Lajmi.net: “Pakënaqësitë me koalicionet” plus 8 more |
- Pakënaqësitë me koalicionet
- Ja me kë e festoi ditëlindjen Ariana, gruaja e Ermal Fejzullahut (Foto)
- Mustafa shpreh dhembje të thellë për vdekjen e Agim Kikës: Ishte shembull në LDK
- Gecaj: U prefsh në paqe Agim Kikaj
- Hiqet “çadra e lirisë” para Kryeministrisë, nis qarkullimi i mjeteve në bulevard
- Rihanna shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kana (Foto)
- BE: Takim i liderëve të Ballkanit
- “Hoti mijëra herë më i përgatitur se Kurti dhe Haradinaj”
- Agim Kikaj ishte pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit
Posted: 18 May 2017 11:45 PM PDT Probleme më të mëdha në këtë drejtim kanë PDK-ja dhe LDK-ja për shkak të koalicioneve të tilla Koalicionet parazgjedhore kanë filluar të krijojnë përçarje të mëdha brendapartiake. Përpos disa zërave kundër koalicioneve të caktuara, sidomos për shkak të mospajtimeve ideologjike, pakënaqësitë më të mëdha kanë të bëjnë me kërkesat e militantëve partiakë për t'u futur në lista për deputetë. Partia më e madhe në vend (PDK) shumë zyrtarë të lartë të partisë do të detyrohet t'i lërë jashtë listave për deputetë për shkak të koalicionit që ka arritur me dy partitë parlamentare, AAK-"Nismë", si dhe një numër të madh të partive jashtëparlamentare. Me situatë të njëjtë ballafaqohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për shkak të koalicionit me AKR-në dhe "Alternativën" e Mimoza Kusarit, derisa lëvizja "Vetëvendosje" nuk ka telashe të tilla, pasi që ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit të këtij viti. Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka thënë për Zërin se vendimin për koalicionin PDK-AAK-"Nismë" e kanë marrë kryetarët e partive. Ai ka pranuar se ka mundur të ketë edhe kundërshtime për një koalicion të tillë, por në fund vendimi është miratuar nga partia. |
Ja me kë e festoi ditëlindjen Ariana, gruaja e Ermal Fejzullahut (Foto) Posted: 18 May 2017 11:33 PM PDT Kjo ditë me rëndësi për padyshim që ka pasur edhe një shënim të veçantë, të cilën ajo do e mbaj mend gjatë, shkruan lajmi.net Ariana festoi bashkë me shoqërinë e saj të përbashkët me të Ermalit. Lumi B, bashkëshortja e tij dhe Ledri Vula ishin ndër të ftuarit. E në videot dhe fotografitë e hedhura në Instastory, duket se është krijuar një atmosferë interesante. Në një nga videon, shihet edhe Ermali duke e kënduar gruan "shumë urime për ty"./Lajmi.net/
|
Mustafa shpreh dhembje të thellë për vdekjen e Agim Kikës: Ishte shembull në LDK Posted: 18 May 2017 11:30 PM PDT Mustafa ka thënë, se Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte, transmeton lajmi.net. Shkrimi i plotë i Mustafës: "Të dashur miq, Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës. E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar", shkruan ai. /Lajmi.net/ |
Gecaj: U prefsh në paqe Agim Kikaj Posted: 18 May 2017 11:22 PM PDT Gecaj ka thënë, se Kikaj ishte aktivist shumëvjeçar i LDK-së, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar, raporton lajmi.net. "Mbrëmë u nda fizikisht nga ne Agim Kikaj, deputeti ndër më konstruktivët, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar. Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen më të mirë të këtij vendi. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën punove pandashëm dhe zoti të bekoftë miku im Agim. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në fshatin Lupq i Poshtëm", shkruan ai në Facebook. /Lajmi.net. |
Hiqet “çadra e lirisë” para Kryeministrisë, nis qarkullimi i mjeteve në bulevard Posted: 18 May 2017 11:12 PM PDT Protestuesit e lanë çadrën mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që i komunikoi protestuesve se ajo do të hiqej. Menjëherë pas kësaj protestuesit u larguan për në selinë e PD, dhe në bulevard nisi puna për çmontimin e çadrës. Mëngjesin e sotëm në bulevard është lejuar edhe qarkullimi i automjeteve. Opozita ngriti çadrën para godinës së Kryeministrisë, në 18 shkurt 2017, ku kërkonte qeveri teknike përmes së cilës mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por pas marrëveshjes së arritur duke u gdhirë e enjte, mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, çadra e ka përmbushur misionin e saj, dhe është hequr nga bulevardi. |
Rihanna shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kana (Foto) Posted: 18 May 2017 11:09 PM PDT E një nga këngatret dhe aktoret që ka shkëlqyer në festival ka qenë Rihanna, shkruan lajmi.net Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka hedhur ca foto nga eventi dhe dukej tejet elegante në fustanin e zi. Duke e ditur stilin dhe paraqitjen e saj në evente të tilla, RiRi kësaj here ka befasuar me këtë prezantim që ishte jo për të rënë shumë në sy./Lajmi.net/
|
BE: Takim i liderëve të Ballkanit Posted: 18 May 2017 11:02 PM PDT Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel. Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se "do të diskutuohet situata në rajon" dhe "do të shikohet së bashku rruga përpara". Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale. /rel/
|
“Hoti mijëra herë më i përgatitur se Kurti dhe Haradinaj” Posted: 18 May 2017 10:51 PM PDT "Kandidati i LDK-së është mijëra kilometra larg se dy kandidatët e partive tjera", ka thënë Havolli. "Nëse Hoti nuk ka bërë ndryshime atëherë s'di çka quajmë ndryshim", ka deklaruar Havolli në Ora e Fundit. Sipas tij Hoti ka shtyrë reformat e mundshme fiskale që merren shembull edhe nga vendet tjera. "LDK është e hapur për ta zhvilluar vendin më tutje dhe kjo do të bëhet me Avdullah Hotin si kryeministër", ka theksuar ai. Sipas Havollit të gjithë qytetarët e dinë se LDK që do të vazhdojë me rezultate të jashtëzakonshme dhe do të jetë fituese, përballë një koalicioni që ai thotë që u bë bashkë nga paniku.
"Kurse ne arritëm një koalicion natyral", ka përfunduar ai. |
Agim Kikaj ishte pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit Posted: 18 May 2017 10:43 PM PDT Kikaj ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja. Kikaj kishte besimin e Degës së LDK-së në Podujevë, pjesë e së cilës ka qenë ai, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë njofton Klan Kosova. Këta janë të propozuarit nga dega e LDK-së në Podujevë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kikaj: Vezir Januzi, Agim Kikaj, Liman Beqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu.
|
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: