Skip to main content

Mesazhi.com: “Dembelët e “Hasan Prishtinës” (Foto+Dokument)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dembelët e “Hasan Prishtinës” (Foto+Dokument)” plus 9 more


Dembelët e “Hasan Prishtinës” (Foto+Dokument)

Posted: 25 May 2017 11:32 AM PDT

ORCA ka publikuar sot të gjeturat nga monitorimi i konsultimeve të profesorëve të Fakultetit Filozofik, Ekonomik dhe Juridik.
Gjatë këtij hulumtimi është monitoruar puna e 86 profesorëve, duke përfshirë vetëm ata që kanë shpallur në dyert e tyre orare për konsultime. Nga këta profesorë, 50 kanë munguar në 70% deri në 100% të konsultimeve të monitoruara. 16 prej tyre kanë munguar në 50% deri në 70% të konsultimeve të monitoruara, ndërsa 20 profesorë kanë munguar në më pak se 50% të konsultimeve.
Vlen të theksohet se nga numri total prej 86 profesorësh të monitoruar, 34 prej tyre nuk kanë mbajtur asnjë konsultim, ndërsa vetëm 7 prej tyre i kanë mbajtur të gjitha konsultimet e programuara.
Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/05/Raporti-i-Monitorimit_Interactive.pdf

The post Dembelët e “Hasan Prishtinës” (Foto+Dokument) appeared first on Mesazhi.com.

5 mesazhe për Muajin Ramazan

Posted: 25 May 2017 11:09 AM PDT

Nga: Rrahman FERIZI

1. Shëndet i ekuilibruar:

Qasja ndaj shëndetit kërkon një trajtim permanent në kujdes dhe vetëkontroll. Dihet se pastërtia e  ajrit, ujit dhe ushqimit, ndikojnë në mënyrë direkte në përmasat e shëndetit fizik dhe mendorë.

Mirëpo ashtu siç manifestohen simptomat e humbjes së vitalitetit dhe energjisë, në mungesë të ushqimit kualitativ, po ashtu konsumimi pa kontroll i ushqimit fast-food dhe hiperkalorik, mund të çrregullojë dy nivelet e metabolizmit bazal (anabolizmin-krijimin e makromolekulave nga mikromolekulat dhe katabolizmin-zberthimin e makromolekulave në mikromolekula) si komponentë relevante  për një shëndet stabil.

Dukuria e konsumit pa orar dhe pa kriter, mund të shkaktoj hipervitaminozën (obozitetin) apo mbipeshën, e cila është duke i goditur pjesën dërmuese të shoqërisë bashkëkohore, përkundër një pjese tjetër të shoqërisë e cila është duke gjetur vdekjen çdo ditë nga mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit elementar, sidomos në vendet të cilat janë goditur nga lufta vrastare nga despotët, e që fatkeqësisht nuk janë mjaftueshëm duke u trajtuar nga pjesa tjetër e globit e cila ka mbyllur njërin sy para këtij gjenocidi me përmasa çnjerëzore, ashtu siç thuhet se, " i ngopuri të uriturin dhe të eturin nuk e kupton".

Andaj, ky Muaj, përveç që synon të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të individit,  thërret që të përkujtojmë ata që janë privuar pa të drejtë nga ushqimi dhe vdesin nga uria, nëse jo me diçka tjetër, atëherë në zemrat tona të gjej vend një lutje për fatin e tyre. 

2. Larg kontaminimit ideor:

Ashtu, siç ndikojnë të njeriu, lloji i ushqimit, ujit dhe pijeve që konsumohen, po ashtu edhe tabloja e perceptimit nga intelekti (qasja vizuale) nga ajo që shikohet, mendohet-planifikohet, flitet dhe dëgjohet, ndikon në kohezionin shpirtëror dhe ideor.

Nëse ushqimi influencon në shëndetin psikofizik, po ashtu edhe fusha magnetike (aurora) e çdo njeriu e cila është unikate, mund të tkurret-struket apo zgjerohet varësisht nga ambienti ideor dhe kulturor në të cilin njeriu qëndron apo kalon kohën. Këtu përfshihen, shoqërimi, leximi, apo aktivitetet tjera subjektive apo objektive të cilat praktikohen gjatë përditshmërisë.
Sot, sipas shkencës bashkëkohore një personalitet i suksesshëm, nuk vlerësohet vetëm në bazë të koeficientit të inteligjencës ( IQ)  mirëpo edhe në bazë të koeficientit emocional ( EQ) i cili është kusht për një psikostabilitet dhe perspektivë universale.

Andaj gjatë këtij Muaj,  do të duhej të zgjeroheshin përmasat e   vitalitetin ideor dhe shëndetit shpirtëror (aura apo aureola) të shtrihen kufijtë drejte hyjnores larg ultësisë së tokësores.

3. Kontinuitet në vetëkontroll:

Uni i Njeriut, ngjason me një anije në detin e trazuar në batica dhe zbatica të vazhdueshme. Andaj për të synuar një përgatitje solide-stabile për sfidat e pareshtura në këtë jetë, kërkohet energji e madhe potenciale për të mbajtur rrugën e drejtë, si dhe energji e madhe kinetike për të lëvizur "orientuar-drejtuar" drejtë qëllimit anijen e fatit, e cila natyrshëm posedon energji të lirë, levat e së cilës tërhiqen thuajse spontanisht nga rryma të fuqishme sa majtas e djathtas.

Përveç, përcaktimit të cakut-qëllimit, përkufizimit fuqishëm në rrugën e nisur, gjatë sfidave të jetës, kërkohet kontinuitet dhe vetëkontroll, drejt fanarit i cili ndriçon në bregun e largët. Të sigurt në sukses dhe triumfin e lartë.

Andaj, ky Muaj duhet të shërbej si fanar në rrugën e jetës, drejt shtigjeve të suksesit në ketë botë dhe podiumeve të parajsës në Botën tjetër.

4. Moralitet i shëndetshëm:

Shëndeti nuk mund të definohet vetëm në aspektin biologjik, për të dalluar njeriun nga qeniet tjera të cilat i orienton instinkti, Krijuesi njeriun e pajisi me intelekt dhe arsye,  e cila e lartëson në piedestal të lart nëse respekton konditat ligjore dhe limitet hyjnore.

Andaj, ky Muaj, përveç zgjerimit të kohezionit shpirtëror, përmirësimit të shëndetit fizik-mendor, ka synim të arsimoj dhe edukoj unin tekanjoz të njeriut, si një Institucion i moraleve te larta, i cili njeriut i dhuron afinitet ta përmirësohet fshehur dhe haptas, në kontestin individual dhe kolektiv, nga finesat rutinore deri në ligjet dhe rregullat e bontonit të njerëzores, në një model që synon të përkryerën dhe i cili nuk ndalet nga vet-auditimi koherent.

Ai i cili diplomon në këtë Institucion shpirtëror,  mund apo do të duhej të shërbej si një kuadër serioz në mësonjëtoren e jetës.

5. Qëndrueshmëri në parime dhe ideal:

Njeriu, i cili misionin e jetës së tij mundohet të i'a dedikoj Zotit, shërbimit ndaj diturisë dhe humanizmit ndaj shoqërisë e njerëzimit pa dallim dhe diskriminim, posedon parime për të cilat sfidon interesin e tij personal përballë atij kolektiv, dëshirat e tij individuale para rregullave dhe dispozitave ligjore, egon e vetëpëlqimit para dhënies përparësi tjetrit, ndërsa veten e sheh gjithmonë si guri në ndërtesën e misionit të lart shoqërorë e jo në epiqendër të egocentrizmit.
Andaj ky Muaj, përveç tjerash, synon prej njeriut të përpjekjet të arrij një personalitet stabil, i qëndrueshëm në parime, durimtar në sfida dhe prijatar në iniciativa dhe vepra madhore.
Me fat kjo ditë e fillimit të këtij Muaji  cili sjellë forcën e shëndetit pas plogështisë, fitoren pas sakrificës dhe përpjekjes, gëzimin e shpirtit pas lutjeve dhe përgjërimit.

The post 5 mesazhe për Muajin Ramazan appeared first on Mesazhi.com.

Hashim Thaçi paralajmëron fushatë me mësimdhënës, por rrezikon të dërgohet në Kushtetuese

Posted: 25 May 2017 10:51 AM PDT

LDK-së e "Vetëvendosjes" nuk u ka pëlqyer njoftimi se Presidenti Thaçi do të nisë vizitimin e shkollave.

Presidenti Hashim Thaçi përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të vizitojë disa shkolla nëpër vende të ndryshme në Kosovë në prag të përfundimit të procesit mësimorë 2016/17.

"Qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore", thuhet në komunikatën e lëshuar sot gjatë ditës nga zyra e Presidentit të vendit.

Por përfaqësuesit të LDK-së dhe "Vetëvendosjes" një nismë të tillë e kanë konsideruar të jashtëligjshme dhe kanë thënë se do përcjellin atë që do të bëjë Thaçi.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi tha për KALLXO.com se një nismë e tillë është e paarsyeshme dhe gabim.

"Është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës, zoti Thaçi nuk guxon me u përzi në aktivitete politike. Në këtë situatë delikate është e paarsyeshme me dalë në terren. Mendoj që është gabim sjellja e tij në këtë rast", tha shkurtimisht Gashi për KALLXO.com.

Ndërsa Aida Dërguti nga "Vetëvendosje" tha se ky subjekt do ta shohë se çfarë u thotë Thaçi atyre me të cilët do të takohet.

"Nëse tash në kohën e zgjedhjeve, ky (Hashim Thaçi) ndërmerr një hap të tillë në fund të vitit shkollor, që po shihet qartë se është në funksion të koalicionit dhe është shumë me rëndësi të shohim se çfarë do të flasë me ata njerëz", tha Dërguti për KALLXO.com.

Ajo deklaroi se nëse Thaçi bën fushatë politike, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

"Në rastin e parë që do të shohim ndonjë indikacion apo fakt që ai do të bëjë fushatë politike, patjetër që do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese", tha tutje Dërguti për KALLXO.com

Ish kryetari i PDK-së, tani në rolin e Presidentit më 11 maj kishte caktuar 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Ndërsa aktivitetin e vizitimit të shkollave Thaçi po e nis në prag të fillimit të fushatës zgjedhore dhe rreth 2 javë para se të mbahen zgjedhjet.

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen me 11 qershor. Këto janë zgjedhje të parakohshme pasi që Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa me datën 10 maj.

The post Hashim Thaçi paralajmëron fushatë me mësimdhënës, por rrezikon të dërgohet në Kushtetuese appeared first on Mesazhi.com.

Dubrava e Suharekës bëhet me xhami të re

Posted: 25 May 2017 09:03 AM PDT

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë në fshatin Dubravë të Suharekës. Në këtë eveniment merrnin pjesë edhe përfaqësues të Komunës – nënkryetari Rexhep Kuqi, partive politike,shoqatave të dala nga lufta, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe banorë të fshatit Dubravë,donatori, Xhavit Liman Krasniqi nga ky fshat me punë në Britani të Madhe dhe shumë të tjerë

Kryetari i KBI të Suharekës Halim ef. Shehu duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se se sot ne kemi dy gëzime madhështore pritja e muajit të Ramazanit dhe përurimi i kësaj xhamie dhe besojmë që kjo xhami do t'i bashkojë besimtarët dhe do t'i edukon brezat e rinj në nënshtrimin dhe dashurinë ndaj Zotit një me shpresën se të gjitha lutjet do të jenë të pranuara dhe lutemi që kjo xhami të jetë vatër e edukimit të çështjes fetare dhe kombëtare

Në fjalën e tij myftiu Tërnava duke u uruar banorët për këtë shtëpi të Zotit tha se besimtarët e kanë mundësinë që t'i përkushtohen adhurimit ndaj Zotit me vullneti e të madhërisë së Allahut si Krijues të këtij universi e kësaj toke mbi të cilët jetojmë. "E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Mbramë e që e falë namazin dhe jep Zeqatin e nuk i frikësohet askujt tjetër përpos Allahut të tillët do të jenë të udhëzuarit në rrugën e drejtë"

Ai poashtu theksoi se ky fshat prej sot është më i begatë, me i ndritshëm përmes këtyre minareve kaq të larta që prej tyre dëgjohet ezani. Tash e deri në kiamet do të përmendet emri i donatorit të kësaj xhamie që e bëri familja Krasniqi dhe e lus Zotin që ata t'i shpërblejë metë mirat e Tij në dy botërat. Ky i ka ndërtuar vetës një shtëpi në xhenet kur do të dalim para Zotit. Duhet të mësohemi të nderuar të pranishëm që mos të themi se morëm donacion, dhe ky popull ka kurajo, besim e gatishmëri që vepra të tilla të xhamive, spitaleve, shkollave të ndërtoj vetë sikurse sot dhe këto vepra shkojnë në favor të vendit dhe ardhmërisë së gjeneratave tona"-tha myftiu Tërnava

Kurse nënkryetari i Komunës së Suharekës z.Rexhep Kuqi tha se inaugurimi i kësaj xhamie është tepër domethënëse për neve dhe është kënaqësi që të përurojmë këtë xhami në prag të muajit të Ramazanit. " Banorët e Dubravës ditën të veprojnë edhe kohë të duhur. Kur ishte koha e luftës iu përgjigjën dhe këtu prapa këtij objekti është lapidari i dëshmorëve të fshatit dhe kur ishte çështja e ndërtimit të kësaj xhamie ishte referendumi i parë në Kosovë i organizuar për ndërtimin e xhamisë dhe u tregua një pajtueshmëri e plotë për ndërtimin e kësaj xhamie"-tha Kuçi.

Edhe komuniteti i fshatit u shprehën tepër të gëzuar që më në fund edhe fshati i tyre u bë me një xhami ku do të kryejnë adhurimet fetare islame.

The post Dubrava e Suharekës bëhet me xhami të re appeared first on Mesazhi.com.

Si të shmangim ngjitjen dhe djegien e ushqimit nga enët e kuzhinës

Posted: 25 May 2017 08:57 AM PDT

Nëse jeni një amvisë shumë e mirë dhe ju pëlqen të gatuani jo vetëm sepse duhet, por sepse keni dëshirë, shpesh mund të ndodhë të digjet apo t'ju ngjitet ushqimi në enët e gatimit. Këto janë dy hapa shumë të thjeshtë për shmangien e ngjitjes së ushqimit apo djegies së tiganëve:

Vaj ulliri:Përpara se të gatuani, hidhni në tigan ose në tenxheren që ngjit gjysmë litër vaj ulliri. Vendoseni në zjarr të ulët për 10-15 minuta dhe lëreni të ngrohet gradualisht. Më pas fshini fundin e tiganit me letër kuzhine dhe gatuani në të. Pas kësaj të jeni të sigurtë që, tigani dhe tenxherja juaj nuk do të ngjisin më.
2. Kripë e trashë: Vini në zjarr të fortë tiganin që ngjit dhe pasi të kontrolloni që është ngrohur mjaftueshëm, mbuloni fundin e tij me kripë të trashë. Këshillohet të hidhni 1-2 filxhanë çaji me kripë të bardhë ose të zezë. Lëreni kripën të digjet dhe në fund fshini tiganin me një napë të njomë me uthull molle. Tani mund të gatuani pa u shqetësuar për djegien dhe ngjitjen e ushqimit.

The post Si të shmangim ngjitjen dhe djegien e ushqimit nga enët e kuzhinës appeared first on Mesazhi.com.

Banorët nuk lejuan rrënimin e xhamisë në Beograd

Posted: 25 May 2017 08:56 AM PDT

Aksioni që ishte planifikuar lidhur me rrënimin e një xhamie i cilësuar si ndërtim pa leje në Begrad, në vendin e quajtur Zemun Polje, është shtyrë për arsye të tubimit të madh të qytetarëve.

B9 raporton se para objektit fetar janë tubuar përfaqësues nga të gjitha shërbimet komunale dhe një numër i madh policësh me furgonë, policia e trafikut, makina ndërtimore dhe kaçubeti për largimin e veturave.

Përfaqësues fetar islam, kanë biseduar me përfaqësues të komunës së Zemunit dhe me polici të kësaj komune në mënyrë që numri i madh i fëmijëve, grave e të rinjve që kundërshtojnë rrënimin, të largohen nga objekti e që pastaj të fillojë zbatimi i vendimit të komunës.

Megjithëkëtë, rrënimi nuk u bë dhe u vendos që aksioni të shtyhet e bisedimet ë vazhdojnë në "nivelin më të lartë”.

Pjesëtarët e bashkësisë islame parkuan një numër të madh veturash para objektit dhe nuk lejuan qasjen e policisë dhe të përfaqësuesve të komunës. Policia këta automobila i ka larguar rreth orës nëntë.

Ndërtimi i këtij objekti ka filluar në vitin 2014.

Imami, duke iu drejtuar të tubuarve , ia ka ftuar ata që rrinë të qetë, u tha atyre se aty do të qëndrojë "deri sa të ketë nevojë" dhe ka shtuar se presin përgjigje në nivelin më të lartë.

Besimtarët, edhe gjatë ditëve të shkuara, kanë qenë të tubuar para objektit.

Ndëresa myftiu i Sremit dhe imami kryesor i Mexhlisit të Zemunit Emin ef. Zejnullahu të mërkurën i ka ftuar myslimanët që bashkërisht dhe me mjete legjitime ta mbrojnë objektin nga rrënimi.

The post Banorët nuk lejuan rrënimin e xhamisë në Beograd appeared first on Mesazhi.com.

A dini cilat janë lulet që çelin në verë? (FOTO)

Posted: 25 May 2017 08:51 AM PDT

Lulet e verë janë të mrekullueshme, plotë ngjyra dhe aromë të këndshme.

Ja cilat janë ato:

1. Dahlia
2. Gladiola
3. Canna

The post A dini cilat janë lulet që çelin në verë? (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Snapchat vjen me Custom Stories, rrëfimet grupore të miqve

Posted: 25 May 2017 08:36 AM PDT

Për të mos u anashkaluar nga Instagram, Snapchat po njofton një veçori të re të saj sot. Ndërsa lajmet janë mbushur me rrëfime për kopjet e Instagram-it të karakteristikave të Snapchat-it, këtu është një shans për Snapchat që të kapë disa nga dritat e vëmendjes.

Tregime të personalizuara apo 'Cuztom Stories' mund të krijohen përçfarëdo, dhe me ndonjë prej miqve tuaj. Pra, kjo në thelb lejon që grupet e njerëzve të kontribuojnë për të njëjtën 'Story'.

Një storje nuk është më një çështje personale. Ju vendosni se kush mund të shtojë në Story dhe kush mund ta shohë atë.

Storiet zhduken automatikisht nëse asnjë prej kontribuesve nuk ka shtuar ndonjë gjë në 24 orët ë fundit. Për më shumë, mund të shikoni videon ku prezantohet tipari i ri.

The post Snapchat vjen me Custom Stories, rrëfimet grupore të miqve appeared first on Mesazhi.com.

Eleminoni pikat e zeza në hundë për vetëm tre minuta

Posted: 25 May 2017 08:31 AM PDT

A dëshironi të pastroni fytyrën tuaj përgjithmonë?

Ka mënyra të ndryshme për të bërë fytyrën tuaj të pastër nga pikat e zeza.

Përdorimi i sodës së bukës është një mënyrë popullore e pastrimit të njollave dhe plagëve pa pasur efekte anësore.

Ju mund të përzieni granula natriumi me ujë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra, pa ndonjë inflamacion të shkaktuar gjatë aplikimit, transmeton lajmi.net

Përzieni dy tre lugë çaji sodë buke me ujë dhe do të fitoni një përzierje të qëndrueshme.

Bëni masazh lëkurës në fytyrën tuaj, me fokus vendet ku keni njolla dhe plagë.

Vazhdoni 1-2 minuta me mazash dhe mbajeni kështu për disa minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas aplikoni krem natyral, preferohet vaj ulliri.

Praktikojeni këtë proces dy-tre herë gjatë javës.

The post Eleminoni pikat e zeza në hundë për vetëm tre minuta appeared first on Mesazhi.com.

Receta magjike që ua forcon imunitetin

Posted: 25 May 2017 08:25 AM PDT

Pranvera përpos që sjellë bukurinë e natyrës, sjellë edhe shumë viruse të ndryshme.

Është shumë e rëndësishme që në këtë kohë të keni kujdes për sistemin imunitar tuajin.

Lajmi i mirë është që ka receta të ndryshme që janë krejtësisht natyrale dhe që mund të ju ndihmojnë në këtë aspekt, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është zgjedhur receta më e mirë, ajo që e kanë përdorur edhe gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

Poashtu është një recetë shumë e rekomandueshme nga mjekët.

Përbërësit:

500 gr rrush të thatë

500 gr kajsi të thata

500 gr fiq

500 gr kumbulla të thata

500 gr mjaltë

2 filxhanë arra

1 limon i paqëruar

Si ta përgatisni këtë "bombë me vitamina"?

Përzieni të gjithë përbërësit përpos mjaltës në një mikser(blender). Më pas shtojeni edhe mjaltën dhe përzieni mirë e mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Më pas gjithë masën vendoseni në kavanozë qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Këtë përzierje përdoreni tri herë në ditë, gjysmë ore para ushqimit.

"Bomba me vitamina" është plot me përbërës të shëndetshëm që forcojnë imunitetin, sit ë fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

The post Receta magjike që ua forcon imunitetin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more