Skip to main content

“Handikos zhvillon aktivitetin ” Një shkollë për të gjithë”” plus 9 more Ferizaj Press

“Handikos zhvillon aktivitetin ” Një shkollë për të gjithë”” plus 9 more Ferizaj Press


Handikos zhvillon aktivitetin ” Një shkollë për të gjithë”

Posted: 24 May 2017 10:25 AM PDT

Ferizaj.24.05.2017. Handikos ne kuadër të projektit “Edukim cilësor gjithëpërfshirëses për fëmijët me aftësi të kufizuara, pa diskriminim”  në Ferizaj, i përkrahur nga “Save the children” dhe IKEA, mbajti aktivitetin me moto ” Një shkollë për të gjithë”.  Aktiviteti kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e komunitetit për promovimin e regjistrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin parafillor dhe fillor.

Handikos duke qenë organizatë ofruese e shërbimeve rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuar synon të identifikoj fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor si dhe të mbështesë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre, të praktikojnë pavarësinë, dhe të mundësohet përfshirja e tyre në shkollë dhe jetën në komunitet.

Një ndër shërbimet me rëndësi të veçantë është edukimi jo formal ku hynë:  parapërgatitjet për regjistrim në shkolla dhe mësimi mbështetës pas orëve të mësimit.

 Hysnije Mustafa Shamolli zgjedhet kryesuese e Grupit të Grave Asambleiste

Posted: 24 May 2017 10:08 AM PDT

 

Ferizaj.24.05.2017. Sot, Grupi i Grave Asambleiste të Ferizajt mbajti mbledhjen për zgjedhjen e kryetares së re për këtë mandat. Ato propozuan dhe votuan unanimisht, zonjën Hysnije Mustafa Shamolli për kryetare.
” Falënderoj të gjitha anëtaret e Kuvendit Komunal për besimin që më dhanë. Më gëzon fakti që prezentë ishin pothuajse të gjitha gratë asambleiste dhe më votuan që të gjitha pa dallim partie. Kjo do të thotë shumë për mua. Do të punoj dhe mbaj pozitën e kryetares me shumë përgjegjësi.” tha  Hysnije Mustafa-Shamolli, anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pozita e kryesueses së Grupit  të Grave Asmableiste  është me mandat njëvjeçar.

Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë shënoi ditën e saj

Posted: 24 May 2017 06:40 AM PDT

Struktura udhëheqëse të qeverisë lokale të Ferizajt, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe mësimdhënës, gjatë ditës së sotme morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë "Zenel Hajdini" në Ferizaj.
Me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve i është drejtuar numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, me ç'rast theksoi se shkolla jonë sot, ndodhet para disa sfidave, kapërcimi me sukses i të cilave, do të thotë mbështetje e madhe në kapërcimin e vështirësive drejt zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë.
"Këto sfida janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe tejkalimi i njërës, i hap rrugën, ose e ndihmon tejkalimin e të tjerave. Sfida e parë, ka të bëjë me ngritjen e cilësisë së arsimit dhe edukimit. Ndryshimi cilësor në shkollat tona ka qenë nevojë e përhershme, por ajo tashmë është bërë e pashtyeshme. Organizimi i disa panaireve të punës dhe kontaktet e shpeshta me bizneset, tregojnë se nxënësit e shkollave profesionale, nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për tregun e punës. Mungesa e mjaftueshme e punës praktike, bën që në përfundim të shkollës së mesme, të rinjtë e të rejat e diplomuar nuk i zotërojnë profesionet e tyre në atë shkallë sa të mund të punojnë të pavarur. Ose, më thjesht, ka mjaft vende pune të lira në biznese private, që nuk mund të gjejnë punëtorë që do t'i kryenin me sukses detyrat e punës. Prandaj, të gjithë ne që jemi të lidhur me shkollën, duhet të mobilizohemi, të mendojmë seriozisht se çfarë mund të bëjmë për ta sanuar sa më shpejt këtë gjendje. Mund të them se shkolla juaj ka bërë përparime të dukshme viteve të fundit me ndërtimin e serrave dhe kultivimin e perimeve, por duhet bërë edhe më shumë", ka thënë kryetari Svarqa.
E nga ana tjetër drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë "Zenel Hajdini" në Ferizaj, Abdullah Imeri, tha se kjo shkollë sot shënoi 57 vjetorin e themelimit. Ai dha një historikë të shkurtër lidhur me këtë shkolle, duke thënë se kjo është vatër e cila për një kohë të gjatë përgatiti kuadro për arsimimin e popullit.
"Reformat e reja dhe ndryshimi i kërkesave të tregut të punës beri që kjo shkollë të ndërroi fizionominë dhe emrin dhe të emërtohet si shkollë e mesme e lartë e Agrobiznesit dhe Teknologjisë. Nga kjo kohe në ecjen para dhe përshtatjes së ekonomisë së tregut të punës po i kushtohet rëndësi të veçantë. Po i kushtohet rëndësi që të mos krijohen kuadro të panevojshme por ti përshtatët nevojave të tregut të punës dhe të përgatitjes së kuadrove për tregun e punës. Për këtë po punohet me Drejtorinë e Arsimit dhe Ministrinë për Arsim shkencë dhe teknologji që në përputhje me nevojat e tregut edhe të hapen drejtime të reja të cilat i kërkon tregu i punës dhe njëkohësisht zvogëlojnë papunësinë aq shume të përfolur. Për këtë edhe Qeveria Komunale ka ofruar edhe subvencione të ndryshme për nxënësit të cilët mësojnë në këtë shkollë", ka thënë drejtori Imeri.
Ai tha se në kuadër të stimulimit të nxënësve që orientohen në këto drejtime janë dhënë forma të ndryshme të financimit dhe stimulimit duke filluar nga serrat, kultura të ndryshme bimore siç janë ato të mjedrave, bagëti për nxënës të dalluar, bletë por edhe ndihma financiare për nxënësit e dalluar.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar Fikrije Zymberi nga organizata Danida, e cila ka ndihmuar vazhdimisht këtë shkolle.
Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik si dhe më mirënjohje janë nderuar mësimdhënësit që punuan gjatë vitit 1990 Rexhep Sadiku, si dhe mësimdhënësja e kësaj shkolle Nazire Zogu. Po ashtu u bë edhe përurimi i serrës së re ne këtë shkolle donacion ky i komunës së Ferizajt.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nis edhe sivjet në Ferizaj

Posted: 24 May 2017 06:37 AM PDT

Me një grumbullim simbolik të mbeturinave tek palestra e sporteve "Bill Klinton" në Ferizaj si dhe përgjatë rrugës "Brahim Ademi", ka filluar aksioni "Ta pastrojmë Kosovën".

Në kuadër të aktiviteteve për pastrimin e ambientit kudo edhe komuna e Ferizajt i është bashkuar sot aksionit nacional të titulluar "Ta pastrojmë Kosovën".

Autoritetet komunale të shoqëruara nga shoqatat ambientaliste, drejtues të FSK-së, policisë së Kosovës, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, drejtues të dy ndërmarrjeve publike "Ambineti" dhe "Pastërtia" i janë bashkuar këtij aksioni për heqjen e mbeturinave.

Kenan Gashi nga rrjeti i organizatave "Avonet", tha se sot kemi të bëjmë me një aktivitet ndërkombëtar ku edhe Kosova ka vendin e saj. Përmes këtij aktiviteti nacional shtetëror "Ta pastrojmë Kosovën" komuna e Ferizajt po jep kontributin e vet me të gjitha përpjekjet dhe infrastrukturën ligjore, në mënyrë që të kemi një ambient të pastër.

E nga ana tjetër drejtori i ndërmarrjes "Ambineti" Izet Rushiti, u shpreh se duhet një vetëdijsim më i madh i qytetarëve ferizajas në mënyrë që të kemi një qytet më të pastërt.

"Sigurisht prej punëve të përditshme, në pastrimin e ambienteve që i kemi çdo ditë shihet se duhet të ketë një vetëdijsim duhet të ndikohet tek popullata sepse vërtetë duhet ta mbajmë ambientin më të pastërt. Shihet se çdo ditë kemi mbeturina që hudhen çdo ditë nëpër parqe të ndryshme dhe në këtë mënyrë qytetaret duhet të kenë një kujdes më të shtuar", tha Rushiti.

Ndërkaq zëdhënësi i kompanisë publike "Pastrëtia", Arbër Ibrahimi , tha se kjo kompani këtij aksioni i është bashkuar me të tri njësitë e saja që operojnë në rajonin e Ferizajt.

Deponitë e mëdha ilegale janë një sfidë e shpeshtë edhe për autoritetet lokale të Ferizajt. Paralajmërohet se roli i inspektorëve do të jetë më i fuqishëm ditëve të ardhshme në mjediset ku vërehet se qytetarët të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina pa pasur frikë se mund të dënohen nga dikush.

Shënohet dita e shkollës së mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok

Posted: 24 May 2017 05:52 AM PDT

Nxënës , arsimtarë e prindër të shkollës së mesme të ulët "Naim Frashëri" në Zaskok kanë shënuar sot ditën e kësaj vatre të diturisë.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendit të komunës, Faruk Guri, drejtues të shoqatave të dala nga lufta si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh tejet i nderuar me pjesëmarrjen e tij në një ditë shkolle ku behët një përmbledhje e punës dhe angazhimeve të kësaj vatre diturie.

"Një ditë si kjo e sotmja, na bën të reflektojmë në shumë aspekte. Të shikojmë nga e kaluara jo shumë e largët, kur nxënësit tanë nuk mund të mësonin në shkollat e tyre; kur ata dhe mësuesit shqiptarë ndiqeshin e keqtrajtoheshin mizorisht, sepse nuk donin të mësonin atë që u servonin të huajt në planet dhe programet shkollore. Prandaj u deshën shumë sakrifica, vuajtje dhe flijime të panumërta, për të arritur kjo kohë, që ne të jemi të zotët e vetvetes, t'i ndërtojmë e t'i qeverisim vetë shkollat dhe institucionet tona, t'i formulojmë e t'i zbatojmë vetë përmbajtjet mësimore dhe edukative. Muajin e fundit janë organizuar gara në shkallë komune, të cilat kanë treguar se fryma garuese është e pëlqyeshme nga ana e nxënësve, e arsimtarëve dhe e prindërve, ndaj duket kultivuar në vazhdimësi këtë frymë, e cila garanton shkallë më të lartë suksesi dhe afirmimit të nxënësve, arsimtarëve dhe shkollave tona. Unë jam i bindur se fryma garuese në shkollë është qasja e duhur ndaj punës, drejt ngritjes së cilësisë në shkollat tona. Jam i bindur se po iu qasëm punës, mësimit dhe ndërtimit të së ardhmes me seriozitetin dhe përkushtimin e duhur, kjo e ardhme pa dyshim se do të jetë më e mirë", ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se është tejet i bindur se e ardhmja e shkollës sonë do të jetë më e mirë se e sotmja.

"Ajo do të vijë e tillë për shkak se bota ecën vazhdimisht përpara, por edhe me angazhimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët. Në këtë rrugëtim drejt së ardhmes më të mirë, ne vazhdimisht duhet të pyesim veten, nëse jemi në rrugën e duhur drejt këtij caku; nëse po bëjmë përpjekjet e duhura dhe nëse po japim gjithçka nga vetja, që të kemi shkolla më cilësore, nxënës të përkushtuar e të edukuar, të cilëve u japim mundësi për të marrë njohuritë e nevojshme për moshën e tyre dhe për ta zhvilluar talentin ose prirjet e tyre, nëse po i përgatisim mirë për jetë", ka deklaruar kryetari Svarqa.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani. Ai ka folur për sukseset e kësaj shkolle, por edhe problemet dhe vështëristë me të cilat përballen.

Në fund u shfaq një program i pasur-kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe u ndan mirënjohje për drejtuesit e pushtetit lokal dhe nxënësit e dalluar të kësaj shkolle.

Miratohet rishikimi i buxhetit për vitin 2017

Posted: 24 May 2017 05:27 AM PDT

Kuvendi i komunës së Ferizajt në një mbledhje urgjente të mbajtur sot ka miratuar rishikimin e buxhetit për pjesën e mbetur të vitit 2017.
Mbledhjen e Kuvendit e hapi kryesuesi Faruk Guri i cili shpjegoi se janë dhënë udhëzimet nga Ministria e Financave për të përfunduar procedurat e këtij rishikimi në afatet e caktuara prandaj është ftuar kjo mbledhje e Kuvendit.
Ndërkaq drejtoresha për Buxhet e Financa Lirie Syla shpjegoi se rishikimi lejon transferet dhe rregullimet e brendshme, ndërsa në këtë mënyrë po plotësohen nevojat që janë paraqitur në këtë fushë.
Nga ana e anëtarëve të Kuvendit u paraqitën disa vërejtje dhe mospajtime sa i përket heqjes së mjeteve nëpër disa projekte.
Mirëpo drejtorët e ekzekutivit ferizajas dhanë sqarimet e duhura se mjetet që do të ridestinohen nuk kanë mundur të përdoren tek projektet e parashikuara më parë ndërsa do të përdoren nëpër projekte të tjera të dobishme për qytetarët.
"Me përgjegjësi të plotë mund t'u them se ky rishikim nuk është rishikim luksi, por kemi qenë të shtrënguar të bëjmë këto rregullime buxhetore pasi që është viti i parë që të gjitha këto kategori ekonomike ndahen në kode të veçanta. Edhe shpenzimet e reprezentacionit parashihen me ligj prandaj në tërësi i kemi përfillur hapat ligjor" shpjegoi drejtoresha Syla.
Në fund të kësaj mbledhjeje urgjente për rishikimin e buxhetit kuvendarët ferizajas votuan këtë rishikim për vitin 2017 me 25 vota pro dhe 9 vota kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Topalli: Kosova duhet të financojë në shkollat e mërgatës

Posted: 23 May 2017 03:31 PM PDT

Ish deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, duke folur për gjendjen e mërgimtarëve rreth formës për të votuar, ai ka thënë se mërgata duhet të përfshihet në qeverisje.

"Kjo është një pasuri që tjerët nuk e kanë dhe pikërisht ne që e kemi nuk po dimë ta shfrytëzojmë, pasi që nuk kemi njerëz adekuat që i kryejnë këto punë siç duhet", ka thënë Topalli.

Ai ka folur edhe për programin që e ka kjo parti në lidhje me mërgatën.

"Ka kaluar kohë e gjatë që njerëzit tanë jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Kjo për faktin se tash duhet që ne të financojmë nëpër shtete të ndryshme, sidomos në shkolla, pasi që duhet ta ruajmë gjuhën tonë, traditën tonë e shumë gjëra të tjera", ka thënë ai.

Besnik Zeneli, kryetar i partisë Socialdemokrate që udhëheq 11 bashkësi në komunën e Helsingborgut të Suedisë

Posted: 23 May 2017 02:41 PM PDT

Besnik Zeneli, i riu nga Nerodimja , i cili në vitet 90-ta për shkak të represioneve të shtetit serb u detyrua të shpërngulet nga Kosova, tani udhëheqë me socialdemokratët në provincën e rrethinës së komunës së Helsingborgut të Suedisë.
Zeneli është biri i gazetarit të njohur ferizajas, Selim Zeneli, i cili pas mbylljes dhe okupimit të medieve në gjuhën shqipe u detyrua të largohet nga Kosova.
Besnikun kjo situatë e gjeti në vitin e dytë të shkollës së mesme të atëhershme të cilën kishte filluar pas kryerjes së shkollës fillore në Manastirc të Ferizajt. Së bashku me familje ai së pari u vendos në veri të Suedisë por pas një kohe të shkurtë sërish u shpërngul në jugun e këtij shteti, atje ku mërgata shqiptare ishte më e përqendruar.
" Pas përfundimit të shkollës u angazhova në një sindikatë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve që ishte pjesë e Partisë Socialdemokrate, një parti e krahut të majtë" thotë Zeneli.
Por angazhimi në sindikata nënkupton edhe angazhimin në vetë subjektin që e ka krijuar sindikatë.
""Pas angazhimit në sindikatë edhe fillova aktivitetin në këtë parti ku jam zgjedhur edhe kryetar i këtij subjekti për Partinë Socialdemokrate. Provinca ku tani unë jam kryetar udhëheq me 11 bashkësi lokalë, pra kjo është provincë në rrethinën e komunës së Helsingborgut të Suedisë" thotë Zeneli.
Angazhimi i Zenelit në këtë subjekt ishte edhe nevojë e kohës pasi si mërgimtarë ishte subjekti I cili më së shumti merrej me mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e që në këtë pjesë shqiptarët ishin në shumicë.

“Në zgjedhjet e vitit 2014 fituam dhe udhëheqim shtetin së bashku me partin e gjelbër. Partitë tjera janë te djathta dhe i favorizojnë kapitalistet. Për këtë arsye shumica e të huajve dhe sidomos Shqiptaret e votojnë partin Socialdemokrate. Pushtetin qendror dhe parlamentin udhëheqim por jo edhe në provincë për arsye se nuk kemi mundur të merrem vesh me partin e gjelbër në nivel lokal ” thotë Zeneli
" Suedi është një shtet ku shqiptarët janë integruar shumë mirë pasi politikat shtetërore u japin mundësi të gjithëve dhe stimulohen në shkollim dhe integrim në jetën e shtetit suedez" thotë Zeneli.
Por fakti se kryeministri suedez vije po nga ky subjekt politik , pra partia Socialdemokrate, tregon për rëndësinë e pozitës që ushtron Besnik Zeneli në këtë pjesë të shtetit skandinav.

Besnik Zeneli me kryeministrin sudez Stefan Löfven qe esht edhe kryetar i Partis Socialdemokrate.

 

Nesër mbahet festivali “Fëmijët e Gëzuar”

Posted: 23 May 2017 10:21 AM PDT

Nesër në Ferizaj do të mbahet festivali tashmë tradicional "Fëmijët e Gëzuar".

Kjo ngjarje kulturore e cila shënohet në kuadër të aktiviteteve që organizon Drejtoria e Kulturës, do të mbledh qindra fëmijë e prindër në teatrin e qytetit, ku para tyre do të performojnë  22 fëmijë.

"Kryesisht do të jenë fëmijë prej moshës 4 deri në 15 vjeç, tema që do të trajtohen janë tema që janë përzgjedhur me shumë kujdes, e të cilat janë edukative, tema që shpesh i gëzojnë dhe i shqetësojnë ata. Pra, janë 22 këngë të cilat do prezantohen në këtë festival, mendojmë që juria ka bërë punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme ku ka përzgjedhur më të mirët për t'u prezantuar në festivalin e sivjetmë", tha Albulena Nuredini.

Ndërkaq, drejtori artistik i këtij festivali, Nazmi Aliu, tha se çdo vit e më shumë interesimi i fëmijëve për të marrë pjesë në festival po rritet.

"Unë e di që përpara në festivalin tonë, në vitet 80 dhe 90, është dashur që unë personalisht të trokas nëpër dyer dhe t'i thërras fëmijët që të marrin pjesë në festival, tash po ndodhë diçka krejtësisht e  re që  në praktikën tonë konsiderohet një fenomen i ri. Mund të them se për çdo vit këngët janë shumë më të mira se vitet që po lëmë pas. Tekstshkruesit dhe kompozitorët kanë filluar ta marrin më seriozisht realizimin e një këngë për fëmijë. Një arsye tjetër është edhe teknologjia e përsosur, pasi që ajo po bënë çudira", theksoi Aliu.

Festivali i 29 me radhë "Fëmijët e Gëzuar", do të mbahet nesër në tetarin e qytetit prej orës 14:00. Juria e cila do t'i vlerësoj këngët fituese përbëhet prej: Shqipe Halilit, Naser Dulës, Servete Krasniqit dhe Ylli Kalajës, transmeton Televizioni Tema.

Nëndega e AKR-së në Zllatarë i bashkëngjitet Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Posted: 23 May 2017 09:45 AM PDT

Ferizaj.23.05.2017. Kryetari i degës së AKR-së Avni Sallahu  përmes një postimi ka bërë të ditur se nëndega  e AKR-së në fshatin Zllatar të Ferizajt  është shuar. Sipas Sallahut nëndega e AKR-së në këtë fshat  ka kaluar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

“Të nderuar shokë e shoqe, farefis, bashkëpunëtorë e ju simpatizant, ju njoftoj se dega e AKR-së, fshati Zllatar nga sot e tutje i bashkëngjitet Lëvizjes VETËVENDOSJE!  Arsyet e këtij veprimi janë parimore dhe në të mirë të qytetarëve tanë. Koalicionet joparimore në mes të partive konceptualisht të kundërta, tregojnë qartazi se interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë në gjuhën dhe planet e këtyre partive, prandaj e vetmja parti me parime dhe e vetmja shpresë për ne mbetet Lëvizja VETËVENDOSJE!” ka shkruar  Avni Sallahu.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more