Skip to main content

“Të rinjtë e Kaçanikut, me aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm” plus 7 more Ferizaj Press

“Të rinjtë e Kaçanikut, me aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm” plus 7 more Ferizaj Press


Të rinjtë e Kaçanikut, me aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm

Posted: 31 May 2017 08:00 AM PDT

Të rinjtë e Kaçanikut kanë zhvilluar aktivitete kreative dhe tradicionale për të treguar gatishmërinë dhe angazhimin e tyre rinor kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit të SPRC-së "Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm", organizuar nga organizatat partnere: Forumi i OJQ-ve në Kaçanik dhe KVRL në Kaçanik, si dhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit "Gjethi" dhe Shoqata "Handikos" në Kaçaniku.

Përmes lojërave tradicionale, vallëzimit dhe muzikës, të rinjtë e Kaçanikut janë bashkuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit

Certifikohet lista përfundimtare e votuesve

Posted: 31 May 2017 07:59 AM PDT

Sipas një njoftimi të KQZ-së, fillimisht pritet të flasë Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së, pastaj do të flitet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ku pritet të ketë një rekomandim për akreditimin e vëzhguesve – Grupi i Dytë.

"Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për ndryshimin e Lokacioneve për Qendrat e Votimit për Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Këshillave të Vendvotimit, sipas komunave, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Vendet që do të kenë reduktime të rrymës më 2 qershor

Posted: 31 May 2017 07:54 AM PDT

Komunikata nga KEDS:

Ferizaj

1.

Më 02 dhe 03.06.2017 në NS 35/10kV Magure do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Drenica  (Kodi: 41048001)   prej orës 09:00 deri në orën 12:00 si dhe nga ora 15:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:një pjesë e Rrezes ( Leletiqit), Mirena, Fushtica e Epërme, Fushtica e Ulët, Resinoc- Baincë, Shale dhe  Krojmir.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në rrjet.

2.

Më 02.06.2017 në NS 35/10kV Kaçaniku do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Bobi (Kodi: 40043002)   prej orës 13:30 deri në orën 16:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku dhe  Strazha.                                                                                              

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e ndarësit në shtyllën 12/1600 në LP 10kV.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.                                                                                          

Më 02.06.2017 në NS 35/10kV Kaçanik do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Bobi (Kodi: 40043002)   prej orës 09:30 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku dhe Strazha.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim i trasesë.

Gjilan

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.                                                                                          

Më 02.06.2017 në NS 35/10kV Gjilan 5 do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Bresalci (Kodi: 63000010)   prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim i trasesë.

Mitrovica

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.                                                                                          

Më 02.06.2017 në NS 35/10kV Shupkovci do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Shala (Kodi: 71074001)   prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja dhe Selaci.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim i trasesë.

2.

Më 02.06.2017 në NS 110/10kV Skenderaj do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Runiku (Kodi: 74000005)   prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kotorri, Qubreli, Vitak, Kostërc, Runike, Baje, Syrigane, Radisheve, Qitak, Leqin Pemishtë.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim i trasesë dhe vendosjes e shtyllave  në LP 10kV (eliminimi i rrezikshmërisë).

Peja

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.                                                                                          

Më 02.06.2017 në NS 11035/10kV Peja 1 do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Arbreshi (Kodi: 50000006)   prej orës 10:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Romëve, Kulla, Hazba, Berishët, Sharra, Katuni i Ri, TS Bunari, Fabrika Bibita dhe Shkolla fillore.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim i  ormanit të tensionit të ulët.

2.

Më 02.06.2017 në NS 110/10kV Istogu do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Istogu 1 (Kodi: 54000008)   prej orës 10:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Istogu i Poshtem, Muzhevinë Arifaj, Muzhevinë Blakaj, Muzhevinë Gateri, Muzhevin 1, Ukaj, Dragolevci I Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevinë Bala, Kabashët Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevinë Jahaj, Dragolevc e Reja.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i linjës dhe ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

Prizren

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 02.06.2017 në NS 110/35/10kV Theranda  do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Studenqani  (Kodi: 32000018) prej orës 13:00 deri në ora 14:00 si dhe nga ora 17:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Studençan, Doberdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka,Pompat e ujit: Studenqan, Doberdelan dhe Samadraxhë.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime ne rrjet në Reshtan.

2.

Më 03.06.2017 në NS 35/10kV Prizren IV  do të shkyçet: 

·         Dalja 10 kV Bajram Curri  (Kodi: 30033008) prej orës 14:00 deri në ora 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi,  Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Ëiliam Ëalker; afariste:

Senatori McCain: Rusia dhe Putin janë kërcënim më i madh se ISIS

Posted: 31 May 2017 07:54 AM PDT

Gjatë një vizite në Australi, senatori McCain i tha Kompanisë Australiane të Transmetimeve se Putini është përpjekur të

Kuvendi i Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2016

Posted: 31 May 2017 05:49 AM PDT

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, këtë të mërkurë janë mbledhur në mbledhjen e radhës për të diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila ngjalli më së shumti interesim ishte raporti vjetor i punës së qeverisë komunale për vitin 2016.

Por, fillimisht këshilltarëve komunal i është drejtuar kryesuesi i Kuvendit, Faruk Guri, i cili në mënyrë të detajuar ka prezantuar pikat e rendit të ditës të përgatitura për këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje me shumicë votash u mor vendim që tri toka të cilat ishin me destinim bujqësor të kthehen në atë ndërtimor.
Pas këtyre pikave të rendit të ditës, u diskutua gjerë e gjatë edhe për raportin e punës për vitin 2016.

Fillimisht kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u tha kuvendareve se janë bërë punë mjaft të mira gjatë këtij viti por që janë shoqëruar edhe me vështirësi e sfida . Ai theksoi se kanë mbetur ende punë por që qeverisja e suksesshme nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë.

"Dëshiroj të theksoj se gjatë vitit 2016 kemi arritur të realizojmë me sukses planin buxhetor , të kemi të hyrat më të mira që nga paslufta nga tatimi në pronë. E kemi rritur cilësinë e shërbimeve administrative për qytetarët duke treguar efikasitet të lartë në përmbushjen e kërkesave të tyre. Qytetarëve u kemi krijuar hapësira të reja duke hapur objekte të gjendjes civile . Kuvendi i komunës ka miratuar disa rregullore , strategji e plane të veprimit , janë diskutuar me qytetarë e grupe ekspertësh dokumente të rëndësishme urbanistike , janë zgjeruar hapësirat e shërbimeve shëndetësore , ndërkohë që janë vendosur dy ordinanca stomatologjike nëpër shkollat e komunës sonë , afaristëve të interesuar u janë dhënë në shfrytëzim prona komunale për hapjen e bizneseve ose zgjerimin e tyre. Është zgjeruar zgjerimi i rrugëve në gjatësi mbi 10 kilometra , është shënuar përparim në cilësinë e arsimit, dhe numër më i vogël mungesash në shkolla , janë dhënë qindra e mijëra euro për subvencionimin e bujqve të cilët kanë përfituar fidanë pemësh sisteme të ujitjes dhe sidomos mundësi për të marrë kredi në bankat tona pa kamatë të cilën e paguan komuna. Janë asfaltuar mbi 10 kilometra rrugë janë ndërtuar mbi 20 kilometra kanalizime ndërsa janë investuar mbi 8 milionë euro investime në infrastrukturë nga qeveria . Prokurimi i Ferizajt i ka proceduar 18.4 milionë euro në 278 procedura me numër fare simbolik të ankesave. Po natyrisht kemi pasur edhe vështirësi e kufizime . Shumë nevoja të qytetarëve ende presin zgjidhje. Mirëpo unë kam besimin e patundur se do të arrijmë përherë e më shumë" tha në fjalën e tij kryetari Svarqa.

Pas paraqitjes së këtij raporti këshilltarët komunalë e komentuan në mënyra të ndryshme raportin , ndërsa pati edhe shumë pyetje e diskutime për çështje të ndryshme.

Në fund të mbledhjes drejtorët e ekzekutivit ferizajas dhanë sqarimet e tyre për secilin shqetësim që u ngrit ndërsa u dhanë zotime se aty ku ka pasur ngecje do të arrihen përmirësime

Kjo është lista e studentëve që kanë përfituar bursa për vitin akademik 2016/2017

Posted: 31 May 2017 01:26 AM PDT

 

Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë publike  listën e Komisionit për ndarjen e bursave për vitin akademik 20146/2017

 

Subjektet politike në Ferizaj hapin fushatën elektorale

Posted: 30 May 2017 04:06 PM PDT

Me shënimin e orës 00:00, partitë politike tashmë kanë hyrë në fushatën parazgjedhore.

Me shënimin e orës 00:00, në Ferizaj ka nisur fushata elektorale  e cila do të zgjas 10 ditë.

Pas kësaj do të ketë një ditë heshtje parazgjedhore dhe me datën 11 qershor do të mbahen zgjedhjet.

Në Ferizaj rreth 2 mijë komisionerë angazhohen për zgjedhje

Posted: 30 May 2017 03:40 PM PDT

Në prag të fushatës zgjedhore, Komisioni Komunal Zgjedhor në Ferizaj, njoftoi se në këtë komision kanë arritur emrat e 1985 personave që partitë politike i kanë nominuar si komisionerë.

Shaban Rexha nga ky komision, tha se KKZ-ja është e gatshme që ta përcjell edhe fushatën zgjedhore të partive polike, e cila me aktivitete të shumta do të nisë qysh nesër.

Këto zgjedhje të parakohshme po shihen sfiduese edhe nga KKZ-ja e Ferizajt.

"Vështirësi më të madhe themi se kemi në afatet e shkurta kohore, afate të cilat po na shkaktojnë edhe aktivitete të ngjeshura, ku brenda një dite të kemi shumë aktivitete. Pastaj janë edhe subjektet politike të cilat po përballen me një afat të shkurt me përpilimin e listave, pastaj edhe çështjet teknike, ne jemi të vendosur në katin e katërt, ku personat me aftësi të kufizuara po e kanë shumë të vështirë qasjen", theksoi Rexha.

Në Komisionin Komunal Zgjedhor thanë se aktualisht janë duke u marrë edhe me regjistrimin e personave me nevoja të veçanta, por edhe të tjerëve që ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë nëpër qendrat e votimit për të votuar.

"Nesër është afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta, një kategori e cila voton në mënyrë të posaçme duke e çuar kutinë e votimit në vendet ku janë ata, d.m.th në spital, në qendrat integruese, por edhe në vendet ku banojnë ata. Jemi në proces të identifikimit të tyre ku po bashkëpunojmë edhe me shoqatat ku disa prej tyre edhe janë të regjistruar", tha Rexha.

Zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor bën të ditur se votuesit të cilët deri më tani vendvotimin e kanë pasur në shkollën ekonomike në qytet, tash e tutje do të votojnë në gjimnazin "Kuvendi i Arbërit". / TELEVIZIONI TEMA /

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more