Skip to main content

Lajmi.net: “SHBA: Nga sulmi ajror në Mosul janë vrarë 105 civilë” plus 8 more

Lajmi.net: “SHBA: Nga sulmi ajror në Mosul janë vrarë 105 civilë” plus 8 more


SHBA: Nga sulmi ajror në Mosul janë vrarë 105 civilë

Posted: 26 May 2017 12:20 AM PDT

Cak i bombës së hedhur më 17 mars ishin dy snajperë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha mbrëmë hetuesi udhëheqës, gjeneral Matthew Isler.

Ky sulm e kishte aktivizuar eksplozivin të cilin militantët e kishin vendosur në një ndërtesë, tha ky gjeneral amerikan dhe ka shtuar se 101 civilë, të tubuar në katet e poshtme të ndërtesës, ishin vrarë derisa ajo ishte shkatërruar, ndërsa katër të tjerë ishin vrarë në ndërtesën e afërt.

Nuk dihet asgjë për 36 civilë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara më herët patën pranuar se "me gjasë" kishin rol në këto vrasje, por se kjo ishte e paqëllimshme.

Në më muajin tetor të vitit të kaluar, forcat e qeverisë së Irakut e kanë lansuar një ofensivë madhore, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për sulme ajrore, për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Kostumet e plazhit sipas formës së trupit (Foto)

Posted: 26 May 2017 12:17 AM PDT

Femrat e famshme, që janë gjithmonë në vëmendjen e paparacëve dhe fansave, dinë se si të zgjedhin modelin e duhur, shkruan Top Channel.

Që nga Tamara Ecclestone me fizikun femëror të llojit dardhë, tek Olivia Palermo me forma androgjene.

Fiziku androgjen
Të dobëta dhe me pak gjosk si Olivia Palermo? Modelet që këtij lloj trupi i japin hijeshi janë bikinit me recipeta si shall, apo me një krahë, apo kostum i plotë i një linje origjinale ku i lihet dorë e lirë ngjyrave të zeza dhe fantazive.

Fiziku klepsidër
Një fizik si Tama Ecclestone? Një nga modelet femërorë trupore për tu pasur zili. Kostumet e duhura për këto forma theksojnë belin dhe mbështesin gjoksin. Formave u japin kuptim bikini me recipeta në formë trekëndëshi dhe të mbathura me bel të lartë.

Fizik atleteje
Një fizik perfekt nga stërivjta dhe ushtrimet? Katie Cassidy nuk heq dorë nga sporti as në plazh. Kostumet për të janë sportive, me zinxhirë, pjesë rrjete dhe detaje bardhë e zi.

Fiziku i vogël
Zoe Kravtiz është vetëm 1.57 cm e gjatë, por mjaft në formë. Kostumet e përshtatshme për këtë lloj fiziku? Bikini trekëndore që theksojnë formën trupore.

Fiziku në formë dardhe
Demi Lovato ka fizikun klasik mesdhetar: më e dobët sipër dhe mjaft e bëshme poshtë. Për ti dhënë vlerë trupit si i saji, rruga e lirë për kostumet të errëta, njësh me detaje të dukshme në pjesën e sipërme. /Lajmi.net/

Klubi turk transferon tre futbollistët e Milanit (FOTO)

Posted: 26 May 2017 12:17 AM PDT

Sipas informacioneve të fundit nga “Calciomercato.com”, tre lojtarë të Milanit do të transferohen në Turqi.

Bëhet fjalë për Jose Sosan, Gabriel Palettan dhe Juraj Kuckan, përcjellë “Lajmi.net”.

Skuadra turke, Antalyaspor, ka shprehur interesim të madh për futbollistët dhe është gati të dërgojë ofertat zyrtare.

Këta tre lojtarë janë në listën e largimeve të pronarëve të rinj kuqezi. /Lajmi.net/

 

Drejtësia vendos sërish kundër Trumpit

Posted: 26 May 2017 12:15 AM PDT

Presidenti Donald Trump vazhdon të ndeshë në rezistencë me vendimin e tij për t’u ndaluar hyrjen qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike.

Gjykata e Apelit në Virginia e konsideroi si të paligjshëm këtë vendim. 3 nga 10 anëtarë të trupit gjykues ishin kundër vendimit. Gjykata argumentoi se ndalimi i hyrjes shkel parimin kushtetues të lirisë fetare.

Shtëpia e Bardhë u ka ndaluar për 90 ditë hyrjen për arsye të interesave të sigurisë kombëtare qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike. Për çështjet e sigurisë vendos presidenti dhe Trumpi nxori një javë pas fillimit të detyrës dekretin përkatës.

Trump Reiseverbot New York (picture alliance/AP Images/A. F. Yuan)

Vendimi për t’u ndaluar hyrjen qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht islamike u ndërpre fillimisht nga një gjykatë në Seattle. Në janar ky vendim shkaktoi kaos në aeroporte, sepse nuk qe e qartë se cilëve persona u duhej refuzuar hyrja në SHBA.

Jo sakrifikim i Kushtetutës

Tani Gjykata e Apelit në Seattle pritet të vendosë edhe për një ankim nga shteti federal i Havajit.  “Terrorizmi duhet të ndalet, por jo me mënyra që shkelin dhe sakrifikojnë parimet e Kushtetutës sonë “, tha Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Havajit, Douglas Chin.

Me sa duket çështja e dekretit të Trumpit do të kalojë deri në Gjykatën e Lartë në Uashington./DW

Sa shpesh duhen ndërruar jastëkët, larë çarçafët dhe këllëfët e dyshekut

Posted: 26 May 2017 12:13 AM PDT

Po sipas tyre, gjërat më të rëndësishme për një gjumë të mirë e të rehatshëm janë:

Vendi ku flemë

DYSHEKU. Një e treta e jetës sonë është gjumë, prandaj dysheku nuk është objekti ku duhet kursyer. Një dyshek i mirë është ai që kur shtrihemi, na e mban gjithë trupin në të njëjtën linjë si të ishim duke qëndruar në këmbë. Ai gjithmonë duhet provuar para blerjes dhe duhet ndërruar çdo dhjetë vjet, shkruan Living.al.

JASTËKU. Duhet të jetë i fortë sa të mbajë peshën e kokës dhe i butë sa të ruajë formën natyrale të qafës. Për ata që fl enë në pozicionin e fetusit, tashmë, në treg, ka edhe jastëkë anësorë.

ÇARÇAFËT. Më të mirë janë ata me 100% pambuk, sidomos për aftësitë e tyre përthithëse, por edhe për ndjesinë e këndshme që krijojnë në kontakt me lëkurën.

LARJA e çarçafëve, jastëkëve, batanijeve apo këllëfit të dyshekut është po aq e rëndësishme, jo vetëm për higjienën, por edhe për cilësinë e gjumit tuaj. Çarçafët dhe këllëfët e dyshekut e të jastëkëve duhet të lahen çdo javë, jastëkët 2-3 herë në vit, batanijet 1 herë në muaj. Dhe të gjitha shumë më shpesh nëse keni qenë të sëmurë, vuani nga alergjitë prej mikroorganizmave të pluhurit, djersiteni shumë, apo keni zakonin e keq të hani në krevat e të fl ini me makiazh.

Dhoma e gjumit
-Duhet të jetë relaksuese që nga ngjyrat e murit, ndriçimi e deri tek mobilimi.
Ngjyrat më të rekomandueshme për muret e dhomës së gjumit janë ato pozitive dhe jo
shumë të ndezura, si p.sh e gjelbra, bluja apo vjollca e errët.
-Duhet të jetë e freskët. Një dhomë e tejngrohur jo vetëm që krijon probleme me frymëmarrjen, por shkakton edhe makthe.
-Duhet të jetë e izoluar nga zhurma dhe drita.
-Duhet të ketë nivelin e përshtatshëm të lagështisë, që është 50 %. /Lajmi.net/

Vetëvritet 30 vjeçarja, hidhet nga kati i pestë i një pallati

Posted: 26 May 2017 12:09 AM PDT

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Unazës së re, rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë konfirmuar se 30 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij akti vetëflijimi, nga ana e shtetases E.M.

Arrestohet edhe një person për sulmin e Manchesterit

Posted: 26 May 2017 12:08 AM PDT

Ky është personi i dhjetë i cili është arrestuar në lidhje me sulmin e kryer të hënën në mbrëmje në "Manchester Arena" në fund të koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande, raportojnë mediat e huaja. /kk/

‘Çmendet’ Fjolla Morina, del e zhveshur në vaskë (Foto)

Posted: 26 May 2017 12:08 AM PDT

Mirëpo, publikimi i tyre në orët e vona të natës padyshim që do i lë pa gjumë shumë njerëz, shkruan lajmi.net

Ajo në Instastory ka hedhur një foto ku shihet se është shtrirë në një vaskë dhe e tëra ishte nudo.

Duke qenë se fotoja nuk është 'selfie' atëherë dikush e shoqëroi këngëtaren në këtë moment të tillë.

Se ku është 'fatlumi' në këtë rast, e di vetëm ajo!/Lajmi.net/

18716659_2306673386224816_969123468_n

Bien investimet e huaja direkte

Posted: 26 May 2017 12:08 AM PDT

"Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë./RTKlive

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more