Skip to main content

INSAJDERI: “Vdes ish-kampioni amerikan i MotoGP” plus 19 more

INSAJDERI: “Vdes ish-kampioni amerikan i MotoGP” plus 19 more


Vdes ish-kampioni amerikan i MotoGP

Posted: 22 May 2017 09:29 AM PDT

Nicky Hayden, ish-kampion bote në MotoGP, ka vdekur pesë ditë pasi ishte përfshirë në një aksident me motor.

35-vjeçari amerikan u godit nga një makinë gjatë ushtrimeve me motoçikletën e tij në Itali javën e kaluar dhe pësoi plagë të rënda në kokë dhe gjoks, raporton The Guardian.

Të hënën, Spitali “Maurizio Bufalini”, ku ai ishte vendosur në koma, konfirmoi se ai kishte vdekur, shkruan Insajderi.

“Ekipi mjekësor ka verifikuar vdekjen e pacientit Nicholas Patrick Hayden, i cili është nën kujdesin e mjekëve që nga e mërkura e 17 majit në spitalin ‘Bufalini’ në Cesena”, thuhet në deklaratë.

Hayden fitoi kampionatin botëror në MotoGP në vitin 2006, duke mposhtur mikun dhe rivalin e tij Valentino Rossi, i cili kishte fituar titullin pesë herë radhazi.

Hayden, i cili ka lindur në Kentucky të SHBA-ve, u transferua në kampionatin “World Superbikes” në vitin 2016. /Insajderi.com

The post Vdes ish-kampioni amerikan i MotoGP appeared first on INSAJDERI.

Gjykata pezullon përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit

Posted: 22 May 2017 09:13 AM PDT

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht urdhërarrestin ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.

Zëdhënësja e prokurorisë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar se “Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese”.

"Lidhur me kërkesën tuaj konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e Urdhëresës me nr.PKR.717/16 të dt. 21.04.2017 për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit ndaj të akuzuarit A.K. Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale ka vlerësuar arsyeshmërinë e pezullimit për ekzekutim të kësaj urdhërese", është thënë në përgjigje të Gjykatës, për KTV-në.

Albin Kurti është kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, derisa ka qenë në kërkim për rastin e tij të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend. /Insajderi.com

The post Gjykata pezullon përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit appeared first on INSAJDERI.

11 lojtarët që kanë zhgënjyer më së shumti në Evropë

Posted: 22 May 2017 09:07 AM PDT

Nga stinori dëshpërues i Claudio Bravos tek Manchester City, deri tek zhgënjimi i brazilianit Gabriel Barbosa, këta janë 11 lojtarët që kanë dështuar në futbollin evropian në stinorin që lam pas.

Gazeta spanjolle “AS” ka përzgjedhur 11-shën e futbollistëve që kanë dështuar këtë stinor në klubet e tyre, raporton Insajderi.

Sipas “AS”, në mesin e dështimeve të stinorit është edhe futbollisti me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi.

“Pothuajse në mbylljen e afatit kalimtar veror, Shkodran Mustafi formalizojë kalimin e tij tek Arsenali me qëllimin që t’i japë më shumë konsistencë skuadrës së Arsene Wenger. E filloj mirë mirë, por lëndimet dhe një rënia e madhe e formës së skuadrës së Arsenalit, bëri që ai [Mustafi v.j] të mos paraqitet siç ishte pritur”, shkruan gazeta spanjolle.

11-shja e futbollistëve që kanë dështuar këtë stinor, përbëhet nga:

Claudio Bravo; Lucas Digne, Shkodran Mustafi, John Stones, Serge Aurier; Renato Sanches, Gregory Krychowiak, Paul Pogba; Jese Rodriguez, Nicolas Gaitan, Gabigol.

 

 

The post 11 lojtarët që kanë zhgënjyer më së shumti në Evropë appeared first on INSAJDERI.

“Mbreti Artur” dështoi

Posted: 22 May 2017 08:54 AM PDT

"King Arthur" mund të quhet pa frikë dështimi kinematografik i kësaj vere, duke zhgënjyer audiencën në mbarë botën.

Ndonëse është prodhim që mban firmën e regjisorit të njohur, Guy Ritchie, një investim nga shtëpia e famshme "Warner Bross" me protagonistë yje të "Hollywood"-it, sërish nuk ka mundur të renditet në radhët e sukseseve të këtij viti.

Gjatë premierës në SHBA, "King Arthur – The legend of the Sword" nuk mundi të mblidhte as 14 milionë dollarë në "Box Office".

Kritikët analizojnë një sërë faktorësh, që e dërguan Guy Ritchie-n në dështim. Së pari, ata thonë se historia e Mbretit Artur është thënë e stërthënë në forma të ndryshme, ndaj kurioziteti në radhët e publikut nuk ishte i lartë, shkruan Periskopi.

Për regjisorin Guy Ritchie, kjo nuk është hera e parë që merr histori të njohura, si në rastin e "Sherlok Holmes", por ajo që duket se e ka penalizuar këtë herë është koha që i është dashur për të prodhuar filmin.

Fillimisht ai njoftoi për publikun se kishte nënshkruar kontratën për këtë film në vitin 2014, ndërsa mesi i 2017-s ishte koha kur pa dritë filmi, pra 3 vite më vonë, një faktor në disfavor të filmit, pasi pritja duket ta ketë lodhur audiencën.

Analistët mendojnë se edhe përzgjedhja e aktorit protagonist i ka dhënë një goditje kundër këtij filmi. Charlie Hunnam është ende një yll i pa eksploruar, ndaj besimi i dhënë për staturën e Mbretit Artur tejkalon kapacitet e tij interpretuese.

Arturi bën një jetë të vështirë në një lagje periferike, duke u stërvitur në kushte të vështira në luginën pranë qytetit. Por sapo ai tërheq shpatën nga shkëmbi, është i detyruar të pranojë trashëgiminë e tij të vërtetë: i pëlqen apo jo ky fakt.

Është ky subjekti i filmit, i cili aktualisht po shfaqet në kinematë shqiptare me lojën e aktorëve Charlie Hunnam, Jude Law, Eric Bana.

The post "Mbreti Artur" dështoi appeared first on INSAJDERI.

“Peer Gynti nga Kosova” do të shfaqet në 14 qendra të Kosovës

Posted: 22 May 2017 08:52 AM PDT

Drama e autorit Jeton Neziraj, në regji të Agon Myftarit, me aktorët: Tristan Halilaj, Donikë Ahmeti, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, do të shfaqet premierë këtë të mërkurë (24 maj), nga ora 20:00, në teatrin Oda në Prishtinë.

Pas Prishtinës, kjo shfaqje, që është prodhim i Qendrës Multimedia, do të shfaqet të premten (26 maj) edhe në Teatrin e Qytetit në Ferizaj si dhe do të ketë edhe dhjetra repriza të tjera në qendra të ndryshme të Kosovës, në Han të Elezit, në Kaçanik, Fushë Kosovë, Vushtrri, Pejë, Mitrovicë, Prizren etj.

Skenografinë e shfaqjes e ka punuar Nicola Minssen, kompozitor: Gabriele Marangoni, kostimet: Yllka Brada kurse dramaturg i shfaqjes është Stefan Schletter.

Peer Gynti nga Kosova është rrëfim për një ëndërr të dështuar. I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të ardhmen në 'parajsën' e quajtur Evropë.

Ajo çka ndodhë me këtë të ri gjatë këtij udhëtimi reflekton eskperiencat e shumë desperadove të rinjë të cilët çdo vjet, të mbushur me shpresë, lëshojnë atdheun e tyre. Shpesh, në atdheun e tyre të ri, të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar dhe larg nga shtëpia, me mungesë  perspektive dhe të mospërfshirë në shoqëri, atyre ëndërra u bëhet një makth i vërtetë.

Në dëshirën e tyre për t'u pranuar ata shpesh bien viktima të shokëve të këqinjë, të cilët ua ofrojnë "sigurinë e munguar".

Peer, personazhi kryesor i kësaj drame, e gjenë vehten të respektuar në një grup shqiptarësh të cilët ia tregojnë atij shkathtësitë kriminale dhe i garantojnë siguri. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai shpejt bie në burg. Gjatë kësaj periudhe në burg, gradualisht fillon procesi i radikalizimit. Religjioni i jep atij 'kurajo', 'kuptim në jetë' dhe ia 'forcon vetëbesimin'.

Këtu drama merret me një problem aktual në shoqëritë tona – radikalizimin religjioz të të rinjëve në burgje. Shumë nga këta të ashtuquajtur 'luftëtarë të shenjtë' nga Evropa, të cilët luftojnë në Siri, janë radikalizuar në burgje.

Por pavarësisht seriozitetit të temës, shfaqja asnjëherë nuk bëhet patetike apo didaktike. Në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe I argëtuar në mënyrë perkfekte.

"Publiku në shfaqje e ndjenë që ky Peer Gynt modern jo vetëm se dëshiron të tregoj një rrëfim autentik, por edhe të tregoj një rrëfim të vërtetë, si shembull për krejt shpresat për liri, për lumturinë dhe prosperitetin në Evopën e tanishme. Dhe për dëshpërimin." [Frankfurter Allgemeine Zeitung]

The post “Peer Gynti nga Kosova” do të shfaqet në 14 qendra të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Mos u jepni lëng frutash fëmijëve nën moshën 1-vjeçare, thonë doktorët

Posted: 22 May 2017 08:44 AM PDT

Fëmijëve nuk duhet tu jepet lëng frutash para moshës 1 vjeçare përveç nëse propozohet nga doktori, sipas udhëzimeve nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, të publikuara të hënën në zhurnalin e pediatrisë.

Grupi kishte këshilluar prindërit të presin me dhënien e lëngjeve të frutave derisa të jenë 6 muajsh por vendosën ta bëjnë këtë ndryshim për shkak të rritjes së shkallës së obezitetit dhe shqetësime tjera lidhur me kavitete.

"Ne nuk mund ta shihnim arsyen pse lëngu i frutave ishte ende pjesë e rekomandimeve potenciale për foshnjat 6 deri 12 muajsh.", ka thënë Dr. Steven A. Abrams, drejtor i departamentit të pediatrisë.

Ai ka thënë që gjidhënia është për këtë grup moshë, raporton CNN.

"Ne rekomandojmë që gjidhënia ose përzierje ushqimore për atë grupmoshë, dhe nuk ka nevojë apo rol të dobishëm për lëngun e frutave, kështu që e bëmë këtë ndryshim", thotë Abrams.

Ky është ndryshimi i parë për rekomandimet e lëngjeve të frutave që nga viti 2001.

Fëmijët dhe adoleshentët vazhdojnë të jenë konsumatorët kryesorë të lëngjeve të frutave, thotë deklarata e pedriatëve.

"Problemi është që, prindërit vazhdojnë t'u japin fëmijëve një shishe me lëng dhe tua lënë ashtu gjatë tërë ditës. Kjo nuk është e mirë edhe për marrjen e kalorive, dhe sigurisht nuk është e mirë për dhëmbët", ka thënë Abrams.

"Ajo çfarë ndodh është që, fëmijët mësohen me gjithë atë sheqer, dhe pastaj nuk duan të pinë më ujë", ka thënë ai, duke shtuar që fëmijët duhet mësuar të hanë më shumë fruta e jo të pinë lëngje.

Pos tjerash lëngjet nuk duhet të pihen kur merr ndonjë medikament – si ibuprofen, flurbiprofen, warfarin, fluvastatin – pasi që ndërhyn në efektin e tyre. /Insajderi.com

The post Mos u jepni lëng frutash fëmijëve nën moshën 1-vjeçare, thonë doktorët appeared first on INSAJDERI.

Alarm për sulme kibernetike edhe në Kosovë, këto janë masat mbrojtëse

Posted: 22 May 2017 08:35 AM PDT

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) është njoftuar për infektimet përmes “Ransomware WannaCry” që raportohen nga shumë vende në mbarë botën.

Ransomware është një softuer i dëmshëm që infekton kompjuterët dhe pamundëson qasjen derisa të paguhet haraç që më pastaj te mundësohet qasja.

Shfrytëzuesve individual të kompjuterëve dhe administratoreve të TI-së në institucione nuk ju rekomandohet që të bëjnë pagesa pasi që kjo nuk garanton rivendosje të qasjes, transmeton lajmi.net.

Ransomware përhapet shumë lehtë kur has në softuer të pa përditësuar ose të vjetruar.

Ky lloj i ransomware mund të shfrytëzojë dobësinë që ekziston në Server Message Block 1.0 (SMBv1).

Për më shumë informacione se si të mbyllni  këtë dobësi shikoni artikullin Microsoft SMBv1 Vulnerability dhe Microsoft Security Bulletin MS17-010.

Po ashtu inkurajoheni që të rishikoni edhe aplikoni rregullat bazike për mbrojtje nga sulmet ransomware në linkun: https://www.kos-cert.org/assets/cms/uploads/files/Masat%20mbrojtjse-%20WannaCry%20Ransomware.pdf

Nga ky virus janë sulmuar rreth 150 shtete.

The post Alarm për sulme kibernetike edhe në Kosovë, këto janë masat mbrojtëse appeared first on INSAJDERI.

Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së në Shqipëri

Posted: 22 May 2017 08:33 AM PDT

Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Denar Biba, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si kryetar i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

Komisioni i Ligjeve ka bërë konstatimin e dorëheqjes së Bibës nga detyra e kreut të KQZ-së.

"Sipas ligjit të Mërfit, 'nëse diçka e  keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm". Ja kështu është ky 'ndryshim kuajsh në mes të lumit', i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit", ka shkruar Biba në profilin e tij të Facebook-ut.

Biba e konsideron këtë një aksident profesional por që nuk ka pasoja të pakthyeshme, dhe se aksidentet janë të nevojshme për evolucion.

"Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë", ka shkruar ai.

Bashkë me këtë reagim në profilin e tij në Facebook, Biba ka publikuar edhe letrën e dorëheqjes. /Insajderi.com

The post Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Klubi holandez nxjerr “bllof” Bunjakin, zyrtarizon ftesën për futbollistin

Posted: 22 May 2017 08:25 AM PDT

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki pritej të publikonte listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Turqisë, gjatë fillimit të muajit të ardhshëm.

Por, rreth një javë para se Bunjaki të publikonte këtë listë, klubi i Heerenveenit ka bërë zyrtare fetsën që Bunjaki i ka dërguar Arbër Zenelit.

Arbër Zeneli edhe zyrtarisht do të jetë i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë. Ftesën zyrtare për 21-vjeçarin e konfirmoi sot klubi i tij, Heerenveen.

"Arbër Zeneli është zgjedhur nga Kosova për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Turqisë", shkruhet në faqen e klubit holandez.

Kosova do të përballet me Turqinë më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com

The post Klubi holandez nxjerr “bllof” Bunjakin, zyrtarizon ftesën për futbollistin appeared first on INSAJDERI.

Thaçi akuzon BE-në se po e përkrah vetëm Serbinë

Posted: 22 May 2017 08:10 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar "udhëheqësinë e BE-së" për mungesë të vizionit, efikasitet dhe kurajos për politikat në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Evropian "duhet të ndërrojë qasjen e tyre", ka thënë Thaçi të hënën në një prononcim për Agjencinë Austriake të Lajmeve në Vjenë.

Në veçanti ai kritikoi komisionarin për negociata të zgjerimit në BE, Johannes Hahn.

"Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet", ka thënë Thaçi, i cili i takua me presidentin austriak Alecander Van der Bellen, të hënën.

“Përderisa Feredica Mogherini provon të mbajë dinamikën e njëjtë në politikat e Ballkanit Perëndimor, Hahn fatkeqësisht nuk është prezent në Evropën Juglindore", ka thënë Thaçi.

Thaçi është shprehur veçanërisht i shqetësuar rreth opinionit të tij pas qëndrimeve të Hahnit në fund të prillit kur po vizitonte Beogradin.

Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Thaçi kishin biseduar më parë për dëshirën e shqiptarëve për një "Shqipëri të Madhe", Hahn ka folur për "qëndrimet e ashpra” të Thaçit e Ramës.

"Komisionari Hahn kujdeset vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Thaçi.

Hahn është shfaqur "kohëve të fundit vetëm me disa deklarata që janë për të ardhur keq". /Insajderi.com

The post Thaçi akuzon BE-në se po e përkrah vetëm Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Jabllanoviq nxirret me dhunë nga zyra e tij

Posted: 22 May 2017 08:02 AM PDT

Me urdhër të kryetarit paralel të kryetarit të Leposaviqit, Zoran Todiq, është larguar nga zyra kryetari aktual i komunës, Dragan Jabllanoviq, i cili është zgjedhur mbi bazën e ligjit për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.

Dragan Jabllanoviq është babai i ish-ministrit në Qeverinë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq.

Për largimin e kryetarit Jabllanoviq kanë marrë pjesë edhe nëna dhe motra e kryetarit të listës serbe, Sllavko Simiq, raporton Tribuna Channel.

Nëna Radojka dhe motra Sllagjana Simiq, siç shihet në këto fotografi, aktivisht janë marrë me mbledhjen e njerëzve për largimin e kryetarit Dragan Jabllanoviq.

Jo zyrtarisht mësohet se tensionet janë rritur pas ndarjes në dysh të Listës Serbe.

Aleksandër Jabllanoviq ditë më parë ka regjistruar partinë e tij, të quajtur "Partia e Serbëve të Kosovës", duke u bazuar dhe respektuar në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com

The post Jabllanoviq nxirret me dhunë nga zyra e tij appeared first on INSAJDERI.

Shaqiri tani ka këngën e tij të tifozëve [video]

Posted: 22 May 2017 07:52 AM PDT

Tifozët e Stoke Cityt e duan Xherdan Shaqirit. Në ndeshjen e fundit të Stoke ndaj Southamptonit, tifozët brohoritën në kor emrin e futbollistit me origjinë nga Kosova.

Pas përfundimit të takimit, të cilin skuadra e Shaqirit e fitoi me rezultat 1-0 ndaj Southampton si mysafir, tifozët brohoritën emrin e tij nën melodinë e këngës së njohur “White Strips” të grupit “Seven Nations Army”, raporton Insajderi.

Pra, Shaqiri tani ka këngën e tij.

Mesfushori që përfaqëson Zvicrën në nivel kombëtar, luajti për 90 minuta në sfidën ndaj Southampton. /Insajderi.com

The post Shaqiri tani ka këngën e tij të tifozëve [video] appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Nga studentët u binda se me fokus në arsim, Kosovës i hapen rrugët

Posted: 22 May 2017 07:29 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se nga debati që ai dhe Ramush Haradinaj patën sot me studentë kosovarë, është bindur se arsimi do t’i hapë rrugë Kosovës në mbarë botën.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli u takuan sot me studentë në Prishtinë.

“Arsimi dhe inovacioni janë në mesin e prioriteteve kryesore të platformës së ekipit udhëheqës për Fillimin e Ri”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka thënë se nga biseda që pati me studentët, është bindur se vendimet e duhura dhe fokusi në arsim do t’i hapin Kosovës rrugë në mbarë botën.

“Debati që Ramushi dhe unë patëm sot me studentët e shumtë, njëherësh shkencëtarë të rinj, më ka bindur se me vendime të duhura dhe fokus në arsimin modern, Kosovës do t’i hapën rrugët në mbarë botën”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com

The post Veseli: Nga studentët u binda se me fokus në arsim, Kosovës i hapen rrugët appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori britanik: Mos i votoni kriminelët

Posted: 22 May 2017 07:23 AM PDT

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, i është bashkuar fushatës #AsUnë, për mos votimin e kandidatëve për deputetë të cilët janë të korruptuar.

Ambasadori, O'Connell ka thënë se ai kurrë nuk do të votonte një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose që ka përfshirë në listat e tyre kriminelë.

"Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre", ka thënë O'Conell.

"Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre", është postimi i plotë i ambasadorit

Fushata "As unë" është iniciuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos votuar kandidatët e korruptuar.

The post Ambasadori britanik: Mos i votoni kriminelët appeared first on INSAJDERI.

Thaçi – Presidentit austriak: Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në

Posted: 22 May 2017 07:20 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe intensifikimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën.

Presidenti Thaçi e ka uruar presidentin Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, historikisht, në mes të Kosovës dhe Austrisë.

"Austria ka qenë ndër zërat kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Sot është ndër investitorët kryesor në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje", u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova po vazhdon me konsolidimin e institucioneve shtetërore, duke vazhduar me reformat në ekonomi, në ndërtim të institucioneve demokratike dhe në sundim të ligjit.

Duke folur për rajonin, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet fqinje, derisa me Serbinë është e përfshirë në procesin e dialogut që duhet të sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve, bashkëpunim ndër-fqinjësor dhe pajtim në mes dy shteteve.

Duke folur për BE-në, presidenti Thaçi u shpreh se vonesat e BE-së janë shqetësimi kryesor për Kosovën dhe për tërë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në, por dialog të sinqertë dhe strategjik, që do të sjellë integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE", u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka thënë se Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

The post Thaçi – Presidentit austriak: Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në appeared first on INSAJDERI.

Twitter sjell ndryshime të reja në politikat e privatësisë

Posted: 22 May 2017 07:18 AM PDT

Twitter do të largojë mbështetjen për Do Not Track duke ndryshuar kështu mënyrën sesi ndan informacioni e përdoruesit me palët e treta.

Rrjeti social tani do të mbajë për një kohë më të gjatë informacionin që grumbullon nga shfletuesit për të ofruar reklamat më të volitshme për përdoruesit jo nga Twitter por palët e treta.

Por në të njëjtën kohë Twitter do tu ofrojë përdoruesve më shumë kontroll mbi llojin e të dhënave që mund të përdoren nga reklamuesit si dhe më shumë transparencë për informacionin që grumbullon rreth jush.

Funksionalitetet e reja janë aktive sakaq politikat e reja të privatësisë nuk hynë në fuqi përpara datës 18 Qershor. Nëse vizitoni seksionin "Your Twitter Data" në fushën e konfigurimit të llogarisë do të vëreni më shumë informacion rreth aktivitetit tuaj dhe mënyrës sesi po u reklamohet.

Mund të shikoni vendodhjet që keni vizituar dhe një listë interesash dhe kategorish që u përshtaten më mirë. Gjithashtu mund të kërkoni informacion nga reklamuesit të cilët ju kanë kategorizuar në grupe.

Reklamimi dhe personalizimi

Në Twitter.com vizitoni Settings > Privacy and safety > Personalization and Data. Tashmë në këtë seksion do të vëreni opsione shtesë për personalizimin e reklamave bazuar në informacion që lejoni aksesin.

Nëse pranoni mund ti lini të gjitha aktive siç janë automatikisht e nëse jo mund ti ç'aktvizoni të tëra. Secili prej opsioneve shpjegohet mësë miri.

Do Not Track

Në 2012-ën Twitter vendosi të ofronte opsionin në fjalë i cili është një sistem i cili ndalon gjurmimin nga uebi. Çdo shfletues dhe çdo shërbim që kishte të aktivizuar DNT mbronte përdoruesit nga gjurmimi.

Ndryshimet e reja në Twitter e heqin këtë mundësi. DNT gjithnjë ka qenë një nismë pa destinacion. Kjo sepse çdo përdorues mund të shmangte gjurmimin me një bllokues të thjeshtë reklamash.

The post Twitter sjell ndryshime të reja në politikat e privatësisë appeared first on INSAJDERI.

Minstri serb i Mbrojtjes bisedon për “çështjen e Kosovës” me homologun bjellorus

Posted: 22 May 2017 07:16 AM PDT

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Zoran Gjorgjeviq ka takuar sot në Minsk homologun e tij bjellorus, Andrei Ravkov, me të cilin ka biseduar edhe për “zgjidhjen e çështjeve në Kosovë”.

Gjorqeviq ka shprehur mirënjohjen “për mbështetjen parimore të Bjellorusisë ndaj integritetit territorial të Serbisë, si dhe për përpjekjet tona për të përdorur mjetet politike për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura në Kosovë dhe Metohi.”

Gjorgjeviq dhe Ravkov “vurën në dukje se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes dy qeverive ka krijuar kornizë ligjore për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të industrive të tyre mbrojtëse”.

Sipas një komunikate të qeverisë serbe, Gjorgjeviq theksoi se “Serbia, në përputhje me politikën e saj të neutralitetit ushtarak, ka arritur bashkëpunim me NATO-n në kuadër të Partneritetit për Paqe ashtu si Bjellorusia, pa aspiratat për anëtarësim të plotë, por në të njëjtën kohë kërkon për të promovuar partneritet me Bjellorusinë dhe Rusinë.” /Insajderi.com

The post Minstri serb i Mbrojtjes bisedon për “çështjen e Kosovës” me homologun bjellorus appeared first on INSAJDERI.

Drake thyen rekordin e Adele

Posted: 22 May 2017 07:07 AM PDT

Drake përmbysi rekordin e Adele në "Billboard Music Awards", duke u kthyer në sensacionin e ri të eventit. Reperi kanadez çoi në shtëpi 13 çmime, ndërsa këngëtarja e magjishme britanike ishte mbajtësja e rekordit me 12 të tilla.

Mes trofeve që rrëmbeu Drake ishte ai i "albumit më të mirë", "artistit më të mirë mashkull" dhe nderimi i madh i mbrëmjes, "Top Artist".

Kanadezi triumfoi mbi emra të njohur në garë, si Beyonce, Justin Bieber, Rihanna, Ariana Grande, The Weeknd, Twenty one Pilots, Shawn Mendes dhe Chainsmokers.

Një zë i madh u shfaq në mbrëmjen e "Billboard Awards", Cher, e cila elektrizoi sallën. Pavarësisht moshës, efekti i këngëtares mbi adhuruesit nuk është zbehur. Cher ishte në formë tepër të mirë fizike.

"Në fakt, nuk është ndonjë gjë për t'u duartrokitur, sepse dje mbusha 71 vjeç. Po ama, thjesht sa për ta ditur, mund ta bëj ende ushtrimin 'plank' për 5 minuta. Dhe dua të falënderoj nënën time, se kur isha e re, më thoshte: nuk ke për të qenë ndoshta më e zgjuara, më e bukura, apo më e talentuara, por padyshim ke për të qenë shumë e veçantë", tha Cher.

Tapetin e kuq e shkelën edhe emra të tjerë të famshëm, si Kate Beckinsale, Halsey dhe Lea Michele.

The post Drake thyen rekordin e Adele appeared first on INSAJDERI.

BE jep dritën jeshile për të nisur bisedimet për Brexit

Posted: 22 May 2017 07:01 AM PDT

Ministrat e BE-së në mënyrë unanime, i kanë dhënë Michel Barnier dritën jeshile për të nisur, atë që ata paralajmëruan se do të jenë bisedime "shumë të vëshira” me Britaninë, për daljen nga blloku.

"Anëtarët e BE-së sapo kanë miratuar vendimin për të autorizuar Artikullin e 50 për negociatat. Një mandat i qartë dhe i fortë për Michel Barnier", ka shkruar në Twitter zëvendësja e Barnier, Sabine Weyand.

Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit, ka thënë sot se pret që bisedimet e para me Londrën në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja, do të nisin më 19 qershor.

Ai do të takohet me ministrin britanik për Brexit, David Davis, i cili ka paralajmëruar gjatë fundjavës se Londra, mund të tërhiqet nga bisedimet nëse Brukseli paraqet një pagesë prej 100 miliardë dollarësh, për të cilën është raportuar në media, në mënyrë që Britania të dalë nga BE-ja.

The post BE jep dritën jeshile për të nisur bisedimet për Brexit appeared first on INSAJDERI.

Celine Dion risjellë “My Heart Will Go On”, në ceremoninë e Billboard Music Awards

Posted: 22 May 2017 06:47 AM PDT

Celine Dion, ka kënduar këngën "My Heart Will Go On", pas 20 viteve kur kjo këngë ishte shndërruar në një hit, si kolonë zanore e filmit të famshëm "Titanic", përcjellë KultPlus.

Kjo këngë është kënduar në ceremoninë e Billboard Music Awards, ku Celine ishte parë të jetë veshur me mjaftë elegancë.

The post Celine Dion risjellë "My Heart Will Go On", në ceremoninë e Billboard Music Awards appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more