Skip to main content

Mesazhi.com: “Parlamentari kanadez: Agjërova një muaj Ramazan dhe dua të agjëroj përsëri” plus 9 more

Mesazhi.com: “Parlamentari kanadez: Agjërova një muaj Ramazan dhe dua të agjëroj përsëri” plus 9 more


Parlamentari kanadez: Agjërova një muaj Ramazan dhe dua të agjëroj përsëri

Posted: 22 May 2017 11:04 AM PDT

Vitin e kaluar pata mundesinë të agjëroj tërë muajin e Ramazanit dhe dua të agjëroj përsëri.

Agjerimi për mua ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme që të njej si është të jesh i uritur. Por përtej kësaj është se unë në mbrëmje ushqehesha ndërsa të varfërit vazhdojn me urinë. Ishin këto fjalët e parlamentarit kanadez para fillimit të muajit të Ramazanit.

The post Parlamentari kanadez: Agjërova një muaj Ramazan dhe dua të agjëroj përsëri appeared first on Mesazhi.com.

OKB i bën thirrje SHBA-ve që të mos e shkurtojë buxhetin për fëmijët e rrezikuar

Posted: 22 May 2017 08:34 AM PDT

Drejtori Ekzekutiv i Programit për Ushqimin pranë OKB-së, (WFP), David Beasley, i ka bërë thirrje SHBA-ve në lidhje me shkurtimin e buxhetit për Shoqërinë Civile, duke thënë: “Nëse nuk marrim atë që na takon atëherë 600 mijë fëmijë mund të jenë të rrezikuar me vedkje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori ekzekutiv i WFP, Beasley, ka thënë se kanë mundur të marrin vetëm 2 nga 9 miliardë dollarë që ju nevojiten. Duke vënë në dukje nevojën veçanërisht në Sudanin Jugor për shkak të thatësirave ai ka thënë: “Rreth 20 milionë njerëz në kufi të Sudanit të Jugut nuk e dinë se nga do tju vijë kafshata e radhës.”

“Nëse nuk arrijmë të marrim ndihmën që duhet, do të mund të marrim disa vendime shumë të rëndësishme. Me të vërtetë do të vendosim se kush duhet të vdesë dhe kush duhet të jetojë. Ky është një vendim që është i vështirë të merret nga çdokush nga ne”, ka thënë ai.

Beasley bëri me dije se SHBA-të kanë edhe përgjegjësi etike dhe se ndihma që ajo jep është në të njëjtën kohë edhe në të mirën e tyre. Ai ka theksuar se ndihma e dhënë nga programi i tyre ndihmon luftën kundër terrorizmit dhe ndalimin e emigracionit.

The post OKB i bën thirrje SHBA-ve që të mos e shkurtojë buxhetin për fëmijët e rrezikuar appeared first on Mesazhi.com.

Qyteti i Homsit kalon nën kontrollin e regjimit sirian

Posted: 22 May 2017 08:21 AM PDT

Ka përfunduar evakuimi i civilëve dhe opozitarëve ushtarakë të cilët ishin të detyruar të largohen nga rajoni Vaer i rrethuar nga regjimi i Bashar al Asadit në Homs të Sirisë. Me largimin e afërsisht 25 mijë personave nga rajoni në fjalë, qendra e prefekturës së Homsit ka kaluar nën kontrollin e plotë të regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Idlib, autokolona e fundit me 1.115 persona është ndarë nga Vaeri mbrëmë në orët e vona.

Nga personat e evakuuar, 1.003 kanë ardhur në Jarabulusin e pastruar nga organizatat terroriste në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", kurse pjesa e ngelur në Idlib, qytet i kontrolluar nga opozitarët që gjendet në kufirin me Turqinë.

Rajoni i Vaerit, i cili ndodhet nën rrethimin e ushtarëve të regjimit prej katër vitesh, në muajin shkurt ishte shndërruar në shënjestër të sulmeve të forcave të regjimit.

Vaeri ishte rajoni i fundit nën kontrollin e opozitarëve në qendër të prefekturës së Homsit, ndërsa në pesë muajt e fundit nuk është lejuar as hyrja e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara.

Palët ranë dakord më 13 mars me ndërmjetësimin e Rusisë, me çka opozitarët pranuan të largohen nga Vaeri.

Nga ana tjetër, regjimi i Asadit brenda një viti ka marrë nën kontroll gjashtë rajone të opozitarëve në perëndim të Damaskut.

Me evakuimin e civilëve dhe opozitarëve ushtarakë, qytezat Darejja, Muaddamije dhe Han esh-Shejh dhe fshatrat përreth kaluan nën kontrollin e regjimit.

Edhe banorët e Halepit lindor ishin evakuuar në muajin dhjetor nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë.

Ndërkaq, në muajin janar u bë evakuimi i civilëve dhe opozitarëve nga Lugina Barada në perëndim të Damaskut, ku regjimi kishte intensifikuar sulmet pas Halepit.

Së fundmi, muajin e kaluar u zbrazën qytezat Zebadani dhe Madaja ndërsa këtë muaj lagjja Kabun në lindje të Damaskut.

The post Qyteti i Homsit kalon nën kontrollin e regjimit sirian appeared first on Mesazhi.com.

Ambasadori britanik: Mos i votoni kriminelët

Posted: 22 May 2017 08:09 AM PDT

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O'Connell, i është bashkuar fushatës "As unë" për mosvotimin e kandidatëve për deputetë të cilët janë të korruptuar.

O'Connell ka thënë se ai kurrë nuk do të votonte një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose që ka përfshirë në listat e tyre kriminelë.

"Unë kurrë nuk do të votoja një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre", ka thënë O'Connell.

Fushata "As unë" është iniciuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos votuar kandidatët e korruptuar.

The post Ambasadori britanik: Mos i votoni kriminelët appeared first on Mesazhi.com.

Ramazani 2017: Orët e agjërimit në mbarë botën

Posted: 22 May 2017 08:04 AM PDT

Gjatë Ramazanit, myslimanët në mbarë botën agjërojnë për një muaj të tërë hënor, ata fillojnë pak para lindjes së diellit deri në perëndim.

Viteve të fundit, Ramazani ka lëvizur drejt muajve të verës që do të thotë ditë më të gjata në hemisferën veriore dhe nxehtësi gllabëruese për shumë vende, transmeton portali arbresh.info. Anasjelltas, Ramazani ka rënë edhe në ditët më të shkurtra të dimrit në hemisferën jugore.

Al Jazeera shkruan se sa orë myslimanët, për të cilët agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit, do të agjërojë çdo ditë.

Meqenëse dielli ngrihet dhe perëndon pak më herët (ose pak më vonë) çdo ditë, orët e agjërimit në Ramazan ndryshojnë edhe disa minuta gjatë gjithë muajit.

Deri në fund të Ramazanit, dita do të jetë pak më e gjatë se në fillim në disa vende dhe më e shkurtër në të tjerat.

Më poshtë janë se sa orë të agjërimit vlerësohet të jenë në qytete anembanë botës.

– Nuuk, Grenlandë: 21 orë agjërimi

– Stokholm, Suedi: 19,5 orë

– Moska, Rusi: 19 orë

– Londër, Mbretërinë e Bashkuar: 18,5 orë

– Astana, Kazakhastani: 18,5 orë

– Bruksel, Belgjikë: 18,5 orë

-Prishtinë, Kosovë: 18 orë

– Pekin, Kinë: 16,5 orë

– Nju Jork, SHBA: 16,5 orë

– Tokio, Japoni: 16 orë

– Nju Jork, Meksikë: 15,5 orë

– New Delhi, Indi: 15 orë

– Muscat, Oman: 15 orë

– Aden, Jemen: 14 orë

– Dessye, Etiopi: 14 orë

– Kuala Lumpur, Malajzi: 13,5 orë

– Luanda, Angola: 13 orë

– Sao Paulo, Brazil: 13 orë

– Pretoria, Afrika e Jugut: 12 orë

– Cape Town, Afrika e Jugut: 11,5 orë

– Canberra, Australi: 11,5 orë

– Punta Arenas, Kili: 10 orë

The post Ramazani 2017: Orët e agjërimit në mbarë botën appeared first on Mesazhi.com.

Policia dhe BIK-u informojnë të rinjtë për pasojat e ekstremizmit

Posted: 22 May 2017 06:38 AM PDT

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame dhe me ekspertë të fushës së sigurisë, ka nisur ligjëratat nëpër shkollat e mesme të rajonit të Ferizajt, lidhur me vetëdijesimin e të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe të radikalizmit fetar.

Në këtë kuadër, sot është mbajtur ligjërate në shkollën e mesme, "Kongresi i Manastirit" në Firajë të Shtërpcës, në të cilën ligjëruan, drejtori i DRP-së në Ferizaj nënkoloneli Gazmend Hoxha, njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkëlzen Marevci dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame, imami Avdyl Hasani.

Ligjëratat do të vazhdojnë edhe nëpër shkollat e tjera të rajonit të Ferizajt.

The post Policia dhe BIK-u informojnë të rinjtë për pasojat e ekstremizmit appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj: Kufirin do ta kthejmë në Kullë dhe Çakorr

Posted: 22 May 2017 06:35 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se si kryeministër i Qeverisë së ardhshme do të angazhohet që vija kufitare të kthehet atje ku ka qenë.

"Është shumë thjeshtë, Parlamenti i mëhershëm, nuk e ka vlerësua këtë marrëveshje, nuk ka e ka ratifikuar atë. Ne mendojmë që e rifillojmë këtë proces. Jam i sigurt se kufiri është në Kullë edhe Çakorr dhe do të punojmë ta kthejmë atje ku ka qenë", është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e një studenteje se a ka ndryshuar qëndrim tani pas hyrjen në koalicion me PDK-në.Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli janë duke zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të kolegjit UBT.

The post Haradinaj: Kufirin do ta kthejmë në Kullë dhe Çakorr appeared first on Mesazhi.com.

Lufta e humbur kundër korrupsionit

Posted: 22 May 2017 05:59 AM PDT

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dominuar shpesh deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Gati në të gjitha takimet ata kanë folur për një shtet ligjor dhe për zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Në një rast, kryeministri në largim, Isa Mustafa, mesh tjerash, ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e ashpër dhe se angazhimi në këtë drejtim është marrë seriozisht.

"Më përgjegjësi mund të them se gjatë këtyre viteve kemi punuar me përkushtim të plotë që të zbatojmë ligjin dhe të eliminojmë korrupsionin. Ne kemi fuqizuar kapacitetet tona institucionale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar me themelimin e ekipeve hetuese shumë disiplinore, me krijimin e mekanizmave përcjellës për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe me forcimin e departamentit për krime të rënda", ka thënë Mustafa.

Por, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se zotimet për një shtet ligjor dhe zero-korrupsion nuk u përmbushën në nivelin e duhur nga Qeveria në largim e Kosovës, e cila për afro tre vjet është udhëhequr nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se problemi më i madh në luftën kundër korrupsionit është paraqitur te mungesa e vendimeve finale të gjykatave.

"Kemi vërejtur një trend të shtimit të aktakuzave, por nuk kemi ende vendime finale të gjykatave, sidomos për raste të nivelit të lartë… Kur kemi zhvilluar një anketë, ka dalë se 46 për qind e të anketuarve mendojnë se zyrtarët qeveritarë dhe deputetët janë të përfshirë në dukurinë e korrupsionit. Dhe, në shumë raste, perceptimi është një pasqyrim i realitetit", thotë Canhasi, i cili, megjithatë, sheh edhe disa gjëra pozitive.

"Jo gjithçka është e zezë në këtë drejtim; duhet të ceket një trend pozitiv: ministrat janë larguar nga pozitat me fillimin e aktakuzave dhe uroj që edhe qeveria e ardhshme ta aplikojë të njëjtën gjë", shprehet Canhasi.

Dëmet që kriza politike ia shkaktoi ekonomisë

Kryeministri në largim i Kosovës, Mustafa, pati liruar nga detyra ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, pasi Kryeprokurori i Shtetit pati ngritur akuza kundër tij për shpërdorim detyre.

Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, në akuzën ndaj Aganit, pati përfshirë edhe dhjetëra persona të tjerë, kryesisht mjekë të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, nën dyshimet se kanë keqpërdorur fondet për dërgim të pacientëve për shërim jashtë Kosovës.

Dukuria e korrupsionit ka pasur ndikimin e vet edhe në ekonomi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se zhvillimi ekonomik e ka pësuar.

"Kemi dy raporte të institucioneve ndërkombëtare ku thuhet se ekonomia joformale është rritur nga 35 në 38 për qind, ndërsa edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni janë në rritje", thekson Shahini.

Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas

Organizata Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016, e ka radhitur Kosovën në vendin e 95-të – me 36 pikë – në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport.

Krimi ekonomik dhe korrupsioni janë cilësuar si sfida për Kosovën edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian.

The post Lufta e humbur kundër korrupsionit appeared first on Mesazhi.com.

Kreu i Facebook-ut flet me studentët muslimanë rreth islamofobisë

Posted: 22 May 2017 05:11 AM PDT

CEO-ja i Facebook, Mark Zuckerberg ka shkruar për një takim që ka pasur me studentët muslimanë të Dearbonit në Michigan.

Në një postim në Facebook, ai shkroi për disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen myslimanët, si në vendet e tyre të origjinës, ashtu edhe në Amerikë. Ai theksoi problemet me të cilat duhet të jetojnë emigrantët mysliman. Postimi i tij është ‘pëlqyer’ mbi 53.000 herë dhe ka shpërndarë më shumë se 4.000 herë. Në postim thuhet:

“Sapo pata një bisedë interesante me një grup studentësh muslimanë në Universitetin e Miçiganit-Dearborn. Dearborn është një nga komunitetet më të mëdha dhe më të vjetra muslimane në Amerikë, me rreth 20% që identifikohen si myslimanë.

Shumica e studentëve që takova ishin emigrantë, duke përfshirë edhe zonat e luftës në Palestinë, Jordani dhe Irak. Ata më treguan histori për dhunën që kishin përjetuar.

Përfundimisht familjet e tyre erdhën në Dearborn për rehati dhe komoditet. Një student më tha: “Prindërit e mi janë shumë konservatorë, por unë jam bërë i hapur sepse e kam këtë komunitet që më ka pranuar, jo vetëm me besimin tim, por edhe me rrënjët e mia. Gjithkush e kupton historinë time. “

Megjithatë, edhe në një komunitet si Dearborn, studentët më thanë se ata ende ndjejnë se janë të “monitoruar” . Një student më tregoi për ndjenjën se ajo duhet të sillet në një dyqan ushqimor, dhe se i lë njerëzit e bardhë përpara saj për t’ua provuar se muslimanët janë njerëz të këndshëm. Me kalimin e kohës, tha ajo, “Kam mësuar të mos kërkoj falje për identitetin tim. Unë jam arabe. Unë jam muslimane. Kjo është ajo që unë jam. “Por është ende si luftë”.

Një nga nxënësit që kam takuar më tha se e di se shumë amerikanë të bardhë ndihen të marxhinalizuar dhe të diskriminuar gjithashtu. Por edhe me ata është vështirë të fillosh bisedë. “Komunikimi mund të thyejë këto barriera”.

Para se të largohesha, një student më tha këshillën e profesorit të tij se një mënyrë për të zvogëluar islamofobinë është ta njohësh problemin, por pastaj të përqendrohesh në lidhjen me njerëzit rreth çështjeve të tjera, duke ndërtuar mirëkuptim të përbashkët dhe duke vendosur një shembull se si zgjidhen keqkuptimet. Falë të rinjve që u takova me ta, unë arrita të kuptoj atë që na pret dhe që duhet ta kemi parasysh” /MESAZHI/

The post Kreu i Facebook-ut flet me studentët muslimanë rreth islamofobisë appeared first on Mesazhi.com.

Publikohen emrat e kandidatëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (Dokument)

Posted: 22 May 2017 04:44 AM PDT

Janë bërë publike emrat e kandidatëve të koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Në listat e publikuara, të cilat nuk janë ende zyrtare, nuk figurojnë emrat e ish-deputetëve të LDK-së, Sabri Hamiti dhe Vjosa Osmani.

Më poshtë i keni emrat e kandidatëve:

LDK
Avdullah Hoti
Arben Gashi
Vlora Dumoshi
Besa Zogaj
Doruntinë Maloku
Anton Quni
Imet Rrahmani
Arban Abrashi
Skender Hyseni
Fidan Rekaliu
Lutfi Zharku
Rita Hajzeri
Naser Rugova
Florian Dushi
Bajram Gecaj
Agim Krasniqi
Valon Krasniqi
Aferdita Bifar
Haxhi Avdyli
Kujtim Shala
Ramiz Kelmendi
Dardan Veliu
Lumir Abdixhiku
Driton Selmanaj
Valdet Hoxha
Blerim Granica
Ismet Beqiri
Njomza Emini
Haki Demolli
Teuta Rugova
Hazir Borovci

Alternativa

Mimoza Kusari Lila
Ilir Deda
Hasan Preteni
Katriot Jahaj
Reshat Nurboja
Nehat Emerllahu
Albert Lila
Edi Puka
Flutra Bektashi
Arbenore Riza
AKR

Behxhet Pacolli
Korab Sejdiu
Albena Reshitaj
Labinot Tahiri
Sami Borovci
Arta Haxhaj
Mirlinda Gashi
Mirlinda Sopi
Mirlinda Kusari Purrini
Vesel Makolli
Sabit Pacolli
Islam Pacolli
Luan Shllaku
Neshat Asllani
Jeton Ujkani
Xhedet Krasniqi
Ismet Hajdini
Mimoza Ibishi
Satmifer Kyeziu
Amir Ahmeti
Labinota Demi Murtezi
Agim Bahtiri

The post Publikohen emrat e kandidatëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (Dokument) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more