Skip to main content

“Morena tregon gjoksin më shumë se sa duhet, rrezikon të zbulojë edhe…” plus 9 more GazetaBlic

“Morena tregon gjoksin më shumë se sa duhet, rrezikon të zbulojë edhe…” plus 9 more GazetaBlic


Morena tregon gjoksin më shumë se sa duhet, rrezikon të zbulojë edhe…

Posted: 22 May 2017 10:49 PM PDT

Morena Taraku vazhdon të jetë njëra nga femrat më të përfolura shqiptare.

Ndonëse e re në moshë, ajo ka siguruar një luks të rrallë për veten.
Ka disa ditë që ajo po eksploron ishujt e bukur Maldive, por ende nuk është zbuluar se nga kush po shoqërohet.

Gjatë këtij pushimi ajo po poston thuajse çdo detaj të ditës. Për t'u habitur është fakti se edhe gjatë pushimit, Morena nuk i lë stërvitjet mënjanë. Ndërkaq përveç stërvitjeve, ajo që na bie në sy është ekspozimi i tepërt i Morenës.

Në rrjetin social Instagram ajo ka zbuluar një foto, ku shihet me një fustan shumë të hapur. Fustani i zbulon gjoksin dhe pothuajse edhe 'zogun'.

Morena gjithmonë di si të kthejë vëmendjen tek ajo, qoftë me veshjen, qoftë me pushimet, e herë-herë edhe me zhveshjen.

The post Morena tregon gjoksin më shumë se sa duhet, rrezikon të zbulojë edhe… appeared first on GazetaBlic.

Çfarë janë fluturat anti-stres dhe a duhen lejuar fëmijët të luajnë me to? (Video)

Posted: 22 May 2017 10:43 PM PDT

Flutura anti-stres" është objekti i cili po "çmend" botën, por mund t'iu ketë shpëtuar vetëm nëse nuk keni fëmijë apo internet.
"Fidget Spinners" në anglisht quhet flutura anti-stres dhe janë lodra për të rinjtë, të cilat kanë si funksion menaxhimin e stresit dhe DHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët).

Kjo është një pajisje jo shumë e madhe, e cila përshtatet më së miri me dorën tuaj, ku pjesa qëndrore mbështetet në gishtin tregues dhe në gishtin e madh, ndërsa tre pjesët tjera i rrotulloni në gjendje të lirë.

Por pse kjo lodër krijon varësi?

Përderisa trendet e kaluara kanë qenë të njohura për arsye të ndryshme, trendi i fluturave anti-stresuese po njihet mbanë për natyrën e lodrës e cila menjëherë shkakton varësi. Ndjesia e të pasurit një pajisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie, transmeton "Telegrafi".

Çfar tjetër duhet të dini për to?

Disa shkolla anë e mbanë botës veçse ua kanë ndaluar nxënësve mbajtjen e kësaj pajisje pasi që e konsiderojnë si pajisje që po i shpërqendron ata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të luajnë me pajisjen në shtëpi apo në ambiente tjera. Industria e fluturave anti-stresuese ka 'eksploduar' përgjatë muajit të fundit, ndërsa ka sjellë lloje të ndryshme të kësaj lodre.

Sa i përket këtyre lodrave, ju mund të gjeni video të shumta në YouTube, është temë edhe në forumet më të njohura botërore, ndërsa më e mira e tyre është se nuk janë vetëm për fëmijë, por edhe të rritur.

 

The post Çfarë janë fluturat anti-stres dhe a duhen lejuar fëmijët të luajnë me to? (Video) appeared first on GazetaBlic.

Ambasadori Grajqevci publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester

Posted: 22 May 2017 10:42 PM PDT

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajqevci, është shprehur i shokuar pas shpërthimeve në qytetin e Mançesterit, ku kanë humbur jetën së paku 19 njerëz.

"Bashkëndjejmë me të gjithë ata që janë prekur drejtpërdrejt (nga sulmi) dhe familjet e tyre", ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Ndërkaq, më herët ai kishte publikuar një numër emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester dhe numri është: +447961064763.

Kujtojmë se në Manchester Arena, në fund të koncertit të Ariana Grandes, ka ndodhur një sulm që po trajtohet si sulm terrorist, duke lënë së paku 19 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.

The post Ambasadori Grajqevci publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester appeared first on GazetaBlic.

Mustafa: LDK përmbyllë listat me kandidatë për deputet

Posted: 22 May 2017 10:39 PM PDT

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka thënë që kanë përmbyllur listat e LDK-së me kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo listë do të bëhet publike nga KQZ-ja,njofton GazetaBlic.
Ndër të tjerash Mustafa ka thënë që partia e tij nuk do të bëjë premtime të kota, por do të punojnë shumë për ç`kapjen e shtetit.

Këto komente Mustafa i bëri në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Shënimi i plotë:

Të nderuar qyterarë,
Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.
Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile.
Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç’kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.
Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota!
Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve.
Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së.
IM

The post Mustafa: LDK përmbyllë listat me kandidatë për deputet appeared first on GazetaBlic.

12 kushte për të pasur respektin e të tjerëve

Posted: 22 May 2017 10:29 PM PDT

Nëse kërkon të respektohesh nga të tjerët, gjëja më e mirë është të respektosh veten.

Vetëm kështu do të mund të fitosh respektin e të tjerëve." Fyodor Dostoyevsky
Po merr respektin që meriton?

Apo, njerëzit tuaj të afërt duket se kërkojnë t'ju ulin, përkufizojnë a anashkalojnë?

Ja 12 mënyra për të fituar respektin që meritoni:

1. Përpiqu për veten dhe të tjerët.

Edhe të rriturit mund të abuzohen verbalisht apo keqtrajtohen. Çohu me qëndresë dhe tregoji njerëzve së kjo sjellje është e papranueshme. Mos u bëj bashkëpunëtore në heshtje për gjërat që të shqetësojnë.

2. Përgjigju – Mos reago.

Të lidhesh me emocionet e tua është diçka pozitive dhe e fuqishme. Mos reago në momente konfuzioni dhe trishtimi. Jepi vetes kohë të përpunosh ndjenjat në një mënyrë që të përgjigjesh në një mënyrë të shëndetshme.

3. Thuaj shpesh "Jo".

4. Mos harxho kohë nga koha e askujt.

5. Përcakto kodin tënd të moralit dhe jeto sipas tij.

6. Respekto kodin moral të njerëzve të tjerë.

7. Trajtoji njerëzit me mirësjellje dhe në mënyrë të barabartë.

8. Ji i sinqertë. Ruaj kufijtë e tu.

9. Mos u merr me thashetheme.

10. Kërko falje atëherë kur e ndjen.

11. Jepi prioritet veprimit/veprave.

12. Qëndroji angazhimeve. Mbaje fjalën

The post 12 kushte për të pasur respektin e të tjerëve appeared first on GazetaBlic.

Shpërthimi në Manchester dyshime për sulm terrorist – këta persona ende të humbur (FOTO)

Posted: 22 May 2017 10:23 PM PDT

Shpërthimi që ndodhi në ''Manchester Arena'' dyshohet se mund të ketë qenë sulm terrorist.

Sipas raportimeve të fundit të mediava të huaja, autoritetet lokale në Angli, dyshojnë se shpërthimi i fuqishëm ku mori jetën e 19 personave e që la rreth 50 të plagosur, është bërë nga grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik, njofton Klan Kosova.

Mediat e huaja po ashtu kanë vënë në dispozicion në rrjetet sociale një mori fotografishë ku thuhet se personat e tillë ende janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre pas këtij sulmi që ndodhi derisa po mbahej koncerti i këngëtares Ariana Gande.

The post Shpërthimi në Manchester dyshime për sulm terrorist – këta persona ende të humbur (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Të famshmit solidarizohen me viktimat e sulmit të Manchesterit

Posted: 22 May 2017 10:17 PM PDT

Gjatë koncertit të cilin po mbante këngëtarja e njohur Ariana Grande, ndodhi një shpërthim për të cilin dyshohet se ishte sulm terrorist.
Me familjet e 19 viktimave e rreth 50 të lënduarve tashmë kanë filluar të solidarizohen disa nga yjet e njohur botëror, njofton Klan Kosova.

Në radhë të parë hyn Katy Perry, Demi Lovato për të pasuar dhe me Elllie Goullding.

''Duke u lutur për të gjithë të pranishmit në shoun e Ariana Grandes'' shprehet Perry, në llogarinë e saj në Tëitter.

''E përlotur duke imagjinuar ata të pafajshëm që humbën jetën në koncert, të lutemi për të gjithë, të jemi të githë arianatorë'' përfundon dedikimin e saj këngëtarja Lovato, njofton Klan Kosova.

''Dërgoj shumë dashuri për të gjithë të prekurit në sulmin e Manchesterit'' thotë Goulding.

The post Të famshmit solidarizohen me viktimat e sulmit të Manchesterit appeared first on GazetaBlic.

“Balena blu”, kurthi i rrjeteve sociale që po merr jetën e qindra të rinjve

Posted: 22 May 2017 10:12 PM PDT

Një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse "Sfida e balenës blu" në Greqi, ndërsa mediet iu referohen edhe dy rasteve të tjera në Selanik dhe në Kretë.

14-vjeçari shqiptar ka pohuar për mediet, në një prononcim me lejen e prindërve, se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e "Balenës blu".

"Nëpërmjet 'Messenger'-it të 'Facebook'-ut më shkroi: Do që të luajmë një lojë? Jam 'Balena blu'. Kështu m'u prezantua dhe unë iu përgjigja: Po, dua të luaj, çfarë loje? Atëherë më tha 'Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video", thotë 14-vjeçari shqiptar, i cili nuk identifikohet.

Por kur adoleshenti i ka kërkuar hollësi se kush ishte dhe çfarë loje ishte kjo, personi i panjohur menjëherë i ka bllokuar llogarinë dhe i ka fshirë mesazhet në kutinë postare. Atëherë ai ka lajmëruar prindërit, të cilët nga ana e tyre kanë thirrur policinë për Krimin Elektronik.

Loja vdekjeprurëse që qarkullon në internet "Sfida e balenës blu" lidhet me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një shpërndarje të madhe të saj nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Europën Perëndimore, shkruan Top Channel.

Fillimisht, adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe "online" dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës. Ai i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja. /albeu.com/

The post “Balena blu”, kurthi i rrjeteve sociale që po merr jetën e qindra të rinjve appeared first on GazetaBlic.

“LDK në luftë të brendshme”

Posted: 22 May 2017 03:08 PM PDT

Analisti Dardan Gashi ka thënë në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka një luftë të brendshme e cila bëhet mes dy palëve.

"Në LDK është duke ndodhur një luftë e brendshme. Tash nëse e shohim; janë kryesisht njerëz të Isa Mustafës dhe në anën tjetër anashkalim total i njerëzve të tjerë, si Vjosa Osmani dhe Arben Gashi".

Gashi shtoi se nëse LDK mbetet në opozitë zgjedhjet e ardhshme, atëherë do të ketë përçarje edhe më të madhe brenda partisë.

"Konsekuencat do të jenë një përplasje serioze pas zgjedhjeve".

The post "LDK në luftë të brendshme" appeared first on GazetaBlic.

Labi – hajdutit që ia theu veturën: “Kthema çantën, ose ta publikova videon”

Posted: 22 May 2017 03:06 PM PDT

Gjatë ditës së sotme u raportua se këngëtarit nga Ferizaj Labinot Tahiri i është plaçkitur vetura, nga e cila i është marrë çanta e dorës.

Labi, i cili tashmë është shndërruar në një politikan dhe është kandidat për deputetë nga AK, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar publikisht nga hajduti i cili edhe e ka thyer veturën e tij, që t'ia kthej çantën, e në rast se nuk lajmërohet, Tahiri thotë se do ta publikojë videon në momentin që hajduti kryen vjedhjen, e të cilën këngëtari e posedon.

"K'jo Audia Q7, është vetura e vellaut tim Milot Tahirit dhe k'jo vetura A4 e zezë te ciles ia kam numrat e tabelave dhe shihet fytyra e personit qe e ka thyer xhamin e kesaj AudiQ7! I bej thirje, që të ma k'thej Qanten e dores, ne të cilen i kam dokumentet; lejenjoftimin, patentshoferin dhe te tjerat dokumente! Me ke bere telashe për ti nxjerrë dokumeentet e reja, dhe nese nuk mi k'then, unë do ta publikoj foton dhe videon tënde kur del dhe futesh ne veturë!

Ato dokumente, mundesh me i sjell ne Ferizaj rruga Elbasanit46 shtepia ime!

Me kete dua te ta fali nga ana jone ate veprim qe ke berë! Por ata fale Zoti është tjetër gjë.

Mi sjell dokumentet", ka shkruar Labi.

The post Labi – hajdutit që ia theu veturën: "Kthema çantën, ose ta publikova videon" appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more