Skip to main content

Ora News: “Kapen 77 kg kanabis, dy bullgarë në pranga, shqiptari në kërkim” plus 9 more

Ora News: “Kapen 77 kg kanabis, dy bullgarë në pranga, shqiptari në kërkim” plus 9 more


Kapen 77 kg kanabis, dy bullgarë në pranga, shqiptari në kërkim

Posted: 24 May 2017 12:27 AM PDT

Dy shtetas bullgarë janë vënë në prangat e policisë kuftare të Qafë Thanës, pasi u kapën me 77 kg kanabis në një automjet, ndërsa një shqiptar është shpallur në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit:

Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.

Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.

Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).

Policia sqaron se: Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip "Volksëagen" me targa CC6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë"parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fotot e para të Ariana Grande pas sulmit në “Manchester Arena”

Posted: 24 May 2017 12:26 AM PDT

Fotot e para të këngëtares Ariana Grande që nga sulmi në Manchester, tregojnë yllin e Hollivudit te tronditur dhe të përlotur. Këngëtarja  është ngushëlluar nga i dashuri i saj Mac Miller, i cili e priste në aeroport, për t’i dhënë një përqafim asaj dhe nënës së saj. 

Ylli 23- vjeçar i popit është parë duke dalë nga një avion privat së bashku me nënën e saj pas mbërritjet në aeroportin e Floridas. 

Ariana Grande është kthyer në rezidencën e saj, në Florida, menjëherë pas shpërthimit që ndodhi gjatë koncertit të saj në “Manchester Arena”, ku mbetën të vrarë 22 persona.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA, një i kërkuar për masakrën e Srebrenicës dërgohet në Serbi

Posted: 24 May 2017 12:14 AM PDT

Një person i kërkuar lidhur me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, gjatë luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë, është kthyer në vendin e tij të lindjes, Serbi, për tu ballafaquar me akuza.

Zyrtarë të Agjencisë së Imigrimit dhe Doganave (ICE) thanë mrbëmë vonë se personi, Sërgjan Billiq, 44 vjeçar, është dërguar në Beograd, nga aeroporti ndërkombëtar në Majami të Shteteve të Bashkuara. Agjentët e kësaj agjencie amerikane e dorëzuan atë tek autoritetet e Serbisë.

Agjencia e Imigrimit dhe Doganave thotë se Billiq ishte anëtar i një brigade të ushtrisë serbe të Bosnjës e implikuar në gjenocid, i cili ndodhi në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Afro 8 mijë burra e djem myslimanë ishin ekzekutuar, ndërsa 30 mijë femra dhe fëmijë ishin përzënë nga ky territor.

Një gjykatë ndërkombëtare në vitin 2001 ka vlerësuar se në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid.

"Individët sikur Billiqi duhet të ballafaqohen me drejtësinë", tha Marc J. Moore, nga Agjemcia e Imigrimit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët nuk kanë thënë se ku kishte jetuar Billiq dhe se sa gjatë ai ishte në Shtetet e Bashkuara./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Manjani: Partitë tregojnë sa vota do marrin, politikë falli me kafe turke!

Posted: 24 May 2017 12:02 AM PDT

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar fushatën elektorale e cila edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht, kanë filluar edhe llogaritjet për marrjen e votave. Në një postim në Fb, Manjani e quan këtë politike falli me kafe turke.

"Fushatë si kjo skemi parë! Partitë tregojnë se sa vota do marrin në vend të thonë ç’do bëjnë për ti marrë!!! Politikë falli me kafe turke!  Por kanë një rrugë të gjatë për të bërë, meqë ra fjala! Të shohim", shprehet Manjani.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlorë, bllokohet furgoni me 932 kilogramë kanabis

Posted: 23 May 2017 11:48 PM PDT

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 932 kilogramë kanabis sativa të fshehur në një furgon. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba”, pas informacioneve të marra nga policia se në qytet po qarkullon një mjet që po transportonte drogë.

Lënda narkotike ishte future në furgonin tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI, ndërsa policia ka identifikuar edhe personin i cili po transportonte sasinë e drogës.

Policia sqaron se: "Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M (për arsye hetimi nuk mund të japim gjeneralitete të plota)"

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Prdhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

    

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush është Salman Abedi, 23-vjeçari i sulmit në Mançester?

Posted: 23 May 2017 11:36 PM PDT

Personi i cili dyshohet se ka kryer sulmin në Mançestër u identifikua si Salman Ramadan Abedi 23-vjeç me origjinë nga Libia.  

Abedi ka lindur në Mançester 1994, ndërsa prindërit e tij ishin larguar nga Libia pasi u bënë kundërshtarë të regjimit shtypës të kolonel Gaddafit.

Pasi kaloi disa vjet në Londër, familja u zhvendos në Mançester, ku babai i tij bënte thirrjen për t'u lutur në një xhami në Didsbury.

Abedi shkoi në shkollë në Mançester dhe në Universitetin Salford përpara se të dilte jashtë dhe të punonte në një furrë buke. Miqtë e kujtojnë atë si një futbollist të mirë, një mbështetës i Manchester United dhe një përdorues i kanabisit.

Ai kishte një motër dhe dy vëllezër. Nëna dhe babai i tij tani besohet se u kthyen në Libi, dhe për një kohë ai u largua gjithashtu nga Britania e Madhe, por besohet të ishte kthyer ditët e fundit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kërcënimi terrorist në Britani, në nivelin më të lartë

Posted: 23 May 2017 11:21 PM PDT

Pas sulmit terrorist në Mançester, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit të terrorizmit është ngritur në nivelin "kritik", që do të thotë se mund të ketë sulm të menjëhershëm.

Kjo ngritje u bë pas sulmit vetëvrasës pas një koncerti në qyetin Mançester, ku mbetën të vrarë 22 vetë.

I dyshuari për këtë sulm, Salman Abedi, mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti më të madh, tha mbrëmë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, duke theksuar se ky person kishte lindur dhe ishte rritur në Britani.

Policia e Mançesterit ka njoftuar se e ka arrestuar një person 23 vjeçar me lidhje me sulmin në këtë qytet.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojmë këtë pretendim të militantëve të Shtetit Islamik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina me targa greke del nga rruga, 5 të plagosur

Posted: 23 May 2017 10:58 PM PDT

Pesë persona janë plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Zvezdë.

Policia sqaron se një automjet tip "Nissan" me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rruga.

“Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit  B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T,  aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, informon policia e Korçës.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Publikohet buxheti i Trump, 4.1 trilionë dollarë për vitin fiskal 2018

Posted: 23 May 2017 10:09 PM PDT

Administrata Trump publikoi zyrtarisht buxhetin e Shteteve të Bashkuara, në vlerë prej 4.1 trilionë dollarësh, për vitin fiskal 2018.

Buxheti i ri parasheh 800 miliardë dollarë shkurtime në kujdesin shëndetësor dhe mbi 192 miliardë dollarë më pak në programet ushqimore.

Më pak mjete do të ketë edhe për të ashtuquajturat programe të sigurisë, të tilla si kreditë për kolegje dhe përfitimet pensionale të punonjësve federalë.

Mbi 29 përqind e mjeteve do të reduktohen edhe për diplomacinë, ndihmën e huaj dhe programet jashtë SHBA-së.

Propozim-buxheti, ndërkaq, përfshin 54 miliardë dollarë më shumë për shpenzimet ushtarake dhe 1.6 miliard dollarë për të filluar ndërtimin e një muri kufitar me Meksikën.

Buxheti duhet të shkojë për miratim në Kongres, ku priten ndryshime të mëdha, edhe pse republikanët e Trumpit i kontrollojnë të dyja dhomat.

Kongresi duhet të kalojë ligjin e shpenzimeve deri më 30 shtator, kur është edhe fundi i vitit fiskal, për të shmangur mbylljen e qeverisë.

Trump, i cili nuk mori pjesë në prezantimin e buxhetit pasi ndodhet në turne zyrtar, e ka titulluar atë "Një Fondacion i Ri për Madhështinë e Amerikës".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident në Kamëz, makina e policisë përplas këmbësorin

Posted: 23 May 2017 01:54 PM PDT

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në rrugën “Bulevardi Blu” në Kamëz, ku mjeti i policisë me targë MB 343 me drejtues oficerin e Policise S.H ka përplasur shtetasin R. K 56 vjeç, banues në Tiranë.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertët e qarkullimit rrugor dhe oficerët e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more