Skip to main content

Lajmi.net: “Mbi 140 të arrestuar në Indonezi pasi ndoqën një festë homoseksualësh” plus 8 more

Lajmi.net: “Mbi 140 të arrestuar në Indonezi pasi ndoqën një festë homoseksualësh” plus 8 more


Mbi 140 të arrestuar në Indonezi pasi ndoqën një festë homoseksualësh

Posted: 21 May 2017 11:44 PM PDT

Policia tha se pjesëmarrësit në festë kanë përfshirë një shtetas të Britanisë dhe një të Singaporit.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm me ligjin indonezian, përveç në provincën konservatore Açeh.

Por, zëdhënësi i policisë, Raden Argo Yuwono, tha se disa prej të arrestuarve mund të akuzohen në bazë të ligjit anti-pornografi, për shkak të “veprimeve ngacmuese” në vendin e ngjarjes.

Ronaldo jep një deklaratë të çuditshme pas titullit kampion

Posted: 21 May 2017 11:42 PM PDT

Katër herë fituesi i "Topitë të Artë", dhe një intervistë të gjatë pas triumfit në La Liga, ku foli edhe për situatën e krijuar në Vigo, i cili iu drejtua lojtarit të Celtas se 'është paguar etëm për t'i bërë dëme atij'.

"Njerëzit flasin për mua sikur të isha ndonjë kriminel, nuk jam engjëll, por nuk jam as djall," filloi Portugezi intervistën e tij përpara gazetarëve duke iu referuar Cabralit të Celta Vigos që tentoi t'a dëmtonte.

"Çfarë ndodhi në Celta Vigo? Njerëzit flasin për mua dhe nuk dinë asgjë për mua, nuk shoh televizion sepse po t'a kisha bërë, nuk do të kisha jetë, aq shumë që flasin për mua, për futbollin dhe jashtë futbollit, flasin për mua sikur të isha ndonjë kriminel", shtoi ai.

"Kur njerëzit flasin për Cristianon gabohen, si për brenda ashtu edhe jashtë futbollit. Kritikat e futbollit nuk më shqetësojnë sepse e kam parasysh që njerëzit nuk heshtin asnjëherë, gjithmonë  e thonë atë që mendojnë në moment", u shpreh më tej CR7.

"Unë nuk jam një engjëll por as një djall jo, ashtu siç shumë njerëz thonë. Nuk më pëlqen kjo sepse kam një familje, një nënë, një djalë dhe nuk më pëlqen që më barazojnë me të tjerët kur bëjnë budallallëqe, sepse unë nuk i bëj këto", vijoi Ronaldo në zonën miks në "La ROsaleda".

Ronaldo më pas foli edhe për triumfin në Spanjë, duke zbuluar se La Liga ishte prioritet kryesor që nga fillimi i sezonit.

"Që nga fillimi i sezonit dëshironim të fitonim La Ligan dhe jemi të lumtur", theksoi Ronaldo.

"Shumë i kënaqur, një finale sezoni spektakolare, më e mira e viteve të fundit, një sezon më inteligjent, që me ndihmën e trajnerit dhe lojtarëve që kanë luajtur më pak, ka qenë perfekte. Kemi bërë një parapërgatitje për fazën finale të sezonit sepse e dinim që do të jetë e rëndësishme, kemi pasur ndeshje të mira", shtoi ai.

Ronaldo foli edhe për "Topin e Artë", që tashmë e ka fituar gjashtë herë gjatë karrierës.

"Topi i Artë? Gjithçka ndihmon por nuk jam i shqetësuar, trofetë fitohen me ndihmën e bashkëlojtarëve. La Liga është e të gjithëve", shtoi Ronaldo.

"E dimë që do të jetë një finale shumë e vështirë por do e shijojmë tani titullin e La Ligas, 5 vite më pas", përfundoi njeriu që ka thyer gjitha rekordet në Real Madrid.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Këto janë kafshët më vdekjeprurëse në natyrë (FOTO)

Posted: 21 May 2017 11:40 PM PDT

Edhe në qoftë se mendojmë se janë në krye të zinxhirtë të ushqimit dhe u bënë sundimtarë të pakontestueshme të tokës, nuk do të thotë se ne jemi plotësisht të paprekshëm.

Kafshë të ndryshme vdekjeprurëse nëpër botë, arrijnë të vrasin mjaft njerëz çdo vit.

Nëse doni të dini nga kush të keni kujdes kur dilni jashtë, më poshtë e keni një listë të kafshëve vdekjeprurëse për qeniet njerëzore:

Bletët: Gjemba e një blete nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe shumë e rrezikshme.

53 njerëz vdesin çdo vit nga kafshimi i bletëve, zakonisht nga alergjitë.

Close-up of honey bee

Luani: Mbretërit e xhunglës vrasin një mesatare prej 70 njerëz në vit.

14lion

Tigri: Tigrat mund të eliminojnë një qenie njerëzore. Çdo vit rreth 100 njerëz janë vrarë nga tigrat.

12tiger

Qentë: Ata janë të bukur, besnik, por gjithashtu mund të jenë shumë të rrezikshëm. Qentë kanë vrarë rreth 25.000 njerëz në vit – kryesisht për shkak të tërbimit.

10dog

Krokodili: Mund të jetë kafsha më e frikshme në listë – Krokodilët vrasin rreth 1,000-1,500 persona çdo vit.

7crocodile

Akrepi: Janë akrepat, ata që kur takohen me njerëzit i pickojnë ata – dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Çdo vit rreth 5.000 njerëz vdesin nga pickimi i tyre.

5scorpion

Gjarpri: Rreth 50,000 njerëz vdesin çdo vit nga kafshimi i gjarprit.

4snake

Kandidatë të rinj, deputetë të vjetër

Posted: 21 May 2017 11:32 PM PDT

Por, edhe përkundër këtij inkuadrimi të kandidatëve të rinj, fytyrat e vjetra të cilat jemi mësuar t'i shohim në skenën politike të vendit nuk do t'ua lëshojnë rrugën kuadrove të reja.

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike në vend, të cilët adresojnë kritika tek subjektet politike për mosreformim të brendshëm të kandidatëve për deputetë. Meqë shumica e partive kanë përfshirë emërimin e kandidatëve të njëjtë në listat e tyre të kandidatëve, analistët vlerësojnë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim substancial nga legjislativi i shkuar.

Madje disa prej tyre konsiderojnë se në listat zgjedhore për deputetë është dashur të figurojnë edhe individë që aderuan së fundmi nëpër parti politike. Kurse ajo që mbetet e prerë për politologët është mospërfshirja në lista e emrave të deputetëve të legjislaturës së kaluar sepse, siç theksojnë ata, puna e tyre e kaluar nuk ka lënë hapësirë për rikandidim./zeri.info/

 

Doli në kinema filmi më i ri i Blerim Destanit (Foto)

Posted: 21 May 2017 11:32 PM PDT

Blerimi së fundi është angazhuar në një projekt filmik me titull 'Frauen' që në gjuhën shqipe do të thotë 'Gratë', shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram, Blerimi ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se filmi 'Frauen' që nga tash është i pranishëm në kinema.

Më poshtë lajmi ju sjell disa imazhe të shkëputura nga filmi. /Lajmi.net/

Shëroni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpiake (Video)

Posted: 21 May 2017 11:27 PM PDT

Më poshtë do të kuptoni disa prej tyre:

Merrni piper, kripë dhe ujë, i përzieni bashkë dhe aplikojeni në dhëmbin tuaj.

Mënyra tjetër është të merrni ca thelb hudhre, kripë tryeze dhe ta vendosni në dhëmbin e infektuar.

Ju gjithashtu mund të bëni përzierjen edhe të karafilit me vaj ulliri apo me çfarëdo vaji tjetër bimor dhe ta aplikoni në dhëmbin tuaj.

Më poshtë mund të mësoni për format tjera se si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit shpejt dhe në kushte shtëpiake. /Lajmi.net/

Jotransparenca me lista

Posted: 21 May 2017 11:25 PM PDT

Ndonëse ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, disa prej partive politike në Kosovë ende nuk i kanë publikuar ato.

Përderisa tri partitë të cilat ishin opozitë në legjislaturën e fundit, VV-ja, AAK-ja e "Nisma", kanë dalë me listat e tyre, PDK-ja e LDK-ja ende nuk i kanë zyrtarizuar për opinionin publik kandidatët për deputetë. Përfaqësues të këtyre dy subjekteve thonë se listat do të dalin tek pas verifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mirëpo analistët politikë konsiderojnë se listat nuk janë publikuar ende meqë sipas tyre ka shumë pakënaqësi mes individëve brenda partive të cilët kanë mbetur jashtë atyre listave.

Nga ana tjetër, listat e thuajse të gjitha partive tashmë kanë të përfshirë persona me aktakuza, për të cilët SHBA-ja disa herë pati kërkuar largimin e tyre. E përderisa analistët konsiderojnë se përfshirja e tyre përbën një lajm aspak të mirë për Kosovën, ekspertët e çështjeve juridike thonë se asnjë person nuk mund të konsiderohet fajtor para se të përfundojnë të gjitha procedurat./zeri.info/

 

Policia jep detaje për personin që tentoi të futet me thikë në zyrat e NISMA-s

Posted: 21 May 2017 11:19 PM PDT

Sipas Policisë, i arrestuari për incidentin te selia e Nismës dyshohet të ketë probleme mendore.

“Ju njoftojme se rreth ores 22:21 eshte pranuar informata se nje person gjendet brenda rrethojave te nje objekti ne Rr."Mujo Ulqinaku" ne lagjen Pejton Prishtine. Njesitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne nje person qe dyshohet te kete probleme mentale”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Policia.

“I dyshuari eshte shoqeruar ne SP-Qendra per trajtim te metutjeshem”, ka njoftuar Policia.

Personi i arrestuar më herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mendore, i kanë thënë familjarët Policisë.

“Rasti eshte duke u trajtuar sipas procedurave te metutjeshme policore”, ka bërë të ditur Policia.

Jozyrtarisht merret vesh se i dyshuari kishte kërkuar të takohej me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Reali kampion, “çmenduri” në Madrid (VIDEO)

Posted: 21 May 2017 11:15 PM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more