Skip to main content

Tirana Observer: “Djali i zv. ministres mbush 1 vjeç, Xhixho: 12 muaj sfidë me të panjohurën, faleminderit Zot!” plus 9 more

Tirana Observer: “Djali i zv. ministres mbush 1 vjeç, Xhixho: 12 muaj sfidë me të panjohurën, faleminderit Zot!” plus 9 more


Djali i zv. ministres mbush 1 vjeç, Xhixho: 12 muaj sfidë me të panjohurën, faleminderit Zot!

Posted: 21 May 2017 09:25 AM PDT

Dita e sotme është e veçantë për zëvendës ministren e Integrimit, Erisa Xhixho, pasi ajo feston ditëlindjen e djalit të saj që mbush 1 vjeç. Përmes një statusi në Facebook, kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho ka uruar me plot emocion djalin e saj si dhe eksperiencën e të qënurit nënë. Pavarësisht netëve pa gjumë dhe lodhjes, ajo falënderon Zotin për gjithçka.

Statusi i Erisa Xhixhos:

Para 1 viti erdhi ne jete nje engjell me emrin Henri qe mami Erisa dhe babi Enea i urojne gezuar ditelindjen .Kjo dhurate e Zotit, dashuria Henri e beri familjen tone te lumtur plot buzeqeshje. Keto 12 muaj ishin emocion cdo dite, sfide me te panjohuren e mrekullueshme ku pavaresisht lodhjes se neteve pa gjum, plot te qara ku ne cdo dite njiheshim me shume me njeri tjetrin , perseri si cdo nene falenderoja Zotin qe me beri te perjetoja kete ndenje magjike e cila te jep force dhe te mbush shpirtin. Gezuar drita ime Ditelindjen edhe 100 vite te lumtura plot shendet dhe dashuri.Te duam shume mami Erisa dhe babi Enea ❤️😇

Ertugrul bën “divorc”, vendimi i rëndësishëm i aktorit

Posted: 21 May 2017 09:16 AM PDT

Aktori i njohur, Engin Altan Duzyatan, ka vendosur të ndajë rrugët me menaxheren e tij, Gaye Sokmen dhe të vazhdojë i vetëm rrugën e tij në aktrim deri në gjetjen e një menaxheri të ri, shkruan Tv Klan. Pasojë e ndarjes është "mospërmbushja e pritshmërive", sipas gazetës turke "Sabah". "Divorci" mes aktorit, i njohur për rolin e Ertugrulit në serialin me të njëjtin emër dhe menaxheres është kërkuar nga Duzyatan dhe është arritur pas një marrëveshjeje mes palëve. Sokmen mësohet se do të vazhdojë të marrë të ardhura nga menaxhimi i aktorit të famshëm për kohën që Duzyatan do të luajë në serilian që po thyen të gjitha rekordet në vend, "Ertugrul".

Aktori 37-vjeçar prej tre vitesh luan në Serialin "Ertugrul" që transmetohet për publikun shqiptar nga Televizioni Klan.

 

I dashuri e “braktisi” për lojën, Ambra: Isha gati të qaja

Posted: 21 May 2017 09:10 AM PDT

Partneri i saj vendosi që ata të dy të vazhdojnë lojën të ndarë për të fituar çmimin e madh të Big Brother, që janë 100 milionë lekë. Po flasim për Ambrën dhe Elsamedin, të cilët tashmë do luajnë vetëm në Big Brother.

Elsamedi ishte ai që preferoi të ndaheshin. Nga ana tjetër Ambra edhe gjatë spektaklit kur iu komunikua kjo mundësi nga Big Brother, ajo mbeti e hutuar dhe iu mbushën sytë me lot kur partneri i saj vendosi të ndaheshin në lojë.

Pas spekltaklit, Ambra është ulur së bashku me Donën dhe i kërkon shoqes së saj një mendim në lidhje me vendimin që ata morën gjatë spektaklit për të luajtur vetëm.

"Zgjedhja ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Këtë javë do të flitet vetëm për ju të dy", i thotë Dona.

Ndërsa Ambra e shpreh edhe një herë se nuk dëshironte të luante vetëm, por ishte vendimi i Elsamedit që vendosi për këtë.

"Për momentin u stepa. Isha bërë gati të qaja se nuk doja të luaja vetëm. Por e kisha vënë re që Elsamedi donte të luante vetëm. Ai më kishte thënë edhe më parë se unë isha duke e penalizuar atë", -thotë Ambra.

Artan Fuga: Pse nuk ndihem gati të bëhem ministër

Posted: 21 May 2017 08:56 AM PDT

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook akademiku Artan Fuga ka treguar pse nuk është gati të marr një post në qeveri, për të cilin u përfol si ministër i Arsimit.

Fuga thotë se për këtë funksion, që nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndihet gati të angazhohet. Më poshtrë Shkrimi i plotë i Fugës.

 

Unë kandidat për në qeveri?

Nga Artan Fuga

Nisur nga fakti që në rrjete të ndryshme sociale përmendet edhe emri im për të qenë një kandidaturë e opozitës e propozuar për të qenë në qeveri, dëshiroj t'i falenderoj shumë të interesuarit dhe ata që kanë besim te unë, të cilin asnjëherë nuk do ta zhgënjej.

Desha të njoftoj se opozita, pa pasur asnjë detyrim, lëvizja për republikën e re, edhe vetë z. Lulzim Basha, janë treguar moralisht dhe politikisht shumë korrekt për këtë çështje me mua.

Unë i qendroj mendimit tim se modeli ekonomik, social, kulturor dhe politik që ka vendi ynë sot është krejt i tejkaluar nga koha.

Ai duhet rinovuar me themel sepse e ka lënë Shqipërinë në prapambetje, prodhon kriza dhe ka përjashtuar, denigruar, fyer qytetarin.

Unë jam shumë i qartë se cfarë duhet bërë për ta zëvendësuar atë brenda një kohe shumë të shkurtër, dyvjecare, me një model të, të kohës, mbështetur në arritjet më të mira të këtyre dekadave dhe duke shëruar plaget e shumta të grumbulluara.

Ne kemi ngecur në vend së pari sepse administratorët tanë nuk dinë! Sepse drejtuesit civilë së dyti janë të kapur nga disa lobingje me parà. Dhe këto lobingjet me parà së treti pasi bëjnë apologjinë e shëmtuar të vetvetes me kalemxhinj gjithfarësh, bazuar te ideologjira të shekullit të kaluar për të cilat nuk ja kanë haberin,mbushin xhepat pa krijuar vlerë të re dhe nuk përfaqësojnë sipërmarrje me dobi shoqërore!

Ne kemi hipur në një makinë që ndryshon shoferin herë pas here, por pa pasur motorr.

Sapo të më jepet mundësia do të pranoja modestisht dhe pa bërë zë çdo detyrë dhe do të merrja çdo ngarkesë brenda një ekipi për t'i shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëherë kur gjithçka do të krijohet si mundësi për të rikonceptuar, riformuluar dhe zbatuar politika vërtet të reja.

Ndërkohë, aktualisht, sot, detyra e antarëve të qeverisë të cilët propozohen nga opozita dhe aprovohen nga kryeministri është si duket thjesht për disa javën dhe vetëm për të qenë në një farë mënyre rojtarë të ndonjë paudhësie nëpunësish.

Për këtë funksion, që nuk them se nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndjehem gati të angazhohem.

Muajt e verës që i kisha rezervuar për të ribërë një tekst për studentët, po i harxhoj për këtë punë, sesa të qëndroj para ose pas ndonjë tavoline, ulur në kolltuk ose duke para larg përmes dritares duke mbajtur me dorë perdet e trasha.

Pra duke falenderuar miqtë dhe të interesuarit, çështja është e mbyllur nga ana ime duke e lënë rehat opinionin publik.

Ndërkohë më gjatë do të shpjegohem më pas, ndërkohë që gjatë javëve që vijnë do të jem si gjithmonë aktiv për të sensibilizuar sëbashku me opinionin qytetar se çfarë presim ne për republikën e re.

Unë mbetem thellësisht, deri në fund, plotësisht me besimin se ne na pret ose një republikë e re, ose barbaria dhe mjerimi e humlbja si komb.

E kam thënë dhe e përsëris. Njerëzit ikin e vijnë ideja do të mbetet!

Ne si qytetarë duhet t'i japim udhë asaj.

Ka ardhur sahati!

Ne mundemi!

Alketa Vejsiu rrëfen sekretet e sfilatës me ngjyra pranvere

Posted: 21 May 2017 08:47 AM PDT

Eventi i parë me të tilla përmasa i Class By Alketa Vejsiu, një javë më parë, u bë kryefjalë e mediave për risitë që promovoi në industrinë e modës, por sidomos për promovimin e vlerave të stilistëve shqiptarë. Në bashkëpunim me stilisten Rezarta Skifteri, sfilata e Class, erdhi si një event i përmbushur pas plot pesë viteve të krijimit, gjatë të cilave sfidat për të qenë ndër kompanitë më të mira në këtë fushë, nuk kanë qenë të pakta.

Vëmendja mediatike ndaj këtij eventi ka qenë maksimale, aq sa shumë prej objektivëve janë fokusuar në disa kënde të kuruara me kujdes nga Class Events: në kopshtin magjik, ku ndalonin të gjithë të ftuarit – një përrallë e gjelbër, e frymëzuar nga brandet ndërkombëtare të modës, por e përshtatur me ҫdo detaj shqiptar, si dhe në pasarelë – bota qiellore në të cilën sikur zbrisnin nga lart zana të bardha me fustane nusërie.

Edhe kamera e "Jo vetëm modë" e ka ndjekur me kujdes të gjithë eventin e kuruar në ҫdo detaj nga sipërmarrësja Alketa Vejsiu. E ftuar për të rrëfyer më shumë për këtë sfilatë të parë, Alketa tregon se, fillimisht u është referuar eventeve me përmasa të tilla në botë, më private, të cilat kanë parim të kenë të pranishëm njerëz të fushës, më shumë se sa njerëz nga bota e artit, ndryshe nga mendimi i përgjithshëm i shoqërisë sonë. Por gjithҫka duke e universalizuar dhe përshtatur me terrenin shqiptar:

“I jam referuar, në fakt, eventeve që bëhen në këtë industri dhe gjithmonë këto prive-të janë më interesante. Nuk është se unë prodhoj një koleksion dhe atë e blejnë të gjitha kompanitë e modës apo show room-et e modës. Unë këtë gjë e bëra për kënaqësinë  e celebrimit të 5 viteve punë, që nga dita e parë që filloi projekti për të ndërtuar këtë kompani…" – thotë Alketa duke shtuar se qysh në ditën e parë që ka nisur këtë kompani ka menduar që kulmi i saj do të jenë evente me përmasa të tilla, të cilat jo vetëm që shtojnë interesin publik, por njëkohësisht janë edhe një promovim i mirë për këtë lloj biznesi. 

Që ditën e parë, kam menduar që duhet të kulmoj me eventet e kësaj natyre. Jam menduar mirë, sepse kam dashur që të bëj diҫka që të më përfaqësojë denjësisht dhe në këtë biznes, kurdo që të jesh udhëheqës në treg, duhet patjetër që t'i japësh kohësh vetes të bësh më të mirën…

Duke analizuar me kujdes ҫdo detaj, Alketa tregon se ky event me ngjyra të pastra, të ngrohta e të ëmbla pranvere do të pasohet edhe nga të tjerë. Bashkëpunimi i suksesshëm me Rezarta Skifterin është menduar që do të sjellë të tjera evente në të ardhmen e afërt, me risi të tjera dhe me propozime unike në këtë industri.

Ndiqni për më shumë rrëfimin në "Jo vetëm modë".

 

“Juventus legjendë”

Posted: 21 May 2017 08:25 AM PDT

Juventus bën historinë me fitoren ndaj Crotone duke u bërë ekipi i parë italian që fiton gjashtë Scudetto radhazi në Serie A.

Triumfi 3:0 ndaj Crotone-s i ka mundësuar Zonjës së Vjetër të sigurojë titullin një javë përpara se të përfundojë sezoni dhe bardhezinjtë tashmë janë vetëm një fitore larg tripletës së shumëkërkuar teksa do të përballet me Real Madrid më 3 qershor në finalen e madhe të Champions League.

Kjo është një arritje e madhe për djemtë e max Allegri-t pasi asnjë ekip italian nuk kishte arritur të fitojë gjashtë herë radhazi kampionatit.


Ndeshja nuk kishte shumë histori teksa vendasit e mbështetur nga tifozët e tyre të zjarrtë dhe të etur për një tjetër triumf gjejnë golin që në 13-të me anë të palodhurit Mario Mandzukic.

Një gol që nis festën në "Juventus Stadium" dhe që pasohet nga një i dytë i shënuar me klas nga Paulo Dybala. Argjentinasi tregon aftësitë e tij me një super gol nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë Juve arrin të menaxhojë rezultatin me kujdes duke gjetur golin e tretë në fund të sfidës me brazilianin Alex Sandro i cili shënon pas goditjes këndore.

Emrat e kandidatëve të PS dhe PD për zgjedhjet e Kavajës

Posted: 21 May 2017 06:55 AM PDT

Tashmë është zyrtare, jo vetëm zgjedhjet parlamentare do të jenë më 25 qershor, por edhe Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të kësaj bashkie.

Në një kohë që gara pritet të jetë e ashpër, zërat po shtohen çdo ditë e më shumë se kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie nga forcat politike, që do të zënë këtë post, pas dorëheqjen së Elvis Rroshit. Ndonëse zgjedhjet për kryetar bashkie të këtij qyteti ishin planifikuar që më 7 maj, ata u anuluan, ndërsa tashmë datë e re kur do të votohet për pushtetin lokal, është ajo e 25 qershorit, e njëjta edhe me zgjedhjet parlamentare.

Burime të besueshme për GSH.al kanë bërë të ditur se Partia Demokratike, e ka vendosur se me cilin kandidatë do të konkurrojnë në këto zgjedhje, ku kërkojnë të fitojnë Bashkinë Kavajë.

Kështu po të njëjtat burime kanë deklaruar për GSH.al se opozita nesër pritet të zyrtarizojë kandidaturën e kreut të bashkisë Kavajë.

Mësohet se ai është Isa Sakja, aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, por që u anuluan, ajo e Klodian Shehit.

"Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit" është shprehur Shehi për mediat, një ditë pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së tij nga kandidat për kryetar bashkie Kavajë.

Dhe kjo deklaratë e tij lë vend për diskutime nëse do ta propozojë sërish Partia Socialiste apo jo për kryetar bashkie.

Në rast se po, atëherë ai do të ketë përballë kandidatin që pritet të zyrtarizohet nga PD-ja nesër, Isa Sakja. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t'u parë.

Trump: Lufta kundër terrorizmit nuk është një betejë mes feve, SHBA përkrah myslimanëve

Posted: 21 May 2017 05:34 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të bëjë sot në Riad një thirrje për të luftuar kundër ekstremizmit duke theksuar se lufta kundër terrorizmit nuk është një betejë mes feve, në një fjalim para krerëve të botës myslimane.

"Nuk është një betejë mes feve të ndryshme (…) apo civilizimeve të ndryshme", do të deklarojë ai sipas disa pjesëve të fjalimit të publikuara nga Shtëpia e Bardhë.

"Është një betejë mes kriminelëve barbarë që përpiqen të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëzish nga të gjitha fetë që përpiqen ta mbrojnë", thuhet në këtë tekst.

Amerika është një vend sovran dhe prioriteti ynë i parë është gjithmonë siguria e qytetarëve tanë. Ne nuk jemi këtu për të ligjëruar – nuk jemi këtu për t’u treguar njerëzve të tjerë se si të jetojnë, çfarë të bëjnë, kush të jetë apo si ta adhurojnë, por ne jemi këtu për të ofruar partneritet – bazuar në interesa dhe vlera të përbashkëta – për të ndjekur një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, thotë presidenti Trump në një pjesë të fjalimit të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Sa herë që një terrorist vret një person të pafajshëm, dhe thërret në mënyrë të rreme emrin e Perëndisë, duhet të jetë një fyerje për çdo njeri që beson”, – thotë presidenti.

Terrorizmi është përhapur në të gjithë botën, por rruga drejt paqes fillon pikërisht këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë”, shton zoti Trump, duke theksuar se, “Amerika është e gatshme të qëndrojë me ju në ndjekje të interesave të përbashkëta dhe sigurisë së përbashkët”.

Përpara fjalimit, presidenti i SHBA është takuar me Këshillin e Bashkëpunimit të gjashtë vendeve të Gjirit për të diskutuar mbi dallimet me Iranin, si të sillen me atë vend dhe si të godasin militantizmin islamik.

Ky fjalim është një kthesë e habitshme për presidentin pas retorikës së tij “Amerika e Para” dhe deklaratave të fushatës që bënin thirrje për një “ndalim musliman” të mbështetur nga urdhrat e mëvonshëm që u përpoqën të kufizonin udhëtimin në gjashtë vende me shumicë myslimane.

Arabia Saudite është një destinacion i pashembullt për një vizitë fillestare jashtë shtetit nga çdo president amerikan, por vendi i pasur me naftë, që ka lidhje të thella në energji dhe mbrojtje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, nuk u vendos në ndalimet e udhëtimit.

Harrojini “Nderi i Kombit apo Artist i Popullit”, shpiket titulli “Kaubojs”

Posted: 21 May 2017 05:22 AM PDT

Titujt për njerëzit zakonisht jepen nga institucionet më të larta të shteteve, dhe kryesisht janë Presidentët ata që nderojnë individë të spikatur në fusha të ndryshme.

Por jo përherë kjo respektohet, sepse mund të ketë edhe shoqata, universitete apo parti që vlerësojnë me tituj simpatizantë apo njerëz të respektuar, shkruan blitz.al

Një prej nismave më të veçanta të nisura së fundmi është ajo e deputetit kaubojs Eduart Ndocaj, që ka vendosur ta shpërndajë sindromën e kaubojsit në gjithë vendin.

Ai ka vendosur të ndajë titullin "Kaubojs", dhe i pari që e ka marrë këtë vlerësim është z/Ndue Simonaj, nënkryetar i Forumit Rinor të partisë së tij të sapokrijuar.

"Ndocaj jep titullin "Kaubojs"

Kryetari Ndocaj vlerëson me titullin "Kaubojs", z. Ndue Simonaj, N/Kryetarin e Forumit Rinor për kontributin e vazhdueshëm në përfaqësimin dinjitoz të Partisë, në punën e palodhshme të ngritjes së strukturave dhe për punën e palodhshme për rritjen e forcimin e strukturave në terren.

Në shenjë mirënjohje Kryetari Ndocaj, për punën e bërë i dhuron medaljen "Trump të Lirisë" dhe një telefon celular.

Rinia është forcë e rëndësishme në forumet drejtuese të PBDKSH dhe një kontribuuese e rëndësishme për një fitore të madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet me 25 Qershor.",- shkruan Ndocaj në profilin e tij.

Pas Clint Eastwood i njohur për rolet e tij si kaubojs, dhe deputetit Ndocaj që solli imazhin e një kaubojsi të vërtetë në vendin tonë, tashmë do të kemi dhe kaubojsë të tjerë.

Eli Fara feston ditëlindjen, ja urimi emocionues i vajzës së saj

Posted: 21 May 2017 05:10 AM PDT

Këngëtarja e muzikës shqiptare Eli Fara feston sot ditëlindjen.

Të shumta besoj kanë qenë urimet që i kanë shkuar këngëtares së dashur për publikun shqiptar.

Një ndër urimet më të veçanta sigurisht që është urimi i vajzës së saj, Marinës. Vajza bukuroshe e këngëtares  e cila është edhe ajo e njohur në rrjetet sociale, i ka bërë një dedikim mjaft të bukur nënës së saj.

"Në një ditë si kjo lindi “Ajo”…Lindi ajo që më dha frymë nga fryma e saj, më dha jetë nga jeta e saj dhe që sot është fryma ime dhe e gjithë jeta ime..Dashurisë më të madhe në jetë që mund të ekzistojë që mban emrin Nënë i uroj gëzuar ditëlindjen të bëhet 100 vjet",-ky është urimi i Marinës.

Eli Fara dhe Marina në fakt ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, dhe po të mos e dihet se ato janë nënë e bijë ato duken si dy motra.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more