Skip to main content

RTSH: “Shuhet Gjovalin kadeli, deputeti i LSI” plus 9 more

RTSH: “Shuhet Gjovalin kadeli, deputeti i LSI” plus 9 more


Shuhet Gjovalin kadeli, deputeti i LSI

Posted: 26 May 2017 12:13 PM PDT

Deputeti i LSI Gjovalin Kadeli ka ndërruar jetë ditën e premte në një spital në Italia pas një sëmbundje të rë. Ai u çua atje me urgjencë pak ditë më parë, por nuk mundi të mbijetoi. Vdekja e tij shtoi më shumë dhimbjen në familjen Kadeli. Një vit më parë Kadeli, baba i katër fëmijëve, kishte humbur bashkëshorten po nga një sëmundje e rëndë.
53 vjeç Gjovalin Kadeli ka qenë deputet i Lezhës në disa legjislatura, fillimisht për PS e pastaj për LSI. Ai do të mbahet mend si një përfaqësues dinjitoz i kësaj treve duke ngritur zërin për të ndihmuar zgjedhësit e tij. Ish kreu i LSI Ilir Meta e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Kadelit si humbje e pazëvendësueshme. Ndërsa kryeministri Rama tha se ai ishte personalitet publik i Lezhës.

Brazil; Arratisen të burgosurit

Posted: 26 May 2017 07:03 AM PDT

Drejtoria e Shtetësisë dhe Drejtësisë në rajonin Rio Grande do Norte të Brazilit, lajmeroi se të paktën 91 të burgosur janë arratisur përmes një tuneli, ndërsa vetëm 8 prej tyre janë kapur. Zyrtarët e policisë ushtarake kanë kërkuar ndihmë nga policia e rajonit për rritjen e sigurisë në gjithë zonën, pasi konstatuan arratisjen e të burgosurve. Të burgosurit u arratisën pasi kishin hapur një tunel mbi 30 metra të gjatë. Incidenti ndodh pak muaj pasi 56 të burgosur të tjerë u arratisën po nga ky burg pas një trazire.

SHBA; Gjykata kundër Tramp-it

Posted: 26 May 2017 06:49 AM PDT

Drejtësia amerikane vendosi përsëri kundër vendimit të presidentit Tramp për t’u ndaluar hyrjen qytetarëve nga gjashtë vende myslimane. Hapi i fundit i rezistencës ndaj dekretit të presidentit ishte një vendim i gjykatës së apelit në Virxhinia, i cili e konsideroi si të paligjshëm ndalesën. Vetëm 3 nga 10 anëtarë të trupit gjykues ishin kundër vendimit të presidentit. Gjykata argumentoi se ndalimi i hyrjes shkel parimin kushtetues të lirisë fetare. Shtëpia e Bardhë u ka ndaluar për 90 ditë hyrjen për arsye të interesave të sigurisë kombëtare qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike. Për çështjet e sigurisë vendos presidenti dhe Trampi e nënshkroi këtë vendim një javë pas marrjes së detyrës. Në Janar ky vendim shkaktoi kaos në aeroporte, sepse nuk qe e qartë se cilëve persona u duhej ndaluar hyrja në SHBA. Gjykata vlerëson se terrorizmi duhet të ndalet, por jo me mënyra që shkelin dhe sakrifikojnë parimet e Kushtetutës.

Rrethi i 74-t Çiklistik, një bast i fituar i Shqipërisë

Posted: 26 May 2017 06:48 AM PDT

Edicioni i 74-t i garës më të rëndësishme të çiklizmit shqiptar ka nisur me petkun e të qenit i pari edicion i përfshirë në kalendarin ndërkombëtar të Federatës Botërore të këtij sporti, UCI-t. Starti u dha në Tiranë më 20 maj, për të vijuar në një itinerar prej mbi 850 km të përshkuara për më pak se 18 orë përgjatë 5 ditëve. Kjo garë e futën dhe konfirmuan Shqipërinë në hartën e çiklizmit botër, aty ku në fakt i takon të jetë. Sipas historisë, rrethi çiklistik i Shqipërisë është gara e 3-të më e vjetër e dyrrotakëve në Evropë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.
Edicioni ka nisur me një nivel tjetër të masave organizative, që kanë qenë një sfidë më vete për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, dhe, në veçanti, për presidentin e saj, Skënder Anxhaku. Një sfidë që u kapërcye me sukses, sikundër e konfirmoi edhe Kryegjyqtari i këtij Rrethi të 74-t, Vladimiros Petsas. Duke folur për Televizionin Shqiptar pas etapës së fundit, ai ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë si vend organizator. “Sigurisht që ju e kaluat klasën dhe për këtë meritoni përgëzime, sidomos presidenti i Federatës, z. Anxhaku. Natyrisht që ka ende punë për të bërë për një garë edhe më të shkëlqyer, por të gjitha kriteret e këtij niveli të UCI-t u përmbushën dhe kjo është një bazë mjaft e mirë për të ndërtuar një garë edhe më suksesshme në edicionet e ardhshme” tha zoti Petsas.
Një aspekt i rëndësishëm i këtij Rrethi të 74-t Çiklistik të Shqipërisë ishte edhe siguria e garuesve. Siikundër asnjëherë më parë, masat e marra nga Policia Rrugore, ishin të jashtëzakonshme. Ato u krijuan pjesëmarrësve, por edhe organizatorëve, mundësinë për një garë të rrjedhshme dhe pa pengesa dhe, ç’është më e rëndësishme, pa asnjë dëmtim të çiklistëve.
Kujtojmë se bëhej fjalë për një karvan prej 75 çiklistësh dhe po aq staf shoqërues, afro 20 automjete shoqëruese, dhe të gjitha këto në lëvizje përgjatë 850 kilometrave, duke kaluar nëpër qytete dhe rrugë të ndryshme dhe duke shmangur me sukses çdo të papritur të pakëndshme. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, kur lëvizej me një shpejtësi mesatare 35-40 km në orë, këtë edicion u kap një mesatare mbresëlënëse prej 45 deri në 55 km në orë.
Në bazë të kontratës firmosur midis Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ky Rreth Çiklistik shënoi edhe një risi tjetër sa i përket pasqyrimit të tij, nëpërmjet ndjekjes hap pas hapit nga RTSH. Ekipi i përbërë nga Altin Kodra, Erin Teliti dhe Julian Zela, sollën çastet më të bukura të kësaj gare nëpërmjet kronikave dhe lidhjeve me edicionet e lajmeve, por edhe një përmbledhje ditore prej afro 30 minutash, të shoqëruar edhe komentin e specialistit të njohur të këtij sporti, Genc Angjeli.
Të gjitha këto e bënë këtë Rreth të 74-t Çiklistik, ku morën pjesë 12 skuadra dhe ku fitues si individ u shpall italiani Françesko Manuel Bonxhorno, ndërsa si ekip, ai italiam "GM Europa Ovini", të veçantë në llojin e vet. Ai ishte i pari në atë që shpresohet të shndërrohet në një vazhdë të suksesshme, me shpresën për të sjellë një ditë nëpër rrugët e Shqipërisë më të mirët e Evropës dhe për ta bërë këtë garë një kartolinë të mrekulleshme për potencialin e turizmit shqiptar.

Ulen kreditë me probleme, por shqetësimi mbetet

Posted: 26 May 2017 05:48 AM PDT

Për herë të parë që nga viti 2011, portofoli i kredive me probleme në Shqipëri ka zbritur në nivelin 16.5 përqind. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ulja e kredive me probleme i dedikohet planit kombëtar të masave që u ndërmor një vit më parë. Por pavarësisht shifrave në rënie, në një raport të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet ndër 10 shtetet e para në botë që kanë kredi më të larta të pakthyera në afat, në raport me totalin e huasë që është dhënë në vend. sipas të dhënave në janar të këtij viti shuma e kredive të pakthyera vlerësohej në 25 milion euro.

10 maji, zyrtarisht “Dita e Pelikanit”

Posted: 26 May 2017 05:32 AM PDT

Pelikani kaçurrel, apo i njohur ndryshe si pelikani dalmat, simboli i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, tashmë duket se ka ditën e vet kombëtare. Pas një urdhri të nxjerrë nga ministri i mjedisit, i cili zyrtarisht shpall datën 10 maj si “Ditën e Pelikanit”, duke e përfshirë atë në kalendarin mjedisor. Shpallja e saj nënkupton organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta si dhe në zona të tjera ligatinore të Shqipërisë, ku jeton kjo specie.
Së bashku me shpalljen e kësaj dite vjen edhe plani kombëtar i veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel, një specie kjo që konsiderohet edhe si simboli i shpendëve në Shqipëri, por që ka qenë e rrezikuar për shkak të humbjes se habitateve jetike të tij të shkaktuar nga faktori njeri, sidomos gjatë viteve të tranzicionit, kur laguna e Karavastasë u dëmtua shumë nga gjuetia e paligjshme, duke shkaktuar reduktimin e rezervave ushqimore të kësaj specieje, por edhe shkatërrimin e foleve. Aktualisht, numri i individeve të kësaj kolonie që jetojnë në Lagunën e Karavastasë është 106, ku përfshihen edhe 56 zogj të vegjël. Për herë të parë pas shumë vitesh, kjo specie është shfaqur në Liqenin e Shkodrës, ku jetojnë 18 individë. Në Lagunën e Nartës janë regjistruar 11 individë ndërsa në pjesën shqiptare të Liqeneve të Prespës 104 individë, shifër kjo që është rritur edhe falë dy moratoriumeve të gjuetisë. Ky shpend është autokton, pasi ai rritet dhe zhvillohet në vendin ku lind, dhe nuk shtegton. Shumimi i tij është delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë, pasi i ka depozituar ato në kënetë.

Besimtarët myslimanë nisin të shtunën muajin e begatë të Ramazanit

Posted: 26 May 2017 05:03 AM PDT

Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët, sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur'anit famëlartë në tokë. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, me rastin e muajit të Ramazanit ka dërguar një mesazh për të gjithë besimtarët. Ai përçon në mesazhin e tij vëmendjen, kujdesin dhe përkushtimin që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre, në mënyrë që të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare. Bruçaj tha se "nesër me datë 27 maj është dita e parë e këtij muaji të Bekuar, dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtaret myslimane anë e mbanë botës". Kryetari i Komunitetit Myslyman të Shqipërisë Skënder Bruçaj, e mbylli mesazhin e tij me këtë urim : "Të dashur vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, në Shqipëri dhe jashtë saj, uroj dhe lutem përzemërsisht për të gjithë që devotshmëria, përkushtimi dhe sakrifica që do t`ju shoqëroje gjatë këtij muaji të bekuar, Krijuesi e Gjithësisë t`jua kthejë në mirësi, mbarësi, dhe paqe mbi të gjithë ju, familjet tuaja dhe mbarë shoqërinë".

Kosovë; Ja cilat janë koalicionet politike

Posted: 26 May 2017 04:44 AM PDT

Ndarja e partive politike në Kosovë në tri blloqe, koalicioni PDK-AAK-"Nisma", koalicioni LDK-AKR-"Alternativa" dhe "Vetëvendosja" si parti më vete, nuk pritet t'i sigurojë asnjërit grup fitore absolute në zgjedhjet e 11 Qershorit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se partitë politike brenda koalicioneve tashmë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën. Sipas tyre, koalicionet e lidhura mund t’i djegin partitë e vogla dhe do të shkaktojë "tërmet" pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e secilit prej tri blloqeve shprehen të vendosur se do të jene ata fitues në zgjedhjet pas dy javësh. Pavarësisht se të tria këto koalicione synojnë që në krye të ekzekutivit të kenë kandidatët e tyre, përkatësisht Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e Albin Kurtin, analistët konsiderojnë se çështja e kryeministrit ende nuk është e mbyllur.

Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion kërkon pafajësi

Posted: 26 May 2017 04:33 AM PDT

Majlinda Andrea, gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë, ka kërkuar të enjten pafajësi në proçesin që po zhvillohet ndaj saj në këtë gjykatë. Ajo akuzohet për korrupsion pasi ka marrë 50 mijë euro në shkëmbim të dhënies të një vendimi për kthim prone në Butrint në favor të ish pronarëve. Bashkë me të, për të njëjtën çështje, është akuzuar edhe bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, një ish zyrtar i lartë i parlamentit, si dhe Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Të gjithë ata kërkuan pafajësi.
Më parë Prokuroria e Përgjithshmë kishte paraqitur konkluzionet përfundimtare. Organi akuzës kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve dhe dënimin e tyre me 4 vite burg për gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj 5 vite, si dhe sekuestrimin e shumes prej 50 mije euro të perfituar nga korrupsioni. Vendimi pritet të jepet në 12 qershor.

Parku Kombëtar Korab – Koritnik, po josh më shumë turistë

Posted: 26 May 2017 04:05 AM PDT

Bukuria e rrallë e zonës së Gorës në Kukës, pjesë e Parkut Kombëtar Korab – Koritnik, po josh çdo ditë dhe më shumë turistë vendas dhe të huaj që pëlqejnë natyrën e virgjër, sportet dimërore dhe alpinizmin. Zona ka një florë dhe faunë të pasur. Ajo njihet veçanërisht për prodhimet bio e sidomos për pataten, traditën e gatimit dhe veshjet popullore. Sonila Draga, e cila i pret mysafirët me veshjen e saj popullore, thotë se ajo përdoret për festa e dasma.
Mes vizitorëve tërheq vemendjen një familje e ardhur nga Gjermania, pjestarë e së cilës thonë se ndihen shumë mirë mes natyrës dhe njerëzve të kësaj ane. “Ne jemi shume të surprizuar nga kjo rrugë qe kemi përshkuar. Është një vend fantastik. Njerëzit janë shumë miqësore e ka shume diell" shton një prej tyre.
Por për investitorë e parë në infrastrukturën akomoduese të kësaj zone kjo sipërmarrje nuk ka qenë e lehtë. Gezim Basha tregon se ka nisur investet e tij i ka filluar para 5 vitesh, në kushte shumë të vështira dhe infrastrukturë shumë të vështirë. “Ka qenë dëshira ime për të qenë pioneri i turizmit malor” thotë ai për RTSH.
Impulse zhvillimit të turizmit malor në këtë zonë të begatë që shtrihet në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri-Maqedoni po i japin dhe projektet e përbashkëta të zhvillimit ndërkufitar. Salim Jonuzi, Kryetar i Komunës së Dragashit në Kosovë thotë për RTSH se “Një prej projekteve është dhe rregullimi i rrugëve brenda Shishtavecit dhe ndërtimi i rrugëve prej kufirit deri në Krushevë”. Ai shton se nga komuna janë bërë disa shtigje për ecjen e atyre që duan të vizitojnë zonën.
Ndërsa Bukurosh Onuzi kryetar i organizatës "Destinacioni Turistik" thotë se Parku Kombëtar Korab – Koritnik, është nga zonat më të bukura që ka rajoni i Kukësit dhe veriu i Shqipërisë. “Ai shtrihet në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit dhe mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peisazhet e mrekullueshme” thotë zoti Onuzi. Sipas tij vizita turistike shoqërohet me një shërbim turistik të garantuar, me hoteleri, restorante dhe bujtina cilësore, si dhe infrastrukturë shumë të mirë. Zoti Onuzi informon gjithashtu nëpërmjet RTSH se rruga nga Tirana në Shishtavec është vetëm dy orë e gjysëm.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more