Skip to main content

“Ish-shefi i CIA-s është ankuar për ndërhyrjen ruse qysh në gusht” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Ish-shefi i CIA-s është ankuar për ndërhyrjen ruse qysh në gusht” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Ish-shefi i CIA-s është ankuar për ndërhyrjen ruse qysh në gusht

Posted: 23 May 2017 09:05 AM PDT

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, tha se ka biseduar direkt me kreun e agjencisë kryesore ruse të sigurisë, për t'u ankuar për keqtrajtimin e diplomatëve amerikanë dhe përpjekjet e dukshme të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Brennan i tha Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve se biseda më drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, është zhvilluar në muajin gusht, derisa zhvillohej fushata presidenciale. Brennan tha se i ka thënë Bortnikovit se ndërhyrja e vazhdueshme e Rusisë do të dështojë dhe do të pengojë çdo ngrohje të marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit. Po ashtu në gusht, FBI ka hapur hetime për marrëveshje të mundshme midis anëtarëve të fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë. Këto lidhje nuk janë vetëm fokus i hetimeve të FBI-së, por edhe i disa hetimeve të Kongresit. Çështja i ka hedhur hije administratës së presidentit Donald Trump, prejse ka marrë detyrën në muajin janar. Vendimi i Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, ditë më parë, shkaktoi trazira politike dhe bëri që Departamenti i Drejtësisë të emërojë një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet e agjencisë në administratën Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia gjermane çan një bandë hajdutësh me 500 anëtarë

Posted: 23 May 2017 08:08 AM PDT

Policia e Mynihut tha se ka prishur një klan të madh hajdutësh, i cili, sipas vlerësimeve, mund të jetë përgjegjës për një të pestën e vjedhjeve në Gjermani. Policia tha se banda kriminale mund të krahasohet me një "oktapod me këmbë në gjithë Evropën" dhe se pjesëtarët e saj janë të lidhur me gjak ose martesë. Hetimet kanë nisur kur tri gra janë kapur duke bërë përpjekje për të hyrë në një pronë në Mynih, në janar të vitit 2016. Hetimet kanë çuar në arrestime në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani. Reinhold Bergmann, komisionar i policisë për vjedhje të organizuara, tha se banda mund të ketë degë që operojnë edhe në vende të tjera, si: Belgjika, Franca dhe Italia. Bergman tha se grupi ka shfrytëzuar kryesisht gra të reja për të kryer vjedhjet. Policia tha se banda ka rreth 500 anëtarë dhe sistem hierarkik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi shantazhon serbët e Kosovës: Kë të votojnë?!

Posted: 23 May 2017 07:51 AM PDT

Beogradi zyrtar po u bën presion qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të votojnë vetëm për Listën Serbe, si dhe po përdor forma shantazhi ndaj pesë subjekteve tjera politike serbe, të cilat janë pjesë e garës zgjedhore, vlerësojnë përfaqësuesit e disa subjekteve politike serbe në Kosovë, si dhe njohësit e zhvillimeve politike. Kryeministri në largim, përkatësisht presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për Listën Serbe. Ai, madje, ka theksuar se "forca të caktuara shqiptare dhe të botës po i blejnë serbët, në mënyrë që t'i kenë katër prej dhjetë deputetëve serbë për ta votuar ushtrinë e Kosovës". Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Përparimtare, subjekt politik serb në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar as që ka tentuar t'i unifikojë përfaqësuesit politikë të serbëve në një listë të përbashkët, por i ka ndarë serbët në "të mirë" dhe në "të këqij". Me këtë retorikë, sipas tij, Beogradi zyrtar po i përçan serbët në "të jugut" dhe "të veriut" dhe ka shfaqur tendencën që serbët e veriut të Kosovës t'i marrin funksionet në institucionet e Kosovës. Sjellja aktuale e Beogradit zyrtar ndaj subjekteve politike dhe vetë komunitetit serb në Kosovë është formë e presionit, tha Rashiq. "Me këtë sjellje, Beogradi do të ndikojë në strukturat e serbëve të Kosovës dhe vetë serbët dhe sigurisht do ta pamundësojë që përfaqësimi të jetë me kapacitete të plota dhe me njerëz burimorë. Ju keni parë se çfarë terminologjie po përdoret, se kinse disa serbë, siç thotë edhe Marko Gjuriq (drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë) do të votojnë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Në fakt, në këtë moment nuk ekziston ndonjë serb në Kosovë që do të votonte për këtë ushtri", tha Rashiq. Beogradi (s')mund ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë Aleksandar Jabllanoviq, ish-themelues i Listës Serbe, aktualisht drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila në garën zgjedhore të 11 qershorit është futur në koalicion me Iniciativën Qytetare Aktive, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar është duke gabuar me politikën e tij të animit vetëm kah Lista Serbe. "Ato po u ndodhin serbëve në Kosovë, mund të them lirisht se janë kërcënimet më të vrazhda, të cilat serbët i kanë prej vitit 1999, prej kur merren me politikë. Këto kërcënime, fatkeqësisht, vijnë nga ana e institucioneve të shtetit tonë, Serbisë, të cilat funksionojnë ende në Kosovë. Unë nuk e kuptoj se cila është prapavija e kësaj, përveçse mund të shoh se caku është që tash të krijohet frikë dhe ngatërrim te njerëzit, se kinse një grup i serbëve do të ketë guxim dhe do të vendosë që ta formojë Ushtrinë e Kosovës", tha Jabllanoviq. Ai shtoi se kërcënime janë duke marrë përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike serbe në Kosovë. Gjithashtu, sipas tij, familjarët e tyre kërcënohen se do të mbesin pa punë, se studentët do të mbesin pa konvikte. Jabllanoviq theksoi se Beogradi, me këto veprime, vetëm sa po e vë veten në situatë të rëndë. Tensione në Listën Serbe, nuk dihet kush është kryetari, Jabllanoviq apo Simiq Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se sjellja e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës nuk paraqet asgjë të re. Sipas tij, Beogradi, tash e disa vite, përpiqet t'i orientojë serbët e Kosovës se si të votojnë, duke mos llogaritur se një pjesë e votuesve janë kundër Listës Serbe ose favorizojnë ndonjë subjekt tjetër politik serb. "Ata që janë kundër kësaj liste, ose favorizojnë ndonjë listë tjetër, nuk janë më pak serbë, më pak të rëndësishëm dhe të ndershëm sesa këta që zoti Vuçiq, Gjuriqi dhe të tjerët nga Qeveria e Serbisë i bëjnë të rëndësishëm dhe vetëm ata i promovojnë si përfaqësues serbë. Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar dhe kjo është një prej nënçmimeve të radhës të serbëve të kësaj hapësire. Do të shihni se, pavarësisht faktit se do të ketë presione të llojllojshme që të votohet për Listën Serbe, një numër i caktuar këtë nuk do ta bëjë dhe kjo edhe më shumë do t'i ndajë serbët", tha Nojkiq. Ai shtoi se në mesin e serbëve të Kosovës ka mjaft të tillë, të cilët nuk mendojnë ashtu siç mendon Qeveria e Serbisë. Përfaqësuesit politikë të serbëve po garojnë për 10 vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 vende. Sipas Nojkiqit, në sesionin e ri, në opozitë do të ketë edhe serbë, në qoftë se Beogradi zyrtar nuk i dëgjon edhe serbët tjerë dhe jo vetëm Listën Serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet e shpeshta, zbehin premtimet për zbutjen e papunësisë

Posted: 23 May 2017 07:44 AM PDT

Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë po i dëmtojnë projektet që kanë për qëllim gjenerimin e vendeve të reja të punës, thonë përfaqësues të shoqatave ekonomike në vend. Mungesa e stabilitetit qeverisës dhe proceset e shpeshta të zgjedhjeve të parakohshme, sipas tyre, i lënë të pazbatueshme projektet nga fusha e zhvillimit ekonomik, të cilat kryesisht bazohen mbi strategji afatgjate. Kjo situatë jostabile politik,e që po e përcjell vendin për vite më radhë, thonë ekspertë të ekonomisë, po pamundëson edhe krijimin e vendeve të reja të punës nga investitorët potencialë, të cilët do të mund ta shtrinin kapitalin e tyre në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se situata politike në të cilën po kalon Kosova nuk është aspak në favor të gjenerimit të vendeve të reja të punës. "Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme ndërprenë disa prej projekteve të cilat, Qeveria apo dikasteret e caktuara ministrore kanë qenë të përfshirë. Për investitorët e huaj ky është një tregues i mungesës së stabilitetit politik që e rritë pasigurinë politike dhe është një faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve për investime". "Derisa investitorët e brendshëm mund t'i kenë të njohura arsyet e mbajtjes së zgjedhjeve të tilla, për investitorët e huaj mbajtja e zgjedhjeve në periudha kaq të shpeshta, dy-tri vjeçare, mund të sugjerojë për një mungesë stabiliteti dhe një rreziku më të madh", thekson Zeka. Kosova që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka përmbyllur mandatin kushtetues prej katër vjetësh. Të gjitha qeveritë, gjatë viteve që nga pavarësia janë shtrënguar në dorëheqje nga mocionet e ngritura në Kuvend. Papunësia, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që poe përcjell shoqërinë kosovare viteve të fundit. Në bazë të një ankete rreth fuqisë punëtorë të tremujorit të katërt të vitit 2016, papunësia në Kosovë është 28.7 për qind. "Qeveria e kaluar, pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur një normë pozitive të rritjes ekonomike, ka dështuar që të ketë një dinamizëm më të madh në rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht të krijojë vende më shumë të punës, pavarësisht premtimeve të mëdha që janë dhënë në fushatën e vitit 2014. Kanë qenë vazhdimisht temat politike që kanë dominuar agjendën e vendimmarrjes", ka theksuar Zeka. Koalicioni qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila pati filluar mandatin qeverisës afër tri vjet më parë, kishte premtuar mbi 120 mijë vende pune brenda një mandati katër vjeçar, por, jo të gjitha këto vende pune ishin realizuar. Në programin e Qeverisë së Kosovës 2015-2018, ishte paraparë që gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike dhe vendeve të punës të jetë sektori privat, në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Por, për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Ismail Kastrati, premtimet e dhëna për punësim nuk ishin reale, prandaj edhe realizmi i tyre ishte vështirë i mundshëm. "As çerekun e premtimeve nuk i kanë realizuar në aspektin e punësimit. Papunësia mund të zvogëlohet vetëm nëse zhvillimi ekonomik është diku 7 – 8 për qind. Ne kemi pasur rritje ekonomike çdo herë nën 4 për qind dhe ajo nuk ka siguruar një punësim të rritur apo një mundësi të zvogëlimit të papunësisë", thekson Kastrati. Ndryshe, supozohet se çdo vit në tregun e punës në Kosovë janë aktivë për t'u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lartë, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdiq aktori Roger Moore

Posted: 23 May 2017 07:38 AM PDT

Aktori britanik, Roger Moore, vdiq në moshën 89-vjeçare, njoftoi familja e tij. Moore ka luajtur spiunin e famshëm në shtatë filma James Bond, përfshirë: "Live And Let Die" dhe "The Spy Who Loved Me".   Familja e tij tha se Moore ka vdekur pas një "beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin". Sir Roger Moore, i cili vdiq në Zvicër, do të ketë një funeral privat në Monako, në përputhje me dëshirën e tij, tha familja. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra votues nga diaspora rrezikojnë të mbesin pa votuar 

Posted: 23 May 2017 07:18 AM PDT

Qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk u ka ofruar mundësitë e duhura që të aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ nuk ka adresuar siç duhet kërkesat dhe interesimin e mërgimtarëve për të qenë pjesë e procesit zgjedhor. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka zhvilluar një fushatë të mirëfilltë për t'i informuar votuesit nga jashtë, e as nuk është përgatitur që t'i pranojë kërkesat. Por, ka pasur probleme të cilat nuk janë adresuar siç duhet nga KQZ-ja". "Ajo që do të duhej të bënte KQZ-ja është që të krijojë data-baza elektronike, ku qytetaret duhej të aplikonin, t'i ngarkonin formularët aty dhe jo që ato të dërgohen me e-mail ose me postë. Dihet që posta në Kosovës vonohet me muaj të tërë. Në ketë mënyrë, ju është mohuar e drejta e votimit", tha Krasniqi. Në anën tjetër, në KQZ nuk kanë dhënë një shpjegim për, ato që shoqëria civile dhe disa subjekte pjesëmarrëse në zgjedhje, i cilësojnë si lëshime. Më 22 maj, ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve të mërgatës, të cilëve, sipas Ligjit për zgjedhje u mundësohet e drejta e votës edhe pse jetojnë jashtë vendit. Periudha e aplikimit ka qenë nga 15 deri më 22 maj. Albert Krasniqi tha se shumë qytetarë nuk kanë mundur të regjistrohen pasi mundësia e dhënë nga KQZ-ja ka qenë që të aplikojnë në një e-mail i cili është bllokuar, pasi ai nuk është administruar dhe qytetarët janë zhgënjyer. "Dështimi kryesor ka ndodhur me vet pamundësinë e regjistrimit të gjithë atyre që kanë pasur kërkesa dhe tani se sa do të marrin ata pjesë ose jo, është më pak e rëndësishme për shkak se dëmi veç është bërë në momentin kur u është kufizuar kjo e drejtë ", tha Krasniqi.  Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, përfshi dhe ata që nuk kanë të drejtën e votës, jetojnë në vende të ndryshme të botës.  Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, tha për Radion Evropa e Lirë se mërgimtarët kanë pasur disa problemeve për qasje dhe aplikim për të qenë pjesë e procesit zgjedhor. Megjithatë ai tha se për mërgimtarët të cilët kanë të drejtë vote, do të ketë mundësi për të votuar. "KQZ-ja dhe Ministria e Diasporës ka kohë që kanë punuar për krijimin e kësaj mundësie, por tash për vet faktin që janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, normalisht që nuk ka qenë e përgatitur për këto zgjedhje dhe fatkeqësisht duhet të vazhdohet me ritmin e vjetër siç ka qenë. Por, plani ka qenë që të jetë gjithçka në rregull. Megjithatë, është krijuar një sistem pavarësisht që nuk është shumë efikas i votimit me postë", tha Sheremeti . Ministria e Diasporës, ka nënvizuar Sheremeti, ka kërkuar që të bëhen ndryshime kushtetuese e ligjore në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në Parlament për diasporën e Kosovës. Nga ana tjetër, partia politike Lëvizja Vetëvendosje, si një prej subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, në një konferencë për media ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk po garanton të drejtën e votës për mërgatën. Adnan Rrustemi nga kjo parti dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se qasja e papërgjegjshme e KQZ-së, ua ka pamundësuar mijëra shtetasve që jetojnë jashtë vendit, të regjistrohen si votues. Partitë politike në Kosovë kohë më parë kanë organizuar aktivitete të ndryshme politike në vende të ku ka shumicë mërgimtarësh, por së fundmi thuhet se organizimet e tilla kanë filluar të reduktohen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria e ardhshme e Maqedonisë, përballë kthesave të mëdha

Posted: 23 May 2017 06:49 AM PDT

Parimet mbi të cilat do të udhëhiqet Qeveria e re Maqedonisë, janë shtyllat bazë mbi të cilat po zhvillohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re, ndërmjet mandatarit, përkatësisht liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizjen Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. "Anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike, sundimi i drejtësisë në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit, realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, janë shtyllat bazë mbi të cilat parime do të funksionojë Qeveria e re reformuese Maqedonisë", kanë theksuar përfaqësuesit e partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare. Sipas tyre, nga e marta do të diskutohet dhe për ndarjen e resorëve dhe emrat konkret që do të udhëheqin me ministritë në Qeverinë e re të Maqedonisë. Njohësit e çështjeve politike thanë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Maqedonisë do të duhej të bënte kthesa të mëdha për kthimin e vendit në procesin e integrimeve dhe sundimin e drejtësisë, për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. "Kjo Qeveri e cila duhet të formohet, mbase do të jetë Qeveria më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë, e cila do të duhet të bëj reforma thelbësore të cilat nuk janë bërë që nga pavarësia e shtetit". "Kështu që, parimet bazë mbi të cilat do të udhëhiqet kjo Qeveri, gjithsesi duhet të precizohen në atë masë, që të mos lihet hapësirë manovrimi për të anashkaluar detyrimet e shumta që e presin përbërjen e re të Qeverisë të Maqedonisë", thekson për Radion Evropa e Lirë profesori universitar, Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve politike. Nga ana tjetër, Arsim Sinani drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa thotë se kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për t'i prirë proceseve shumë të rëndësishme për Maqedoninë si shtet. "Në Maqedoni, në pozitat udhëheqëse nuk ka nevojë vetëm për njerëz të përgjegjshëm, po ka nevojë për njerëz të cilët deri më sot nuk kanë bartur pozicione publike dhe nuk kanë qenë të përzier në asnjë formë në krimet ekonomike,njerëzore, si dhe ato kulturore që i janë bërë Maqedonisë", thotë Sinani. Në Maqedoni, vijon ai, ka nevojë të shihen si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo maqedonase, njerëz të ditur dhe të guximshëm të cilët do të dinë ta orientojnë vendin në rrugën drejt perëndimit. "Nëse partitë shqiptare mendojnë që edhe më tej të instalojnë njerëz që në një formë apo tjetër e sollën gjendjen e shqiptarëve ashtu siç është sot, çështja shqiptare dhe raportet shqiptaro-maqedonase do të prolongohen sa i përket avancimit", thotë Sinani. Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev në vazhdimësi ka theksuar se para përfundimit të këtij muaji do t'i përmbyllin bisedimet me partnerët e koalicionit për të dorëzuar propozimin për Qeverinë e re në Parlament, ku me prioritet pritet të votohet dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale deri në vjeshtë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI kritikon presidentin moldav për komentet e tij kundër homoseksualëve

Posted: 23 May 2017 05:55 AM PDT

Dega e Amnesty Internacional në Moldavi thotë se presidenti Igor Dodon ka shkelur Kushtetutën e vendit, kur ka thënë se ai nuk është president i homoseksualëve në Moldavi. Një marsh protestues i organizuar nga komuniteti LGBT në Moldavi më 21 maj, u ndërpre menjëherë pasi filloi, pasi policia u përpoq të shmangte një konfrontim mes pjesëtarëve nga ky komunitet me protestuesit kundër homoseksualëve të cilët thonin se janë priftërinjë dhe besmitarë ortodoksë. Presidenti Dodon deklaroi se "unë kurrë nuk kam premtuar se do të jem president i homoseksualëve, ata do të duhej të zgjidhnin presidentin e tyre". Amnesty Internacional ka thënë se deklaratat e tilla janë shkelje serioze e "Kushtetutës të Moldavisë, e cila ndalon që kryetari i shtetit të nxisë urrejtje dhe ai është i detyruar që të respektojë të drejtat e çdo qytetari moldav".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët presin ndryshime pozitive nga Qeveria e re

Posted: 23 May 2017 05:37 AM PDT

Qytetarët në Kosovë shprehin mendimet e tyre se çka presin nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Shumica nga ta presin që Qeveria e re të bëjnë ndryshime pozitive. Ata thonë se zhvillimi ekonomik, papunësia dhe arsmi, duhen të jenë prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Talibanët vrasin 10 ushtarë afganë

Posted: 23 May 2017 05:05 AM PDT

Zyrtarët afganë thonë se militantët kanë sulmuar një bazë ushtarake në provincën Knadahar, duke vrarë të paktën 10 ushtarë dhe plagosur 9 të tjerë. Ministria e Mbrotjes tha se sulmi nisi pak para mesnatës të 22 majit në Kampin Achakzia në qarkun Shan Waliot. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Dawlat Wazeri tha se të paktën 12 sulmues janë vrarë në bejetën që është zhvilluar për orë të tëra. Talibanët dhe grupet e tjera militante, javëve të fundit kanë intensifikuar sulmet në Afganistan.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohen me kusht të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 23 May 2017 04:19 AM PDT

Gjykata Themelore në Shkup, të martën, i ka dënuar mekusht nëntë të akuzuarit, të cilët ishin të përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, me ç'rast qenë lënduar deputetët dhe kryetarët e dy partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare, por edhe disa gazetarë. Që të gjithë të akuzuarit, paraprakisht para Gjykatës kanë pranuar fajin.Vetëm të akuzuarit të parë, Dimçe Hristovskit i është shqiptuar masa me kusht në kohëzgjatje prej një vit e gjysmë. Kurse për tetë personat e tjerë, dënimi me kusht u është shqiptuar në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, para trupit gjykues deklaruan se derisa kanë qëndruar para Kuvendit, turma i ka shtyrë ata drejt dyerve të këtij institucioni, por siç kanë deklaruar ata, sikur ta kishin ditur se situata do të përshkallëzohej, asnjëherë nuk do të ishin futur brenda institucionit ligjvënës. Pasi kanë dalë nga Gjykata, të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, nga përkrahësit e tyre janë pritur me duartrokitje duke i trajtuarsi heronj. Më 27 prill, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, një grup protestuesish ishte futur me forcënë institucionin ligjvënës, me ç`rast ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump zotohet se do të punojë për të arritur paqe në Lindjen e Mesme

Posted: 23 May 2017 03:50 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor, është zotuar se do të bëj "çdo gjë" që mundet, për të arritur një marrëveshje të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. "Jam i përkushtuar të provoj të arrijmë një marrëveshje të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, dhe unë synoj që të bëj çdo gjë që mundem, për të ndihmuar për të arritur këtë qëllim", tha Trump, pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas në Betlehem. Trump është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president. Ai po synon që të shënojë përparim, në atë që ai e quan "marrëveshje përfundimtare"- një pakt i paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. "Unë me të vërtetë shpresoj se Amerika mund të ndihmojë Izaelin dhe palestinezët të arrijnë paqe dhe të sjellin një shpresë të re për njerëzit në këtë rajon", tha Trump, duke shtuar se ai beson fuqishëm se "Izraeli dhe palestinezët mund të bëjnë paqe dhe do të fillojë një proces i paqes në gjithë Lindjen e Mesme". Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abass, i tha Trumpit se palestinezët janë "të përkushtuar të punojnë me ju për të arritur një marrëveshje historike të paqes mes nesh dhe Izraelit".      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtyhet dëshmia e Comey para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve

Posted: 23 May 2017 02:04 AM PDT

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka shtyrë paraqitjen e tij para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që ishte paraparë të mbahet më 24 maj, ka thënë kryetari i panelit. Kryetari  republikan i këtij Komiteti, Jason Chaffetz, ka thënë se Comey "dëshiron të flas me Këshilltarin e Posaçëm Robert Mueller, përpara se të dëshmojë publikisht". Ende nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të jap dëshminë e tij. Comey, i cili u shkarkua më 9 maj nga presidenti Donald Trump, ishte paraparë që të dëshmonte para Komitetit për eksperiencat e tij me Trumpin dhe për hetimin e FBI-së për lidhjet e dyshuara Rusi-Trump. Departamenti amerikan i Drejtësisë, më 17 maj ka emëruar Mueller, ish-shefin e FBI-së, si Këshilltar të Posaçëm për të mbikëqyrur hetimin mbi bashkëpunimin e mundshëm në mes të Rusisë dhe ekipit të Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Comey ka qenë në qendër të disa informacioneve të publikuara në media, që prej se është shkarkuar nga Trump. Ka pasur raportime se Trump i ka kërkuar atij që të heq dorë nga hetimi për ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Micheak Flynn. Chaffatz ka kërkuar nga FBI që t'i dorëzojë Komitetit dokumentet dhe incizimet që lidhen me komunikimet në mes të Comey dhe Trump. Chaffetz ka thënë se Komiteti është duke shikuar nëse Trump ka tentuar që të ndërhyjë ose pengojë në hetimin e FBI-së mbi Flynnin.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmitaret rrëfejnë për momentin e shpërthimit në Mançester

Posted: 23 May 2017 01:29 AM PDT

Dy pjesëmarrëse në koncertin e Ariana Grandes, kanë deklaurar se brenda Manchester Arena, kishte shumë rrëmujë, pasi të pranishmit dëgjuan shpërthimin. Policia thotë se nga shpërthimi në Mançester janë vrarë të paktën 22 persona dhe janë plagosur 59 të tjerë. Kennedy Hill dhe nëna e saj, Stephanie, thonë se njerëzit i kapi paniku, kur e kuptuan çfarë kishte ndodhur. (Video: AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turmat duke u larguar pas shpërthimit në Mançester

Posted: 23 May 2017 01:06 AM PDT

Turmat e njerëzve duke ikur pasi kanë dëgjuar shpërthimin jashtë një arene në Mançester. Autoritetet britanike thonë se të paktën 22 persona janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia po heton një “pako të dyshimtë” në një stacion në Londër

Posted: 23 May 2017 12:43 AM PDT

Policia ka mbyllur stacionin e Londrës, Victoria Coach Station dhe është duke hetuar një pako të dyshimtë, vetëm pak orë pasi një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 22 persona në Mançester. Një zëdhënës i policisë të Londrës ka thënë për BBC se "pakoja e dyshimtë" është duke u hetuar. Ajo është gjetur pranë një stacioni të autobusëve në Londrën Qendrore. Mbyllja e stacionit, si dhe e rrugës së Buckinham Palace dhe disa rrugëve të tjera në këtë zonë, vjen pas rritjes së sigurisë, pas asaj që kryeministrja britanike, Theresa May e përshkruajti si "sulm të tmerrshëm terrorist" në Manchester Arena. Sulmi në Manchester Arena ndodhi të hënën vonë, pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA thotë se ka vrarë 7 militantë të Al-Kaidës në Jemen

Posted: 22 May 2017 11:23 PM PDT

Ushtria amerikane ka thënë se forcat e saj kanë vrarë 7 anëtarë të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik, gjatë një bastisjeje në Jemen. Komanda Qendore e SHBA-ve ka thënë se "gjatë këtij operacioni, forcat amerikane kanë vrarë 7 militantë". "Bastisjet e tilla na japin mundësi të mësojmë mbi kapacitetet, qëllimet e Al-Kaidës, gjithashtu na mundësojnë që të vazhdojmë përpjekjet për të shkatërruar këtë grup", thuhet në njoftim. Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjencisë Reuters se nga të dhënat e para, duket se asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë apo lënduar në këtë aksion.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flynn refuzon të bashkëpunojë me Senatin për hetimin për lidhjet me Rusinë

Posted: 22 May 2017 11:08 PM PDT

Michael Flynn, ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, i cili qe shkarkuar pasi kishte keqinformuar nënpresidentin amerikan për kontaktet e tij me zyrtarët rusë, ka refuzuar t'ia dorëzojë disa dokumente Komitetit të Kogrensit që po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016. Vendimi i zotit Flynn është njoftuar përmes një letre në Komisionin e Inteligjencës të Senatit, duke i shtuar kështu edhe më shumë misteriozitet ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë, në kohën kur Byroja Federale e Hetimeve FBI është duke vazhduar hetimin mbi bashkëpunëtorët e Trumpit. Komiteti i Senatit ka kërkuar nga Flynn të dorëzojë emaile dhe dokumente të tjera, që ndërlidhen me lidhjet e dyshuara me Rusinë. Por avokati i zotit Flynn ka thënë se klienti i tij nuk do të bëjë një gjë të tillë, duke u thirrur në të drejtën e tij ligjore kushtetuese, për të mos dëshmuar kundër vetes së tij. Anëtarët e Komitetit të Senatit, përmes një deklarate kanë thënë se janë të dëshpëruar me vendimin e zotit Flynn që të mos bashkëpunojë mbi hetimin. Flyn është nën hetim për lidhjet e dyshuara me zyrtarët rusë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump takohet sot me Abbasin

Posted: 22 May 2017 10:51 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael dhe Bregun Perëndimor, pritet të udhëtojë në Betlehem, ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Të hënën Trump zhvilloi takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe vizitoi Murin Perëndimor në Jerusalem, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që viziton njërin nga vendet që konsiderohen më të shenjta në besimin hebre. Pas takimit me Abbas, Trump do të rikthehet në Jerusalem për të vizituar Memorialin Yad Vashem të Holokausitit dhe do të mbajë në fjalim në Muzeun e Izraelit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij dyditore në këtë shtet. Trump është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president. Para Izraelit, ai ka qëndruar në Arabinë Saudite, kurse në ditët në vijim do të vizitojë Vatikanin, Brukselin dhe Sicilinë.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB dënon provën e re raketore të Koresë së Veriut

Posted: 22 May 2017 10:09 PM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar provën e fundit të një rakete balistike të Koresë së Veritu, duke e quajtur shkeje "flagrante dhe provokim", ndaj sanksioneve të OKB-së ndaj provave të raketave balistike. Një panel i OKB-së është zotuar se do të vendosë sanskione të reja, pasi më 21 maj, Koreja e Veriut kreu një tjetër test të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi, test të cilin Penjani tha se ishte i "suksesshëm". Ndërkaq, aleati kryesor i Veirut, Kina, i ka bërë thirrje Penjanit që të mos bëj hapa të tjerë që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit, sa i përket programit bërthamor dhe të raketave. Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se "aktivitetet e paligjshme të raketave balistike i kontribuojnë ndjeshëm zhvillimit të sistemeve të shpërndarjes së armëve bërthamore dhe tensionet në rajon janë duke u rritur". Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, ka thënëse rezuluta me sanksione të reja do të diskutohet gjatë seancës së 23 majit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more