Skip to main content

Mesazhi.com: “Përfitime shpirtërore apo shëndetësore nga agjërimi?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Përfitime shpirtërore apo shëndetësore nga agjërimi?” plus 9 more


Përfitime shpirtërore apo shëndetësore nga agjërimi?

Posted: 30 May 2017 07:40 PM PDT

Agjërimi është proces efektiv si terapi detoksifikimi, ngase toksinat e grumbulluara zbërthehen dhe lirohen jashtë organizmit. Gjithashtu, agjërimi është ideal për personat me mbipeshë por edhe ata me nënpeshë trupore.
Për personat me mbipeshë yndyrat (acidet yndyrore) e depozituara do të zbërthehen (katabolizmi), duke lehtësuar humbjen dhe normalizimin në peshë trupore, gjithashtu duke stabilizuar sistemin kardiovaskular. Për personat me nënpeshë trupore, agjërimi funksionalizon sistemin e tretjes, si dhe pajis organizmin që të tretë dhe asimilon lëndët ushqyese (anabolizmin).
Agjërimi gjithashtu lehtëson shumë probleme dhe çrregullime dermatologjike (lëkurës). Kjo vjen si rezultat i eliminimit të materieve toksike. Agjërimi ka përfitime shpirtërore unikate në afinitet ndaj virtyteve fisnike, në refuzimin e veseve dhe shprehive negative, po ashtu ka efekt ndaj varësive kronike, si pirja e duhanit, alkoolit etj.

Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!
Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post Përfitime shpirtërore apo shëndetësore nga agjërimi? appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj pasi akuzoi hoxhallarët se “ndihmuan terrorizmin” shtron iftar për krerët e BIK-ut

Posted: 30 May 2017 06:09 PM PDT

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë mbrëmjes së sotme ka shtruar iftar në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se këtë e ka bërë për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame, myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

Ai gjithashtu ka thënë se së bashku do të punojnë për avancim të vlerave të përbashkëta kulturore dhe fetare.

Por para dy ditësh Haradinaj gjatë një tubimi elektoral në Frrizaj, akuzoi imamët kosovarë të cilët sipas tij “dërguan të rinjtë kosovarë në Siri dhe Irak.

Shkrimi i Haradinajt në Facebook:

Në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte në selinë e Aleancës kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtet ndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia.

Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional.

Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

The post Haradinaj pasi akuzoi hoxhallarët se “ndihmuan terrorizmin” shtron iftar për krerët e BIK-ut appeared first on Mesazhi.com.

Si dhe sa po lexohet, ju tregojnë shtepitë më të mëdha botuese (VIDEO)

Posted: 30 May 2017 04:45 PM PDT

Të lexuarit konsiderohet si një prej virtyteve më të mëdha të njerëzimit. Me shpikjen e makinerisë së shtypit, ndryshoi gjithcka, nga informacioni e deri tek marëdhëniet ndërnjerëzore. Kosova ka pasur një histori të ndalimit të shtypjes së gazetave, librave dhe materialeve informative, gjë që ka ndikuar bindshëm që një gjeneratë e tërë të mos e ketë të theksuar shprehinë e të lexuarit. Por cfarë thonë përfaqesuesit më të mëdhenj të shtëpive botuese në Kosovë? Sa janë ata të kënaqur me lexuesin bashkëkohor, dhe a shohin dallime mes gjeneratave? Dhe më e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, cfarë është fenomeni "best seller" sipas tyre? A është vetëm një "truk" marketingu, apo vlerësim i denjë i kritikës? Vlerësojeni përmes stories së mesazhi.com se cfarë dhe si po lexohet! /MESAZHI/

The post Si dhe sa po lexohet, ju tregojnë shtepitë më të mëdha botuese (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Mos u besoni zbritjeve mbi 50%!

Posted: 30 May 2017 03:35 PM PDT

Shumë preje mediave prestigjoze po flasin për mënyrën më të re të manipulimit me çmimet e ofertave. Se fundmi kërkimet në fushën e tregut nga mediat prestigjoze si CNN dhe Reuters flasin për mashtrimet me uljet e çmimeve.

Çdo ndërrim sezoni është kohë e mirë për shopping. Nga të gjitha anët na rrethojnë vitrina dyqanesh që lajmërojnë uljet e sezonit, nga më modestet tek ato që nuk iu beson syve mbi 70%-80% ulje. Ekspertët thonë se është mirë që të mos u besoni uljeve mbi 50%, veçanërisht nëse dyqani ku dëshironi të bëni blerje është në ditët e para të aplikimit të tyre. Në këtë rast, mund të bëhet fjalë për veshje të sezoneve të mëparshme ose çmimesh të "fryra" artificialisht. Shitësit e dyqaneve nuk mund shesin mall nën kosto.

A janë uljet sezonale një mundësi e vërtetë kursimi? Përgjigjja është po, nëse tregohet kujdes. Kontrolloni me kujdes etiketën, qepjet, rafiniturat, ndonjë defekt të mundshëm. Përcaktoni shifrën që synoni të shpenzoni dhe konsiderojeni një investim. Ku mund të gjeni më të mirën? Bëni në mendje një hartë të dyqaneve që ofrojnë një raport të mirë çmim/cilësi. Kur niseni për të bërë blerje, vishuni mirë, pasi është e provuar se mund të merrni shërbim më të mirë.

Disa këshilla për sezonin e uljeve sesi të merrni më të mirën
Sezoni: Malli që shitet dhe që është me ulje, duhet të jetë vërtet i këtij sezoni dhe jo artikuj të dalë nga fundi i magazinave. Qëndroni larg dyqaneve që përpara uljeve i kishin raftet gjysmë bosh dhe që më pas si me magji u mbushën. Është e pamundur që në fund të sezonit, dyqani të jetë i pajisur me çdo tip produkti, ngjyre dhe mase.

Qarkulloni: Dilni shpesh vetëm për të parë nëse keni vendosur se do të bëni blerje. Për gjërat që ju interesojnë mund t'u bëni ndonjë foto dhe të ruani në memorie edhe çmimin. Asnjëherë mos shkoni te dyqani i parë që ju del përpara. Fjala kyçe: qarkulloni.

Blerja: Këshilla për blerjet. Përpiquni që të krijoni një ide të qartë për shpenzimet që do të kryeni përpara se sa të hyni në dyqan. Në këtë mënyrë do të ndiheni më pak të ndikuar nga shitësi dhe do t'i hiqni vetes barrën e të blerit të gjërave, ndoshta edhe me çmim të mirë, por që nuk ishin të domosdoshme dhe që nuk do t'i përdorni kurrë. Vlerësoni produktin, duke u bazuar tek përmbajta e informacionit që shkruhet në etiketë.

Mbi 50%: Mos u besoni uljeve më të larta se 50%, shpesh pas tyre fshihet mall i mbetur stok nga sezonet e kaluara ose çmimet janë false. Shitësit e dyqaneve nuk mund te shesin mall nën kosto.

Ekspozimi: Nuk duhet të bëni blerje në dyqanet që nuk tregojnë sa ka qenë çmimi i vjetër i mallit që është në shitje, çmimi i ri dhe vlerën e përqindjes që ulet. Çmimi duhet të jetë i vendosur në vend të dukshëm  dhe lehtësisht i lexueshëm. Nëse është e mundur, kontrolloni edhe në ndonjë vend tjetër për të parë nëse i njëjti mall tregtohet me një çmim më të lartë. Produktet që janë me ulje, duhet të jenë të ndara në mënyrë të dallueshme nga ai që është i ri. Mos iu besoni vitrinave që janë të mbuluara me reklama dhe nuk lejojnë që të shikoni mallin.

Prova: Nuk është e detyrueshme, por gjithmonë varet nga ata që drejtojnë dyqanin. Këshilla është se nuk duhet t'u besoni atyre veshjeve që vetëm mund të shikohen.

Pagesa: Të gjitha dyqanet që në vitrina ekspozojnë si mënyrë pagese kartat e kreditit ose të bankomatit janë të detyruara që t'i lejojnë edhe për mallrat që janë me ulje, pa detyrime shtesë.

The post Mos u besoni zbritjeve mbi 50%! appeared first on Mesazhi.com.

Nuk do ta besoni se prej nga e kanë prejardhjen egjiptianët e lashtë

Posted: 30 May 2017 03:20 PM PDT

Një studim i hollësishëm i ADN-së së mumjeve ka gjetur se egjiptianët e lashtë ishin më të lidhur me evropianët dhe turqit sesa me afrikanët.

Hulumtuesit i shqyrtuan eshtrat e disa mumjeve nga një vend afër Nilit dhe gjeti se më te afërmit e tyre ishin nga Mesdheu Lindor, Turqia dhe vendet e tjera në Evropë.

Ata gjetën se egjiptianët modernë kanë më shumë prejardhje me afrikanët sub-saharianë sesa bashkëkombësit e tyre të lashtë.

Mbetjet e mumifikuara janë te vjetra 1400 dhe 400 p.e.r. dhe erdhën nga një vend arkeologjik i quajtur Abusir el Meleq, rreth 80 kilometra në jug të Kajros.

Ekspertët nga Universiteti i Tuebingen dhe institucionet e tjera arritën të grumbullonin ADN mitokondriale, prej nga edhe studimi zbuloi se egjiptianët e lashtë ishin të lidhur ngushtë me popullsinë e lashtë në Levant – sot Siri, Jordani, Izrael dhe Liban.

Ata gjithashtu ishin të lidhur ngushtë me popullatat e epokës së gurit nga Evropa dhe territori turk në anën aziatike.

Studiuesit zbuluan se popullatat moderne në zonë kanë 8% më shumë ADN subsahariane sesa popujt e lashtë. /MESAZHI/

 

The post Nuk do ta besoni se prej nga e kanë prejardhjen egjiptianët e lashtë appeared first on Mesazhi.com.

Pronarët e takvallëkut, pronarë të faljës!

Posted: 30 May 2017 03:03 PM PDT

Nën Hijen e Hadithit Kudsij
2 – Pronarët e takvallëkut, pronarë të faljës!
Hoxhë Husamedin Abazi
Xhamia “Hasan Beg” – 4 llullat, Prishtinë
27.05.2017

The post Pronarët e takvallëkut, pronarë të faljës! appeared first on Mesazhi.com.

Ky është superilaçi, 1.000 herë më i fortë sesa antibiotiku

Posted: 30 May 2017 02:52 PM PDT

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën se krijimi i një superilaçi do t'i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj mjekimit.

Versioni i ri i "vankomicinës" është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore "PNAS", ai do të jetë 1.000 herë më i fuqishëm sesa antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij.

Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor "Scripps" shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vitesh, pasi t'i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si "epoka postantibiotokëve", ku disa infeksione mund të kthehen në të pakurueshme.

Një prej patogjenëve, që i shqetëson më shumë mjekët, është "enterococci" apo "VRE", i cili është pikërisht rezistent ndaj "vankomicinës". Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku, të cilat përbëjnë – sipas OBSH-së, – rrezik të madh për shëndetin e njeriut.

Disa antibiotikë funksionojnë ende kundër "VRE"-së, por "vankomicina" 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij.

The post Ky është superilaçi, 1.000 herë më i fortë sesa antibiotiku appeared first on Mesazhi.com.

PE i jep dritën e gjelbër Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE-së

Posted: 30 May 2017 09:00 AM PDT

Kosova nga sot mund të marrë pjesë në programet e Bashkimit Evropian, kjo pasi që Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën e gjelbër Marrëveshjes kornizë në mes të Kosovës dhe BE-së.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëkohësisht raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek përmes një postimi në Twitter.

"Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes kornizë mes Kosovës dhe BE'së, për pjesëmarrjen në programet e BE-së, hap i madh për qytetarët e Kosovës", ka shkruar Lunaçek.

The post PE i jep dritën e gjelbër Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE-së appeared first on Mesazhi.com.

Muhabet Ramazani – Përmirësimi i zemrave (VIDEO)

Posted: 30 May 2017 08:52 AM PDT

Sipas teolgut Halil Avdulli  mediat duhet tu japin më shumë hapsirë teologëve dhe psikologëve për të trajtuar tema për problemet që kanë të bëjnë me psiqiken dhe emocionet.

The post Muhabet Ramazani – Përmirësimi i zemrave (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Kontingjenti ushtarak i Shqipërisë niset drejt Afganistanit

Posted: 30 May 2017 06:00 AM PDT

Është zhvilluar sot në Tiranë ceremonia për nisjen e një kontingjenti ushtarak prej 30 forcash nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit, në kuadër të misionit të NATO-s “Mbështetje me Vendosmëri”, që do të realizojë misionin nën komandën turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş, zyrtarë të ushtrisë shqiptare dhe familjarë të pjesëtarëve të kontingjentit që niset drejt Afganistanit për mision.

“Jemi sot këtu së bashku për të nisur shokët, miqtë dhe vëllezërit tanë në Afganistan. Aty ku do të përballen me misionin dhe detyrën e tyre të vështirë të ruajtjes së forcave aleate, në frontin më sfidues dhe më të rëndësishëm në NATO”, tha ministrja Kodheli gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni. Ajo shtoi se këto trupa ushtarake do të vijojnë të dislokohen në kuadër të misionit të NATO-s në përmbushje të angazhimeve të aleancës, për menaxhimin e krizave në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Kodheli theksoi ndër të tjera se “Ne nuk mjaftohemi vetëm me solidaritetin me viktimat dhe të goditurit nga terrorizmi, por kontribuojmë aktivisht në luftën kundër tij. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është domosdoshmëri dhe me sakrifica duhet luftuar që në burimet e tij. Duke vlerësuar mbështetjen e pakursyer që vendet aleate kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për forcat tona të dislokuara në operacione, shpreh mirënjohjen e thellë, veçanërisht për forcat e armatosura turke dhe ato italiane”.

Në një fjalë të mbajtur në këtë ceremoni, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş, ka vënë në dukje rëndësinë e Turqisë në aleancën e NATO-s. Ai ka theksuar se Turqia është një forcë e rëndësishme në NATO, me ushtrinë moderne, ku përfshihen forcat të kualifikuara tokësore, detare dhe ajrore.

Baş ka vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke thënë se është një kontribut i rëndësishëm për aleancën. Ndërsa duke u ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, që i ka konsideruar të shkëlqyera, ai ka shtuar: “Kemi lidhje shumë të mira ushtarake me Shqipërinë. Lidhjet tona janë të forta dhe miqësore, rrënjët e të cilave kanë një të kaluar disa qindra vjeçare”.

Në vijim të fjalës së tij Baş nuk ka nguruar as të kujtojë me respekt të gjithë ata figura të shquara shqiptare që kanë kontribuar në Perandorinë Osmane, që nga pozitat ushtarake deri në ato shtetërore. Baş ka thënë gjithashtu se, Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në modernizimin e forcave të armatosura, dhe në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi, etj.

Grupi i parë i ushtarëve shqiptarë me detyrë në Afganistan u nis më 16 dhjetor 2014. Brenda një periudhe 2.5 vjeçare ky është misioni i gjashtë që shkon në këtë kuadër.

The post Kontingjenti ushtarak i Shqipërisë niset drejt Afganistanit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more