Skip to main content

RTSH: “Futboll, Kukësi shpallet kampion dhe hyn në histori” plus 9 more

RTSH: “Futboll, Kukësi shpallet kampion dhe hyn në histori” plus 9 more


Futboll, Kukësi shpallet kampion dhe hyn në histori

Posted: 20 May 2017 12:12 PM PDT

Ekipi i futbollit i Kukësit ka hyrë në histori. Ndonëse është krijuar në vitin 1930, vetëm këtë vit ai është shpallur kampioni i Shqipërisë në futboll në sezonin 2016-2017. Ekipi me presidentin e apasionuar Safet Gjici, i drejtuar mjeshtërisht  nga trajneri Ernest Gjoka gjunjëzoi 2-0 Skënderbeun e Korçës, kampion në fuqi, duke siguruar titullin një javë para përfundimit të kampionatit. Kroati Pero Pejiç u kthye në hero pasi shënoi dy gola duke çuar në delir tifozerinë kuksiane.
Takimi pati momente të vështira. Korçarët që në fillim u ndëshkuan me karton të kuq pasi arbitri Jorgji nxorri nga loja Micin i cili ndaloi forcërisht Pejiçin ndërsa ky ishte vetëm për vetëm me portierin. Penalltia e dhënë u kthye në gol nga vetë Pejiçi.
Në fillim të pjesës së dytë lojtarët e Skenderbeut kërkuan me ngulm një 11 metërsh, por arbitri Jorgji i dha kartonin e kuq Osmanit. Një moment i lartë tensioni u shënua kur Salihi arriti ti griste kartonin e kuq gjyqtarit.
Vazhdimi i mëtejshëm ishte mjaftë i tensionuar. Korçarët bënë përpjekje maksimale, por mbrojtja kuksiane ishte solide. Dhe në minutat shtesë ishte sërish Pero Pejiç që me golin e tij të dytë në takim, ka shënuar edhe fillimin e festës në Kukës.

Rrëfimi i 19-vjeçares: Si i shpëtova tutorit

Posted: 20 May 2017 06:07 AM PDT

Ajo ishte vetëm 14 vjeçe kur u largua nga familja me ëndrrën se gjeti njerun e dashur me të cilin do të ndërtonte jetën. Iu përkushtua personit që nuk kishte shumë kohë që e njihte, por më vonë do ta kuptonte që ai ishte një trafikant, duke e gjetur veten mes një rrjeti prostitucioni.

4,400 migrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare italiane

Posted: 20 May 2017 05:58 AM PDT

Rreth 4,400 migrantë janë shpëtuar vetëm këto dy ditët e fundit në Detin Mesdhe. Gjatë disa operacioneve në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane dhe libiane, janë shpëtuar sot 1,500 persona. Emigrantët e paligjshëm gjendeshin në 11 gomone dhe dy varka të vogla kur u shpëtuan nga anije të rojeve bregdetare italiane dhe të marinës spanjolle. Një ditë më parë, u raportuan 2.900 emigrantë të shpëtuar, 2,300 mes tyre u pikasën në ujërat ndërkombëtare duke u orientuar drejt Italisë, ndërsa 580 të tjerë, të mbetur në ujërat libiane u kthyen drejt Libisë.

Trump viziton Arabinë Saudite

Posted: 20 May 2017 05:52 AM PDT

Me pompozitet dhe siguri të lartë është pritur në Riad të Arabisë Saudite, presidenti amerikan, Donald Trump dhe zonja e parë Melania. Pas pritjes në aeroport nga mbreti saudit Abdulaziz, çifti Trump është larguar në një autokolonë përgjatë rrugëve të boshatisura. Gjatë vizitës dyditëshe të presidentit Trump në mbretërinë e Lindjes së Mesme, pritet të përmbyllë një marrëveshje për shitblerje armësh më vlerë prej 100 miliardë dollarësh. z. Trump do ta kalojë ditën e parë me mbretin Salman dhe anëtarët tjerë të familjes mbretërore, ndërsa të dielën ai do të takojë udhëheqësit e botës arabe dhe myslimane në një takim të lartë rajonal të përqendruar në luftën kundër ekstremizmit. Sipas mediave dhe analistëve, arabia Saudite, është një vend vizite i pashembullt për fillimin e një udhëtimi të një presidenti amerikan. Vizita e tij jashtë vendit përveç Arabisë Saudite, përfshinë edhe Izraelin dhe Vatikanin, vende të shenjta për të tri fetë më të mëdha të botës.

Rama: Ambicja e Partisë Socialiste është të fitojë 71 mandate

Posted: 20 May 2017 05:47 AM PDT

Në takimin me fermerë të Progrit në Korçë, Kryeministri Rama i ftoi ata të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit, për të vazhduar sikundër tha reformat shtetformuse dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Rama e konsideroi votën për kundeshtarët politikë të djathtë, regres për shqipërinë për shkak të filozofisë që kanë sipas tij për të çmontuar shtetin. Kryeministri Rama, tha se ambicja e socialistëve është që me 25 qershor të sigurojnë 71 deputetë për legjislaturen e re të kuvendit. Kryeministri sqaroi termat e marrveshjes së arritur me Lulzim Bashën. Ai përgenjështroi komentet se i ka dhënë opozitës gjysmën e qeverisë, duke theksuar se i ka ofruar asaj garancitë që kërkonte për standartet e zgjedhjeve. Ndërkohë Kryeministri vlerësoi si fitoren e një beteje gati të pamundur për këtë mandat atë të marrjes së garacisë së opozitës për të votuar vettingun, pasi krahas vullnetit të shumicës, për shkak të votave të opozitës ky ligj dhe reforma në drejtësi apelonin për kompromis më të gjërë, do të sqaronte shefi i qeverisë. Kryeministri vlerëson faktin që opozita do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve, edhe pse e ka bindje absolute se partia që drejton do të jetë fituese, duke parashikuar edhe surpiza. Në këtë takim Kryeministri lançoi projektin e katër viteve të ardhshme për zhvillimin e bujqësisë, që parashikon rritje të investimeve për fermerët .

Nisin përgatitjet për edicionin e 19-të të “Miss Shqipëria”

Posted: 20 May 2017 04:25 AM PDT

Kompeticioni i vetëm i bukurisë mbarëshqiptare "Miss Shqipëria" mbush plot 19 vjet. Prej disa ditësh në studiot e Radiotelevizionit Shqiptar, transmetuesit ekskluziv të këtij eventi, kanë nisur audicionet e vajzave pretendente për kurorën e artë që do të dorëzohet nga mbajtësja e edicionit të kaluar Kristiana Skuraj. Producentja e këtij eventi është Alda Bida. Sipas producentes Bida data 21 maj është dita e fundit e audicioneve. Me datë 23 maj bëhet shpallja e 31 vajzave konkurerente, ndërkohe që një ditë më pas do të bëhet një mbrëmje së bashku me prindërit. Kompeticioni i vetëm i bukurisë mbarëshqiptare "Miss Shqipëria" mbush plot 19 vjet.
Ashtu si vetë bukuria e këtij kompeticioni, edhe qyteti mikpritës Tepelena, është rilindur me rivitalizimin e qendrave të qyteteve, projekt i qeverisë shqiptare. Tepelena do të shndërrohet në ditët e para të qershorit epiqendra e bukurisë shqiptare. Ajo do të mikpresë bukuroshet nga gjithë trevat deri në natën finale, kur dhe do të mesojmë kush do të jetë mbreteresha e bukurisë shqiptare për vitin 2017.

NBA: Cleveland fiton 130-86 ndaj Boston

Posted: 20 May 2017 03:26 AM PDT

Me rezultatin e papritur 130-86, Cleveland Cavaliers dominuan ndeshjen e dytë të finales së konferencës së lindjes kundër Boston Celtics duke çuar serinë në 2-0. Duhet të ishte një finale e denjë për konferencën e lindjes por Cleveland duket se janë tepër të fortë për Bostonin dhe vijojnë luftën në distancë me Warriors. Është sërisht Le Bron James, MVP i sezonit të kaluar që impresionon publikun vendas falë 30 pikëve, 7 asissteve dhe 5 topave në tabelë. Një sfidë që ve në dukje dhe Kyrie Irving, që realizoi 21 pikë. I vetmi nga të zotët e shtëpisë që arrin ti afrohet këtyre paraqitjeve është Jaylen Brown me 19 pikë. Një fitore bindëse që vihet në kasafortë vetëm pas 16 minutave lojë. Në periodën e parë, Cleveland e mbyll në avantazh 32-16 por vendimatare për fatin e sfidës ishte perioda e dytë ku Cavaliers realizuan 40 pikë duke e mbyllur pjesën e parë 72-31. Pjesa e dytë e lojës është thjesht nën diktatin e miqve që e mbyllën ndeshjen 130-86. Le Bron James dhe shokët e tij janë në avantazh 2-0. Tashmë në Quicken Loans Arena të Clevelandit do të luhet ndeshja e tretë dhe e katërt. Në dy finalet e konferencave duket gjithçka si një përgatitje për sfidën e madhe finale që më shumë siguri do të jetë një përsëritje e vitit të kaluar mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State.

Zhvillimet e fundit në PD

Posted: 20 May 2017 03:08 AM PDT

Pas arritjes së marrëveshjes politike me Kryeministrin Edi Rama, Kryetari i Partisë Demokratike është në fazën e përzgjedhjes së emrave apolitik, që do ti propozojë për antarë të kabinetit qeveritarë si edhe për drejtimin e disa institucioneve. Selia Blu është hermetike, për të zbuluar për mediat, emrat e ministrave teknikë që do të jenë garantë për standartet e zgjedhjeve të 25 qershorit. Lulzim Basha do tia propozojë shefit të qeverisë brenda afatit të përcaktuar në marrëveshjen e tyre dhe vet Kryemistri tha një ditë më parë nga Korça, se beson se propozimet e PD-së do të jenë përfaqesues dinjitoz, për të përbushur qëllimin e opozitës deri në përfundim të proçesit zgjedhorë. Ndërkohë partitë aleate konfirmojnë se janë dakort me propozimin e Bashës, që të hyjnë nën një sigël me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, ku kryetarët e këtyre partive do të jenë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Të kontaktuar nga Televizioni Shqiptar ata thanë se kjo është fjala që kanë marrë nga Lulzim Basha që në nisje të protestës 90-të ditore, rikonfirmuar prej tij edhe në perfundim të protestës, që çoi në një marrëveshje penalizuese për partitë e vogla për shkak të pamundësisë së daljes në zgjedhje me Koalicione. Pavaresisht fjalës së dhënë, Kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike, mbeten në pritje të vendimit përfundimtarë të Lulzim Bashës, për të parë të zezë mbi të bardhë emrat e tyre në listat e kandidatëve për deputetet. Listat mund të kenë surpriza, jo vetëm kur është fjala për partitë aleate, por edhe për vetë demokratët. Ende nuk dihet përbërja,veçanërisht sa i takon raportit mes prurjeve të reja dhe deputetëve të disa legjislaturave të Partisë Demokratike, si edhe qëndrimi i Lulzim Bashës për zërat kritikë veçanërisht aksionit të tij opozitarë, që çoi në marrveshjen me Kryeministrin Rama.

Rritet ndjeshëm numri i turistëve në Krujë

Posted: 20 May 2017 02:53 AM PDT

Ndonëse Kruja është një qytet i vizituar gjatë gjithë vitit, ardhja e verës dhe hapja e sezonit turistik ka bërë që numri i vizitorëve nga i gjithë vendi dhe i turistëve të huaj të rritet në mënyrë të ndjeshme. Jane me qindra numri i tyre që vizitojnë Krujën dhe natyrisht veprat historike siç është Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti, pazari karakteristik etj. Çdo ditë numri i tyre është në rritje të vazhdueshme. Nxënës të shkollave nga i gjithë vendi vijnë çdo ditë në këtë qytet e po ashtu nxënës shkollash nga Maqedonia, Mali i zi e Kosova. Turistët e huaj shprehin vlerësimin e tyre të lartë për qytetin historik të Krujës dhe sidomos për Muzeun Kombëtar. Turistët kryesisht vijnë nga Anglia, Gjermania, Polonia, Italia, Çekia, Hungaria e deri nga SHBA dhe Japonia.

Policia e Fierit sekuestron 86 kg kanabis dhe vë në pranga dy vëllezër

Posted: 20 May 2017 02:45 AM PDT

Policia e Fierit ka sekuestuar 86 kg kanabis dhe ka vënë në pranga dy vëllezër. Në sajë të operacionit "Kurtaj" u vunë në pranga Altin Shyti, 36 vjeç dhe Teli Shyti, 26 vjeç nga Ngjeqari i Roskovecit. Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 86 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në dy fuçi plastike dhe në 5 thasë plastmasi me vakum. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip Toyota me targa AA 326 KE si edhe 1 motorçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri. Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda narkotike që u gjet në qeset e vakumit, ishte e përgatitur me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit, me destinacion Italinë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more