Skip to main content

Ora News: “Burimet për Ora News: PR do të regjistrohet e vetme në zgjedhje” plus 9 more

Ora News: “Burimet për Ora News: PR do të regjistrohet e vetme në zgjedhje” plus 9 more


Burimet për Ora News: PR do të regjistrohet e vetme në zgjedhje

Posted: 25 May 2017 11:46 PM PDT

Burimet për Ora News bëjnë të ditur se Partia Republikane do të regjistrohet e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit

vijon 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shtatë vendet më të fuqishme të botës mblidhen sot në Siçili

Posted: 25 May 2017 11:31 PM PDT

Shtatë vendet më të fuqishme të botës mblidhen sot në qytetin e Taorminës në ishullin e Sicilisë në Itali për të marrë pjesë në Samitin e G7.

Në një qytet super të blinduar nga masat më të larta të sigurisë që kanë mobilizuar mbi 7000 mijë trupa policorë e ushtarakë, e nën Presidencën e Italisë, krerët e shteteve dhe të qeverive të SHBA, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Japonisë si dhe të përfaqësuesve më të lartë të institucioneve drejtuese të Bashkimit Europian kanë në axhendën e punimeve temat më të rëndësishme të panoramës ndërkombëtare.

 I zhvilluar vetëm pak ditë pas atentatit në Manchester, ky Samit, ka në qëndër të vëmëndjes alarmin e rrezikut nga terrorizmi i ISIS me synimin e nënshkrimit nga të gjithë pjesëmarrësit  të një deklarate të përbashkët në dokumentin final të tij.

Për dy ditë rresht krerët e 7 vendeve më të industrializuara në botë, do të diskutojmë mbi problematikën e krizës së emigrantëve, si një element destabilizimi global e jo vetëm si një shqetësim rajonal e që duhet përballuar nga të gjitha vendet.

Gjithashtu në tavolinën e punës do të analizohet raporti i grupit të G7 me qeverinë e Moskës,  cështja e Libisë, Sirisë, Koresë e Veriut, situata e BE pas Brexit, si dhe tematika të rëndësishme ekonomiko-financiare.

Për herë të parë marrin pjesë në Samitin e vendeve të G7, Presidenit i SHBA Donald Trump, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri italian Paolo Gentiloni si dhe Kryeministrja britanike Theresa May.

Është hera e gjashtë që Italia merr Presidencën e G7. Për herë të parë e ka marrë më vitin 1980 në samitin e G7 mbajtur në qytetin e Venecias.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Idrizi: Këta mund ta bien dakord që të mos ketë asnjë parti tjetër

Posted: 25 May 2017 01:45 PM PDT

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News thotë se Rama dhe Basha mund të bien dakord që të mos ketë asnjë parti tjetër.

Pjesë nga biseda:

Murati: Është krijuar përshtypja që partia demokratike ka marrë pushtet në tavolinë që shkon përtej garantimit të standardit të zgjedhjeve, dhe nga kjo goditen të gjitha partitë përveç PD dhe PS sepse ka zëra që kjo marrëveshje mund të vazhdojë edhe mbas 25 qershorit. Nëse këto dy parti të mëdha ndryshojë kushtetutën dhe vendosin që partia e madhe ta krijojë qeverinë pa ndihmën e asnjë partie tjetër. Kjo do ishte eliminim.

Idrizi: Këta mund të bien dakord edhe që mos të ketë asnjë parti tjetër në Shqipëri se shumë afër ishin nga pikëpamja e marrëveshjes.

Për një javë të gjithë e kuptojmë që nuk bëhet fjalë as për standarde as për transparencë as në numërim as ato që ka thënë OSBE -ja

Dëgjoj teori konspirative sikur z. Rama u detyrua ta bënte këtë gjë sepse PDIU ishte marrë vesh me LSI -në që do deklaronin se do dilnin nga zgjedhjet. Jam këtu për ta thënë publikisht që as e kam dëgjuar dhe as kam qenë pjesë dhe në çdo rast do ta refuzoja një kërkesë të tillë. Ne ishin regjistruar në zgjedhje dhe do vazhdonim fushatën

Mund të bëhen edhe qeveri koalicioni, por zakonisht këto vijnë pas zgjedhjeve. Ne për herë të parë kemi një qeveri koabitacioni në muaj elektoral. Kjo është çudia më e madhe në botë. Por nëse palët duan ta vazhdojnë edhe mbrapa nuk ka asnjë problem. Të dalin ta thonë që ne do ta bëjmë. Ja arrin apo jo këtë e vendosin shqiptarët. PDIU nuk ka asnjë merak, pasi si parti kombëtare në gjithë Shqipërinë prezent, tashmë edhe me vota edhe me mandate. Ne do të jemi një parti që nga këto zgjedhje do dalim me grup parlamentar.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Idrizi: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, shihni ç’ndodh në Ballkan

Posted: 25 May 2017 01:33 PM PDT

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News propozon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për shkak siç tha ai se vende të tjera në rajon por armatosen fuqimisht si Greqia dhe Serbia.

Pjesë nga deklaratat:

Idrizi: Ne kemi kërkuar, ose është pjesë e programit që të kthehet shërbimi ushtarak në Shqipëri vetëm një muaj. Jam i bindur që ne nuk mund të rrimë dot. Po e shohim çfarë ndodhë në rajon dhe ne nuk mund të rrimë pa u përgatitur qoftë edhe për një muaj zborr.

Hila: Humbni vota me këtë…

Idrizi: Le të humb vota. Do të ikin një muaj nga llotot dhe do të merren me shërbimin ushtarak jo vetëm që nuk u bën keq, por do të jetë si tip palestre.

Hila: Duhet futur shërbimi rezervist. Ne kemi vetëm 9 mijë trupa. Duhen 4 herë më shumë.

Idrizi: Ne jemi vend i NATO-s, por ndërkohë shohim pllakat tektonike të Ballkanit. Vend i NATO-s është edhe Greqia dhe ju shihni një armatosje të jashtëzakonshme dhe Serbia gjithashtu. Ne nuk mund të rrimë.  

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA, Apeli mban në fuqi bllokimin e ndalimit të udhëtimit

Posted: 25 May 2017 01:32 PM PDT

Një gjykatë federale e apelit i dha një tjetër goditje sot urdhërit të rishikuar të Presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimit nga gjashtë vende me shumicë myslimane, duke mbajtur anën e grupeve që thonë se urdhri vë në shënjestër në mënyrë të paligjshme myslimanët.

Gjykata e Apelit e Qarkut të 4-rt mbajti në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët, që ndalonte administratën republikane të pezullonte në mënyrë të përkohshme lëshimin e vizave të reja për shtetasit nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Gjykata e apelit në Riçmond të Virxhinias është e para gjykatë që merr vendim mbi urdhërin e rishikuar që ndalon udhëtimin drejt Amerikës. Administrata e presidentit Trump kishte shpresuar se me ndryshimet që i kishin bërë urdhërit, do të shmangnin problemet ligjore që hasën me variantin e parë të tij.

"Kongresi i dha presidentit fuqi të gjerë për t'u mohuar shtetasve të huaj mundësinë për të hyrë në Amerikë, por kjo fuqi nuk është absolute. Nuk mund të jetë e pakontrolluar, siç këtu, ku presidenti e ushtron atë nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv që të shkakton dëm të pariparueshëm për individët në të gjithë vendin" kishte shkruar në vendimin e tij kryetari i gjykatës së apelit Roger L. Gregory.

Ka të ngjarë që presidenti të apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë amerikane.

Një pyetje themelore në këtë çështje është nëse gjykatat duhet të marrin në konsideratë deklaratat e mëparshme të zotit Trump për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Gjykatësi federal në Maryland, i cili bllokoi urdhërin për ndalimin e udhëtimit, përmendi komentet e bëra nga zoti Trump dhe ndihmësit e tij gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve, si dëshmi se urdhëri ishte kryesisht i motivuar nga arsye fetare.

Administrata e presidentit Trump argumentoi se gjykata nuk duhet të shohë përtej tekstit të urdhrit ekzekutiv, i cili nuk përmend fenë. Zyrtarët e administratës argumentuan se vendet e përfshira në urdhër nuk u zgjodhën, sepse kanë shumicë myslimane por për shkak se paraqesin rrezik për terrorizëm.

Urdhri i parë i presidentit i nënshkruar në muajin janar shkaktoi kaos dhe protesta anembanë vendit, pasi udhëtarët u ndaluan të hipnin në fluturime ndërkombëtare dhe u mbajtën në aeroporte për orë të tëra. Presidenti nxori një variant të ndryshuar të urdhërit pasi Gjykata e Apelit e qarkut të 9-të në Shtetet e Bashkuara refuzoi të rivendoste ndalimin që parashikonte urdhri.

Në versionin e ri u bë e qartë se ndalimi i udhëtimit për 90 ditë mbulon gjashtë vende, por nuk zbatohet për ata shtetas që kishin viza të vlefshme në momentin e daljes së urdhërit. Në të u hoq gjuha që përdorej në variantin e parë, ku thuhej se përparësi i jepet pakicave fetare si dhe hiqej Iraku nga lista e vendeve që u ndalohej udhëtimi drejt Amerikës.

Por kritikët thanë se ndryshimet nuk i shmangën problemet ligjore të urdhërit./VOA/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Djali i shkurtër me aftësi të vecanta bëhet pjesë e filmave pornografikë

Posted: 25 May 2017 01:30 PM PDT

Kohey Nishi është një djalë nga Japonia që ka aftësi të vecanta, por është bërë pjesë e filmave pornografikë për një arsye shumë të fortë.

Ai kërkon që të tregojë se nuk edhe njerëzit e shkurtër që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mund të kenë një jetë normale, ku përfshihen marrëdhëniet seksuale.

24-vjecari vuan nga një sëmundje e quajtur, mucopolysaccharidosis që ndalon zhvillimin dhe rritjen e njeriut, prandaj është i gjatë vetëm 1 metër.

Nuk përbën asnjë pengesë fakti se vajzat duken shumë më të mëdha se ai, pasi mund të krijojë skena shumë të mira dhe të kontribuojë kundër abuzimit të njerëzve me aftësi të vecanta.

Ai u largua nga studimet e tij si programues kompjuteri që të vazhdojë këtë punë, ku thotë se e fiton jetesën duke marrë pjesë në filma me përmbajtje erotike.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zarfi bombë ndaj ish-kryeministrit grek kaloi dy kontrolle sigurie

Posted: 25 May 2017 01:19 PM PDT

Ish-kryeministri i Greqisë, Lucas Papademos ka marrë plagë të shumta, por jo të rrezikshme për jetën, si rezultat i një shpërthimi brenda makinës së tij.

Shpërthimi ndodhi kur Papademos po hapte një zarf, i cili sipas të gjitha gjasave kishte brenda lëndë eksplozive.

Zona ku ndodhi shpërthimi, fare pranë sheshit ‘Omonia’, u bllokua që në momentin e parë nga policia. Ekspertë të shërbimit antiterror po "krehin" një rreze të gjerë, për të gjetur shenja që do t'i ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.

Sipas burimeve të shtypit, edhe pse zarfi kishte kaluar në dy kontrolle sigurie, nuk kishte rezultuar i dyshimtë.

Ndërsa vlerësimet e para sugjerojnë se zarfi bombë ka ngjashmëri me ato që u dërguan dy muaj më parë, në zyrën e ministrit gjerman të financave, Wolfgang Schauble dhe në selinë e misionit të FMN-së në Paris.

Atëherë përgjegjësinë e kishte marrë organizata guerrile greke, Komploti i Celulave të Zjarrit.

Ende nuk ka një marrje përgjegjësie për atentatin ndaj ish kryeministrit Papademos.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A do të ketë marrëveshje PDIU-LSI? Idrizi flet për korsitë

Posted: 25 May 2017 01:17 PM PDT

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News sqaron nëse partia e tij do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pjesë nga deklaratat:

Hila: A keni pasur marrëveshje me z. Meta përpara se të vinim te marrëveshja?

Idrizi: Absolutisht jo. Të gjithë ne kemi të drejtë që të jemi brenda lojës politike. Propozimin e parë për paktin kombëtar e kemi bërë ne dhe e ka përshëndet z. Meta dhe z. Basha nga çadra.

Përgjegjësit e kësaj krize ishin dy partitë e mëdha, edhe përgjegjësinë karshi shqiptarëve për zgjidhje sigurisht që e kishin ata të dy që e krijuan. Ne bëmë çdo manovër që shqiptarëve ti jepnim mundësinë që të votonin një herë në katër vjet. Kemi bërë paktin kombëtar. I propozuam presidentit të Republikës që të mblidhte tryezën e partive parlamentare. Takimet duhet të bëhen transparente në media. Çdo marrëveshje jashtë transparencës…

Ne nuk kemi asnjë lloj problemi, ne garojmë në korsinë tonë dhe të ikim nga llogaritë që i kemi dhënë apo i kemi marrë koalicionit. Kemi një problem, që i duhet dhënë më shumë hapësirë dhe transparencë dhe për partitë  e reja që e kanë pothuajsee të pamundur me këtë sistem, dhe të kemi disa standarde më të mëdha

Hila: z. Idrizi dmth që nuk do ketë një bashkëpunim mbas ditës së sotme me LSI?

Idrizi: Nuk e shoh për çfarë dhe nuk e shoh si. Ne jemi në korsinë tonë. Kjo pytje mund të kishte vlerë nëse ne do bënim koalicione. Mund tu mblidhnim gjithë të vegjlit

Murati: Mund të bëni aleanca lokale në një qark ku e ndjeni veten të dobët, psh si bëri z. Vasili me z. Milo?

Idrizi: Nuk është rasti. Për shkak të profilit të partisë sonë , unë nuk marrë dot përsipër që t'i them anëtarëve të PDIU që të votojnë për një parti tjetër, sepse jam i bindur që nuk më dëgjon kush.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lame i kthen atletit italian medaljen e vjedhur që e bleu në treg

Posted: 25 May 2017 01:14 PM PDT

Një vit më parë gjen një medalje të artë që e kuriozon koleksionistin e njohur Artan Lame.

Pas disa kërkimesh zbulon se objekti që kishte blerë në tregun e mallrave të përdorur kishte vlerë të madhe dhe i ishte vjedhur atletit italian tetraplegjik Oskar de Pelegrino që kishte zënë vendin e parë në para-olimpiket “Londër 2012”.

Lame: Mendimi i parë ishte për t'ia kthyer të zotit, sepse emocioni i të parti njerëz që nuk kanë trupin tonë, kanë mangësi, dikush është në karrige me rrota, dikush me një këmbë, me një dorë, të verbër dhe luftojnë me jetën dhe arrijnë të dalin mbi të e të marrin medalje e cila më pas vidhet në mënyrën më të ndryrë.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, e vlerësoi të rrallë gjestin e koleksionistit Lame.

Cutillo: Falë gjestit të zotit Artan Lame, atleti tetraplegjik italian nuk do të ketë më kutinë bosh të medaljes që iu vodh nga grabitësit në shtëpinë e tij. Kur më kontaktoi mbeta i mahnitur, tani ajo do t’i dorëzohet fituesit.

Do të jetë Ambasada italiane në Tiranë që do ia dorëzojë atletit të njohur Oskar de Pelegrino medaljen e artë që e fitoi në paraolimpiket  “Londër 2012”.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Idrizi: Na akuzuat për “tregun çam”, ja ku keni “tregun kinez”!

Posted: 25 May 2017 01:13 PM PDT

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News e konsideron marrëveshjen Rama-Basha si të "tregut kinez", ndërsa iu përgjigj pyetjes mbi akuzat ndaj partisë së tij e konsideruar si "tregu çam".

Pjesë nga biseda:

Idrizi: Nga 1960 deri para 4 vitesh në administratën e lartë të shtetit shqiptar nuk ka pasur asnjë çam. Tani, ne jemi brezi i tretë. Unë jam le e rrit në Tiranë. Nëna ime është nga një familje tiranëse. Imagjinoni sot të na intimidojnë sot me shprehje të tilla.

Këto janë të turpshme. Janë përdorur nga të gjithë ata që r kanë parë rritjen e PDIU-së sa herë që u janë prekur interesat. Edhe idiotët e dobishëm të Athinës.

Imagjinoni sa për herë të parë një çam u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Greqia bëri notë zyrtare. Imagjinoni ku jemi ne këtu? Këta të tregut çam e kanë shumë problem këtë gjë. Ja ku kemi tani tregun kinez që bënë këta dy partitë me mallra kineze dhe le ta mbajnë.

Mentor Kikia: Doli më e lirë.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more