Skip to main content

“Në mbledhjen komemorative për dr.Sami Spahiun shquhet lart vepra e tij” plus 6 more Ferizaj Press

“Në mbledhjen komemorative për dr.Sami Spahiun shquhet lart vepra e tij” plus 6 more Ferizaj Press


Në mbledhjen komemorative për dr.Sami Spahiun shquhet lart vepra e tij

Posted: 23 May 2017 09:20 AM PDT

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë anesteziologu i njohur ferizajas dr. Sami Spahiu.

Mjekë, bashkëpunëtorë, struktura komunale e familjarë kanë organizuar sot një mbledhje komemorative për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e këtij mjeku ferizajas.

Në këtë mbledhje komemorative drejtori i spitalit të Ferizajt Bejtush Jaha tha se dr. Sami Spahiu ishte shembulli më i mirë i një punëtori shëndetësor, profesionist i rrallë e i dashur për të gjithë pacientët e tij.

"Doktor Sami Spahiun do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri me vlera të larta morale e njerëzor një doktor të pashoq, e një humanist të veçantë . Për shumë kohë ai dha kontribut që spitali i Ferizajt të jetë në nivel të detyrës andaj humbja e tij është një dhembje e madhe për ne" tha dr. Bejtush Jaha.

Edhe udhëheqës komunalë të cilët morën pjesë në këtë tubim përkujtimor, thanë se anesteziologu Sami Spahiu ishte një figurë e nderuar, prandaj respekti për të nuk do të harrohet asnjëherë.

Kryesuesi i Kuvendit të komunës Faruk Guri shprehu ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që e njohën Dr. Samiun.

"Doktor Samiu nga sot e tutje nuk do t'i mungojë vetëm familjes së tij, por gjithë bashkëpunëtorëve , institucioneve shëndetësore dhe shumë pacientëve që kaluan nëpër duart e tij. Ai la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë.
Si anesteziolog, lëmi ky ende i pa plotësuar në komunën tonë sa duhet, ai ka dhënë një kontribut të çmueshëm në spitalin e Ferizajt. Që nga viti 2006 për asnjë ditë nuk iu nda punës e nevojave të ndryshme shëndetësore, prandaj do ta kemi vështirë edhe më tutje të plotësojmë këtë boshllëk si njerëzor po ashtu edhe profesional" tha kryesuesi Guri.

Në tubimin përkujtimor për jetën dhe veprën e dr. Samiut dha disa detaje edhe kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu i cili çmoi lart kontributin e tij nëpër të gjitha institucionet shëndetësore ku punoi.

Dr. Sami Spahiu la pas vetën bashkëshorten dy djemët dhe vajzën.

Vdesin nëna dhe foshnja gjatë lindjes në Spitalin e Ferizajt

Posted: 23 May 2017 05:39 AM PDT

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një nënë shtatzënë bashkë me foshnjën e saj.

Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital  tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën.

"Pacientja ka ardhë në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirrë gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes", tha ai për KALLXO.com.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi sipas tij ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

Shkolla e mesme e ulët “Ganimete Tërbeshi” shënon ditën e saj

Posted: 23 May 2017 05:32 AM PDT

Nxënës , arsimtarë e prindër të shkollës së mesme të ulët "Ganimete Tërbeshi" në Ferizaj kanë shënuar sot ditën e kësaj vatre të diturisë.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt Faruk Guri i cili në një fjalë rasti uroi që nxënësit e kësaj shkolle të arrijnë majat e sukseseve.

"Fatkeqësisht unë dhe prindërit apo gjyshërit tuaj nuk i kemi pasur rrethanat e lirisë që keni ju sot për të mësuar e për t'u shkolluar prandaj kjo është mundësi më shumë për ju që të na përfaqësoni në shumë fusha në gjithë Kosovën, e pse jo edhe jashtë saj siç po bëjnë aktualisht Majlinda Kelmendi , Rita Ora e Dua Lipa" u tha nxënësve me këtë rast kryesuesi Guri.

Ndërkaq në fjalën e saj drejtoresha e shkollës së mesme të ulët "Ganimete Tërbeshi", Zymryte Berisha tha se pjesë e punës në këtë shkollë janë sfidat por edhe sukseset. Ajo përmendi një varg projektesh që janë realizuar këtë vit dhe falënderoi institucionet për mbështetjen që kanë dhënë në vazhdimësi.

Me një dhuratë modeste nxënësit e shkollës "Ganimete Tërbeshi" nderuan edhe ushtarët e KFOR-it amerikan të cilët kanë bashkëpunuar me këta nxënës në disa raste.

Albion Sherifi aderon në PDK

Posted: 23 May 2017 01:28 AM PDT

Sot, në degën e PDK-së në Ferizaj, duke i besuar platformës tonë politike Fillimi i Ri dhe me qëllim avancimin e rolit të rinjve në vendim marrje, aderoi aktivisti i shquar i shoqërisë civile Albion Sherifi.

Prezantimin e të sapo aderuarit e bëri deputeti i Kuvendit të Kosovës ,Elmi Reçica, i cili i shprehu mirëseardhje në rrugëtimin e përbashkët politik.

Sherifi me këtë rast deklaroi se ” Përgjegjësinë dhe besimin e dhënë, si dhe angazhimin brenda degës do ta realizoj me përkushtim të madh dhe krahas bashkëpunëtorëve si z. Reçica, i cili ka shtyrë përpara gjithnjë vizionin dhe angazhimin e të rinjve në procese vendim marrëse”

 

Ka ndërruar jetë Anesteziologu i njohur ferizajas Dr. Sami Spahiu

Posted: 23 May 2017 01:20 AM PDT

Ferizaj.23.05.2017.  Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë anesteziologu i njohur ferizajas  Dr Sami Spahiu.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Spitalit të Ferizajt të cilët thonë se humbja e Doktor Sami Spahiut është një humbje e madhe për shëndetësinë ferizajase.

Me rastin e humbjes së Doktor Sami Spahiut, në Teatrin Adriana të Ferizajt, ora 13:00   do të mbahet mbledhje komemorative.

Varrimi i  Dr Spahiut bëhet ora 16:30 në varrezat e qytetit.

Këta janë kandidatët për deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma nga Ferizaj

Posted: 22 May 2017 04:21 PM PDT

Në listën e kandidatëve për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma nga Ferizaj gjenden pesë kandidatë: Elmi Reçica, Ardian Sejdiu, Agim Aliu, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Xhavit Zariqi.

Gazeta Express ka siguruar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Ashtu siç pritej, listës i prin kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

Prapa tij renditet kreu i AAK’së, Haradinaj, njëherësh kandidat i koalicionit për kryeministër.

Në vend të tretë është Flora Brovina nga PDK, e ndjekur nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

Pesëshen e parë e mbyll zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj.

Lista ka gjithsej 110 kandidatë.

Labi – hajdutit që ia theu veturën: Kthema çantën, ose ta publikova videon

Posted: 22 May 2017 04:04 PM PDT

Gjatë ditës së sotme u raportua se këngëtarit nga Ferizaj Labinot Tahiri i është plaçkitur vetura, nga e cila i është marrë çanta e dorës, njofton Klan Kosova.

Labi, i cili tashmë është shndërruar në një politikan dhe është kandidat për deputetë nga AKR, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar publikisht nga hajduti i cili edhe e ka thyer veturën e tij, që t'ia kthej çantën, e në rast se nuk lajmërohet, Tahiri thotë se do ta publikojë videon në momentin që hajduti kryen vjedhjen, e të cilën këngëtari e posedon.

"K'jo Audia Q7, është vetura e vellaut tim Milot Tahirit dhe k'jo vetura A4 e zezë te ciles ia kam numrat e tabelave dhe shihet fytyra e personit qe e ka thyer xhamin e kesaj AudiQ7! I bej thirje, që të ma k'thej Qanten e dores, ne të cilen i kam dokumentet; lejenjoftimin, patentshoferin dhe te tjerat dokumente! Me ke bere telashe për ti nxjerrë dokumeentet e reja, dhe nese nuk mi k'then, unë do ta publikoj foton dhe videon tënde kur del dhe futesh ne veturë!

Ato dokumente, mundesh me i sjell ne Ferizaj rruga Elbasanit46 shtepia ime!

Me kete dua te ta fali nga ana jone ate veprim qe ke berë! Por ata fale Zoti është tjetër gjë.

Mi sjell dokumentet", ka shkruar Labi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more