Skip to main content

INSAJDERI: “Pse duhet të hamë mëngjes rregullisht, çdo ditë” plus 19 more

INSAJDERI: “Pse duhet të hamë mëngjes rregullisht, çdo ditë” plus 19 more


Pse duhet të hamë mëngjes rregullisht, çdo ditë

Posted: 25 May 2017 10:29 AM PDT

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ristarton metabolizmin tuaj, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, iu mbush me energji deri në vaktin tjetër dhe iu ndihmon të mbani nën kontroll peshën tuaj trupore.

Studimet e fundit tregojnë se të hash mëngjesin do të thotë të kesh energjinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin e mëngjesit, pa ju marrë uria para drekës dhe pa rënë në kurthin e mesvakteve. Mëngjesi mund të quhet cilësor kur është i pasur me karbohidrate, proteina dhe fibra.

Duhet të keni parasysh se koha kur konsumoni mëngjesin është po aq e rëndësishme sa edhe vetë konsumimi i mëngjesit. Koha e duhur për të ngrënë mëngjesin është sapo të zgjoheni. Nëse e keni zakon të flini shumë, mëngjesi nuk duhet konsumuar më vonë se ora 9:00 ose 10:00.

Nëse e keni zakon ta nisni ditën me ushtrime fizike, sigurohuni më parë që të keni konsumuar një mëngjes të lehtë, si për shembull një tost ose një vezë të zierë, por pas ushtrimeve mund ta konsumoni të plotë mëngjesin tuaj.

Nëse nuk bëni ushtrime fizike, por e keni gjithmonë me nxitim në mëngjes, hani ndonjë frut ose jogurt. Është mirë që t'i kushtoni kohën e nevojshme mëngjesit, të paktën 15 minuta në ditë, përckell gazeta-shqip.

Zgjohuni 15 minuta më herët nëse është e nevojshme dhe lejojeni organizmin tuaj ta nisë ditën me një mëngjes cilësor me jogurt, qumësht apo cornflakes, ose më mirë akoma, fruta dhe një sallatë e freskët që do t'ju mbushin me energji dhe buzëqeshje për ditën e re që keni përpara.

 

 

The post Pse duhet të hamë mëngjes rregullisht, çdo ditë appeared first on INSAJDERI.

Lot gëzimi pas vazhdimit të kontratës me Atleticon

Posted: 25 May 2017 10:21 AM PDT

Dashurinë që ka për klubin madrilen, e tregojnë më së miri lotët që derdhi pas rinovimit të kontratës.

Mesfushori spanjoll, Koke, ditë më parë vazhdoi kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2024.

25 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me rinovimin e kontratës dhe pavarësisht ofertave të shumta, sidomos nga Barcelona, nuk dëshiron të largohet edhe për një kohë të gjatë.

Rinovimin me klubin e zemrës, Koke e festoi me lot gëzimi, shkruan Express.

"Atletico Madrid është klubi i zemrës time dhe jam i nderuar që do të jem pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre", tha Koke i cili falënderoi klubin e familjen e tij mes lotëve, duke treguar kështu dashurinë që ka për këtë klub.

The post Lot gëzimi pas vazhdimit të kontratës me Atleticon appeared first on INSAJDERI.

Atentat ish-kryeministrit grek, i shpërthen zarfi bombë në duar

Posted: 25 May 2017 10:11 AM PDT

Ish-kryeministri grek, Lukas Papademos është plagosur rëndë, pasi ka hapur një pako-bombë brenda automjetit me të cilin udhëtonte.

Sipas informacioneve paraprake, në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, prej të cilëve njëri është plagosur.

Ish-kryeministri grek thuhet se ka marrë plagë të rënda në bark dhe në këmbë dhe është transportuar menjëherë për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ndërsa siç raporton BBC, Papademos dhe shoferi i tij nuk janë në gjendje rreziku për jetën.

Ende nuk dihet se çfarë lloj pajisjeje është përdorur për të kryer këtë shpërthim.

Papademos është emëruar kryeministër në nëntor të vitit 2011, mes trazirave ekonomike dhe politike, duke shërbyer në këtë post deri në maj të vitit 2012.

The post Atentat ish-kryeministrit grek, i shpërthen zarfi bombë në duar appeared first on INSAJDERI.

Pas Hotit, edhe një nënkryetar i PDK-së i thur lavde liderit

Posted: 25 May 2017 10:03 AM PDT

Hajredin Kuçi, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, duket se ka hyrë në garë me nënkryetarin e ri të kësaj partie, Rexhep Hoti, për nga thurja e lavdeve për liderin e partisë.

Kuçi ka thënë se Veseli në kohën e luftës ka ecur një hap me heroin e Kosovës, Adem Jasharin, ndërsa tani kur Kosova po ka nevojë për integrim, ai është një hap me integrimet Evropiane.

"Kadri Veseli ka ecur në një hap me Adem Jasharin, tash po ecë në hap me integrimet europiane", pohoi Kuçi, duke shtuar se në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma ka njerëz që kanë kontribuar në kohëra të ndryshme.

"Gjatë vjetëve të kaluara e kemi drejtuar arkitekturën e republikës tonë. Kemi ndërtuar infrastrukturë të mirë ligjore, kuadro të mira, tani ka ardhur koha që ta bëjmë një zhvillim të ri, një angazhim të ri", ka thënë Kuçi.

Tutje ai për këtë fillim të ri bartës ka cilësuar Kadri Veselin dhe ekipin e tij, ndërsa të tjerët do të jenë implementues.

"Ky është koalicioni që bashkon Kosovën, koalicioni që integron Kosovën. Do të bëjmë dialogë për ta ndaluar konfliktin dhe nënshkruar traktatin e paqes. Bartës të fillimit të ri janë Kadri Veseli me ekipin e tij, ndërsa të tjerët, bashkë me Aleancën do të jenë implementues", ka thënë Veseli.

Lavde të tilla ndaj Veselit por edhe Thaçit, të cilat ia kishin siguruar postin e nënkryetarit të PDK-së, ka thurur edhe zv. ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Rexhep Hoti.

Me një gjuhë të ngjashme, ai për Veselin kishte folur edhe në debatet e mbajtura gati në të gjitha televizionet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai e kishte cilësuar Veselin si një figurë të rëndësishme i cili sakrifikohet për të mirën e vendit. Duke folur kështu më shumë për liderët, pak për partinë dhe aspak për vetën. /Insajderi.com

The post Pas Hotit, edhe një nënkryetar i PDK-së i thur lavde liderit appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Hotin nuk e shoh si kundërkandidat

Posted: 25 May 2017 09:45 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ka kritikuar Haradinajn se ka lidhur koalicion me ata që i ka kritikuar duke ua kujtuar se kanë qenë vet ata që bërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe Hashim Thaçin president.

"LDK-ja ja ia ka mbledhur votat Thaçit që të bëhet president dhe Kadri Veselit që të bëhet kryeparlamentar", ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.

"Pse po ju foli kështu, sepse LDK-ja që më njeh mua që kam punuar me të, LDK-ja që ka mbledh vota për këta para meje, LDK-ja tash që unë po punoj me këta, që i kanë bo me këta po thojnë koalicioni territ e drites, marre ju koftë", ka shtuar Haradinaj.

Më pas ai është ndalur tek kundërkandidati nga LDK-AKR, Avdullah Hoti.

"E para kam respekt për Avdullah Hotin si njeri familjar, nuk e di as sa njeri as i keq. Por hiq se mendoj si kundërkandidat për mua", ka thënë Haradinaj.

Më pas ka folur edhe për Albin Kurtin të cilin e ka quajtur "djalë të lirisë, me ide të mira dhe me disa bindje ideologjike"./Insajderi.com

The post Haradinaj: Hotin nuk e shoh si kundërkandidat appeared first on INSAJDERI.

Flet motra e adoloshentit që hodhi vetën të Manchester

Posted: 25 May 2017 09:38 AM PDT

Motra e bombarduesit të Mançesterit ka pohuar se Salman Abedi ka kryer sulmin me qëllim hakmarrje, për ‘eksplozivet e SHBA-ve që po u drejtoheshin fëmijëve në Siri’.

Jomana Abedi, 18, e përshkroi vëllanë e saj më të vjetër Salman, si të dashur dhe të sjellshëm dhe tha se ishte e habitur që  ai e kishte hedhur vetën në ajër me një bombë vetëvrasëse.

22 vjeçari vrau 22 vetë, të hënën në Arenën e Manchesterit.

Ajo tha se Salaman se ishte nxitur nga e gjithë padrejtësia që po ndodhte në botë, raporton The Mirror.

“Unë mendoj se ai ka parë fëmijë – fëmijë myslimanë – që po vdisnin kudo dhe donin hakmarrje ‘, tha Mis Abedi në letër.

“Ai pa eksplozivët e shumtë që Amerika po ju lëshonte fëmijëve në Siri dhe ai donte hakmarrje për këtë. Nëse ai ka bërë atë, është mes tij dhe Perëndisë, “shtoi ajo.

Familja e tij thanë se Abedi së fundmi, filloi të ketë interesim më të madh për fenë dhe grupet ekstremiste.

The post Flet motra e adoloshentit që hodhi vetën të Manchester appeared first on INSAJDERI.

Ushtria siriane avancon drejt zonave të kontrolluara nga rebelët

Posted: 25 May 2017 08:46 AM PDT

Ushtria siriane ka thënë se ka rimarrë nën kontroll terroritore në jug të Sirisë, nga militantët e Shtetit Islamik.

Ushtria ka njoftuar se ka përparuar në afërsi të zonave të kontrolluara nga rebelët sirianë që mbështeten nga SHBA-ja, në afërsi të kufirit me Jordaninë dhe Irakun.

Forcat qevetitare sot kanë njoftuar se kanë rimarrë nën kontroll zonat në jug të Palmirës dhe në juglindje të provincës Homs, njofon rel.

Burime nga ushtria i kanë thënë agjencisë shtetërore të lajmeve, SANA, se dhjetëra luftëtarë të IS-it, janë vrarë në këtë operacion.

 

The post Ushtria siriane avancon drejt zonave të kontrolluara nga rebelët appeared first on INSAJDERI.

Snapchat me filtër të ri, enkas për këngën e re të Rita Orës

Posted: 25 May 2017 08:32 AM PDT

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, pas një kohe të gjatë prej dy vitesh jo aktive në skenën e muzikës duke mos publikuar këngë, këtë të premte më në fund do të lansojë këngën e saj më të re.

"Your Song" është titulli i këngës që do të publikohet nesër.

Ndërsa, rrjeti social Snapchat ka krijuar një filtër të veçantë me kapele dhe syze ngjyrë rozë, por edhe me këngën e re të Ritës.

Këtë gjë e ka ndarë për ndjekësit këngëtarja në llogarinë personale në Instagram, duke shpërndarë video të fansave të saj të cilët kishin përdorur filterin.

Kënga e fundit nga Rita Ora, “Body on me”, ishte një bashkëpunim shumë i suksesshën me Chris Brown dhe ishte lansuar në vitin 2015.

Get it E!!!!! Yaaaassssss queen!! Keep sending them in!! ☺️☺️☺️💏💏 YOUR SONG OUT TOMORROW

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

I see you!! It's so awesome!! 💃💃💫💫✨✨✨✨✨ Your Song out tomorrow!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Boom boom flex flex!! Love youuuuu!!! YOUR SONG out tomorrow!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

The post Snapchat me filtër të ri, enkas për këngën e re të Rita Orës appeared first on INSAJDERI.

Naser Gjinovcit i ndalohet ushtrimi i profesionit të avokatit për gjashtë muaj

Posted: 25 May 2017 08:19 AM PDT

Një komision disiplinor i Odës se Avokatëve të Kosovë ka vendosur t'ia ndalojë avokatit Naser Gjinovci të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni për gjashtë muaj.

Në vendimin e Komisionit të kryesuar nga avokatja Aurora Mulhaxha të cilin e ka siguruar Insajderi – thuhet se Gjinovci ka bërë shkelje meqë "i njëjti ka të themeluar marrëdhënie të rregullt të punës me RTK-në në pozitën e Menaxher i Zyrës Ligjore, kjo sipas listës së punëtorëve".

"Procedura disiplinore sipas fletëparaqitjes së ushtruar nga z. Fadil Hoxha më datë 15.02.2017 dhe procedura disiplinore sipas e-mailit me nr 15.02.2017 të pranuar nga znj. Sanie Jusufi, gazetare në Koha Ditore, nga të cilët kanë konsideruar që i paraqituri nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e avokatit në të njejtën kohë që është i angazhuar në RTK", thuhet në arsyetimin e vendimit.

Naser Gjinovci përveç si avokat, është i njohur për karrierën e tij si këngëtar. Ai ka qenë pjesë e grupit Minatori, që kanë krijuar këngë që vazhdojnë të jenë të dëgjuara në Kosovë dhe më gjerë./Insajderi.com

The post Naser Gjinovcit i ndalohet ushtrimi i profesionit të avokatit për gjashtë muaj appeared first on INSAJDERI.

Trump dhe liderët e BE-së me qëndrime “të ndryshme” për Rusinë

Posted: 25 May 2017 07:54 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua sot në Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Pas takimit, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha se presidenti Trump dhe zyrtarët e lartë të BE-së, dështuan të gjejnë terren të përbashkët në disa çështje.

Tusk u tha gazetarëve në Bruksel se përderisa për disa çështje, siç është lufta kundër terrorizmit, kishte qëndrime të njëjta, ai shtoi se "disa çështje, siç është klima dhe tregtia, vazhdojnë të jenë të hapura".

"Nuk jam 100 për qind i sigurt që sot ne mund të themi, dhe kur them ne, mendoj zoti president dhe unë, nuk kemi pozicione të njëjta, mendime të njëjta për Rusinë. Edhe pse kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë, duket se jemi në të njëjtën linjë", tha Tusk.

Tusk tha se mesazhi kryesor i tij për presidentin Trump ishte se "ajo që i jep kuptim bashkëpunimit dhe miqësisë tonë, janë vlerat themelore perëndimore si liria, të drejtat e njeriut dhe respektimi i dinjtetit njerëzor".

Trump, i cili është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president, u takua në Bruksel edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogerini, si dhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajan.

Presidenti amerikan,i cili në këtë vizitë po shoqërohet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe këshilltari për siguri kombëtare, H.R. McMaster "kanë shprehur shqetësimin se mund të humben vende të punës në SHBA për shkak të Brexit", ka thënë një burim nga BE-ja që ka njohuri për mbarvajtjen e këtij takimi.

Trump u takua po ashtu në një drekë pune me presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron dhe e uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, ndërkaq Macron tha se është i lumtur që po takohet me presdientin amerikan.

Trump sot merr pjesë në një takim me aleatët e NATO-s, ku temë qendrore pritet të jetë lufta kundër terrorizmit.

Presidenti amerikan ka qenë kritikë edhe ndaj NATO-s si dhe BE-së. Trump më herët e kishte cilësuar NATO-n si "organizatë të vjetruar", duke thënë se aleanca nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin, njofotn rel.

Ai po ashtu ka kritikuar shumicën e aleatëve për mosrespektimin e udhëzimeve të NATO-s mbi shpenzimet.

The post Trump dhe liderët e BE-së me qëndrime “të ndryshme” për Rusinë appeared first on INSAJDERI.

Hakerët ndërmarrin sulme kibernetike përmes titrave të filmave

Posted: 25 May 2017 07:44 AM PDT

Me anë të një exploit-i të ri hakerat mund të marrin në kontroll kompjuterin tuaj duke shpërndarë maluer me anë të titrave të filmave.

Exploit-i i cili në të vërtetë shërben për ti hapur rrugë maluerit në kompjuter, njofton menjëherë sulmuesin kur përdoruesi luan titra të infektuara në luajtësit e videove si Popcorn Time dhe VLC.

Ky zbulim i Chechpoint tha se maluer përhapet përmes filmave të pirateruar dhe shfaqjeve televizive. Duke qenë se titrat kanë qenë burim i besueshëm nga luajtësit e videove, përdoruesit ngelen pa asnjë mbrojtje në rast të një sulmi të tillë.

Metoda nuk kërkon fare ndërveprimin e përdoruesit në mënyrë që sulmi të jetë i suksesshëm. Ndryshe nga format e tjera të sulmeve, titra shihen si thjeshtë skedarë me tekst. /PCWorld Albanian

The post Hakerët ndërmarrin sulme kibernetike përmes titrave të filmave appeared first on INSAJDERI.

‘Star Wars’ mbush 40 vjet

Posted: 25 May 2017 07:41 AM PDT

Duket se ka kaluar më shumë kohë, por në fakt bëhen 40 vjet që kur “Star Wars: A New Hope” u shfaq në kinematë amerikane, duke krijuar një fenomen kulturor që është ende i fortë edhe në ditët e sotme.

Filmi në të cilin intepretonin aktorë jo shumë të njohur për kohën, u shfaq vetëm në rreth 30 kinema në 25 maj, por pas popullaritetit të jashtëzakonshëm që as vetë krijuesi i tij, George Lucan, nuk mundi ta parashikonte, vazhdoi të ekranizohej për më shumë se një vit. Pas suksesit të filmit, të gjithë personazhet u bënë pjesë e kulturës popullore.

Revista "Vanity Fair" e festoi ngjarjen duke vendosur në kopertinë kastin e serisë më të re "Star Wars: The Last Jedi", ndërsa Disney publikoi një linjë të limituar lodrash të reja. Disney dhe kompania "Lucas Film" nuk kanë planifikuar asnjë aktivitet zyrtar për të enjten, por ato e shënuan ngjarjen në muajin prill përmes një konvente me aktorë të njohur të sagës, të tillë si Harrison Ford e Mark Hamill. Gjatë eventit nuk munguan homazhet për aktoren Carrie Fisher, e cila interpretoi princeshën e bukur e të guximshme Leila, e cila u nda nga jeta në 27 dhjetor.

The post 'Star Wars' mbush 40 vjet appeared first on INSAJDERI.

BE rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor

Posted: 25 May 2017 07:37 AM PDT

Ngjarjet që kanë ndodhur në vendet e Ballkanit perëndimor që nga fillimi i këtij viti, kanë bërë që Bashkimi Evropian, në muajt e fundit, ta kthejë vëmendjen në këtë rajon, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Vigan Qorolli, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimi i së mërkurës i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini me kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor, është një nga sinjalet se Bashkimi Evropian po e kthen vëmendjen kah Ballkani perëndimor.

Sipas tij, në kohën e trazirave të mëdha për shkak të refugjatëve nga Lindja e Mesme, Bashkimi Evropian, orientimin e tij strategjik do të duhej ta ketë kah Ballkani perëndimor, vendet e të cilit po e kalojnë një periudhë shumë të trazuar politike.

"Kemi parasysh këtu, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, Maqedoninë, Serbinë, por edhe Malin e Zi dhe rritjen e vazhdueshme të influencës ruse në vendet me popullsi kryesisht sllave”.

“Prandaj, kemi rrethanat, të cilat Bashkimi Evropian, me takimin e fundit të zonjës Mogherini me liderët e Ballkanit perëndimor, kërkon t'ua bëjë të qartë se perspektiva e tyre e vetme është Bashkimi evropian dhe reformat e thella ekonomike, politike dhe juridike, të cilat ata duhet t'i ndërmarrin në shtetet respektove, janë të vetmet mundësi për t'i orientuar vendet e tyre në cakun e tyre final, që është anëtarësimi në BE".

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo vetëm takimi i Federica Mogherinit me liderët e Ballkanit perëndimorë shënon një kthim të vëmendjes së BE-së drejt rajonit.

Sipas tij, muajt e fundit është diskutuar në shumë qarqe diplomatike, si dhe ne debatet brenda institucioneve të Bashkimit Evropian për nevojën kthimit të vëmendjes në Ballkanin perëndimor.

Nevoja që kushtëzon një kthim të tillë të vëmendjes, janë rreziqet potenciale që ky rajon mund t'i ketë dhe t'i prodhojë, jo vetëm për vendet e rajonit veç e veç, por edhe për të gjithë kontinentin e Evropës.

"Ballkani perëndimor, në njëfarë forme, është bërë si urë lidhëse, qoftë për kalimin e migrantëve, qoftë për kalimin e grupeve të ndryshme që emërtohen si grupe terroriste. Pastaj është edhe influenca jo pak e vogël ruse në disa prej vendeve të Ballkanit perëndimor. Kështu që, të gjitha këto, janë rrethana që mendoj se BE-në përfundimisht e kanë bërë të mendojë ndryshe në raport me Ballkanin perëndimor dhe që ta ngrejë pak vëmendjen në raport me këto vende".

Profesor Ujkani ka shtuar se retorika është ajo që i paraprinë gjendjes konflikuoze ose konflikteve të mundshme, ndërkaq që muajt e fundit në Ballkanin perëndimor, një retorikë e tillë është parë si e shtuar.

Sipas tij, një qëndrim tendencioz është parë në Beograd ndaj Kosovës dhe, siç thotë ai, në mënyrë të heshtur edhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës, si dhe ka pasur përkeqësim raportesh ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Pastaj, ngjarjet në Mal të Zi, deklaratat e lidershipit në Shqipëri dhe situata jo stabile në Maqedoni, janë shkëndija që i paraprijnë një situate të re konfliktuoze, thotë Ujkani.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Qorolli, i cili thekson se të gjitha këto sinjale kanë ndezur alarmin në Bashkimin Evropian për Ballkanin perëndimor.

"Sigurisht që alarmet janë ndezur. Tashmë kur retorikat nacionaliste po rriten gjithandej në BE, shtetet e Ballkanit perëndimor kërkojnë një vëmendje më të thellë të Bashkimit Evropian, për t'i trasuar reformat, të cilat ato duhet t'i ndërmarrin”.

Profesor Ujkani ndërkaq thotë se Bashkimi Evropian është duke u përpjekur që ta kuptojë drejtë situatën në Ballkanin perëndimor.

"Tash, natyrisht që BE-ja, pas zgjedhjeve në Francë, është në një pozicion më të favorshëm dhe do të jetë, besoj, në një pozitë edhe më të mirë pas zgjedhjeve në Gjermani, në shtatorin e këtij viti, që t'i japë një shtytje më të madhe proceseve integruese në Ballkanin perëndimor, gjë që nuk është e thënë që integrimi të ndodhë me automatizëm. Por, në fakt, këto vende do ta shohin që vërtetë një proces i tillë mund të ndodhë dhe do të ndodhë".

Njohësit e të drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane, kanë shprehur mendimin se elitat politike në Ballkanin perëndimor duhet të fillojnë të mendojnë, siç thonë ata, në mënyrë evropiane, që nënkupton zero tolerancë ndaj korrupsionit, si dhe gjyqësi të pavarur dhe të depolitizuar./REL

The post BE rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor appeared first on INSAJDERI.

Egjipti bllokon 21 portale mediale, përfshirë edhe Al Jazeera

Posted: 25 May 2017 07:32 AM PDT

Autoritetet e Egjiptit bllokuan qasjen e gjithsej 21 portaleve mediale, përfshirë edhe portalin e rrjetit medial Al Jazeera të Katarit, transmeton Agjencia shtetërore egjiptiane e lajmeve MENA lajmëron se portalet mediale janë bllokuar për shkak të gjoja informacioneve të rrjeshme të publikuara dhe teksteve që propagandojnë dhunë dhe terrorizëm.

Krahas portalit të Al Jazeera, është bllokuar edhe qasja e portalit të Vëllezërisë Muslimane "Rassd.com", portalit të televizionit turk Sark TV, portalit të Hamasit dhe shumë portaleve që mbështesin opozitën egjiptiane, raporton Anadolu Agency.

Kryeredaktori i portalit të bllokuar "masralarabia.com" Adil Sabri për AA tha se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit i kishin thënë se ky portal nuk gjendet në listën e të bllokuarve.

Sabri paralajmëroi se mediat e bllokuara do të ankohen në Sindikatën e gazetarëve. Vëmendjen e tërheq fakti se në portalet e bllokuara nuk mund të hyhet përmes celularit ndërsa qasja në shumicën e këtyre portaleve edhe më tej është i mundur me anë të kompjuterit.

The post Egjipti bllokon 21 portale mediale, përfshirë edhe Al Jazeera appeared first on INSAJDERI.

Hoyt Yee: “Shqipëria e Madhe” të mos merret seriozisht

Posted: 25 May 2017 07:26 AM PDT

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Brian Hoyt Yee, vlerëson se deklaratat për "Shqipëri të Madhe" paraqesin vetëm retorikë të papërgjegjshme.

Sipas tij, këto deklarata duhet të konsiderohen në kontekst të fushatave politike dhe se nuk duhet t'u jepet rëndësi. Hoyt Yee thotë se partitë politike dhe liderët në rajon e dijnë se në integrimet evropiane nuk shkohet përmes ndryshimit të kufijve ekzistues.

Në intervistën e tij për Tanjug, Brian Hoyt Yee thotë se nuk ekziston ndonjë lëvizje serioze për të krijuar "Shqipërinë e Madhe" dhe se nuk ka interesim te shqiptarët jashtë Shqipërisë e as brenda saj, për ndonjë bashkim.

"Besoj se politika zyrtare, politika e sinqertë e partive (shqiptare) në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, ose Shqipëri, është integrimi në BE dhe në NATO, në kuadër të kufijve sovran të vendeve ku jetojnë, e jo përmens ndryshimit të kufijve dhe përmes ndonjë lloj identiteti mbikombëtar", deklaron Yee, përjcell telegrafi.

Yee e dënon retorikën e tillë dhe nuk e arsyeton aspak dhe se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë sovranitetin e shteteve fqinje.

The post Hoyt Yee: "Shqipëria e Madhe" të mos merret seriozisht appeared first on INSAJDERI.

Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”

Posted: 25 May 2017 07:18 AM PDT

Në Institutin Albanologjik të Kosovës sot u promovua libri "Gjenerali dhe ushtari pa pushkë", i autorit Mehdi Mulaj.

"Gjenerali dhe ushtari pa pushkë", është roman i bazuar në ngjarje të vërtet dhe i kushtohet jetës dhe veprës së gjeneralit, Agim Qelaj.

Autori i këtij libri i cili njëherit është edhe gazetar tregoi se për këtë roman ka punuar për shtatë vite.

"Në këtë roman kam punuar plot shtatë vjet. Asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me mënyrën se si e kam shkruar. Çdo fjalë që e shënoja, më dukej e vogël përball veprave të mëdha të Gjeneralit. Mezi e binda veten ta botoj në këtë version që është, se për ndryshe, gjithë jetën do të punoja në të", tha Mulaj.

Mulaj u shpreh se "dëshira më e madhe e gjeneralit ishte që ti shihte së bashku shqiptarët", raporton Insajderi.

Në promovimin e librit të pranishëm kanë qenë, familjarët e gjeneralit, Agim Qelaj, shokët dhe miqtë e tij. /Insajderi.com

The post Promovohet romani "Gjenerali dhe ushtari pa pushkë" appeared first on INSAJDERI.

Kosova U-17 e mposhtë Irlandën Veriore

Posted: 25 May 2017 07:16 AM PDT

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë shënuar sot fitore me rezultat bindës kundër Irlandës Veriore.

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të turneut ndërkombëtar të organizuar nga UEFA në Castlebar.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë shënuar sot fitore me rezultat bindës kundër Irlandës Veriore, me rezultat 4:0, duke dëshmuar se cilësi të jashtëzakonshme. Golat për Kosovën i shënuan Robert Rrahmani (27'), Bajrush Osmani (52'), Muhamet Hyseni (54-pen') dhe Edin Hyseini (57').

The post Kosova U-17 e mposhtë Irlandën Veriore appeared first on INSAJDERI.

Hoti zotohet për integrimin e plotë të veriut

Posted: 25 May 2017 07:09 AM PDT

Kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i ka bërë të enjten punishtes në urën e Ibrit në Mitrovicë, ka thënë se nëpërmes bashkëpunimit me partnerët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe autoritet lokale në dy anët e lumit Ibër, do të mundësohet integrimin e plotë të veriut në kuadrin institucional të vendit.

"Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të, së shpejti kjo urë do të bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës, për lëvizje të lirë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit", ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se veriu i vendit tanimë është integruar plotësisht, institucionet shtetërore funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë doganën, Administratën tatimore, organet e rendit dhe të ligjit.

"Do të punojmë shumë me komunitetin serb, për t’i integruar plotësisht, sepse ata janë qytetarë të barabartë të vendit. Do të shfrytëzojmë gjithë autoritetin që kemi institucional për t’i bërë ata që të ndjehen mirë në shtetin e Kosovës. Kemi një Fond Zhvillimor që i ndihmon veriut për të investuar në infrastrukturë arsimore, shëndetësore etj", ka thënë Hoti, i cili në këtë vizitë shoqërohej edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Sa i përket dialogut të Brukselit, Hoti ka thënë se ai ndjehet komod me rezultatin që kemi arritur në Bruksel edhe në mandatin e kaluar.

Hoti është zotuar për vazhdimin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, bashkëpunimin rajonal në interes të paqes dhe të integrimit në Bashkimin Evropian të shtetit sovran të Kosovës./Insajderi.com

The post Hoti zotohet për integrimin e plotë të veriut appeared first on INSAJDERI.

Kosova prezantohet si Serbi në Kampionatin Botëror të Volejbollit

Posted: 25 May 2017 07:02 AM PDT

Federata e Volejbollit të Kosovës është ankuar në Federatën Ndërkombëtare Volejbollit (FIVB) për shkak të një lëshimi që është bërë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror të Volejbollit 2018 në konkurrencën e meshkujve mes Kosovës dhe Hungarisë.

Në grafiken e transmetuesit publik shkurtesa e Kosovës në vend të "KOS" është shkruar "SRS", ndërsa për më tepër edhe flamuri i Kosovës është shpalosur mbrapshtë.

Sekretari Gjeneral i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Blerim Gerguri, i ka drejtuar FIVB-it një ankesë, përmes të cilës po ashtu ka kërkuar që rasti të trajtohet seriozisht dhe përgjegjësit të ndëshkohen në bazë të rregullores së CEV dhe FIVB.

"Federata e Volejbollit të Kosovës reagon dhe proteston ashpër ndaj në lidhje me transmetimin në internet të ndeshjes mes Hungarisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror të Volejbollit, rundi i dytë, në grupin D, më 24.05.2017. në Tallin të Estonisë," ka shkruar Gerguri në ankesën e tij, raporton Gazeta Express.

"Shkurtesa e përdorur në këtë ndeshje për shtetin e Kosovës ishte 'SRS', edhe pse Kosova e ka shkurtesën 'KOS'. Mendoj se kjo është bërë me qëllim që të dëmtohet reputacioni i ekipit nacional të vendit tim. Ju lus që ta trajtoni me seriozitet këtë rast dhe t'i ndëshkoni përgjegjësit në përputhje me rregulloren e CEV dhe FIVB," ka shkruar ai më tej.

Kosova në këtë ndeshje ka humbi nga Hungaria 0:3 në sete (13:25,17:25,9:25).

 

The post Kosova prezantohet si Serbi në Kampionatin Botëror të Volejbollit appeared first on INSAJDERI.

Kompjuteri mund kampionin

Posted: 25 May 2017 06:51 AM PDT

Inteligjenca artificiale e mposhti për të dytën herë kampionin botëror të lojës kineze Go.

Programi AlphaGo e siguroi fitoren pas triumfit edhe në pjesën e dytë të ndeshjes me tre raunde. Ekspertët thonë se Ke Jie luajti në mënyrë perfekte dhe e shty ne "limit" kundërshtarin e tij kompjuterik, por pa arritur ta mposhtë.

"Jam pak i trishtuar sepse mendoj që luajtja mjaft mirë. Megjithatë them se do të ketë raste të tjera për të fituar mbi AlphaGo", thotë Ke Jie, kampion i lojës GO.

Lojtarët e kësaj loje kanë 19 gurë në dispozicion dhe luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë nën kontroll sa më shumë nga territori i fushës që kanë përpara. ajo konsiderohet si një ndër më komplekset në botë, dhe për kompjuterin, është shumë më e vështirë se shahu.

Eksperiencën e saj, AlphaGo e ka grumbulluar nga studimi i ndeshjeve të vjetra e duke luajtur po kështu mijëra herë kundër vetes. DeepMind, kompania që e ka krijuar këtë program, thotë se ka në plan që këtë inteligjencë kaq të avancuar artificiale ta zhvendosë edhe në fusha të rëndësishme si mjekësia apo shkenca.

The post Kompjuteri mund kampionin appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more