Skip to main content

Ora News: “Gjenden 4 alpinistë  të vdekur në malin Everst” plus 9 more

Ora News: “Gjenden 4 alpinistë  të vdekur në malin Everst” plus 9 more


Gjenden 4 alpinistë  të vdekur në malin Everst

Posted: 25 May 2017 12:25 AM PDT

Janë gjetur 4 alpinistë të vdekur në çadrat e tyre në malin Everst. Mendohet se ato janë asfiksuar nga gazi i sobës së tyre.

Alipinistët u gjetën gjatë natës në dy tenda në Camp Four 26, nga grupi Sherpas kanë thënë autoritetet.

Identitet e tyre nuk janë bërë akoma të njohura pasi asnjë nga ekspeditat nuk ka raportuar se ndonjë nga anëtarët e tyre mund të ishin ngjitur në malin më të lartë pa autorizim, ka rapotuar The Sun.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Atentati me dy viktima në Vlorë, policia shoqëron rreth 20 persona

Posted: 25 May 2017 12:23 AM PDT

Policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me vrasjen e pasdites së djeshme në Vlorë ku mbetën viktimë drejtori i OSHEE Roland Saliu  dhe drejtori i një televizioni lokal Erven Hyseni.

Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë të hetimeve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.

Atentati ka ndodhur pasditen e djeshme (24 maj) rreth orës 19:30 dhe shënjestër ka qenë Erven Hyseni, ndërsa drejtori i OSHEE është vrarë aksidentalisht, pasi ishte duke konsumuar kafe me objektivin e atentatit.

Autorët kanë qëlluar nga një automjet, i cili është afruar pranë tyre dhe kanë qëlluar me bershëri kallashnikovi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.

Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj thotë se "ajo çka po hetohet nga policia është e shkuara e Erven Hysenit i cili mund të ketë pasur përfshirje në konflikte të vjetra".

 

Ne foto: Makina e autoreve

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kështu nuk e keni parë ndonjëherë Rihannën

Posted: 25 May 2017 12:08 AM PDT

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna  është një nga më të famshmet e Hollivudit.  Ajo shquhet  për stilin e saj në veshje, ku në të shumtën  e rasteve ka eksploruar shumë në mënyrën se si vishej.

Së fundmi ajo habit me paraqitjen e  saj në rrugët e New Yourk-ut, e veshur me rroba xhinse dhe me model të ri të flokëve.  Këngëtarja dukej plot stil dhe shumë tërheqëse.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy mësueset rrihen në klasë, nxënësit përpiqen ti ndajnë

Posted: 25 May 2017 12:05 AM PDT

Një mësuese dhe asistenja e saj janë zënë me grushta në një klasë të mbushur me nxënës të tmerruar, të cilët janë përpjekur që ti ndajnë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Stone Mountain Middle në Atlanta dhe video tronditëse është filmuar nga nxënësit.  

Të dyja, mësuesja dhe asistenja,  janë pushuar nga puna dhe akuzohen për sjellje të padisipinuar në hapësirë publike.  

Ndërsa prindërit e shqetësuar janë shprehur se zënka midis tyre ishte një shembull shumë i keq për nxënënsit , raporton media lokale WBSTV Atlanta.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndalohet drejtori i shkollës, ngacmoi seksualisht 2 nxënëse në zyrë

Posted: 25 May 2017 12:04 AM PDT

Një drejtor shkolle në Berat është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht në zyrë dy nxënëse.

Policia sqaron se drejtori i shkollës së mesme është Yzedin Hajdaraj 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale  ''Ngacmim seksual'' dhe ''Shpërdorim i detyrës'', parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lëndina e Lulebardhave në Kukës

Posted: 24 May 2017 11:46 PM PDT

Shqipëria ka vende të mrekulleshme, që gjithmonë të lenë mbresa për tu vizituar. Të tilla janë edhe këto foto të mahnitshme, që ndodhen në lëndinën e lulebardhës në Shishtavec të Kukësit.

Bukuri e hijeshi mahnitëse si askund tjetër. Aromë dehëse, e Narcisit që të bën të fluturosh me krahët e muzës poetike në qiejt e imagjinatës.

Kjo mrekulli e natyrës gjendet vetëm në lëndinat e lulbardhës në Shishtavec, Parku Natyror Korab-Koritnik.

Foto nga: Besnik Hallaci

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aktorja e famshme tregon trupin e saj të tonifikuar

Posted: 24 May 2017 11:45 PM PDT

Aktorja e famshme dhe ish-modelja  Gemma Atkinson ka treguar trupin e saj të palestuar ndërkohë që bënte ushtrime në palestër.

Ylli Emmerdale ka fotografuar veten duke shfaqur krahët e saj të tonifikuar dhe me muskuj.

32-vjeçarja thotë se fitness ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj dhe ka ndarë foton me fansat e saj në Instagram.

Bukuroshja duket në formë shumë të mirë dhe nuk do ta ketë të vështirë që pas dy muajve trajnim të arrijë trupin që të gjtihë ne ëndërrojmë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush është emigranti shqiptari, 19-vjeçari që u gjet i vdekur?

Posted: 24 May 2017 11:30 PM PDT

Fabiol Kycyku 19 vjeç është një nga 2 të rinjtë shqiptarë të gjetur të vdekur gjatë natës së shkuar në një minerë të braktisur në provincën e La Spezia.

Fabiol Kycyky jeton prej 3 vitesh në La Spezia e punon si mekanik. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që në mbrëmjen e datës 21 maj duke denoncuar zhdukjen e tij në policinë italiane.

Familjarët kanë rrëfyer se Fabioli është larguar nga banesa pa marrë asgjë me vete, as dokumenta as para e vetëm telefonin celular i cili rezulton i përdorur deri më orën 21.00 të natës 21 maj.

Rasti i Fabiol Kycyky është bërë publik dhe në emisionin televiziv investigativ “Chi l’Ha visto?” (Kush e ka parë).

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me modelen mahnitëse që pëlqen të notojë me peshkaqenë

Posted: 24 May 2017 11:26 PM PDT

Modelja e Instagramit, Kiwi Rosanna Arkle, pëlqen shumë të notojë me peshakqenë pavarësisht se është kafshuar njëherë nga ata.

Ylli i mediave sociale është nga  Cologne, Gjermani ka notuar përherë të parë me peshkaqenë në Compass Cay dhe për të është një moment që do të qëndrojë gjatë në kujtesën e saj.

"Puna ime është që të merrem me peshkaqenët dhe ëshë shumë zbavitëse edhe pse njëri nga ata që ishte pak i uritur vendosi të më kafshonte dorën,"-ka thënë Miss Everywhere, në Instagram. “Dora ime është mirë dhe ka një kujtim të formës së dhëmbëve të peshkaqenit që do të më kujtojnë gjithmonë atë ditë të bukur në Exumas."

Ajo është trajnuar në një nga shkolla më të mira dhe punon si bloggere udhëtimi. Jo vetëm që jeton në vende të mrekullueshme në plazh, merr pushime falas por fiton deri në 1.800 pound për foto nga postimet e tyre në e mediave sociale.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Blushi: Kam shkruar më shumë faqe librash se Rama ka firmosur shkresa

Posted: 24 May 2017 11:22 PM PDT

Blushi e vazhdon aty ku e ka lënë kur biseda vjen për Edi Ramën. Shpotitës, therës deri në eshtër dhe plot batuta, në fushatën elektorale që sapo ka nisur kryetari i partisë LIBRA e ka kryeministrin targetin numër një. Edhe mbrëmë i ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku ai e vazhdoi vargun e batutave ndaj Ramës si kundërpërgjigje ndaj akuzave që ai hodhi seancën e fundit parlamentare.

"Kam shkruar më shumë faqe librash se sa Edi Rama ka firmosur shkresa", tha Blushi kur u pyet nga gazetari Qafoku përse Rama e cilësoi në seancaën e fundit parlamentare të paditur dhe dembel. Ben Blushi rezulton të jetë deputetei që ka folur më shpesh se çdo deputet tjetër në parlament gjatë këtij sesioni.

Por si e ka arritur Blushi të jetë kaq ndjellës për publikun me fjalimet e  tij në parlament? Për gazetarin Qafoku ai tregoi se e ka stërvitur mirë vetën të arrijë aty.

"Në fillim nuk e kisha këtë mënyrë. Kisha edhe emocione. Por e stërvita mirë vetën. Natyrisht nuk kam bërë prova në shtëpi. Por hoqa dorë nga fjalimet e shkruar në letër sepse publiku të dëgjon më mirë kur ti flet më kokën ngritur pa para në letër. Ky spontanitet është më efikas sepse njerëzit për të cilët ti flet e kuptojnë më mirë se sa fjalimet në letër që për ta lexuar duhet të ulën dhe ngresh kokën", rrëfeu Blushi.

Por a e imagjinojmë dot që parlamenti i ri shqiptar të mos ketë anëtar të saj Ben Blushin? Sa I sigurtë është Blushi me partinë e tij "Libra" të zgjidhet deputet ?

Janë dy pyetje që Blushi i përgjigjet në një: Jam shumë i sigurtë që do më zgjedhin deputet sepse partia LIBRA ndryshon nga të gjitha partitë e tjera. Libra nuk ka pronar si Edi Rama në PS dhe Sali Berisha në PD. Libra nuk ka trashëgimtar si LSI", tha ai.

Lidhur me familjen e tij ai përmendi të atin Kiço Blushin për të cilin tha se i është mirënjohës. "Im atë duket që më ka njohur mirë që fëmijë kur shkroi librin dhe më pas skenarin e filmit "Beni ecën vetë". Ai e ka parashikur që unë do ecja vetë dhe LIBRA është projekti im politik. Por më habit ndonjë deputete balliste e Rilindjes që artikulon duke zënë në gojë gjyshen time sepse gjoja paskam tradhëtuar bindjet politike. Kjo deputete është tipike mentalitet ballisti", tha Blushi.

/Oranews.tvdebati /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more