Skip to main content

“Shefqet Krasniqi ‘shokon’ gazetaren në emision, ajo ia kthen ”Jo ishalla”” plus 9 more GazetaBlic

“Shefqet Krasniqi ‘shokon’ gazetaren në emision, ajo ia kthen ”Jo ishalla”” plus 9 more GazetaBlic


Shefqet Krasniqi ‘shokon’ gazetaren në emision, ajo ia kthen ”Jo ishalla”

Posted: 27 May 2017 10:48 PM PDT

Për herë të parë dhe ekskluzivisht është rrëfyer Shefqet Krasniq– imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i akuzuar për shtytje drejt terrorizmit.

Në emisionin 'Persoanele' ku temë qendrore është Muaji i Ramazanit, Krasniqi si asnjëherë më parë ka rrëfyer për veprat që çuan drejt një aktakuze që pretendon se ai ka shtyrë të rinjtë që t'i bashkohen ISIS.
Shefqet Krasniq, ka folur gjërë e gjatë edhe për botën tjetër, por një moment gazetarja dhe moderatorja e 'Personale' ka thënë "Jo ishalla"

The post Shefqet Krasniqi 'shokon' gazetaren në emision, ajo ia kthen "Jo ishalla" appeared first on GazetaBlic.

Këngëtari shqiptar kopje e Hashim Thaçit kur ishte i ri (Foto)

Posted: 27 May 2017 10:45 PM PDT

Shpeshherë hasim në ngjashmëri të madhe mes fytyrave publike, madje nganjëherë ato ngjashmëri janë aq të mëdha saqë duken të jenë identike.
Një ngjashmëri të tillë ka këngëtari Ismet Behxheti, të cilin nëse e krahasojmë me disa foto në rini me presidentin Hashim Thaçi duket kopje e tij, shkruan lajmi.net.

Ismeti njihet si ndër emrat më të njohur të muzikës popullore, kurse aktualisht ushtron detyrën e kryetarit të bordit të televizionit publik RTK.

Shikoni imazhet e mëposhtme dhe vlerësoni ngjashmërinë mes tyre. Magazina.al

The post Këngëtari shqiptar kopje e Hashim Thaçit kur ishte i ri (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Kërcënimi i ISIS: Ja objekti radhës, ku do të bëjmë masakër

Posted: 27 May 2017 10:43 PM PDT

Pas sulmit të përgjakshëm në Britani, ISIS ka njoftuar masakrën e radhës.

Në një video të shpërndarë në internet, një militant i ISIS bën thirrje për sulme në SHBA. Ai i kërkon militantëve të Shtetit Islamik që të therin njerëz, ti hedhin nga ndërtesat dhe ti shtypin me makinë.

Disa ditë pas sulmit terrorist me 22 të vdekur në Britani, militantë të ISIS kryen një tjetër masakër në Egjipt, me 29 viktima.

Manchester Arena është arena më e madhe në Europë me një kapacitet prej mbi 21 mijë personash. Në momentin e shpërthimit ishte mbushur plot me të rinj e të reja për koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande.

The post Kërcënimi i ISIS: Ja objekti radhës, ku do të bëjmë masakër appeared first on GazetaBlic.

Ndryshimet që ju ndodhin në moshën 30 vjeçare

Posted: 27 May 2017 10:39 PM PDT

Ekzistojnë disa ndryshime në të 30-tat.
Dihet që mosha është thjesht një numër, por megjithatë fakti që mosha e trupit ndryshon është thjesht shkencë.

Ngadalësohet metabolizmi- Sigurisht që e keni menduar se kur kemi qënë adoleshent, mund të hanim edhe tre pjata makarona e të mos fitonim as një kilë më tepër? Epo, sipas The America Council on Exercise, norma metabolike bazë bie afërsisht 1 ose 2 për qind në dekadë.

Teksa trupi prodhon më pak hormon të rritjes, të mbushësh 30 vjeç do të thtoë që tonifikimi i muskujve tuaj bie dhe mund të shtoni në peshë shumë lehtë. Pikërisht shtimi në peshë në të 30-tat ndodh edhe për shkak se në këtë moshë kemi një punë sedentare, duke djegur më pak kalori.

Të tjerë faktorë të stilit të jetesës të çojnë në stres, duke çliruar hormonin që nxit depozitimin e yndyrës në trup.

Bie fertiliteti- Fertiliteti tek femrat nis të bjerë rreth të 30-tave, 32 vjeçe fillon rënia dhe 35 fillon të bjerë edhe më shpejt.

Gjithashtu dhe për meshkujt fertiliteti bie, dhe lëvizshmëria e spermrës zvogëlohet vazhdimisht mes moshës 20 dhe 80 vjeç, që do të thotë se është më e vështirë për çiftet për t'u çiftëzuar.

Por nuk është kaq keq, mund të jeni ende të lumtur. Rreth moshës 30 vjeç, personaliteti ynë është më i vendosur dhe njerëzit janë më të kënaqur me veten./21Media

The post Ndryshimet që ju ndodhin në moshën 30 vjeçare appeared first on GazetaBlic.

Kështu i ka mashtruar dy zviceranë ky kosovar

Posted: 27 May 2017 10:34 PM PDT

Një 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, shitës automobilash në Bernë është dënuar me gjobë (efektive) prej 6000 frangash për mashtrim të Zyrës Kantonale për Komunikacion Rrugor.

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, shkruan bernerzeitung.ch. Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim në komunkacion (në një rast tjetër).

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, transmeton albinfo.ch. Punonjësit janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë, me kusht.

Ata kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave në së paku dhjetë raste.

Por, gjykata e ka liruar kosovarin në pikën në të cilën ata dy e ngarkonin: sipas tyre, ai i ka shantazhuar ata dy. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata duken duke u puthur në një makinë. Nga frika se do t`i dekonspironte, ata i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale kosovarit.

Gjykata ka konstatuar se ata kanë gënjyer, pasi që gjatë procesit gjyqësor është treguar edhe një filmim i fshehtë i bërë nga kosovari ku shihen ata dy duke u marrë vesh me kosovarin se si do të deklaronin nëse zbuloheshin, për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave. Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi as shtrëngimi nga tregtari i veturave, përcjell albinfo.ch. Pas ballafaqimit me këtë xhirim, austriaku ka pranuar veprën, ndërsa zvicerania ka heshtur.

The post Kështu i ka mashtruar dy zviceranë ky kosovar appeared first on GazetaBlic.

E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot

Posted: 27 May 2017 10:33 PM PDT

Lexo shenjën tënde
Dashi – Dite mjaft e animuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shihni gjerat më me shume pozitivizëm dhe do i harroni njëherë e mire te gjitha problemet e se shkuarës. Beqaret do kenë një dite premtuese dhe plot ngjyra te cilën duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin. Nëse buxhetin nuk e menaxhoni me kujdes shume shpejt do fillojnë problemet.

Demi – Juve qe jeni ne një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot sepse partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Ne disa momente mund t'iu duket edhe sikur jeni ne ëndërr e jo ne realitet. Beqaret me mire te presin edhe pak dite para se te hedhin hapa. Me buxhetin do tregoheni tej mase te arsyeshëm dhe situata ka për te mbetur kështu tejet e kënaqshme.

Binjakët – Jo vetëm qe marrëdhënia juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot, por ne shume momente pasioni do ju pushtoje. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah dini t'ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar mjafton te mos nxitoheni dhe çdo gjë ka për t'iu ecur me se miri. Nëse mblidhni disa para sot, nesër mund te bëni edhe investime te mëdha.

Gaforrja – Gjate kësaj dite partneri do ju befasoje juve qe jeni ne një lidhje. Përgatituni për emocione shume te forta ne çdo moment. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe për disa persona zemra do ju rrahe me fort se kurrë ndonjëherë. Nuk duhet te humbasin mundësitë për t'i shprehur ndjenjat. Ne planin financiar do keni një dite te mbushur me surpriza. Familjaret do jene ata qe do ju mbështesin fort.

Luani – Nuk do zgjoheni me humor shume te mire sot ju te dashuruarit, por gjithçka do ndryshoje pas mesdite. Partneri do ju surprizoje dhe do ju mbushe me dhurata fantastike. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta gjejnë prindin e tyre ta kaltër edhe pse për te thënë te drejtën do mundohen shume. Me shpenzimet duhet te jeni ende te matur dhe shume shpejt gjendja do ketë përmirësime.

Virgjëresha – Kjo e sotmja ka për te qene një dite goxha e mire për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do i kuptoni te gjitha gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te kujdesshëm dhe te mos bien pre e intrigave te disa personave. Ne planin financiar çdo gjë do ndodhe si me magji dhe situata do ketë ndryshime mjaft pozitive.

Peshorja – Sot do mendoni për ndryshime ne jetën ne çift ju te dashuruarit dhe për çdo gjë do mundoheni te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Ne mbrëmje mund te merrni edhe disa vendime. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot se koti, por duhet te pranojnë te njihen me disa persona qe do ua prezantojnë miqtë. Financat do mbeten te kënaqshme sepse gjithmonë do dini çfarë hapash te hidhni.

Akrepi – Dite përgjithësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Edhe ata qe kane pasur debate do ndihen me te qete. Beqaret do dashuroheni me pasion me dike. Për ta do ketë ndryshime rrënjësore. Financat mund te jene disi delikate. Mundohuni te shpenzoni me kujdes dhe te shmangni dhëniet e huave. Sot nuk është dita juaj më me fat ne këtë sektor.

Shigjetari – Ju te dashuruarit do jeni te pandashëm gjate kësaj dite. Çdo gjë do e bëni bashke me partnerin dhe se bashku do ndani vetëm çaste te lumtura. Beqaret do e kenë mendjen tej një çështje shume e rëndësishme dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Ne planin financiar mund te gjendeni edhe ne situata delikate, megjithatë me përkujdes, maturi dhe mbështetje nga miqtë do ja dilni mbanë.

Bricjapi – Ju te dashuruarit do keni vështirësi pafund gjate kësaj dite. Do jeni te dy palët me nerva dhe do debatoni edhe për gjerat me te vogla. Beqaret do realizojnë disa takime te papritura, por qe sa hap e mbyll sytë do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Financat nuk do jene te këqija, por po shpenzuat kuturi gjendja shume shpejt mund te pësojë tronditje. Mendoni pak me shume për te ardhmen.

Ujori – Do jeni tej mase realiste sot ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe ta bëni akoma me magjepsëse marrëdhënien tuaj ne çift. Partneri do jete gjithashtu i te njëjtit mendim dhe priten vetëm çaste pozitive. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te tentojnë te joshin dike. Ne planin financiar yjet do ju bekojnë dhe keni për te pasur me shume fat nga sa mendonit.

Peshqit – Sot do i keni gjerat shume me te qarta ju te dashuruarit dhe për shume gjera do e kuptoni se keni vepruar gabim. Mos u druani te flisni hapur me partnerin sepse ai do ju kuptoje dhe do ju fale. Beqaret do marrin disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Buxhetin po e menaxhuar si kohet e fundit keni për te pasur shpejt përfitime.

The post E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot appeared first on GazetaBlic.

Moti sot mbi vendin tonë

Posted: 27 May 2017 10:30 PM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti mbi vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, kurse, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.

The post Moti sot mbi vendin tonë appeared first on GazetaBlic.

Këto gjëra nuk i keni ditur rreth Ramazanit

Posted: 27 May 2017 10:22 PM PDT

E përditshmja britanike Metro ka postuar një shkrim për fillimin e muajit Ramazan duke treguar se janë 10 gjërat që nuk i din bota për Ramazanin.
Sot fillon ramazani fillon për miliona muslimanëve anembanë botës. Por çfarë do të thotë dhe pse muslimanët agjërojnë për një muaj?

1. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik

Besohet se Kurani u zbulua së pari nga profeti Muhamed gjatë Ramazanit, e cila fillon dhe mbaron në bazë të hënës, që do të thotë Ramadan lëviz 10 ose 11 ditë përpara çdo vit, transmeton Express.

2. Agjërimi gjatë Ramazanit është i njohur si “agjërim”

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, themelet e jetës myslimane, të cilat gjithashtu përfshijnë besim, lutje, lëmoshë dhe të paktën një pelegrinazh në Mekë në një jetë nëse drejtë.

3. Fjala Ramazani do të thotë ose’ vapë ‘ apo ‘thatësi’

4. Muslimanët duhet të agjërojnë për një muaj

Për shkak të ciklit të hënës, Ramazani zgjatë 29 ose 30 ditë. Midis agimit deri në perëndim, myslimanët duhet të përmbahen nga ngërnja e ushqimit, lëngje të pijshëm, pirja e duhanit dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale.

5. Agjërimi është obligim një herë muslimanët arrijnë moshën e pjekurisë

Megjithatë, fëmijët mund të agjërojnë nëse ata dëshirojnë. Nga agjërimi përjashtohen të moshuarit, të sëmurët, njerëzit të cilët janë të udhëtojnë, dhe gratë që janë shtatzëna, gji apo me menstruacione.

6. Gjatë agjërimit, myslimanët përpiqen që të përmbahen nga sjellja e keqe

Gjatë Ramazanit, myslimanët u kërkohet gjithashtu të mos përdorin fjalë të pista ose të flasin për të tjerët pas shpine.

7. Muslimanët ushqehen me një vakt ushqimi para agimit dhe pas perëndimit të diellit

Vakti para-agimit quhet syfyrit, ndërsa vakti në mbrëmje është i njohur si iftar. në iftar ushqimi i parë që preferohet janë hurmat pasi që edhe këtë e kishe prefereuar profeti Muhamedi a.s

8. Muslimanët japin më shumë gjatë Ramazanit

Është e zakonshme për muslimanët që të japin më shumë para për bamirësi gjatë Ramazanit se në çdo muaj tjetër të vitit.

9. Leximi i Kuranit është i inkurajuar

Shumë myslimanë lexojnë Kur’anin gjatë muajit të Ramazanit, si një lutje të veçantë.

10. Në disa vende, ka dënime për shkeljen e agjërimit

Iftarit në publik konsiderohet një krim në disa vende myslimane dhe shkelësit mund të dërgohen në burg. Në vende të tjera, një vepër dënohet me gjobë dhe shërbim të komunitetit.

The post Këto gjëra nuk i keni ditur rreth Ramazanit appeared first on GazetaBlic.

Rrëfimi i tmerrit për boshnjaken që serbët ia vranë familjen e ngushtë e të gjerë

Posted: 27 May 2017 10:12 PM PDT

Nura Alispahiq, tani 73 vjeçe, humbi të gjithë familjen e saj në gjenocidin e Srebrenicës dhe në bombardimin e vitit 1995 të Tuzllës. Tani ajo pret të vdesë, duke e gjetur "jetën më të vështirë sesa vdekjen"!

Jeta e Nura Alispahiqit, një nënë nga Srebrenica ndahet midis dy varreve të djemve të saj – njëri prej të cilëve në Luginën e të Rinjve në Tuzëll dhe tjetri në Qendrën Përkujtimore Potoçar në Srebrenicë.

Ajo humbi të gjithë familjen e saj gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë. Bashkëshorti i saj, Alia, u vra në Srebrenicë në vitin 1993 dhe të dy djemtë e saj u vranë dy vjet më vonë. Një granatë vrau djalin e saj Admirin në një masakër në Kapi në Tuzëll më 25 maj 1995. Ai atëherë ishte 24 vjeç. Djali i saj më i vogël, 15-vjeçaro Azmir, u vra nga anëtarët e njësisë serbe Akrepat, më 17 korrik, si pjesë e gjenocidit të Srebrenicës kur Ushtria Serbe e Bosnjës nën drejtimin e Ratko Mlladiqit masakroi rreth 8,000 boshnjakë.

Alispahiq, tani 73 vjeçe, e cila u rikthye në Srebrenicë para 10 vjetësh, thotë se e vetmja gjë më e vështirë se vdekja është vetë jeta.

"Tani s'kam asnjë që të vijë të më takojë. Jeta për mua s'ka asnjë kuptim. Kishte një lloj kuptimi kur kisha ende fëmijët dhe burrin. Të gjithë m'i vranë. Tani jetoj e vetme dhe jam sëmurë", thotë ajo.

Ajo humbi edhe të vëllain, 12 nipat e saj dhe pesë kunetër në gjenocidin e Srebrenicës.

Në intervistën e saj me BIRN kujton se dëgjoi për masakrën në Kapi, Tuzëll, kur ishte në Srebrenicë.

"Kur lexuan emrat e të vrarëve, i dëgjova të përmendnin emrin e djalit tim Admirit. Shtëpia ime ishte plot me fqinj. U thashë: 'Ata përmendën emrin e Admirit', por fqinjët e mi më thanë se e kisha dëgjuar gabim," kujton Alispahiq.

Fqinjët dhe të afërmit e vizituan shtëpinë e saj për dy ditë me radhë.

"Nuk e dija pse e bënin këtë. Kur e pyeta time motër nëse kishin vrarë Admirin, ajo filloi të qante dhe më tha se po. Pastaj humba ndjenjat. Kur më zgjoi një doktor, mora thikën për të vrarë veten. Më ndaluan fqinjët", shton ajo.

Alispahiq thotë se dhimbja e saj për të birin ishte edhe më e madhe, sepse ajo s'mundi t'i jepte atij lamtumirën e fundit – të merrte pjesë në funeralin e tij.

"Vetëm pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995, shkova në Tuzëll. Ata që kishin të afërm atje, u pritën nga ata. Unë s'kisha asnjë të afërm që ta takoja," thotë ajo. "Një shok i Admirit po më priste. Ai dhe disa ish-kolegë të Admirit nga policia më çuan në Sllana Banjë. Ajo ishte hera e parë që shihja varrin e tim biri. Nuk ka fjalë për ta përshkruar atë ndjesi".

Disa muaj pas vrasjes së Admirit ajo humbi djalin e saj të vogël Azmirin, nga duart e "Akrepave". Një video e vrasjes së tij u pa në të gjithë botën. Edhe mamaja e tij e pa atë në televizor.

"Azmiri kishte shkuar në pyll bashkë me disa ushtarë para rënies së Srebrenicës", tha Alispahiq që në atë kohë ishte në Tuzëll. "Shikoja çdo ditë lajmet, me shpresën se do të dëgjoja diçka për djalin e dytë. Një mbrëmje ata transmetuan një video, ku tregoheshin disa anëtarë të Akrepave që merrnin me vete disa të rinj. Ndër ta njoha Azmirin. Fillova të qaja kur ata nisën t'i rrihnin, por kur ata filluan t'i qëllonin me armë ata të rinjtë dhe tim bir, atëherë humba ndjenjat".

Alispahiq humbi edhe të bijën pas luftës. Ajo beson se vajza e saj vdiq nga dhimbja e humbjes së njerëzve të saj të dashur.

"Më duket vetja si një pemë e prerë. S'jam as gjallë dhe as e vdekur. Nuk ka drejtësi dhe kurrë nuk do të ketë", tha ajo.

Novak Gjukiq është personi i vetëm që është dënuar për vrasjen e djalit të saj Admirit dhe 70 viktimave të tjera dhe për lëndimin e 150 personave të tjerë në Kapija në Tuzla. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi Djukiçin me 20 vjet burg, por ai tani është i lirë pasi u arratis në Serbi në vitin 2014. Gjykata e Lartë në Beograd dha një vendim në vitin 2008 kundër anëtarëve të njësisë Akrepat për vrasjen e djalit të vogël të Nurës, Azmirit, dhe pesë viktimave të tjera boshnjake nga Trnovo. Komandanti i njësisë, Slobodan Mediq, u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Branislav Mediq me 20 vjet burg dhe Pero Petraseviç, i cili e pranoi fajin, u dënua me 13 vjet burg. /BIRN

The post Rrëfimi i tmerrit për boshnjaken që serbët ia vranë familjen e ngushtë e të gjerë appeared first on GazetaBlic.

​Bizelja ul nivelin e stresit dhe kolesterolit

Posted: 27 May 2017 10:08 PM PDT

Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve. Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa patatet e skuqura ose një pjesë torte me krem.

Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër aparatin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtetë antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu një pjatë ideale për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe përqendrimin.

The post ​Bizelja ul nivelin e stresit dhe kolesterolit appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more