Skip to main content

Koha.net: “Gazeta turke boton faqe bosh në shenjë proteste për arrestimin e gazetarëve opozitarë” plus 29 more

Koha.net: “Gazeta turke boton faqe bosh në shenjë proteste për arrestimin e gazetarëve opozitarë” plus 29 more


Gazeta turke boton faqe bosh në shenjë proteste për arrestimin e gazetarëve opozitarë

Posted: 20 May 2017 02:36 PM PDT

Edicioni i sotëm i gazetës së përditshme turke “Sozcu”, u botua pa ndonjë tekst, në shenjë proteste kundër arrestimit të disa gazetarëve të kësaj gazete. Kjo gazetë është organ i opozitës turke. Gazetarët në Turqi që nga 14 korriku, kur dështoi grusht-shteti, janë përballur me masa represive, arrestime dhe përndjekje. Shumë media opozitare janë mbyllur. Shefja ekzekutive e ueb-faqes “Sozcu”, Mediha Olgun, është arrestuar derisa pronari i së përditshmes, Burak Akbay,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita thotë se Veliu s’i ka përmbushur asnjë prej premtimeve të dhëna

Posted: 20 May 2017 02:42 PM PDT

Për dy mandate rresht me premtimet e shumta, të cilat i bëri, e fitoi besimin e qytetarëve për të nxënë karrigen e të parit të Podujevës. Premtimet madhore të kryetarit Agim Veliu, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, vendet e reja të punës, bujqësia, arsimi dhe infrastruktura, opozita dhe qytetarët i kanë të freskëta në kokë, raporton KTV. Për opozitën asnjë nga premtimet e dhëna nuk janë realizuar, për çka thonë se performanca është asnjë për qind. Sipas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho kërkon mesfushorin e Chelseat

Posted: 20 May 2017 02:41 PM PDT

Manchester Unitedi është duke punuar që të ribashkojë Jose Mourinhon me mersfushorin serb të Chelseat, Nemanja Matiq, raporton Manchester Evening News. Portugezi është në kërkim të një mesfushori qendror, dhe e sheh Matiqin si zgjidhje të problemeve të Manchester Unitedit, transmeton Koha.net. Ai kishte punuar me mesfushorin serb sa menaxhonte Chelsean. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjon Karrica tregon për herë të parë se ka një djalë

Posted: 20 May 2017 02:39 PM PDT

Këngëtari i njohur nga Shqipëri, Gjon Karrica ka qenë mysafir nëpër emisione të shumta, por asnjëherë nuk kishte folur për jetën private. Mirëpo, këtë gjë e ka bërë në emisionin “Talk” të KTV-së. Gjoni ka treguar se ai është babë dhe ka një djalë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Panik në Kanë, alarm fals për bombë

Posted: 20 May 2017 02:15 PM PDT

Ka patur momente paniku në Kanë ku po zhvillohet Festivali i Kinematografisë. Agjentët e sigurisë kanë evakuuar me qindra persona nga teatri Debussy, një sallë brena pallatit të festivalit, bëhet fjalë për persona që po ndiqnin filmat, gazetarë dhe personel shërbimi. Një çantë e dyshuar ka ndezur panikun dhe ka bërë që të shpërthejë alarmi i sigurisë. Publiku, në pritje për të hyrë në sallat e tjera, ku do të shfaqeshin filma që garojnë në festival, ka parë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kreu i “Plisave” dyshon në trukime: Besa paret e Llapi Kupën

Posted: 20 May 2017 02:20 PM PDT

Kreu i “Plisave”, Albert Kastrati dyshon se Kupa e Kosovës në futboll ndërmjet Besës dhe Llapit është trukuar. Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se po flitet që Besa do të marrë paret, kurse Llapi Kupën, transmeton Koha.net. “Po flitet, Besa paret (100.000 mijë euro) e Llapi Kupën. Kur të ndodh përnime atëherë mos më thirrni hiq nëpër media”, ka shkruar ai në Facebook. Kujtojmë se shumë ndeshje më parë në futbollin kosovar janë zbuluar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NYT zbulon: Kina ka vrarë rreth 20 spiunë të CIA-s

Posted: 20 May 2017 02:50 PM PDT

Kina ka vrarë apo burgosur 18 deri në 20 burime të CIA-s nga 2010 deri më 2012, duke penguar kështu operacionet amerikane të spiunazhit në një të çarë masive të inteligjencës origjina e të cilave nuk është identifikuar, ka raportuar të shtunën gazeta “New York Times”. Hetuesit mbeten të ndarë nëse ka pasur një spiun në CIA që i ka tradhtuar burimet apo nëse Kina ka hakuar sistemin e maskuar të komunikimeve të CIA-s, ka raportuar gazeta, duke cituar zyrtarë aktualë dhe të kaluar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besa Kokëdhima dhe Elineli sjellin këngën e re

Posted: 20 May 2017 01:54 PM PDT

Këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima dhe reperi nga Prishtina, Elinel kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë të bukur. “Mos m’le me ra” quhet kënga e tyre, transmeton Koha.net. Kënga është prodhim i Threedots, me muzikë të Kledi Bahitit dhe DJ Vickyt. Teksti është shkruar nga Elineli, pjesa e tij, kurse pjesën e Besa Kokëdhimës është shkruar nga Timo Flloko, Alex dhe Besa. Videoklipin e këngës e ka punuar Provideo Albania. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Napoli mposht Fiorentinën, shkëlqen Mertens

Posted: 20 May 2017 01:38 PM PDT

Napoli ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultat 4 me 1. Venasit kaluan në epërsi qysh në minutën e tetë përmes Koulibalyt, transmeton Koha.net. Në minutën e 36 Insigne e dyfishoi epërsinë pas një asistimi nga Mertens, i cili më pas shënoi dy herë për Napolin. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Iliçiq në minutën e 60. Napoli tani ka 80 pikë në vendin e tretë, derisa Fiorentina në vendin e shtatë ka 59 pikë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti i KTV-së për ndeshjen Gjilani – Drita

Posted: 20 May 2017 01:21 PM PDT

Drita fitoi “Derbin e Anamoraves”, duke e mposhtur rivalin lokal Gjilanin 1-0, me golin në çastet e fundit të Përparim Livorekës. Si gjithnjë, atmosfera ishte e jashtëzakonshme në derbin e Gjilanit, falë dy tifozerive “Skifterat” e “Intelektualet”, raporton KTV. Një raport më të detajuar të “Derbit të Gjilanit” do të mund ta ndiqni të dielën në kuadër të Sportit Total në KTV. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qëllohet me Kallashnikov një 20-vjeçar në Vaun e Dejës

Posted: 20 May 2017 01:10 PM PDT

Një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes në Vaun e Dejës. 20-vjeçari E.Z ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Tch. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli: Më 11 qershor, programi ynë mundëson ndryshimin e Kosovës

Posted: 20 May 2017 12:55 PM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Pacolli, partia e të cilit lidhi koalicion parazgjedhor me subjektin politik LDK që bashkëqeverisi me vendin deri në ditën kur koalicioni u rrëzua me votë mosbesimi në Kuvend, tha se “duke zbatuar programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Khalifa International Stadium” i jashtëzakonshëm, stadiumi i parë për Botërorin 2022

Posted: 20 May 2017 12:54 PM PDT

Organizatorët e Kupës së Botës 2022 në Katar, e kanë hapur stadiumin e parë në Doha për këtë garë. Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani edhe zyrtarisht e hapi stadiumin e renovuar “Khalifa International Stadium” para ndeshjes finale të kupës ndërmjet Al Rayyan dhe Al Sadd, që do të zhvillohet në prani të 40 mijë shikuesve, transmeton KTV.  Sipas organizatorëve, stadiumi që është ndërtuar në vitin 1976 dhe që më pas u përdor për Lojërat Aziatike në vitin 2006, pati......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Golat dhe reagimet nga ndeshja Feronikeli – Liria

Posted: 20 May 2017 12:46 PM PDT

Liria e Prizrenit e ka arkëtuar një pikë shumë të rëndësishme si mysafire e Feronikelit, duke luajtur baras 1:1, në ndeshjen e javës së 32-të, e cila u zhvillua të shtunën në Drenas. Në bazë të lojës së shfaqur nga të dyja skuadrat në fushë, barazimi ka qenë epilogu real i këtij takimi, me “Niklin” që e mbyll kampionatin me barazim para shikuesve të vet që ishin në numër të vogël dhe Lirinë që fiton një pikë, e cila ka vlerë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK: “Koalicioni i natës” kërcënon dhe shantazhon administratën shtetërore

Posted: 20 May 2017 12:48 PM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj asaj që kjo parti e quan “kërcënim dhe shantazh publik” që kandidati “i koalicionit të mesnatës”, Ramush Haradinaj, i bëri sot administratës shtetërore. Haradinaj, në një diskutim të sotëm me qytetarë të Rahovecit, tha se nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma fiton zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do të "zbraz tërë administratën shtetërore" për të, siç tha ai, “sjell njerëz adekuat për të punuar në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ibrahimoviq thotë se është gati për finalen e Ligës së Evropës

Posted: 20 May 2017 12:12 PM PDT

Zlatan Ibrahimoviq insiston se është i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës ndaj ish-skuadrës së tij, Ajaxit. Goal shkruan se suedezi do të jetë spektator në Stockholm për të shikuar finalen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Ajaxit, transmeton Koha.net. Ibra kishte pësuar një lëndim të rëndë ndaj Anderlechtit dhe tani është duke punuar për të rikthyer. Të premten trajneri i Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar se Ibra do të udhëtojë me ekipin për ta shikuar ndeshjen. Ibrahimoviq ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Del në shitje hiper-vetura unike e luksoze e Bugattit

Posted: 20 May 2017 12:00 PM PDT

Hiper-vetura unike e kompanisë së famshme të veturave sportive e luksoze, Bugatti, tani është në dispozicion për shitje dhe pronari i ri duhet të paguajë rreth tre milionë dollarë. Fjala është për të vetmin model të prodhuar, nga kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Mansory Linea Vincero d’Oro, i cili ka karrocerinë e bërë tërësisht nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net. Ky model unik vjen me një dizajn të veçantë, i cili në mbrojtësin e përparmë ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfaqësimi i grave në zgjedhjet në Kosovë

Posted: 20 May 2017 11:58 AM PDT

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 26 subjekte politike nga të cilat 5 koalicione, 19 parti politike dhe dy nisma qytetare, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Ligji i detyron ato subjekte që të kenë në listat e tyre 30 për qind të kandidatëve të gjinisë femërore. Por, organizatat për të drejtat e grave thonë se përqindja e detyruar nuk përfaqëson barazinë gjinore që duhet të jetë synim i institucioneve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si po vazhdon të krijojë të ardhura Shteti Islamik?

Posted: 20 May 2017 11:55 AM PDT

Ndërsa po zvogëlohen burimet e të ardhurave të Shtetit Islamik me humbje të territoreve në Siri dhe Irak, prokurorët irakianë thonë se grupi ka filluar të shesë me shpejtësi çfarëdolloj mallrash që mundet. Në një raport të fundit të Këshillit të Lartë Juridik të Irakut përmblidhen konkluzione të nxjerra nga marrjet në pyetje të anëtarëve të kapur të ISIS-it, që tregojnë se si po futen në tregun irakian produkte nga shitja e të cilave shpresohet të financohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Të rinjtë nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes

Posted: 20 May 2017 11:47 AM PDT

I nominuari për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë. Haradinaj, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova. “Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmen e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një i lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

Posted: 20 May 2017 11:47 AM PDT

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë taksi dhe një motoçiklist, i cili ka marrë lëndime, transmeton kp. Shumë qytetarë të rastit janë ndalur për t’i ofruar ndihmë të aksidentuarit, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca. {gallery}   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA i jep 110 miliardë dollarë Arabisë Saudite për ushtrinë

Posted: 20 May 2017 11:25 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, është pritur nga mbreti Salman bin Abdulaiz. Trump dhe Abdulaiz nënshkruan një nga marrëveshjet më të mëdha ushtarake me vlerë 110 miliardë dollarë. Këto para do të përdoren për të shtuar kapacitetin ushtarak të Arabisë Saudite. “Kjo pako demonstron, në mënyrën më të qartë të mundshme, përkushtimin e SHBA-së për partneritetin tonë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjalët e fundit të Lahmit si lojtar i Bayernit

Posted: 20 May 2017 11:31 AM PDT

Philipp Lahm ka mbajtur një fjalim emocionues në ndeshjen e tij lamtumirëse te Bayern Munichu. Lahm, që përfundon karrierën me 517 paraqitje për Bayernin, ka thënë pas takimit se ka ndjenja të përziera, sidomos kur feston për herë të fundit me bashkëlojtarët, transmeton Koha.net. “Ndjenja të përziera, kur festoni për herë të fundit me djemtë aty”, u shpreh ai pas takimit, për t’ia ndërprerë më pas fjalimin David Alaba duke i hedhur birrë në kokë. 🍻🍻🍻......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Audi A5 Coupe me rrota të reja

Posted: 20 May 2017 11:27 AM PDT

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, JMS Race Design, ka zgjeruar ofertën e saj me paketën e re për Audi A5 në version Coupe. Paketa e re për modifikimin e Audi A5 Coupe, përfshinë spoilerin e ri të përparmë, difuzerin e ri të pasmë, transmeton Koha.net. Gjithashtu, në këtë paketë hynë edhe seti i ri i rrotave Cor. Speed Challenge nga alumini me diametër prej 20 deri 22-inç, sistemin Eismann të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe amortizatorët KW të modifikuar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen mbi 2 mijë migrantë në Detin Mesdhe

Posted: 20 May 2017 11:10 AM PDT

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 2,121 migrantë në Detin Mesdhe dhe po ashtu kanë nxjerr një trup të pajetë, ka thënë garda bregdetare italiane. Mbi 45 mijë njerëz janë shpëtuar nga Italia, të cilët ishin nisur nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti. Kjo shifër është 40 për qind më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit 2016, raporton rel. Ndërkaq, 1,222 persona kanë humbur jetën, në rrugëtimin e tyre për të arritur në Evropë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma mban gjallë shpresat për titull

Posted: 20 May 2017 11:06 AM PDT

Roma ka shënuar fitore në udhëtim te Chievo me rezultat 3 me 5. Në këtë ndeshje shkëlqyen El Shaaraëy dhe Salah që shënuan nga dy gola, kurse golin e pestë për romakët e shënoi Edin Xheko në minutën e 83, transmeton Koha.net. Kurse të vendasit dy herë shënoi Inglese, kurse një gol e shënoi Castro. Roma tani ka 84 pikë, një më pak se Juventusi që është në krye dhe ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çanta nga misioni i parë në Hënë në ankand për 4 milionë dollarë

Posted: 20 May 2017 10:59 AM PDT

Çanta me shenjën “Kthimi i mostrave të Hënës”, të cilën e kishte përdorur astronauti Neil Alden Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë, në të cilën kishte bartur gurë dhe pluhur, do të dalë në shitje në ankandin Sotheby's në Nju Jork, në korrik dhe pritet të shitet me çmim deri në katër milionë dollarë. Në këtë çantë ishin vendosur gurë dhe pluhur nga rajoni i Hënës i njohur si Deti i Qetësisë. Ankandi është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kukësi kampion i Shqipërisë

Posted: 20 May 2017 10:44 AM PDT

Kukësi është kampioni i Shqipërisë në futboll pasi mposhti mes tensioneve në ndeshjen e parafundit të kampionatit 2-0 Skënderbeun. Kroati Pero Pejiq është lojtari që më shumë se çdo tjetër nga kuksianët e meriton këtë trofe, duke qenë se edhe në ndeshjen e fundit ishte ai autori i dy golave. Mes tensioneve, Kukësi i drejtuar këtë sezon nga trajneri Ernest Gjoka, ka arritur të thyejë 2-0 Skënderbeun, kampionët në fuqi të kampionatit. Skënderbeu mbeti me një lojtar me pak......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poetja e xhazit do të hap “Turkish Jazz Week”

Posted: 20 May 2017 10:40 AM PDT

hapjen e edicionit e gjashtë të “Turkish Jazz Week” do të performojë poetja e xhaz-it, një nga këngëtaret më në zë të kohës Şenay Lambaoğlu. Java e xhaz-it turk organizohet për të gjashtën herë në Kosovë ndërsa solistja Lambaoğlu do ta hap atë me kuintetin e saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Turqi, Şenay njihet për interpretimin mjeshtëror të poezive dhe këngëve të emrave të njohur mes së cilëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëlqen Alonso në provat e “Indianapolis 500”

Posted: 20 May 2017 10:31 AM PDT

Fernando Alonso vijon të befasojë gjatë provave në garën e Indianapolis 500. Piloti spanjoll i McLaren në Formula 1 që është debutues në këtë eveniment, gjatë testeve të së premtes u rendit i katërti teksa arriti shpejtësinë prej 373 km/h. Për sa i përket 3 vendeve të parë, fituesi në këtë ditë ishte francezi Sebastien Bourdais, i cili e përshkoi pistën ovale të Brickyard prej 2.5 km me shpejtësinë 375 km/h, transmeton tch. Menjëherë pas tij, në vendin e dytë u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more