Skip to main content

INSAJDERI: “Pacolli thotë se kanë interesa të përbashkëta me partinë që e quajti “njeri i Rusisë”” plus 19 more


INSAJDERI: “Pacolli thotë se kanë interesa të përbashkëta me partinë që e quajti “njeri i Rusisë”” plus 19 more


Posted: 21 May 2017 09:38 AM PDT
Behgjet Pacolli i cili është në koalicion parazgjedhor me LDK-në ka shprehur keqardhje që refuzoi partinë e Visar Ymerit, që dikur Pacollin e quanin spiun të Rusisë.
Pacolli në një postim në rrjetin social, ka thënë se shumëkush po e pyet se çka ndodhi me "bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje".
" Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë. Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV", ka shkruar Pacolli.
Madje sipas Pacollit me VV-në kanë interesa të përbashkëta, por pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
"Ka një arsye ( e interesit të përbashkët) që nuk bëmë koalicion parazgjedhor dhe koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale. Besoj fort se me Vetëvendosjen do të jemi krah per krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve", ka thënë Pacolli.
Por kur Pacolli ishte zgjedhur president i vendit kur lidhi koalicion me PDK-në, Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar fuqishëm. E kishte quajtur njeri të Rusisë.
Visar Ymeri, tashmë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte treguar përse kjo lëvizje po e kundërshton Pacollin që të bëhet president, mes të tjerash Ymeri kishte ngritur dyshimet për lidhjet e Pacollit me Rusinë.
"Suksesi më i madh i Pacollit ishte arritur për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Pacolli u bë i pasur në Rusi dhe njëherësh Rusia synon ta forcojë Serbinë. Serbia si shtet i ka borxh Rusisë për ekzistencën e saj politike dhe Rusia është kundërshtari kryesor i tashëm dhe historik i së drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje", kishte thënë Ymeri.
Ymeri mes të tjerash Pacollin e ishte quajtur njeri jo parimor dhe që punon vetëm për interesat e veta persona andaj Vetëvendosje nuk do ta votonte Pacollin për President.
"Pacolli një njeri jo parimor dhe që e qanë kokën vetëm për interesat personale. Pacolli e ka blerë postin e tij si president dhe pavarësisht kostos së saj ai një gjë të tillë e ka vendosur ta bëjë pasi pret kthim të investimit që e bëri", kishte thënë Ymeri.
Ymeri në fjalimin e tij para 6 viteve Pacollin e konsideronte si e keqja e vendit duke thënë Pacolli e Thaçi janë duet i përkyer për të pasuruar njëri tjetrin.
"Duet politik i përkryer në mes të Pacollit e Thaçit, njëri e përdor politikën për tu pasuruar e tjetri pasurin për tu bërë politikan, këta të dy janë e keqja e vendit si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik", kishte thënë Ymeri./Insajderi.com
The post Pacolli thotë se kanë interesa të përbashkëta me partinë që e quajti "njeri i Rusisë" appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 09:27 AM PDT
Me të shpallur listat e subjekteve politike me kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare, kanë rënë në sy tre politikanë. Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, Labinot Tahiri nga AKR dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.
Të tre këta politikanë kanë konfirmuar se do të kandidojnë edhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.
Shpend Ahmeti ka deklaruar se do të rikandidojë për postin e kreut të Komunës së Prishtinës. Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të rikandidojë në Gjakovë. Ndërkaq, Labinot Tahiri e ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt.
Të tre këta politikanë do të kërkojnë votën e qytetarëve për t'i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, pas 11 qershorit – datës së zgjedhjeve parlamentare. Por, rreth pesë muaj më vonë të njëjtët persona mund të kenë të njëjtën detyrë edhe në zgjedhjet lokale.
Në muajin shkurt të këtij viti, lideri i Prishtinës konfirmoi se është i gatshëm të rikandidojë në Komunën e Prishtinës.
"Nuk e rrezikojmë projektin e Prishtinës, mundem edhe të rikandidojë. Si duket do të rikandidoj dhe për dallim prej herës së kaluar, këtë herë do të kërkojë drejtpërdrejtë votën për asamblenë që mos të ripërsëriten bllokimet që mi kanë bërë për zhvillimin e Prishtinës nga asambleja komunale", tha Ahmeti në Rrokum Roll", kishte thënë Ahmeti në një intervistë me Rrokum TV.
Njëjtë sikurse Ahmeti, edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në muajin shkurt kishte konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandat qeverisës në Gjakovë.
"Në situatën siç jemi tani, po unë do të kandidojë edhe një mandat për Gjakovën", deklaronte Kusari-Lila.
Ndërkaq, për dallim nga Ahmeti dhe Kusari-Lila, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka shpallur kandidaturë zyrtare për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Asnjëri prej tyre nuk ka treguar nëse do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, në rast se do të zgjidheshin në këtë pozitë, për të vazhduar kandidimin në komunat përkatëse.
Në një tubim me qytetarë në këtë komunë, Tahiri së bashku me presidentin e partisë, Behgjet Pacolli, e kishin zyrtarizuar kandidaturën e këngëtarit në Ferizaj.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në fund të këtij viti, ndërsa ato parlamentare do të mbahen më 11 qershor. /Insajderi.com
The post Politikanët që mund të shkojnë dy herë në zgjedhje appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:58 AM PDT
Liverpool ka siguruar plasmanin për në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm.
Skuadra e Jurgen Klopp mposhti me rezultat 3-0 skuadrën e Middlesbrough, për të siguruar vendin e katërt në Premier Ligë.
Wijnaldum, Coutinho dhe Lallana shënuan golat për triumfin e "Të Kuqve", raporton Insajderi.
Në tabelë, Liverpooli mbyll sezonin në pozitën e katërt me 76 pikë, një më shumë që Arsenali. /Insajderi.com


Liverpool në Ligën e Kampionëve
The post Liverpool në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:55 AM PDT
Arsenali ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Evertonit në ndeshjen e fundit në Premier Ligë këtë stinor, por ka mbetur për herë të parë pas 20 vitesh jashtë Ligës së Kampionëve.
"Topçinjtë" mposhtën 3 me 1 Evertonin. Hector Bellerin, Sanchezi dhe Ramsey shënuan golat për Arsenalin, ndërsa për Evertonin realizoi Romelu Lukaku.
Para Arsenalit, në Ligën e Kampionëve do të shkojnë Liverpooli dhe Manchester City, raporton Insajderi.
Në tabelë, Liverpooli mbyll sezonin në pozitën e katërt me 76 pikë, një më shumë që Arsenali. /Insajderi.com
The post Pas 20 vitesh, Arsenali dështon të shkojë në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:43 AM PDT
Persona të armatosur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, sulmuan një hotel të vogël duke vrarë një shtetase gjermane e duke i prerë kokën një roje afgane.
Agresorët mësynë godinën e drejtuar nga organizata suedeze "Operacioni mëshira" rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të shtunës, siç njoftoi Ministria e Brendshme afgane.
Një grua e dytë nga Finlanda është zhdukur, e sipas Ministrisë, ka gjasë të jetë rrëmbyer. Duke konfirmuar sulmin, autoritetet thanë se të gjithë ata që po qëndronin te hoteli ishin punonjës të organizatës bamirëse.
Ministria e Jashmte finlandeze konfirmoi se një shtetase e saj ishte rrëmbyer, por nuk dha detaje të mëtejshme. Ndërkohë, në një sulm tjetër, militantët talebanë vranë 20 efektivë policie në disa postblloqe në jug të Afganistanit.
Të paktën 10 të tjerë mbetën të plagosur në rajonin e Zabulit të shtunën. Talebanët i kanë intensifikuar sulmet e tyre në Afganistan e kanë rrëmbyer një numër shtetasish të huaj gjatë viteve të fundit.
Qeveria britanike ka paralajmëruar se ekziston një kërcënim i lartë e i vazhdueshëm për rrëmbimin e perëndimorëve në këtë vend.
The post Vritet një gjermane dhe merret peng një finlandeze në Afganistan appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:34 AM PDT
Seriali "13 Reasons Why" ("13 Arsye Pse") ka nxitur polemika të shumta, me disa të cilët thoshin që seriali është një mënyrë fantastike për fëmijët të flasin për depresionin, vetëvrasjen, dhe dhunën seksuale. Të tjerët, sidoqoftë, kanë ndjenjën që seriali ka i ka dhënë glamur vetëvrasjes dhe ka krijuar probleme të mëtutjeshme, duke e bërë të duket si hakmarrja më e mirë e bërë ndaj ngacmuesve.
Midis polemikave, një shkollë në Kolorado ka vendosur të ndalojë librat – prej ku ka dalë dhe seriali – pas një vale të vetëvrasjeve të adoleshentëve që ka goditur atë pjesë, shkruan Inquisitr.com.
Sa fundmi, shtatë studentë kanë vrarë veten vetëm në atë rrethinën e asaj shkolle. Si rezultat, shkolla ka larguar librat nga dollapët e saj, njofton Insajderi.
Sidoqoftë, jo të gjithë pajtohen me këtë vendim. Një bibliotekar i shkollës ka folur kundër kësaj.
"Kur të fillojmë të largojmë dhe censurojmë librat për të gjithë studentët si një masë reaguese nuk ka më një linjë të cilën e ndjekim", ka thënë ai.
Nuk ka prova që vetëvrasjet në rrethinën e shkollës janë të lidhura me librin apo me serialon. Sipas raporteve, 19 prej 20 kopjeve të cilat rrethina i ka, ishin në përdorim për atë moment, kështu që nuk mund të ndalohen deri sa të kthehen në bibliotekë.
Shumë shkolla kanë paralajmëruar që "13 Reasons Why", më saktësisht seriali, sensacionalizon vetëvrasjen dhe nuk u jep fëmijëve një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet e tyre.
Njëri nga bibliotekarët ka thënë që libri është bërë i qasshëm përsëri pasi që nuk është dhe aq piktoresk sa edhe seriali. Ndërsa serialin nuk ua rekomandojnë studentëve.
"13 Reasons Why" është një serial i cili ka filluar të shfaqet me datën 31 mars të këtij viti, dhe që atëherë ka arritur një shikueshmëri të madhe sidomos te adoleshentët, dhe është diskutuar shumë edhe në grupet e rrjeteve sociale në Kosovë.
Ky serial flet për një vajzë e cila vret veten dhe hakmerret në mënyrë indirekte tek shokët dhe ngacmuesit e saj përmes disa kasetave të incizuara para aktit të vetëvrasjes. /Insajderi.com
The post Seriali më makabër në botë ndalohet në një shtet të Amerikës appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:30 AM PDT
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Avdullah Hoti, kanë thirrur një takim me të rinj dhe strukturat e LDK-së në Lipjan.
Në këtë tubim, po merr pjesë dhe Vjosa Osmani, e cila u përfshi në listën zgjedhore në momentin e fundit, megjithëse ishte femra më e votuar në zgjedhjet e kaluara.
Kryeministri në largim dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, në një tubim zgjedhor në Lipjan ka shprehur bindjen se koalicioni LDK-AKR do t'i fitojë zgjedhjet.
Mustafa tha se kryeministri i tyre, Avdullah Hoti, është një njeri që nuk ndikohet nga vendet fqinje.
Kurse, kandidati për kryeministër, Hoti, lavdëroi shefin e tij të deritanishëm, shkruan Ekonomiaonline.
Ende s'është publikuar lista për kandidatë të LDK'së për deputetë, por, dihet tashmë se Vjosa Osmani do të ketë numrin 81. Para saj është edhe këngëtari nga Ferizaj Labinot Tahiri. Ndërsa, deputeti tjetër që ka qenë kritik ndaj Isa Mustafës ka numrin 61.
The post Vjosa Osmani në fushatë me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:20 AM PDT
Si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur të kërkojë votën dhe të bëhet deputet i Vetëvendosjes për legjislaturën e gjashtë.
Dikush po i kërkon që për shkak të këtij gjesti të japë dorëheqje.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se me kandidimin e Ahmetit për deputet të Kuvendit, komuna e Prishtinës ka mbetur pa zot shtëpie.
Çelaj të dielën ka deklaruar se Shpend Ahmeti po manipulon me elektoratin kosovarë, ngase sipas tij, kandidimi i tij po bëhet vetëm për të mbledhë vota për partinë.
"Cilido që ka një post politik në rast kandidature për ndonjë subjekt politik do të duhet ta lëshojë atë. Prishtina pra momentalisht është pa udhëheqje. Gjesti i tij i fundit po e tregon pikërisht fytyrën e Shpendit. Manipulon me elektoratin, luan me atë natyrisht që pranojnë të manipulohen në një situatë të tillë", ka thënë Çelaj për Express.
Ahmeti kishte deklaruar se do të rikandidojë për kryetar të Prishtinës, mirëpo kandidimi edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës ka vënë në dyshim rikandidimin e tij në komunë. /Insajderi.com
The post Lirak Çelaj thotë se Shpend Ahmeti po mashtron votuesit appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:12 AM PDT
Pas shumë ndeshjeve rresht pa fitore, Milani më në fund ka arkëtuar tri pikë të plota në një ndeshje në Serie A.
Milani fitoi 3 me 0 ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së 37-të. Gerard Deulofeu, Keisuke Honda dhe Gianluca Lapadula shënuan golat për fitoren e ekipit nga Milano.
Milani mbyll sezonin në pozitën e gjashtë në Itali. Kjo pozitë i garanton kualifikimet për Ligën e Evropës. /Insajderi.com
The post Pas tre vitesh, Milani rikthehet në Evropë appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:07 AM PDT
Juventusi është shpallur kampion në Itali për herë të gjashtë me radhë, duke shkruar historinë.
Juve e mposhti 3:0 në shtëpi Crotonon për ta fituar titullin edhe matematikisht një xhiro pa përfunduar kampionati në Serie A.
Ky është titulli i gjashtë me radhë për Juven, rekord historik ky, që tani do të tentojnë të kompletojnë tripletën e famshme, të cilëve u ka mbetur edhe një trofe, finalja e Ligës së Kampionëve me Real Madridin.


Juventus, Kampion i Italisë për herë të gjashtë me radhë
The post Juventus, Kampion i Italisë për herë të gjashtë me radhë [video] appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:05 AM PDT
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë dhe kjo gjendje do të vazhdojë përderisa nuk përfundojnë proceset zgjedhore në të dyja vendet, vlerësojnë analistët e çështjeve politike, shqiptarë dhe serbë.
Megjithatë, sipas tyre, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash, do të ishte i dobishëm për të dyja vendet, pavarësisht se kur ka procese zgjedhore, për dialogun kryesisht nuk flitet fare.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, thotë se që nga viti i kaluar, praktikisht dialogu ka pushuar, ndërkohë që e gjithë kjo periudhë është përcjellë me situata të tensionuara dhe me zhvillime të shumta në Kosovë dhe në Serbi. Rashiti nuk pret që dialogu të nisë gjatë këtij viti, përveç mundësisë që të mbahen disa takime të liderëve të dy vendeve.
"Kemi dy telashe. E para, në Serbi, presidenti i ardhshëm Vuçiq nuk di se kë ta emërojë kryeministër dhe nuk dihet se a do të shkojë në zgjedhje apo do ta caktojë një kryeministër. E dyta, në Kosovë, pritet emërimi i kryeministrit të ri dhe më pas, kjo do t'i lejojë zonjës Mogherini të përcaktojë formatin dhe t'i thërrasë vetëm kryeministrat apo vetëm presidentët. Besoj që do të jetë dialog i katërshes, me nga dy përfaqësues kryesorë të vendeve. Por, megjithatë, derisa të përcaktohet kjo, do të kalojnë shumë muaj dhe mund të zë vjeshta", thekson Rashiti.
Në vjeshtë, sipas Rashitit, priten zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkaq që në Serbi, siç thotë ai, nëse nuk emërohet kryeministri, ky vend mund të shkojë në zgjedhje dhe ngecja e dialogut mund të vazhdojë, gjë që e vështirëson procesin. Rashiti shpreh mendimin se edhe Bashkimi Evropian nuk ka dhe nuk dëshiron të imponojë agjendën në këtë proces, por dëshiron ta ruaj statusin e ndërmjetësuesit të lehtë.
Në anën tjetër, Aleksandar Popov nga organizata joqeveritare Qendra për rajonizim nga Novi Sadi, konsideron se të dyja palët po i kontribuojnë situatës ekzistuese.
"Kur bëhet fjalë për Kosovën, mendoj që aty, jo vetëm përmes zgjedhjeve, por edhe në mënyra të tjera do të sabotohet ajo për të cilën është arritur pajtimi në Bruksel. Për shembull, formimi i Bashkësisë së komunave serbe, që është një nga gjërat themelore. Pastaj, do të reagohet butë ndaj protestave të opozitës në formën e Vetëvendosjes, e cila çështje parësore nuk i ka korrupsionin dhe varfërinë, por Bashkësinë e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi".
"Pastaj, vijnë edhe zgjedhjet e shpeshta dhe kjo e bllokon dialogun. Natyrisht që edhe pala jonë nuk po kontribuon që situata të jetë më e mirë. Përkujtojmë atë trenin e larmishëm, i cili sërish e radikalizoi, gjegjësisht solli deri te ndezja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Kështu që, asnjëra palë nuk ka vullnet që dialogu të vazhdojë", thotë Popov.
Ai shton se në këtë mënyrë po shtyhet pika e fundit e bisedimeve, e që është njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia.
Por, analisti Rashiti vlerëson se njohja reciproke është ende larg. Ai beson që faza e dytë e dialogut do të ketë të bëjë me pranimin reciprok të juridiksionit vendor të ligjit, në mënyrë që të përfundojnë pretendimet e njërës palë, veçanërisht të Serbisë, mbi territorin, administrimin dhe pasurinë e Kosovës.
"Më pastaj, besoj që do të ishte më e lehtë që të flitet për njohje më implicite të Kosovës, që do të mundësonte së paku integrimin e Kosovës në OKB. Por, kam frikë se nuk jemi në rrugë të mbarë. Dinamika është shumë e ngadalësuar, e humbur në njëfarë forme", vlerëson Rashiti.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Në prill të vitit 2013 është arritur marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po atë vit, në muajin nëntor, në zgjedhjet lokale në Kosovë patën marrë pjesë edhe komunat e veriut të vendit.
Në maj të vitit 2014, Kosova pati shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pamundësisë që në Kuvend të votohet formimi i Ushtrisë. Më pas, pasoi bllokimi i institucioneve të Kosovës për disa muaj rresht, që rezultoi edhe me pushimin e dialogut.
Në Serbi, gjithashtu në mars të vitit 2014 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në vitin 2016, në Serbi janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndërkaq në prill të vitit 2017 ato presidenciale.
Kosova tashmë është para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor, ndërkaq në shtator duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. /REL
The post Dialogu Kosovë -Serbi, nën hijen e proceseve zgjedhore appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 08:02 AM PDT
Këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, Leonora Jakupi, ka treguar për pamundësinë e realizimit të kompleksit banesor në qytetin e saj të lindjes, Skenderaj.
Jakupi ka treguar se ka qenë e pamundur të realizohet projekti, dhe kryesisht fajin ua vë ca komshinjve me kërkesa të mëdha.
"Kanë qenë disa komshinj aty të cilët kanë pasur kërkesa shumë të mëdha. Ata faktikisht kanë një objekt banimi i cili është 69 metra katror ose 70 nuk e di saktë, dhe kanë kërkuar pesë banesa, edhe për djemtë të cilët nuk jetojnë aty fare, jetojnë diku tjetër", shprehet Jakupi, duke shtuar që këto kohët e fundit kanë kërkuar plus edhe garazhe shtesë.
Jakupi thotë që e ka fituar atë ankand, por nuk ka qenë qëllimi i saj të ndërtojë pasi që është një kosto shumë e lartë, dhe nuk ma mundësi materiale për këtë.
"Atë sigurisht do të duhej ta merrte një kompani ndërtimi e cila ka eksperiencë në atë fushë", thotë ajo.
Këngëtarja tregon që ka vuajtur shumë gjatë me atë projekt, për dy vite, gjatë të cilave ka paguar të gjitha shpenzimet e kërkuara nga komuna. Më pas janë siguruar vendbanimet për banorët e asaj pjese që të zhvendosen nga aty, por ata nuk kanë pranuar të zhvendosen.
"Edhe komuna e ka pasur të pamundur të i largojë banorët nga aty", tregon ajo, dhe shton që nuk ka dashur të i largojë banorët pa dëshirën e tyre, dhe si rezultat ka mbetur projekt i parealizuar.
Si përfundim Jakupi ka kërkuar në komunë të tërhiqet sepse nuk ka mundësi të vazhdojë, dhe se nuk do të ketë as me komshinjtë e saj telashe.
"Edhe pse natyrisht nuk më kompensohen të gjitha mjetet të cilat janë harxhuar për atë projekt, por s'ka rëndësi. Me rëndësi që… që thonë me faqe të bardhë", përfundon ajo.
The post Leonora Jakupi ua vë fajin “komshinjve” për dështimin e kompleksit banesor appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 07:45 AM PDT
Gjatë këtij viti në Kosovë, nga pickimi i rriqrave, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 67 persona.
Ndërkaq, dy persona janë në gjendje mjaftë të rëndë shëndetësore nga ethet e minjve. Ata, aktualisht, janë të shtrirë në Klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e konfirmon infektologu Sali Ahmeti, sipas të cilit, sivjet me gjithë rastet e evidentuara si të dyshuara, nuk mund të konstatohet se deri në këtë fazë, ka sëmundje të etheve hemorragjike – krime kongo.
"Sa u përket etheve hemorragjike, krime kongo, kemi raste të pickimeve, ku vetëm në Klinikën infektive janë paraqitur 67 raste, me dyshime eventuale klinike dhe disa janë hospitalizuar, por nuk ka sëmundje të konfirmuar për këtë vit".
"Këtë vit kemi pasur tri raste me ethe të minjve, dy prej tyre janë të hospitalizuar dhe janë në gjendje mjaft të rëndë. Janë duke marrë trajtim intensiv", bën të ditur Ahmeti.
Edhe nga kafshimi i gjarpërinjve këtë vit është hospitalizuar një person.
Kafshimi nga gjarpri, sipas infektologëve, mund të kalojë në sëmundje serioze.
Vitin e kaluar në Kosovë nga kafshimi i gjarpërinjve, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona.
Infektologu Sali Ahmeti thotë se nga muaji prill, fillojnë të paraqiten raste të kafshimit të njerëzve nga gjarpërinjtë.
"Sa i përket kafshimeve nga gjarpinjtë, këtë muaj është kafshuar një fëmijë nga Komuna e Malishevës dhe është duke u trajtuar në Klinikën infektive në QKUK. Muajt prill dhe maj paraqesin sezonin e kafshimit nga gjarpinjtë, por nuk kemi raste të vdekjeve", shpjegon Ahmeti.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë ekziston Këshilli Nacional për ethet hemorragjike dhe ethet e minjve, ku ka dhe një plan me të cilin parashihet se çka do të punohet për çdo vit, në mënyrë që të parandalohen këto sëmundje.
Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit në largim të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, thotë për Radion Evropa e Lirë se në tri vitet e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga ethet hemorragjike krime kongo që i shkaktojnë rriqrat, e as nga ethet e minjve.
"Në vendet endemike kanë filluar aktivitetet dhe po bëhet dezinsektimi i stallave. Me vite të tëra janë ndërmarrë masa të tilla. Si rezultat, tri vitet e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga këto ethe", thotë Krasniqi, duke shtuar se:
"Klinika infektive është e furnizuar me terapi për raste të tilla të prekura. Është me rëndësi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka kapacitete diagnostikuese të shpejta për identifikimin e etheve”.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vite që po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike.
Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat, ishin 5,200 persona. /REL
The post Dy të sëmurë rëndë nga ethet e minjve dhe 67 të pickuar nga rriqrat appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 07:32 AM PDT
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është pritur nga disa të rinj në sheshin e Mitrovicës.
Në qytetin e tij të lindjes, Veseli i ka thënë se të rinjtë e Mitrovicës se në qeverisjen e re prioritet do të jetë fuqizimi i rolit të të rinjve.
"Fuqizimi i rinisë, në mënyrë të veçantë rinisë, por edhe i grave, në mënyrë të veçantë po e ripërsëris edhe i grave. Nuk mund të ketë një shoqëri dhe shtet të zhvilluar, pa integrim të plotë dhe marrje të përgjegjësive nga gratë dhe rinia. Asnjë pjesë e shoqërisë nuk është më e shëndoshë, nuk është më e guximshme, nuk është më e mençur sesa rinia për ta çuar vendin përpara. Andaj ju jeni të obliguar të merrni vendime", ka thënë Veseli.
Kryetari i PDK-së ua ka shpjeguar të rinjve mitrovicas edhe arsyen e vendimit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, Kosova kishte ngecur nga mungesa e vizionit të lidershipit në qeveri.
"Për të gjitha këto ditë dhe këta muaj gjatë turit tim të dëgjimit, kam parë veçanërisht nga të rinjtë, një atdhedashuri të madhe për vendin e vet, por në të njëjtën kohë edhe brengosje. Brengosje se vendet e lira të punës po ngecnin, se zhvillimi ekonomik në vendin tonë po ngecte, dhe në të njëjtën kohë, integrimi i atdheut në Bashkimin Evropian dhe në NATO nuk ishte duke ecur në drejtimin e duhur", ka thënë Veseli.
Sipas tij, të gjitha këto ishin për arsye se kishim një lidership, i cili nuk kishte vendimmarrje e as guxim për vendimmarrje për të ecur përpara. /Insajderi.com
The post Veseli: Shkuam në zgjedhje sepse kishte ngecur integrimi në BE appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 07:15 AM PDT
Futbollisti 18-vjeçar i skuadrës suedeze Halmstads BK, Sead Haksabanoviq, ka të drejtë të zgjedhë mes Malit të Zi, Kosovës, Suedisë dhe Shqipërisë në nivelin kombëtar.
Haksabanoviq është me prejardhje nga trojet e banuara me shqiptarë në Malin e Zi, por është rritur në Suedi. Ai ka qenë njëri nga futbollistët e rinj më të spikatur në Superligën suedeze këtë stinor.
E trajneri i Suedisë U-21, Hakan Erikson, ka thënë se futbollisti nuk është duke i dhënë prioritet skuadrës kombëtare të Suedisë.
"Ai [Haksabanoviq] ka qenë me djemtë e tjerë në kombëtaret e moshave të Suedisë, dhe unë shpresoj që ai do të jetë gjithmonë mirënjohës për edukimin që ka marrë në Suedi dhe të jetë i fokusuar për të qenë pjesë e kombëtares suedeze. Por, kjo është edhe një cështje zemre dhe gjaku", ka thënë Erikson.
Haksabanoviq tanimë ka tërhequr interesim edhe nga skuadra të njohura në Evropë, dhe mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, shkruan Expressen.se.
Kombëtarja suedeze U-21 do të luajë gjatë kësaj vere në Kampionatin Evropian U-21. /Insajderi.com
The post Suedia “frikësohet” nga largimi i Haksabanoviq, mund të luajë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 07:14 AM PDT
Ish-kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, ka kritikuar koalicionin e kaluar PDK-LDK, duke e quajtur të paguximshëm kundrejt ndërkombëtarëve.
"Gjithmonë kur ka qenë koha për me i tregu muskujt, ata kanë dështuar", ka thënë Daci.
Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka pasur mundësi të ndalet.
"Ka momente kur si udhëheqës duhesh me marrë vendime dhe nëse fatura është fuqishme. Po të kishte pas guxim ky koalicion i madh nuk do të kishe nënshkruar marrëveshjen për demarkacion", ka thënë Daci në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit.
Daci ka folur për kohën kur ai dhe ish-presidentin Rugova e kanë ndalur faljen e 3 mijë hektarëve tokë Maqedonisë.
"Kanë ardhur njerëzit më të fuqishëm nga Pentagoni për të bindur Rugovën për përcaktimin e vijës kufitare me Maqedoninë, por Rugova nuk ka pranuar", ka thënë Daci në Personale.
The post Daci: Me Rugovën ndalëm faljen e tre mijë hektarëve tokë Maqedonisë appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 07:06 AM PDT
Edhe pse të dy klubet janë përpjekur që të mbajnë sekret deri në fund të sezonit të LaLiga, mediat braziliane kanë bërë të ditur se Real Madridi dhe Flamengo kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Vinicius Junior në verën e vitit 2018.
Gazeta braziliane, Globoesporte tha se negociatat ndërmjet Realit dhe Flamengos kanë përfunduar pas shumë javësh, dhe njoftimi zyrtar për transferimin e Vinicius në Madrid do të bëhet zyrtar së shpejti, njofton Insajderi.
Flamengo i ka zgjatur kontratën lojtarit gjatë këtij viti, kontarë e cila do të skadojë në vitin 2022. Flamengo i ka vënë një klauzolë prej 45 milionë eurove talentit brazilian.
Vinicius Jr. do të prezantohet në Santiago Bernabeu në korrik të këtij viti, pasi të mbush 18-vjeç.
Për brazilianin kanë qenë të interesuara edhe Barcelona dhe disa skuadra angleze. /Insajderi.com
The post Punë e kryer, Reali transferon talentin brazilian [video] appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 06:49 AM PDT
Një fatlum në Zvicër ka fituar të shtunën 37 milionë franga në lotarinë zvicerane.
Mbrëmë është kapur çmimi i parë 37-milionë franga në lotarinë zvicerane. Bëhet fjalë për shumën e dytë më të lartë të realizuar ndonjëherë në lotarinë zvicerane "Swiss Lotto".
Një fitues me fat ka qëlluar të gjithë gjashtë numrat (7, 14, 17, 23, 25, 38) dhe gjithashtu ka qëlluar numrin me fat (5), njoftoi Swisslos, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, rekordi i gushtit 2014, me rreth 48.6 milionë franga zvicerane, mbetet i paprekur. Çmim i parë i kapur me më shumë se 70 milionë franga dhjetorin e kaluar ishte ndarë në fund nga tre fitues. /Insajderi.com
The post Fitohet çmimi prej 37 milionë frangave në Lotarinë e Zvicrës appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 06:41 AM PDT
Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Shoqatës së Producentëve të Filmit të Maqedonisë (MZFP) dhe Shoqatës së Producentëve të Kosovës që do të shërbej në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen në fushën e industrisë së filmit, përcjell KultPlus.
Ky partneritet afatgjatë ka për objektiv të përgjithshëm promovimin e industrisë së filmit dhe zhvillimin e kinematografisë së dy shteteve.
Maqedonia së fundmi është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAPF) dhe gjithashtu do të ndihmoj Kosovën në rrugën për anëtarësim në FIAPF.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga përfaqësuesi i MZFP – Dimitar Nikolov dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Producentëve të Kosovës – Fatmir Spahiu, të cilët ishin jashtëzakonisht entuziast për nënshkrimin e Memorandumit për zhvillimin e industrisë së filmit.
The post Nënshkruhet marrëveshja e shoqatave të producentëve, Kosovë dhe Maqedoni në Festivalin e Kanës appeared first on INSAJDERI.
Posted: 21 May 2017 06:36 AM PDT
Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet në kthimin e vendit në binarë të sigurt të ecjes drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
Në të kundërtën, qarqe të caktuara kriminale në vend, për të shpëtuar nga dhënia e përgjegjësisë, do të synojnë t'i hapin gjithnjë e më shumë shteg influencës ruse.
Këto komente vijnë pas qëndrimit të fundit të shprehur nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan, duke e cilësuar këtë si "ndikim malinj" të Rusisë.
Mersel Billalli, ish-këshilltar në kabinetin e presidentit të Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se realisht orientimi i Maqedonisë kah Rusia, paraqet kalkulim nga ana e strukturave të caktuara për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë.
"Realisht, orientimi i Maqedonisë kah Rusia, që bëhet i dukshëm kohën e fundit nuk ka qenë aq shumë emocional, apo 'pansllavjan' sesa do të thosha ka qenë kalkulim i strukturave të caktuara, që e humbin pushtetin që (vendi) të orientohet drejt Rusisë me regjim kuazidemokratik, të cilët mundësojnë sundim afatgjatë pa rezultate konkrete dhe procedura demokratike", konsideron Billalli, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se shtrirja e kapitalit rus në Maqedoni ka të bëjë me mundësinë e shpëlarjes së parave.
"Meqë Maqedonia në kartën e institucioneve financiare është fokusuar si vend ku mund të shpëlahen paratë, në një situatë të tillë e dimë se Rusia, përkatësisht oligarkia atje është në kërkim të mundësive që paratë e dyshimta t'i shpëlajnë përmes mënyrave më të lehta, duke kërkuar shtete ku nuk funksionon shteti ligjor, përkatësisht institucionet janë të korruptuara".
"Në këtë dimension, do ta shihja dhe faktin se përnjëherësh me të dalë në shesh kriza kriminale në Maqedoni, shohim një interes nga ana e Rusisë për të shtrirë influencën e saj. Kjo influencë nuk ka qenë e dukshme dy dekadat e fundit që nga pavarësia e Maqedonisë, megjithëse më duhet të theksoj se është shumë e natyrshme që forcat e mëdha në dëm të interesave të shtetit i cili ballafaqohet me problemin e kriminalitetit në institucione të bëjnë pazaret duke vënë në plan të parë interesat e tyre si superfuqi", deklaron për Radion Evropa e Lirë, Vlladimir Pivovarov, ish-zyrtar i Lartë i Shërbimeve Sekrete në Maqedoni.
Ndryshe, hulumtimi i realizuar nga Instituti për Demokraci "Societas Civilis" në bashkëpunim me fondacionin "Konrad Adenauer" ka nxjerrë në pah se 26.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se Bashkimi Evropian do të ishte aleat më i mirë i jashtëm, përderisa vetëm një për qind më pak, përkatësisht 25 për qind e tyre, mendojnë se këtë rol do ta luante Rusia.
Në bazë të hulumtimit në fjalë, 17.5 për qind e qytetarëve parapëlqejnë Shtetet e Bashkuara, si aleate të Maqedonisë.(REL)
The post Strukturat e inkriminuara i hapin rrugë influencës ruse në Maqedoni appeared first on INSAJDERI.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more