Skip to main content

“Hapet Panairi Ndërkombëtar “Porta e Ballkanit”” plus 9 more GazetaBlic

“Hapet Panairi Ndërkombëtar “Porta e Ballkanit”” plus 9 more GazetaBlic


Hapet Panairi Ndërkombëtar “Porta e Ballkanit”

Posted: 23 May 2017 10:50 PM PDT

I njohur si “Porta e Ballkanit”, sot hapet Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS 2017, cili mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Panairi do të jetë i hapur deri më 27 maj dhe njëherit është ndër panairet më të mëdha në rajon dhe i vetmi në vend, i dedikuar ekskluzivisht fushave të ndërtimtarisë, energjisë dhe teknikës.

Panairi EXPOKOS , sjell kompani me renome botërore të cilat kanë mundësinë e krijimit të partneriteteve afatgjata por edhe mundësinë e shitjes direkte pranë një numri të madh vizitorësh. Në EXPOKOS, kompani të shumta kanë mundësi të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre duke shfrytëzuar prezencën e institucioneve, mediave, vizitorëve profesionistë e publik. EXPOKOS është vendi ku takohen prodhues dhe furnitorë nga vendi dhe bota të të gjitha fushave të ndërtimit, energjisë dhe teknikës, si çdo edicion tjetër, edhe kësaj radhe mirëpret kompani të shumta nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Greqia e shumë të tjera.

The post Hapet Panairi Ndërkombëtar “Porta e Ballkanit” appeared first on GazetaBlic.

Tuna tregon pak nga dhoma e Tianit (Foto)

Posted: 23 May 2017 10:43 PM PDT

Këngëtarja Tuna Sejdi ka disa javë që është bërë nënë.
Ajo solli në jetë djalin Tianin, fryt i dashurisë së saj me Patrisin, shkruan lajmi.net Krahas fotografive të shpeshta me të birin, sot Tuna përmes disa pamjeve, ka zbuluar detaje nga dhoma e të birit.

Këngëtarja ka filluar nga dera e dhomës, ku shihet se është shkruar emri Tian.

Përpos kësaj, dallohen edhe ngjyrat në mur, e bardhë dhe e kaltër, duke u pajtuar me mitin se ngjyra e kaltër dhe e bardhë identifikojnë ngjyrat e meshkujve.

The post Tuna tregon pak nga dhoma e Tianit (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Sekreti i ardhmërisë suaj është shkruar në dorë? (Foto)

Posted: 23 May 2017 10:37 PM PDT

Ndoshta nuk e keni ditur, por shuplaka zbulon shumë gjëra për ju që nuk i keni ditur. Shikoni përse bëhet fjalë.
Sekreti i ardhmërisë suaj nuk fshihet nën hundën tuaj, por është direkt në shuplakat tuaja. Falë hiromantisë, gjithçka që dëshironi të dini fshihet pikërisht në këtë vend dhe këto linja.

Këto linja mund të ndodhen nën shuplaka dhe paraqesin jetëgjatësinë tuaj dhe linjën e fortë familjare. Shumica e njerëzve ka tri linja, kurse ata që kanë më shumë fat – katër. Por çka nënkupton çdonjëra nga ato?
Linjat e shuplakës zbulojnë gjithçka rreth jetëgjatësisë, shëndetit, fatit apo prosperitetit të personit.

1– Në linjën e parë (më e përafërta shuplakës) është vija e qartë, e gjatë dhe pandërprerë e cila nënkupton shëndet të mirë. Nëse është e ndërprerë, e hollë apo e prerë, atëherë do të thotë se nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten.

2– Nëse linja e dytë është e pashkëputur, mund të shpresoni prosperitet financiarë.

3– Nëse linja e tretë është e paprerë, atëherë nënkupton se do të jeni me ndikim dhe mjaft i njohur në shoqërinë tuaj.

4– Linja e rrallë e katërt është tipike paralel me të tretën dhe paraqet forcim të famës dhe respektit.

Pas kësaj përpiquni edhe vetë të kontrolloni shuplakat tuaja dhe të kuptoni diçka rreth të së ardhmes e cila ju pret

 

The post Sekreti i ardhmërisë suaj është shkruar në dorë? (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Mbahet aksioni tradicional i pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën”

Posted: 23 May 2017 10:33 PM PDT

Në kuadër të këtij aksioni, aktivitete për pastrim do të ndërmerren në Komunën e Gjakovës, përkatësisht në disa lokacione më specifike, të cilat kanë nevojë për pastrim e gjithashtu edhe për gjelbërim dhe mbjellje të fidanëve.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe do ta bëj hapjen zyrtare të aksionit të pastrimit.

The post Mbahet aksioni tradicional i pastrimit "Ta pastrojmë Kosovën" appeared first on GazetaBlic.

KIE prezanton korporatat e reja evropiane

Posted: 23 May 2017 10:26 PM PDT

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) sot do të anëtarësojë edhe pesë anëtarë të rinj, biznese dhe korporata të reja me kapital evropian të cilat operojnë në Kosovë.

KIE aktualisht përbëhet nga 25 investitorë evropian, që punësojnë direkt më shume se 8000 kosovarë me kontrata të rregullta apo si kontraktues të shërbimeve dhe produkteve të tyre.

Qarkullimi aktual i anëtarëve të KIE është mbi 500 milionë euro, ndërsa investimet e anëtarëve të KIE në Kosovë deri më tani arrijnë shumën e mbi 1 miliard eurove.

The post KIE prezanton korporatat e reja evropiane appeared first on GazetaBlic.

Është vetëm 10 vjeçar, por peshon 200 kg (Video)

Posted: 23 May 2017 10:25 PM PDT

Njihuni me Arya, djaloshin 10 vjeçar indonezian, por që peshon më shumë se 190 kg.

E ëma Rokayah, 36, dhe i ati Ade Somantri, 45, thonë se djali i tyre konsumonte pesë vakte në ditë, dhe sërish ankohej se kishte uri, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.

Të tronditur doktorët i propozuan Aryas të ndiqte një dietë, por meqë s'panë rezultat ata vendosën të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut të tij duke e bërë që të hajë ushqim të limituar, që i jep atij ndjesinë se ka ngrënë mjaftueshëm.

Pas operimit fëmija humbi 20 kg për katër muaj, dhe po vazhdon të bjerë me ritme të kënaqshme.

Më parë Arya hante pesë shujta në ditë të cilat i shoqëronte me cola.

The post Është vetëm 10 vjeçar, por peshon 200 kg (Video) appeared first on GazetaBlic.

Zbulohet dokumenti sekret: Emigrantët gati të ‘pushtojnë’ Europën

Posted: 23 May 2017 10:22 PM PDT

Deri në 6.66 milionë emigrantë presin në vendet e Afrikës Veriore, Turqi dhe Jordani, për tu nisur drejt Evropës.
Siç raporton gjermania "Bild", të dhënat e përditësuara në fund të prillit, gjenden në një dokument konfidencial të autoriteteve gjermane të sigurisë.

Në fund të Janarit kjo shifër vlerësohej 5.950.000.

Në praktikë, deri në 3.3 milionë emigrantë janë duke pritur në Turqi (400.000 më shumë se në janar), deri në një milion në Libi (-200,000), në Egjipt (+500,000), deri në 720,000 në Jordan (+ 10.000), deri në 430.000 në Algjeri (+30,000), deri në 160.000 në Tunizi (+10,000) dhe deri në 50,000 në Marok (-10,000), raporton "Ansa".

Përveç kësaj 79,000 refugjatë (+1.000) janë të bllokuar përgjatë rrugës ballkanike, nga të cilët 62.500 në Greqi.

The post Zbulohet dokumenti sekret: Emigrantët gati të 'pushtojnë' Europën appeared first on GazetaBlic.

Hapet ekspozitë personale e Agron Mulliqit

Posted: 23 May 2017 10:19 PM PDT

Krijuesi Agron Mulliqi, sot do të hap ekspozitën personale në ambientin e Muzeut të Kosovës.

Ekspozita ka si kurator kritikun e artit Ilir Muharremin, i cili për veprat e Mulliqit thotë "arti i Mulliqit zbukuron jetën dhe në vete ngërthen forma në raport me jetën sociale, i lidh të pa edukuarit me ligje të mirësjelljes, pastërtisë, njerëzillëkut, të heshturin e bënë të zhurmshëm, thyen heshtjen mu në kohën që duhet."

Sipas tij, ky art ruan edhe dhembjet, përjashton tmerret, neveritë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, shpërthen përsëri, në përputhje me origjinën shpirtërore, nxjerrë në pah anën domethënëse.

Kryesisht veprat janë të punuara në letër, me kompozicion horizontal, në të cilat dominon begatshmëria përmbajtjesore, çiltëria kompozicionale, pastërtia, sinsibiliteti i linjës, duke u përkrahur nga ngjyrat, e bëjnë konstituivin e formës, figurave-kompozcionale, dhe janë tipare të Mulliqit.

The post Hapet ekspozitë personale e Agron Mulliqit appeared first on GazetaBlic.

Përdorni portokall për një fytyrë të ndritur

Posted: 23 May 2017 10:14 PM PDT

Problemi më kryesor i lëkurës është fytyra e zbehtë dhe e lodhur që shkaktohet kryesisht nga mungesa e vitaminave dhe ujit.

Vitamina C është ndër përbërësit më kryesor për të pasur një lëkurë perfekte, e kjo vitaminë me bollëk mund të gjendet tek portokalli, shkruan KosovaPress.

Për ta krijuar një maskë në kushte shtëpie ju mund të kombinoni dy lugë nga lëngu i freskët i portokallit së bashku me një lugë pluhur të tumerikut dhe ta vendosni këtë përzierje në fytyrë deri sa të shkoni për të fjetur.

Mund të aplikoni këtë përzierje edhe në duart dhe këmbët taja, të lini të qëndroj për 30 minuta dhe pastaj të shpërlani me ujë të vakët pjesët ku e keni përdorur maskën.

The post Përdorni portokall për një fytyrë të ndritur appeared first on GazetaBlic.

Pse duhet ta filloni ditën me një dush të ftohtë, ja 5 përftitimet shëndetësore

Posted: 23 May 2017 10:09 PM PDT

Nuk ka asgjë më relaksuese sesa ndjesia e ujit të ngrohtë në trup pas një dite të gjatë.

Por mesa duket studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se një dush i ftohtë në mëngjes krahasuar me atë të ngrohtin në mbrëmje ka më shumë përfitime si për shëndetin ashtu dhe bukurinë.

Më poshtë do të lexoni 5 arsyet përse duhet ta filloni ditën me një dush të ftohtë.

Ju zgjon më mire se kafeja

E dini se një dush i ngrohtë mund t'ju përgjumë, ndërsa uji i ftohtë mund t'ju zgjojë më mirë se kafeja? Kjo për shkak se temperatura e ulët e ujit rrit rrahjet e zemrës dhe përshpejton metabilizmin.

Ju mund të humbni peshë

Kur ne kemi ftohtë, yndyra e akumuluar e trupit fillon të shkrijë për të djegur kaloritë në mënyrë që të ngrohë trupin.

Një studim skandinav zbuloi se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rriti normën metabolike të 15 fish, gjë që mund t'ju ndihmojë të bini nëntë kilogramë në një vit..

Flokët dhe lëkura do t'ju falenderojnë

Uji i ngrohtë mund të thajë lëkurën dh eta skuqë atë ndërsa ujit i ftohtë qetëson lëkurën, zbeh shenjat dhe mbyll poret për të mbajtur lagështinë natyrale të lëkurës.

Humori juaj do të përmirësohet

Ndryshe nga se keni menduar, është një dush i ftohtë ai që ju bën të ndiheni mirë dhe jo uji i ngrohtë. Studiuesit sugjerojnë se dushet e ftohta mund të përdoren si një trajtim për depresionin.

Dushi i ftohtë mund të rrisë sistemin tuaj imunitar

Një studim i Universitetit të Commonëealth-it të Virxhinias zbuloi se dushet e ftohta shtojn numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo do të thotë që njerëzit që shpëlarjen e fundit e bëjnë me ujë të ftohtë sëmuren me rrallë dhe kanë imunitet më të fortë.

The post Pse duhet ta filloni ditën me një dush të ftohtë, ja 5 përftitimet shëndetësore appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more