Skip to main content

Ora News: “Kylie Jenner pozon nudo në setin e ri fotografik” plus 9 more

Ora News: “Kylie Jenner pozon nudo në setin e ri fotografik” plus 9 more


Kylie Jenner pozon nudo në setin e ri fotografik

Posted: 19 May 2017 11:43 PM PDT

Bukuroshja Kyle Jenner ka pozuar nudo në setin e ri fotografik. Ylli amerikan i televizonit duket mjaft tërheqëse dhe seksi.

19-vjeçarja, e cila ka një koleksion të madh të parukeve, në këtë foto bardh e zi ka provuar një model të ri të flokëve.

Ajo e ka ndarë foton me ndjekësit e saj në Instagram të premten.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kamioni del nga rruga, humb jetën shoferi, rëndë shoku i tij

Posted: 19 May 2017 11:19 PM PDT

Një aksident me vdekje u shënua në Pogradec mbrëmjen e 19 majit.

Kamioni tip “Benz” me targa AA362 KK, ka dalë nga rruga për pasojë drejtuesi i mjetit, një 24 vjeç, i identifikuar me inicialet E.M, humbi jetën ndërsa u plagos shoku i tij pasagjer,  një djalë 20 vjeç, i identifikuar me inicialet E.Z. 

Mësohet se 20 vjeçari pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ballkani “derë e thyer”

Posted: 19 May 2017 01:44 PM PDT

Nëse Perëndimi ende vazhdon t'i kthejë shpinën Ballkanit, vendet e rajonit rrezikojnë të zgjedhin alternativa të tjera, paralajmëron diplomati Hoyt Yee.

Të mërkurën në Capitol Hill u mbajt një seancë e posaçme dëgjimore me temën “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”. Ndihmëssekretari i SHBA-së Hoyt Yee shprehu mendimet e tij lidhur me çështjen e Ballkanit. Seanca drejtohej nga Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dana Rohbacher dhe anëtarët e nënkomitetit. Po ashtu në mbledhjen e së mërkurës ishte i pranishëm edhe nënkryetari i këtij Komisioni dhe njohësi i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan, Eliot Engel.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin e tyre për shkurtimin e buxhetit për Departamentin e Punëve të Jashtme si dhe ngritën pyetje rreth strategjisë së veprimit në Ballkan nga qeveria e Donald Trump-it. Hoyt Yee e siguroi komitetin se të gjitha hapat e marra nga ky department janë të koordinuara më parë me Presidentin Trump dhe tha që strategjia e SHBA-së për Ballkanin mbetet e njëjtë pa marrë parasysh administratën qeverisëse.

“Në të gjithë rajonin po rritet nacionalizmi dhe retorika e politikanëve gjithnjë e më shumë është përçarëse. Edhe pse Ballkani nuk e dominon skenën ndërkombëtare si më parë, rajoni ende përballet me sfida të mëdha dhe derisa këto të mbesin të hapura, rrezikojnë interesat e SHBA-së në Europë”, tha Hoyt Brian Yee gjatë prezantimit të tij para nënkomitetit për Punë të Jashtme të Kongresit.

Largimi i rinisë nga vendet e Ballkanit shihet si problem kyç nga diplomati amerikan. “Të rinjtë që jetojnë në vendet e tyre dhe nuk arrijnë dot të largohen  bien nga pamundësia finaciare nën ndikimin e grupeve ekstremiste si ISIS. Po ashtu edhe ndikimet e Rusisë në Ballkan janë shqetësuese si në rastin kur mbështesnin lëvizjet pro ruse në Mal të Zi dhe pro bllokimit të integrimit të Kosovës në OKB”. 

Hoyt Yee mendon se nëse nuk merren tani masat e nevojshme që rajoni të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, atëhere do të nxiten konflikte që me siguri do të prekin edhe interesat e SHBA-së.

Zhvillimi i Kosovës drejt integrimeve, reformat juridike në Shqipëri dhe konfliktet politike në Maqedoni

 Yee thotë që diplomacia amerikane fuqishëm ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, ky proces mbetet i domosdoshëm për stabilitetin rajonal dhe është në interes të të dy vendeve drejt rrugës së tyre për integrimet europiane. I pyetur gjatë seancës dëgjimore nga Eliot Engel për mbështetjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, diplomati amerikan tha që ushtria duhet formuar hap pas hapi dhe në pajtim me ligjet e vendit, që të mos krijohen tensione të reja në rajon. Hoyt Yee ndan mendimin që Kosova dhe Serbia duhet përfundimisht të dënojë masakrat gjatë luftës dhe kjo temë të mbyllet në interes të të dy vendeve.

Për Shqipërinë, Hoyt Yee thekson se me ndihmën e SHBA-ve veçse kanë filluar reformat në drejtësi, që do të forcojnë të drejtat ligjore dhe do të çlirojë institucionet nga korrupsioni. Ai gjithashtu potencoi se sa i rëndësishëm është dialogu midis partive më të mëdha të vendit.

 Në deklaratën e tij, ai dënoi ashpër dhunën në Paralamentin e Maqedonisë dhe theksoi se autoritetet duhet sa më parë të zbardhin rastin, dhe të nxirren para drejtësis të gjithë ata që fizikisht abuzuan deputetët e zgjedhur nga populli. Po ashtu ai fajësoi Presidentin Ivanov, që u vonua me dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re. Në seancën dëgjimore ishte i pranishëm edhe Sekretrari i partisë LRPDSH – Arben Taravari. Ajo që u vërejt ishte vendosja e pllakatave që dënonin dhunën e 27 prillit në Maqedoni, si dhe fotografia e Zijadin Selës pas sulmit që ndodhi në parlamentin e Maqedonisë.

Planet e SHBA-së për Ballkanin dhe ndikimi i Sorosit

Njëzëshëm në takim u fol për rëndësinë strategjike që ka Ballkani në politikën e jashtme të SHBA-së . Lidhur me sigurinë kur bëhet fjalë për ndjekjen dhe ndërprerjen e veprimtarisë terroriste, ne vazhdojmë të kemi partnerë të fortë në të gjithë Ballkanin dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tonë. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën parandaloi përpjekjet të një sulmi gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në Shkodër në nëntorin e kaluar.”

Diplomati amerikan tregon edhe planin se si do të veprohet për t’ju kundërpërgjigjur Rusisë, që është duke investuar për rritjen e influencës në Ballkan. “Aktualisht Ballkani Perëndimor është plotësisht i varur nga Rusia për gazin natyror. Duke mbështetur projekte që vendet e Ballkanit të kenë mundësinë të importojnë gaz nga më shumë burime do të zvogëlohen ndikimet Ruse atje”.  Mbështetja e mediave të pavarura  që të mund të përballohen mekanizmat propaganduese të Rusisë, do jetë edhe një objektiv tjetër i planeve të SHBA-së në Ballkan.

Hoyt Yee ka bërë të qartë edhe një herë që fondacioni Soros është një nga shumë organizata që SHBA i ka mbështetur. Spekulimet se SHBA-të interesat e tyre i pëcjellin me ndihmën e organizatave si ajo e Sorosit ai i hodhi poshtë ashpër duke bërë të qartë se “organizatat si Sorosi tentojnë me vetëinciativë të bëhen pjesë e politikës që ndjek SHBA-ja në Ballkan".

Hoyt Yee në fund potencon edhe një herë se “rajoni në tërësi është ekonomikisht i dobët dhe politikisht i paqëndrueshëm. Pa ndihmën tonë dhe të Bashkimit Europian në proceset e reformave, ka rrezik konkret për konflikte të reja”.

Seanca dëgjimore u mbyll nga Dana Rohnbacher, që shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe shprehu gatishmërinë për takime të tjera për këtë çështje. Fjalët e fundit të seancës të zotit Rohnbacher ishin: “Ballkani mbetet derë e thyer, ku të gjitha anët politike tentojnë të rrisin influencën e tyre"./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fatmir Limaj konfirmon: Do të jem pjesë e qeverisë

Posted: 19 May 2017 01:39 PM PDT

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do ta ketë vendin kryesor në qeverinë e ardhshme qe sipas tij do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Kreu  i Nismës për Kosovën ka thënë se rastet e tij gjyqsore janë në përfundim e sipër duke shtuar se do të jetë pjesë e qeverisë.

Limaj në Tv Dukagjini ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të ketë çkapje te shtetit dhe reforma fiskale.

Limaj po ashtu ka thënë se AAK e Nisma nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tanishëm për asociacionin dhe demarkacionin

Në bazë të marrëveshjes mes PDK AAK dhe Nismës, kësaj të fundit i takon posti i zv/kryeministrit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas çadrës ikën edhe pëlhura e zezë në kryeministri

Posted: 19 May 2017 01:19 PM PDT

Pas 92 ditësh edhe streha artistike e kryeministrisë u zhvesh nga mburoja e saj. 1 ditë përpara protestës së 18 shkurtit, stafi i kryeminsitrit vendosi ta mbulojë këtë strehë duke qenë se në protestat e shkuara, protestuesit e dëmtuan duke e gjuajtur me gurë.

Një vepër e artistit Filip Parreno, u vendos në selinë e qeverisë në korrik të vitit 2015 dhe që atëherë ka marrë kritika të shumta nga ata të cilët mendonin se kjo vepër dëmtonte fasadën e ndërtesës së kryeminsitrisë e cila është monument kulture.

Pëlhura e zezë që e mbulonte prej 92 ditësh nuk do të jetë më, dhe vepra e quajtur Marke do të ndricojë sërish duke filluar nga dita e sotme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me vajzën që krijoi fustan me 10 mijë letra karamelesh

Posted: 19 May 2017 01:14 PM PDT

Emily Silhamer është një vajzë nga Penssylvania që ka kaluar 4 vite të jetës duke mbledhur letrat e karameleve Starbust për të bërë një fustan.

Ajo e merrte një karamele të tillë sa herë bashkëshorti bënte pazarin pasi ishte traditi që nga takimi i tyre i parë, dhe u inspirua për të krijuar një fustan me letrat e tyre.

Të dy mblodhën më shumë se 10 mijë letra karamelesh dhe përdorën 300 të ndryshme për secilin rresht.

24-vjecarja e kishte zakon që ti mblidhte letrat dhe ti paloste, por asnjëherë nuk dinte se cfarë të bënte me të deri sa i erdhi ideja fantastike.

Emily mori propozim për martesë pasi e përfundoi fustanin dhe zgjodhi që ta vishte atë për të realizuar një set fotografik të mbushur me ëmbëlsi.

 

 

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta jep arsyet pse Basha u tërhoq dhe pranoi marrëveshjen me Ramën

Posted: 19 May 2017 12:53 PM PDT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhene disa arsye që sipas tij përse Lulzim Basha u tërhoq vetem dy dite me parë nga kërkesat  për qeveri teknike dhe pranoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

Në studion Zonë e Lirë me gazetarin Arjan Çani Meta tha: "Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndienja e përgjegjshmërisë. Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s'mund të cohej më tej një krizë që mund të conte në përleshje me pasoja të paparashikueshme. Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti".

Meta,  duke folur për marreveshjen mes Rames dhe Bashes, të cilën shumë e krahasojnë me atë të vitit 2008 "Rama-Berisha", tha se nese ajo vite me pare u perjetua si tragjedi, kjo e sotmja perjetohet si komedi.

"Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani përjetohet si komedi. LSI nuk dëmtohet nga cdo lloj manovre apo ku di unë për cështjen e koalicioneve për arsye se të gjitha forcat politike të garojnë në mënyrë të barabartë dhe LSI ndihet tepër e sigurtë për të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Ndoshta dëmtohen disa parti të reja".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Incidenti në fustanin e Nicole Scherzinger merr vëmendjen e të gjithëve

Posted: 19 May 2017 12:48 PM PDT

Një incident në Nicole Shcerzinger mori vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq në premierën e filmit Dirty Dancing, ku do të luajë rolin e balerinës Penny Rivera.

Ndërkohë që po ecte, fustani i saj i ekspozoi të brendshmet që kishte veshur, duke mos shpëtuar nga syri i gazetarëve dhe fotografëve.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur kishte veshur një fustan të bardhë të gjatë, por përpara kishte një hapje nga e cila ndodhi incidenti.

Pavarësisht kësaj, 38-vjecarja vazhdoi të ecte e qetë, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Këto foto qesharake tregojnë qëndrimin e femrave në autobus

Posted: 19 May 2017 12:47 PM PDT

Zakonisht, meshkujt mbajnë qëndrime shumë qesharake kur përdorin transportin publik, por femrat kanë treguar se nuk bëjnë ndonjë diferencë të madhe.

Edhe pse duhet të jenë më feminist dhe të mbajnë qëndrime më të rregullta në autobus, ato kanë zgjedhur veprojnë sipas dëshirës, pa u shqetësuar për opionionin e askujt.

Në disa fotografi që kanë shkaktuar shumë të qeshura shohim femra duke fjetur, duke ngrënë apo duke mbajtur këmbët njësoj si një mashkull.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nurellari: Kosova nuk i ka tabu zgjedhjet e parakohshme si Shqipëria

Posted: 19 May 2017 12:33 PM PDT

Në Kosovë nuk janë tabu zgjedhjet e parakohshme, siç ndodh në Shqipëri. Kështu tha analisti dhe njohësi i çështjeve të rajonit Adri Nurellari. Në studion e lajmeve të Ora News Nurellari u shpreh se sa më shumë të zgjedhë qytetari aq më mirë është për demokracinë.

Nurellari: PDK e gjykoi të arsyeshme ta mbështeste mocionin e opozitës si një mënyrë për të rilidhur veten dhe qeverisjen me votuesin. Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk është tabu çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, biles sa më shpesh zgjedhje, sa më shpesh të vendosë qytetari aq më mirë është për demokracinë dhe i jepet mundësia qytetarit të vlerësojë dhe gjykojë që njëra apo tjetra parti meriton mbështetjen apo jo.

Duke folur për koalicionin mes PDK dhe LDK, i cili tashmë është prishur, Nurellari tha se ishin dështime të njëpasnjëshme të Mustafës, që e detyruan PDK që të mbështesë mocionin. Ai tha se SHBA dhe BE ka kërkuar që qeveria të riformatohej, por LDK nuk ka pranuar, ndërsa PDK i bëri ndryshimet e saj.  Ai tha se manovrat e PDK nuk janë për pushtet.

Nurellari: Ishin një mori dështimesh njëra pas tjetrës, u krijua një lloj ndjenjë pakënaqësie në publik edhe kundrejt partnerëve të cilët donin një stabilteti politik, kur panë që proceset nuk po coheshin përpara, psh një ndër mesazhet që kanë ardhur nga BE dhe SHBA ka qenë  nevoja për riformatimin e qeverisë. PDK për ti dhënë energji riformatoi atë pjesë të saj të qeverisë, duke futur dy ministre gra, duke ndryshuar disa ministra, pra e bëri ndryshimin e saj. Ndërsa LDK nuk ndryshoi asnjë ministër, pra tregoi një mungesë vullneti për të sjellë ndryshimin që kërkonin qytetarët dhe për të shtyre proceset përpara. Kjo nuk është manovër për pushtet, sepse PDK prap me këtë ujdi të re që ka bërë koalicion parazgjedhor prap nuk e merr kryeministrin. Pra nuk po e bën këtë veprim për të ndryshuar kryeministrin, por sepse qytetarët kërkojnë ndryshim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more