RTSH: “Fitojnë Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu” plus 9 more |
- Fitojnë Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu
- Rama: Fermerët të bashkohen për të rritur përfitimet
- Botërori i Aeronautikës, mbyllet garimi në ditën e 5-të
- Durrës: Vetëvritet një punonjëse policie
- Tiranë: Goditet me thikë, humb jetën 27-vjeçari
- BERZH: Politika rrezik për ekonominë
- 3 Musketjerët; Rock dhe simfoni
- Xhafaj: Policia vetëm garantuese e rendit në zgjedhje
- Kongresmenët amerikanë takime politike në Shqipëri
- Nishani, Gjyq kundër Bashkim Koplikut
Fitojnë Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu Posted: 10 May 2017 11:30 AM PDT JAVA 33
* Në RTSH
Flamurtari -6 pikë | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Rama: Fermerët të bashkohen për të rritur përfitimet Posted: 10 May 2017 06:56 AM PDT Mbështetja financiare e dhënë nga qeveria nëpërmjet grandeve,i ka dhënë nxitje rritjes së sipërmarrjes,duke forcuar kapacitetet e tyre prodhuese. Një prej kompanive përfituese të këtyre grandeve, Erzeni, që merret me produktet dhe nënproduktet e qumështit,ka përfituar jo vetëm nga heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore, por edhe një tjetër prej 40 mln lekësh për kompjuterizimin e teknologjisë. Rritja e kapacitetit të kompanisë,ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në zgjerimin e zinxhirit të prodhimit duke angazhuar 4500 fermerë.Rama i bëri thirrje fermerëve të bashkohen për të ulur kostot. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Botërori i Aeronautikës, mbyllet garimi në ditën e 5-të Posted: 10 May 2017 06:47 AM PDT Dita e 5-të e Kampionatit të 9-të Botëror të Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, që, po zhvillohet në Vlorë, ka vijuar normalisht të mërkurën, e favorizuar edhe nga moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm. Paradreke dhe pasdreke janë zhvilluar garat e turit të 7-të për të gjithë sportistët, teksa 6 turet e para janë mbyllur tashmë dhe janë zyrtarizuar edhe renditjet përkatëse. Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 147 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës dhe, pas 6 tureve të para, në renditjen ekipore, Kina ka marrë vendin e parë, me 37 pikë, duke kapërcyer në renditje mbi Tajlandën, që ka zbritur në vendin e 4-të, ndërsa Serbia është tashmë e dyta, me 44 pikë, e ndjekur nga Indonezia, me 49 pikë. Shqipëria mban vendin e 13-të, me 465 pikë. Sa i përket renditjes individuale, për meshkuj bullgari Cvetan Colov ka marrë kreun e renditjes, me 3 pikë, një më pak sesa slloveni Anto Shvoljshak, që ka zbritur në vendin e dytë, dhe slloveni tjetër, Matjazh Sluga, që ka 5 pikë. Për femra, është Nunapat Phuçong e Tajlandës që merr vendin e parë, me 12 pikë, e ndjekur nga Marketa Tomashkova e Republikës Çeke, me 18, dhe Dinara Usmanova e Kazakstanit, me 26 pikë. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pa ndërprerje në kanalin RTSH Sport, por, me alternime edhe në RTSH 1 HD. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Durrës: Vetëvritet një punonjëse policie Posted: 10 May 2017 06:41 AM PDT Një 23 vjeçare, punonjëse policie në Policinë e Durrësit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Njoftimi zyrtar i policisë saktëson se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, rreth orës 12: 30 në Katund Sukth. Po zyrtarisht pohohet se Peranxhela Shahini në rrethana ende të paqarta është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme proçedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Tiranë: Goditet me thikë, humb jetën 27-vjeçari Posted: 10 May 2017 06:36 AM PDT Një tjetër ngjarje e rendë me pasojë jetën e një të riu është regjistruar këtë të mërkurë. Konflikti banal mes dy të rinjve i ka marrë jetën 27- vjeçarit Altin Kodra pas goditjes me thikë në bark. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrezë në Tiranë. Fillimisht 27- vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua për të marrë ndihmën e parë në Qendrën Spitalore në Kryeqytet por prerja e shkaktuar nga thika ka prekur edhe organet e brendshme. Policia arrestoi autorin ,Vladimir Luli i cili u shoqërua në ambientete komisariatit nr 5. Burimen thonë se shkak i ngjarjes së rendë ka qënë një sherr i nisur pak ditë më parë. Specialistët e Krimeve ndaj jetës në Policinë e Tiranës, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, i përdorur nga autori. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
BERZH: Politika rrezik për ekonominë Posted: 10 May 2017 06:32 AM PDT Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit mbi ecurinë e ekonomive në vendet e ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, vlerëson se zhvillimet e brendshme politike në këto vende mbeten rrezik për ecurinë ekonomike. Në vlerësimin e Berzh ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5% këtë vit, por pasiguria që buron nga politika është domethënëse. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
3 Musketjerët; Rock dhe simfoni Posted: 10 May 2017 06:28 AM PDT Çfarë ndodh kur muzika rock vishet me nota klasike?! Në skenë vershon një vullkanik ndjesish dhe përjetimesh. I tillë premton të jetë edhe koncerti 3 musketierët që bashkon me orkestrën simfonike te Radio Televizionit Shqiptar këngëtarët që kanë shkruar historinë e muzikës shqiptare në pranverën pas rënies së regjimit komunist. Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi bashkohen jo thjesht për ringjalljen e nostalgjisë së muzikës që i ka rezistuar kohës. Elton Deda shprehet kështu: "Ajo që i reziston kohës është vërtetë muzika e mirë dhe përderisa këngët tona vazhdojnë të mbledhin fansa kjo tregon që i kanë rezistuar kohës. Kjo sepse ne nuk kemi bërë muzikë vetëm sepse duhet bërë në një mënyrë të caktuar por sepse jemi bazuar te pasioni dhe frymëzimi jonë." Redon Makashi vijon: " Ky është rikthimi i tre mosketierëve, por ndryshe këtë herë, pasi do të vijmë me këngë rock të përziera me muzikë klasike." Aleksander Gjoka bie dakort me parafolësit dhe thotë se: " Në koncertin tonë do të vijnë fansat e muzikës së vërtetë, ata që na duan dhe do të na duan gjithmonë." Koncerti që do të mbajë perlat e repertorit të 3 musketjerëve është një rikthim tek instrumenti shkrirë me orkestrën e cila ka qenë mbeshtetësja e parë e këtyre këngetarëve në Festivalet e RTSh-së. Elton Deda vijon: " Fakti që muzika klasike do të miksohet me muzikën rock është shume i bukur, mbi të gjitha sepse ekziston ajo kimia e duhur mes artistëve. Mendoj se kjo do të jetë një atë magjike." E nëse jeni mesuar me grupe të famshme rocku që luajnë përkrah orkestrave gjigande simfonike për herë të parë këtë ndjesi me muzikën shqiptare rock do të mund ta përjetoni falë këtyre artistëve të talentuar që ju presin më datë 15 Maj në Pallatin e Kongreseve për të kënduar këngët më të bukura bashkë me ta. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Xhafaj: Policia vetëm garantuese e rendit në zgjedhje Posted: 10 May 2017 06:23 AM PDT Policia e Shtetit nuk do të përfshihet në proçesin zgjedhor të 18 qershorit, por do të zbatoje me përpikmëri detyrat që i ngarkon ligji në këtë proçes. Kjo është përgjigjia e vetme që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka për gjithë skeptikët mbi rolin e policisë në zgjedhje: "Zgjedhjet e 18 qershorit janë absolutisht të garantuara sepse zgjedhjet në përgjithësi i garanton kushtetuta i garanton ligji dhe policia është në funksion të respektimit dhe zbatimit të kushtetutës dhe ligjit. Dhe plicia bën dhe zbaton detyrat që i ngarkon ligji". Këtë të shtunë efektivët blu, do të duhet të menaxhojnë një tjetër protestë të opozites. Deklaratat e Ministrit të brendshëm u bënë në ditën ndërkombëtare të drejtësisë gjatë perurimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Po sot Avokati i Popullit Igli Totozani i ka dërguar një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Ai i kujton se disa vite më parë policia është keqpërdorur nga forcat politike në pushtet për të ndikuar në zgjedhje , duke deformuar rezultatin e votimeve, gjë e cila nuk duhet të ndodhe më: "Policia e Shtetit është e depolitizuar, por duke mbajtur në konsideratë ndonjë dyshim të shprehur publikisht nga forca të caktuara politike lidhur me ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve të strukturave shtetërore, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo akt të mundshëm të kundërligjshëm në proçesin zgjedhor nga punonjësit e Policisë së Shtetit. "- thuhet në letër. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kongresmenët amerikanë takime politike në Shqipëri Posted: 10 May 2017 06:15 AM PDT Gjashtë kongresmenë amerikane zbarkuan të mërkurën në Shqipëri. Në krye të delegacionit është kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në kongresin amerikan z. Bob Goodlatte. Të shoqëruar nga i dërguari i Presidentit Amerikan në Shqipëri Donald Lu, kongresmenët deri në orën 14.00 të së mërkures u takuan me Presidentin Bujar Nishani dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Nga njoftimet zyrtare kuptohet qartësisht se misioni i delegacionit amerikan është i fokusuar tek çështjet politike. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën politike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për reformën në drejtësi, për avancimin e reformës zgjedhore, për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë thuhet se iu kushtua fenomenit të trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend si një aktivitet që lidhet edhe me rrezikun e terrorizmit dhe krimit të organizuar në të gjithë rajonin. Në takimin me presidentin mesohet se kongresmenët kanë njohur rolin e kreut të shtetit për negociatat e zhvilluara mes qeverisë dhe opozitës gjatë javës së shkuar. Në takimin me kryetarin e parlamentit ky i fundit ka siguruar kongresmenët se pavarësisht situatës politike, Shqipëria është e përkushtuar ndaj axhendës së saj euro-atlantike. Ato çfarë pritet me interes janë takimet me Kreun e qeverisë Edi Rama dhe me kreun e opozites Lulzim Basha. Vizita e kongresmenëve zhvillohet disa ditë para protestës së lajmëruar nga opozita në 13 Maj. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nishani, Gjyq kundër Bashkim Koplikut Posted: 10 May 2017 05:59 AM PDT Një shkrim për presidentin Bujar Nishani dhe origjinën e tij e ka çuar Bashkim Koplikun, në dyert e gjykatës. Kopliku, ish zëvëndëskryeministër në qeverinë Meksi botoi pak muaj më parë një shkrim , ku përkufizonte kreun e shtetit Bujar Nishani si pasardhës i familjes komuniste që kontribuonte në zbatimin e luftës së klasave dhe kërkonte rihapjen e dosjes së familjes së tij, ti tregonte popullit të vërtetën. Sot në seancën e parë, Kopliku e konsideroi të pakuptimte denoncimin e presidentit të Republikës, duke theksuar se shkrimi nuk kishte aspak ngjyrja denigrimi, por përmbante një të vërtetë që duhet të dinin të gjithë. Kopliku kërkoi që palët të gjenin kompromisin për kjo kërkesë u refuzua nga avokati që përfaqësonte presidentin. Avokati i paditësit Andi Çuadari kërkoi sot përgënjeshtrim të shkrimit si dhe dënimin me gjobë në vlerën 100 mijë lekë. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: