Skip to main content

Mesazhi.com: “Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri” plus 9 more


Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri

Posted: 24 May 2017 10:25 AM PDT

Familja Smajli nga fshati Tunel i Parë në Mitrovicë ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime. Dush Smajli, rreth 30 vjeç, nga kjo familje është vrarë në Siri.

Familjarët thanë se pak ditë më parë kishin marrë lajmin për vrasjen e tij, për të cilin thuhet se kishte luftuar përkrah grupit militant, Shteti Islamik.

Babai i viktimës, Xhelal Smajli, nuk pranoi të flas para kamerës, duke thënë se tash nuk është koha për të folur.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë konfirmuar se posedojnë informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, me prejardhje nga Mitrovica.

"…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij", tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Vëllau i Dushit, Iliri, ka hedhur poshtë pohimet se i vëllai është vrarë në Siri, gjatë luftimeve ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik. Ai tha se Dushi është vrarë gjatë një rrugëtimi për në Siri, por nuk saktësoi rrethanat, që sipas tij kanë çuar deri në vrasjen e të vëllait.

Banorët e lagjes ku ka jetuar Dush Smajli thonë të ketë qenë punëtor. Hysni Ahmeti, bashkëmoshatar i tij, thotë se Dushi nuk ka pasur ndonjë sjellje të pazakonshme.

“Ka qenë djalë shumë i sjellshëm, ka qenë djalë me respekt, nuk ka qenë e keqja e askujt. Ai edhe pse e ka lëshuar mjekrën, është falur për Allahun, ka qenë njeri i sinqertë”, thotë Ahmeti.

Familja Smajli jeton në kushte të rënda ekonomike dhe për këtë flet edhe drejtoresha e shkollës fillore "Elena Gjika", Syzana Hyseni, në të cilën shkollë vijojnë mësimet pjesëtarë e familjes Smajli.

“Është një familje e qetë, asnjëherë as shkolla e as mësimdhënësit nuk kanë pasur problem me ta. Kushtet e ekonomike i kanë jashtëzakonisht të vështira. Edhe ai diali ka qenë i sjellshëm kur ka qenë këtu”, tha Hyseni.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

The post Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Subjektet politike nuk respektojnë thirrjet për lista “të pastra”

Posted: 24 May 2017 10:23 AM PDT

Subjektet politike të cilat janë certifikuar të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, kanë respektuar vetëm pjesërisht thirrjet ose sugjerimet e faktorit ndërkombëtar dhe të shoqërisë civile, që listat e tyre zgjedhore të mos përmbajnë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata, thonë njohësit e zhvillimeve në vend.

Valmir Ismajli nga organizata joqeveritare Demokraci plus, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, të vitit 2010 dhe të vitit 2014, për zgjedhjet e tashme parlamentare mund të vërehet përparim në, siç e quan ai, "pastrimin e listave" nga personat e inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata. Por, megjithatë, sipas tij, persona të tillë, figurojnë edhe në listat e subjekteve politike që tashmë janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Në asnjërin subjekt nuk mund të gjesh lista plotësisht të pastra. Prandaj, mund të them që ndoshta pjesërisht është respektuar ajo kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ose e shoqërisë civile. Megjithatë, nuk e di nëse përjashtimi i këtyre personave nga këto lista, ka ndodhur për shkak se me të vërtetë ata kanë dashur t'i respektojnë miqtë ndërkombëtarë ose shoqërinë civile, apo sepse edhe vet janë frikësuar se prania e njerëzve të tillë në lista do të shkaktonte humbje të votave".

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike në Kosovë, fatkeqësisht nuk iu kanë përgjigjur si duhet thirrjeve të shoqërisë civile dhe faktorit ndërkombëtar që të kenë lista "të pastra".

"Partitë politike, në listat e tyre ende vazhdojnë të kenë emra ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, madje edhe për korrupsion. Fatkeqësisht nga kjo nuk shpëtojnë asnjë prej partive politike, që janë si blloqe të mëdha, në fakt, te Lëvizja Vetëvendosje kemi të akuzuar për vepra tjera, por jo për korrupsion. Ky është një mesazh i keq që partitë politike, thjeshtë, vazhdojnë të mbështeten te këta individë, të cilët kanë fuqi shumë të madhe dhe që mund t'ju sjellin vota".

Por, sa mund t'i sjellin dëm partive politike, por edhe institucioneve të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi, personat të përfolur për korrupsion dhe që kanë dosje të hapura nëpër gjykata, në rast se ata eventualisht fitojnë mandatin e deputetit dhe më pas eventualisht edhe shpallen të fajshëm nga gjykatat?

Ismajli thekson se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë imunitet vetëm për punën që e bëjnë brenda Kuvendit, por jo edhe për çështje të korrupsionit apo krimeve tjera.

"Nëse, ta zëmë, ndonjëri prej tyre zgjidhet si deputet ose më vonë kalon në poste ekzekutive, atëherë mund t'i kushtojë institucionit, partisë politike e më së shumti i kushton qytetarëve të Kosovës, nëse personat e tillë do të përballen me drejtësinë dhe gjasat janë shumë të mëdha për këtë, sepse i kemi parë aty disa individë që janë në procese gjyqësore".

Musliu thotë se secili individ, përfshirë edhe kandidatët për deputet në listat e subjekteve politike, të cilët janë të dyshuar ose kanë dosje të hapura nëpër gjykata për vepra të dyshuara për korrupsion dhe vepra të tjera penale, janë të pafajshëm derisa nuk dëshmohet e kundërta me vendim të plotfuqishëm të gjykatës.

"Por, të njëjtit, meqë janë subjekte të procedurave gjyqësore, mund të shpallen të fajshëm potencialisht dhe mund të krijojnë probleme në legjislaturën e ardhshme. Natyrisht që zëvendësimi i tyre është mundësuar, por që në njëfarë forme është mesazh i keq nëse kjo ndodhë, sepse qytetari e humb besimin tek ata, të cilët i zgjedh".

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, me 11 qershor, do të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare, me mbi 900 kandidatë që garojnë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.

Shtetet anëtare të QUINT-it u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos i votojnë personat e lidhur me krimin dhe për të cilët ka dyshime për afera korrupsioni.

The post Subjektet politike nuk respektojnë thirrjet për lista "të pastra" appeared first on Mesazhi.com.

Zbulohet skandali me vaj palme

Posted: 24 May 2017 10:02 AM PDT

Fiks Fare pas një investigimi zbuloi se vaji i palmës është i pranishëm në produktet e bulmetit.

Në etiketat e produkteve të marra si mostra reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.

Fiks Fare analizoi me institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë ISUV, gjithsej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall. Rezultatet janë shokuese pasi rezultati i analizave tregon se vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave.

19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5-50 përqind vaj palme.  Fiks Fare u interesua pranë AKU, institucion nga i cili mësuan se në vendin tone vetëm për vitin 2016 u importuan 3720 ton vaj palme dhe se në vendin tonë janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave.

Vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa Fiks Fare bisedoi edhe me mjekët, të cilët bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes me produktet që çojnë në shtëpi.

Për tregtarët përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdishëm për industrinë ushqimore pasi produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë në temperaturë ambienti për një kohë relativitsht të gjatë prodhimet.

Sonte në mbrëmje në Fiks Fare do të ndiqni me detaje sesi abuzohet me këtë produkt ndaj qytetarëve.

The post Zbulohet skandali me vaj palme appeared first on Mesazhi.com.

30 vjeçari nga Mitrovica vritet në Siri

Posted: 24 May 2017 09:46 AM PDT

Familja Smajli nga fshati Tunel i Parë në Mitrovicë ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime. Dush Smajli, rreth 30 vjeç, nga kjo familje është vrarë në Siri.

Familjarët thanë se pak ditë më parë kishin marrë lajmin për vrasjen e tij, për të cilin thuhet se kishte luftuar përkrah grupit terrorist ISIS.

Babai i viktimës, Xhelal Smajli, nuk pranoi të flas para kamerës, duke thënë se tash nuk është koha për të folur.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë konfirmuar se posedojnë informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, me prejardhje nga Mitrovica.

"…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij", tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Vëllau i Dushit, Iliri, ka hedhur poshtë pohimet se i vëllai është vrarë në Siri, gjatë luftimeve ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik. Ai tha se Dushi është vrarë gjatë një rrugëtimi për në Siri, por nuk saktësoi rrethanat, që sipas tij kanë çuar deri në vrasjen e të vëllait.

Banorët e lagjes ku ka jetuar Dush Smajli thonë të ketë qenë punëtor. Hysni Ahmeti, bashkëmoshatar i tij, thotë se Dushi nuk ka pasur ndonjë sjellje të pazakonshme.

Ka qenë djalë shumë i sjellshëm, ka qenë djalë me respekt, nuk ka qenë e keqja e askujt. Ai edhe pse e ka lëshuar mjekrën, është falur për Allahun, ka qenë njeri i sinqertë“, thotë Ahmeti.

Familja Smajli jeton në kushte të rënda ekonomike dhe për këtë flet edhe drejtoresha e shkollës fillore "Elena Gjika", Syzana Hyseni, në të cilën shkollë vijojnë mësimet pjesëtarë e familjes Smajli.

Është një familje e qetë, asnjëherë as shkolla e as mësimdhënësit nuk kanë pasur problem me ta. Kushtet e ekonomike i kanë jashtëzakonisht të vështira. Edhe ai diali ka qenë i sjellshëme kur ka qenë këtu“, tha Hyseni.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon. /REL/

[fbvideo link=”

The post 30 vjeçari nga Mitrovica vritet në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Terrorizmi është problem i gjithë botës

Posted: 24 May 2017 09:42 AM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka dhënë një deklaratë për gazetarët në aeroportin Esenboğa të Ankarasë para se të niset për vizitën e tij në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se terrorizmi ndodhet në radhë të parë brenda kërcënimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Erdoğan, deklaroi: “Këto kërcënime asimetrike, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sigurisht që përbëjnë një kërcënim serioz edhe për sigurinë tonë. Terrorizmi aktualisht është më parësori në mesin e kërcënimeve. Për të kapërcyer të gjitha këto probleme është kusht që të tregohet vendosmëri, një qasje parimore dhe të qëndrueshme. Në veçanti, aleatët e NATO-s janë të detyruar të qëndrojnë në një solidarizim të plotë dhe në bashkëpunim. Sulmet në muajt e fundit në St. Petersburg, Stokholm, Paris dhe Manchester na kanë treguar ne se terrorizmi nuk është një çështje rejonale”.

“Terrorizmi problem i të gjithë botës”

Pasi ka bërë të ditur se terrorizmi është bërë problem i gjithë botës dhe jo vetëm i një vendi Erdoğan ka theksuar se: “Tashmë çdokush duhet ta pranojë këtë të vërtetë. Terrorizmi sot nuk është problem vetëm i një vendi por i të gjithë botës. Çështjet globale mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim në përmasa globale. Ende në disa vende vërejmë se vazhdohet të kryhen privilegje, ndarje si 'terroristi im, terroristi yt'. Është kusht që të distancohemi nga këto. Çështjet globale mund të zgjidhen nëse çështja diskutohet në përmasa globale”.

Ndërsa ndaj një pyetjeje në lidhje me debatet për tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga baza ushtarake Incirlik presidenti Erdoğan tha se “Në lidhje me këtë çështje ne nuk na ka ardhur ndonë gjë, nëse 'ne ikim apo jo në Jordani'. Madje, disa ditë më parë ka patur një deklaratë të zyrtarëve gjermanë se nuk ka një gjë të tillë. Edhe sikur të bëjnë diçka të tillë për ne nuk është dhe aq e rëndësishme. Nëse ikin ne u themi 'lamtumirë', asgjë më shumë”.

Në lidhje me veton e Turqisë në NATO për Austrinë presidenti Erdoğan tha se “Ai që bllokon bllokohet, kaq e thjeshtë”

The post Erdoğan: Terrorizmi është problem i gjithë botës appeared first on Mesazhi.com.

VIDEO – Qejfi më i madh ku nuk ju duhet teknologjia

Posted: 24 May 2017 09:09 AM PDT

Kjo rreshqitje eshte qejfi me i madh qe keni pare se fundmi ne rrjetet sociale!

The post VIDEO – Qejfi më i madh ku nuk ju duhet teknologjia appeared first on Mesazhi.com.

Bashkësia Islame në Podujevë ua ndalon partive politike përdorimin e xhamive për fushatë

Posted: 24 May 2017 08:29 AM PDT

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë mbështet imamin z. Imri llugaliu si dhe të drejtën e tij për të mbrojtur autoritetin dhe paanësinë e tij. Duke mbështetur imamin Llugaliu, Këshilli ruan dhe mbron autoritetin e vet fetar-Islam në komunën tonë, thuhet në reagimin e kësaj bashkësie.

Ka ardhur koha që individët që përdorin pamje të punës së imamit në xhaminë e Keshillit, t'u thuhet, mjaft. Individët që edhe në të kaluarën tentuan të përdorin xhaminë dhe xhematet tona, kinse për t'siguruar të drejta për xhematin, nuk kanë qëllim tjetër vetëm se përfitime politike në kuadër të fushatave dhe zgjedhjeve qendrore.

Partitë politike të vetëquajtura "Islame" duhet të ofrojnë programet e tyre jashtë dhe larg objekteve fetare. Xhamitë janë në shërbim të lutjeve dhe kryerjes së riteve fetare e nuk shërbejnë për agjenda partiake.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë i bën thirrje kandidatit që të heq menjëherë foton e imamit Llugaliu të cilën është duke e përdorur për të promovuar veten. Ne nuk jemi në dijeni se cilit subjekt politik i përket zotëriu, por e dijmë që nuk është hera e parë që përdor fenë për qëllime private.(kbi-Podujeve), thuhet në reagimin e Bashkësisë islame të Pdujevës.

The post Bashkësia Islame në Podujevë ua ndalon partive politike përdorimin e xhamive për fushatë appeared first on Mesazhi.com.

Limaj shpallet i pafajshëm në rastin “Kleçka”

Posted: 24 May 2017 08:26 AM PDT

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin "Kleçka".

Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha për se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme." Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së", tha Vërtopi.

Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

Në verën e 2012-së, Fatmir Limaj dhe nëntë prestarë tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-së, e që ndodhej në fshatin Kleçkë të Kosovës.

The post Limaj shpallet i pafajshëm në rastin “Kleçka” appeared first on Mesazhi.com.

Ç’kemi nana, kjo është e përkryer për juve! (VIDEO)

Posted: 24 May 2017 07:37 AM PDT

Si të ja dilni që ti lejoni fëmijët tuaj të argëtohen, dhe të mos bëjnë rrëmujë në të njejtën kohë?

Kjo video ju paraqet zgjidhjen për secilën situatë, ku fëmijët tuaj duan të bëhen artistë të rrëmujshëm.  /MESAZHI/

The post Ç’kemi nana, kjo është e përkryer për juve! (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Mbretëresha e Taekwondos (VIDEO)

Posted: 24 May 2017 06:48 AM PDT

Kubra Dagali është e njohur ndryshe si “Mbreteresha e Taekwondos”. Ajo ka fituar medaljen e artë në kampionatin e Takewondos.

Përpara se ta takojnë njerëzit, ata mendojnë se ajo nuk mund ta jap më të mirën, por kontakti me të dëshmon të kundërtën. Me një fjalë, “mos ua zëftë rrugën”. /MESAZHI/

 

The post Mbretëresha e Taekwondos (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more