Skip to main content

Lajmi.net: “A ka lindur paranjeriu në Ballkan?” plus 8 more

Lajmi.net: “A ka lindur paranjeriu në Ballkan?” plus 8 more


A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

Posted: 23 May 2017 12:07 AM PDT

Lidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo – sikurse supozohet shpesh – në Afrikë. Këtë ide prezantoi  në revistën “PLoS One” një ekip studiesish nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP) në Tybingen (Tübingen). Po ashtu ky hap evolucioni mund të ketë ndodhur disa qindra mijëra vjet më parë se sa mendohej deri tani.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme shqyrtoi dy të vetmet mbetje nga hominidi “Graecopithecus freybergi”, i cili prej shkencëtarëve quhet me humor “El greko”. Ndër hominidët bëjnë pjesë njeriu dhe të afërmit e tij të zhdukur si dhe majmunët. Fjala është për dy fosile, një nofullë e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i gjetur në Bullgari.

Der älteste Vormensch könnte aus Europa statt Afrika stammen SPERRFIRST 22. MAI 20:00 UHR (picture-alliance/dpa/Universität Tübingen/ W. Gerber)

Rrënja e dhëmbëve si tregues

Sipas studiuesve Graecopithecus është një specie paranjerëzore deri tani e panjohur. Tregues për këtë janë rrënjët e dhëmbëve. Specie të tilla paranjerëzore deri tani njiheshin vetëm nga Afrika dhe Saharaja jugore.

Nga analizat e fosileve studjuesit mendojnë se nofulla e poshtme është rreth 7,175 milionë vjeçare kurse dhëmbi 7,24 vjeçar. Pra këto fosile janë edhe më të vjetra se Sahelanthropusi, specia me e vjetër e gjetur në Afrikë që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeçare.

Der älteste Vormensch könnte aus Europa statt Afrika stammen (picture alliance / Wolfgang Gerber/Universität Tübingen/dpa)

Afrika Lindore apo Evropa?

Nisur prej këtyre fosileve shkencëtarët mendojnë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorikë dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej deri sot dhe me sa duket jo në Afrikë për në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme mendon se njerëzit prehistorikë duhet të kenë lindur jo në Afrikë, por në Iran, Irak apo Liban. Si shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni duhet të kenë qenë ndryshimet e forta klimatike.

Symbolbild Homo Sapiens Schädel eines Menschen (picture-alliance/dpa)

Bashkë me fosilet e Graecopithecusit studiuesit gjetën edhe fosile të paraardhësve të gjirafave, gazelave, rinocerontëve apo antilopave të sotme. Po ashtu u gjetën edhe gjurmë rëre dhe sedimente që duhet të jenë përhapur nga shkretëtirat deri në brigjet veriore të Detit Mesdhe.

Shumë, shumë të panjohura

Studiuesit thonë se ata nuk mund ta dinë ende me saktësi se ç’pamje mund të ketë pasur paranjeriu Graecopithecus dhe nëse ai ecte në pozicion me trup të drejtë. Në bazë të madhësisë së nofullës supozohet se El Graeco peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër./DW

Quni: Kandidatët e LDK-së janë përzgjedhur në bazë të kredibilitetit

Posted: 23 May 2017 12:03 AM PDT

Ai në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" ka thënë se prioritet e LDK-së pasi t'i fitojë zgjedhjet do të jenë krijimi i vendeve të reja të punës dhe sundimi i rendit dhe i ligjit.

Quni ka thënë se beson që Vjosa Osmani do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë.

"Besoj që po. Vlerësimin tim e kam shprehur edhe si anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe besoj që është trajtuar me konsideratë", ka thënë Quni, duke folur për përfshirjen e Vjosa Osmanit. "T'ua përkujtoj vetëm që LDK-ja është parti me traditë dhe e vetmja që kultivon demokraci të lartë brenda saj", ka shtuar ai.

Duke folur për listën që LDK-ja ka dorëzuar në KQZ me kandidatët e saj për deputetë, Quni ka thënë se kjo është listë e formuar në bazë të moralit politik dhe arsimimit.

"Lista e kandidatëve të LDK-së është përmbledhje e mundësive, nevojave, limiteve në numër, përfaqësimit të gjeneratave, barazisë gjinore, regjioneve dhe shumë faktorëve të tjerë. Kandidatët janë të përzgjedhur duke u bazuar në kriteret që LDK-ja i ka vendosur si standard, duke iu referuar moralit politik, arsimimit, ekspertizës së çdo kandidati dhe kredibilitetit të tyre në shoqërinë e gjerë kosovare", ka thënë ish-deputeti i LDK-së, i cili po kërkon edhe një mandat si përfaqësues i popullit.

 

Van Damme film në rolin e shqiptarit, hakmerret kundër serbëve (Video)

Posted: 23 May 2017 12:01 AM PDT

I ati i tij u vra nga serbët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 7 shtete të pavarura. Filipi kërkon të marrë hak për të atin dhe kjo ka ardhur shumë vonë në kohë.

Ai lufton i vetëm kundër serbëve, por papritmas në vrasjet masive përfshihet edhe një infermiere e cila do ta ndihmonte atë.

Ky film është i vitit 2017 dhe ja vlet të shihet nga të gjtihë. Aktorët kryesorë: Peter Stormare, Jean-Claude Van Damme, Autumn Reeser Regjisor: Peter Malota Shkrues: Jesse Cilio, Brian Smolensky.?Shiko videon më poshtë:

Këto foto të natyrës do t’ju mahnitin!

Posted: 22 May 2017 11:57 PM PDT

Male, fusha, lumenj, kafshë, të gjitha në një vend. Shikoni fotot më poshtë dhe do të mahniteni nga bukuria e botës që na rrethon. /Lajmi.net/

122e08b54b8ffbca6b09c7620a1a8ba0 nature-scene-deer-forest-desktop1 mt-hood-wilderness-44 img_1490467099_429 unnamed 20-fantastic-mountain-nature-free-hd-wallpapers-explore-wallpaper-within-nature-background-for-pc-32rwxj0lmnqgfpsoilfzsw 75c66bd2f1fd24957bd474c39b293b61 45257_613559258670118_1930833367_n 201c39400ec94e66d61518bd4ea605f9 tumblr_mw1qcwrf3q1rdext2o1_1280 hillside-snowy-wallpaper-screensavers-scenes-wall8-nature 8e4cc2b28ef604dc5096a8b9031d9afe sunny-tree-wallpaper-splendor-wallpapers 88291cee2cbaeee6eb9a44752e30a65d

Barcelona befason me përforcimin nga Milan, çmimi 12 milionë euro (FOTO)

Posted: 22 May 2017 11:54 PM PDT

Gerard Deulofeu do të rikthehet në Barcelonë.

“Mundo Deportivo” raporton se klubi katalan ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 12 milionë euro.

Deulofeu ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Milan gjatë këtij sezoni, por është ende futbollist i Evertonit, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, 4 gola e 3 asistimet me “Rossonerët” kanë bërë që ta bindin Barcelonën për rikthimin e tij në Camp Nou. /Lajmi.net/

Kurti kopjon Thaçin, edhe fotografohet si ai (Foto)

Posted: 22 May 2017 11:52 PM PDT

Albin Kurti, i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, në çdo hap të tij po e kopjon ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili tash është president i vendit.

Kurti, i cili ishte kritiku më i madh Thaçit, tash rezulton të jetë kopjuesi më i madh i tij në fushatën paraelektorale.

Çfarëdo që ka bërë Thaçi në fushatën e kaluar të tij, tani po e bën edhe Kurti.

Kurti po e ndjek strategjinë e Thaçit, duke e kuptuar që ai duhet të shkojë tek populli dhe jo populli tek ai.

Shikoni ngjashmëritë e fotografive:

18644510_10155361090771670_1594937954_n 18643899_10155361091011670_1306379803_n

18644275_10155361091296670_459618749_n 18624874_10155361091446670_1042469432_n

18678903_10155361091716670_1799985959_n

18716525_10155361089676670_354462711_n 18643575_10155361089906670_1518551835_n

Renee Somerfield

Posted: 22 May 2017 11:37 PM PDT

Patate me vezë të ziera në furrë

Posted: 22 May 2017 11:37 PM PDT

1 kg patate
5-6 vezë të ziera
200 gr salsiçe të freskëta
2 lugë vaj
500 ml ajkë (ajkë për zierje, hoplla kuzhine, ose shmant)
vegetë
kripë
piper i zi

Hapat:

Patatet i qërojmë, i ziejmë dhe i presim në feta të holla. Vezët i ziejmë dhe qërojmë dhe presim në feta të holla.
Në tavën e lyer me vaj, vendosim një shtresë patatesh të grira, kriposim, piperosim dhe shtojmë pak vegetë sipas shijes.

Më pas shtojmë një shtresë vezësh të ziera të prera në feta, pastaj copëza salsiçe dhe prap mbulojmë me një shtresë patatesh të ziera.
Në fund shtojmë prap mëlmesa sipas shijes dhe ajkën e kuzhinës si dhe e pjekim në furrë 180 gradë për 25-30 minuta ose derisa të merr ngjyrë të kuqërremtë. /KuzhinaShqiptare/

Flynn refuzon të bashkëpunojë me Senatin për hetimin për lidhjet me Rusinë

Posted: 22 May 2017 11:36 PM PDT

Vendimi i Flyyn, është njoftuar përmes një letre në Komisionin e Inteligjencës të Senatit, duke i shtuar kështu më shumë mister ndërhyrjes të dyshuar të Rusisë, teksa FBI është duke vazhduar hetimin për bashkëpunëtorët e Trumpit.

Komiteti i Sneaitt, ka kërkuar nga Flynn të dorëzojë emaile dhe dokumente të tjera, që ndërlidhen me lidhjet e dyshuara me Rusinë.

Por avokati i Flynn, ka thënë se klienti i tij nuk do të bëj një gjë të tillë, duke u thirrur në të drejtën e tij ligjore, që sipas Kushtetutës, lejon që një person i hetuar të mos dëshmojë kundër vetes së tij.

Anëtarët e Komitetit të Senatit, përmes një deklarate kanë thënë se janë të dëshpëruar me vendimin e Flynn që të mos bashkëpunojë për hetimin.

Flyn është nën hetim për lidhjet e dyshuara me zyrtarët rusë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more