Skip to main content

Mesazhi.com: “Punonjës humanitar të vrarë dhe të rrëmbyer në Afganistan” plus 9 more

Mesazhi.com: “Punonjës humanitar të vrarë dhe të rrëmbyer në Afganistan” plus 9 more


Punonjës humanitar të vrarë dhe të rrëmbyer në Afganistan

Posted: 21 May 2017 02:26 PM PDT

Një punonjës humanitar gjerman dhe një roje afgane janë vrarë në një sulm që iu bë një shtëpie në Kabul.

Edhe një shtetas finlandez u rrëmbye nga vendi i ngjarjes gjatë sulmit, i cili ndodhi rreth orës 11:30 të orës lokale, të shtunën në mbrëmje.

Kidnapimi është një problem i shpeshtë për afganët dhe qeverinë e tyre që po lufton kundër kryengritësve taleban.

Për shumë vite, të huajt kanë qenë shënjestër e rregullt, qoftë për shpërblim ose për të ushtruar presion mbi qeveritë e tyre. /MESAZHI/

The post Punonjës humanitar të vrarë dhe të rrëmbyer në Afganistan appeared first on Mesazhi.com.

Real Madrid kampion i La Ligës

Posted: 21 May 2017 12:50 PM PDT

Real Madrid edhe zyrtarisht është kampion i La Ligës për sezonin 2016/17.

Skuadra e Zidane në ndeshjen e fundit mposhti Malagën me rezultat 2-0 me golat e Ronaldos dhe Benzema.

Tre pikët e fituara në këtë ndeshje e vendosin Realin në krye të tabelës me 93 pikë, tre më shumë se Barca, që përkundër fitores nga Eibar mbetet në vendin e dytë.

Ky është titulli i 33-të në histori të Real Madridit. /

The post Real Madrid kampion i La Ligës appeared first on Mesazhi.com.

Ushqimet që duhet ti largoni patjetër nga kuzhina juaj!

Posted: 21 May 2017 11:28 AM PDT

Ka shumë paqartësi në lidhur me atë se cilat ushqime janë të shëndetshme dhe cilat nuk janë.

Këtu keni një listë prej 7 ushqimesh që janë në përgjithësi shumë të pashëndetshme. Dhe i gjeni alternativat 🙂 

  1. Pijet me sheqer

Sheqeri i shtuar është përbërësi më i keq në ushqimet moderne.

Megjithëse disa burime të sheqerit janë më të këqija se të tjerat, pijet me sheqer janë "e keqja absolute".

Sheqeri, kur konsumohet në sasi të mëdha, mund të zhdukë rezistencën e insulinës në trup dhe është i lidhur fort me sëmundjen e mëlçisë. Sheqeri është gjithashtu i lidhur me sëmundje të ndryshme të rënda, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Alternativa: Pini ujë, ujë mineral, kafe ose çaj. Shtimi i një fete limoni në ujë dhe caj sa për shije do të ua largoj varësinë nga këto pije.

  1. Shumica e Picave

Pizza është një nga ushqimet më të njohura në botë.

Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se ajo ka shije të mrekullueshme dhe është jashtëzakonisht e përshtatshme për tu ngrënë.

Problemi është se picat e përgatitura në mënyrë komerciale janë të bëra me përbërës jo kualitativ.

Brumi është bërë nga mielli i grurit shumë të rafinuar, dhe mishrat mbi to zakonisht përpunohen. Pizza është gjithashtu jashtëzakonisht e lartë me kalori.

Alternativa: Disa restaurante përdorin përbërës të shëndetshëm. Picat në shtëpi gjithashtu mund të jenë shumë të shëndetshme, për aq kohë sa ju zgjidhni përbërës të shëndetshëm.

  1. Buka e Bardhë

Buka është bërë në përgjithësi nga gruri, i cili përmban gluten e proteina.

Për këtë arsye, të gjitha bukët me bazë gruri janë një ide e keqe për njerëzit që kanë sëmundje mbipeshe ose ndjeshmëri në gluten.

Sidoqoftë, shumica e bukës së bardhë është e pashëndetshme, madje edhe për njerëzit që e tolerojnë glutenin.

Kjo është për shkak se shumica e tyre janë bërë nga gruri i rafinuar, i cili është i varfër në lëndë ushqyese esenciale (ka kalori boshe) dhe çon në ngritjen e sheqerit në gjak.

Alternativat: Për njerëzit që mund të tolerojnë gluten, kjo bukë është një zgjedhje e shkëlqyer. Buka me farë të plotë të grurit gjithashtu është më e mirë se buka e bardhë.

  1. Shumica e lëngjeve të frutave

Lëngjet e frutave shpesh supozohet të jenë të shëndetshme, por ky është një gabim.

Shumë lëngje frutash kanë më shumë se ujë dhe fruta. Ato kanë sasi të madhe sheqeri.

Është e vërtetë se lëngjet e frutve përmbajnë disa antioksidantë dhe vitaminë C, por kjo duhet të peshohet kundrejt sasisë së madhe të sheqerit të lëngshëm.

Në fakt, lëngu i frutave përmban po aq sheqer sa një pije Coca Cola ose Pepsi, dhe nganjëherë edhe më shumë.

Alternativat: Ka disa lëngje frutash që kanë treguar se kanë përfitime shëndetësore përkundër përmbajtjes së sheqerit, si lëngu i shegës dhe lëngu i boronicës.

Megjithatë, këto duhet të konsiderohen si shtesë, jo diçka që e pini çdo ditë për të shuar etjen. Pini ujë në vend të saj.

  1. Vajrat industriale bimore

Në 100 vitet e fundit, njerëzit kanë rritur konsumin e yndyrërave të shtuara.

Ka shumë shqetësime serioze për këto vajra. Ata janë shumë të ndjeshme ndaj oksidimit dhe shkaktojnë stres oksidativ në trup. Ata gjithashtu janë të lidhura me rritjen e rrezikut të kancerit.

Alternativat: Përdorni yndyrna më të shëndetshme, si vaji i kokosit, gjalpa, vaji i ullirit ekstra i virgjër ose vaj avokadoje.

  1. Margarina

Margarina dikur konsiderohej një alternativë e shëndetshme, në vend të gjalpit.

Për fat të mirë, shumica e njerëzve e kanë kuptuar tani se kjo nuk është e vërtetë.

Margarina është një pseudo-ushqim shumë i përpunuar që është projektuar të duket dhe të shijoj si gjalpë.

Ajo është e ngarkuar me përbërës artificialë, dhe zakonisht është bërë me vajra bimore industriale që janë hidrogjenuar për t’i bërë ato më të qëndrueshme. Kjo rrit përmbajtjen e tyre të yndyrërave të pashëndetshme.

Alternativa: Përdorni gjalpë në vend të margarinës, preferohet nga lopët e ushqyera me bar.

  1. Ëmbëlsirar, biskotar dhe ëmbëlsirar

Shumica e pastave, biskotave dhe ëmbëlsirave janë jashtëzakonisht të dëmshme.

Ato janë bërë në përgjithësi me sheqer të rafinuar, miell gruri të rafinuar dhe yndyrëra të tjera, të cilat janë shpesh yndyrna shqetësuese ( transyndyrëra).

Këto ushqime të shijshme janë ushqimet më të këqija që mund t'i fusni në trupin tuaj. Ato nuk kanë pothuajse asnjë lëndë ushqyese esenciale, por kanë tonelata me kalori dhe përbërës të këqinj. /MESAZHI/

The post Ushqimet që duhet ti largoni patjetër nga kuzhina juaj! appeared first on Mesazhi.com.

VIDEO-Maturantë, ja si ta “çani” testin e maturës në matematikë!

Posted: 21 May 2017 10:23 AM PDT

Problemet matematikore mund të ju sjellin probleme të vërteta, nëse nuk rrini t’i zgjidhni ato. Mesazhi.com ju sjellë video se si duhet të zgjidhet një problem bazik matematikor, me një shpjegim hap pas hapi. Ndiqeni videon dhe “çajeni testin e matures”!

Mathematical problems can bring you real problems if you do not solve them. Mesazhi.com brings you videos on how to solve a basic math problem, with a step-by-step guide. Follow the video and “break the final exams”!

The post VIDEO-Maturantë, ja si ta “çani” testin e maturës në matematikë! appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli: Me Vetëvendosjen do të jemi pas zgjedhjeve

Posted: 21 May 2017 06:01 AM PDT

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar mos nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar se ka një arsye që koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale, por ka shprehur bindjen se me Vetëvendosjen do të jenë krah për krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve.

Pacolli në facebook ka shkruar se si AKR janë përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV.

"Shumëkush më pyet çka ndodhi me bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje. Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë. Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV. Ka një arsye që nuk bëmë koalicion parazgjedhor dhe koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale. Besoj fort se me Vetëvendosjen do të jemi krah për krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve. Ne, AKR dhe VV kemi unifikuar programet tona qeverisëse për ta kthyer Kosovën në një vend dinjitoz, të udhëhequr nga një ekip që e do Shtetin dhe Qytetarin e saj, që punon për një Kosovë të begatshme e madhështore, të civilizuar e të dashur për qytetarët dhe rininë e saj. Na priftë e mbara", ka shkruar ai.

The post Pacolli: Me Vetëvendosjen do të jemi pas zgjedhjeve appeared first on Mesazhi.com.

Gaza, tre persona dënohen me vdekje

Posted: 21 May 2017 05:58 AM PDT

Gjykata Ushtarake në Rripin e Gazës ka dënuar tre persona me vdekje për shkak të vrasjes së komandantit të Hamasit, bëri të ditur sot një gjykatës palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Tre personat në fjalë akuzohen për involvim në vrasjen e Mazen Fuqah, komandant i krahut ushtarak të Hamasit, brigada Ezzeddin al-Qassam, në jug të Rripit të Gazës në muajin mars.

Hamasi, që ka pushtet në Rripin e Gazës të bllokuar, akuzoi Izraelin për këtë vrasje. Duke folur në konferencën për gazetarë në perëndim të Gazës, Naser Suleiman, kryetar i Gjykatës Ushtarake në Gazë, deklaroi se tre personat në fjalë janë dënuar me vdekje në bazë të akuzës që i ngarkon për vrasje dhe spiunim për Izraelin.

Akvendimi që u shqiptua sot është final dhe të dënuarit nuk kanë të drejtë ankese.

Javën e kaluar, forcat e sigurisë nën kontroll të Hamasit arrestuan 45 persona lidhur me vdekjen e Fuqah, ndërsa për të cilët pohon se janë spiunë.

The post Gaza, tre persona dënohen me vdekje appeared first on Mesazhi.com.

Ahmeti: Me Vetëvendosjen në pushtet hajnat do t’i dërgojmë në burg

Posted: 21 May 2017 05:56 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje po bën prezantimin e kandidatit për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatëve për deputetë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendoje për deputet, Shpend Ahmeti ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe i takon një grupi që refuzojnë të nënshtrohen.

"Sot jam krenar që i takojë një grupi të njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Për këto vite ndoshta edhe kemi humbur, ndoshta edhe kemi humbur një mundësi. E kemi ngritur zërin në shumë çështje. Ne para disa ditësh e zyrtarizuam, dhe sot edhe po e prezantojmë kryeministrin e ardhshëm për Kosovën, Albin Kurtin. Në këtë betejë jemi të gjithë ne", ka thënë ai gjatë konferencës së sotme.

Ahmeti ka lavdëruar qeverisjen e tij në Prishtinë, duke thënë se për Kosovën do të bëjnë dhjetëfish më shumë.

"Atë që e kemi bë në Prishtinë do ta bëjmë dhjetëfish më shumë në Kosovë me në krye të Qeverisë Albin Kurtin. Do ta luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar. Me Vetëvendosjen në pushtet hajnat do t'i dërgojmë në burg", ka thënë Ahmeti.

The post Ahmeti: Me Vetëvendosjen në pushtet hajnat do t'i dërgojmë në burg appeared first on Mesazhi.com.

FBI publikon foto të reja nga sulmi i 11 shtatorit

Posted: 21 May 2017 05:55 AM PDT

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) ka publikuar për opinionin publik 27 fotografi të reja të papublikuara më parë të Pentagonit i cili u qëllua me avionin e drejtuar nga terroristët anëtarë të Al Kaeda-s në sulmet terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001 në SHBA, raporton Andolu Agency (AA).

Fotografitë e reja të cilat tregojnë detajet e sulmit terrorist paraqesin në mënyrë më të qartë përmasat e aktit.

Në fotografitë e publikuara vërehen qartë mbetjet e avionit të American Airlines të rrëmbyer nga 5 anëtarët e Al Kaeda-s që u drejtuan drejt Pentagonit, vendi ku është përplasur avioni, zjarri përreth, dëmet e shkaktuara nga fuqia e përplasjeve të gurëve dhe pjesëve të tjera të përhapura përreth.

Më 11 shtator 2001 dy avionë të American Airlines të tipit Boeing 767 dhe 757 u përplasën njëri pas tjetrit tek “Kullat binjake” ndërtesat e Qendrës Tregtare Botërore, ndërsa një avion tjetër i tipit 767 u përplas me Pentagonin ku dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Gjithashtu avioni i katërt i tipit Boeing 757 ra në Pensilvania. Si pasojë e sulmeve terroriste nga avionët e përplasur humbën jetën 2.974 persona dhe 19 rrëmbyesit e avionëve që llogariten si përgjegjës të sulmeve terroriste.

The post FBI publikon foto të reja nga sulmi i 11 shtatorit appeared first on Mesazhi.com.

Kurti paralajmëron festën e trefishtë të Vetëvendosjes më 12 qershor

Posted: 21 May 2017 05:55 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se me 12 qershor VV ka festë të trefishtë.

"Sot tri javë janë zgjedhjet, e nesër tri javë fitojmë trefish. Festojmë fitoren e VV-së, çlirimin e vendit dhe themelimin e VV-së", ka deklaruar Kurti, duke thënë se gjatë dy viteve si opozitë, VV e ka shndërruar kuvendin në vend të debatit.

Ai u shpreh se thotë se janë në prag të fitores, dhe se zgjedhjet do të sjellin ditë të mira për këtë vend.

"Jemi në prag të fitoreve të reja. Ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët për të keqën e këtij populli. Pushteti në Kosovë i ka ndarë e i ka përqarë njerëzit, kurse i ka bashkuar të korruptuarit dhe kriminelët. Ne duhet t'ia shërojmë plagët këtij popullit. Dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin dhe imagjinatën edhe dijeninë", ka thënë Kurti gjatë kësaj konference, transmeton GazetaMetro.

Kurti, konsideron se populli i Kosovës po e dëshiron më shumë se kurrë Lëvizjen Vetëvendosje.

"Populli po na don si asnjëherë më parë. 11 qershori është dita e popullit, dita e fitores. Ne duhet të fitojmë se kështu fiton populli i cili ka vuajtur shumë.", ka shtuar ai.

The post Kurti paralajmëron festën e trefishtë të Vetëvendosjes më 12 qershor appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan bën kthesë historike në historinë e vendit

Posted: 21 May 2017 05:32 AM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë është kandidati i vetëm për kryetar të përgjithshëm me nënshkrimin e 1.370 delegatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi për përcaktimin e kandidatit të Kryetarit të përgjithshëm në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë i cili mbahet në pallatin e sporteve në Ankara ka përfunduar.

Kryetari i Këshillit Hayati Yazıcı, ka njoftuar se kanë marrë propozimin e nënshkruar nga 1.370 delegatë në lidhje me kandidaturën e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për kryetar të pëgjithshëm.

The post Erdogan bën kthesë historike në historinë e vendit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more