Skip to main content

Koha.net: “Osmani: Bashkëpunimi LDK-VV do të ishte opsioni më i mirë” plus 29 more

Koha.net: “Osmani: Bashkëpunimi LDK-VV do të ishte opsioni më i mirë” plus 29 more


Osmani: Bashkëpunimi LDK-VV do të ishte opsioni më i mirë

Posted: 23 May 2017 03:01 PM PDT

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte opsioni më i mirë për zgjedhjet e 11 qershorit. Edhe pse LDK në zgjedhje do të hyjë në koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Vetëvendosje si e vetme, dy partitë patën bisedime për një bashkëpunim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk u konkretizua. “Mendoj se do të ishte zgjedhje më e mirë. Edhe në zgjedhjet e kaluara kur u bashkua VLAN-i elektorati i gjitha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Celine Dion rikthen hitin “My Heart Will Go On”

Posted: 23 May 2017 02:45 PM PDT

“My Heart Will Go On”, është kënga më e famshme, e cila edhe në vendin tonë është tejet e njohur. Kanë kaluar tashmë më shumë se 20 vite që kur kjo këngë është paraqitur si kolonë zanore e filmit “Titanic”, por këngëtarja kanadeze ka sjellur versionin e përpunuar të saj në Billboard Music Award, version ky që ka lënë pa fjalë të pranishmit, shkruan kp. Me një paraqitje dhe interpretim të jashtëzakonshëm Celine Dion, ka treguar edhe njëherë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: E kam ditur se jam pjesë e listës sapo Mustafa tërhoqi kandidaturën për kryeministër

Posted: 23 May 2017 02:44 PM PDT

Vjosa Osmani, kandidate për deputete në radhët e LDK-së, ka thënë se e ka ditur që do të jetë pjesë e listës sapo kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, kishte tërhequr kandidaturën për kryeministër. Përfshirja e Osmanit në listën e LDK-së ngjalli shumë zhurmë në opinion pasi u raportua se mund të lihet jashtë pas kundërshtimeve që ka pasur ajo si ish-deputete në radhët e LDK-së. “E kam ditur se do të jem në listë menjëherë pas tërheqjes së Isa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buzëkuqtë e fundit në trend

Posted: 23 May 2017 02:30 PM PDT

'Mexican Mala', 'Hawaii Sun', 'Gulabi Gang', nga Gabriela Bhaskar kështu janë të njohur buzëkuqtë e fundit. Ato do të jenë shumëngjyrëshe, por deri tani janë shfaqur në treg tre prej tyre, transmeton Koha.net. Këta buzëkuq do të kenë një pigment të veçantë që do e bëjnë ngjyrën të jetë shumë tërheqëse. Ngjyrat do jenë ngjyra të kuqe të errëta, portokall, jargavani, rozë dhe vjollcë. {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 105 ®

Posted: 23 May 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pro X ®

Posted: 23 May 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 23 May 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Music ®

Posted: 23 May 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura” epis. 32 ®

Posted: 23 May 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Beogradi (s')mund ta krijojë listën unike (serbe) për zgjedhjet në Kosovë”

Posted: 23 May 2017 02:07 PM PDT

Aleksandar Jabllanoviq, ish-themelues i Listës Serbe, aktualisht drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila në garën zgjedhore të 11 qershorit është futur në koalicion me Iniciativën Qytetare Aktive, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar është duke gabuar me politikën e tij të animit vetëm kah Lista Serbe. “Ato po u ndodhin serbëve në Kosovë, mund të them lirisht se janë kërcënimet më të vrazhda, të cilat serbët i kanë prej vitit 1999, prej kur merren me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Situata e sigurisë në Britani të Madhe - kritike

Posted: 23 May 2017 02:03 PM PDT

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se rreziku për sulme terroriste në Britani të Madhe është në nivelin më të lartë. Pas sulmit në Manchester të martën në mbrëmje, ku si pasojë vdiqën së paku 22 persona, May ka kërkuar që të ketë më shumë ushtarë në rrugë për të mbrojtur vendin. “Pas hetimeve të sotme është konkluduar se rreziku duhet të rritet nga 'i rëndë' në 'kritik'”, ka thënë ajo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Laptopi i ri i Microsoft Surface Pro vjen pa tastierë

Posted: 23 May 2017 01:55 PM PDT

Microsoft ka prezantuar laptopin e ri Surface Pro, i cili nuk vjen me tastierë, transmeton koha.net. Kjo do të thotë se blerësit duhet të shpenzojnë 115 euro shtesë nëse dëshirojnë tastierë fizikë, e që duket absurde, raporton businessinsider. Më parë Microsoft ka listuar pajisjet Surface Pro si tablet që mund të zëvendësojnë laptopët, e që nuk duket të jetë ndonjë gjë e madhe që nuk ka tastierë, pasi tabletët janë të bërë për të përdorur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bayerni afër transferimit të Sanchezit

Posted: 23 May 2017 01:53 PM PDT

Agjenti i sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez, është në bisedime me Bayern Munichun për ta transferuar kilianin në Gjermani. Sipas “El Mercurio” dy palët kanë arritur marrëveshje dhe Bayerni është pajtuar të paguajë 50 milionë funte për kilianin. Po ashtu mësohet se bavarezët i kanë ofruar Sanchezit pagë vjetore prej 11.2 milionë funtesh. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes shoqja e ngushtë e Lady Gaga, Sonja Durham

Posted: 23 May 2017 01:43 PM PDT

Njëra nga shoqet më të mira të Lady Gaga, Sonja Durham ka ndërruar jetë pas betejës së ashpër me kancerin. Këngëtarja Gaga është plotësisht në shok për shkak të vdekjes së mikeshës së saj shumëvjeçare, përcjell kp. Sonja Durham ishte pjesë e ekipit të menaxherëve të Gaga dhe të dyja ato ishin lidhur në një miqësi për një kohë të gjatë. “Jam në shok, pasi herën e ardhshme kur do të shoh do të kem vdekur. Do të jem e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spiuni serb ishte në Kuvendin e Maqedonisë në kohën e sulmit

Posted: 23 May 2017 01:39 PM PDT

Këshilltari në Ambasadën e Serbisë dhe oficeri i BIA (Bezbednosna informativna agencija – Agjencia informative e sigurisë) Goran Zhivaleviq ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë gjatë hyrjes së dhunshme të demonstruesve më 27 prill në të, transmeton Koha.net. Sipas hulumtimeve të ekipeve të televizionit Telma dhe të përditshmes Koha, përcjell b92, Zhivaleviq, ish–zëvendësdrejtor i BIA-s, e tani oficer aktiv i saj, i cili në Ambasadën e Serbisë në Shkup e mban pozitën e tretë, ka hyrë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trumpi mbërrin në Itali, takohet me Papa Françeskun

Posted: 23 May 2017 01:35 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Itali për t’u takuar me Papa Françeskun dhe disa udhëheqës italian, duke e bërë këtë vendin e tretë që po viziton që nga marrja e detyrës. Trumpi dhe Papa Françesku kanë diskutuar nga distanca mbi çështjet e migrimit, ndryshimet klimatike dhe Islamin, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Trumpi ka mbërritur nga Izraeli në aeroportin e Romës Leonardo da Vinçi. Ai ka planifikuar të qëndroj më pak se 24 orë në Romë e më pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi dikton serbët e Kosovës për kë të votojnë

Posted: 23 May 2017 01:13 PM PDT

Beogradi zyrtar po u bën presion qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të votojnë vetëm për Listën Serbe, si dhe po përdor forma shantazhi ndaj pesë subjekteve tjera politike serbe, të cilat janë pjesë e garës zgjedhore, vlerësojnë përfaqësuesit e disa subjekteve politike serbe në Kosovë, si dhe njohësit e zhvillimeve politike. Kryeministri në largim, përkatësisht presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Allardyce largohet nga Crystali

Posted: 23 May 2017 01:14 PM PDT

Sam Allardyce zyrtarisht është larguar nga posti i kryetrajnerit të Crystal Palacet. Allardyce ishte trajner i klubit të Premier Ligës që nga dhjetori dhe kishte kontratë për dy vjet e gjysmë me Crystalin. Ai arriti të shpëtonte klubin nga rënia në Championship, por tani ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga klubi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeziu: Isa dëshiron ta shndërrojnë LDK-në në Organizatë Bazë të Punës

Posted: 23 May 2017 01:11 PM PDT

Ish nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka përdor një gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të cilin thotë se ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar, e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar. Shkrimi i plotë i Kryeziut: Isa, Lista Tashmë edhe opinioni i gjerë e ka të qartë se kush është Isa. Dëshmia e z. Hajredin Kuçi për refuzimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flamujt e BE-së ulen në gjysmë shtize

Posted: 23 May 2017 01:06 PM PDT

Pas sulmit terrorist në Manchester, sot flamujt e BE-së janë ulur në gjysmë shtize para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe të gjithë zyrtarët e larë evropian e botërorë, e kanë dënuar sulmin terrorist të kryer në Manchester, ku kanë humbur jetën 22 qytetarë dhe mbi 50 të terë janë plagosur. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trefishohet numri i viruseve

Posted: 23 May 2017 01:02 PM PDT

Kaspersky Lab raporton se numri i sulmeve në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 3.5 herë. Numri i viruseve të detektuar në telefonat mobil ka arritur shifrën 218.625 gjatë kësaj periudhe në krahasim me 61,832 sa ishte në tremujorin paraprak, transmeton kp. Vendin e parë e zë familja e virusit Congur me mbi 86 për qind. Malverët, të cilët sulmojnë të gjitha pajisjet, sistemet dhe rrjetat po ashtu janë në rritje, ku janë shënuar 11 virus të ri cryptor dhe 55.679 sulme të reja, të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova U17 pëson nga Irlanda

Posted: 23 May 2017 12:58 PM PDT

Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar që po mbahet në Castlebar të Irlandës në organizim të UEFA-s. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pas fitores në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, sonte kanë pësuar humbje nga skuadra nikoqire, Irlanda, me rezultat 2 me 1. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Kosovës me golin e shënuar nga Albin Prapashtica, në minutën e 45-të. Megjithatë irlandezët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada e Kosovës në Britani ul flamurin në gjysmështizë

Posted: 23 May 2017 12:51 PM PDT

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se në ambasadën e Kosovës flamuri shtetëror është ulur në gjysmështizë si shenjë nderimi për viktimat e sulmit terrorist në Manchester. Të martën në mbrëmje u vranë së paku 22 persona nga një shpërthim në një koncert të Ariana Grandez. Tani Greiçevci ka njoftuar në Facebook për uljen e flamurit në gjysmështizë dhe ka thënë se populli i Kosovës mbështet popullin britanik në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet Fiat 500L me pamje e teknologji të re

Posted: 23 May 2017 12:50 PM PDT

Fiat pas përditësimit të veturës së qytetit, model 500 disa vite më parë, tani ka kthyer vëmendjen te ‘vëllai i madh’ i tij, 500L, transmeton koha.net. Fiat 500L i janë bërë një numër i madh i përditësimeve, duke përfshirë dizajnin e ri e teknologji shtesë, ndërsa do të dalë në shitje gjatë këtij viti. Fiat 500L do të ketë 37 kombinime të ndryshme të ngjyrave për t’u zgjedhur nga blerësit, ndërsa ka mbrojtës të ri, grilat nga para e dritat me stil......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Storiet e përbashkëta pjesë e Snapchatit

Posted: 23 May 2017 12:43 PM PDT

Rrjeti i njohur social, Snapchat, ka sjellë mundësinë e krijimit të Storieve të përbashkëta në grup në bazë të një eventi apo lokacioni. Kur ju krijoni një storie të tillë, aty mund të shtoni miqtë që doni. Kur ata krijojnë një Snap të ri, kanë mundësinë që ta shtojnë atë në Storiet e përbashkëta. Skoriet e përbashkëta zhduken nëse ndonjë anëtar i grupit nuk kontribuon për 24 orë. Kjo veçori pritet të publikohet së shpejti për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëshortja e liderit të Al-Kaidas flet për herë të parë për natën kur amerikanët e vranë Osama Bin Ladenin

Posted: 23 May 2017 12:34 PM PDT

Organizatori i sulmit të 11 shtatorit në Amerikë, lideri i Al-Kaidas Osama Bin Laden, u vra më 11 maj të vitit 2011. Gruaja e katërt e Osama Bin Laden e cila natën kur ai u vra ishte në shtëpi me të, ka folur për herë të parë për natën e tyre më të keqe që kishin përjetuar, pra vrasjen e Bin Laden. Gruaja e katërt e Osama Bin Laden, Amal bin Laden, njëherësh me e reja prej të gjithave, ishte fshehur në një shtëpi të sigurt në Pakistan, kur ushtarët amerikan sulmuan më 11 maj 2011,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-deputeti i LDK-së Salihaj tregon pse u hoq nga lista

Posted: 23 May 2017 12:32 PM PDT

Ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj në një postim në Facebook ka dhënë shpjegimet që sipas tij kanë ndikuar që të mos përfshihet në Listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net. Ai ka treguar se nga lista është larguar bashkë me katër ish–deputetë dhe këtë largime e ka quajtur të padrejtë. Salihaj,sipas asaj që ka shkruar në Facebook, ka thënë ndër të tjera se “eleminimi im u bë për shkak se votova......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A është bashkimi kombëtar prioritet sipas Goranit?

Posted: 23 May 2017 12:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abdixhiku i kujton Matoshit shkrimin “Lista e PDK-së duket si listë Interpoli”

Posted: 23 May 2017 12:27 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abdixhiku: Në LDK nuk flitet për rithemelim të Republikës

Posted: 23 May 2017 12:25 PM PDT

Brenda Lidhjes Demokratike nuk diskutohet për rithemelim të Republikës. Kështu thotë Lumir Abdixhiku, kandidat për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës prej këtij subjekti duek shtuar se aktualisht nuk ekziston luksi që gjeneratave të reja t’u flitet për rithemelim të Republikës së Kosovës. "Në konceptin e grupit politik që unë e përfaqësoj, nuk flitet për rithemelim të kësaj Republike, pra ne e marrim si të qenë Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj dhe besoj se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more