Skip to main content

“Mbeturinat e mbetura” plus 9 more Ferizaj Press

“Mbeturinat e mbetura” plus 9 more Ferizaj Press


Mbeturinat e mbetura

Posted: 10 May 2017 08:54 AM PDT

Përsëri ditë me vranësira dhe shi

Mora njërën nga sakot që kishte disa ditë që nuk e kisha veshë.

Si shpeshëhërë po përtypja një çamçakëz sa për të freskuar gojën. Nisa rrugës së qyetit andej kah është bërë një kompleks i shkollave , institucioneve arsimore.

U lodha duke e përtypë çamçakëzin. Desha ta hedh dikund.

Po ku?

Që nga shkurti i këtij viti Ligji parasheh dënimin me 5 eur për ata që hedhin çamçakëz ose filter cigareje.

E futa dorën në xhep shpejt e shpejt. Nga larg po shihnja një të njohur që duhej ta takoja. Desha të çlirohem fillimisht nga ai çamçakëz tani më i bezdisshëm. Sapo futa dorën në xhep bashk me çamçakëzin mu ngjit diqka për dore. Dhash të çlirohem të shqitem nga ajo masë tashmë e njohur, por kot.

Sigurisht në atë xhep kisha lënë në harresë edhe ndonjë çamçakëz ditë më parë.

M'u bë dora pshtjellim me masë gume ngjitëse dhe dukej krejtësisht e ndotur. Si do të pëshëndetesha në këtë gjendje me personin që tashmë ishte krejt afër.

I kërkova falje , i thash se nuk po gjeja dot vend për të hudhë një mbeturinë kaq të vogël sa një çamçakëz, e do letra të vogla .

Vërtet bëra rrugë aq të gjatë po askund nuk pashë as nji shportë të vetme të vogël për mbeturina.

Pesë euro dënimi mund të jetë një masë mjaft efektive për të mbrojtë ambientin nëse ajo vërtet aplikohet.

Sikur t' iu binte udha këndej inspektorëve të këtij sektori do të ishin "këputë" duke mbledhë nga pesë eur.

Sidomos në këto vende,,rrugë, oborre shkollash ku frekuentojnë numër i madh i njerëzve qoftë nxënës apo të tjerë shihet qartë sa shumë "pesë eur-sha" që ka . Në mungesë të shportave për mbeturina ato (çamçakëzat e hudhur dhe cigaret dhe mbeturina të tjera ) përbëjnë materialin numër dy të shtrimit të këtyre hapsirave.

Veq duhet me dal ekzekutuesit e ligjit e me operu andej.

“Kastrioti” fitues i turneut memorial në volejboll

Posted: 10 May 2017 08:09 AM PDT

Vashat e Klubit të “Kastriotit” triumfojnë në turneun memorial kushtuar katër veprimtarëve nga Ferizaj, Ramadan Rexhepi-Adidasi, Sanije Rexhepi, Ismet Ramadani dhe Rexhep Zaskoku
Në kuadër të turneut tashmë tradicional të volejbollit qe e mbanë emrin e katër veprimtarëve sportiv nga Ferizaj, Ramadan Rexhepi-Adidasi, Sanije Rexhepi, Ismet Ramadani dhe Rexhep Zaskoku, vashat e Klubit të “Kastriotit” kanë dalë fitues ndaj rivaleve të tyre nga Klubi “Ferizaj”, duke i mundur ato me rezultat 3:1 në sete.Këtë turne e kanë vlerësuar trajneret e këtyre dy ekipeve, familjarët e këtyre veprimtarëve por edhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Volejbollistet e Klubit të Kastriotit kanë dalë fitues ndaj vashave të Ferizajt në turneun memorial kushtuar katër veprimtarëve, dëshmorit Ramadan Rexhepi-Adidasi, Sanije Rexhepi,Ismet Ramadani dhe Rexhep Zaskoku.Ato kanë fituar me rezultat 3 me 1 në sete, ndërsa këtë paraqitje me këtë rast e kanë vlerësuar edhe trajneret e këtyre dy klubeve, Vildane Jashari dhe Arta Ramadaniduke thënë se me këtë turne po nderohet kontributi i atyre që kanë dhënë shumë për këtë sport.madje kanë shtuar se edhe ndeshja është përcejllur me një rivalitet të theksuar sportiv
Se ky turne, në të cilin dikur merrnin pjesë edhe ekipe nga vende të rajonit, duhet të vazhdoi dhe të sjellë lojëra të mira e kanë thënë edhe familjarët e këtyre veprimtarëve.Ata thonë se si familjarë ndihen të nderuar ngase vetëm kështu mbahet gjallë ndër breza kujtimi për ta.
Edhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës kanë thënë se ky turne e ka rëndësinë e vetë.Kryetari Federatës Abedin Ibrahimi, ka thënë se turnetë e këtilla e ndihmojnë avancimin e kësaj loje.
Ky turne është tradicional dhe synon që të tuboi ekipet më të mira të kësaj loje.

Shënohet dita e shkollës dhe përkujtohet dëshmori Hajriz Muhadini

Posted: 10 May 2017 07:27 AM PDT

Të mërkurën në fshatin Dremjak në 18 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori Hajriz Muhadini si dhe është shënuar 70 vjetori i themelimit të kësaj shkolle.

Në manifestimin e organizuar mori pjesë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri me bashkëpunëtoret e tij, familjarë të dëshmorit, drejtues të shkollës si dhe mysafirë të tjerë.
Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, është shprehur falë sakrificës së dëshmorëve siç ishte Hajriz Muhadini të gjithë sot po kremtojnë lirshëm.

"Sot ne jemi mbledhur këtu që ta festojmë ditën e kësaj shkolle, dite kjo qe mban emrin e dëshmorit të kombit Hajriz Muhadini, dhe ne po përkujtim të tij, ne vazhdimisht përkujtojmë të gjithë të rënët që dhanë jetën e tyre në mënyrë që arsimtarët të mësojnë nxënësit tyre pa frikë, se dikush do të mund ta ndal këtë procesin mësimor. Ne duhet të kujtojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për lirinë që po e gëzojmë sot", është shprehur kryesuesi Guri.

E nga ana tjetër drejtori i shkollës fillore te mesme të ulët "Hajriz Muhadini" në fshatin Dremjak, Bekim Nrecaj, ka folur për sakrificën sublime të dëshmorit Muhadini, por edhe të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Ai po ashtu ka folur edhe për procesin mësimor që zhvillohet në këtë shkollë, por edhe problemet dhe vështirësitë më të cilat përballen. Pati lëvdatë për mësimdhënësit, por edhe nxënësit që po tregojnë rezultate të kënaqeshe edhe nëpër gara të ndryshme të diturisë.

U bë e ditur se në këtë shkollë procesi mësimor e vijojnë mbi 230 nxënës. Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj vatre diturie.

Bajrami: Presim që sa më parë të caktohet data për zgjedhje

Posted: 10 May 2017 06:21 AM PDT

Tutje Bajrami përmendi një sondazh ku 85 % e qytetarëve nuk kanë qenë të kënaqur me Qeverinë.

Ajo përmendi se Nisma për Kosovën është në koalicion parazgjedhor me AAK-në.

Lekaj: AAK, vija të kuqe për koalicion me PDK-në e LDK-në

Posted: 10 May 2017 06:05 AM PDT

Ai ka uruar që zgjedhjet të jenë demokratike dhe fer. "Iu themi qytetarëve urime dhe shpresojmë se ndryshimi do të vijë", ka thënë Lekaj.

I pyetur se me kë do të shkojë në koalicion, Lekaj ka thënë se AAK-ja do të ketë vija të kuqe për këta që e kanë mbajtur peng shtetin tash e sa kohë.

 

Salihaj: Nuk kam faj unë që dikush jeton me frikën e Gjykatës Speciale

Posted: 10 May 2017 06:04 AM PDT

Sipas tij, është e çuditshme të thuhet në këtë formë, të ketë dëgjuar jashtë.

"Askush deri më sot nuk më ka kontaktuar nga Gjykata Speciale", ka thënë ai.

"Nuk jam fajtor nëse dikush jeton në ankth nga Gjykata Speciale".

Molliqaj: Deputetët matrapazë do të burgosen kur të marrë Qeverinë Vetëvendosja

Posted: 10 May 2017 06:04 AM PDT

Ky është statusi i plotë i Molliqajt:

Sot deputetët e pushtetit po flasin si me qenë deputetë të opozitës. Pra, edhe vet po e pranojnë që kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të mirën e qytetarëve, por përkundrazi.

Por qytetarët e Kosovës nuk kanë memorie të peshkut. Ne nuk harrojmë!

Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës do të ketë krejt përmbajtje tjetër. Këta deputetë matrapazë fillimisht do të dënohen me votë, e pastaj do të burgosen nga sistemi i drejtësisë të cilin do ta forcojë qeveria e ardhshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

/Express

Gecaj: Ishim të vetëdijshëm se PDK mund të na

Posted: 10 May 2017 06:04 AM PDT

"Ja çka më kishte thënë një përfaqësues i PDK-së: "Kemi bërë bash gjithçka që nga koha e paraluftës të dobësojmë LDK-në, dhe mua po më duket se nuk ka sens që tani me dorën tonë ta ringrisim prapë LDK-në, duke i japë shansin të mirë-qeverisë. Po te vazhdojmë këtë koalicion do të na shkonte i gjithë ai mund huq"! Deklarimet e tilla, si dhe pika 14 e marrëveshjes së koalicionit qeverisës (mos-përkrahja e mocioneve të votëbesimit), provojnë se ne paraprakisht kemi qenë të vetëdijshëm se këta mund të na prejnë pas shpine, por se interesi shtetëror dhe partiak e kishte imponuar një koalicionin të tillë", ka thënë Gecaj në një postim në Facebook.

Salihaj: Kjo legjislaturë ka dështuar

Posted: 10 May 2017 06:03 AM PDT

"Nuk mbaj në mend se ndonjë legjislaturë ka funksionuar më keq se kjo tash. Nëse duam përgjegjësi e kemi këtu para nesh", ka thënë Salihaj.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e pastër dhe se LDK-ja nuk e ka asnjë arsye që t'i frikësohet zgjedhjeve pasi siç tha, nuk ka skandale.

Kështu reagoi Veseli kur Isa Mustafa e la sallën e Kuvendit (Foto)

Posted: 10 May 2017 03:03 AM PDT

Mirëpo, ajo që bie në sy është reagimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Siç edhe mund ta shihni përmes kësaj fotografie, Veseli shihet mjaft komod dhe i qetë edhe pas largimit të Mustafës.

Për më shumë, shikojeni fotografinë. 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more