Skip to main content

“Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA?” plus 8 more Qysh me

“Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA?” plus 8 more Qysh me


Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA?

Posted: 22 May 2017 01:09 PM PDT

Heliox nga Kosova zyrtarisht në Top 5 projektet më të votuara në botë për “People’s Choice” NASA SpaceApps. Vazhdojnë votimet për No.1 deri më 4 Qershor.

Më poshtë mund të gjeni videon ku tregohet në hapa se qysh me votu për Heliox:

The post Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA? appeared first on Qysh Me.

Qysh me u mbrojtë nga sulmi kibernetik WannaCry?

Posted: 22 May 2017 01:00 PM PDT

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) është njoftuar për infektimet përmes "Ransomware WannaCry" që raportohen nga shumë vende në mbarë botën.

Ransomware është një softuer i dëmshëm që infekton kompjuterët dhe pamundëson qasjen derisa të paguhet haraç që më pastaj te mundësohet qasja.

Shfrytëzuesve individual të kompjuterëve dhe administratoreve të TI-së në institucione nuk ju rekomandohet që të bëjnë pagesa pasi që kjo nuk garanton rivendosje të qasjes, transmeton lajmi.net.

Ransomware përhapet shumë lehtë kur has në softuer të pa përditësuar ose të vjetruar.

Ky lloj i ransomware mund të shfrytëzojë dobësinë që ekziston në Server Message Block 1.0 (SMBv1).

Për më shumë informacione se si të mbyllni këtë dobësi shikoni artikullin Microsoft SMBv1 Vulnerability dhe Microsoft Security Bulletin MS17-010.

Po ashtu inkurajoheni që të rishikoni edhe aplikoni rregullat bazike për mbrojtje nga sulmet ransomware në linkun: https://www.kos-cert.org/assets/cms/uploads/files/Masat%20mbrojtjse-%20WannaCry%20Ransomware.pdf

The post Qysh me u mbrojtë nga sulmi kibernetik WannaCry? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë rregullat e ushqimit për mëngjes?

Posted: 22 May 2017 12:57 PM PDT

Mënyra më e mirë për t'u dobësuar është të hani mëngjes të shëndetshëm çdo ditë.

Ndiqni këto 3 rregulla çdo mëngjes dhe do të arrini rezultate të kënaqshme brenda pak kohësh.

Hani sapo të zgjoheni: Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat.

Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.

Merrni sa më shumë proteina:

Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni.

 

 

The post Qysh me i ditë rregullat e ushqimit për mëngjes? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin?

Posted: 22 May 2017 12:53 PM PDT

Bazuar në disa studime, një dush i ngrohtë në mëngjes mund të ju freskojë dhe t'ua rrisë kreativitetin. Mirëpo nëse doni të përmirësoni gjumin tuaj, dushi gjatë natës është një mënyrë për ta realizuar një gjë të tillë.

Truku kryesor është të mos e bëni dushin shumë vonë. "Ju nuk duhet ta ngrohni trupin tuaj shumë para se të flini" thotë Dr. Dianne Augelli nga Qendra e Mjekimit për gjumë në New York- Presbyterian.

Kjo ndodh sepse temperatura e trupit luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e ritmit kardiak, çka i tregon trupit kur të ndihet për gjumë.

Gjatë ditës, temperatura e trupit në mënyrë natyrale rritet dhe në mesditën e vonë fillon të ulet, shkruan Time.

Freskimi i trupit është një shenjë që tregon se supozohet të shkohet për të fjetur, thotë ajo, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë të vështirë gjumin.

Të bërit dush më herët në mbrëmje i jep trupit tuaj një shansë për t'u freskuar dhe për të tërhequr gjumin, thotë Shelby Harris, drejtoreshë në Qendrën e Mjekësisë për sjelljet e gjumit në Neë York.

Shumë studime kanë treguar se ngrohja e trupit duke bërë banjë mund të ju ndihmojë të sjellë gjumin sepse ka kohë të mjaftueshme për ta freskuar trupin më pastaj.

Bazuar në "National sleep Foundation" larja e trupit para gjumit mund të ju ndihmojë të pastroni lëkurën tuaj dhe të luftoni rrudhat si dhe të ndihmojë që kremat e natës të punojnë në mënyrë më efektive.

 

The post Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë kundër shenjave në fytyrë?

Posted: 22 May 2017 12:46 PM PDT

Kosi është i përbërë nga shumë vitamina dhe minerale që ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën

Nëse keni lëkurë problematike dhe me akne, përdorni këtë maskë të mrekullueshme nga ky produkt që ju ndihmon në pastrimin e shpejtë të lëkurës. Kosi ka veti anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë në eliminimin e të gjitha puçrrave, njollave dhe papastërtive që gjenden në lëkurë, transmeton 21 Media.

Kjo recetë shumë e thjeshtë për tu përgatitur është shumë ndihmuese gjithashtu.

Ju duhen :

  • 1 lugë kos
  • 1 lugë Mjaltë
  • 1 lugë tërshërë

Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përzini mirë ato.

Aplikoni një shtresë të trashë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.

Shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj thani fytyrën me peshqir.

The post Qysh me përgaditë maskë kundër shenjave në fytyrë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë?

Posted: 22 May 2017 12:36 PM PDT

Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke.

Koha ideale e vitit për "spastrim të përgjithshëm të organizmit" është periudha pas dimrit.

Rregulli bazë është gjithmonë "të freskëta dhe të shëndetshme" dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Preferohen:

Erëzat: kopër, rrënjë rrikë, nenexhik, majdanoz

Sallatë me zarzavate: arugula, spinaq, çikorre

Zarzavatet e gatimit:

zarzavate panxhar,

kale, rrepkë,

spinaq,

rrepë

Rrënjë: panxhar, rrepka

Frutat: manaferra, boronica, qershi, nektarina, pjeshkë, kumbulla, luleshtrydhe, dredhëza,

Perimet: shparguj, bizele, patate, qepujka, qepë të njoma pranvere

Shmangni:

Perimet dhe frutat e konservuara

Kungujt

Portokallet.

The post Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë pijet që ndihmojnë sportistët?

Posted: 22 May 2017 12:30 PM PDT

Lëngu i turshive është i preferuari i sportistëve, ndonëse prej kohësh ekspertët nuk i njihnin mirë vlerat e tij.

Deri pak kohë më parë, ekspertët supozonin që lëngu i turshisë ndihmonte me ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Rezultoi që ata kishin të drejtë. Gjeni më poshtë vlerat shëndetësore të lëngut të turshisë.

  1. Qetëson muskujt
    Një studim i publikuar në Revistën Medicine & Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie. Sipas studimit që sjell AgroËeb.org, lëngu i turshisë kishte më shumë rezultate kundër ngërçit apo dhimbjeve muskulare se sa uji. Kjo mendohet të ndodhë sepse ky lëng ka efekt të menjëhershëm kundër dhimbjes duke ndaluar sinjalet e dhimbjes në rrugëtimin e tyre nga nervat tek muskujt.
  2. Ndihmon me hidratimin

Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për t'u hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nëse jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por, nëse stërviteni për orë të tëra, ose në temperatura të ngrohta, nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite, nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.

  1. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmë Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.
  2. Është i përballueshëm nga ana financiare Nëse jeni konsumator të rregullt të turshisë, duhet të dini që nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për pijet sportive. Edhe nëse nuk hani turshi, mos refuzoni lëngun e turshisë, si një alternativë shumë e lirë për të gjitha pijet që zakonisht rekomandohen gjatë stërvitjes.
  3. Përmban plot antioksidantë
    Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë. Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.
  4. Mundet t'ju ndihmojë në përpjekjet për të rënë në peshë Lëngu i turshisë përmban shumë uthull. Konsumimi ditor i uthullës në doza të vogla mund t'ju ndihmojë të bini në peshë.
  5. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroËeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

  1. Ndihmon me tretjen
    Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
  2. Ëmbëlson aromën e gojës

Ndoshta lëngu i turshisë mund tua 'thartojë gojën' në fillim, por në fakt ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Herën tjetër kur të hani turshi, mos e derdhni lëngun, por ruajeni atë
Xhenxhefili turshi
Xhenxhefili turshi, i njohur edhe si Gari, prihet hollë si një fije letre dhe zakonisht shoqërohet me sushi. Ka raste kur xhinxheri turshi përzihet me gjethe shiso për të marrë ngjyrën rozë të hapur. Ashtu si xhinxheri I freskët, xhinxheri turshi është i mbushurme antikoksidantë.
Sipas një studimi publikuar në vitin 2004 në "Biofactors", xhenxhefili përmban mbi 50 antioksidantë të ndryshëm, përfshi xhinxherolin. Studiuesit zbuluan se antioksidantët tek xhinxheri kanë efekte shumë të mira për trupin, sidomos mbrojtëse. Antioksidantët janë përbërës natyralë që ju nidhmojnë kundër efekteve negative të radikaleve të lira.

Xhenxhefili turshi përmban copa të holla xhenxhefili, uthull, kripë dhe sheqer.

Zakonisht, kombu, algë e thatë deti, përdoret për t'i dhënë një shije më të fortë. Xhenxhefili turshi ju ndihmon të bini nga pasha.
Sipas një studimi nga "Bioscience, Biotechnology dhe Biochemistry" përdorimi i rregullt i uthullës dobëson.
Xhenxhefili përdoret zakonisht për të neutralizuar shijen e peshkut përdorur në sushi.

Mund të përdoret gjithashtu në gatime të tjera ose të konsumohet i gjallë.

Mund ta përdorni xhenxhefilin turshi në oriz të skuqur ose në sallatë.

The post Qysh me i ditë pijet që ndihmojnë sportistët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D?

Posted: 22 May 2017 11:50 AM PDT

Sipas një studimi të bërë, 75% e njerëzve vuajnë nga mungesa e vitaminës D, studim që ka për qëllim të rrisë popullatën botërore në lidhje me rëndësinë e funksionimit normal të organizmit.

Simptomat e mungesës së kësaj vitamine nuk janë specifike, gjë që është arsyeja pse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë një problem, shpjegon Kris Gunnars, themelues i Authority Nutrition.

Problemet shëndetësore të tilla si lodhje imunitet i dobët, dhimbje e muskujve, dhimbje e shpinës apo ndryshim i disponimit tuaj, të gjitha këto mund të jenë një dritë e kuqe alarmuese.

Nëse nuk e rregulloni mënyrën tuaj të të ushqyerit apo futjen e suplementeve, atëherë efektet shëndetësore mund të përkeqësohen edhe më tej duke u bërë problemi kronik. Deficiti i kësaj vitamine mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si depresioni, diabeti, kanceri dhe gjendje të ndryshme autoimune.

Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, gjëja e parë që duhet të bëni është të përqëndroheni më shumë në natyrën dhe t'i gëzoheni shetitjeve të gjata, sidomos ekspozimit në diell.

90 deri 95% e vitaminës D prodhohet ose sintetizohet gjatë ekspozimit në diell, thotë Kris.

Prandaj do të ishte ideale që të rriturit të kalojnë 10-15 minuta në dritën e diellit, apo intervali kohor varet nga rrjedha e individit.

Në këtë mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm, të tillë si mosha, ngjyra e lëkurës, periudha e ditës dhe vendndodhja gjeografike.

Ecni në mëngjes nën rrezet e diellit – është këshilla më e mirë nga Gunnars.

Përveç kësaj, dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e deficitit të vitaminës D.

Futja e ushqimeve të caktuara, të tilla si peshku (salmon, ton), qumësht, vezë, drithëra, produkte soje, mund të jenë shumë të rëndësishme.

The post Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i fitu 5000€ me ide biznesi?

Posted: 22 May 2017 07:46 AM PDT

Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm. Aplikoni online për të marr pjesë në garën për mbështetje të biznesit tuaj nga Inkubatori i ICK-së. Inkubatori mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca.

Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)?
Innovation Centre Kosovo (ICK) është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, e fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). Ajo është pajisur me kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në web-faqe, data-bazë, etj.

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë.

Çka është inkubatori i ICK-së?
Inkubatori është pjesa themelore e ICK-së. Ai ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes si dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese.

Shërbimet e inkubatorit

  • Tërë ekspertizën e nevojshme për të shndërruar idenë tuaj komerciale te mbështetur në TIK në biznes fitimprurës.
  • Konsultime, mentorim dhe trajnime profesionale, të orientuara në treg.
  • Zyra moderne në një ambient kreativ dhe afarist në qendër të Prishtinës.
  • Qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare.

Inkubatori siguron shërbime para-inkubatorike, inkubatorike dhe inkubim virtual, varësisht nga përvoja e ekipit si dhe shkalla e zhvillimi të idesë për biznes.

Kush mund të aplikojë?

  • Nëse keni një ide të shkëlqyeshme në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), me treg komercial, dhe doni të filloni afarizmin tuaj.
  • Nëse keni një kompani e cila ka vepruar më pak se dy vite, keni ndonjë produkt ose shërbim në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), dhe doni të zgjeroni dhe rritni afarizmin tuaj.

Procesi për Pranim në Inkubator

  1. Dorëzimi i aplikacionit (faza e parë) 
    Ftesa publike është e hapur deri më 31 maj 2017. Në këtë fazë, kandidati duhet të plotësojë aplikacionin online, që mund të shkarkohet nga www.ickosovo.com. Aplikacioni mund të dorëzohet në gjuhen shqipe, angleze ose serbe.
  2. Vlerësimi preliminar i ideve për biznes (faza e dytë)
    Komisioni për Pranim do të bëjë vlerësimin preliminar të aplikacioneve të dorëzuara në bazë të kritereve për përzgjedhje.
  3. Përmirësimi i idesë së biznesit– Trajnime/Konsulta (faza e tretë)
    Nëse ekipi i juaj dhe ideja e juaj e biznesit përmbushin kriteret e nevojshme dhe përzgjidhen, ju mund të keni rastin të përmirësoni këtë ide edhe më tutje duke punuar me konsultantë dhe trajnues profesional të ICK-së. Kjo u jep mundësinë që të përgatiteni edhe më mirë për prezantimin final të biznesit tuaj para Komisionit për pranim.
  4. Vlerësimi përfundimtar i aplikacionit (faza e katërt)
    Pas përfundimi të suksesshëm të të gjitha fazave të mësipërme, kandidatët që do të mbesin do të ftohen që të bëjnë prezantimin përfundimtarë të idesë së tyre biznesore. Komisioni pranues i ICK-së do ta sjellë vendimin e tij përfundimtarë se kush do të hyj në inkubator ose kush do të fitojë shërbime inkubatorike. Vendimi përfundimtarë do të bazohet në kriteret për pranim, që përfshijnë kualitetin e idesë së biznesit tuaj, produktin ose shërbimin, përvojën dhe përkushtimin e ndërmarrësit ose ekipit, potencialin e tregut komercial si dhe mundësitë për rritje të afarizmit

Aplikacioni dhe informatat e nevojshme
Aplikacioni mund të dorëzohet në gjuhen shqipe, anglze ose serbe dhe mund të shkarkohet nga www.ickosovo.com. Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e vlerësimit preliminar (faza e dytë) do të kontaktohen dhe do të kërkohen informata shtesë nga ata.

Shënim:

Tërë dokumentacioni që do t'i dorëzohet Inkubatorit do të ruhet me konfidencialitet dhe do të shfrytëzohet
vetëm për vlerësim të aplikacionit.

Aplikantët do të informohen rreth rezultatit të vlerësimit dhe për hapat e mëtutjeshëm pasi që inkubatori i ICK-së të ketë pranuar dhe analizuar dokumentacionin e kërkuar.

Nëse keni nevojë për informata shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:

E-mail: incubator@ickosovo.com
Web: www.ickosovo.com
facebook.com/ickosovo
twitter.com/ickosovo

The post Qysh me i fitu 5000€ me ide biznesi? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more