Skip to main content

“Qysh me i ditë dobitë shëndetësore nga dardhat?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me i ditë dobitë shëndetësore nga dardhat?” plus 4 more Qysh me


Qysh me i ditë dobitë shëndetësore nga dardhat?

Posted: 25 May 2017 01:54 PM PDT

Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh.

Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.

1.Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

2.Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

3.Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

4.Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

5.Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

6.Dardha ul kolesterolin në gjak.

7.Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

8.Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

9.Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

The post Qysh me i ditë dobitë shëndetësore nga dardhat? appeared first on Qysh Me.

Qysh me rikthy shëndetin e flokëve?

Posted: 25 May 2017 01:50 PM PDT

Për të trajtuar problemet e ndryshme të lëkurës është mirë që në shapon tuaj që e përdorni rregullisht të shtoni përbërës natyral që ju japin rezultate pozitive në trajtimin e flokëve.

Një ndër ta është lëngu i limonit

Lëngu i limonit përmban Vitaminë C dhe acid citrik që ndihmojnë në luftimin e problemeve të skalpit, siç është zbokthi.

Përdorimi i rregullt i lëngut të limonit kombinuar me shampo ndihmon në rritje të shëndetshme të flokëve dhe në eliminim të zbokthit apo kruajtjes së lëkurës së kokës.

Përzieni një lugë të çajit me lëng limoni dhe dy lugë shampo, (mundësisht të jetë sa më natyrale, me jo shumë kemikale).

Aplikoni këtë përzierje në kokën tuaj duke e masazhuar butësisht kokën për disa minuta, pastaj shpërlani flokët me ujë të vakët. Përdoreni këtë përzierje rregullisht për rezultate më të mira.

Nëse nuk preferoni të përdorni lëng limoni mund ta zëvendësoni atë me produkte të tjera të tilla si , aloe vera, uji i trëndafilit, vajrat natyral apo mjalti.

The post Qysh me rikthy shëndetin e flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat?

Posted: 25 May 2017 01:47 PM PDT

Mjekët thonë se takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjave.

Ja, disa nga problemet shëndetësore që rezultojnë nga përdorimi i takave të larta:

Dhimbja e shpinës: Pozita jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjave. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës.

Tendosje të thembrave: Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyrë.

Shputa e këmbës: Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalancë dhe pesha e trupit përqendrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.

Mos rritja e thonjve: Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre.

The post Qysh me i ditë problemet që shkaktohen nga takat? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Posted: 25 May 2017 01:45 PM PDT

Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas.

Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë.

Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur.

Mund të ketë mpirje në fytyrë, apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit.

Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur, apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje, apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër.

Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes.

Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një, ose më shumë nga funksionet, si aftësinë për të kryer lëvizje, të folurit, pjesën vizuale, koordinimin, ekuilibrin, kujtesën dhe perceptimin.

Megjithatë, ekzistojnë disa shenja që ju paralajmërojnë për një infarkt të mundshëm.

Shenjat paralajmëruese:

-Dobësi e papritur ose mpirje krahu, fytyre dhe këmbe në njërën anë të trupit

-Vështirësi në të folur

-Turbullim apo humbje të shikimit

-Marramendje të pashpjegueshme, sidomos kur shoqërohet me ndonjë nga shenjat e mësipërme

-Dizekuilibër ose rënie e papritur

-Dhimbje koke (zakonisht e rëndë dhe e papritur)

-Konfuzion

The post Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak? appeared first on Qysh Me.

Qysh Me Fitu Para Nga Ethereum Mining?

Posted: 25 May 2017 02:47 AM PDT

Kohëve të fundit në Kosovë është shfaqur trendi i “mining” për kryptovaluta (cryptocurrency) të ndryshme, dhe sipas gojëdhënave më e popullarizuar për mining në Kosovë duket të jetë Ethereum (ETH). Arsyeja e këtij trendi është padyshim rritja masive e vlerës së Ethereumit për një kohë shumë të shkurtër në botën e kryptovalutave.

Ethereum Mining Kosova

Vlera e 1 Ethereumi e shprehur në dollarë me datën 1 Janar 2017 ishte 1 ETH = $8.24
Vlera e 1 Ethereumi e shprehur në dollarë sot me datën 25 Maj 2017 është 1 ETH = $204.50
Rritja që ka pësuar Ethereumi gjatë vitit 2017 e llogaritur në përqindje është 2371%

Mining (shq. Mihja) e Ethereumit për momentin është goxha profitabile për startups dhe investitorë me buxhet të lartë. Për entuziast të kryptovalutave, në këtë artikull do të tregojm se qysh me ndërtu një Ethereum mining rig me 6 GPU (Graphics Processing Unit/Kartela Grafike).

Më poshtë do t’i listojm të gjitha pjesët harduerike që nevojiten për t’a ndërtuar një Ethereum mining rig me 6 GPU. Procesi i ndërtimit të rig-ut është i njejtë me ndërtimin e një kompjuteri, por në këtë rast në vend të 2 kartelave grafike (GPU), do të vendosni 6 GPU për t’a rritur fuqinë e mining/mihjes.

1 – Motherboard / Pllaka amë & Procesori (371€)

 

Pjesa e parë harduerike që nevojitet për ndërdtimin e rig-ut është motherboard-i (shq. pllaka amë). Motherboard-i duhet të jetë i përshtatshëm për 6 GPU (shq. kartela grafike). Është shumë e rëndësishme që procesori të jetë kompatibil me motherboard, si dhe kombinimi i këtyre dyjave të përkrahë punën e 6 GPU (kartelave grafike) në të njejtën kohë.

Kombinimi më i përshtatshëm i motherboard-it dhe procesorit është Asrock H81 Pro BTC Motherboard (315€) dhe procesori Intel Celeron G1840 Processor (56€).

  

Përveç kombinimit të mësipërm, mund të përdorni edhe kombinime tjera të pllakave amë me procesora. Këto janë disa kombinime tjera funksionale për 6 GPU:

2 – PSU – Power Supply Unit (315€)

 

Power supply shërben për furnizimin me energji elektrike të komponenteve të rig-ut. Përzgjedhja e power supply bëhet pas llogaritjes së konsumit të energjisë elektrike të të gjitha pajisjeve harduerike. Nëse një GPU konsumon energji elektrike 135 Watt, atëhere 135 x 6 GPU = 810 Watt. Pjesët tjera të gjitha së bashku konsumojnë rreth 290 Watt. Prandaj 810 Watt + 290 Watt = 1100 Watt, rrjedhimisht një power supply me fuqi 1200 Watt mjafton.

Përveç fuqisë, efiçienca e power supply është e rëndësishme për të zvogëluar koston e shpenzimit të energjisë elektrike për kohë afatgjate. Sipas efiçiencës, këto klasifikohen në bronz, silver, gold, dhe platinum. Zgjedhja më e mirë për nga efiçienca është platinum, më saktësisht Corsair AXi Series, AX1200i, 1200 Watt (1200W), Fully Modular Digital Power Supply, 80+ Platinum Certified

3 – RAM Memoria (30€)

 

Për mining/mihje nuk nevojitet RAM memorie me kapacitet të madh, mjaftojnë 4GB DDR3 me 1600 MHz. Si opcion i volitshëm është Kingston Value RAM 4GB 1600MHz.

4 – Hard Disku (55€)

 

Hard Disku nevojitet për instalimin e sistemit operativ që shërben për mining/mihje. Preferohet të jetë Solid State Drive për shkak të shpejtësisë, dhe ky është më i përshtatshëm: SanDisk SSD PLUS 120GB.

5 – Kartelat Grafike x 6 GPU (6 x 320€)

 

Varësisht nga fuqia e mining/mihjes dhe efiçienca e kartelave grafike, mund t’iu sugjerojmë disa prej tyre:

​​​AMD Radeon Rx 580 (6 x 320€)  – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 135 Watt të energjisë elektrike. Për nga fuqia dhe efiçienca për momentin është një prej GPU-ve më të përshtatshme për mining/mihje, por kushton më shtrenjtë se verzionet më të vjetra të llojit të vet. 

Sapphire Radeon Rx 480 (380€) – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 27 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 150 Watt të energjisë elektrike.

Sapphire Radeon Rx 470 (220€) – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 140 Watt të energjisë elektrike.

6 – USB Riser kablla x 6 (6 x 10€)

 

Për t’i lidhur kartelat grafike me pllakën amë nevojiten 6 kablla të llojit USB riser: GPU Riser Adapter – Ethereum Mining ETH 

 

7 – Mining Rig (Korniza prej druri/metali per vendosjen e pajisjeve) (20€)

 

Korniza nevojitet për vendosjen e pajisjeve, është konstrukt i thjeshtë që mund t’a ndërtoni vetë nga druri apo metali.

 

8 – Instalimi i sitemit operativ për mining Eth OS

 

Sistemi operativ që përdoret për mining/mihje të Ethereum quhet ETH OS. Ky është sistem 64-bit i bazuar në sistemin operativ Linux dhe mund të përdoret edhe për mining të kryptovalutave tjera si Zcash, Monero, dhe shume kryptovaluta tjera që mund të mihen duke përdorur kartela grafike. Sitemin operativ Eth OS mund ta shkarkoni falas nga këtu: http://ethosdistro.com/

Si pajisje shtesë që nuk janë përmendur më sipër por që janë domosdoshmërisht të nevojshme janë mausi, tastiera, dhe ekrani/monitori për instalimin dhe startimin e sistemit operativ.

Totali i shpenzimeve me pajisjet ideale të cekura më lartë sipas çmimeve në tregun europian është si vijon*:

1 – Motherboard / Pllaka amë & Procesori (371€)
2 – PSU – Power Supply Unit (315€)
3 – RAM Memoria (30€)
4 – Hard Disku (55€)
5 – Kartelat Grafike x 6 GPU (6 x 320€)
6 – USB Riser kablla x 6 (6 x 10€)
7 – Mining Rig (20€)
———————————————-
Totali = 2771€

*Vini re se ky çmim ndryshon varësisht nga përzgjedhja e komponenteve si dhe çmimet e tyre në treg.

Llogaritja e fitimit eventual

 

Me fuqinë e mihjes prej 29 MH/s të një kartele grafike, rig-u i ndërtuar do të ketë 6 x 29 MH/s = 174 MH/s.
Shpenzimet e energjisë elektrike bazuar në të gjitha komponentet, dhe sipas përzgjedhjes së power supply janë 1200 Watt.
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rreth 0.07 €/KWh.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, mund ta bëjmë llogaritjen e fitimit eventual:

Vini re: Llogaritja e fitimit eventual mund të ndryshoj varësisht nga vështirësia e mihjes dhe çmimi i kryptovalutes në treg në momentin e llogaritjes. Për llogaritje më të sakta mund të klikoni këtu.

The post Qysh Me Fitu Para Nga Ethereum Mining? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more