Skip to main content

RTSH: “Rama: “Reforma në drejtësi sot fillon të zbatohet pikërisht me votimin e Vettingut”” plus 9 more

RTSH: “Rama: “Reforma në drejtësi sot fillon të zbatohet pikërisht me votimin e Vettingut”” plus 9 more


Rama: “Reforma në drejtësi sot fillon të zbatohet pikërisht me votimin e Vettingut”

Posted: 22 May 2017 01:57 PM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama, përshëndeti vendimit e marra nga parlamenti shqiptar në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, duke  deklaruar se sot është zhbllokuar vetingu, një kërkesë e kahershme dhe këmbëngulëse e tij. “Reforma në drejtësi sot fillon të zbatohet pikërisht me votimin e Vettingut” tha zoti Rama. “Është një moment shumë emocionues sepse është një moment që të bën të thuash me plot gojë që politika është një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira" shtoi ai. Zoti Rama shprehu bindjen se në fund të vitit Shqipëria do të çeli negociatat e anëtarësimit me BE.

Kryeministri dhe kreu i PS hodhi poshtë deklaratat e disa kundërshtarëve të tij se pas ndryshimeve të fundit, PS në pushtet po qeveris me PD në opozitë. “Ministrat që janë votuar nuk kanë ardhur për të përfaqësuar Partinë Demokratike, por për të garantuar PD-në si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve” tha zoti Rama.

Ai i bëri këto deklarata në parlament gjatë një shkëmbimi replikash me ish deputetin socialist Ben Blushi, tashmë një kundërshtar i hapur i kryeministrit, por edhe i opozitës. “Të dy palët keni ardhur në një dasëm, sapo votuat një qeveri të përbashkët” tha zoti Blushi. “Pas 27 vitesh, pas shumë kacafytjesh, sharjesh, shtyrjesh dhe vjedhjesh Sali Berisha me Edi Ramën i kemi sot në një qeveri” shtoi  ish deputeti socialist, aktualisht kreu i partise LIBRA, më e reja e spektrit politik shqiptar.

Debati i tensionuar pati edhe momente humori, kur ish kryeministri Sali Berisha i konsideroi deklaratat e zotit Blushi si shenjë e xhelozisë së tij. “Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë” tha zoti Berisha, ndërsa deputetët e të dy krahëve, midis tyre edhe zoti Blushi qeshnin si rrallë herë.

Parlamenti miraton ndryshimin e qeverisë Rama

Posted: 22 May 2017 10:50 AM PDT

Parlamenti shqiptar ka miratuar në një seancë të jashtëzakonshme shtatë emrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Rama. Emrat janë propozuar nga PD, por kanë marrë edhe miratimin e kryeministrit. Kandidaturat e paraqitura janë miratuar me mbi 100 vota nga maxhoranca dhe opozita, ndërsa në sallë kanë qenë të pranishëm 126 deputetë. Emrat a rinj janë: Zv/kryeministre Ledina Mandia, Ministër i Brendshëm Dritan Demiraj, Ministër i Financave Helda Vukaj, Ministër i Drejtësisë Gazmend Bardhi, Ministre e Arsimit Mirela Karabino, Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri dhe ministre e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha.
Kryeministri Rama në komunkimin javor në Fejsbuk tha se “Ministrat e rinj teknikë të votuar me konsensus dhe të propozuar nga opozita do të jenë në detyrë si kujdestar ë të etikës zgjedhore që do të garantojnë mos përdorimin e administratës në zgjedhje dhe ndalimin e çdo forme presioni ndaj punonjësit e shtetit për tu marrë votën”.
Pavarësisht se palët kishin rënë dakord për ndryshimet ka patur mosmarrëveshje për rendin e ditës lidhur me plotësimin e  dy komisioneve të vettingut. Por ka qenë ndërhyrja e kreut aktual të kuvendit Meta që ka zgjidhur situatën.

Kategoria e Parë: Kamza barazon dhe ngjitet në Superiore

Posted: 22 May 2017 09:26 AM PDT

FAZA E TRETË – JAVA 10

GRUPI A

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
22.05.2017 16:30 * Kamza – Beslidhja 1 – 1
13.05.2017 17:00 Shënkolli – Erzeni 3 – 3

Pushim: Burreli

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 8 4 4 0 12 6 6 40
2. Beslidhja 8 6 2 0 14 3 11 40
3. Erzeni 8 1 2 5 13 21 -8 24
4. Burreli 8 2 2 4 11 12 -1 21
5. Shënkolli 8 0 4 4 11 19 -8 16

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
13.05.2017 17:00 Adriatiku – Kastrioti 3 – 0
13.05.2017 17:00 Iliria – Tërbuni 1 – 1

Pushim: Besa

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Besa 8 3 2 3 8 8 0 20
2. Kastrioti 8 3 0 5 9 11 -2 20
3. Iliria 8 4 1 3 10 10 0 20
4. Tërbuni 8 4 2 2 7 5 2 19
5. Adriatiku 8 3 1 4 8 7 1 14

 

GRUPI B

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
13.05.2017 17:00 Shkumbini – Pogradeci 1 – 1
14.05.2017 16:00 * Lushnja – Bylis 1 – 0

Pushim: Tomori

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 8 6 2 0 13 6 7 41
2. Bylis 8 6 1 1 17 5 12 38
3. Pogradeci 8 2 3 3 10 12 -2 24
4. Shkumbini 8 1 2 5 8 18 -10 16
5. Tomori 8 1 0 7 10 17 -7 15

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
13.05.2017 17:00 Dinamo – Apolonia 1 – 3
15.05.2017 16:00 Sopoti – Elbasani 2 – 0

Pushim: Turbina

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Apolonia 8 4 3 1 17 9 8 26
2. Turbina 8 3 2 3 13 12 1 22
3. Dinamo 8 2 4 2 6 8 -2 19
4. Sopoti 8 2 3 3 8 9 -1 17
5. Elbasani 8 1 4 3 11 17 -6 15

 

Udhëzimet për pranimet në Universitet

Posted: 22 May 2017 07:18 AM PDT

Pas problematikave të shfaqura një vit më parë në lidhje me skemën e pranimeve në universitet, ku shumë student u penalizuan, duke mos fituar degët që kërkonin Ministria e Arsimit nëpërmjet udhëzimi të ri ka vendosur të lehtësoje këto proçedura. Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi në një dalje publike për media ka sqaruar se maturantët do ti nënshtrohen proçesit të aplikimit nga dt 20-29 Korrik ndërsa regjistrimi i tyre do të nise në fund të muajit Gusht. "I gjithë proçesi i regjistrimeve do të filloje me 29 gusht. Në momentin kur aplikanti është shpallur fitues dhe duke parë edhe pozicionin e tij në portal është shënuar me atë ngjyrën jeshile, ai menjëherë dhe sigurisht është edhe vullneti i tij domethënë e do këtë program studimi mund të shkoje pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin përkatës të bëjë regjistrimi e duhur. Për ktë ai ka një afat vetëm 48 orë". Raundi i parë do të zgjase 14 ditë, e më pas panorama e plotë për vendet boshe do të krijoje mundësinë për vijimin e fazave të tjera. Këtë vit ndryshe nga i kaluari fituesve do tu jepet mundësia të çregjistrohen për të zgjedhur programin e studimit që preferojnë më shumë. "Është e drejta e tyre që ata të kryejnë një çregjistrim. Do shumë kujdes ky proçes dhe e kupton që ka goxha shanse në një program tjetër atëherë ai duhet të kryeje proçesin e çregjistrimin pasi nuk lejohet që të të jetë në dy programe studimi dhe më pas të presë raundin e dytë që të kryeje regjistrimin" shtoi zonja Vrapi.Për shkak të caktimit të datës së zgjedhjeve me 25 Qershor, Ministria e Arsimit ka ndryshuar një nga datat e provimit të matures. Duke qënë se ambientet e shkollave shërbejnë si qendra votimi, MAS ka vendosur që provimet me zgjedhje të zhvillohen me 23 Qershor.

Stamboll; Samiti i Detit të Zi

Posted: 22 May 2017 06:44 AM PDT

Në Stamboll po mban punimet samiti i vendeve pjesëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Me rastin e 25 vjetorit te themelimit të kësaj organizate, presidenti i Turqisë Rexhep Tauip Erdogan kërkoi që ky grupim të shndërrohet në mjet efikas për zgjidhjen e problemeve. Është sukses i madh që organizata jonë ka mbledhur rreth interesave të përbashkëta vendet e rajonit më problematikë në botë. Sa më larg konflikteve të qëndrojmë, aq më të mëdha do të jenë frutet e punës. Mendoj se duhet të hedhim edhe një hap shtesë dhe të bëjmë këtë organizatë instrument të zgjidhjes së të gjitha problemeve në rajon, jo vetëm atyre ekonomike, tha presidenti Erdogan. Organizata e bashkëpunimit ekonomik të detit të zi ka 12 anetarë të përhershëm, mes të cilëve Shqiperinë, Greqineë, Serbinë, Rumaninë e Bullgarinë, por edhe disa shtete partnere, si Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara ta Amerikës.

Turqi; Hapet seanca për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit

Posted: 22 May 2017 06:41 AM PDT

U hap sot në Turqi seanca e parë e gjyqit për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit te 15 korrikut të vitit të kaluar. Mes të akuzuarve figurojnë edhe anëtarët e të ashtuquajturit Këshilli i Paqes , të cilët do të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Ankara dhe cilësohen nga autoritetet si pjesëtarë të organizatës terroriste gyleniste. Në seancat e sotme u paraqitën 48 të akuzuar, nën masa të rrepta sigurie. Në gjykatë, për ruajtjen e sigurisë, u angazhuan 1.500 pjesëtarë të xhandarmërisë.

Dhoma e tregtisë përshëndet marrëveshjen politike PS-PD

Posted: 22 May 2017 06:40 AM PDT

Arritja e marrëveshjes mes forcave politike është përshëndetur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë . Për Nënkryetarin e kësaj dhome , Arben Shkodra për katër muaj me radhë, bllokimi i dialogut politik dhe bojkoti parlamentar, krijoi një situatë shqetësuese për sipërmarrjen shqiptare. Vëmendja e politikes duhet të kthehet tashmë te ekonomia sipas Shkodres. "Të kthejnë vëmendjen tek ekonomia dhe tek sipërmarrja private me qëllim fillimin e një komunikimi dhe dialogu konstruktiv që kto kërkesat dhe rekomandimet tona të bëhen pjesë e axhendave të tyre ekonomike". I pyetur mbi koston e shkaktuar nga kriza tek sipërmarrja, Shkodra tha se ende nuk mund të flasim me shifra, por sipas tij kjo do të duket më qartë në 6-mujorin e dytë të vitit. "Normalisht 6-mujori duhet të jetë një moment i mirë për sipërmarrjen për të bërë një bilanc 6-mujor të aktivitetit të saj. Natyrisht që ne ndjejmë që ka pasur një shqetësim të madh të sipërmarrjes".
Sa i përket propozimeve konkrete për nivelin e taksave, Shkodra tha se sipërmarrja ka interes të ulet dhe të diskutojë me qeverinë për uljen e taksave, siç mund të jetë ajo progresive, të paktën në ato nivele që nuk cënohet stabiliteti i financave publike.

Dyqani i parë i alkoolit në Mosul, pas çlirimit të vendit

Posted: 22 May 2017 06:29 AM PDT

Shteti Islamik imponoi ndalim të plotë të alkolit ndërkohë që kontrollonte qytetin lindor Mosul në Irak, madje edhe ka ekzuetuar njerëz për konsum alkoli. Por tani që qyteti u çlirua, një dyqan i tillë që shet pije alkolike është hapur në qytet, por pa i bërë shumë reklamë vetes. Dyqani nuk ka asnjë tabelë, por konsumatorët e dinë dhe, prej tij, shihen shpesh njerëz që dalin, me pijet futur nëpër qese të zeza. Nëpër rafte, pronari që nuk dëshiron të bëhet publik, mban birrë nga Turqia, likerin tradicional irakian, uiski të lirë të importuar apo raki të sjellë nga rajonet kurde. Pronari thotë se ka rreth 1 mijë klientë në ditë dhe pohon së alkoli nuk u zhduk kurrë plotësisht nga qyteti as kur Mosuli u shpall kryeqytet i kalifatit të shtetit islamik në vitin 2014. Në atë kohë tregtimi i alkolit ishte punë e rrezikshme dhe shumë e shtrenjtë. Një shishe mund të shkonte mes 50 dhe 100 dollarë. Më parë në qytet ka pasur edhe bare e klube ku lejohej alkoli, por u mbyllen gjatë luftës. Pronari i këtij dyqani qëndron ende i frikësuar pas derës së blinduar dhe banakut me grila hekuri, pasi i druhet ndonjë sulmi nga ekstremistë që mund të kenë mbetur në qytet.

Tramp nis sot vizitën dy ditore në Izrael

Posted: 22 May 2017 06:24 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Tramp nisi sot vizitën dy ditore në Izrael. Ai qëndroi së pari në Tel Aviv për bisedime me presidentin izraelit Reuven Rivlin e më pas vizitoi kishën e varrit të krishtit dhe murin e lotëve në Jeruzalem. Opinioni izraelit, por edhe ai palestineze e arab janë të interesuar për çështjen e zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, siç premtoi zoti Tramp gjatë fusahtës, por për të cilin duket se ka një farë tërheqjeje pasi shumë analistë thanë se kjo levizje do të ndizte më tepër gjendjen e acaruar dhe do të bëhej pengesë për bisedimet e paqes në rajon. Megjithatë, zoti Tramp nuk do ti shpëtoje dot kësaj teme gjatë darkës së punës me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu. Zoti Tramp i quajti bisedime të paqes izrael palestine si një mundësi të rrallë që do të sjellë stabilitet në rajonin e trazuar. Ekziston një ndjesi e gjerë paqeje në gjithë rajonin e lindje së mesme, u shpreh optimist presidenti amerikan. Më herët, presidenti Tramp vizitoi për dy ditë Arabinë Saudite, ku mbajti edhe një fjalim në kuadër të një takimi rajonal , në të cilin u bëri thirrje për unitet vendeve myslimane në luftën kundër terrorizmit, duke e cilësuar atë një luftë midis së mirës dhe së keqes. "Nuk ekziston luftë mes besimeve, sekteve, apo qytetarimeve të ndryshme"- tha Presidenti Trump. "Kjo është një betejë me kriminelë barbarë". “Terrorizmi është përhapur në të gjithë botën, por rruga drejt paqes fillon pikërisht këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë”, shtoi zoti Tramp, duke theksuar se “Amerika është e gatshme të qëndrojë krah tyre në dobi të sigurisë së përbashkët .

PD shpalos listat dhe platformen elektorale

Posted: 22 May 2017 06:18 AM PDT

Pas marrëveshjes me Kryeministrin Edi Rama, opozita do të thyeje bojkotin disa mujor parlamentar. Para seancës plenare Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar demokrat ku i ka bërë me dije anëtarët e opozitës për komisionet e vettingut, pjesë e reformës në drejtësi.Oerd Bylykbashi ,Flamur Noka dhe Fatmir Mediu do të jenë anëtarët e komisionit ad Hoc për verifikimin e kandidateve për institucionet e rivlerësimit. Në komisionin me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit janë caktuar nga opozita Bylykbashi, Dhurata Cupi, Fatmir Mediu, Genti Strazimiri Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi . Ndërsa në komisionin prej 6 anëtarësh opozita do të propozoje deputetet Halimi, Noka dhe Vokshi. Gjithashtu në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha ka njohur deputetët me propozimet që do të bëje Partia Demokratike për ligjin zgjedhore, që mund të çoje edhe në ndryshime të kodit penal, pasi do të kërkohet dënimi me burg për këdo që blen apo shet votën në ditën e zgjedhjeve. Në mbledhjen e grupit parlamentar zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk ka diskutuar asnjë deputet. Para nisjes së mbledhjes dhe në përfundim të saj , Basha është takuar me ish Kryetarin e PD-së Sali Berisha si edhe me Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Basha mësohet të jetë takuar edhe me anëtarët e Qeverisë të propozuar nga Partia Demokratike, që do të jenë sipas marrëveshjes me Kryeministrin, garantet e standarteve të zgjedhjeve të 25 qershorit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more