Skip to main content

Lajmi.net: “Listat e natës!” plus 8 more

Lajmi.net: “Listat e natës!” plus 8 more


Listat e natës!

Posted: 19 May 2017 11:50 PM PDT

e shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë, duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla, të cilat pritet t'u kushtojnë shtrenjtë subjekteve politike. Në mungesë të koalicionit vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e favorizuar në përpilimin e listës, shkruan sot.

Nëse për asgjë tjetër, zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do të mbahen mend si zgjedhjet e koalicioneve të mëdha dhe të cilat u kanë shkaktuar më së shumti kokëçarje partive politike.

Koalicionet e bëra në ditën e fundit të afatit ligjor, nga dy të dy blloqet, atij "të luftës" dhe "të paqes", kanë bërë që listat e kandidatëve për deputet të partive politike të përgjysmohen, duke nxitur kështu një luftë të pakompromis brendapartiak mes individëve dhe klaneve të ndryshme.

Hiç Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka dorëzuar listën 24 orë para afatit përfundimtarë, PDK-ja, LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe "Nisma për Kosovën", kanë zhvilluar negociata intensive deri në minutat e fundit brenda strukturave partiake, duke bërë "eliminimin" e disa kandidatëve dhe "përzgjedhjen" e disa të tjerëve.

Si rrjedhojë, shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla të cilat pritet të ju kushtojnë jo pak disa partive. E arsyet për secilin prej tyre dallojnë.

Derisa disa janë tërhequr vet nga kandidatura për deputet, disa të tjerë janë eliminuar nga partitë e tyre për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të cilat ata i kanë pasur në legjislaturën e kaluar.

E në fund, ka pasur edhe të tillë që për interesa të partisë janë bërë edhe "Kurbanë".

Ky është fituesi i “The Voice of Albania 6” (Foto)

Posted: 19 May 2017 11:46 PM PDT

Në natën e mbrëmshme gara ishte më e fortë se asnjëherë më parë edhe pse kishin mbetur vetëm katër finalistë, Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, shkruan lajmi.net.

Të parët që lanë garën ishin Anxhela dhe Lisi, për të vazhduar nën ethe Klinti dhe Lidia, kjo e fundit me trajnere Rona Nishliun.

Por ishte konkurrenti i Alban Skënderajt, Kliniti ai i cili mori trofeun e kësaj mbrëmjeje me plot të papritura.

I ftuar në këtë mbrëmje kishte qenë edhe këngëtari Albert Stanaj, i cili për 'The Voice' ka përformuar live. /Lajmi.net/

“Adios” Atletico Madrid, transferohet në Milan (FOTO)

Posted: 19 May 2017 11:42 PM PDT

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Sime Vrsaljko mund të transferohet në Milan.

"Sky Sport" raporton se ish futbollisti i Sassuolos është objektiv i "Rossonerëve" për afatin kalimtar të verës.

Vrsaljko nuk është duke luajtur vazhdimisht në Vicente Calderon, përcjell "lajmi.net".

Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në San Siro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Pse u hesht skandali i paparë i Gjykatës së Drenasit? (Video)

Posted: 19 May 2017 11:41 PM PDT

Hulumtimi tregoi se përgjegjësit e kësaj gjykate nuk i kanë regjistruar rreth 20 mijë lëndë të kundërvajtjeve në regjistrat e lëndëve të kësaj gjykate. Dëmi nga mos-regjistrimi i mbi 20 mijë lëndëve mund të arrijë në qindra mijëra euro për buxhetin e shtetit.

Siç transmetoi "Drejtësia në Kosovë", në Gjykatën e Drenasit mbi 10 mijë lëndë të vitit 2014 stafi përgjegjës i kësaj gjykate nuk i ka regjistruar fare në regjistrat e gjykatës.

Të gjeturat treguan se pasi janë lënë lëndët e vitit 2014 pa u regjistruar, përgjegjësit e Gjykatës kanë vazhduar me regjistrimin e lëndëve të vitit 2015, pa i regjistruar fare ato të vitit paraprak 2014.

Si rezultat i kësaj, mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjeve në këtë gjykatë janë parashkruar pa u regjistruar, pasi ato lëndë janë lënë në harresë.

Kjo gjendje është toleruar edhe në vitin 2016-të. Sipas të gjeturave tona del se lëndët e vitit 2016-të bashkë me ato të vitit 2014 janë regjistruar në vitin 2017.

Hulumtimin e plotë të 'Drejtësia në Kosovë' mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Krasniqi: Më i logjikshëm koalicioni me VV-në, sesa me PDK-në

Posted: 19 May 2017 11:32 PM PDT

Jakup Krasniqi

"Për mua do të ishte më i logjikshëm koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk është varur nga unë. Ky koalicion kishte mundësi që të bëhej, por pati veprime politike për grabitje të anëtarëve brenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë", ka sqaruar Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës gjatë intervistës për "Zërin" ka deklaruar se bashkë me Fatmir Limajn e braktisën vite më parë PDK-në, pasi që, siç thotë ai, kishin probleme me keqqeverisjen e Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit, e jo me partinë dhe anëtarësinë e saj.

Ai ka folur edhe për përgjimet telefonike të aferës "Pronto", ku Krasniqi dhe Limaj fyheshin rëndë nga drejtues të PDK-së dhe thotë se vesi i veprimeve të prapashpinës veç sa është perfeksionuar.

Këngëtari i njohur botëror realizon klipin në Shqipëri (Video)

Posted: 19 May 2017 11:29 PM PDT

E veçantë e këtij klipi ishte realizimi i tij në bregdetin shqiptar, element ky shumë pozitiv për promovimin e turizmit të bregdetit, shkruan lajmi.net.

Artisti i hiteve të njohura, Joans Blue përveç se zgjedhi bregdetin shqiptar për të realizuar klipin, ai gjithashtu mori edhe një modele shqiptare në të, që është Oriola Marashi. /Lajmi.net/

Dështon përforcimi i Juventusit nga La Liga (FOTO)

Posted: 19 May 2017 11:28 PM PDT

Juventus e ka përcjell më shumë vëmendje këtë edicion yllin e Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco, shkruan Tuttosport.

Por, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi zyrtarët e Atleticos as që duan të dëgjojnë për ofertat ndaj tij.

Carrasco konsiderohet si futbollist i rëndësishëm në Atletico Madrid. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Zyrtare: Këto janë koalicionet parazgjedhore, partitë politike për zgjedhjet e datës 11 qershor

Posted: 19 May 2017 11:16 PM PDT

Nga këto, 5 janë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa. Aplikimet do të shqyrtohen në ditët në vijim dhe do të merret vendimi nëse do certifikohen ose jo.

Në vijim lista e plotë:

foto-kushtrim-ternava-nisma-per-kosoven-01-21-1_1495260736-6467613 unnamed-17-4_1495260742-7530416

Real Madrid siguron përforcimin e madh (FOTO)

Posted: 19 May 2017 11:15 PM PDT

Vinicius Junior është futbollist i Real Madridit.

Ish presidenti i Flamengos, Kleber Leite ka konfirmuar se sulmuesi i talentuar do të transferohet në Santiago Bernabeu, shkruan e përditshmja sportive madrilene "Marca". "

Vinicius tashmë është i Real Madridit", deklaroi ai, përcjell "lajmi.net".

16-vjeçari pritet të mbërrijë në Real Madrid më 2018. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more