikojnë zgjatjen e favoriteve, cilësohen si njerëz konservativë, të cilët kapen shumë pas të shkuarës. Ata kanë krenari të madhe, ndonëse duket se janë meshkuj në kërkim të vetes. Të pavendosur, nëse dëshirojnë të rrisin një mjekër të vërtetë, shpesh favoritet janë një provë.

Mjekra "faraon"

Janë qimet publike të rritura vetëm në pjesën e mjekrës. Është modeli më i përhapur i mjekrës në Egjiptin e lashtë, pasi e mbanin faraonët dhe personat me pozitë të lartë.

Personat që e preferojnë këtë lloj mjekre sot, duan të tregojnë pjekurinë e tyre dhe të largohen paksa nga pamja 'e butë' e fytyrës së rruar. Ata janë shumë seriozë dhe plot mendime për jetën.

Në aspektin seksual, meshkujt me mjekër 'faraon' janë të shkathët në shtrat dhe tepër rezistent.

Mjekra vijëzuese

Bëhet fjalë për mjekrën që vazhdon në të gjithë fytyrën, duke ndjekur linjën e hollë të mbarimit të nofullave. Është një mjekër që ka histori të pasur në shekullin e 18-19 dhe shumë e përdorur në Japoni dhe Rusi.

Personat që e mbajnë, duan të tregojnë ëmbëlsi dhe ndjeshmëri. Përgjithësisht, ata nuk kanë ndonjë rol me rëndësi të madhe në shoqëri, por janë të kënaqur me veten.

Mustaqet

Janë simboli i burrërisë, i pjekurisë dhe i marrjes së përgjegjësisë. Njerëzit që i rrisin mustaqet, mendohet të bëjnë një sakrificë, pasi ato e vështirësojnë ngrënien dhe puthjet.

Kjo lloj mjekre ishte shumë e përhapur në vitet '80, kur në SHBA filloi të transmetohej një serial, protagonisti i të cilit mbante mustaqe.

Personat që mbajnë mustaqe, janë: burrërorë, tradicionalë dhe nuk ngurrojnë të përdorin dhunën për të marrë atë që duan. Ata duket se pëlqejnë të jenë flirtues dhe, me shumë gjasa, do të kërkonin një puthje që në takimin e parë.

Mjekra poshtë buzës

Këta njerëz janë të ndjeshëm, misteriozë dhe deri diku aventurierë. Nuk është një lloj mjekre që i shkon kujtdo dhe mendohet të jetë krijuar në vitet '90. Meshkujt që e mbajnë, duan të tregojnë se kanë diçka më të veçantë se ata që nuk mbajnë mjekër fare.

Ata kërkojnë të lënë përshtypjen se janë shumë seksi dhe se në të kaluarën mund të kenë pasur histori komprometuese, por ia kanë hedhur paq.

Mjekra "Van Dyke"

Janë qimet publike që rriten të kontrolluara në mjekër dhe shumë hollë në mustaqe.

Këta njerëz e shohin veten si artistë, kritikë dhe pëlqejnë të flasin me fjalë të mëdha. Është një mënyrë e mirë për të treguar se janë shumë të veçantë. Ata i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të njeriut që kanë përkrah. Është një lloj mjekre e aplikuar prej mbretërve spanjollë dhe anglezë, mendimtarëve, Leninit dhe Johnny Depp në filmin "Piratët e Karaibeve".

Mjekër e pazhvilluar

Është mjekra e cila është përhapur në të gjithë fytyrën, por nuk bie në sy, sepse nuk është e rritur. Personat që e mbajnë këtë lloj mjekre janë: rinorë, tërheqës, aventurierë dhe shumë pasionantë. Shumë prej meshkujve me mjekër të pazhvilluar do të binin në dashuri me shikim të parë.

Ajo karakterizon një njeri shumë të freskët dhe energjik. Të gatshëm për gjithçka, por, për fat të keq ,nuk tregon qëndrueshmëri. Meshkujt që e mbajnë, mund të jenë në një gjendje ndryshimi të jetës së tyre, pasi kjo mjekër nuk ka shumë jetëgjatësi.

“Ekonomitë e rajonit mund të bëjnë shumë, por nuk ndryshojnë dot madhësinë e tregjeve”

Posted: 22 May 2017 07:04 AM PDT

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) organizoi sot panelin “Një rajon, një ekonomi – lidhje dhe potenciale” në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2017

Dragana Gjurica, eksperte e Lartë e KBR për Konkurrueshmërinë, tha se integrimi ekonomik i Evropës Juglindore është një rrugë e sigurt për integrimin në BE. “Bashkëpunimi ekonomik i ekonomive të Evropës Juglindore është një domosdoshmëri për rritjen e investimeve dhe konkurrencën e rajonit”.

Të gjithë pjesëmarrësit në panel pranuan nevojën për veprime konkrete për të përshpejtuar bashkëpunimin rajonal që çon drejt rritjes së investimeve, lidhjes, konkurrueshmërisë dhe rritjes së përgjithshme ekonomike.

Një nga folësit kryesorë në panel, Stjepan Mesiç, ish-Presidenti i Kroacisë, nënvizoi se ekonomitë e vogla rajonale mund të bëjnë shumë, por nuk mund të ndryshojnë madhësitë e tregjeve të tyre. “Rajoni nuk mund të përballojë të mbetet pasiv ndaj ndryshimeve ekonomike ndërkombëtare”, tha Mesic, duke shtuar se ata duhet të rrisin konkurrencën e tyre duke përmirësuar infrastrukturën dhe logjistikën e tyre. “Procesi i asocimit të BE-së është më i rëndësishëm se vetë anëtarësimi. Rajoni duhet të bëjë më shumë për bashkëpunimin dhe integrimin. “

Danilo Türk, ish-Presidenti i Sllovenisë, në fjalën e tij, theksoi rritjen e bashkëpunimit në shkallë të gjerë, duke mos kufizuar veten vetëm në bashkëpunimin në rajon, por duke marrë parasysh edhe rajonet tjera. Ai shtoi se BE sot kuptoi se rruga përpara ishte përmes hapave të vegjël dhe ndoshta duke vonuar vendimet e rëndësishme politike, duke lejuar ekonomitë të rriten, duke qenë më pak të ngarkuar nga politika.

Jyrki Katainen, nënkryetar i Komisionit Europian, në fjalimin e tij përmes videos, tha se ata ishin duke pritur me Samitin e Triestes në Ballkanin Perëndimor në korrik kur liderët rajonalë do të konfirmonin dëshirën e tyre për të lëvizur drejt zonës ekonomike rajonale dhe për të shpallur hapat konkrete që do të merren në vitet e ardhshme. “Kjo do të jetë më në fund motoja juaj për një destinacion të vetëm investimi, një rajon një ekonomi.”

Ky edicion i 8-të i Forumit të Biznesit të Sarajevës-mblodhi kryetarët e shteteve dhe qeverive, ministra, CEO të kompanive globale, menaxherët e fondeve të investimeve, krerët e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e medias. Forumi mblodhi rreth 1,600 pjesëmarrës nga mbi 30 vende dhe rreth 350 përfaqësues të mediave vendase dhe të huaja.

Forumi i Biznesit në Sarajevë është një konferencë rajonale e investimeve e zbatuar me sukses gjatë shtatë viteve të fundit. Objektivi kryesor është tërheqja e investitorëve të huaj në Evropën Juglindore duke paraqitur potencialet investuese të rajonit, resurset natyrore, punën e kualifikuar dhe perspektivat e integrimit evropian.

Edicioni i këtij viti i Forumit të Biznesit të Sarjevës- 2017 është duke u bashkëorganizuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal.

Koloneli-ministër/ Armiqësia me Kodhelin “lindi” prej vëllait, u akuzua se përgjonte diplomatët

Posted: 22 May 2017 06:52 AM PDT

Ministri i Brendshëm teknik i propozuar nga Partia Demokratike, kolonel Dritan Demiraj vjen nga radhët e Forcave të Armatosura shqiptare, me një karrierë 24-vjeçare, ndërsa prej vitit 2014 jeton në SHBA.

Kolonel Demiraj është nga komandantët e parë që ka përgatitur dhe drejtuar trupat speciale komando në misionet e para paqeruajtëse në Afganistan dhe vende të tjera.

Aktualisht Dritan Demiraj ka statusin e kolonelit në rezervë, pasi u lirua nga radhët e FA në vitin 2014 për shkelje të ligjit për statusin e ushtarakut.

Ai rezultoi se kishte kryer 104 udhëtime jashtë vendit pa lajmëruar eprorët.

Pas lirimit, Ministria e Mbrojtjes depozitoi ndaj tij dy kallëzime penale për keqpërdorim të forcave speciale komando.

Sipas kallëzimit, Demiraj kishte angazhuar forcat komando në kundërshtim me ligjin në një kampionat europian për të rinjtë në peshëngritje, në qytetin e Durrësit dhe në një tjetër rast i ka angazhuar në kërkim të floririt në zonat e Mokrës.

Të dy këto materiale kallëzuese janë pushuar nga prokuroria, ndërsa vetë Demiraj i ka cilësuar si të gënjeshtërta dhe të urdhëruara nga ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, të cilën tani do ta ketë përballë në tryezën e qeverisë.

Por përplasja e Demirajt me ministren Kodheli është më e thellë se kaq.

Vëllai i kolonel Demirajt, Taulant Demiraj, ka qenë truproja e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, ndërsa në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe akuzoi SHIU-n se kishte përgjuar eksponentë të PS dhe diplomatë të BE-së në vendin tonë, Taulant Demiraj mbante postin e nëndrejtorit të shërbimeve inteligjente ushtarake.

Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj njihet edhe si i apasionuar pas sporteve marciale, çka e vërteton edhe në postimin e tij në Facebook, një ditë para se t'i propozohej emri për ministër teknik.

Por marrëveshja politike ndoshta do të bëjë të panevojshme që këto aftësi sportive ai t'i përdorë gjatë mbledhjeve të qeverisë./TCH

Veshja më e keqe në Eurovision, zbuloni renditjen e përfaqësueses së Shqipërisë

Posted: 22 May 2017 06:51 AM PDT

Pas afro 2 javësh nga përfundimi i festivalit evropian, janë publikuar përfaqësuesit e vendeve me veshjen më të keqe në Eurovision.

Vendin e parë për veshjen më të keqe e mban këngëtari nga Malit të Zi Slavko Kaleziç, i cili fitoi edhe çmimin famëkeq Barbara Dex.

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë renditet në vendin e gjashtë, duke bërë pjesë në këtë mënyrë tek vendet me veshjen më të keqe në këtë kompetcion që ketë vit u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

Festivali u fitua nga përfaqësuesi i Portugalisë, ndërsa Shqipëria me Linda Halimin nuk mundi të hyjë në finale.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more