Skip to main content

“Kujtohen dëshmorët dhe martirët e betejës së 21 majit” plus 9 more GazetaBlic

“Kujtohen dëshmorët dhe martirët e betejës së 21 majit” plus 9 more GazetaBlic


Kujtohen dëshmorët dhe martirët e betejës së 21 majit

Posted: 20 May 2017 10:44 PM PDT

Këshilli Organizues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në koordinim me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, me rastin e Betejës së 21 majit 1999, shënon 18-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Runjevë dhe Stagovë të Kaçanikut.

Më 21 maj 1999, për lirinë e Kosovë ranë: dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në 21 maj në Runjevë ka rënë dëshmori Kemal Thaqi./KosovaPress/

The post Kujtohen dëshmorët dhe martirët e betejës së 21 majit appeared first on GazetaBlic.

Veseli lë jashtë liste bashkëpunëtorin më të afër të tij (Foto)

Posted: 20 May 2017 10:41 PM PDT

Edhe pse lista zyrtare nuk është bërë publike, ajo që dihet është se jashtë saj do mbetet Uran Ismaili.

Ky i fundit nuk do jetë kandidat për deputet I PDK-se edhe përkundër afërsisë së madhe që ka me kreun e partisë, raporton Magazina.al

Ismaili pos që është nënkryetar i PDK-së, ka pozitën e shefit të sfafit në kabientin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që i bie se është personi dytë pas shefit.

Por në në përpilimin e luftës ky fakt nuk e ka ndihmuar Uranin.

The post Veseli lë jashtë liste bashkëpunëtorin më të afër të tij (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Posted: 20 May 2017 10:41 PM PDT

Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.
Më poshtë ju sjellim disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t'ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për tu bërë:

– Kapitni sytë për dy minuta – ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.

– Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

– Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

The post Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin appeared first on GazetaBlic.

1 milionë vende të lira pune në Gjermani

Posted: 20 May 2017 10:25 PM PDT

Edhe pse duket e pabesueshme, por në Gjermani janë rreth një milion vende të lira të punës, raporton "Deutsche Welle".

Por, në Gjermani janë 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Në bujqësi dhe pylltari nuk ka nevojë për forca të reja pune, por në sektorët tjerë po.

Alexander Kubis nga instituti IAB është shprehur se në Gjermani nuk ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Megjithatë, disa zona janë më problematike për të gjetur punëtorë, sidomos vende të lira ka sektorin e logjistikës dhe të magazinimit. Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

The post 1 milionë vende të lira pune në Gjermani appeared first on GazetaBlic.

Nuk e beson dot çka thotë shenja jote e horoskopit për ty, sot

Posted: 20 May 2017 10:19 PM PDT

Lexo shenjën tënde

Dashi – Zemra juaj është tashme e zënë. Jupiteri do përkujdeset qe te kaloni një dite fantastike pranë atij qe dashuroni dhe nuk do i prekni fare temat delikate. Beqaret do jene ne humor te keq dhe ka rrezik t'iu përgjigjen keq disa personave qe do tentojnë t'i joshin. Ne planin financiar kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet ne mënyrë qe gjendja te mbetet ende e qëndrueshme.

Demi – Ju te dashuruarit duhet te bëheni gati për diçka shume ndryshe nga zakonisht. Partneri do iu surprizoje ne një mënyrë qe as nuk do e prisni. Beqaret do dashurohen si adoleshente pas dikujt dhe do ju duket vetja te plotësuar. Ne planin financiar nuk do keni shume vështirësi, megjithatë e mira është qe para se te kryeni shpenzime t'i bëni me kujdes llogarite.

Binjakët – Dite shume me e qete ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni optimiste dhe largpamës ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa menjëherë sapo te njihen me disa persona sepse do pendohen rende. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani te stabilizuar sepse përveç dëshirës se madhe për shpenzime do ju duhet te ndihmoni edhe disa te afërm.

Gaforrja – Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do bini dakord t'iu vini njëherë e mire kapat problemeve te se shkuarës. Një fryme e re do fryje sot. Beqaret do kenë vetëm disa takime te cilat mund te sjellin asnjë me shume sesa disa lidhje kalimtare. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat dhe gjendja do përmirësohet ne mënyrë te habitshme.

Luani – Për pjesën me te madhe te çifteve kjo ka për te qene një dite pasionante dhe e mbushur me kënaqësi pafund, por do ketë dhe prej atyre qe për shkak te problemeve serioze te kohëve te fundit nuk do buzëqeshin aq sa do donin. beqaret duhet thjesht te tregohen pak me te hapur dhe çdo gjë do ju rrjedhe për mrekulli. Buxheti do jete i mire, kështu qe pa frike mund te bëni edhe ndonjë investim.

Virgjëresha – Me ne fund nuk do jene me xheloze sa me pare ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet nga ora ne ore. Mbrëmja do jete fantastike. Beqaret do fillojnë aventura pasionante dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë duhet te shpenzoni me shume kujdes qe situata mos ju dale shpejt jashtë kontrollit.

Peshorja – Dite e mbushur me vështirësi te shumta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni edhe ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mbani kokën mënjanë. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe zemra do ju mbushet plotësisht. Buxhetin organizojeni me kujdes sepse ne te kundërt situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

Akrepi – Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur nga yjet. Do flisni hapur dhe do i zgjidhni me ne fund disa pengje te cilat nuk ju kane lënë te qete deri me sot. Beqaret do afrohen me disa persona, por nuk është e thënë qe te hedhin menjëherë hapa. Gjithçka do varet prej tyre. Financat do kenë goxha përmirësime kështu qe do ja lejoni vetes shpenzimet e menduara.

Shigjetari – Do jeni shume te ndjeshëm gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe ndonjë fjale e pamenduar mire nga partneri mund t'iu lëndojë pa mase. Sido qe te jete ne mbrëmje gjendja do normalizohet. Beqaret do kenë nevoje për me shume kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar mendoni për te ardhmen para se te hidhni çdo lloj hapi. Ne një moment mund t'iu nevojiten shuma te majme.

Bricjapi – Mundohuni te mos e kritikoni për çdo gjë partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse për disa gjera as ai nuk ka faj. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjes sepse kane për te krijuar një opinion te keq te vetes dhe nuk do mundin dot te fillojnë lidhje te qëndrueshme me pas. Buxhetin do e ekuilibroni shpejt edhe pse për te thënë te vërtetën do jene disa miq ata qe do iu ofrojnë ndihme pa kushte.

Ujori – Dite e begate ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe realizmi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do jene tej mase te ndjeshëm dhe mund te hidhen ne krahët e atij qe do ju thotë disa fjale te ëmbla pa menduar gjate. Ne planin financiar do merrni këshilla te vyera nga disa specialiste te fushës dhe do ndiheni me te qete.

Peshqit – Sido qe te vijnë punët gjate kësaj dite ju do i jepni prioritet absolut jetës ne çift. Do e surprizoni partnerin me fjalët e duhura dhe me disa dhurata fantastike. Beqaret edhe pse do mundohen shume nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes personin e duhur. Te ardhurat do mbeten ende te njëjta. Kërkoni ndihme nga te afërmit nëse papritur do ju duhet te bëni disa investime.

The post Nuk e beson dot çka thotë shenja jote e horoskopit për ty, sot appeared first on GazetaBlic.

Lutfi Haziri nuk është në listën e LDK-së

Posted: 20 May 2017 10:15 PM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Kështu mëson Klan Kosova nga një burim i sigurt. Po nga ky burim mësohet se Haziri është tërhequr edhe nga nominimi për kryeministër, atë ditë kur për këtë post u kandidua Avdulla Hoti, ministri në largim i Financave.

Po sipas këtij burimi arsyja e tërheqjes së Hazirit është ruajtja e unitetit brenda LDK-së, ndërsa fokusi i tij do të jenë reformat në këtë parti.

Lista e kandidatëve për deputetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës duket shumë më ndryshe se herë të tjerë.

Figurat kryesore të kësaj partie kanë mbetur shumë poshtë në listë, ndërsa të rinj që kanë aderuar në LDK, por edhe kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë renditur shumë më lartë.

Më poshtë keni disa detaje nga kjo renditje, ndonëse akoma nuk është finale.

Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1.

Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.

Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli.

Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.

E shumë përfolura Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61.

Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.

Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14.

Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.

Ndërsa prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmana, do ta mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.

The post Lutfi Haziri nuk është në listën e LDK-së appeared first on GazetaBlic.

Ja se si dy shqiptaro zviceranë inkurajojnë të huajt të marrin pasaportën zvicerane

Posted: 20 May 2017 10:12 PM PDT

SP (Partia Socialdemokrate) në Derendingen së bashku me seksionin për Migracion të SP-së ë Kantonit Solothurn kishte ftuar rreth 100 të rinj me prejardhje të huaj, pa pasaportë zvicerane për një takim të karakterit informativ lidhur me mundësitë për të fituar shtetësinë zvicerane.

Përgjegjësinë për këtë aktivitet dhe pastaj drejtimin e tij e kanë marrë Kosovare Rrustemi dhe Suthakaran Ganapathipillai, shkruan solothurnerzeitung.ch.

Ndërsa si i ftuar, ka folur për këtë problematikë Florim Kadriu, aktivist i njohur i SP-së dhe i Sindikatës Unia.

"Nga 1 janari 2018 si kusht për inicimin e procedurës së natyralizimit (kërkimin e pasaportës zvicerane) do të jetë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit, Vizës C. Kjo do të bëjë që studentët dhe personat tjerë të cilët pas ardhjes në Zvicër nuk kanë të ardhura të mjaftueshme sa për ta fituar vizën C, mbeten të diskriminuar", ka thënë Ganapathipillai, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai i inkurajoi migrantët që kanë plotësuar kushtet (sipas ligjit që ende është në fuqi) për të nisur procedurën e natyralizimit qysh gjatë këtij viti.

Ndërsa Kosovare Rrustemi ka bërë sqarimin e përmbajtjes së iniciativës për natyralizim të lehtësuar të gjeneratës së tretë, që u miratua pak muaj më parë nga populli zviceran. "Me këtë procedurë, barrierat për natyralizim të brezit të tretë do të bëhen dukshëm më të vogla", përcjell albinfo.ch fjalët e politikanes së re shqiptarozvicerane. "Kështu, hiqet testi i gjermanishtes, shkurtohet dhe kushton më lirë procedura dhe, çka është më e rëndësishmja është se gjithçka do të përpunohet nga federata, duke mundësuar kështu një vlerësim unik për të gjithë njësoj".

Në përmbyllje, ishte konstatim i përgjithshëm i pjesëmarrësve se natyralizimi sjell përparësi për migrantët. Kjo për faktin se vetëm personat me pasaportë zvicerane kanë mundësi të marrin pjesë në proceset politike dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes, thuhet në një komunikatë të SP Derendingen, shkruan solothurnerzeitung.ch.

The post Ja se si dy shqiptaro zviceranë inkurajojnë të huajt të marrin pasaportën zvicerane appeared first on GazetaBlic.

Pritet dalje e madhe e votuesve në zgjedhjet e qershorit

Posted: 20 May 2017 10:09 PM PDT

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 2014, sipas të dhënave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, prej 1.782.454 personave që gjendeshin në listën e votuesve, kanë votuar vetëm 699.314 persona.
Pritshmëritë edhe për këtë vit janë të mëdha.

Numri i votuesve për dallim nga zgjedhjet lokale që ka qenë një votues pasiv, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 qershor, pritjet janë që numri i votuesve që do ju drejtohen kutive të votimit të jetë i madh.

Rrethanat politike dhe krijimi i koalicioneve të reja politike do të ndikojnë në dalje të votuesve në zgjedhje.

Analisti politik, Ramush Tahiri, për Indeksonline ka thënë se numri i votuesve për dallim nga zgjedhjet parlamentare të kaluara, këtë vit do të këtë më shumë.

Tensionet politike dhe krijimi i dy grupacioneve politike PDK-AAK-NISMa/LDK-Alternativa, do të rris numrin e daljes në zgjedhje sidomos në rajonin e Dukagjinit dhe Drenicë.

"Krahasuar me vitet e kaluara, tash llogaritet që do të këtë votues më shumë, sepse tash tensionet apo mospajtimet ose ndarjet janë bërë në dy grupe ma themelore dhe secili grup është llogaritur nga votat e zgjedhjeve të kaluara 2014, janë të barabarta sa i përket numrit të përgjithshëm të votave. Në qoftë se në njërin bllok e fut edhe Vetëvendosjen për ndryshe VV është ajo që është përcaktuse e ardhshme me 99-100 mijë vota të saj në koalicon. Dy grupacionet bëjnë përpjekje që ta rrisin shkallën e ndarjes dhe mund të kem situatë që në disa zona ku ka modilitet ma shumë ose ku partitë kanë militanët më shumë do të jëtë dyfshi gati ma i madh i numrit të daljes në zgjedhje si shembull në rajon të Dukagjinit dhe Drenicës. Kjo pastaj ndikon në rezultatin e zgjedhjeve dhe numrin e deputetëve" ka thënë Tahiri për Indeksonline.

Me tutje ai ka shtuar se mund të këtë përseritje të zgjedhjeve në disa zona.

"Do të këtë përseritje të zgjedhje në disa zona për më mujt me u bë ndikimi në rezultat, dhe gjithashtu kam frikën se mund të mos pranohen zgjedhjet nga grupacionet e caktuara në Kosovë për shkak të këtyre rrethanavë që u bënë shpejt, diferencimi i grupeve politike dhe elektorati në disa zona ka mbetë i hutuar" ka theksuar Ramush Tahiri.

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë është 1.739.825 banorë, sipas regjistrimit zyrtar të bërë gjatë vitit 2011.

Por në dhjetor të 2012 agjencioni kishte rishikuar numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe ka vlerësuar se tash në territorin e Kosovës jetojnë 1.815.606 banorë, sipas një raporti të publikuar gjatë muajit maj të 2014-ës.

Njohës të këtyre çështjeve vleresojnë së për këto zgjedhje numri i atyre me të drejtë votë do të tejkalojë numrin e banorëve.

Situata politike është tensionuar tash pas krijimit të dy blloqëve politike të ndryshme PDK-AAK-Nisma të njohur si "krahu i luftës" dhe i quajturi "koalicioni i shpresës", LDK-AKR. Qytetarët e Kosovës me 11 qershor do tu drejtohën kutive të "shpresës" për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

Ramush Haradinaj nga AAK për kryeminstër nga radhët e koalicionit të "krahut të luftës" apo Avduallah Hotin nga LDK për kryeminstër nga koalicioni "LDK-AKR".

The post Pritet dalje e madhe e votuesve në zgjedhjet e qershorit appeared first on GazetaBlic.

E ardhmja e humbjes në peshë

Posted: 20 May 2017 10:01 PM PDT

Lufta ndaj obezitetit dhe jetesa e shëndetshme janë një nga betejat e njeriut të kohës së sotme moderne. Dietat, ushtrimet fizike, mënyra e ushqyerjes, madje dhe ndërhyrjet në stomak janë të panumërta.

Një nga mënyrat e fundit të teknologjisë ësht ajo e ilaçit tullumbac, i cili brenda 4 muajsh ju ndihmon të humbni peshë në mënyrë natyrale dhe pa ndërhyrje në organin e tretjes.

Si funksionon?
Personat e obezë e gëlltisin ilaçin që është i lidhur me një tel të hollë. Kur arrin stomakun, tullumbaci fryhet nga uji duke mbushur stomakun. Në këtë mënyrë pacienti do të ndihet i ngopur.

Për pasojë do të hajë më pak, por gjithësesi tretja do të vazhdojë si normalisht. Ajo qëndron në stomak për disa muaj për të ndihmuar pacientet të humbin peshë. Pas 4 muajsh tullumbaci çahet spontanisht në stomak dhe kalon përmes sistemit tretës njësoj si ushqimi, për të dalë me jashtëqitjen. Ekspertët e cilësojnë si e ardhmja e humbjes në peshë.

The post E ardhmja e humbjes në peshë appeared first on GazetaBlic.

Lëvizja Vetëvendosje sot në vendlindje të Veliut mbushi odën (FOTO)

Posted: 20 May 2017 03:10 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një takim me qytetarë në fshatin Bradash të Podujevës, fshat ky i cili njihet si "qerdhja" e kryetarit të Podujevës Agim Veliut, njofton Llapi.info.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i degës së LVV në Podujevë Bajram Ajeti, ish deputetja Haxhiu, Xhelal Sfeqla, anëtari i ri i kësaj partie Ajet Potera si dhe simpatizantë të kësaj partie ku diskutuan për gjendjen aktuale politike në Kosovë si dhe zgjedhjet e 11 qershorit.

The post Lëvizja Vetëvendosje sot në vendlindje të Veliut mbushi odën (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more