Skip to main content

INSAJDERI: “Haradinaj: Turp i madh për Evropën që lejon Mitrovicën të jetë e ndarë” plus 19 more

INSAJDERI: “Haradinaj: Turp i madh për Evropën që lejon Mitrovicën të jetë e ndarë” plus 19 more


Haradinaj: Turp i madh për Evropën që lejon Mitrovicën të jetë e ndarë

Posted: 26 May 2017 09:46 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në një takim me qytetar të Mitrovicës ka kritikuar Bashkimin Evropian për ndarjen e këtij qyteti. Haradinaj ka thënë se është një turp i madh për tërë Evropën që lejon që ky qytet të jetë i ndarë.

"Është turp i madh për tërë Evropën që lejon qytetin të jetë i ndarë. Këtu faj kanë të gjithë. Evropianët bëjnë punë të madhe të bashkohen mes vete, e këtu te ne kanë menduar që me na nda më mirë", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më tutje ka kërkuar nga BE-ja që të mos përdorë standarde të dyfishta në raport me Kosovën.

"Lusim Evropën që të mos përdorin standarde të dyfishta. Mitrovica trajtohet me standard të dyfishtë. Edhe serbët e veriut janë në vendin e vet, edhe ne jemi që ata të ndjehen të sigurt në Kosovë. Mos na leni pa liberalizim vizave, mos qitni kushte çfarë s'i keni qitë askujt".

"Ne jemi në këtë vend para të gjithëve, jemi shtatë milionë që jetojnë në Ballkan, ndërsa në Evropë jemi mbi 10 milionë. Kemi qenë këtu edhe kur nuk kanë qenë të tjerët, dhe do të jemi këtu përgjithmonë. Ne nuk shantazhojmë, por ne s'e ulim kokën. Jemi në vendin tonë, në atdheun tonë",ka thënë Haradinaj./Insajderi.com

The post Haradinaj: Turp i madh për Evropën që lejon Mitrovicën të jetë e ndarë appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Me Haradinajn kemi qenë bashkë në luftë, jemi bashkë edhe në ‘Fillimin e Ri

Posted: 26 May 2017 09:31 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar edhe një herë çështjen e koalicionit me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

Në prezantimin e radhës të këtij subjekti partiak, para qytetarëve në Prishtinë, Veseli tha se për lirinë e Kosovës e të ardhmen e Kosovës, gjithmonë do të jenë të bashkuara me Ramush Haradinajn

"Për Kosovë për lirinë e Kosovës, të ardhmen e Kosovës gjithmonë kemi qenë bashkë. Kemi qenë bashkë kur ka qenë më së rëndi në '99, e tani do të jemi bashkë me Ramush Haradinajn edhe me fillimin e ri".

"11 qershori do të jetë natë e madhe sikurse kjo sonte. Do të fillojmë fuqishëm së bashku, ta jetësojmë fillimin e ri bashkë me Ramush Haradinajn. Nuk do të ketë dëshpërim në këtë vend, do të ketë shpresë e jetë për gjithë  qytetarët e vendit tonë", është shprehur Veseli./Insajderi.com

The post Veseli: Me Haradinajn kemi qenë bashkë në luftë, jemi bashkë edhe në 'Fillimin e Ri appeared first on INSAJDERI.

Zvicra jep 76 milionë franga për Maqedoninë

Posted: 26 May 2017 09:18 AM PDT

Zvicra mbështet tranzicionin politik, shoqëror dhe ekonomik në Maqedoni që nga viti 1992. Ky bashkëpunim afatgjatë vjen nga tradita zvicerane e solidaritetit dhe përgjegjësisë dhe pasqyron rëndësinë që Zvicra i kushton stabilitetit dhe zhvillimit të Maqedonisë dhe tërë rajonit.

Zvicra është e vendosur të thellojë marrëdhëniet me Maqedoninë duke përmirësuar aktivitetet diplomatike dhe të zhvillimit në vend, shkruan Ambasada e Zvicrës në  Shkup, përcjell albinfo.ch

Në 25 vitet e fundit, programi zviceran i bashkëpunimit jo vetëm që do të kontribuojë në procesin e tranzicionit në Maqedoni, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve mes institucioneve zvicerane dhe atyre në Maqedoni, kompanive dhe organizatave të shoqërisë civile.

Zvicra kishte njohur Republikën e Maqedonisë më 12 maj 1993 dhe në marrëdhëniet dypalëshe përdori emrin kushtetues të Maqedonisë. Programi i Bashkëpunimit Zviceran është një aktivitet i rëndësishëm në Ambasadën e Zvicrës në Maqedoni.

Nkë ekip rregullisht koordinon mbështetjen që Zvicra e ka zbatuar përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) në fushat e qeverisjes demokratike, punësimit dhe zhvillim ekonomik, infrastrukturës dhe mjedisit.

Sot, Zvicra është një nga partnerët më të mëdhenj dypalësh të Maqedonisë dhe të strategjisë së re të bashkëpunimit zviceran 2017 – 2020, që parashikon mbështetjen financiare në vlerë prej 76 milionë franga zvicerane.

Objektivi i përgjithshëm i strategjisë së re është të mbështesë Maqedoninë në reforma për të arritur standardet dhe vlerat evropiane dhe për të ndjekur demokracinë sociale gjithëpërfshirëse dhe një ekonomi të tregut, duke përfshirë edhe duke siguruar menaxhim efektiv të burimeve natyrore.

Strategjia ndjek një qasje praktike që fokusohet në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Maqedonisë. Detajet e strategjisë do të publikohen më 31 maj 2017 në Shkup.

The post Zvicra jep 76 milionë franga për Maqedoninë appeared first on INSAJDERI.

PDK promovon këngën e fushatës ‘Fillimi i Ri’

Posted: 26 May 2017 09:15 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Prishtinë, në të cilin po merr pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Veseli e nisi me një batutë, duke thënë se sonte është natë e madhe dhe një natë që shënon fitoren e Fillimit të Ri.

Kreu i PDK-së tha se Kosova ka nevojë për njerëzit e saj dhe ata duhet të mbështeten.

Veseli deklaroi tha se rreth 60 mijë biznese në Kosovë do të mbështeten për hapjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Ai premtoi dyfishim të buxhetit për bujqësi dhe arsimim të të rinjve bazuar në nevojat e tregut, duke hapur shkolla profesionale.

Kryetari i PDK-së përmendi po ashtu se me Fillimin e Ri do të hiqen taksat doganore për produktet që vijnë për nevoja të prodhimit në vend.

Veseli tha se gratë do të mbështetën për të marrë përgjegjësi të barabarta me burrat.

Veseli premtoi mbështetje edhe për pensionistet dhe kategori të tjera të shoqërisë.

PDK promovon këngën e fushatës ‘Fillimi i Ri’

The post PDK promovon këngën e fushatës ‘Fillimi i Ri’ appeared first on INSAJDERI.

Televizioni gjerman: Kosova, një nga vendet më të korruptuara në Evropë

Posted: 26 May 2017 09:10 AM PDT

Kafenetë në qendër të Prishtinës janë plot. Nuk ka një karrige të lirë. Koha e bukur e pranverës ka joshur masivisht banorët e kryeqytetit kosovar që të dalin në rrugë. Muzika dëgjohet nga baret: ‘rock’, pop, muzikë popullore. Qyteti transmeton një energji të pabesueshme, shkruan MDR.

“Është e habitshme se sa të rinj janë në mesin e kalimtarëve – por nuk është çudi: Kosova ka popullatën më të re në Evropë. Megjithatë, ka njërën prej popullatave më të varfra: papunësia është rreth 50 për qind, papunësia e të rinjve është në 80 për qind”, shkruan MDR në artikullin për Kosovën.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 17 për qind e popullsisë jeton në varfëri ekstreme (më pak se 94 cent në ditë) dhe 45 për qind në varfëri absolute (më pak se 1.42 euro në ditë), njofton Insajderi.

Tetë vjet kanë kaluar që kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Kjo shkaktoi një valë të re të shpresës në mesin e kosovarëve. Por ata ishin të zhgënjyer. Deri më tani, BE-ja as nuk ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe jo të gjitha vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas MDR-së, Kosova është një nga vendet më të prapambetura në Evropë.

“Megjithë fondet miliardë-dollarëshe të BE-së, pranisë së NATO-s dhe misionit më të madh të BE-së (EULEX), Kosova është një nga vendet më të korruptuara dhe të prapambetura në Evropë. Pa marrë parasysh se kush ishte në pushtet në Kosovë, asgjë nuk ka ndryshuar”, shkruan MDR, në versionin online të uebfaqes së saj.

MDR po ashtu ka theksuar faktin se në Kosovë shumica e popullësisë është myslimane, dhe se vendi ka më shumë se 700 xhami. /Insajderi.com

The post Televizioni gjerman: Kosova, një nga vendet më të korruptuara në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova

Posted: 26 May 2017 08:55 AM PDT

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka mohuar kategorikisht raportimet e medieve se futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj, ka zgjedhur Kosovën.

Raportimet e disa mediave kosovare se Januzaj do të luajë për Kosovën, Bunjaki i ka quajtur dezinformata.

"Janë lajme të vjetra, nuk janë të vërteta. Mos u merrni me to sepse janë dezinformata" ka thënë Bunjaki për Indeksonline.

Gjatë ditës qarkulluan informacione se Januzaj ka vendosur të luajë për Kosovën. Megjithatë, duket se ato ishin vetëm spekulime, pasi që janë demtuar edhe nga vetë Bunjaki.

Pos që ka mbetur pa përfaqësuese, me injorimin nga Belgjika dhe mos-ardhjen te Kosova, Januzaj rrezikon që të mbetet edhe pa skuadër.

Atij i ka mbaruar huazimi te Sunderlandi, që ka rënë në kategorinë e dytë, ndërsa Jose Mourinho raportohet se nuk e ka në planet e tij tek Unitedi. /Insajderi.com

The post Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova appeared first on INSAJDERI.

DnV kërkon nga presidenti t’i shmang takimet me mësimdhënësit

Posted: 26 May 2017 08:48 AM PDT

Demokracia në Veprim përmes një kumtese ka reaguar ndaj takimeve të presidentit Hashim Thaçi me mësimdhënës.

DnV i ka bërë thirrje presidentit të vendit që t'i përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve të tij kushtetuese, duke përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, thotë njofton kumtesa nga DnV,.

"Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore fillon me datën 31 maj dhe zgjat deri më 9 qershor 2017, subjektet politike duke përfituar nga mungesa e rregullimit ligjor kanë nisur fushatën zgjedhore shumë më herët. Mos respektimi i afateve zyrtare të fushatës zgjedhore të përcaktuar nga KQZ-ja dëmton garën ndërmjet subjekteve politike dhe kandidatëve, duke i favorizuar ata të cilat kanë më shumë mjete financiare në dispozicion. Si pasojë nuk garantohen kushtet për garë të barabartë", thuhet në komunikatën e DnV-së.

DnV më tutje ka kërkuar nga presidenti të tregoj kujdes të shtuar në mënyrë që të mos lë hapësirë të interpretohet si ndikim në fushën zgjedhore.

"'Demokracia në Veprim' i bën thirrje Presidentit të vendit që t'i përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve të tij kushtetuese, duke përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Takimet e presidentit me mësimdhënësit në kohë të fushatave zgjedhore kanë filluar të bëhen praktikë e zakonshme. Gjatë kësaj periudhe kur jemi në prag të zgjedhjeve, presidenti duhet të tregoj kujdes të shtuar në mënyrë që të mos ndikoj apo lë hapësirë të interpretohet si ndikim në fushatën zgjedhore".

"Demokracia në Veprim" është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për monitorimin e fushatës zyrtare zgjedhore të subjekteve politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017. Aktivitet e subjekteve politike do të përcillen nga 60 vëzhgues afatgjatë", thuhet në njoftimin e dërguar nga DnV./Insajderi.com

The post DnV kërkon nga presidenti t'i shmang takimet me mësimdhënësit appeared first on INSAJDERI.

Kurti premton hapjen e 160 çerdheve

Posted: 26 May 2017 08:33 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar këtë të premte shkollën "Qamil Batalli" në Prishtinë.

Kurti i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpalosur planin e Lëvizjes Vetëvendosje nëse kjo parti do të udhëheqë qeverinë e ardhshme.

Kurti në këtë vizitë mes të tjerash ka thënë se nëse arrin të marr besimin e qytetarëve për tu bërë kryeministër i Kosovës do të hapë 160 çerdhe publike, njofton Klan Kosova.

Kurti gjatë ditës së djeshme në shpalosjen e planit 40 pikës të Lëvizjes Vetëvendosje premtoj për të gjithë fëmijët e policëve, mjekëve, mësimdhënësve dhe të papunëve se do të ndaj shumën nga 10 euro në muajt për fëmijët nën moshën 15 vjeçare./Insajderi.com

The post Kurti premton hapjen e 160 çerdheve appeared first on INSAJDERI.

Myftiu i Kosovës uron Ramazanin, kërkon fushatë të përgjegjshme

Posted: 26 May 2017 08:12 AM PDT

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.

"Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, prandaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t'ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta jetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij", ka shkruar Tërnava.

Në urimin e myftiut Tërnava thuhet se Ramazani i sivjetshëm vendin tonë e gjen në një proces të rëndësishëm për të ardhmen e tij, përkatësisht në zgjedhjet nacionale, kurse qytetarët para obligimit për të thënë fjalën e tyre.

"Prandaj, urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvillojë një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar, kurse dita e zgjedhjeve të jetë një ditë feste e gëzimi për të gjithë ne", thuhet në urimin e Tërnavës.

Tërnava në fund është lutur që pas procesit zgjedhor dhe pas Ramazanit të jenë sa më të bashkuar.

"Nga procesi i zgjedhjeve dhe nga muaji i bekuar i Ramazanit lutemi që të dalim edhe më unik, më të bashkuar, më të fortë, më të konsoliduar dhe më të përgatitur shpirtërisht dhe institucionalisht", ka shkruar Tërnava./Insajderi.com

The post Myftiu i Kosovës uron Ramazanin, kërkon fushatë të përgjegjshme appeared first on INSAJDERI.

Kosova ia dorëzon letrat kredenciale Liechtensteinit

Posted: 26 May 2017 07:59 AM PDT

Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Nazane Breca ia dorëzoi letrat kredenciale Trashëgimtarit, Princit Alois, të Principatës së Liechtenstenit, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë tradicionale princore të zhvilluar në Kështjellën e lashtë në kryeqytetin Vaduz të Principatës, Ambasadorja Breca, Princit Trashëgimtar Alois, ia përcolli përshëndetjet e zyrtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës, për qeverinë, për institucionet dhe popullin e Liechtenstein-it.

Ambasadorja Breca, në Principatën e Liechtenstenit është jorezidente dhe atë e mbulon nga selia e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë.

The post Kosova ia dorëzon letrat kredenciale Liechtensteinit appeared first on INSAJDERI.

Trump: Koreja Veriore – problem i madh

Posted: 26 May 2017 07:50 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Koreja Veriore, që aktualisht ka kryer një seri të testeve raketore, është "problem i madh" në agjendën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

"Është shumë në mendjet tona…është problem i madh, është problem botëror dhe do të zgjidhet. Në një pikë ai do të zgjidhet. Ju mund të vëni bast në këtë", tha sot Trump në Sicili të Italisë, ku merr pjesë në samitin e Grupit të 7 vendeve të industrializuara.

Programet raketore të Koresë Veriore janë parë si sfidë madhore e sigurisë për administratën Trump.

Presidenti amerikan ka shprehur përkushtim për ta parandaluar këtë vend që të jetë i aftë t'i godasë Shtetet e Bashkuara me raketë atomike.

Ekspertët thonë se Pheniani do të mund ta arrinte prodhimin e raketave me kapacitet të tillë pas vitit 2020.

The post Trump: Koreja Veriore – problem i madh appeared first on INSAJDERI.

Tjetër humbje për Kosovën

Posted: 26 May 2017 07:47 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e meshkujve ka humbur ndaj Rumanisë në rezultat 3:1 (25:12, 25:15, 21:25, 25:15), në rundin e tretë të turneut të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018.

Kjo është humbja e tretë për Kosovën. Të mërkurën ekipi humbi ndaj Hungarisë në rezultat 3:0, dhe të enjten ndaj Estonisë gjithashtu me rezultat 3:0.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova do t’i zhvillojë të shtunën me Rusinë, dhe të dielën me Malin e Zi. /Insajderi.com

The post Tjetër humbje për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Vëllai i Ramiz Lladrovcit përplaset me qytetarë

Posted: 26 May 2017 07:43 AM PDT

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emri Lladrovci gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së në Drenas Betim Berisha.

Berisha për Klan Kosova ka thënë se Emri Lladrovci nuk ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës.

"Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë", ka thënë shkurt Berisha.

Por Berisha ka konfirmuar se për shkak të disa pakënaqësive është zhvilluar një debat i ashpër mes banorëve dhe disa zyrtarëve të PDK-së.

"Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së", ka shtuar ai./Insajderi.com

The post Vëllai i Ramiz Lladrovcit përplaset me qytetarë appeared first on INSAJDERI.

Pacolli premton hapjen e dhjetëra fabrikave

Posted: 26 May 2017 07:41 AM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë sot se do të investojë në hapjen e dhjetra fabrikave në Kosovë, duke marrë si shembull një fabrikë në të cilën ai ka investuar 30 milionë euro, në Ferizaj.

Vizita e parë ishte në Fabriken IMK (Industria Metalike e Kosovës) ne Ferizaj, investim ky i Presidentit Pacolli. Kjo fabrikë përdorë teknologji moderne, ndërsa posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë, njofton AKR-ja përmes një komunikate.

“Kjo fabrikë është iniciative e imja në të cilën janë investuar mbi 30 milionë euro", tha Presidenti Pacolli dhe shtoi se me qeverisjen e AKR-së, do të hapen edhe dhjetëra Fabrika të tjera.

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike, lideri i AKR-së tha se qëllimi i tij është ngritja e fabrikave me teknologji të avancuar. "Tendenca është hapja e Fabrikave që përdorin teknologji të avancuar. Me këtë lloj avancimi në teknologjinë e fabrikave, do të rritet edhe numri i të punësuarve", ka shtuar më tej presidenti Pacolli.

Vizita më pas vazhdoi në kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare të Ferizajt, e cila prodhon mobile, kryesisht për eksport.

Bashkë me kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Presidenti Pacolli shprehu gatishmërinë e tij për sjelljen e investitorëve të rinj në Kosovë. Ai tha Aleanca Kosova e Re në qeverisje do t’ju jap hapësirë ndërmarrjeve me kapitale milionëshe, të cilat do t'i sjellin Kosovës përfitime të mëdha. /Insajderi.com

The post Pacolli premton hapjen e dhjetëra fabrikave appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Vetëm Hoti mund ta zgjidhë problemin e papunësisë

Posted: 26 May 2017 07:34 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një vizite që i ka bërë ndërmarrjes prodhuese "Muja Dekor", ka thënë se vetëm kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, mund ta zgjidhë problemin e papunësisë në Kosovë.

"I japë përkrahje të plotë kandidatit tonë për kryeministër. Me përkrahje të Qeverisë së ardhshme dhe kryeministrit Hoti do të zgjidhim problemin e papunësisë, do të hapim vende të reja të punës, do të ofrojmë politika fiskale të përshtatshme për bizneset, do të kemi një vend në të cilin dëshirojmë të jetojmë, një vend të mirëqenies dhe një vend të sigurt", ka thënë Mustafa.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në Qeverinë e kaluar edhe në Qeverinë e re, ne do t’i kushtojmë prioritet të parë zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

"Kemi marrë reforma fiskale në pakon e parë, e kemi të gatshme pakon e dytë për t'ju ndihmuar bizneseve, sikur ky që po vizitojmë sot. Do të eliminohet të gjitha taksat doganore për lëndë të para, makineri dhe inpute të tjera që nevojiten për procesin e prodhimit", ka thënë Hoti.

Ai ju ka garantuar të gjitha bizneseve se sikur në të kaluarën, do t'ju qëndrojmë afër dhe do t’i përkrahim për zgjerimin dhe zhvillimin e tyre.

The post Mustafa: Vetëm Hoti mund ta zgjidhë problemin e papunësisë appeared first on INSAJDERI.

Veseli lavdëron klinikën private, qytetarët ia përmendin QKUK-në

Posted: 26 May 2017 07:24 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se është ndalur sot për kontroll në një klinikë private dentale, me ç’rast ka deklaruar se stafi ishte tejet profesional.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lideri i PDK-së ka thënë se partia e tij i konsideron mjekët aset nacional.

“Fillimi i Ri i konsideron mjekët aset nacional dhe do të dedikojë resurse dhe kohë që shëndetësia e Kosovës të reformohet thellësisht. Qytetarët duhet të jenë në fokus të sistemit shëndetësor, e jo kontrabanduesit e barnave”, ka shkruar Veseli.

“Jam i bindur se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë – e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës”, ka thënë Veseli.

Megjithatë, Veseli nuk ka vizituar Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK). E për këtë kanë reaguar edhe qytetarët përmes komenteve në postimin e Veselit.

“Shko në QKUK.. atje është tmerr”, i shkruan një qytetar Veselit.  /Insajderi.com

 

The post Veseli lavdëron klinikën private, qytetarët ia përmendin QKUK-në appeared first on INSAJDERI.

Xiaomi prezanton telefonin e dytë pa skaje, Mi Max 2

Posted: 26 May 2017 07:11 AM PDT

Kompania elektronike, Xiaomi, bëri bujë kur lansoi telefonin Mi Max, një telefon pa skaje, ndërsa sot kemi një pasardhës së tij.

I quajtur Mi Max 2, telefoni u prezantua në Pekin të enjten me çmim fillestar 247 dollar. Ai do të shitet duke filluar nga data 1 Qershor.

Xiaomi pretendon se ka shitur 3 milion njësi të modelit origjinal Mi Max i cili më tepër se asgjë ishte një koncept. Karakteristika kryesore e modelit të dytë është bateri gjigante prej 5,300 mAh për të cilën kompani thotë se mban 2 ditë të plota.

Gjithashtu kompania pretendon se telefoni ngarkohet në 68% brenda një orë ndërsa kapaciteti i plotë i tij siguron 18 orë shikim video dhe 57 orë thirrje.

Mi Max 2 ka trup prej metali dhe ekran 6.44 inç. Ka 4GB RAM dhe 64GB ose 128GB memorie të brendshme.

Pajisja karakterizohet nga një kamerë e pasme 12 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel. Gjithashtu janë përfshirë një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe një boks stereo, shkruan pcworld.al.

Të gjitha këto komponentë fuqizohen nga model Qualcomm Snapdragon 625 i procesorëve.

Ende nuk ka një datë ndërkombëtare të debutimit por nisur nga popullariteti i të parit kompania me patjetër duhet të ketë plane të tilla ekspansioniste.

The post Xiaomi prezanton telefonin e dytë pa skaje, Mi Max 2 appeared first on INSAJDERI.

Para zgjedhjeve, partitë pa premtime megalomane

Posted: 26 May 2017 07:09 AM PDT

Premtime nga më të ndryshmet janë duke u dëgjuar nga partitë politike në Kosovë, në prag të nisjes së fushatës zgjedhore.

Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 qershorit, përveç premtimeve për zgjidhjen e problemeve politike, zotohen se do të përmirësojnë edhe situatën ekonomike.

Hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pagave, e mirëqenies sociale, investimet në fusha të ndryshme ekonomike, arsimi më cilësor, sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i krimit e korrupsionit dominojnë premtimet.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike thonë se premtimet e partive politike nuk dallojnë shumë nga ato që janë dëgjuar gjatë fushatave të mëhershme zgjedhore.

Por, e veçanta e kësaj para-fushate, sipas tyre, është se nuk po thuhen më shifra marramendëse për hapjen e vendeve të punës, siç ka ndodhur më herët.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se deri më tani nuk janë vërejtur premtime ambicioze apo bombastike, sidomos në aspektin e numrave, çka e ka karakterizuar fushatën zgjedhore të vitit 2014.

"Kur flas për numra e kam fjalën për numrat e vendeve të reja të punës, që synohen të krijohen nga partitë që presin të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 11 qershorit".

"Në përgjithësi mbesin të njëjtat premtime: krijimi i vendeve të reja të punës, mbështetja e sektorit privat, konkretisht sektorit të prodhimtarisë. Ajo çfarë vihet re është se pothuajse të gjitha partitë premtojnë lehtësira fiskale për sektorin e prodhimtarisë, gjë që duhet të ndodhë", thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se koalicionet dhe partitë politike ende nuk i kanë publikuar programet zgjedhore, por nga deklaratat e deritashme, premtimet, sipas tij, nuk duken megalomane si më parë.

"Për dallim nga fushatat e kaluara, gjatë këtij viti tema e ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës do të jenë tema prioritare. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasur premtime për liberalizim të vizave, për bashkimin e Mitrovicës, për integrimin e Kosovës në BE. Madje, janë përmendur edhe shifra marramendëse për krijimin e vendeve të reja të punës. Në këto ditë, unë kam parë qëndrime pak më racionale të partive politike", shprehet Gashi.

Ajo që vërehet më tepër këto ditë, sipas Arian Zekës, është se të gjitha partitë politike kanë premtuar subvencione dhe mbështetje më të madhe për sektorin e bujqësisë.

"Pavarësisht se ka pasur efekte pozitive viteve të fundit në këtë aspekt, duhet të veprohet me kujdes nga ana e qeverisë se ardhshme, që subvencionet të mos rriten në mënyrë drastike, të mos krijohet pabarazi pastaj në mes të sektorëve të tjerë".

"Është mirë të subvencionohen bujqit, por dy ose trefishimi i buxhetit për bujqit në vitet e ardhshme mund të jetë i dëmshëm për sektorët tjerë", thekson Zeka.

Naim Gashi, ndërkaq, thotë ka pasur disa premtime të partive politike të pallogaritura mirë, por ai beson se me fillimin zyrtar të fushatës, partitë politike nuk do të bëjnë premtime "absurde dhe të parealizueshme".

"Mund të themi se nga deklaratat e dëgjuara ka disa risi. Njëra parti politike ka premtuar se buxheti do të bëhet tre miliardë euro brenda dy vjetësh; një grupim tjetër politik ka premtuar se do të rriten pagat për 30 përqind në sektorin publik. Është premtuar se do të fillojë dhënia e shtesave për fëmijët kosovarë. Disa nga këto premtime janë të pakalkuluara, janë premtime kuturu, të cilat besoj se do të detajizohen gjatë fushatës", thotë Gashi.

Zhvillimi i dobët ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë mbeten problemet kryesore në Kosovë, të cilat besohet se shkaktojnë edhe kriza e probleme tjera.

Në të gjitha zgjedhjet, qoftë të përgjithshme apo lokale, subjektet politike kanë premtuar uljen e shkallës se papunësisë dhe varfërisë, por në realitet, gjendja ka mbetur e njëjtë. /REL

The post Para zgjedhjeve, partitë pa premtime megalomane appeared first on INSAJDERI.

Parisi para 100 vitesh dukej sikurse një qytezë

Posted: 26 May 2017 06:46 AM PDT

Nëse e njihni Parisin ashtu siç është sot-shumë i dendur, me zhurmë dhe i ndotur, është vështirë ta imagjinoni se ky vend ka qenë një fshat ku gratë shisnin lule nëpër karroca, apo se karrocat me kuaj kanë shërbyer si mjet transporti nëpër urën Alexandre III, apo të imagjinoni Place de la Concorde pa trafik.

Fotografitë në vazhdim kanë kapur momente në mes të viteve 1907 dhe 1930.

Fotografi këto të realizuar përmes procesit të njohur si Lumiere, një metodë e hershme e fotografimit e cila ju mundësonte artistëve që të kapnin momente përreth tyre duke ua ruajtur ngjyrat origjinale.

Besohet që shumica e fotografive më poshtë janë realizuar nga Leon Gimpel, Stephane Passet, Georges Chevalier dhe Auguste Leon.

Kurse falë Nicolas Bonnell dhe blogut të tij Paris Unplugged, ne tani jemi në gjendje që të shohim sesi ka qenë Parisi 100 vjet më parë.

The post Parisi para 100 vitesh dukej sikurse një qytezë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen 5 persona të dyshuar për kontrabandë me barna

Posted: 26 May 2017 06:33 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, që dyshohet se kanë bërë kontrabandë me barna.

Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet () lokacione të ndryshme.

"Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: "Kontrabandim me mallra", Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore" , si dhe "Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike", njofton policia.

Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar  sasi  e konsiderueshme e barnave  të pakontrolluara dhe të p verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Kosovë, njofton policia.

"Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale "Shpërdorim i detyrës zyrtare", njofton PK./Insajderi.com

The post Arrestohen 5 persona të dyshuar për kontrabandë me barna appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more