Skip to main content

“Parku Arkeologjik i Apolonisë, skenë feste në 1 Maj” plus 9 more GazetaBlic

“Parku Arkeologjik i Apolonisë, skenë feste në 1 Maj” plus 9 more GazetaBlic


Parku Arkeologjik i Apolonisë, skenë feste në 1 Maj

Posted: 30 Apr 2017 10:48 PM PDT

Natyra e mrekullueshme e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, ndërthurur me larmi aktivitetesh artistike e argëtuese do të krijojnë një atmosferë të papërsëritshme në 1 Maj.

Bashkia Fier është angazhuar për organizimin e një tjetër aktiviteti madhështor këtë herë me rastin e festës së 1 Majit.

Parku Arkeologjik i Apolonisë, i shpallur Monument Kulture nga viti 1948 është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Thesaret e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, janë tashmë të hapura për pubnlikun, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 viteve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim përfshiu monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

The post Parku Arkeologjik i Apolonisë, skenë feste në 1 Maj appeared first on GazetaBlic.

Sot afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë në veri

Posted: 30 Apr 2017 10:45 PM PDT

Sot përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i bordit të ARKEP- it, Kreshnik Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se dy operatorët ilegalë Telenor dhe VIP,  janë të obliguar që nga 1 Maji të bëjnë ndërprerjen e të gjitha sinjaleve të cilat kanë operuar deri tani në territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

"ARKEP i ka dhënë një afat përfundimtar këtyre dy operatorëve operatorit Telenor dhe  operatorit VIP që data 1 maj 2017 të jetë data e fundit kur ata do të mund të ndërpresin operimet në Republikën e Kosovës", ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se të dy këta operatorë ilegalë e kanë konfirmuar se me datën 1 Maj do ti mbyllin të gjitha operimet, derisa AKREP me datën 2, do të bëjë menjëherë matjet për të vërtetuar nëse janë ndërprerë të gjitha sinjalet.

Në rast se këta operatorë nuk e ndërpresin fushë-veprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre.

The post Sot afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë në veri appeared first on GazetaBlic.

Java e parë e Majit, ja si do të jetë moti në Kosovë

Posted: 30 Apr 2017 10:39 PM PDT

Mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, ka bërë të ditur IHMK-ja.

Vranësirat vende- vende sipas këtij instituti, do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. .

Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

The post Java e parë e Majit, ja si do të jetë moti në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Në Kosovë protestohet për 1 maj

Posted: 30 Apr 2017 10:35 PM PDT

Në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë një protestë më 1 maj.

Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se protesta fillon para BSPK-së nga ora 10:00 dhe marshon deri te sheshi "Skënderbe", ku edhe do të lexohen kërkesat e kësaj sindikate.

Po këtë ditë më 1 maj, Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Shota", nga ora 11:00 do të protestojë para selisë së Ministrisë së Kulturës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre.

The post Në Kosovë protestohet për 1 maj appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë iu thotë Horoskopi për 1 maj

Posted: 30 Apr 2017 10:30 PM PDT

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 1 maj 2017

Dashi – Sot duhet të ndiheni sikur jeni mbushur plot me energji dhe do të veproni me impulsivitet. Ata qe janë ne një lidhje mirë është të shtojnë dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruajnë gjithë kohës harmoninë. Beqarët do jenë shumë pozitivë se më parë dhe nuk do i refuzojnë ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar do jeni luftarake dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin.

Demi – Gjatë kësaj dite mund të arrini të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për çiftet mund të ketë disa momente të tensionuara, por gjendja do përmirësohet shumë shpejt. Për beqaret, kjo nuk do jetë një ditë shumë e favorshme, kështu që duhet të bëni durim. Shëndeti ka për të qenë i mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup.

Binjakët – Kohët e fundit ndiheni sikur jeni në një periudhë tranzicioni dhe nuk po kuptoni çfarë po ndodh me veten tuaj. Megjithatë, do i kaloni pa shumë mundim sfidat dhe vështirësitë që do ju dalin. Beqarët do i kenë të gjitha mundësitë për të realizuar takimet e ëndërruara. Shëndeti në disa momente mund të jetë delikat. Shpenzimet duhet t'i kryeni gjithmonë me llogari.

Gaforrja – gjatë kësaj dite do tregoheni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merren edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ata qe janë në një lidhje do bëjnë të pamundurën që te qëndrojnë sa më pranë atij që dashurojnë. Beqaret do e kenë shumë të vështirë ta joshin dhe ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë here pas here probleme shëndetësore.

Luani – Gjatë kësaj të hëne do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë të madhe që t'iu gjendeni pranë herë pas here. Për çiftet ka për të qenë një ditë shumë romantike dhe pasionante. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata kanë ëndërruar. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t'i rregulluar problemet.

Virgjëresha – Një e hënë rutinë ku nuk pritet ndonjë gjë interesante. Jeta në çift do jetë disi e ndërlikuar dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera. Priten gjëra pozitive.

Peshorja – gjatë kësaj të hëne në punë mund t'ju lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni ne një lidhje do e vlerësoni edhe me tepër partnerin/en tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Beqarët do kenë një periudhe disi të ndërlikuar, mund të marrin refuzime nga ata që do joshin. Gjendja shëndetësore do mbetet e mirë. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll. Në punë çdo gjë ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë.

Akrepi – Sot do bëni te pamundurën që të shmangni gjatë gjithë kohës konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do jetë si ajri dhe vetëm ajo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata që janë vetëm do kenë mundësi për takime dhe do jetë i sigurtë ndryshimi i statusit. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni.

Shigjetari – ditë e paqëndrueshme do jete kjo e hënë për Shigjetarin. Do ketë çaste të bukura dhe çaste të tensionuara. Mundohuni që në çdo çast të ruani ekuilibrin dhe nga ana tjetër të bëni kujdes nga disa persona. Ata që janë në një lidhje do kenë një periudhe disi konfuze, nuk do dinë çfarë të bëjnë. Financat do përmirësohen falë një investimi që do bëni. Në punë do jeni të logjikshëm dhe nuk do gaboni asnjë moment.

Bricjapi – Optimizmi, karizma dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite në jetën tuaj. Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime. Këshillohuni me specialistët dhe merrni kurat e duhura. Financat mund të jenë gjithashtu problematike. Në pune do merreni vesh me kolegët tuaj dhe kjo do ju ofrojë qetësi.

Ujori – Gjatë kësaj dite çdo problem i juaj do sqarohet dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit/es dhe do e mbani më pranë vetes. Beqarët do jenë të palogjikshëm dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuara. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Në punë do filloni projekte afatgjata.

Peshqit – Gjatë kësaj dite do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Të gjithë do i marrin parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatojnë këshillat tuaja. Jeta në çift ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin/en. Beqarët do joshin, do flirtojnë dhe do guxojnë edhe të fillojnë lidhje me disa persona që pëlqejnë. Financat nuk do jenë të këqija. Në punë do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni.

The post Ja çfarë iu thotë Horoskopi për 1 maj appeared first on GazetaBlic.

Shënohet 1 Maji – Dita e punëtorëve

Posted: 30 Apr 2017 10:25 PM PDT

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855: me këtë përmbajtje: " 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë".

Kremtimi i 1 majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve. Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si "festa e punëtorëve", në të cilën punëtorët do t'i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

E 1 maji edhe tek ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë.

Ndërkaq sot, janë organizuar edhe disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.

The post Shënohet 1 Maji – Dita e punëtorëve appeared first on GazetaBlic.

Pjeshkat e “degjeneruara” (Foto)

Posted: 30 Apr 2017 10:21 PM PDT

Kjo foto është marrë në një bahçe në Surrel, Tiranë.

Banori i cili ka këto pjeshkë shprehet se "ka 3 vite që kur ka ardhur një banor me shpi në Surrel që pemët na kanë degjeneruar…. I kemi spërkatur me ilaçe, por nuk ka agronom që i shpëton pemët e zonës" – shkruan personi që publikoi foton.

The post Pjeshkat e “degjeneruara” (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Përse duhet të mbani gjithmonë një sfungjer brenda frigoriferit

Posted: 30 Apr 2017 10:18 PM PDT

Frigoriferi është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familjet shqiptare.

Imagjinoni sa e vështirë ka qenë më parë për brezat e gjyshërve tanë që duhej të sajonin truke nga më të ndryshmet për të patur ushqime të freskëta. Dikush përdorte qilarin e shtëpisë, të tjerë fusnin ushqimet nëpër gropa të mbushura me ujë etj.

Kurse ne kemi avantazhin e të patur një pajisje që punon veç për ne.Madje mund të themi që nuk e heqim asnjëherë nga priza, vetëm nëse ikim me pushime ose kur duam ta pastrojmë.

Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë. Nuk keni përse të rrini e ta pastroni çdo moment.Vendosni një ose më sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.

Ata do të thithin lagështinë e tepërt dhe do t'i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë. Sapo të vini re se sfungjerët bëhen të lagësht mund t'i zëvendësoni me të tjera.

The post Përse duhet të mbani gjithmonë një sfungjer brenda frigoriferit appeared first on GazetaBlic.

Shpati feston ditëlindjen, ja sa vite mbush (Foto)

Posted: 30 Apr 2017 10:12 PM PDT

Shpat Kasapi i cili së fundi është përkushtuar më shumë në aktrim se sa në muzikë, feston sot ditën ë e lindjes.

Shpati për çudi ditëlindjen e tij e feston me një datë të shënuar pothuajse në gjithë botën. 1 Maji njihet ndërkombëtarisht si dita e punëtorit, transmeton Indeks.

Duhet përkujtuar që Shpati mbush gjithsej 32 vite dhe aq sa dihet ai vazhdon të jetë beqar.

The post Shpati feston ditëlindjen, ja sa vite mbush (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Mos i fusni asnjëherë domatet në frigorifer

Posted: 30 Apr 2017 10:09 PM PDT

Ndonëse domatet mund të jenë të stinës, ndodh që shumë prej nesh mos t'i shijojnë. Pas domateve pa shije mund të fshihen shumë arsye, por më e fundit e vërtetuar shkencërisht lidhet me frigoriferin.

Nëse domatet qëndrojnë për ditë me radhë në frigorifer ato e humbin shijen.

Aroma e një domateje është një kombinim sherqernash, aminoacidesh dhe esteresh që kanë një shije të veçantë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se disa nga këto të fundit humbasin kur domatet ruhen në temperaturë të ulët. Pasi studiuesit i ruajtën domatet për 8 ditë në 5 gradë Celsius vunë re që ndryshimet ndodhnin në nivel molekularë.

Edhe kur u vendosën më vonë në një mjedis të ngrohtë, vlera e këtyre gjeneve nuk u kthye në normalitet.

The post Mos i fusni asnjëherë domatet në frigorifer appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more