Skip to main content

RTSH: “Basha u përgjigjet kritikëve: Ndryshimi fillon nga vetja!” plus 9 more

RTSH: “Basha u përgjigjet kritikëve: Ndryshimi fillon nga vetja!” plus 9 more


Basha u përgjigjet kritikëve: Ndryshimi fillon nga vetja!

Posted: 29 May 2017 01:22 PM PDT

Kreu i PD Lulzim Basha e ka konsideruar të vështirë vendimin e tij për të hartuar listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa tha se ndryshimi i Shqipërisë duhet të fillojë nga vetja. Duke folur në një miting me përkrahësit e tij në Lezhë zoti Basha ju përgjigj kritikave në rritje brenda partisë. “Duhet ndryshim, ndryshimi i Shqipërisë vjen duke ndryshuar në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ju më dhatë të drejtë, ju më thatë PO ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga shtëpia jonaë, me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017 dhe unë e zgjodha, e vendosa dhe kam nderin t'iu prezantoj” tha zoti Basha.  Deklarimet e tij vijnë ndërsa zërat brenda PD pas shpalljes së listave me të cilët ajo do të konkurojë në zgjedhjet e 25 qershorit janë ngritur në maksimum. Të hënën në mesditë ish nënkryetarja Jozefina Topalli dhe një nga themeluesit e PD Arben Imami, kanë kërkur mbledhjen e forumeve dhe shkarkimin e kreut të PD Basha duke e bërë përgjegjës për situatën e vështirë sipas tyre në të cilën është partia. Disa kandidatë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa disa krerët lokalë të PD, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në fushatë.

KQZ shtyn për të dytën herë afatin e dorëzimit të listës për PD

Posted: 29 May 2017 01:11 PM PDT

KQZ ka shtyrë për herë të dytë afatin e dorëzimit të listës së kandidatëve të PD për deputetë. Komisioni i ka bërë thirrje partisë më të madhe të opozitës që deri në orën 09:00 të së martës të paraqesi listën e plotë si dhe formularët e dekriminalizimit për çdo kandidat. “Duke kërkuar një mirëkuptim nga përfaqësuesit e partive politike, por edhe nga kolegët në tavolinë, do të propozoja ti japim edhe një afat deri nesër në orën 09:00” tha kreu i KQZ Klement Zguri. Propozimim i tij u miratua me unanimitet. Të dielën KQZ i la PD afat 24 orë për të dorëzuar listën. Kjo parti kishte paraqitur 94 emra kandidatësh nga 140 që do të duheshin normalisht.
Ndërkohë PD është përfshirë nga debate të forta pasi kreu i PD Lulzim Basha bëri të njohur listat e kandidatëve. Veç mungesës së numrave, binte në sy edhe mungesa e emrave të njohur të PD. Një pjesë e tyre kanë kundërshtuar. Ish nënkryetarja Jozefina Topalli dhe një nga themeluesit e PD Arben Imami, kanë kërkur mbledhjen e forumeve dhe shkarkimin e kreut të PD Basha. Disa kandidatë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa disa krerët lokalë të PD, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në fushatë.

Hetimet për ndriçuesit e mitingun e PD-së

Posted: 29 May 2017 07:11 AM PDT

Policia e Tiranës dorëzon në prokurori një kallzim penal ndaj subjektit që siguroi ndricimin në mitungun e partisë demokratike në sheshin qëndrorë. Sipas këti kallzimi ubiformat blu hedhin dyshime se pasditen e së shtunës, në turmën e njërzve është hedhur një substancë kimike, që ka sjell dhe pasoja në shëndetinin e pjesmarrsëve në tubim. Për këtë çështje policia ka sekustruar dhe disa proxhektorë të cilët mendohet se janë shkakë për këtë reaksion tëk disa pjesmarres në miting madje dhe kryetari i partisë demokratike . Ilir Kadiu, avokat shprehet kështu: "Ekspertë thonë se ky është një rast ku duhet hetuar me ekspertë të fushës, duke hedhur poshtë hipotezat se djegia ka ndodhur nga prozhektorët e ndriçimit. Robert Karati, ekspert i kriminalistikës thotë se: "Prokuroria tha se ka nisur hetimet dhe priten rezultatet e akt-eksretimeve për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjajre, edhe pse ekspertët e kanë thënë fjalën e tyre. Në vëndin ku u mbajt tubimi nuk është gjendur asnjë sendiment të dyshimtë."

Muça: Tirana të gjejë forca për t’u ringritur

Posted: 29 May 2017 06:34 AM PDT

Në futbollin shqiptar po ndodhin gjëra që nuk i kishte imagjinuar njeri. Janë folur e stërfolur gjykimet e arbitrave të cilat kanë ndikuar jo pak në fatet e shumë ndeshjeve por edhe në ecurinë e vetë skuadrave. Por ajo që ndodhi në përfundim të këtij kampionati do të mbahet mend nga shumë sportdashës. Skuadra më e titulluar në vend, Tirana, nuk do të jetë më midis skuadrave më të mira të vendit por ka zbritur një kategori më poshtë. Në emisionin "Rubrika Sportive", ish-futbollisti i shquar i skuadrës bardheblu, Shkëlqim Muça kërkon t’i japë kurajo të gjithë protagonistëve të Tiranës duke iu vënë në dukje arritjet e tyre deri më sot, dhe duke u munduar të mos i lejoje të bien në gjendje negative apo sadopak të pashpresë pë shkak të të mos konsideruarit si një skuadër e kategorisë së lartë.

Ekspertët flasin për shkallën e helmimit të simpatizantëve të PD-së

Posted: 29 May 2017 05:59 AM PDT

Të sëmurët e shtruar dy ditë më parë në shërbimin e okulistikës në QSUT, pas shqetësimeve që ndjenë me irritim të lëkures dhe syve në aktivitetin e PD janë rikuperuar plotësisht dhe kanë lënë spitalin gjate ditës së sotme. Pak më herët sipas ministrisë së shëndetësisë, ata janë vizituar nga ministri i shëndetësisë Arben Beqiri, i cili ka konstatuar nga afër përmirësimin e tyre shëndetësor. Gjithashtu nga spitalet rajonale referohet se gjatë nates dhe ditës së sotme nuk është kërkuar asnjë ndihmë mjeksore në lidhje me incidentin e para dy ditëve. E ndërsa organet kompetente siç është mjeksia ligjore, janë në kërkim të shkaqeve që çuan në këtë shqetësim masiv shëndetesor , ajo që të bie në sy është termiologjia që perdoret në lidhje me diagnozën. Në njoftimin për shtyp të ministrisë së shëndetësisë diagnoza përkufizhet si intoksikim ose helmim ndërkohë që nga burimet të brendshme të ekspertëve të fushës në QSUT, që kanë vizituar pacientët, tvsh mëson se diagnoza klinike e përcaktuar është Dermatit. Sipas këtyre burimeve dermati akut mund të shkaktohet jo vetëm nga rrezatimi por edhe nga agjentë kimikë e fizik që bien në kontakt me lëkurën. Burimet jashtë kameras konfrmojnë se ndriçuesit e skenës kanë qënë statik ndërkohë që pacientet e vizituar janë paraqitur me shqetësime të irritimit të lekurës nga të dy krahët e fytyrës dhe madje ka nga ata që pohojnë se kanë qënë në rresht të katër, pra larg ndriçuesit. Mjekët kanë qënë unanim në dhënien e sugjerimeve dhe ajo çka mbetet për tu parë është përgjigja e organeve kompetente.

Forumi Rebirth në Tiranë

Posted: 29 May 2017 05:48 AM PDT

Teksa Bienalja Mediaterranea 18 ka mbyllur siparin, artistët dhe menaxherët e artit e shohin Shqipërinë si një kantier të ri kreativiteti. Pikërisht kështu ka ndodhur edhe me forumin Re-Birth në Tiranë një projekt i Cittadellarte dhe fondacionit Pistoletto. Përmes muzikes, dialogut ndërkulturor dhe shkëmbimit të ideve, pjesëmarrësit në Forum kanë përcaktuar linjat e një vizioni të ri artistik me impakt social. Ministria e Kulturës është një ndër partnerët e këtij projekti në Shqipëri që prezantimin zyrtar e pati në qendrën Turbina në Tiranë. “Stimulimi i rritjes ekonomike të qëndrueshem dhe përmasa e drejtësisë, janë disa prej diskutimeve që komunitete shqiptare kanë përzgjedhur si fokus. E gjitha në funksion të evidentimit se si paqja dhe drejtësia nisin me mundësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në art dhe kulturë, në mënyrë që të lejohet zhvillimi i individëve dhe i komuniteteve që janë të lira për të imagjinuar dhe të afta për të mbrojtur të drejtat e tyre”.  Love Difference aktivizon një rrjet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, artistëve, arkitektëve, shkrimtarëve dhe kërkuesve në vende të veçanta në  zonën e Mesdheut, i cili  ka  për qëllim zhvillimin e projekteve artistike në favor të një  shndërrimi  të përgjegjshëm të shoqërisë.

 

Degjohen kandidatët për Organet e Vettingut

Posted: 29 May 2017 05:40 AM PDT

Komisioni i posaçëm parlamentar që po verifikon njerëzit e Vettingut dëgjoi sot më shumë se 87 kandidatë në një seancë maratonë prej 4 orësh. Kandidatët ishin grupi i personave të skualifikuar nga Avokati i Popullit për shkak se nuk plotësonin kriterin kryesor të 15 viteve vjetërsi në profesionin e juristit, avokatit, noterit apo gjyqtarit. Në rradhën e kandidatëve që u dëgjuan sot kishte edhe persona për të cilët ishte dhënë vlerësim negativ nga ndërkombëtarët sepse kishte raste kur ata ishin dënuar me gjobë gjatë aktivitetit të tyre jetësor. Gjatë seancës dëgjimore deputetët u dhanë mundësi pretendentëve të plotësonin dosjet me dokumente shtesë. Në komision u paraqiten të paktën 3 raste kur kandidatët ishin skualifikuar nga gara edhe pse kishin karrierë të gjatë, por aktivitetin në fushën e të drejtave e kishin kryer jashtë Republikës së Shqipërisë. Pjesa më interesante e proçesit do të jetë në vazhdim kur do të dëgjohen kandidatët që kanë plotësuar kriteret formale të ligjit dhe kanë më shumë shanse për kualifikim. Nga 84 kandidatë që do të dëgjohen në vazhdim, 17 prej tyre kanë marrë rekomandim negativ nga ndërkombëtarët, por ky me sa duket do të jetë një informacion i klasifikuar që do të mbetet në gjykimin e deputetëve për vendimin përfundimtar. Sipas të gjithave afateve të pretenduara, në fund të kësaj jave do të kemi listën zyrtare të njerëzve që do të përzgjidhen nga dy komisionet e tjera të posaçme për t’ ju dërguar Kuvendit për votim.

Vasili takon përfaqësuesit e OSBE-së

Posted: 29 May 2017 05:31 AM PDT

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin në qendër të bisedës që zhvilloi kryetari lëvizjes socialiste për integrim me kreun e misionit të vëzhgimit OSBE-ODHIR Piter Tejlor. Siç njofton zyra e shtypit e LSI-së, kryetari Vasili theksoi se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë samë të qetë dhe, se fushata zgjedhore duhet të përqendrohet te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm. Vetë kreu i misionit të vëzhgimit Piter Tejler ndau mendimin që zgjedhjet të jenë sa më paqësore dhe në respektim të ligjit zgjedhor.

Pse nuk privatizohen 32 ish kabina plazhi në Durrës?!

Posted: 29 May 2017 05:27 AM PDT

Që prej vitit 1992 ekziston një ligj " Për privatizimin e banesave shtetërore". Edhe pse disa herë i përmirësuar thelbi i tij nuk ndryshon: "Banesat dhe objektet e kthyera në fond banese me vendime të organeve të qeverisjes vendore, si dhe ato që figurojnë ende në pronësi të shtetit, ku, me autorizime të dhëna nga organet kompetente, janë sistemuar me strehim banorë mund të privatizohen në favor të banorëve". Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave për këtë çështje që mban datën 7 korrik 2015, ngarkon njësitë e qeverisjes vendore, të ngrenë strukturën përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave dhe përgatitjen e vendimeve për privatizim. Por pavarësisht të gjitha këtyre 32 familjeve që prej 27 vitesh banojnë në ish kabinat e plazhit në Durrës, ende nuk po u njihet kjo e drejtë. Bashkia Durrës, sot u shpjegoi verbalisht gazetarëve se vetëm ka një VKM që rregullon këtë çështje, dhe nuk dha asnjë sqarim tjetër, ndërsa për drejtorin e Entit të Banesave në Durrës, mosprivatizimi i këtyre 32 ish Kabinave të Plazhit ka ndodhur se ato janë mbi truall privat ose nuk janë privatizuar nga bashkia.

Nis rrugëtimi i Miss Shqipëria 2017

Posted: 29 May 2017 05:18 AM PDT

Ka nisur zyrtarisht turi i shumëpritur i Miss Shqipëria 2017 në këtë edicion të 19-të të tijin. Delegacioni i vajzave të Miss Shqipërisë, është akomoduar në FAFA Resort në Malin e Robit si bazë për të gjithë aktivitetet që do të bëhen në Shqipërinë e Mesme. Këtë fundjavë vajzat udhëtuan drejt Shijakut për të qënë pjesë e panairit të turizmit dhe produkteve bio të zonës përreth, organizuar nga bashkia e këtij qyteti dhe agjensia kombëtare e turizmit. Ato u priten nga kryetari i bashkisë Ardian Kokomani si dhe ministrja e ekonomisë dhe turizmit Milva Ekonomi. Turi vijoi me vizitat nëpër stendat e panairit nën kërshërin dhe mikpritjen e qindra banorëve të qytetit. Sigurisht këtij turi nuk mund t’i shpëtonte vizitave në bioferma dhe agroturizëm të zonës, të cilat e kanë të nevojshme promovimin e produkteve të tyre nëpërmjet formatit të Miss Shqipëria. Turi i Shijakut u mbyll mbrëmjen e të dieles me një spektakël interesant, organizuar për herë të parë në këtë qytet. Vajzat janë prezantuar në sfilatat e tyre nga Enxhi Shkira, nën shoqërinë e artistëve Klajdi Musabelliu, Lambert Jorganxhi, Andi Stafuga dhe Adrian Dauti. Qershia mbi tortë ishte kantautori i njohur Aleksandër Gjoka.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more