Skip to main content

INSAJDERI: “Dy motra, kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme” plus 19 more

INSAJDERI: “Dy motra, kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme” plus 19 more


Dy motra, kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme

Posted: 23 May 2017 09:47 AM PDT

Kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 qershorit janë edhe dy motrat Emini, Njomza dhe Violeta.

Derisa, Njomza kandidon nga radhët e LDK-së është Violeta ajo e cila i ka besuar Lëvizjes Vetëvendosje për të garuar si deputete.

Në listën zyrtare të LDK-së me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovë, Njomza Emini është renditur e 48-ta.

Në listën prej 110 kandidatëve nga "Vetëvendosje" Violeta Emini – Salihu, gjendet në pozitën e 99-të.(periskopi)

 

The post Dy motra, kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i LDK-së reagon ndaj Bulliqit: Askush nuk e pa të arsyeshme kandidimin e tij

Posted: 23 May 2017 09:40 AM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë se lënia jashtë listës së kandidatëve për deputetë e Shpejtim Bulliqit, nuk ka të bëjë me vendimin e Kryesisë së LDK-së.

Bulliqi, përmes nje reagimi para pak orësh deklaroi se Kryesia e LDK-së e ka lënë atë jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

E Veliu ka deklaruar se Bulliqi nuk është propozuar nga Dega e LDK-së të cilën e përfaqëson.

“Bulliqi nuk është propozu, asnjë anëtarë i kryesisë nuk e ka pa të arsyeshme me propozu si kandidat për deputetë, edhe asnjë kandidat i mundshëm që është propozu nuk është refuzu, të gjithë ata që janë propozuar kanë shkuar, ka qenë një mundësi për të gjithë. Edhe Bulliqi e ka pas mundësinë me e propozu vetveten, nuk ka kurrfarë listë selektive", ka thënë Veliu për Indeksonline.

Bulliqi ishte njëri nga kundërshtuesit më të mëdhenj të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në legjislativin e fundit. /Insajderi.com

The post Nënkryetari i LDK-së reagon ndaj Bulliqit: Askush nuk e pa të arsyeshme kandidimin e tij appeared first on INSAJDERI.

Viktima 8-vjeçare e sulmit terrorist që kishte cak adoleshentët

Posted: 23 May 2017 09:33 AM PDT

Një vajzë 8-vjeçare është ndër viktimat e para të identifikuara të sulmit të bombardimeve në Mançester, Angli.

Saffie Rose Roussos, nga Lancashiri i Anglisë, ishte në koncertin e Ariane Grande me nënën e saj dhe motrën më të madhe, konfirmoi të martën Këshilli i Qarkut Lancashire. Nëna dhe motra e saj, e cila është në të 20-at, po trajtoheshin për lëndime nga sulmi.

Chris Upton, drejtori i shkollës fillore të shkollës Tarleton, në të cilën Saffie vijonte mësimet, tha se ajo ishte një “vajzë e bukur e vogël”, e cila ishte “e qetë dhe jo qëllimkeqe, e talentuar”. Ai tha se lajmi i vdekjes së saj kishte qenë një “shok i madh “.

"Dua të dërgoj ngushëllimet tona më të thella për gjithë familjen dhe miqtë e saj,” shtoi ai. “Mendimi se dikush mund të shkojë në një koncert dhe të mos kthehet në shtëpi është e trishtueshme.”

Georgina Bethany Callander, 18-vjeç, studente e shëndetit dhe kujdesit social, me një buzëqeshje të madhe dhe një dashuri për muzikën pop, u bë viktima e parë e sulmit të Mançesterit, e identifikuar publikisht.

Llogaria e Instagram-it të Callander tregonte një vajzë të re dhe të lumtur, e cila kishte adhurim për kafshët dhe filmat e Disney. Ajo gjithashtu kishte postuar një fotografi të patentës së saj, e cila ajo mori në dhjetor të vitit 2016. Raportet më të reja thanë se kishte vdekur afër me nënën saj.

Bombardimi, të cilin policia konfirmoi se kishte 22 viktima dhe të plagosur të paktën 59, u zhvillua të hënën mbrëma në fund të koncertit në Manchester Arena, kapaciteti i së cilës është 18,000 ulëse për ngjarje si kjo.

Koncertet e këngëtares Ariana Grande kryesisht tërheqin moshat e reja femra, me përcjelljen e prindërve të tyre,  dhe objektivi qëllimkeq në një arene që strehon mijëra fëmijë dhe adoleshentë i dha një kaheje të veçantë sulmit terrorist, i cili hodhi disa prej të pranishmëve rreth 30 metra larg.

Të paktën 12 fëmijë nën moshën 16 vjeç, ishin në spital të shtrirë duke u trajtuar, sipas shërbimit të ambulancës veriore, i cili shërben në zonën e Mançesterit.

Të shtunën, Callander kishte shkruar në Tëitter se ajo ishte “shumë e ngazëllyer” për të parë Grande, me të cilën kishte publikuar një fotografi në një koncert dy vjet më parë.

Andy Burnham, kryebashkiaku i Mançesterit, tha se sulmi i të rinjve ka mbushur të gjithë me urrejtje.

“Ne të gjithë ndjejmë një ndjenjë të neveritjes”, tha ai, duke e përshkruar sulmin si “më i keqi dhe më  tmerruesi” që ai mund të imagjinonte ndonjëherë.

Disa qytetarë polakë ishin midis të zhdukurve, konfirmoi Jakub Krupa, korrespondenti britanik i Agjencisë për shtyp të Polonisë, duke cituar Ministrinë polake të Punëve të Jashtme.

Kryeministrja Theresa May, i bëri thirrje publikut të kontaktojë policinë e Mançesterit nëse ata kishin ndonjë informacion rreth sulmit, duke përmendur se të afërmit, miqtë e viktimave dhe të të pagjeturve po përjetonin dhimbje të paimagjinueshme.

Grande shprehi keqardhjen e saj në llogarinë e Tëitter-it: “E thyer. Nga thellësia e zemrës sime, mua  më vjen shumë shumë keq. Nuk kam fjalë, “shkroi ajo./Insajderi.com

The post Viktima 8-vjeçare e sulmit terrorist që kishte cak adoleshentët appeared first on INSAJDERI.

Luftë diplomatike mes Austrisë dhe Turqisë

Posted: 23 May 2017 09:17 AM PDT

Turqia ka vënë veton ndaj bashkëpunimit të NATO-s me Austrinë, duke bllokuar partneritetin e aleancës me 41 vende, raporton BBC.

Turqia është në NATO, ku ofron më shumë ushtrime ushtarake pas SHBA-ve, ndërsa Austria nuk është. Por Austria bashkëpunon ngushtë me NATO-n dhe ka më shumë se 400 trupa që shërbejnë në Kosovë.

Austria dënoi veton turke, duke e quajtur atë "të papërgjegjshme".

Turqia është e zemëruar me Austrinë për shkak të përpjekjes për të bllokuar qëllimin e saj për t'u bashkuar me BE.

Një takim i NATO-s është planifikuar për të enjten, në selinë e aleancës së 28 vendeve në Bruksel.

The post Luftë diplomatike mes Austrisë dhe Turqisë appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Krijimi i vendeve të punës përbën bërthamën e “Fillimit të Ri”

Posted: 23 May 2017 09:11 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka premtuar krijimin e vendeve të punës dhe investimet në ndërmarrjet kosovare, në qoftë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të udhëheq me qeverinë e ardhshme.

Veseli, i cili sot ka vizituar një kompani ndërtimore në Mitrovicë, është zotuar se PDK-ja do të mundësojë që bizneset kosovare të rrisin numrin e punëtorve.

“Sot pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e shkëlqyeshme që po e bëjnë kompani të suksesshme në Parkun Industrial në Mitrovicë. Fillmi i Ri do të mundësojë që bizneset tona ta rrisin numrin e punëtorëve dhe të eksportojnë më shumë në rajon dhe në Evropë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka treguar tri bazat që përbëjnë bërthamen e programit të PDK-së.

“Investimet në ndërmarrjet e Kosovës, fuqizimi i bizneseve vendore dhe krijimi i vendeve të punës përbëjnë bërthamën e Fillimit të Ri”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com

 

The post Veseli: Krijimi i vendeve të punës përbën bërthamën e “Fillimit të Ri” appeared first on INSAJDERI.

Fatmir Rexhepi e quan të padrejtëve vendimin për ta lënë jashtë listës

Posted: 23 May 2017 09:00 AM PDT

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, e ka cilësuar si një lëshim politik dhe të padrejtë lënien jashtë listës së kandidatëve për deputet.

Ai ka thënë se i ka mbrojtur qëndrimet e elektoratit dhe deri te lënia jashtë ka ardhur pasi ka pasur një opinion dhe qëndrim ndryshe.

"Është një lëshim i madh politik, një e padrejtë e madhe. Por vullneti im ka qenë në kontratë me elektoratin për vendimet që i kemi marrë në Parlament për të gjitha çështjet deri sot. Kundërshtimet te dikush ka krijuar një opinion ma ndryshe qëndrime ma ndryshe. Por besoj se të gjithë deputetët që kanë qenë mandatin e kaluar është dashur të jenë në listë dhe të mos ketë selektime, dhe as unë s'kam mundur të pajtohem që kolegët e mi të mos jenë aty", ka thënë Rexhepi.

Ai nuk e ka mohuar se lënia jashtë e tij nga lista e LDK-së mund të ketë ndikuar edhe qëndrimi i tij negativ për votimin e Demarkacionit.

"Po të gjitha mund të jenë të mundshme", tha ish-deputeti për lajmi.net

I pyetur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së, ai ka pohuar se mos-kandidimi i tij nuk do ta largojë nga partia.

"Patjetër që do të jem pjesë e LDK-së. Qe 7 vite kam marr besim të elektoratit dhe nuk mendoj ndryshe, pavarësisht se në këtë moment e kanë marr një qëndrim të tillë, por ai ka qenë vendim i gabuar", përfundoi Fatmir Rexhepi.

Jashtë listës së LDK-së ka mbetur edhe Shpejtim Bulliqi, deputeti më i zëshëm kundër Demarkacionit. /Lajmi.net/

 

The post Fatmir Rexhepi e quan të padrejtëve vendimin për ta lënë jashtë listës appeared first on INSAJDERI.

Kurti premton çlirimin e bizneseve të vogla “nga tatimet e tepërta”

Posted: 23 May 2017 08:57 AM PDT

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë sot se nëse partia e tij fiton zgjedhjet parlamentare dhe futet në pushtet, do t’i çlirojë bizneset e vogla prej tatimeve.

“Ne do ta çlirojmë biznesin e vogël prej tatimeve të tepërta që po e ngulfasin, dhe në anën tjetër do të kujdesemi për zbatimin rigoroz të të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Kurti.

Ish-kryetari i partisë Vetëvendosje ka deklaruar se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë burim kryesor i punësimit në Kosovë.

“Ndëmarrjet e vogla e të mesme janë burim kryesor i punësimit në Kosovë. Por bizneset e vogla praktikisht po detyrohen të mbyllen, nga konkurrenca e papërballueshme prej qendrave të mëdha tregtare, por edhe për shkak se shteti në vend se të dërgojë inspektorët e punës që aty të zbatohet ligji, ushtron trysni te pronarët që të japin kontribute nëpër parti”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 11 qershor. /Insajderi.com

 

The post Kurti premton çlirimin e bizneseve të vogla “nga tatimet e tepërta” appeared first on INSAJDERI.

Policia ndalon përkohësisht futbollistin nga Uganda të hyjë në Kosovë

Posted: 23 May 2017 08:44 AM PDT

Futbollisti i Crvena Zvezdës, Khalid Aucho është ndalur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Merdarës, derisa kontingjenti serb po vinte në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore bamirëse më Graçanicën.

Sipas mediave serbe, futbollisti është nga Uganda dhe ky vend nuk e ka njohur Kosovën si shtet, prandaj është ndalur në kufi, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, kur drejtuesit e klubit serb po e përgatisnin rikthimin e tij drejt Beogradit, është dhënë drita e gjelbër nga pala kosovare që lojtari megjithatë të futet në territorin e Kosovës.

Mediat serbe e kanë vlerësuar këtë veprim të autoriteteve kosovare si një skandal. /Insajderi.com

The post Policia ndalon përkohësisht futbollistin nga Uganda të hyjë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Policia gjermane çan një bandë hajdutësh me 500 anëtarë

Posted: 23 May 2017 08:36 AM PDT

Policia e Mynihut tha se ka prishur një klan të madh hajdutësh, i cili, sipas vlerësimeve, mund të jetë përgjegjës për një të pestën e vjedhjeve në Gjermani.

Policia tha se banda kriminale mund të krahasohet me një “oktapod me këmbë në gjithë Evropën” dhe se pjesëtarët e saj janë të lidhur me gjak ose martesë.

Hetimet kanë nisur kur tri gra janë kapur duke bërë përpjekje për të hyrë në një pronë në Mynih, në janar të vitit 2016.

Hetimet kanë çuar në arrestime në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani.

Reinhold Bergmann, komisionar i policisë për vjedhje të organizuara, tha se banda mund të ketë degë që operojnë edhe në vende të tjera, si: Belgjika, Franca dhe Italia.

Bergman tha se grupi ka shfrytëzuar kryesisht gra të reja për të kryer vjedhjet, njofton rel.

Policia tha se banda ka rreth 500 anëtarë dhe sistem hierarkik.

 

The post Policia gjermane çan një bandë hajdutësh me 500 anëtarë appeared first on INSAJDERI.

Trajneri i Prishtinës shqelmon fëmijën 14 vjeç

Posted: 23 May 2017 08:27 AM PDT

Ndeshja e Ligës Rajonale të Prishtinës në futboll, ndërmjet ekipeve të grupmoshës 15-vjeçare "2 korriku" dhe FC Prishtina, të shtunën përfundoi me sulmin e trajnerit Ali Osmani ndaj lojtarit 14-vjeçar të "2 Korrikut", L.B.

Trajneri i "2 Korrikut", Mustafë Pronaj, tha për Insajderin se pas rezultatit 1:1, lojtarët ishin përleshur me njëri tjetrit kurse Ali Osmani e ka sulmuar me këmbë në gjoks lojtarin e tij, i cili  ka qenë i shtrirë për toke.

Sipas Pronajt, lojtari 14-vjeçar kishte mbetur për disa minuta pa ndjenja, ndërsa ka kërkuar ndihmë në QKUK.

"Lojtari jonë pasi është sulmu me këmbë në gjoks nga trajneri Ali Osmani ka pasur probleme me frymëmarrje dhe nuk ka qenë në gjendje të qëndrojë në këmbë, derisa ka kërkuar ndihmë në QKUK", tha ai.

Trajneri i skuadrës U-15 të "2 Korrikut" konfirmon se gjendja mjekësore e 14-vjeçarit është e mirë, tashmë.

"Tash gjendja shëndetësore e lojtarit është e mirë, pasi fatmirësisht nuk ka pasur të thyer asgjë", tha Pronaj.

E trajneri i Prishtinës U-15, Ali Osmani, i cili akuzohet se sulmoi 14-vjeçarin, në një prononcim për Insajderin ka pohuar sulmin ndaj L.B. Ka thënë se nuk e ka pasur ndonjë qëllim të keq ndaj 14-vjeçarit.

"Unë e kam shkelë atë fëmijën, nuk e mohojë atë që e kam shkelë me qëllim, por në atë moment kam rrëshqit duke i ngreh fëmijët dhe e kam qit pak kamën kështu. Po jo edhe ashtu që e kam lënë pa ndjenja, sepse ai djali ka qenë shtrirë kur kam hyrë unë aty", ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, gjatë përleshjes mes futbollistëve të mitur të "2 Korrikut" dhe Prishtinës, L.B kishte qenë i shtrirë në momentin që ai kishte mbërritur në turmën me futbollistë.

"E kam cekur edhe tek kryetari i tyre. Faktikisht e kam shkelur atë fëmijën pak. Momentin që kam hi ai fëmija ka qenë shtritë. Edhe i kam ndarë fëmijët se kanë qenë duke sjellë në të. E unë e kam qëllimin me familjen e fëmijës më u pajtu e me i kry disa hesape", ka thënë Osmani për Insajderin.

Trajneri i Shkollës së Futbollit Prishtina ka mohuar ta ketë lënë pa ndjenja 14-vjeçarin e skuadrës kundërshtare.

"Nuk është e vërtetë. Djali është çu në këmbë ka ecë, normal. Unë do të ulem do të diskutojë me familjen e djalit, dhe do të dalë me një komunikatë”, ka treguar Osmani.

Me rregullat e futbollit, trajnerit të një skuadre futbolli nuk i lejohet të futet brenda fushave të lojës. Por, Osmani ka thyer edhe këtë rregull për t’u përfshirë në përleshje.

E trajneri i "2 Korrikut" U-15, Mustafë Pronaj tha se lidhur me këtë rast është duke përgatitur raportin që do ta dorëzojë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Edhe policia e Kosovës është njoftuar me këtë rast.

 

 

The post Trajneri i Prishtinës shqelmon fëmijën 14 vjeç appeared first on INSAJDERI.

Bulliqi: Nga lista më largoi Kryesia e LDK-së, e patën nga frika

Posted: 23 May 2017 08:14 AM PDT

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpëjtim Bulliqi ka thënë se shkaku që ai dhe disa kolegë të tij nuk u përfshinë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë, është frika që patën udhëheqësit aktual të partisë ndaj rritjes së tyre.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka thënë se Kryesia e LDK-së e largoi atë nga lista e kandidatëve për deputetë.

“Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së. Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas”, ka thënë Bulliqi.

“Largimi është bërë selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundershtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vie shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linquese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaqit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin”, ka thënë ai.

Bulliqi ka treguar se ka pasur oferta nga partitë opozitare, por që nuk ka dashur të futet në listat e tyre.

“Dua te ju bëjë me dije që gjatë kësaj faze kam pasur oferta nga disa subjektet opozitare për t’u futur në listat e tyre, mirëpo me gjithë respektin që kam për to i kam refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i kam bëre sepse kam besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i votojnë “njerëzit servil”, të cilët sipas Bulliqit, treguan edhe njëherë se mbi të gjitha e kanë interesin e tyre personal. /Insajderi.com

The post Bulliqi: Nga lista më largoi Kryesia e LDK-së, e patën nga frika appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet hetimi i 3890 plikove që arritën nga Serbia në KQZ

Posted: 23 May 2017 08:01 AM PDT

Anëtari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, nw mbledhjen e jashtëzakonshme tw këtij institucioni e ngriti si shqetësim dërgesën përmes postës që ka ndodhur dje nga Serbia prej afro 3 mijë 890 aplikacione në KQZ.

Sipas tij kjo është e dyshimtë dhe "ardhja e tyre në mënyrë të pashpjegueshme len për të dëshiruar".

"Kjo është shkelje e rëndë dhe KQZ-ja duhet t'i lajmërojë autoritetet përkatëse për të hetuar këtë rast. Këto pliko mund të jenë mbushur edhe në Kosovë pasi që ato erdhën në mënyrë të pashpjegueshme në orët e vona", tha Rrustemi.

Rrustemi ishte këmbëngulës që të hetohen aplikacionet e ardhura nga Serbia.

"Ne duhet të shqetësohemi, sepse për mua këtu ka prapavijë kriminale. Nuk ka të drejtë askush individualisht të sjellë aplikacione për një numër të votuesve. Ne si KQZ duhet ta dimë kush i ka sjellë këto aplikacione", tha ai.

The post Kërkohet hetimi i 3890 plikove që arritën nga Serbia në KQZ appeared first on INSAJDERI.

Moore kishte vizituar refugjatët kosovarë gjatë luftës, akuzonte Millosheviqin

Posted: 23 May 2017 07:49 AM PDT

Ish-ylli i serisë së filmave "James Bond", aktori Sir Roger Moore, i cili vdiq sot, i kishte vizituar kampet e refugjatëve shqiptarë të Kosovës në Maqedoni në vitin 1999.

Në atë vizitë që Moore i kishte bërë refugjatëve nga Kosova, u kishte ndarë lodra fëmijëve kosovarë, shkruan Express.

Më 13 maj 1999, Moore e vizitoi kampin II të refugjatëve "Stenkovec" dhe shkollën e këtij kampi të udhëhequr nga UNICEF, i cili në atë kohë po tentonte t'i akomodonte më shumë se 1.000 fëmijë kosovarë.

"Mund të dalim dhe të flasim për atë që e shohim. Mund të flasim me njerëz në mënyrë që të sigurojmë para", kishte thënë Moore.

"Maqedonia është duke tentuar që të t'iu bëjë ballë një çerek milioni refugjatësh nga Kosova. Millosheviqi është duke i larguar ata [kosovarët] nga shtëpitë e veta; duke ua mohuar identitetin dhe duke i detyruar të ikin në vendet fqinje," kishte thënë Moore në atë kohë. /Insajderi.com

The post Moore kishte vizituar refugjatët kosovarë gjatë luftës, akuzonte Millosheviqin appeared first on INSAJDERI.

Beatrisa Pista: Do të bëhem deputete për ta zbardhur vrasjen e vëllait

Posted: 23 May 2017 07:48 AM PDT

Tri vite më parë, saktësisht në muajin qershor, njëri prej kandidatëve më seriozë për deputet të PDK-së për qytetin e Rahovecit kishte qenë Elvis Pista. Ende pa marrë fund i gjithë procesi zgjedhor, në rrethana misterioze, ai u vra duke dalë nga një restorant, natën vonë.

Pothuajse në përvjetorin e asaj ngjarjeje, tri vjet më vonë, garën për t’u bërë deputete e ka vazhduar motra e Elvisit, Beatrisa, gjithashtu nën shenjën e partisë së njëjtë.

Beatrisa vendosi të ndjekë rrugën e vëllait të ndjerë, duke u bërë pjesë e politikës. Elvisi ishte menaxher, biznesmen dhe politikan. Vrasja e tij mund të lidhej me çfarëdo gjëje, edhe me fushat ku ai vepronte. Ishte pikërisht politika, për çfarë ai po përmendej më shumë, sepse në qershorin e 2014-ës kur ai u vra, më datën 8 ishin mbajtur zgjedhjet ku Pista ishte kandidat i PDK-së.

Kandidatja e PDK-së për deputetë thotë se vendosi të garojë në zgjedhjet parlamentare sepse Rahoveci, vendi nga ajo vjen, nuk ka përfaqësim në nivel qendror.

"Vij nga një prej rajoneve më të diskriminuara në aspektin e zhvillimit në të gjitha sferat. Një rajon, i cili ka tash e disa vjet që nuk ka përfaqësim në institucionin më të lartë", thotë Pista.

Përveç kësaj, arsye tjetër, e fortë e Beatrisës për të qenë pjesë e Kuvendit është edhe vrasja e vëllait të saj.

"Këtë e shoh si një mundësi më serioze për të ringritur çështjen e vrasjes së vëllait tim, i vrarë në mënyrë qyqare dhe shumë misterioze një javë pas zgjedhjeve të kaluara", tha ajo për Gazetën Express.

Vendimin për të ndjekur rrugën e vëllait të saj, Beatrisa thotë se nuk është kurrsesi mënyrë e zëvendësimit të tij politik, sepse, për të Elvis Pista është i pazëvendësueshëm, edhe në politikë.

"Ai e ka vendin e vet, është i pazëvendësueshëm. Unë jam në politikë po ashtu që një kohë të gjatë dhe kam krijuar personalitetin tim në këtë sferë, duke qenë tri mandate radhazi asambliste. Kam rrugëtimin tim sa do i vështirë që është, nga se nuk do të arrij asnjëherë që të zëvendësoj vëllanë tim!"

Pista, në zgjedhjet e 2014-s kishte marrë mbi pesë mijë vota, duke qenë kështu kandidati më i votuar i qytetit të Rahovecit nga PDK-ja. Beatrisa thotë se pret përkrahje nga qyteti i saj, por këtë ta marrë për atë që ajo dëshiron të përfaqësojë.

"Do të jem zëri i fuqishëm që i ka munguar Rahovecit në Kuvend që nga paslufta. Dua që të votohem për këtë. Elvisi duhet të pushojë i qetë, dua të marr besimin njëjtë sikur ai – për kontributin që mund t'i japim Rahovecit dhe vendit tonë, jo për arsye tjera", thotë kandidatja e PDK-së.

Beatrisa, për vrasjen e vëllait të saj tregon se i beson institucioneve të vendit, në drejtësinë e tij dhe pikërisht nga këto institucione pret edhe zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Motra e Elvis Pistës shpjegon se ka qenë gjithmonë pjesë e PDK-së edhe para se vëllai i saj të vritet dhe se kandidatura e saj në këto zgjedhje nga radhët e Partisë Demokratike nuk ka për shkak aktivitetin e vëllait të saj, apo vrasjen e tij.

"Për tri mandate kam qenë asambliste në kuvendin komunal të Rahovecit", tregon motra e Elvis Pistës, e cila është pjesë e listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma për deputete.

The post Beatrisa Pista: Do të bëhem deputete për ta zbardhur vrasjen e vëllait appeared first on INSAJDERI.

Familja e Guardiolës ndodhej në Manchester Arena kur ndodhi sulmi

Posted: 23 May 2017 07:12 AM PDT

"Mundo Deportivo" bën me dije se bashkëshortja e Pep Guardiola-s së bashku me dy vajzat ishin në Manchester Arena mbrëmjen e djeshme kur një kamikaz vrau 22 persona dhe plagosi 56 të tjerë, mes viktimave edhe fëmijë.

Mijëra të rinj ishin duke ndjekur koncertin e yllit amerikan të pop-it Ariana Grande kur ndodhi ngjarja makabre.

Bashkëshortja Cristina Serra me vajzat Valentina dhe Maria janë jashtë rrezikut për jetën, por është e kuptueshme tronditja që shkakton një ngjarje e tillë.

46-vjeçari Guardiola do të nisej të martën në një udhëtim në Abu Dhabi për t'u takuar me pronarët e City-t për të folur mbi planet për sezonin e tij të dytë në drejtimin e "Qytetarëve". Nuk dihet nëse trajneri spanjoll është nisur.

Ndërkohë në faqen e tij zyrtare në Twitter Pep ka postuar këtë mesazh sot në mëngjes: "Jam i shokuar. Nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave".

Man City dhe kushërinjtë e tyre të Man United kanë shprehur ngushëllimet në respekt të viktimave të sulmit, duke e përshkruar si "ngjarjen më të tmerrshme" që qyteti ka përjetuar, transmeton Telesport.al.

Në faqen zyrtare të tij, klubi i City-t shkruan: "Me trishtim të madh mësuam për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Arena. Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit dhe me shërbimet e urgjencës së qytetit tonë".

"Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia ndaj familjeve të viktimave. Është një ditë e trishtuar për qytetin e mrekullueshëm të Mançesterit. #Unity", shkruan kapiteni Vincent Kompany, të cilit i bashkohen edhe mesazhet e ngushëllimit të shokëve të skuadrës./Insajderi.com

The post Familja e Guardiolës ndodhej në Manchester Arena kur ndodhi sulmi appeared first on INSAJDERI.

Vdes “James Bond”

Posted: 23 May 2017 07:00 AM PDT

Aktori Sir Roger Moore, i njohur për rolin kryesor në filmin e famshëm "James Bond", ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare, njofton familja e tij.

Moore i kishte vizituar fëmijët kosovarë në kampet e refugjatëve në Maqedoni në vitin 1999.

Ai ka vdekur në Zvicër pas një beteje të shkurtër me kancerin, njofton familja e tij.

"Me zemër të thyer duhet ta japim lajmin e tmerrshëm se babai ynë, Sir Roger Moore, vdiq sot. Jemi të shkatërruar", ka shkruar në Twitter familja e tij.

I asistuar nga punëtorët e UNICEF-it, Moore u ka shpërndarë lodra fëmijëve kosovarë që ishin refugjatë në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në vitin 1999.

Ai në atë kohë ishte ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it.

The post Vdes "James Bond" appeared first on INSAJDERI.

Liverpooli me ofertë për Casillasin

Posted: 23 May 2017 06:47 AM PDT

Media spanjolle AS raporton se Liverpooli ka bërë një ofertë drejt Portos për shërbimet e portierit Iker Casillas.

Sipas kësaj gazete marrëveshja është arritur dhe spanjolli ka nënshkruar para kontratë me klubin nga Anfield.

Casillas ka pasur edhe oferta të tjera nga skuadra të Premier Ligës por edhe oferta nga Katari, Kina dhe Turqin.

36 vjeçari pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloj duke qenë gardian i portës së Real Madridit, ku nga aty kaloj tek Porto.

Gazeta spanjolle raporton se Casillas nuk do të jetë pjesë e Portos në përgatitjet para sezonale.

Liverpool nuk ka qenë i kënaqur me portierin Simon Mignolet./Insajderi.com

The post Liverpooli me ofertë për Casillasin appeared first on INSAJDERI.

Z -Mobile: Devolli nuk dëshiron që punëtorët e Telekomit të mbesin pa punë

Posted: 23 May 2017 06:39 AM PDT

Kompania Z Mobile dhe PTK janë duke zhvilluar bisedime për të gjetur një zgjidhje pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

“Konfirmojmë se bisedimet janë në rrugë të mirë, por ende nuk janë finalizuar. Nga Telekomi i Kosovës kanë pranuar lëshimet në procesin e përmbushjes së obligimeve të kontratës me Z Mobile dhe janë zotuar në respektimin e saj të plotë tash e tutje, me qëllim të afarizmit dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet dy kompanive, gjithnjë duke pasur në mendje konsumatorët dhe të punësuarit në to", thuhet në një komunikatë të dërguar nga Z Mobile.

"Themeluesi i kompanisë, z. Blerim Devolli, ka ndërmarrë personalisht iniciativën përgjetjen e zgjidhjes , në mënyrë që të mos rrezikohen vendet e punës së punëtorëve të Z Mobiles dhe Telekomit të Kosovës ,në mënyrë që keto ndërmarrje të vazhdojnë punën", thuhet tutje në komunikatë.

"Z Mobile mbetet pranë qëndrimit se vendimi për t'iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm për shkak se aty janë llogaritur humbjet e Z Mobile nga mospërmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës".

 

The post Z -Mobile: Devolli nuk dëshiron që punëtorët e Telekomit të mbesin pa punë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen shtatë persona, dyshohen për inskenim të aksidenteve

Posted: 23 May 2017 06:36 AM PDT

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar shtatë persona D.D., A.D., E.D., E.S., S.S., B.L. dhe S.S, të dyshuar se kanë kryer veprën penale "legalizim i përmbajtjes së rreme.

"Për shkak se të njëjtit me qëllim të përfitimit pasuror për dëmet materiale dhe jo materiale nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë, me vetura kanë inskenuar aksidentet të trafikut", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njofton se, sipas shënimeve të nxjerra nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës (SIPK), dhe nga analiza e lëndëve, personat e lartcekur janë të përfshirë mbi tetëdhjetë aksidente rrugore, për periudhë kohore 2013-2017, kryesisht në Prishtinë, në Fushë Kosovë, në rajonin Gjilanit, në rajonin e Ferizajt dhe të Vitisë.

"Prokuroria është duke i vazhduar hetimet edhe për disa persona të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këto raste, si dhe varësisht nga hetimet mund të ketë arrestime të tjera. Të arrestuarit gjenden në ndalim për dyzetetetë orë", thuhet në njoftim./Insajderi.com

The post Arrestohen shtatë persona, dyshohen për inskenim të aksidenteve appeared first on INSAJDERI.

Mogherini fton Zaevin në darkën me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Posted: 23 May 2017 06:36 AM PDT

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ftoi Zoran Zaevin në darkën joformale në Bruksel, si "të përcaktuar për kryeministër".

Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç njoftoi se në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara, raporton Alsat-M.

"Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së Përfaqësueses së Lartë, Mogherini në rajon në mars të këtij viti" është shprehur Kocijançiç. Në darkën joformale në Bruksel përveç mandatarin Zoran Zaev të ftuar në darken joformale janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë./Insajderi.com

The post Mogherini fton Zaevin në darkën me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more