Skip to main content

Mesazhi.com: “E verbër por mahnitë të gjithë me zërin e mrekullueshëm” plus 9 more

Mesazhi.com: “E verbër por mahnitë të gjithë me zërin e mrekullueshëm” plus 9 more


E verbër por mahnitë të gjithë me zërin e mrekullueshëm

Posted: 19 May 2017 12:44 PM PDT

Në në program të organizuar në shtetin e Malajzisë një vajzë mahniti të gjithë.

Ajo mahniti publikun jo vetëm pse ishte e vogel dhe kishte një zë aq të bukur, por për faktin që ajo është edhe me nevoja të vecanta.

Ajo emocionoi dhe e bëri të qaj moderatorin, jurinë dhe publikun.
Ju ftojm ta ndiqni kaptinën e Kuranit “Er Rahman” me përkthim.

The post E verbër por mahnitë të gjithë me zërin e mrekullueshëm appeared first on Mesazhi.com.

Aderimet, pjesë e fushatës apo reformave në partitë politike

Posted: 19 May 2017 09:09 AM PDT

Radhitja përkrah partive politike e shumë pjesëtarëve të shoqërisë civile po shihet me skepticizëm nga analistët politikë, duke thënë se ata vetëm do të jenë nën hijen e liderëve dhe politikaneve të tjerë të subjekteve përkatëse.

Sipas tyre, personat që kanë aderuar në subjektet politike e shohin veten si gjenerator ndryshimesh në parti, madje edhe fisnikërues.

Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve politike, tha për Radion Evropa e Lirë se mbetet të shihet se sa do të mund të sjellin ndryshime figurat e reja që janë bërë pjesë e subjekteve politike në prag të zgjedhjeve.

Ai tha se nga praktikat e deritashme, ata që kanë aderuar nuk kanë arritur të sjellin ndryshime as në parti e as në institucione.

"Përvojat e deritashme kanë treguar fatkeqësisht se aderimet e tilla nuk është se janë vlerësuar sa duhet nga vet partitë politike, të cilat më shumë i kanë konsideruar si një lloj marketingu në fushatë parazgjedhore sesa që i kanë konsideruar si diçka më serioze. Në anën tjetër nuk duhet harruar as rezistenca që vjen prej njerëzve që kanë kaluar kohë të gjatë në parti e të cilët ndihen të injoruar", tha Mushkolaj.

Analistët thonë se Kosova ka nevojë për politikanë të aftë që të ndryshojnë skenën politike dhe që mund të japin kontributin e tyre.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratike të Kosovës tha se Kosovës i duhen njerëz me të kaluar të pastër dhe para së gjithash njerëz që janë të sinqertë me veten e tyre e pastaj edhe me qytetarin.

"Ajo çka mund të ofrojnë ata mbetet të shihet më tutje. Por, kërkesat tona janë normalisht që të kemi më shumë integritet, me shumë kualitet dhe më shumë të kenë përgjegjësi edhe llogari ndaj qytetareve".

"Përfaqësimin të cilin e kishim në legjislaturën e fundit nuk do të donim ta kemi. Mendoj se figurat e reja dhe personalitetet e reja që po futen në politikë, shpresoj se do ta rrisin nivelin e përfaqësimit dhe do të kemi një përfaqësimin shumë më përmbajtjësor dhe integritet", tha Kryeziu.

Ndërkaq, Imer Mushkolaj konsideron se partitë politike, aderimet e reja duhet t'i konsiderojnë si një reformë e cila mund të ndihmojë partinë dhe jo si rrezik për ta.

"Natyrisht, se unë do të doja që Kuvendi i Kosovës vërtetë të ketë në ulëset e veta njerëz të tillë të cilët e kanë një prapavijë profesionale në fusha të ndryshme dhe tu jepet mundësia që të na përfaqësojnë aty. Por, prapë po them në masën më të madhe ulëset e Kuvendit i zënë njerëzit e partive politike", tha Mushkolaj.

Kurse Ismet Kryeziu, beson se pavarësisht liderëve politikë dhe atyre që janë me përvojë në politikë, të rinjtë tani duhet të shihen se janë aty për të ndihmuar në ndryshimin e diskursit politikë dhe përfaqësimin qytetarë në Parlamentin e Kosovës.

Kosova po hyn në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor pas rënies së Qeverisë nga një mocion mosbesimi në Kuvend dhe shpërbërjes së institucionit ligjvënës.

The post Aderimet, pjesë e fushatës apo reformave në partitë politike appeared first on Mesazhi.com.

A e dinit se uji i gazuar ndikon në shtimin e peshës?

Posted: 19 May 2017 08:30 AM PDT

Sado e pabesueshme mund të duket, uji me gaz e mund të përmbajë rreziqe të fshehura sepse dioksidi i karbonit që përmban na inkurajon për të ngrënë më shumë, duke shkaktuar një rritje të hormoneve kyçe të urisë.

Pijet e gazuara, duke përfshirë edhe pijet me 0 kalori por që përmbajnë ëmbëlsues artificial, të bëjnë që të shtosh peshë.

The post A e dinit se uji i gazuar ndikon në shtimin e peshës? appeared first on Mesazhi.com.

4 Mënyra të thjeshta për t’u dobësuar pa u lodhur fare

Posted: 19 May 2017 08:29 AM PDT

Dieta ushqimore është shumë e rëndësishme për të mbajtur trupin në formë dhe për të qenë të shëndetshëm.

Përveç këtyre, ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në shtimin ose rënien në peshë.

Ja disa mënyra të thjeshta për të rënë në peshë, të cilat nuk kërkojnë dietë ose stërvitje:

  1. Flini më tepër
  2. Nuhatni aromë menteje
  3. Merrni rrezet e diellit në mëngjes
  4. Dilni shëtitje

The post 4 Mënyra të thjeshta për t'u dobësuar pa u lodhur fare appeared first on Mesazhi.com.

Ky është ishulli më i bukur në botë (FOTO)

Posted: 19 May 2017 08:20 AM PDT

Ky ishull tropikal ndodhet në Parnambuco të Brazilit.

Aty gjenden disa plazhe që konsiderohen si më të bukurit në botë.

Për shkak të bukurisë mahnitëse të këtij ishulli, ka turistë të shumtë që shkojnë ta vizitojnë.

  

The post Ky është ishulli më i bukur në botë (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

E gjeni çfarë fshihet në xhungël? (Foto)

Posted: 19 May 2017 08:09 AM PDT

Kohët e fundit publikohen lojëra të ndryshme në internet, për syrin dhe mendjen. Një ndër lojërat e populluara është "gjej çfarë është fshehur".

Po ju a do e gjeni dot? Një ndihmë? Kthejeni foton me kokë poshtë.

The post E gjeni çfarë fshihet në xhungël? (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Emocionuese, ja si e priti lajmin familja Pajaziti për ndërtimin e shtëpisë së re (Video)

Posted: 19 May 2017 07:07 AM PDT

Familja Pajaziti nga fshati Veleknicë e Gjilanit, e cila deri më tani jetonte në kushte të mjerueshme, do të bëhet me shtëpi të re.

Kjo falë shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit" e cila arriti që për 15 orë të mbledhë rreth 17 mijë euro me të cilat do të ndërtojë shtëpinë e re.

Kryefamiljarja Hanumshahe Pajaziti, rrëfen se gjendjes së rëndë ekonomike i shtohet edhe fakti që dy fëmijët e saj vuajnë nga sëmundja e epilepsisë.

Ndërsa, ajo vet vuan nga sëmundja e zemrës.

E lajmi se shumë shpejt do të bëhet me shtëpi e gëzoi shumë, sa që lotët nuk mundi t'i ndalë.

Drejtori i shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Halil Kastrati, ka thënë për Ekonomia Online, se ditë më parë e vizituan këtë familje dhe u njohën me gjendjen alarmante në të cilën jetonte kjo familje 5 anëtarësh.

Ai ka bërë të ditur se për një kohë shumë të shkurtër arritën të mbledhin shumën e duhur për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.

"Ne gjatë aksioneve të përditshme erdhëm edhe në këtë familje për t'iu sjell gjëra ushqimore dhe higjienike. Pamë që jetonin në gjendje të mjerueshme dhe të papërballueshme. Menjëherë kërkuam që të hapet aksioni ndihmës për këtë familje. Dhe deshti Zoti për pak orë ne mblodhëm 17 mijë euro me të cilat do të ndërtojmë shtëpi të re për këtë familje", ka thënë ai.

Kjo familje pritet që brenda muajt të hyjë në shtëpinë e re dhe të fillojë një jetë normale.

The post Emocionuese, ja si e priti lajmin familja Pajaziti për ndërtimin e shtëpisë së re (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Delawie: Njerëzit me aktakuzë për korrupsion nuk dua t’i shoh në listat zgjedhore

Posted: 19 May 2017 07:03 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka përsëritur thirrjen e tij, që në listat zgjedhore mos të ketë njerëz më aktakuza për korrupsion.

Ai gjatë një vizite që i ka bërë KQZ-së ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz, ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion.

Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.

Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështejen dhe bashkëpunimin

The post Delawie: Njerëzit me aktakuzë për korrupsion nuk dua t'i shoh në listat zgjedhore appeared first on Mesazhi.com.

Kolonët hebrenj djegin mallrat që zotërojnë palestinezët

Posted: 19 May 2017 06:07 AM PDT

Kolonët hebrenj dogjën një makinë ndërtimi që u përkiste palestinezëve, në Bregun Perëndimorë.

Përgjegjësi i Qeverisë Palestineze për Dosjet e Vendbanimeve Çifute, Gassan Daglas, tha se këtë mëngjes kolonët hebrenj i kanë vënë zjarrin makinës së ndërtimit të palestinezit Abdulazim Idris në qytezën Burin në jug të Nablusit në Bregun Perëndimorë.

Daglas njoftoi se në makinë ishin shkruar gjithashtu edhe shprehje raciste.

Zyrtarët palestinezë theksojnë se fshatrat në jug të Nablusit ku jetojnë palestinezë sulmohen shpesh nga kolonët hebrenj.

The post Kolonët hebrenj djegin mallrat që zotërojnë palestinezët appeared first on Mesazhi.com.

Ky njeri dogji xhaminë në Florida, por vetëm tani policia dha pamjet (VIDEO)

Posted: 19 May 2017 05:53 AM PDT

Ky person në video është i dyshuar se i ka vënë zjarrin një xhamie në Florida, në muajin shkurt. Arysyeja pse policia ka bëre videon publike, është pasi shpreson se përmes kësaj do ta gjejë të dyshuarin. Agresori kishte bërë disa perpjekje për ti vëne zjarrin, por arriti vetëm herën e tretë. /MESAZHI/

deo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

The post Ky njeri dogji xhaminë në Florida, por vetëm tani policia dha pamjet (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more