Skip to main content

“Shpëtohen mbi 2 mijë migrantë në Detin Mesdhe” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Shpëtohen mbi 2 mijë migrantë në Detin Mesdhe” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Shpëtohen mbi 2 mijë migrantë në Detin Mesdhe

Posted: 20 May 2017 09:27 AM PDT

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 2,121 migrantë në Detin Mesdhe dhe po ashtu kanë nxjerr një trup të pajetë, ka thënë garda bregdetare italiane. Mbi 45 mijë njerëz janë shpëtuar nga Italia, të cilët ishin nisur nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti. Kjo shifër është 40 për qind më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit 2016. Ndërkaq, 1,222 persona kanë humbur jetën, në rrugëtimin e tyre për të arritur në Evropë, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lavrov mohon se Trump foli me të për shkarkimin e Comey

Posted: 20 May 2017 08:20 AM PDT

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mohuar raportimet se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka folur me të për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey. "Nuk e kemi prekur fare këtë temë", u ka thënë Lavrov gazetarëve, gjatë vizitës së tij në Qipro, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Takimi i Trumpit me Lavrovin dhe ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, është përcjell me reagime të shumta pas raportimeve se presidenti amerikan, kishte ndarë me diplomatët rusë informacione të klasifikuara. The New York Times ka raportuar të premten se Trump gjithashtu në këtë takim ka folur edhe për Comey, dhe thuhet se u ka thënë zyrarëve rusë, se shkarkimi i tij, i ka hequr "një presion të madh" presidentit. Vizita e Lavrov dhe Kislyak në Shtëpië e Bardhë ndodhi vetëm një ditë pasi Trump shkakroi Comey, të cilin e ka kritikuar për mënyrën se si e ka mbikëqyrur hetimin për lidhjet e dyshuara mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Departamenti i Drejtësisë, këtë javë ka emëruar një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet për lidhjet Trump-Rusi.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Vriten 2 policë dhe plagosen mbi 30 persona të tjerë

Posted: 20 May 2017 07:47 AM PDT

Dy policë janë vrarë pasi sulmues, të veshur me uniformë policore, kanë sulmuar një bankë në provincën juglindore të Paktias, kanë njoftuar zyrtarët lokalë. Sulmi i sotëm ka ndodhur në një degë të bankës Kabul Bank, në kryeqytetin provincial, Gardez. Abdullah Hastra, zëdhënës i guvernatorit provincial, ka thënë se tre sulmues janë vrarë nga forcat e sigurisë. Tridhjetëenjë persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ka thënë kryetari i departamentit të shëndetësisë në Patkia, Shir Mohammad Naqshbandi. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ky nuk është sulmi i parë ndaj një dege të Kabul Bandk. Grupet militante, si talibanët dhe Shteti Islamik, edhe më herët kanë sulmuar bankat në Afganistan, ku punëtorët qeveritarë marrin rrogat e tyre.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush duhet të ulet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës?

Posted: 20 May 2017 06:57 AM PDT

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë në Kosovë, thonë se përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, ka nevojë për deputetë që janë të denjë, me integritet të plotë dhe të profesioneve të fushave të caktuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS merr përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në Irak

Posted: 20 May 2017 06:25 AM PDT

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet vetërasëse ndaj disa pikave të kontrollit në Bagdad dhe në jug të Irakut. Nga këto sulme janë vrarë të paktën 35 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë zyrtarët. Sulmet që ndodhën të shtunën në mbrëmje, erdhën teksa forcat irakiane janë duke zhvilluar një operacion masiv në Mosul, me qëllim që të largojnë ekstremistët nga qyteti i dytë më i madh në vend. Në Bagdad, një sulm me makinë bombë ka goditur pikat e kontrollit në zonën Abu Dsheer, ku janë vrarë 24 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë. Ndërkaq në jug të Irakut, sulmuesit vetëvrasës po ashtu kanë sulmuar një pikë të kontrollit policor në periferi të qytetit Basra, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 30 të tjerë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rohani shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale në Iran

Posted: 20 May 2017 05:45 AM PDT

Presidenti i rizgjedhur i Iranit, Hasan Rohani ka thënë se iranianët janë "fituesit e vërtetë" të zgjedhjeve presidenciale. Ai ka thënë se Irani zgjodhi "angazhimin me botën" duke e rizgjedhur atë president, ndërkaq ka refuzuar ekstremizmin. Këto deklarata ai i bëri në televizionin kombëtar, pasi u shpall fitues i zgjedhjeve të 19 majit. Ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani Fazli ka thënë se Rohani ka fituar 57 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij Ebrahim Raisi ka fituar 38.5 për qind të votave, ndërkaq dy kandidatët e tjerë në këto zgjedhje nuk kanë arritur të marrin as nga 1 milion vota. Zyrtarët thonë se rreth 41 milionë persona kanë marrë pjesë në këto zgjedhje ose 73 për qind e trupit elektoral.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbreti saudit thotë se vizita e Trumpit do të forcojë bashkëpunimin mes dy shteteve

Posted: 20 May 2017 05:20 AM PDT

Mbreti i Arabisë Saudite thotë se vizita e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të forcojë bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe do të ndihmojë në rritjen e sigurisë globale. "Zoti President, vizita juaj do të forcojë bashkëpunimin tonë strategjik, që çon në siguri globale dhe stabilitet", ka shkruar në Twitter, Mbreti Salman, teksa Trump ka nisur vizitën e tij në Rijad. Më vonë, Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud e ka nderuar presidentin Trump me medaljen më të lartë të shtetit për "përpjekjen e tij për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në mbarë botën". Marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të tensionuara gjatë administratës së presidentit Barack Obama, për shkak të afrimit me Iranin, rivalit kryesor të Arabisë Saudite. Megjithatë, Trump ka qenë një kritikë i madh i marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në mes të Iranit dhe fuqive botërore më 2015. Pritet që gjatë kësaj vizite të presidentit Trump të nënshkruhen marrëveshje multimilardëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Më 21 maj, presidenti Trump pritet që të mbajë fjalim në një samit rajonal, që organizohet në Rijad, që pritet të ketë në fokus luftimin e grupeve ekstremiste. Trump në këtë vizitë po shoqërohet nga Zonja e Parë, Maelania Trump dhe disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Turneu i parë jashtë vendit i Trumpit, që do të zgjasë 8 ditë, përfshinë edhe vizitat në Izrael, në territoret palestineze, Bruksel, Vatikan dhe Itali. Administrata Trump shpreson se me këto vizita do të forcohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatë kyç, veçanërisht të atyre në Lindjen e Mesme.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi kërkon thellim të bashkëpunimit me Jordaninë

Posted: 20 May 2017 05:07 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Jordani, ku është takuar me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein. Thaçi ka falënderuar Mbretin Al-Hussein, për njohjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Jordanisë për shtetin e Kosovës. Duke folur për njohjet dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, Thaçi ka vlerësuar lart kontributin që ka dhënë Jordania në këtë drejtim. "Jordania ka qenë prezentë në Kosovë që nga përfundimi i luftës dhe ka ndihmuar në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës", ka thënë presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin e Presidencës. Tutje,Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që të thellohet edhe më bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve, sidomos në fushat të cilat janë në interes të dyanshëm. "Vendet tona ndajnë interesa dhe prioritete të njëjta për paqe të qëndrueshme, për zhvillim dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë", ka thënë Thaçi. "Në këtë drejtim është e domosdoshme thellimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm në përgjithësi, në veçanti në fushën e sigurisë", ka thënë tutje ai. Ndërkaq, Mbreti i Jordanisë,Abdullah II bin Al-Hussein, e ka vlerësuar si të domosdoshme në thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si në atë të arsimit, kulturës dhe të sigurisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron do të takohet me kryeministrin italian

Posted: 20 May 2017 04:44 AM PDT

Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë bisedime në Paris, me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, gjatë një darke të dielën, ka njoftuar presidenca franceze. Macron ishte takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, një ditë pas inaugurimit të tij, për të hartuar një plan për integrim më të thellë të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, të cilit i ka thënë se dëshiron të fillojë menjëherë punën për rishikimin e bllokut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump nis vizitën në Arabinë Saudite

Posted: 20 May 2017 04:44 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Rijad të Arabisë Saduite, duke nisur kështu udhëtimin e parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president. Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, u prit nga Mbreti Salman në aerport. (Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut mohon se qëndron prapa sulmit masiv kibernetik

Posted: 20 May 2017 03:54 AM PDT

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë akuzat se qëndron prapa sulmit masiv kibernetik të javës së kaluar, ku u sulmuan mbi 200 mijë kompjuterë në 150 shtete. Kompjuterët e sulmuar nga virusi i quajtur WannaCry. Personat që qëndronin prapa këtij sulmi, kërkonin para nga përdoruesit që të rikthejnë funksionimin e kompjuterëve të tyre. Disa firma të sigurisë kiberentike ka thënë se kodi i përdorur në këto sulme, është i ngjajshëm me kodin që është përdorur në sulmet në të kaluarën, që kanë qenë të lidhura me Korenë e Veriut. "Është qesharake", ka thënë zëvendësambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In-Ryong duke shtuar se Uashingtoni dhe Seuli qëndrojnë prapa këtyre akuzave. "Sa herë që një gjë e çuditshme ndodhë, është mënyrë stereotipike e Shteteve të Bashkuara dhe forcave armiqësore që të nisin një fushatë të zhurmshme" ndaj Phenjanit, ka thënë ai.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Kriza politike, në binarët e zgjidhjes

Posted: 20 May 2017 03:35 AM PDT

Mandatimi i Zoran Zaevit për kryeministër dhe nisja e bisedimeve për formimin e Qeverisë, janë shenja për nisjen e zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Televizioni shtetëror uron Rohanin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Posted: 20 May 2017 02:25 AM PDT

Televizioni shtetëror iranian ka uruar presidentin Hassan Rohani për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të shtetit, pasi rezultatet preliminare thonë se Rohani ka fituar në zgjedhje ndaj rivalit të tij kryesor Ebrahim Raisi dhe dy kandidatëve të tjerë për president. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Rohani ka fituar 22.8 milionë ose mbi gjysmën e votave, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Ebrahim Raisi ka fituar 15.5 milionë të votave, ndërkaq dy kandidatët e tjerë, nuk kanë arritur të marrin as 1 milion vota. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen më vonë gjatë ditës. Zyrtarët kanë thënë se mbi 40 milionë iranianë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Comey do të dëshmojë publikisht për Trumpin dhe hetimin për Rusinë

Posted: 20 May 2017 02:13 AM PDT

James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga presidenti Donald Trump javën e kaluar, do të dëshmojë për eksperiencat e tij me Trumpin dhe për hetimin e byrosë për lidhjet Rusi-Trump, kanë thënë ligjvënësit në Amerikë. Deri më tani nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të bëj paraqitjen e tij publike para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, por me gjasë një gjë e tillë do të ndodhë muajin e ardhshëm ka thënë Komiteti. Mark Warner, anëtari demokrat i këtij Komiteti, ka thënë se Comey "meriton një mundësi për të treguar historinë e tij. Për më tepër, amerikanët gjithashtu meritojnë mundësinë për ta dëgjuar atë", ka thënë ai. Comey ka qenë në qendër të disa rrjedhjeve të informacione nga Shtëpia e Bardhë, që prej se është shkarkuar më 9 maj, përfshirë edhe raportimet se Trump i ka kërkuar atij që të heq dorë nga hetimi për lidhjet me Rusinë, ndaj ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, Michael Flynn. Më 19 maj, New York Times ka raportuar se Trump i ka thënë diplomatëve rusë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se "sapo e kam shkarkuar drejtorin e FBI-së. Ai ishte i çmendur. Jam përballur me presion të madh për shkak të Rusisë. Tashmë kjo barë më është hequr", Trump raportohet t'i ketë thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump nis vizitën në Arabinë Saudite

Posted: 20 May 2017 02:00 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Rijad të Arabisë Saduite, duke nisur kështu udhëtimin e parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president. Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, u prit nga Mbreti Salman në aerport. Presidenti Trump do të bisedojë gjatë ditës me liderët suaditë, përpara se të marrë pjesë në një darkë me pjesëtarët e familjes mbretërore në Pallatin Murabba. Më 21 maj, presidenti amerikan do të mbajë një fjalim në samitin rajonal në Rijad, që pritet të ketë në fokus luftën kundër grupeve ekstremiste. Zyrtarët sauditë e kanë quajtur këtë vizitë "historike", duke thënë se do të arrihen marrëveshje politike dhe tregtare që do të ndihmojnë në forcimin e luftës së përbashkët kundër militantëve islamikë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ: Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike është mbyllur

Posted: 20 May 2017 01:44 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka konfirmuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017, në Kosovë. Sipas KQZ-së, afati pë certifikimin e subjekteve është mbyllur në mesnatën e së premtes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se që nga 11 maji e deri më 19 maj, janë paraqitur për certifikim 5 koalicione të subjekteve politike, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Strategjia e re e Pentagonit synon “asgjësimin” e militantëve të IS-it

Posted: 20 May 2017 01:43 AM PDT

Pentagoni ka ndryshuar fokusin në betejën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe tani po synon që të "asgjësojë" luftëtarët e huaj të grupit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Akuzohet për vrasje personi që kreu sulmin me makinë në Nju Jork

Posted: 20 May 2017 12:54 AM PDT

Personi që goditi me makinën e tij këmbësorët në Times Square të Nju Jorkut, ku u vra një grua dhe u plagosën 23 persona të tjerë, është paraqitur para një gjykate. Prokurorët kanë thënë se ai i kishte thënë policisë se "doja t'i vrisja të gjithë". Richard Rojas, 26-vjeç, zyrtarisht është akuzuar për vrasje, akuza të shumta për tentim vrasje. Një grua 18-vjeçare është vrarë në këtë incident, ndërkaq motra e saj 13-vjeçare ësjyë në mesin e të plagosurve. Tre persona që janë plagosur janë në gjendje serioze. Rojas i ishte bashkuar marinës amerikane më 2011. Më 2012 ai ishte akuzuar për rahjen e një shoferi taksie në Florida. Ai ishte shkarkuar nga marina dy vjet më vonë. Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio ka thënë se Rojas "ka shfaqur probleme mendore, që datojnë që nga fëmijëria". Rojas u kishte thënë policëve se ai kishte përdorur marihuanë përpara se të godiste këmbësorët me makinën e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta serbe kërcënon me padi ambasadorin amerikan

Posted: 19 May 2017 10:30 AM PDT

Një gazetë serbe i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Beograd të kërkojë falje dhe tha se do ta padisë atë nëse nuk i tërheq fjalët. Ambasadori Kyle Scott e ka quajtur "plehër" gazetën Informer dhe e ka akuzuar atë për publikim të gënjeshtrave. "Ambasadori, pa asnjë arsye dhe provokim, ka fyer gazetën në mënyrën më vulgrare", thuhet në një dekaratë të Informer-it. Në të njëjtën thuhet se gazeta do ta padisë ambasadorin edhe në Serbi, edhe në SHBA nëse nuk kërkon falje. Scott i ka bërë komentet e tij më 18 maj, pasi është pyetur nga një gazetar i Informer-i të komentojë një raport të kësaj gazete, i cili thotë se Bashkimi Evropian planifikon të pengojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë "sepse disa zyrtarë nuk e pëlqejnë mënyrën se si Aleksandar Vuçiq (v.j. kryeministër dhe president i zgjedhur) udhëheq Serbinë". Në videon e postuar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ambasadori Scott duket duke thënë në gjuhën serbe: "A jeni ju nga Informer? Më falni që them, por kjo nuk do të ishte gënjeshtra e vetme që kam lexuar në Informer dhe me siguri nuk do të jetë e fundit". "Ekziston i ashtuquajturi informacion i bazuar në burime që nuk kam ide se kush janë. Informer është plehër e zakonshme, siç do të thoshte kryeministri juaj. Mediat duhet të bazohen në fakte dhe unë nuk shoh fakte në Informer ", ka thënë Scott. Zyrtarët nga Ambasada e SHBA-së në Beograd nuk ishin në dispozicion menjëherë për komente.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more