Skip to main content

Mesazhi.com: “Qindra të plagosur në Rripin e Gazës – FOTO” plus 9 more

Mesazhi.com: “Qindra të plagosur në Rripin e Gazës – FOTO” plus 9 more


Qindra të plagosur në Rripin e Gazës – FOTO

Posted: 20 May 2017 01:18 PM PDT

Më shumë se 160 palestinezë janë plagosur në përleshjet e dhunshme me forcat izraelite në Rripin e Gazës.

Popullsia në Bregun e Okupuar Perëndimor po përballen gjithashtu me trazira, protesta dhe sulme të njëpasnjëshme nga forcat okupuese.

Ditët e fundit kanë nisur greva në të gjitha burgjet ku gjenden palestinezët. Më shumë se 1000 persona janë në grevë, ndersa me shume se 6000 palestinez jane ne burgjet izraelite. Shume prej te burgosurve jane pa urdher gjykate, dhe te mitur./MESAZHI/

 

 

The post Qindra të plagosur në Rripin e Gazës – FOTO appeared first on Mesazhi.com.

Tregimi i Ymer Agës, që për vite lë pa frymë!

Posted: 20 May 2017 12:30 PM PDT

Ymer Agë Ulqini është një tregim popullor në të cilën përshkruhen vetit e popullsisë vendase të rrethit të Ulqinit.
Ymer Agë Ulqini ishte djalë në lule të moshës. Të sotmen u martua të nesërmen i erdhi kartë nga mbreti: “Ti Ymer agë Ulqini të nisesh e të shkosh në luftë se po na sulmon armiku … “Kjo kartë ishte e zezë, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bëntë fjalën dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armët, shkoi u la shëndenë miqve, shokëve, nënës e atit, pastaj vajti e ia tha vashës: Moj vasha ime, mua më dërgon mbreti fjalë të shkoj në luftë e duhet të nisem. – Merrmë dhe mua me ty Ymer Agë -, i thotë vasha. – Jo vashë nuk të marr dot, se atje i thonë luftë e lufta është për burrat. Unë dua të më japësh besën se nuk do të martohesh e do më presësh derisa të kthehem. Më thuaj sa do të më presësh ti mua moj vasha ime ? – Do të të pres nëntë ditë – Nëntë ditë janë pak moj vashë, udha ime është e gjatë dhe lufta është e gjatë, se kjo luftë bëhet në dhe të largët. Në më do siç të dua të më presësh nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë të nëntë vjetët e të nëntë ditët e unë të mos kthehem ti vashë martohu e trashëgohu se kështu qënka thënë, atëherë unë s’do të jem gjallë. Vasha psherëtiu – Mirë Ymer Agë do të të pres nëtë vjet e nëntë ditë. Kështu e lidhën fjalën ata të dy. Ai të shkojë në luftë, ajo të presë nëntë vjet e nëntë ditë. Ymer Aga i la shëndenë vashës, i hipi balashit e shkoi me zemër të ngrohtë në luftë. Kali ikte e linte prapa një re pluhuri që ngrihej në udhë. Kalorësi nxitonte të arrinte sa më shpejt në luftë. Trim ishte Ymer Agë Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtë. Që në përpjekjen e parë të tij iu turrën mizëri kalorësish të veshur me hekur. E qarkuan dhe e qëlluan me shpatë, Ymer Aga luftoi si burrë, shtriu përdhe shumë burra, plagosi shumë të tjerë po në luftë e sipër i vranë balashin. Sa ia vranë balashin Ymer Aga luftoi në këmbë gjersa iu thye shpata. E zunë rob e hodhën në burg brenda në kështjellë. Qarkuan nga të katër anët me gurë mure të lartë dhe e mbajtën derë për nder se kishte qënë trim dhe trimi nderohet kudo. Aty në dhe të huaj në burg shkojnë ditët e bëhen javë, shkojnë javët e bëhen muaj, shkojnë muajt e bëhen vjetë. Një dy, tre, më shumë… Mirëpo Ymer Agë Ulqini e ka zemrën të ngrohtë sepse vasha i ka dhënë fjalën ta presë në shtëpi nëntë vjet e nëntë ditë. Ai ha, pi, qesh, ju jep zemër shokëve i bie ciftelisë. Dëgjon bija e mbretit të huaj e çuditet. C’është ky njeri – thotë – që s’tutet se është burg brenda në burgun e kështjellës. – Eshtë Ymer Agë Ulqini – i thonë. – Të fortë e paska zemrën. – Të fortë e të ngrohtë se është shqiptar, me fjalën e tij e me këngën e tij i forcon e i ngroh edhe të tjerët, shokët. Po në të vërtetë Ymer Aga e ka zemrën të ngrohtë e syrin zjarr. Pret që mbreti i tij të dërgojë shpërlblesë, ose shkëmbesë që ta lirojë. “Domosdo” – thotë Ymer Aga – “mbreti do të dërgojë të më lirojë se unë kam luftuar kaq vjet për të. Ia kam dëgjuar gjithnjë fjalën, ku më ka dërguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar…” Po Ymer Aga nuk di se mbretërit i harrojnë njerëzit që u kanë bërë shërbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bëhet vonë se ka e s’ka Ymer Aga në këtë botë. Se Ymer Agën e pret vasha në shtëpi, se Ymer Aga kalbet në burg. Mbreti bën kokrrën e qejfit në sarajet mëdha buzë detit, ha e pi e ndërron gratë, dërgon të tjerë në luftë që të vriten e të bien rob. Hajde, hajde na shkojnë të nëntë vjetët. Afrohet dita e zezë. Pas nëntë ditësh do të martohet vasha e Ymer Agës, siç e kishin lidhur fjalën bashkë. Atëherë Ymer Agës i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha as nuk pi, nuk i bie ciftelisë . Cuditen gjithë shokët e pyesin çka e pse rri i mekur . Ai nuk përgjigjet , qëndron në heshtje kokëvarur i pikëlluar. E bija e mbretit që s’ia dëgjon më këngën pyet njerëzit: – C’ka Ymer Aga që s’po i ndihet zëri ? Ymer Aga i thonë – ka ditë që s’po ha e s’po pi, s’po vë gjumë në sy e s’po i bie ciftelisë. – Ma thërrisni këtu Ymer Agën! I vete Ymer Aga së bijës së mbretit. – C’ke ti Ymer agë ? – e pyet e bija e mbretit . Pse s’ha bukë e pse s’pi, pse si bie ciftelisë. Ymer Aga pëshon e ia kthen: – Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijë e mbretit, as ciftelisë nuk i bie dot. Kam parë një ëndërr të keqe. – C’ëndër ke parë Ymer Agë? – Kam parë shtëpinë të nxirë e të shembur, babanë të vdekur e të harruar, nënën gjallë por të verbuar. Edhe kam parë se vasha ime po martohet. Unë veç një natë kam ndenjur martuar me vashën time, të nesërmen më erdhi kartë të nisem për luftë. U nisa, luftova e rashë rob. Ne kemi bërë me besa besë që vasha të më presë nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë nëntë vjetët e nëntë ditët ajo të martohet e trashëgohet. Të nëntë vjetët shkuan, tani po shkojnë dhe të nëntë ditet. Të falem moj bijë e mbretit, a nuk i thua babait të më lëshojë për ca ditë, të shkoj në shtëpi sa të flas me vashën e pastaj të khehem prapë në burg. – I them Ymer Agë por im atë, mbreti, kërkon nëntë qese aspra që të lëshojë. – E ku ti gjej unë këto nëntë qese moj bijë e mbretit. Unë kam nëntë vjet që jam rob i zënë … – C’më lë ti peng mua o Ymer Agë që të të lë të shkosh ? – Të le besën time o bijë e mbretit . E bija e mbretit e di se Ymer Aga është shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besën. i Thotë: – Ngrihu Ymer Agë, shalo kalë dorinë e për tri ditë arri në Ulqin. Shokët e Ymer Agës fillojnë e qajnë: – Mjerë ne Ymer Agë po shkon e na le vetëm! Ymer Aga kthehet e u thotë: – C’keni o shokë që po qani? Në qofsha gjallë do kthehem prapë. Këtu një orë e më parë do presim bashkë si ta kemi të thënë. Të mirëmbetshi. – Udhë e mbarë Ymer Agë, dalsh faqebardhë! Shalon ai shpejt kalë dorinë, i hip e merr vrapin drejt për në Ulqin. Kali ikën si shigjetë , lë pas një vrazhdë pluhuri që ngrihet lart. Mbetën prapa male e fusha, dalin përpara male të tjera, fusha të tjera. Vrapo dori që të arrijmë të bukurën përpara se të martohet. Ik e ik e ditë e natë me shkumë të kuqe në gojë … Doriu është i këputur, Ymer Aga është i drobitur. Veshët i buçasin por të dy shkojnë e shkojnë … Për tri ditë e tri net shkojnë në vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzë detit tonë … – Ah, Ulqin, Ulqin tërë jetën të kam pasur në zemër. Nëntë vjet të kam parë natë përnatë në ëndërr. Nëntë vjet kam dashur që të puth dheun. Valët thyhen njëra pas tjetrës në breg. Era fryn e fortë. Përsipër fluturojnë pulëbardhat… Ja tek nxin shtëpia e Ymer Agës. Ai shikon si nëpër gjumë. Jam a s’jam këtu, i është tharë gjuha për një pikë ujë. Qëndron në një krua që të lahet e të pijë, aty gjen të ëmën plakë. Ai e njeh ajo se njeh. – Mirë se të gjej o e mira nënë! – Mirë se vjen o rob i zënë! – Ku më di ti se jam rob i zënë?! – Nga flokët e gjata që të varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zënë? – Vij nga ajo e zeza Spanjë! – A mos e ke parë Ymer Agën tim? A mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të? E kam parë sot e tri javë moj e mira nënë. Ymer Aga u vra, vetë e lava, vetë e qava e të shtatëzën ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bën zemrën gur e nuk i rrëfen të vërtetën. i thotë: – C’jan ata njerëz që nxijnë tej moj e mira nënë? C’janë këta topa që po bien kodrave? – Janë krushqit e atij qenit Veli Pashës që kanë marrë nusen e po shpien në shtëpi. Topat që bien janë topat e dasmës. – C’nuse kanë marrë moj e mira nënë? – Nusen e tim biri , të Ymer Agës … Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve përpara. – Mirë se ju gjej o krushq dasmorë – Mirë se vjen , o rob i zënë. Nga na vjen ti , o rob i zënë? – Nga ajo e zeza Spanjë – A mos e ke parë Ymer Agën apo mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të? – Kam tri javë që e kam parë. Ymer Aga u vra. Vetë e lava e vetë e qava e të shtazan ia ndava. Krushqit gëzohen, qeshin; nusja qan nën duvak … Ymer Aga hidhet e thotë: O krush o dasmorë! Ymer Aga më ka lënë një amanet: t’i them nja dy fjalë kësaj vashe. – Thuj tri e sa të dush, o rob i zënë Ymer Aga i afrohet koçisë dhe pyet nusen: – A e njeh Ymer Agën, moj vashë? – Si ta njoh e mjera unë e mjera nje natë të fjetur, nëntë vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nënë me pat thënë se ka një shenjë në llërën e djathtë, që ia ka kafshuar kali Ymer Aga përvesh llërën e djathtë e i tregon shenjën. Nusja e njeh, gëzohet. I zbret koçisë, hedh mbi krye duvakun e nusërisë e u thotë krushqeve: – udhë e mbarë, o krush bujarë, se unë po marr burrin e parë! Ky është Ymer Aga im. Burrë e kisha e burrë e kam për jetë e mot! Ymer Aga e hedh në vithe të doriut edhe shkon drejt në shtëpi. Kthehet pastaj edhe sjell nënën. Të nesërmen i hip prapë doriut edhe merr udhën e Spanjës. “Ti, dori, të më zbardhesh faqen, se i kam dhënë fjalën bijës së mbretit! “Ulqini i bukur shqiptar mbetet persëri prapa. Kali vrapon ditë e natë… Po ç’na ndodh andej, në atë të zëzë Spanjë? Mbreti se dëgjon e se sheh Ymer Agën. Pyet e i thonë se Ymer Agën e ka lëshuar e bija që të kthehet në vendin e vet. Ai thërret sakaq të bijën e i shfyen: – ç’u bë Ymer Aga robi ? – E lëshova unë o im atë, që të takohet me vashën e tij se do t’ia merrte dikush tjetër. Më dha besën: për tri ditë vjen prapë. Sot mbarojnë të tri ditët e do të kthehet. mbreti zemërohet. – Jo të gënjeu nuk do të kthehet! Jep urdhër t’i presin kokën së bijës në krye të shkallëve. Prit o im atë, gjersa të ngryset, se Ymer Aga do të kthehet medeomos. Ai se shkel besën – Jo, kush shkon nuk vjen prapë. Është si zogu i kuvlisë: posa ia hape, iku… Do të kthehet se me ka dhënë besën. – Besa është një fjalë, dhe fjalën e merr era. Atë e shkelin dhe mretërit. – Mbretërit e shkelin, Ymer Agë shqiptari nuk e shkel, o im atë… Në atë çast dukej tej një kalorës që vjen vrapë, duke lënë mbrapa një fashë pluhuri. Sa të mbyllesh e të hapësh sytë, kalorësi hyn në portë të kështjellës. I zbret kalit të shkumëzuar dhe i falet së bijës së mbretit: – Rrofsh e qofsh, moj bij’ e mbretit! e mbajta besën. Unë vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapë. Mbreti e shikon i çuditur nga kryet e shkallëve e thotë – Ymer Ago shqiptar , ti paske qënë me të vertetë burrë i besës! Të lumtë! pastaj kthehet e u jep urdhër rojeve: Ymer Agën ta lironi të shkojë ku të dojë. Burrë qënka e burrë qoftë! Lëshoni dhe të nëntë shokët që ka.

The post Tregimi i Ymer Agës, që për vite lë pa frymë! appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë përçarjet te serbët e Kosovës, Jabllanoviq e quan Listën Serbe të dështuar

Posted: 20 May 2017 11:16 AM PDT

Lideri i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është parë mjaft i bindur se partia që drejton do të arrijë të futet në Kuvend.

Ai ka thënë se do të punojë për të drejtat e serbëve dhe që atyre tu sigurojë një pozitë më të mirë në Kosovë.Pasi e dorëzoi listën dje në KQZ ai u tha gazetarëve se Lista Serbëve është një program i vjetruar dhe mision i dështuar, transmeton lajmi.net.

"Kundërshtari ynë më i madh politik punojnë me gënjeshtra dhe mashtrime. Këta njerëz brenda Listës Serbe i kanë gënjyer serbët qe disa vite në Kosovë. Ata kanë bërë premtime të rreme", tha Jaballanoviq.Ai bëri të ditur se lista e Partisë së serbëve të Kosovës përbëhet nga 22 kandidatë, 15 burra dhe shtatë gra.

The post Vazhdojnë përçarjet te serbët e Kosovës, Jabllanoviq e quan Listën Serbe të dështuar appeared first on Mesazhi.com.

“Trump duhet të pranojë kontributin e muslimanëve amerikanë për vendin”

Posted: 20 May 2017 11:01 AM PDT

Senatori demokrat i rajonit Connecticut, Chris Murphy, tha se “Ndalesa e udhëtimeve që presidenti Donald Trump mori në javën e parë të detyrës së tij ishte një vendim plotësisht kundër muslimanëve, këto nuk duhet të ndodhin. Trump duhet të pranojë kontributin që amerikanët muslimanë kanë për vendin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Murphy, ka folur në një aktivitet me temë “16 vite konferencë: Qeveria Trump dhe bota islame” të zhvilluar nga organizata Think Tank Qendra për Demokraci dhe Punimet Islame (CSID) në Washington, ku ai ka bërë disa vlerësime në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë Trump me botën islame dhe muslimanët.

Pasi ka theksuar se e ka konsideruar shumë të rrezikshme retorikën e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore, Murphy ka vlerësuar se “Ndalesa e udhëtimeve që presidenti Donald Trump mori në javën e parë të tij ishte një vendim plotësisht kundër muslimanëve. Trump duhet të pranojë kontributin që muslimanët amerikanë bëjnë për vendin. Nëse zgjidhet një rrugë me shprehi se Islami dhe muslimanët kërcënojnë SHBA-të çfarë do gjëje që të kryesh është e pamundur të formohen marrëdhënie të mira me botën islame. Sigurisht vizita në SHBA është shumë e rëndësishme, por unë dëshiroj të shpreh hapur se nuk kam shumë shpresë nga kjo vizitë”.

Ndër të tjera Murphy është shprehur se dalëngadalë po “militarizohet” politika e jashtme e SHBA-ve me ardhjen e Trumpit në detyrën e presidentit.

Duke bërë të ditur se Trump në lidhje me luftën kundër DEASH-it mbështetet vetëm te Pentagoni, Murphy tha se më parë këto punë kryheshin bashkë me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Një zgjidhje vetëm ushtarake apo diplomatike në Siri është shumë e vështirë, ka theksuar Murphy duke mbrojtur idenë e tij se duhet të hidhen hapa edhe për përdorimin e burimeve ushtarake në masë së nevojshme, por edhe për mbështetjen në mënyrë të fortë të zgjidhjeve diplomatike.

“Të rëndësishme takimi me Erdoğan dhe vizita në Arabinë Saudite”

Ndërsa kryetari i CSID, Rıdvan Masmudi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se Trump i cili gjatë fushatës zgjedhore ka përdorur një gjuhë më të ashpër, pasi ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentit dalëngadalë ka nisur të ndjekë një politikë më reale.

Pritja që Trumpi ka bërë për disa prej liderëve nga bota muslimane, si për presidentn e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe vizita e parë e tij që do të realizohet në Arabinë Saudite nga kjo pikëpamje janë hapa shumë të rëndësishëm dhe me vlerë.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se mund të lindi rezultate shumë të gabuara dhe të rrezikshme nëse qeveria e Trumpit do të vlerësojë Islamin vetëm me një lexim të gabuar si “ekstremizëm dhe dhunë”, Masmudi është shprehur se “Fillimisht duhet të ndahet Islami nga ekstremizmi. në SHBA për këtë çështje ka një ide të gabuar. Me këtë ekstremizmin luftojnë edhe muslimanët dhe gjithmonë janë po muslimanët ata që viktimizohen më shumë”.

The post “Trump duhet të pranojë kontributin e muslimanëve amerikanë për vendin” appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë ndodhi para ndërtesës së Ambasadës Turke në SHBA

Posted: 20 May 2017 10:59 AM PDT

Ngjarjet të cilat ndodhën para ndërtesës së Ambasadës Turke, gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Uashington më 16 maj, ishin të nxitura nga provokimet e rënda të mbështetësve të organizatës terroriste PKK, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gjatë ndjekjes së lajmit për vizitën e presidentit Erdoğan në SHBA, kishte mundësi që të dëshmohen dhe vëzhgohen ngjarjet.

Gjatë takimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump me Erdoğanin, (rreth orës 12.30) në parkun Lafayette para Shtëpisë së Bardhë një numër i vogël i simpatizantëve të PKK-së, së bashku me demonstruesit të cilit mbanin flamuj të Armenisë, filluan të brohoritin me slogane kundër Turqisë dhe Erdoğanit.

Ndërkohë qytetarët turk të cilit kishin ardhur në shesh për të mbështetur Turqinë dhe për të parë Erdoğanin, filluan të japin përgjigje verbale ndaj abuzimeve të grupit në fjalë, numri i të cilëve ishte duke u rritur.

Në momentet kur filloi ngacmimi, në shesh ishin të pranishëm një numër i madh i anëtarëve të Departamentit të Policisë së Uashingtonit dhe Shërbimit Sekret Amerikan. Ekipet, hoqën shumë qytetar turq nga sheshi, ndërsa simpatizantët e PKK-së, vazhduan demonstratën e tyre nga vendi ku ishin. Grupi i cili mbështeste Turqinë reagoi ndaj kësaj.

Pas paralajmërimeve të bëra nga turqit, policia nën masa serioze të sigurisë i largoi në një kënd të largët demonstruesit simpatizantë të PKK-së. Vendin ku gjendeshin e mbylli me rrip sigurie. Policia më pas, të njëjtat masa i zbatoi edhe për qytetarët turq duke i dërguar ato në qendër të sheshit që përballë ka Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse ngacmimet reciproke vazhduan nga distanca e largët, falë masave të policisë, grupet pas protestave të tyre u shpërndanë pa konflikte.

Incidentet para ambasadës

Ishte e njohur që presidenti Erdoğan, rreth orës 16.00 do të arrij në ambasadë. Simpatizantët e PKK-së, filluan të mblidhen në parkun afër ambasadës nga ora 15.30. Rreth 20 demonstrues, mbanin posterët e Abdullah Öcalan, fotografitë e Selahattin Demirtas dhe flamujt e zgjerimit të organizatës terroriste PKK në Siri, YPG.

Përkrahësit e organizatës, përveç sloganeve kundrejt Erdoğanit, filluan të fyejnë dhe shajnë turqit të cilit ishin në anën tjetër të rrugës.

Ndërsa grupi që mbështeste Turqinë iu përgjigj në mënyrë verbale sjelljeve provokative të palës tjetër.

Me kalimin e kohës, sharjet dhe fyerjet e simpatizantëve të PKK-së kundrejt Erdoğanit dhe grupit që zhvillonte demonstratë për mbështetje në mënyrë paqësore, u përkeqësuan edhe më shumë.

Demonstruesit të cilit kishin marrë leje nga vendet përkatëse për protestën para Shtëpisë së Bardhë, para ambasadës ishin mbledhur pa informuar departamentin e policisë.

E dinim që sipas ligjit nuk duhet të merret leje për demonstratën para ambasadës. Por në praktikë në SHBA, ishte që të informohet policia, për t’iu mundësuar që të marrë masa të sigurisë. Mos informimi i policisë nga simpatizantët e organizatës, na bëri që të shqetësohemi se vallë dëshirojnë të bëjnë një gjë të madhe. Sepse, edhe pse mundeshin të sigurojnë masat më të forta sigurie nuk e bënë këtë.

Përkrahësit e organizatës në demonstratën e ashtuquajtur paqësore, ishin në një përpjekje speciale që të nxjerrin jashtë kontrollit palën tjetër me fyerje dhe sharje. Vërejtëm që grupi që mbështeste Turqinë filloi të provokohet kur simpatizantët e PKK-së erdhën deri në mes të rrugës me altoparlant.

Menjëherë pas kësaj ishin hedhur shishe me ujë ndaj qytetarëve turq, ku kjo nxiti një zënkë prej 10-15 sekondash mes të dyja palëve. Në mes të rrugës 10 deri 15 demonstrues shkëmbyen përplasje fizike.

Në konflikt intervenuan vetëm 2 policë amerikanë. Ishte qartë që policia ishte e papërgatitur. Numri i policëve nga departamenti i policisë së Uashingtonit ishte rreth 10.

Policia e pandjeshme ndaj lëndimeve të qytetarëve

Shtetasi turk Alp Kenan Dereci, u lëndua seriozisht pasi që një simpatizant i organizatës terroriste e goditi me altoparlant. Fytyra e tij u bë me gjak. Intervenimi i parë iu bë nga ekipi shëndetësor në ambulancë, i cili më pastaj u transferua në spital.

Shefit të policisë i cili ishte në vendin e ngjarjes, iu tregua shumë herë gjendja e Dereci dhe se kush është sulmuesi.

Shefit të policisë i ishte theksuar se ky nuk ishte një grusht i thjeshtë, se ishte një sulm me një substancë me qëllim të plagosjes dhe se sulmuesi duhet të arrestohet para se të largohet, përndryshe turma nuk do të qetësohet.

Por ai tregoi se nuk mund të bëjë asgjë për atë moment. Ky qëndrim, ishte faktori më i rëndësishëm në përshkallëzimin e ngjarjes. Sepse sulmuesi që nuk ishte arrestuar, vazhdoi me sharjet dhe sloganet e tij.

Sipas informacioneve të cilat i siguruam pastaj, personi Kasim Kurd, ishte duke u kërkuar nga policia federale dhe ajo e Uashingtonit.

Pastaj palët duke kaluar në zonat e tyre vazhduan ngacmimet verbale. Ndërkohë shumë shtetas turq, duke shkuar tek policia me numër të vogël, treguan se kishte një sulm të vërtetë, se është parë se kush e ka bërë dhe se sulmuesi duhet të arrestohet menjëherë.

Policia duke mos marrë parasysh këto paralajmërime, ftoi anën turke që të qetësohen dhe të shkojnë në trotuar.

Përkrahësit e organizatës ishin në një afërsi prej 15-20 metrash nga Erdoğani

Pas zënkës së parë ishte rritur numri i policëve në vendngjarje, por barrikada e vendosur para palës turke, nuk ishte zbatuar edhe tek përkrahësit e organizatës terroriste.

Simpatizantët e organizatës të cilët nuk kishin pengesë pranë tyre, shumë lehtë u afruan kah pala turke dhe hodhën shishe me ujë ose vazhduan me sharjet.

Përkrahësit e organizatës të cilët në demonstratën e tyre para Shtëpisë së Bardhë për të cilën kishin leje ishin larguar në një pikë të largët nga policia, kurse në demonstratën para ambasadës për të cilin nuk e kishin informuar policinë kishin arritur të futen deri në 15-20 metra afër Erdoğanit.

Fanatizmi i shprehur i përkrahësve të organizatës terroriste, kishte rritur edhe shqetësimet rreth sigurisë. Me ardhjen e Erdoğanit, demonstruesit rritën dozën e fyerjeve të tyre me altoparlantë, pas të cilës shtetasit turq dhe disa roje presidenciale intervenuan. Pas intervenimit përkrahësit e organizatës u shpërndanë.

Ndërkohë, mediat amerikane në vend që të publikojnë momentet të cilat nxitën ngjarjet në mënyrë të plotë, zgjodhën të pasqyrojnë vetëm momentet e fundit. Me këtë u krijua përshtypje që ngjarjet buruan nga grupi që mbështeste Turqinë dhe përkrahësit e organizatës ishin viktimë.

The post Çfarë ndodhi para ndërtesës së Ambasadës Turke në SHBA appeared first on Mesazhi.com.

Dhurata që i’a bëri mbreti saudit, Trumpit (Video)

Posted: 20 May 2017 06:24 AM PDT

Mbreti Selman dekoron Donald Trump me dekoratën më të lartë të shtetit.

The post Dhurata që i’a bëri mbreti saudit, Trumpit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë

Posted: 20 May 2017 06:17 AM PDT

Qeveria gjermane i ka propozuar Bundestagut që ta vazhdojë edhe për një vit mandatin e ushtrisë gjermane në Kosovë. Propozimi parashikon dërgimin në Kosovë deri të 800 ushtarëve, që do të thotë rreth 550 ushtarë më pak se në misionin e tanishëm. Në Bundestag është mbajtur të enjten leximi i parë i propozimit të qeverisë, por vendimi për vazhdimin konsiderohet si punë e kryer.

Qeveria gjermane në sugjerimin për vazhdimin e mandatit u referohet vendimeve të NATO-s për përshtatjen e fuqisë ushtarake me zhvillimet në Kosovë. Kostoja për misionin e ushtrisë gjermane në Kosovë për këtë vit do të jetë 41,9 milionë euro.

Gjendja e qetë, por…

Gjendja në Kosovë vlerësohet si kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, por edhe më tej me një potencial të lartë për konflikt – në veçanti në veri të Kosovës. Ndërsa detyra e Bundeswehrit është mbështetja e zhvillimit të një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore, si dhe mbështetja e Forcave të Sigurisë në Kosovë.

Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit. Në media është spekuluar edhe me mundësinë e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga Kosova deri në fund të vitit 2018 dhe mbetjen atje të një kontigjenti këshillues. Por analistët thonë se realizimi i këtij synimi varet nga gjendja në terren.
Historia e misionit

Pjesëmarrja e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it është miratuar për herë të parë në Bundestag më 11 qershor 1999. Në parim, misioni është i pakufizuar, por praktikisht ai duhet të vazhdohet nga Bundestagu çdo vit për 12 muajt e ardhshëm. Vazhdimi i fundit zyrtar është bërë më 23 qershor 2016 dhe ky vendim (aktualisht në fuqi) parashikon dërgimin e deri 1.350 ushtarëve në Kosovë. Por ky është numri më i madh, sepse në Kosovë atkualisht ka rreth 500 ushtarë gjermanë. Ndërsa vendimi i radhës zyrtarisht do të miratohet në Bundestag në qershor.

The post Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Ferid Agani tërhiqet nga lista për deputet

Posted: 20 May 2017 05:43 AM PDT

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit. Këta Agani e ka bërë të ditur përmes facebookut, ku edhe ka dhënë arsyet e mos kandiditimit.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të aktakuzës që rëndon mbi të në rastin "Stenta".

"Kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike. Janë këto të njejtat parime që më kanë shtyrë që vitin e kaluar, menjëherë pas ngritjes së kësaj akuze, si shprehje e përgjegjësisë sime publike ndaj qytetarëve të vendit", shkruan Agani.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,

E nderuara anëtarësi dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë,

Zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 11 Qershorit janë njëlloj me rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën tonë të re dhe të ardhmen e çdo qytetari të vendit. Pas më shumë se një viti të stagnimit në rrugën e shtëndërtimit sipas agjendës Evropiane dhe Euro-atlantike është e domosdoshme që të gjitha subjektet politike tu'a dëshmojnë qytetarëve dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti miqve tanë të dëshmuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësisë Europiane se kanë vendosmëri dhe përkushtim të paluhatur që angazhimin e mëtutjeshëm në arritjen e objektivave strategjike shtetërore ta mbështesin mbi standardet më të larta politike ndërkombëtare.

Mbështetur mbi këto parime kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike. Janë këto të njejtat parime që më kanë shtyrë që vitin e kaluar, menjëherë pas ngritjes së kësaj akuze, si shprehje e përgjegjësisë sime publike ndaj qytetarëve të vendit e me qëllim të lirimit të plotë të hapësirës për proces të drejtë gjyqësor pa asnjë presion të kërkojë lirimin nga detyra e Ministrit në Qeverinë e Kosovës, duke e rikonfirmuar me këtë përkushtimin për ndërtimin e shtetit të së drejtës si dhe të vërtetën shumë herë të provuar se anëtari i Partisë së Drejtësisë me asnjë çmim nuk bënë tregëti me vlerat etike dhe morale që janë të domosdoshme për ushtrimin e postit shtetëror.

Të dashur bashkpartiak dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë,

Kërkojë mirëkuptim që me këtë ju kam privuar nga e drejta që duke votuar për Kryetarin e Partisë së Drejtësisë në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës të votoni vlerat e programit politik të PD-së, dhe njëkohësisht Ju lus që ta bëni këtë duke mbështetur në mënyrë masovike dhe pa asnjë kursim dy zyrtarët e lartë të Partisë sonë Merjeme Uka dhe Ardian Sejdiun që jam i sigurtë se si përfaqësues të gjeneratës së re të PD do të shkëlqejnë në arenën politike të vendit me gjithë pasurinë që ua ofrojnë personalitetet e tyre dhe programi politik i PD-së. Jam i bindur se ky veprim paraqet ngritje të standardeve politike të Partisë dhe vlerë të re në funksionimin e sajë demokratik.

Të respektuar anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë,

Vitin e fundit ishim dëshmitarë të veprimeve agresive dhe të pamatura të shumë zyrtarëve të lartë të Partisë në qendër dhe në degë, që me pretekste prej më të ndryshmeve tentuan që me veprime kundër-statutore të uzurpojnë udhëheqjen e Partisë. Se cilët kanë qenë motivet e tyre të vërteta më së miri flet e vërteta e ditës së sotme, mjafton të shihni listat zgjedhore të subjekteve të tjera politike dhe të shihni se cilat kanë qenë motivet e vërteta, u shpërndan në së paku tri lista zgjedhore të subjekteve të tjera politike; por le të jetë e qartë ata që kanë vendosur që karierën politike ta ngrisin duke shkelur mbi dinjitetin e Partisë e cila i solli në skenën politike dhe i bëri figura publike nuk i pret asgjë tjetër veçse se fundi i turpshëm politik.

Të nderuara motra dhe vëllezër,

Zgjedhjet e 11 Qershorit janë me rëndësi të veçantë për vendin dhe për Partinë e Drejtësisë. Të mobilizohemi si asnjëherë më parë, të jemi të bashkuar rreth vlerave programore të Partisë sonë të shtrenjtë, të dëshmojmë vlerat tona të larta etike dhe morale gjatë fushatës zgjedhore dhe të votojmë në mënyrë masovike Ardianin dhe Merjemen, dhe me këtë të sigurojmë zërin e fuqishëm, vizionar dhe të vendosur politik të PD-së në Kuvendin e Kosovës.

Me fat zgjedhjet. Zoti i Madhërishëm na ndihmoftë.

The post Ferid Agani tërhiqet nga lista për deputet appeared first on Mesazhi.com.

Ministri Hyseni: Kosovarët s’i bashkohen më ISIS-it

Posted: 20 May 2017 05:25 AM PDT

Dikur thuhej që Kosova ishte vendi i cili po prodhonte terroristë që i bashkoheshin organizatave terroriste ISIS dhe Al –Nusra në Siri dhe Irak.

Mirëpo, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë për Ekonomia Online se Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë sa i përket konfrontimit me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Për këtë sipas tij e dëshmon fakti se ka më shumë se një vit që asnjë qytetar i Kosovës nuk iu ka bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në Lindje.

"Për aq sa ne kemi informacione, ka gati diçka më tepër se një vjet që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës nuk i është bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në lindje. Gjithsesi nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që në rrugë dytësore ose të treta ndonjë qytetarë mund të jetë përvjedhur, por unë po flas për informacionet dhe raportet që ne kemi", ka thënë ai.

Shqetësime për bashkimin e kosovarëve në organizata terroriste kishte shprehur edhe gazeta prestigjioze "New York Times", e cila e kishte konsideruar Kosovën si "fidanishte e pëlleshme për terroristë".

Mirëpo, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, këto pretendime kanë qenë të paqëndrueshme dhe të pasakta.

"Ato nuk qëndrojnë, absolutisht jo. Unë e mbaj mend artikullin e famshëm të 'New York Times' i cili fliste për Kosovën si një vend i pëlleshëm për terroristë, një vend që prodhon terroristë, një fidanishte e terrorizmit kështu ishte quajtur Kosova por nuk qëndron. Me gjithë respektin për një gazetë si 'New York Times' unë kam biseduar vet me Karllota Galme autoren e atij shkrimi një orë e gjysmë dhe nuk ka mbërri qoftë edhe një fjali timen ta përfshijë në raport. Kështu që ka qenë artikull tërësisht i bazuar në premise jot të qëndrueshme, jo të sakta",është shprehur Hyseni.

Pyetjes se sa ka arritur Kosova të përmirësojë imazhin që i është krijuar nga e kaluara, Hyseni beson se me punën që po bëjnë institucionet e vendit për luftimin e këtyre dukurive, ato kanë arritur t'ia përmirësojnë Kosovës imazhin e krijuar.

"Natyrisht që imazhi i vendit është i lëndueshëm dhe është fragjil por gjithsesi me punën që po bëjnë institucionet e Kosovës e mbi të gjitha policia, gjykatat ai imazh edhe nëse është lënduar është rikthyer fuqishëm sepse prapë po them Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë në rrafshin e konfrontimit me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm", ka përfunduar ai.

Fillimet e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak kishin filluar që nga viti 2012, ku sipas të dhënave thuhet se këtyre luftërave iu bashkuan mbi 300 persona, prej tyre 117 janë kthyer në Kosovë.

The post Ministri Hyseni: Kosovarët s’i bashkohen më ISIS-it appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvritet një 18 vjeçar në Rahovec

Posted: 20 May 2017 05:05 AM PDT

Një i ri 18 vjeçar nga fshati Malësi e Vogël e Rahovecit është gjetur i varur në shtëpinë e tij. N.Z është dërguar mbrëmë në spital pa shenja jete disa minuta pasi ishte gjetur i varur.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa nuk janë bërë të ditura ende arsyet që kanë shtyer të riun të marrë këtë vendim.

The post Vetëvritet një 18 vjeçar në Rahovec appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more