Skip to main content

“Mbahen garat nga biologji për filloristët e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press

“Mbahen garat nga biologji për filloristët e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press


Mbahen garat nga biologji për filloristët e Ferizajt

Posted: 20 May 2017 09:51 AM PDT

Ferizaj.20.05.2017. Në shkollën “Kuvendi i Arbërit”  janë mbajtur garat  nga lënda e biologjisë për nxënësit e shkollave fillore të Ferizajt.

Kjo garë po organizohet për të tretin vit me radhë  nga shoqata e biologëve “Bioekos” në mbështetje të DKA-së.

Për interesimin e nxënësve  për lëndët shkencore  tregon edhe pjesëmarrja e tyre me një numër të madh.Në këto gara kanë marrë pjesë  36 shkolla të mesme të ulëta të komunës së Ferizaj me gjithsejtë 146 nxënës.

Por, edhe këtë vit,si edhe herave të tjera që të ketë një mbarëvajtje dhe vlerësim  të drejtë nuk është kursyer edhe profesori i biologjisë Mejdi Musliu. Për këtë  edhe është falënderuar nga organizatorët,  shoqata e biologëve “Bioekos”.

“Ne si anëtarë të shoqatës dhe kolegë mësimdhënës,i jemi mirënjohës Prof.Mejdi Musliut i cili për tre vite,harton kontrollon dhe del me rezultate, paster e ndershëm dhe gjithë këtë punë në bazë vullnetare,pa asnjë mbështetje materiale.Ne si shoqate,i urojmë punë të mbarë prof. Mejdi Musliut. Nxënësve pjesëmarrës suksese në garë, gjithashtu i bëjmë thirrje DKA-së,drejtorit Muhamet Halili dhe kryetarit të komunës Muharrem Sfarqa, të na mbështesin moralisht e materialisht, në aktivitetet tona me nxënës, në të kundërtën këto gara e aktivitete do të shuhen plotësisht” ka thënë Sevdije Vishi, përfaqësuese e shoqatës “Bioekos”

REZULTATET:
Pjesëmarrëse 36 shkolla,gjithsej 146 nxënës
KLASA – VI-të
Rinesa Sadriu sh.m.u.”Dëshmorët e kombit”
vendi i parë, me 100 pikë
Leart Bislimi sh.m.u.”Ismail Qemaili” vendi i dytë ,96 pikë
Elda Asllani,sh.m.u.”Jeronim De Rada” vendi i tretë,92 pikë
Era Bytyqi,sh.m.u.”Astrit Bytyqi” vendi i tretë,92 pikë
Sueda Elza,sh.m.u.”Ganimete Terbeshi”vendi i tretë,92 pikë
KLASA e VII-të
Anite Sallahu,sh.m.u.”Jeronim De Rada”,vendi parë,100 pikë
Ervana Salihi,sh.m.u.”Ganimete Terbeshi”,vendi dytë
97.04 pikë
Argëtim Beqiri, sh.m.u.”Muharrem Shemsedini”vendi i tretë,96.86pikë
KLASA e VIII-të
Deliza Sylejmani sh.m.u.”Gjon Serreçi”,vendi i parë,100 pikë
Albion Muaku sh.m.u.”Astrit Bytyqi”,vendi i parë,100 pikë
Leis Terstena sh.m.u.”Tefik Çanga”,vendi i dytë,96 pikë
Laureta Maliqi sh.m.u.”Vezir Jashari”vendi dytë,96 pikë
Florent Çerkini,sh.m.u.”Muharrem Shemsedini”vendi i dytë ,96 pikë
Edona Alija,sh.m.u.”Terren”vendi i tretë 92 pikë.
KLASA IX-të
Elire Gashi,sh.m.u.”Jeronim De Rada”vendi parë,100 pikë
Aulonë Zymberi sh.m.u.”Jeronim De Rada”vendi parë,100 pikë
Enkelejda Shabani.sh.m.u.”Tefik Çanga”
vendi i dytë,95.7 pikë
Shqiponja Berisha sh.m.u.”VezirJashari”,vendi dytë 95.7 pikë
Shkurtesa Krosa sh.m.u.”Visar Dodani”,vendi i tretë,92.4.pikë
Pranvera Bytyqi sh.m.u.”Astrit Bytyqi”,vendi i tretë 92.4 pikë.

 

A po pëson Ferizaj nga koalicionet e mëdha parazgjedhore. Ja lista e kandidatëve

Posted: 20 May 2017 05:21 AM PDT

Nga koalicionet e mëdha të cilat u formuan për zgjedhjet e parakohshme  si duket me se keqi do ta pësoi Ferizaj.
Nga 10 deputet ,sa kishte ne legjislaturën e fundit tani, bazuar në listat e publikuara deri më tani shihet se gati është përgjysmuar numri i tyre.
Nga dy subjektet politike të cilat deri më tani kishin nga 4 deputet në Parlamentin e Kosovës ,në listat e publikuara  konkurrojnë vetëm me nga një kandidat.
Zakonisht nëpër fushatat e kaluar është premtuar se Ferizaj në nivel qendrorë do të përfaqësohet edhe në nivel të ministrave por kësaj radhe si duket do të jet i hendikepuar edhe në nivel të deputetëve.
Se si do të zhvillohen ngjarjet pritet të shihet në vazhdim por bazuar në praktikat e mëhershme Ferizaj do të dilte mirë edhe po të kishte 5 deputet.
Më posht janë kandidatët sipas subjekteve politike, të cilët i kanë bërë publike listat e tyre, edhe pse disa thone se ende nuk janë komplete.
Kandidatët e PDK-së ngs Ferizaj për zgjedhjet e 11 qershorit: Elmi Reçica,
Emrat e kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Ferizaj: Blerim Granica,
Kandidat nga AAK për deputetë nga Ferizaj: Xhavit Zariqi
Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj: Faton Topalli , Bashkim Misini, Emrush Xhemajli , Shyqeri Hyseni , Shpend Hysaj , Sallahu Xhevat
Kandidat nga AKR, kandidat për deputet nga Ferizaj: Labinot Tahiri.
 
 

Edhe këtë vit mbahet turneu memorial në ping-pong

Posted: 20 May 2017 05:04 AM PDT

Organizuar nga klubi i ping-pongut"Ahemet Hoxha" në bashkëpunim me Federatën e ping-pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Komunës së Ferizajt, këtë të shtunë u mbajt turneu memorial i filluan garat e ping-pongut.

Për të tetëmbëdhjetën herë radhazi në Ferizaj u mbajt turneu memorial ndërkombëtar në ping- pong "Ahmet Hoxha" 2015. Për jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Ahmet Hoxha foli njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Ekrem Metushi.

Pjesëmarrës të këtij turneu ishin pingpongist nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Hapjen e këtij turneu memorial e bëri kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

"Fillimisht dua t'i shpreh nderimet më të thella sakrificës sublime të heroit tonë Ahmet Hoxha, i cili u vra 18 vjet më parë, vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe bindjeve politike. Ky hero na kujton një kohë jo shumë të largët, kur njerëzit e Kosovës e kanë paguar me jetë synimin tonë të përgjithshëm për të qenë të lirë në vendin tonë. Heroi Ahmet Hoxha na kujton njeriun i cili, ndër të tjera, në ditët më të rënda të viteve '90, organizonte veprimtari sportive duke tubuar të rinjtë, në mënyrë që përmes aktiviteteve të shpeshta, ta përballonin më lehtë kohën e represionit të paparë dhe zymtësinë e atyre viteve. Sot, jemi duke bërë hapa të rëndësishëm në masivizimin dhe popullarizimin e sportit, por edhe për depërtimin e sportit tonë në rajon, Evropë dhe në Botë", ka thënë kryetari Savrqa.

Para fillimit të turneut memorial të ping- pongut, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, për nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Hoxha.

Përkujtohen dëshmorët Rexhep Demiri e Muhamet Kabashi

Posted: 20 May 2017 04:54 AM PDT

Në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, këtë të shtunë janë përkujtuar dëshmorët Rexhep Demiri e Muhamet Kabashi si dhe u shënua dita e shkollës së këtij fshati që mban emrin 'Dy dëshmorët".

Në këtë manifestim mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, asamblistë komunal si dhe mysafire të shumtë.

Kreu komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke e vlerësuar tejet lartë figurën e dy dëshmorëve, bëri thirrje që të punohet sa më shumë në arsimimin e gjeneratave të reja në mënyrë që në të ardhmen të jenë konkurrent në vendet evropiane.

"Ashtu si shumica e shkollave të Ferizajt qe mbajnë emra dëshmoresh, edhe shkolla juaj mban me nder e krenari emrat e dëshmorëve Muhamet Kabashi e Rexhep Demiri, të cilët u flijuan së bashku me qindra të tjerë për ditën e sotme, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky fljim gjithsesi na obligon ne të gjithëve që të jemi më syçelë, më të përkushtuar dhe më të zellshëm për t'i dhënë kuptim lirisë, për të cilën populli ynë ka vuajtur dhe ka investuar me shekuj. E, përmbushja e lirisë s'ka si të bëhet më mirë se sa me punë e angazhime të pandërprera për zhvillimin ekonomik, për zhvillimin e arsimit, të shëndetësisë, të mirëqenies së popullatës, të kulturës e të sportit. Shkollimi dhe ngritja intelektuale e profesionale e gjeneratave të reja, më shumë se detyrë, tashmë është një mision, për të cilin duhet të punojmë fort, në mënyrë që të rinjtë tanë të ecin me hapin e kohës, me hapin e integrimeve euro-atlantike. Këto ditë jemi në një atmosferë zgjedhore, prandaj dua që edhe këtu të jap porosinë që shkollat tona të qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës. Temat dhe bisedat politike, e sidomos ndasitë mbi baza partiake, nuk duhet të gjejnë vend të shkollat tona. Politika e vetme në shkollë janë cilësia sa më e lartë e mësimit, e sjelljes dhe e edukimit të shëndoshë mbi baza kombëtare dhe humane", ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe drejtoresha e kësaj shkolle Gyltene Halili, e cila foli për sukseset e nxë3nsve dhe vështërsitë me të cilat përballet kjo shkollë.

Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur Avdi Demiri.

Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik si dhe u vendosën kurora të freskëta me lule tek lapidare i dy dëshmorëve.

Shkolla fillore “Jeronim de Rada” shënon 76 vjetorin e themelimit

Posted: 20 May 2017 04:46 AM PDT

Më një program të pasur kulturo-artistik të shtunën në Ferizaj, është shënuar dita e shkollës "Jeronim de Rada".

Hapjen e ditës së shkollës e bëri drejtoresha Servete Hajrullahu e cila ka folur për kushtet dhe vështirësitë me të cilat përballet kjo shkollë.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se shkolla jonë po kalon nëpër një kohë sfidash, përpjekjesh për reformim, arritjesh dhe ngecjesh, të cilat e karakterizojnë shoqërinë tonë në përgjithësi.

"Po jetojmë në një kohë dinamike, me arritje marramendëse teknike dhe teknologjike. Prandaj, në arsim duhet të investojmë shumë më tepër dije, mund e djersë, në mënyrë që të mos u mbetemi borxh brezave që sot janë në shkollim e sipër. E ardhmja e vendit tonë dhe e familjeve tona, e ekonomisë dhe e shëndetësisë, e edukimit dhe e kulturës, do të jetë e lidhur ngushtë me cilësinë e shkollimit. Dhe këtë cilësi duhet ta ngrisim ne. Askush nuk do të vijë të na i mësojë mirë fëmijët dhe të rinjtë tanë, nëse këtë nuk e bëjmë ne si trupë arsimore, si shkollë dhe si shoqëri. Prandaj, sot, më shumë se më parë, kemi nevojë për një mobilizim të përgjithshëm të nxënësve, arsimtarëve, prindërve dhe të të gjitha atyre që janë të lidhur me shkollën, që t'i japim shtysa të reja cilësisë së shkollimit. Këtë detyrë e kemi ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj shoqërisë sonë, pjesë e së cilës jemi. E kemi edhe obligim ndaj dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për këtë ditë, që ne të mësojmë dhe të jetojmë të lirë në vendin tonë", ka thënë kryetari Svarqa.

Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle. Shkolla fillore e mesme e ulët 'Jeronim de Rada" numëron mbi 1300 nxënës.

Nuk ka krah lufte e krah paqeje!

Posted: 20 May 2017 04:37 AM PDT

(Pse kjo fushatë me slogane etiketuese dhe linçuese!?)

Këto ditë kemi dëgjuar e po dëgjojmë shpeshherë për krahun e luftës e atë të paqes, kur në fakt këto slogane s’do të duhej as të ekzistonin! Si mund të jetë dikush krah i paqes, kur dihet se s’ka paqe, kur je nën pushtim! Si mund të jetë dikush krah i luftës, kur lufta bëhet për ta fituar paqen! Prandaj, të gjithë ishim të paqes, pasi që bëmë edhe luftën për ta fituar paqen! Me epitetet tendencioze, krahu i luftës e i paqes, mund të manipulojnë vetëm ata që kanë boshllëk veprimtarie në të dy këto faza tona historike! Ata që janë të plotë e pa “shibla” në këto etapa, s’do të duhej të kishin komplekse për të kaluarën, ndaj tani do të duhej të flisnin e të punonin për të tashmen e të ardhmen! Tashmë ka arritur një brez i ri, që nuk i di me tamam kuptimet për asnjërën nga këto faza. Ky brez i ri, e di se duhet jetë më e mirë! E për jetë më të mirë, duhet punë, vullnet e guxim. Vetëm kështu mund të ecet përpara, porse, ndërkaq, duhet shumë mund që të përgatitemi edhe për luftë, se, përndryshe, s’mund të ruhet paqja! Të dy fazat nëpër të cilat kaluam, si ajo para lufte, si ajo e luftës, janë pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj larg duart nga këto vlera, sidomos politika ditore! Ajo së paku nuk duhet të krijojë dallime që nuk ekzistojnë dhe, me slogane dhe etiketime të pakuptimta e të dëmshme për të ardhmen tonë, të mbjellë frikë e huti!!

Gazmend  Bytyqi

Alma Loki arrinë në finale

Posted: 20 May 2017 03:20 AM PDT

Alma Loki arrinë në finale në diciplinen e katave  në kuader të Kampionatit të 22-të të Karatesë për fëmijë në Stamboll.

Ajo mundi radhazi dy garuese nga Serbia me 5:0, një garuese nga   Maqedonia me rezultat  4:1 dhe një garuese nga Turkia me 5:0

Ekipi i trajnerëve   besonë   se Alma Loki sot do të stoliset me medaljen e artë .

Alma Loki dhe Ensar Hamza  dy karateist të talentuar të Kastriotit nga Ferizaj,po përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik në Stamboll,për moshën 12 vjeçare.

Shpend Hysaj nga Ferizaj kandidat i Vetëvendosjes për deputet

Posted: 19 May 2017 05:33 PM PDT

Ndoshta nuk e keni harruar Shpend Hysajn, aktivistin e Vetëvendosjes, i cili ishte konkurrent në "The Voice Albania 6".

Hysaj u diskualifikua në gjysmëfinale të këtij spektakli, por ai do të jetë tashmë kandidat për deputët i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtuesi i këtij emisioni Ledion Liço, njofton Klan Kosova.

Grainca, Molliqajt: Nuk mund të fitosh duke nxjerrë njerëz nga makinat

Posted: 19 May 2017 05:30 PM PDT

Blerim Grainca nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Dardan Molliqaj nuk mund të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, derisa nxjerrë njerëz nga veturat.

Këto komente Grainca i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit, pak momente pasi Molliqaj e ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e kandidatëve të propozuar për deputetë ku bën pjesë edhe ai.

Molliqaj më 18 nëntor 2015 e pati nxjerrë nga vetura duke e kapur për setre zyrtarin e Ministrisë së Kulturës Shasivar Haxhiajn. Më pas atij i ishtë shkatërruar edhe vetura.

​Dardan Molliqaj me metoda fashiste kidnapon një qytetar dhe ia shkatërron veturën [VIDEO]

klankosova.tv

Haradinaj: Ditën që ia nisi punës, lirisht thuani ‘’Bac u kry”

Posted: 19 May 2017 02:20 PM PDT

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me qytetarët e Vitisë, ka thënë se do të punojë për Kosovën, pasi që sipas tij ata që e qeverisën vendin i thyen normat morale.

Madje ai ka thënë se ditën që do t'ia nis punës, qyetarët duhet të thonë "Bac u kry". "Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thuani, "Bac u kry". Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale", deklaroi Haradinaj. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së. /Lajmi.net

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more