Skip to main content

Tirana Observer: “Feston Bayern, Mavraj shpëton nga rënia” plus 9 more

Tirana Observer: “Feston Bayern, Mavraj shpëton nga rënia” plus 9 more


Feston Bayern, Mavraj shpëton nga rënia

Posted: 20 May 2017 08:47 AM PDT

Bayern Munchen, i shpallur kampion që 2 javë më parë, ka festuar titullin në shtëpi në ndeshjen e fundit.

Për ta bërë më të bukur këtë festë, por edhe lamtumirën e Philippe Lahm dhe Xabi Alonso, bararezët kanë dhuruar spektaklin e radhës jo vetëm me fitoren 4-1 ndaj Freiburg, por edhe me lojën e bukur, duke kënaqur tifozët e shumtë në "Allianz Arena", që shihnin për herë të fundit në fushë kapitenin e tyre legjendar Lahm.

Në ndeshjet e tjera, Dortmund ka fituar 4-3 ndaj Werder Bremen dhe ka siguruar vendin e tretë, që do të thotë pjesëmarrjen direkt në grupet e Champions League.

Por sigurisht, ndeshja më e bukur dhe më e luftuar ka qenë ajo mes Hamburg dhe Wolfsburg, ku në fundin e takimit ka triumfuar skuadra e Mërgim Mavrajt 2-1.

Ka qenë një fitorje me përmbysje dhe Hamburg ka siguruar mbijetesën, ndërsa Wolfsburg shkon në "play-off".

Tensioni i ulët, simptomat, kurat dhe ushqimet që duhet të konsumoni

Posted: 20 May 2017 08:19 AM PDT

Ndieni gjithmonë lodhje dhe jeni tepër të plogësht? Momenti më i keq është kur zgjoheni në mëngjes? Keni një marrje mendsh kur ngriheni, pasi keni qenë ulur? Nëse ju ndodhin të gjitha këto, ka shumë mundësi që të vuani nga tensioni i ulët. Atëherë ja sesi mund ta kapërceni atë…

Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen pothuajse gjithnjë favorizuese të problemeve shëndetësore, ndër të cilët është edhe tensioni i ulët. Ky shqetësim ndodh për shkaqe të ndryshme dhe prek kryesisht femrat dhe personat e moshuar, megjithatë nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Por cilat janë simptomat e tensionit të ulët dhe mbi të gjitha, çfarë duhet të bëni në këto raste, përfshirë dhe ushqimet që duhet të konsumoni?

Simptomat

Simptomat që tregojnë tension të ulët mund të jenë të ndryshme: lodhje, marrje mendsh, të fikët, mungesë oreksi, shikim i turbullt etj. Këto simptoma treguese mund të shfaqen rrallë ose në mënyrë konstante dhe mund të jenë gjithashtu treguese të shqetësimeve të tjera. Megjithatë, kurdo që të shfaqen është mirë që të veproni menjëherë. Ndonëse shpesh tensioni i ulët nuk është aq i rrezikshëm sa hipertensioni, mund të ketë pasojat e veta, sidomos në rastet më të rënda.

Kurat

Kur dalloni apo matni tensionin dhe rezulton se ai është i ulët, gjëja e parë që duhet të bëni është që të shtriheni, të ngrini këmbët lart dhe të sigurohuni që të keni liruar veshjen apo rripin, në mënyrë që të lejoni qarkullimin e gjakut në tru dhe në zemër. Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë. Efekt të njëjtë ka edhe pirja e kakaos, kafes dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit. Sa u përket personave që vuajnë shpesh nga tensioni i ulët ata duhet të bëjnë kujdes kryesisht me ushqimet që konsumojnë. Ata duhet të evitojnë në mënyrë të veçantë të ngrënit me sasi të mëdha. Po kështu duhet të bëjnë shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dalin gjatë orëve më të nxehta apo të kryejnë sforcime të tepruara. Ndonjëherë duhet të keni parasysh të bëni dush të ftohtë, pasi ai lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë banjës këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës.

Çfarë duhet të konsumoni

Është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Bëni kura magnezi dhe kaliumi që gjenden kryesisht tek ushqimet e sidomos te bananet. Aleatë të tjerë kundër tensionit të ulët janë gjithashtu jamballi, lëngu i panxharit, shega dhe rrushi pa fara. Në këto raste mund të vijë në ndihmë edhe kafeja, megjithatë është më mirë që të mos abuzoni, ndërsa duhet të evitoni konsumimin e alkoolit. Këto janë disa sugjerime të cilat mund t'i bëni në kushte shtëpiake, por nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t'ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.

Të prekurit

Në ditët e sotme dëgjon prindërit, të afërmit, miqtë apo edhe ata që nuk i njeh, të ankohen vazhdimisht për probleme me emrin e sidomos me tensionin e gjakut. Disa shqetësohen nga tensioni i ulët e disa nga tensioni i lartë i gjakut. Por gjithsesi kjo është shumë shqetësuese. Mjekët thonë se në përgjithësi, është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit, të cilët pësojnë infarkt, të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Te të sëmurët me hipertension vendosen në zemër tuba të vegjël për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik për pacientin. Sipas studimeve të realizuara nga një ekip mjekësh dhe studiues të tjerë u analizuan të dhënat e rreth 50 mijë pacientëve amerikanë që kanë pësuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin të shpërndajë gjak të mjaftueshëm në të gjitha organet e tjera të trupit.

Pse ngjyra e kuqe është konsideruar si ngjyra e ngjyrave?!

Posted: 20 May 2017 08:14 AM PDT

Ngjyra e kuqe është një ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale. Ajo është e para ndër ngjyrat e tjera, përderisa perceptohet e para edhe nga fëmijët. Por cila është domethënia e kësaj ngjyre? Në realitet, e kuqja ka kuptime të shumta, që lidhen me perceptimet që ne kemi për të.

Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja për të parët tanë ishte edhe sinonim i "ngjyra e ngjyrave": e kuqja për ta ishte ngjyra e cila tërhiqte menjëherë shikimin dhe identifikohej me jetën dhe vdekjen. E kuqja është ngjyra e gjakut si linfa jetësore, e dashurisë dhe e pasionit, por është edhe shenjë e rrezikut, e dhunës dhe e agresivitetit. Romakët e lashtë adhuronin planetin Mars, perëndinë e luftës, për gjakun që rridhte në fushëbetejat dhe për forcën dhe guximin për të fituar ndaj armikut. E kuqja, siç e thamë, ka më shumë se një domethënie. Është ngjyra e luftës, e agresivitetit dhe e forcës. Disa studime kanë demonstruar se ekspozimi në një dritë të kuqe rrit rrahjet e zemrës dhe stimulon prodhimin e adrenalinës. Ngjyra e kuqe është edhe ngjyra e zjarrit. Ajo është simbol i forcës dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisë. Pasioni, erosi, por edhe romantizmi përmblidhen në këtë ngjyrë. Ajo është një ngjyrë e fortë dhe me ndikim, që pushton por edhe ngroh shpirtin.

Në mesin e shumë kuptimeve, kjo ngjyrë ka një lidhje edhe me rrezikun: të qenët një ngjyrë parësore, e cila mund të perceptohet menjëherë, ajo rrit pragun e vëmendjes. Nëse ne shohim një kartelë të kuqe, edhe pse mund të jetë larg, e dimë se duhet të bëjmë më shumë kujdes. Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, kjo ndoshta vjen prej faktit se polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë. Edhe në mbretërinë e kafshëve, nuancat e së kuqes e bëjnë grabitqarin të vendosë për prenë e tij.

Por ngjyra e kuqe ka domethënie edhe në sferën politike dhe atë fetare. Në kohën e mbretërive ajo është përdorur te mantelet, gradat, apo edhe rrobat e princërve dhe të mbretërve për të treguar pushtetin dhe fuqinë e tyre. Por në epokën moderne, ajo u bë një simbol i përpjekjeve të punëtorëve për kërkesat e tyre sociale, si shenjë e gjakut që ata derdhën. Ndërkaq, komunistët e zgjodhën atë si ngjyrën e tyre politike. Ngjyrën e kuqe e gjejmë edhe tek fetë, veçanërisht në atë kristiane.

Në mesin e rrobave veladon (veshjet e priftërinjve) ngjyra e kuqe është përdorur për të Dielën e Dafinës, Të Premten e Zezë, në Ditën e Rrëshajave, por edhe në festat e Martirëve të Shenjtë, duke treguar dhuratën e Frymës së Shenjtë që ju lejon të dëshmojnë për besimin deri në martirizim. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Adamit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat. Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që iu kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.).

Përdorimi i ngjyrës së kuqe në përditshmëri

ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo është ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për të bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të dallohet më lehtë nga të tjerët. E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe, aty ku duhet, është diçka me vend në disa raste. Për shembull një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vëmendjen e vizitorit, një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin.

E Kuqja

Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetëm kaq! Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike

Çfarë tregojnë tiparet për personalitetin tuaj

Posted: 20 May 2017 08:12 AM PDT

E keni menduar ndonjëherë se fytyra juaj është një hartë e emocioneve dhe karakterit tuaj? Zbulojeni

Është e vërtetë, tiparet e fytyrës suaj zbulojnë diçka për personalitetin tuaj. Këtë e pohon edhe Jean Harner, një eksperte e leximit të fytyrës.

Keni lindur me tiparet e tanishme për një arsye. Fytyra është një hartë që tregon personalitetin tuaj dhe gjithë jetën po ashtu. Sytë, hunda, buzët, mjekra, faqet të gjitha këto i thonë botës diçka për ju.

Ballë i rrumbullakët

Ajo që kinezët i kushtonin më shumë rëndësi, kur lexonin fytyrën e dikujt 3000 vjet më parë, ishte forma e ndërtimit të ballit të tij. Kjo, sepse balli tregon shumë për një person. Nëse keni një ballë të rrumbullakët, për shembull si Christina Ricci, kjo zakonisht tregon se jeni kreativ, artist, me shumë emocione, por jo gjithnjë i arsyeshëm.

Ballë i pjerrët

Nëse balli juaj është i pjerrët, ashtu si ai i Ryan Seacrest, kjo nënkupton se jeni sipërmarrës dhe se ju pëlqejnë rezultatet e veprimeve tuaja, por që nuk flisni shpesh për veten. Nëse po dilni me dikë që ka këto tipare, duhet të dini se ata janë tipa që nuk u pëlqen të flasin për lidhjen, por më tepër për gjërat e veta.

Ballë i sheshtë

Nëse i dashuri apo e dashura juaj e ka ballin të sheshtë, për shembull si të Brad Pitt, kjo do të thotë se atij ose asaj i pëlqen të mendojnë gjatë para se të veprojnë.

Vetulla të trasha

Sa më të trasha të jenë vetullat e dikujt, aq më shumë besim ka ai te  vetja. Nëse njihni dikë me këto lloj vetullash, atëherë njihni një njeri që jeton me shumë arsyetim dhe me tërheqje të fortë seksuale gjithashtu. Këta tipa janë emocionalisht të fortë.

Vetulla të holla

Bëhet fjalë për njerëzit që i kanë të holla natyralisht, si për shembull Paris Hilton. Për këta njerëz thuhet se kanë vetëbesim shumë të ulët dhe se mund të lëkunden shumë shpejt nga gjërat që besojnë.

Sy të mëdhenj

Sytë janë një stil tjetër komunikimi. Njerëzit me sy të mëdhenj, kanë zemër të mirë dhe duan t'i ndihmojnë të gjithë. Ata zakonisht priren të flasin shumë, si me miqtë ashtu edhe me të huajt.

Sy të vegjël

Njerëzit me sy të vegjël dhe të futur brenda, si për shembull Tylor Swift, janë të rezervuar dhe skeptikë. Ata kanë gjithnjë një 'as' nën mëngë. Për të fituar besimin e tyre duhet një kohë e mirë, por kur kjo ndodh, ata s'e humbin më besimin te ju.

Hundë e dalë

Kinezët thonë se sa më të dalë ta kesh hundën, aq më shumë do të kujdesesh që t'i bësh punët mirë dhe të vëresh me kujdes çdo detaj. Këta njerëz janë të ndjeshëm për gjëra të vogla dhe kanë gjithnjë plane.

Hundë e vogël

Këta njerëz kanë një moto: "punoj me zgjuarsi, jo shumë". Ata nuk janë të dhënë pas perfeksionit, por kërkojnë dobinë dhe praktiken. Njerëzit me hundë të vogël nuk përqendrohen te detajet, por te gjërat e mëdha.

Gojë e madhe/buzë të plota

Një nga mesazhet më të forta që përcjellin njerëzit me gojë të madhe është fakti sesi ata janë në një marrëdhënie. Nëse keni buzë të mëdha dhe të plota, si Angelina Jolie, kjo nënkupton se për juve miqtë dhe të dashurit janë shumë të rëndësishëm dhe se jeni një person që i pëlqen të bëjë për të tjerët. Kjo është një shenjë që femrave me këtë formë goje u pëlqen të jenë nëna.

Gojë e vogël/buzë të holla

Nëse keni një gojë të vogël ose buzë të holla si për shembull Daniel Radcliffe, kjo nënkupton se nuk jeni shumë të dhënë pas modës. Me fjalë të tjera, keni nevojë për hapësirën tuaj, privatësi dhe nuk i doni miqtë apo shokët gjithë kohën rreth vetes.

Buzë të poshtme të mëdha

Nëse buzët tuaja të poshtme janë më të mëdha se ato të sipërmet, si Katy Perry, kjo nënkupton se jeni një gjuetar kënaqësish dhe se e gëzoni jetën. Në fakt, prireni ta gëzoni jetën pak si tepër duke i hapur vetes shpeshherë telashe. Nuk jeni të balancuar dhe në marrëdhënie krijoni dramë kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju.

Mjekër e theksuar

Mjekra tregon për nivelin e pushtetit, kokëfortësisë dhe këmbënguljes. Sa më e dalë të jetë mjekra, si për shembull Kristen Strewart, aq më kokëfortë është njeriu. Njerëzit me mjekër të theksuar kanë aftësinë të përballojnë situatat e rënda. Mjekra tregon për nivelin e testosteroneve në trup. Njerëzit me mjekër të theksuar, janë të pavarur dhe shumë të vendosur për monogami.

Mjekër e vogël

Nga ana tjetër, njerëzit me mjekër të vogël, kanë mungesë vetëbesimi dhe vullneti. Ata shpesh mendojnë (edhe pa të drejtë) se nuk janë të fuqishëm sa duhet. Për këtë arsye nuk janë të rralla rastet kur dorëzohen.

Faqe të theksuara

Faqet tregojnë për aftësinë e të folurit dhe janë shenjë e potencialit të menaxhimit të një stafi ose dhënies së këshillave ndaj njerëzve të tjerë. Nëse keni faqe të theksuara si Jessica Alba kjo është një gjë e mirë. Sa më të dukshme të jenë faqet, aq më shumë janë gjasat që këta persona të kenë një rol me rëndësi.

Faqe të rrafshëta

Nëse keni faqe të rrafshëta, si për shembull Rihanna, kjo nënkupton se juve nuk ju pëlqejnë urdhrat, as për t'i dhënë dhe as për t'i marrë.

Nofulla të dala

Sa më të gjera dhe të dukshme të jenë nofullat, si për shembull Olivia Wilde, aq më i dhënë dhe konkurrues jeni. Këta njerëz kanë sukses në jetë, janë gjithnjë të gatshëm për sfidën tjetër. Ata janë edhe paragjykues.

Nofullat e thjeshta

Këta njerëz janë të ndryshueshëm dhe të hapur ndaj gjërave të reja. Ata janë në gjendje t'i dëgjojnë të tjerët, por ndonjëherë mund të ndikohen shumë lehtësisht nga ato që thonë njerëzit.

Kur duhet të martoheni sipas shenjës së horoskopit?

Posted: 20 May 2017 08:10 AM PDT

Dita e madhe ka trokitur dhe ju nuk jeni akoma gati për të thënë "po"? Atëherë yjet do ju ndihmojnë për të gjetur momentin, kohën dhe sezonin e duhur.

Nëse nuk jeni ende gati për të bërë një dasmë të madhe, mund ta përdorni këtë kohë që ju tregon shenja e horoskopit për një takim me të dashurin e zemrës.

Gjithçka " e parashikuar", që nga organizimi, ceremonia, surprizat dhe deri te DJ që mund të zgjidhni, shenjë për shenjë.

Dashi

Dashi është impulsiv dhe kërkon aventurën. Nuk ka një ditë të vitit që mund të jetë më e përshtatshme se një tjetër, pasi mjafton që të jetë spontane. Një dasmë shumë e mirë për ju do të ishte të zgjoheshit në mëngjes e menjëherë të thoshit se pas një jave do organizonit dasmën tuaj. Spontane dhe e bukur, sezoni nuk ka rëndësi!

Demi

Për Demin mjafton një dasmë që të ketë elemente me kuptim. Një datë e shënuar për çiftin, diçka që ju lë një kujtim ose një kohë që t'ju lidhë sa më shumë me natyrën. Për Demin, vjeshta do të jetë perfekte. Mjafton të ketë disa elemente nga e kaluara për t'i dhënë origjinalitetin e duhur dasmës.

Binjakët

Një dasmë surprizë do të ishte shumë mirë për Binjakët. Thënë këtë, ju mund të surprizoni partnerin tuaj në ditën e festës së Halloëeen-it. Një dasmë ndryshe nga të tjerët dhe me shumë karakter.

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë emocionale. Ajo do të donte të kishte në ditën e rëndësishme një rreth të ngushtë të miqve dhe familjarëve. Ndaj do të ishte mirë që dasma të zhvillohej në verë duke pasur parasysh se të gjithë familjarët dhe miqtë janë më të lirshëm se në periudhën tjetër të vitit.

Luani

Shenja e Luanit dëshiron të zhvillojë një dasmë si në filma dhe kërkon që të impresionojë të ftuarit. Një dasmë në ditën e ndërrimit të viteve do të ishte perfekte për ta. Ndërkohë që i gjithë qyteti feston, duket se festa bëhet posaçërisht për ta. Shkëlqim, drita dhe flokë bore për shenjën e zjarrit – një përrallë e vërtetë.

Virgjëresha

Precize dhe praktike, Virgjëresha do të donte një dasmë të organizuar mirë edhe në detajin më të vogël. Një dasmë në periudhën mes muajve janar dhe mars do të ishte shumë mirë për Virgjëreshën sepse nuk është një periudhë e ngarkuar, ndaj dhe do t'i lejonte asaj hapësirë për ta shijuar dasmën me detaje, ashtu siç ajo do.

Peshorja

Shumë e përfshirë ndaj modës së fundit, elegante, energjike dhe me shije, Peshorja do të dëshironte një dasmë ku mbizotëron muzika dhe argëtimi. Ndaj periudha më e mirë për të do të ishte në muajin qershor apo korrik, sepse kështu mund të organizojë një festë të madhe me DJ të njohur, në një ambient të jashtëm.

Akrepi

Akrepi do të dëshironte një dasmë të shtrenjtë e plot mister. Një festë e madhe që do të konkurronte filmin "The Great Gatsby" do të ishte perfekte për të. Një ballo me maska apo një vend ku të ftuarit të visheshin më seksi se kurrë, muaji shtator do të ishte një sezon mjaft i mirë.

Shigjetari

Më tepër sesa një festë të madhe, Shigjetari do të donte një dasmë në udhëtim. Miqtë më të ngushtë së bashku me të dashurin e zemrës në një vend ekzotik do të ishin perfekte për të realizuar dasmën e ëndrrave. Periudha mund të jetë e përcaktuar prej tyre pasi në çdo kohë mund të gjeni ishuj me temperatura të larta dhe plazhe të virgjëra.

Bricjapi

Bricjapi do të dëshironte një festë që të mbahej mend dhe me shumë të ftuar VIP. Ndaj perfekte do të ishte një sezon dimri, ku këta të fundit nuk janë shumë të zënë me projektet e tyre dhe më tepër relaksohen. Një fetë e madhe dhe veshje për t'u mbajtur mend – këto mjaftojnë për dasmën e ëndrrave të Bricjapit.

Ujori

Shenja e Ujorit është edhe e butë, edhe me karakter të fortë njëkohësisht. Ndaj, për një dasmë ju duhet të planifikoni një kohë që nuk është as me temperatura të ftohta, as me temperatura të nxehta. Mirë do të jetë që ta organizoni dasmën tuaj në një ditë pranverore. Qershia është fruta juaj, ndaj mundohuni ta përfshini në dasmën tuaj.

Peshqit

Peshqit kanë një natyrë mjaft romantike, ndaj nuk ka rëndësi momenti gjatë vitit, por duhet të gjeni patjetër ditën kur hëna të jetë e plotë. Krijoni një ceremoni martesore në ambient të jashtëm ku mund të shikohen yjet dhe hëna e plotë. Fotografitë që do të shkrepni prej këtij momenti do t'ju pëlqejnë shumë. Miqtë dhe të ftuarit do të mbeten të shtangur nga surprizat e një mbrëmjeje të tillë.

Blushi ironizon: Do qeverisemi nga koalicioni 2R

Posted: 20 May 2017 08:03 AM PDT

Ben Blushi ka ironizuar përsëri marrëveshjen Rama-Basha.

Këtë herë lideri i LIBRA-s shprehet se nga koalicioni 2K kanë kaluar në koalicionin 2R.

"Deri dje qeveriseshim nga koalicioni 2K, Krenaristë dhe Kanabistë. Pas marrëveshjes së Edi Ramës me Lul Bashën do qeverisemi nga koalicioni 2R, Republika e Rilindjes", shkruan Blushi në faqen e tij në Facebook.

PD hedh poshtë emrat e ministrave teknikë

Posted: 20 May 2017 07:18 AM PDT

Si ditën e djeshme, po ashtu edhe sot, dolën në media disa emra të mundshëm për 6 ministritë teknike si dhe lista e kandidatëve për deputet të propozohen nga opozita.

Por sipas selisë blu këta emra nuk qëndrojnë.

Selia blu shprehet se ministrat teknikë që do propozohen nga PD sipas marrëveshjes së 18 majit, do të jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes në funksion të garantimit të votës së lirë, përmes luftës ndaj drogës, parave të drogës, krimit, dhe moslejimin e shfrytëzimit të administratës për interesa elektorale.

Nga baza demokrate janë propozuar mbi 1700 kandidatura për deputet përmes një procesi të hapur edhe për qytetarët.

Dita e zgjedhjeve në ditën e Bajramit, myftiu Gurra: Kërkojmë kthjelltësi nga besimtarët

Posted: 20 May 2017 07:14 AM PDT

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka bërë thirrje ditën e sotme për një fushatë elektorale të qetë dhe të sigurt.

Duke qenë se dita e zgjedhjeve, më 25 qershor përkon me ditën e Bajramit, myftiu është shprehur se uron shumë që të kalojë kjo festë në një atmosferë paqësore, edhe pse do të jenë zgjedhjet.

"I bëj thirrje të gjithë opinionit shqiptar, dhe klasës politike për gjakftohtësi e maturi, për ngritjen e urave të komunikimit e dialogut, për qetësimin e situatës që kishte kapluar vendin. Komuniteti mysliman kërkon të kthejë në vëmendje kërkesën për të pasur një proces zgjedhor të lirë, të qetë e të sigurtë, me atmosferë paqësore.

Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë me 25 qershor, e shoqëruar me datën e zgjedhjeve, ku ne do të japim mesazhin tonë, ndjejmë detyrimin që atmosferën para Ramazanit, përgjatë të gjithë muajit të tij, që do përkojë dhe me fushatën zgjedhore, kërkojmë nga çdo besimtar e besimtare të jenë të kthjellët e të përkushtuar për përcjelljen e Ramazanit ashtu si i ka hije dhe i drejtohemi e klasës politike që gjatë këtij muaji të begatë që të jenë të kujdesshëm, të matur, të krijohet atmosferë paqësore brenda kornizave njerëzore, kundrejt Ramazanit, si e drejtë fetare dhe ligjore.

E drejta e të votuarit, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit është përgjegjësi historike e qytetare. Besimtarët e këtij vendi të vendosin më 25 qershor që fatet e tyre ajo elitë politike që do marrë votëbesimin nga po këta qytetarë. Në kornizën fetare, përkimi i datës së zgjedhjeve dhe datës së Bajramit nuk ka arsye që të ushqejë asnjë tendencë," tha Gurra.

Kur Sean Connery rrahu 6 gangsterë në moshë të re duke fituar respektin e bandës

Posted: 20 May 2017 06:59 AM PDT

Sean Connery është pa dyshim aktori skocez më i famshëm i të gjitha kohërave. Ai dallon për theksin e tij të veçantë, stilin dhe sjelljen që e bëjnë të duket një burrë fisnik.

Sidoqoftë, fillimet e Connery nuk kanë qenë të lehta. Në moshë të re ai ka bërë lloje të ndryshme punësh, të paguara keq, por ka shpenzuar edhe shumë kohë në palestër për të patur një fizik muskuloz.

Kontakti i tij i parë me aktrimin ndodhi në vitin 1951, kur punonte si mirëmbajtës prapa skenave në Teatrin Mbretëror të Edinburgut.

Fillimisht fiziku i tij dhe më pas talenti për aktrimin ranë në sytë e shumë agjentëve dhe dy vjet më vonë Connery bëri interpretimin e parë në Broadway, në shfaqjen muzikore "South Pacific".

Kjo shënoi dhe fillimin e kareierës së tij, por në të njëjtën periudhë ai përjetoi edhe një eksperiencë të rrezikshme me anëtarët e bandës më famëkeqe të viteve '50 në Skoci.

Anëtarët e bandës Valdor e panë atë në një sallë bilardoje, të veshur me një xhaketë moderne, që asokohe do të binte shumë në sy. Ata iu afruan dhe u përpoqën t'ia merrnin xhaketën, por aktori arriti t'i shmangte dhe u largua nga salla.

Ai mendoi se pas largimit ishte i sigurtë dhe përshkoi rrugët e qytetit drejt "Palais", një teatër vallëzimi që ishte në rrënim e sipër.

Por anëtarët e bandës e ndoqën dhe kur e arritën e detyruan të futej në një zonë të errët dhe nisën ta godisnin, pasi ai kishte sfiduar reputacionin e tyre. Por bënë një gabim, e nënvlerësuan.

Pasi kishte marrë disa goditje, Connery, fizikisht i fuqishëm dhe me eksperiencë në përleshje për shkak të punëve nëpër bare e lokale, reagoi duke i kapur në surprizë gangsterët.

Grushtat e tij të njëpasnjëshëm bënë që ata të fillonin të tërhiqeshin, por dy prej tyre nuk ia arritën dhe e pësuan keq kur ai i përplasi kokë më kokë.

Një muaj pas sherrit, eksponentë të lartë të bandës shkuan e takuan Conneryn dhe e përgëzuan për performancën e tij e madje i propozuan t'i bashkohej bandës.

Me mirësjellje ai e refuzoi ofertën, por ndjeu njëfarë krenarie që përmes aftësive të tij kishte fituar respektin e bandës së rrezikshme.

Rama: Ne forcë e parë, PD e rrezikshme

Posted: 20 May 2017 06:34 AM PDT

Nga marrëveshja me demokratët, Edi Rama mund të ketë pritur një pakënaqësi nga brenda partisë dhe nuk e fshehu kënaqësinë, kur ne inspektimin e ndërtimit të Unazës së Pogradecit, mori një urim të pazakontë nga një socialist.

"Atë që e ke bërë t'i nuk e ka bërë edhe Perëndia", i thotë një qytetar Kryeministrit.

Por marrëveshja, që sipas Ramës synon ndërtimin e një normaliteti politik në vend, nuk e ka zbutur tonin për kundërshtarin.

"Përballë do të kemi PD që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim për këtë vend, për shkak të mungesës së vizionit dhe të aftësisë për të bërë shtet. Ajo që kemi për të humbur në rast se kthehemi mbrapa është katastrofë", tha Rama.

Edhe pas marrëveshjes, Edi Rama po e mban reformën në drejtësi si pikë kyçe të fushatës duke e cilësuar si realizim të objektivit më të vështirë të mandatit qeverisës.

"Vettingu u bë. A ju thashë që do ta bëjmë? Do votohet dhe do ta votojnë të gjithë, siç votuam dhe ndryshimet kushtetuese në fund fare", shprehet Kryeministri.

Por synimi final është marrja e 71 mandateve në një fushatë kur partitë garojnë veç e veç.

"Gara është garë dhe është garë reale. Të gjithë duan të dalin të parët. LSI-ja do të dalë e para, PD do të dalë e para, ne jemi të parët, nuk kemi nevojë të dalim të parët, por ne do të luftojmë me mish e me shpirt që të marrim 71 vota minimumi", tha Rama.

Në përpjekjen për 71 mandate, Edi Rama kërkoi vota edhe nga demokratët. Të cilët, sipas tij, i kanë një borxh. Përfshirjen në zgjedhje.

"Dhe nëse deri dje nuk u thosha të votoni Partinë Socialiste, tani po them votoni këtë parti. Na kanë një borxh të vogël që të na japin votën ne. Pas asaj që ndodhi para 48 orësh gjithçka ndodh me këtë vend", tha Kryeministri Rama.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more