Skip to main content

“Kë preferon më shumë Yllka Brada, kostumografinë apo modën ? (VIDEO)” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Kë preferon më shumë Yllka Brada, kostumografinë apo modën ? (VIDEO)” plus 2 more Gazeta Tribuna


Kë preferon më shumë Yllka Brada, kostumografinë apo modën ? (VIDEO)

Posted: 23 May 2017 09:20 AM PDT

Yllka Brada e ftuar në emisionin “si n’shpi”  ka folur për punën e saj dhe angazhimet me të cilat i ka.

Pavarësisht punës se madhe që bënë, sigursiht që njërën e bënë më me shumë qef.

Në cilen ndihet më  rehat ajo në kosumografi apo në modë, këtë kuptoje duke klikuar në link./GazetaTribuna/

The post Kë preferon më shumë Yllka Brada, kostumografinë apo modën ? (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Kush po i qëndron prapa kostumografes Yllka Prada?! (VIDEO)

Posted: 23 May 2017 09:13 AM PDT

E ftuar në emisionin “si n’shpi”  Yllka shpalosi detaje nga jeta e saj profesionale.

Por pa ndihmën e një personi thotë që nuk do t’kishte arritë shumë gjëra.

Për kë bëhet fjalë, klikolni në linkun e mëposhtëm./GazetaTribuna/

The post Kush po i qëndron prapa kostumografes Yllka Prada?! (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Rrëfim i pabesueshëm i suksesit, kur zgjedhet profesioni i duhur

Posted: 23 May 2017 07:14 AM PDT

Zgjedhja e profesionit në bazë të aftësive dhe pasionit që zotëron një person është një nga zgjedhjet më të rëndësishme në jetë.

Qasja ndaj vetvetes dhe identifikimi i aftësive janë kyçe për zgjedhjen e profesionit ideal. Pasi të bëhet kjo, është lista e shkurtër e profesioneve që secili krijon në mendjen e vet për atë që dëshiron të bëj, për atë që dëshiron të krijojë, për atë që dëshiron të punojë – e në të njëjtën kohë të vlerësohet.

Zgjedhjet për karrierën janë gjithnjë delikate dhe kërkojnë informacion, janë në përputhje me identifikimin e qëllimeve afatshkurtëra, që shumë herë ndikojnë në rrafshin afatgjatë, ndërsa planifikimi i gjithë këtij rrugëtimi është faktori kyç që ndikohet nga dëshira për vlerësim – qoftë nga sjellja e duhur profesionale,  pagesa, mundësia për promovim, apo sfidat nga puna.

 

Shpëtim Pllana, Drejtor Teknik  në BP Home që udhëheqë "projektin e lagjes Qershia" është një shembull i shkëlqyer i cili ka zgjedhur profesionin ideal dhe vlerësohet në kuadër të pritshmërive duke arritur synimet jetësore.

Projekti "Qershia" është një lagje moderne me 130 shtëpi dhe hapësira tjera të përziera siç janë marketi, kopshti dhe fushave të sportit. Ky koncept i shtëpive të mençura dhe ekologjike është i pari në Kosovë dhe rajon.

Ai thotë se profesionin si inxhinier i ndërtimit konstruktivë e ka zgjedhur nga dëshira për zgjidhje të problemeve të ndryshme nga lëndët e tij të preferuara, kurse si projekt më të rëndësishëm e konsideron projektin e lagjes "Qershia".

"Pasi që ndërtimtaria është në korrelacion në mes të fizikës dhe matematikës si shkencë dhe si inxhinieri që të sfidon për zgjidhjen e problemeve teknike – ky profesion i ka plotësuar dëshirat e mia që të merrem njëkohësisht me lëndët e preferuara dhe zbatimin e tyre në praktikë".

 

"Besoj që pika ime më e fortë është studimi në formë hulumtimi, analizë dhe kritikë shkencore për të zbërthyer problemet. Besoj që kjo mund të dëshmohet me punimin e temës së diplomës në bachelor me titull "Krahasimi i metodës së forcave dhe metodës së deformimeve në analizën e sistemeve statikisht të pacaktuara" theksoi Pllana.

 

"Pozita e Drejtorit Teknik në lagjen "Qershia" duke e marrë parasysh madhësinë e projektit, jo vetëm si projekt ndërtimor, por edhe si projekt investiv e bën që të jetë projekt mjaft i rëndësishëm i karrierës time", shtoi ai.

Për zgjedhjen e profesionit nga të rinjt, si një çështje delikate dhe e rëndësishme për të ardhmen e tyre, Pllana rekomandon ndërtimtarinë si sferën ku të rinjt mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe ku ata mund ta gjejnë lehtë veten.

 

"Pasi që ndërtimtaria si fushë është në ekspansion jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën – do të ketë nevojë të vazhdueshme për ekspertë dhe profesionistë të përkushtuar për të ofruar zgjidhje optimale dhe të kohës, sidomos për objekte të larta dhe të mëdha të cilat më parë nuk janë ekzekutuar, prandaj ndërtimtaria do të ofrojë kënaqësi për të gjithë ata që janë të përkushtuar dhe që i pëlqejnë sfidat", potencon Drejtori Teknik i BP Home për projektin Qershia, teksa këshillon të rinjt për zgjedhjen e tyre.

 

Duke folur për rolin e tij në BP Home, ai thotë se ka përgjegjësi të shumanshme. "Roli im zyrtar në BP Home është Drejtor Teknik, ku kontribuoj si udhëheqës i grupit. Unë mendoj se BP Home ofron hapësirë për kuadro të reja dhe me ambicie për vlera të nivelit ndërkombëtarë, për atë edhe unë jam pjesë e kësaj kompanie." – shtoi z.Pllana

 

 

Secili profesion ngërthen diçka që e bën atë unik, varësisht edhe nga personaliteti. Për Pllanën kërkesa për kualitet dhe trajtim të mirëfilltë të problemeve teknike e bën profesionin e tij të veçantë.

 

"Kërkesa nga kompania që problemet teknike dhe inxhinierike të trajtohen në formë shumë profesionale, por edhe të mirëfillt duke u bazuar në hulumtime dhe punime shkencore dhe duke pasur për bazë edhe kualitetin shumë të lartë të punës", përfundoi Drejtori Teknik i BP Home për projektin "Qershia", Shpëtim Pllana.

 

Kështu, inxhinieri Pllana reprezenton shembullin ideal se si zgjidhet profesioni i duhur dhe cilët janë faktorët kyç për të bërë zgjedhjen e duhur, e ku u kuptua se Drejtori Teknik i projektit të lagjes "Qershia" motivohet nga problemet që ai duhet t'i zgjidhë dhe vlerësimi që i bën BP Home.

Nuk thonë kot… zgjedhni profesionin që ju vërtet e dashuroni dhe asnjë ditë tjetër të jetës tuaj nuk do t'iu duhet që thjesht të punoni!

 

 

The post Rrëfim i pabesueshëm i suksesit, kur zgjedhet profesioni i duhur appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more