Skip to main content

Lajmi.net: “Hyka shënon golin më të bukur në karrierë (VIDEO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Hyka shënon golin më të bukur në karrierë (VIDEO)” plus 8 more


Hyka shënon golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Posted: 20 May 2017 11:37 PM PDT

Mehmet Kosova humb një person shumë të dashur për të (Foto)

Posted: 20 May 2017 11:34 PM PDT

55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin Lugina e Ujqërve. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës. "Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë.

Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!", tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin "Deli Yurek" transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu. Kenan Imirzalioglu tashmë 42-vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë.

 

Pritet heqja e “vijave të kuqe” edhe për Demarkacionin e Asociacionin

Posted: 20 May 2017 11:33 PM PDT

fida më e rëndë e koalicionit të ardhshëm qeveritar do të jetë sërish Demarkacioni, vlerëson Bekim Kabashi nga gazeta online GazetaMetro, duke shtuar se kjo marrëveshje tashmë e nënshkruar me Malin e Zi, nëse Qeverinë e merr PDK-AAK-NISMA, do të duhet rishikuar edhe një herë.

"Të paktën në formë kozmetike, që kryeministri eventual, Ramush Haradinaj, të arsyetohet se tani është pro, pasi ajo më nuk është vija kufitare e percaktuar nga Murat Meha. Kësaj duhet shtuar edhe problemin tjeter, se pas 11 qershorit më nuk pritet të kemi koalicion të gjerë, e për kalimin e demarkacionit në Kuvend, duhen 2/3 e votave të deputetëve, ose me numra 81 vota."

Themelimi i Asociacionit sipas tij, do të jetë më lehtë i kalueshëm, sepse pavarësisht kundërshtimeve të AAK e NISMA, në të vërtetë ka qenë kauzë e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Gjithashtu, Asociacioni është nënshkuar nga Qeveria Mustafa, e rrjedhimisht për kalimin e saj në Kuvend do të mund t'i ketë edhe votat e deputetëve të LDK-së, nëse jo të të gjitheve, të shumicës prej tyre," shprehet Kabashi për arbresh.info.

Sipas Agron Halitaj, drejtor i gazetës online AktivPress, Demarkacioni dhe Asociacioni janë dy obligime që duhen  përmbushur nga cilado forcë politike që vije në pushtet.

"Këto kushte janë vënë nga faktorët e jashtëm dhe si të tilla nuk mund të anashkalohen. Ashtu siç  janë hequr "vijat e kuqe" për koalicion me PDK-në, një ditë do të hiqen edhe vijat e kuqe për demarkacionin dhe asociacionin," deklaron Halitaj për arbresh.info.

Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është projekt, miratimi i të cilit do të kërkohet me ngulm nga Bashkimi Evropian, vlerëson Parim Olluri, drejtor ekzekutiv në gazetën Online Insajderi, duke shtuar se ngjashëm është edhe situate me Demarkacioni me Malin e Zi.

"Koaliconi i përbërë nga PDK-AAK-NISMA nuk besoj se do të jetë rezistent, ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Ngjashëm siç vepruan Nisma dhe AAK kur lidhen koalicion parazgjedhor duke deklaruar se po e lidhin një koalicion të imponuar për interes të qytetarëve të Kosovës, do të veprojnë edhe kur të vjen koha e miratimit të demarkacionit."

Sipas tij problem i tyre do të jetë gjetja e modaliteteve të shtyrjes përpara të demarkacionit, dhe jo refuzimi për ta miratuar.

"Një prej tyre mund të jetë miratimi i demarkacionit me marrëveshjen për ta dërguar rastin në Arbitrazh ndërkombtarë," shprehet Olluri për arbresh.info.

Demarkacioni dhe Asociacioni mbeten dy çështje urgjente, për të cilat krerët e shtetit u patën zotuar se do të jetë një ndër çështjet e para që do të inicohet pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit, kërkesë kjo e vazhdueshme edhe e bashkësisë ndërkombëtare./arbresh.info/

Pret dështimin e Realit, shikoni formacionin e Enriques sonte (FOTO)

Posted: 20 May 2017 11:27 PM PDT

Luis Enrique s’do të mund të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit Gerard Pique, përcjellë “Lajmi.net”.

Në vend të tij pritet të luajë Marlon, në takimin që do të fillojë prej 20:00.

bar_1495346807-1650917

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Çfarë tregon për personalitetin tuaj gjatësia e gishtit të unazës

Posted: 20 May 2017 11:23 PM PDT

Të gjithë bëhemi paksa të çuditshëm dhe të interesuar kur bëhet fjalë për atë se çfarë thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë.

Rezulton se ekzistojnë tre "tipa" kryesorë të gishtit të unazës, të cilët zbulojnë se cilat janë tiparet dhe karakteristikat e personalitetit tonë.

Më poshtë po ju tregojmë se si ta bëni këtë dhe të shihni cili është personaliteti juaj:

Shikoni gishtin tuaj të unazës dhe krahasoni me gishtin tregues – a janë me gjatësi të njëjtë apo njëri është pak më i gjatë se tjetri?

Tani, duke u bazuar në fotografinë e mësipërme shikoni ku bëni pjesë ju, në A, B apo C. A e gjetët ku bëni pjesë? Ja se çfarë nënkuptojnë këto:

A – Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti juaj tregues ju jeni…

Jeni simpatike ndaj gjithë atyre që ju rrethojnë. Askush nuk ju thotë "jo" juve. Jeni me gjithë kuptimin e fjalës, një princeshë dhe keni një privilegj të madh.

B – Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurtër se gishti juaj tregues ju jeni…

E mirë, e sigurtë dhe super efikase. Ju jeni një person shumë serioz dhe keni qëllime serioze të jetës.

C – Nëse gishti juaj i unazës është me gjatësi të njëjtë me gishtin juaj tregues ju jeni…

Paqësore dhe i merrni gjërat shtruar. Nuk jeni një shtypëse e as person që krijon konflikte.

Zidane befason me formacionin e ndeshjes vendimtare për titullin kampion (FOTO)

Posted: 20 May 2017 11:21 PM PDT

Skuadra e Zinedine Zidane luan ndaj Malagas në udhëtim me fillim prej orës 20:00, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme të takimit, në të cilin Realit i mjafton një barazim për t’u shpallur kampion.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Një 12 vjeçare nga Podujeva dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Posted: 20 May 2017 11:15 PM PDT

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në stacionin policor në Podujevë Antigona Çitaku e cila tha policia ka pranuar një informatë rreth orës 19:08 minuta se në emergjencën në Podujevë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete.

"Po dyshohet se rreth orës 19:08 minuta  policia e ka marrë informatën që në emergjencë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, megjithatë rastin është duke e trajtuar policia e Kosovë. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë.

Llapi.info ka provuar të marrë një përgjigje nga emergjenca në Podujevë por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Nuk ndalet Enca, ja çfarë bën me gjoks (Foto/Video)

Posted: 20 May 2017 11:08 PM PDT

Ajo është në qendër të vëmendjes me veprimet që bën, por Enca është edhe ndër më të pëlqyerat momentale, shkrua lajmi.net.

Në rrjete sociale, Enca ka publikuar disa video në të cilat shihet e veshur tejet provokuese dhe kishte nxjerrë gjoksin pothuajse tërësisht.

Nga ato çfarë të bie në sy është ekspozimi i tepërt i gjoksit, të cilin e kishte vënë në rend të parë, duke treguar kështu edhe sutjenat. /Lajmi.net/

June 2017 🔥 #ciao

A post shared by ENCA (@enca) on

Këto janë çiftet e nominuara për këtë javë në Big Brother

Posted: 20 May 2017 03:13 PM PDT

Duke qëndruar përballë njëri-tjetrit dhe duke ia thënë në sy emrin për nominim dhe arsyen, janë zgjedhur gjithsej 5 çifte që shkojnë në nominim, shkruan lajmi.net

E çiftet e nominuara janë :

Fotini, Daniel;

Dona, Musa;

Katerina, Lupçe;

Fiorentina, Olsi;

Elsamed;

Einda, Marius;

Ndërsa të ‘shpëtuarit’ janë Ambra dhe Elisona dhe Donaldi.

Kurse çifti lider është Lupçe dhe Katerina./Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more