Skip to main content

“Gjykata çeke vendos për hakerin rus” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Gjykata çeke vendos për hakerin rus” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Gjykata çeke vendos për hakerin rus

Posted: 30 May 2017 09:50 AM PDT

Një gjykatë në Republikën Çeke ka vendosur që hakeri rus i dyshuar për sulme kompjuterike në Amerikë dhe Rusi, mund të ekstradohet në të dy vendet. Gjykata komunale e Pragës e ka nxjerrur vendimin për rastin e Yevgeny Nikulin, i cili është i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për hakimin e kompjuterëve dhe vjedhjen e informacioneve nga kompani të mëdha duke përfshirë LinkedIn dhe Dropbox. Rusia po ashtu është duke kërkuar ekstradimin e 29 vjeçarit i cili është arrestuar nga autoritetet çeke në tetor bazuar në një urdhër të Interpolit me kërkesë të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të jetë në duart e ministrit çek të drejtësisë, i cili mund të miratojë ekstradimin për ndonjërin nga këto vende. Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se ata kanë punuar për të ndaluar ekstradimin e Nikulin në Amerikë. Fati i Nikulin-it është duke u vendosur në kohën e hetimeve për ndërhyrje eventuale  tw Rusisë në zgjedhjet amerikane. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se këto sulme kanë ndikuar në fitoren e presidentit Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lunacek: PE i dha dritën jeshile Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE-së

Posted: 30 May 2017 09:28 AM PDT

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila njëherësh është nënkryetare e Parlamentit Evropian, ka njoftuar se ky organ i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së. "Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen në programet e BE-së- një hap i madh për qytetarët e Kosovës", ka shkruar Lunacek në profilin e saj në Twitter. Lunacek ka thënë se ky vendim e sjell Kosovën më afër Bashkimit Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq dorëhiqet nga posti i kryministrit

Posted: 30 May 2017 09:20 AM PDT

Kryeministri i Serbisë  Aleksandër Vuçiq e ka drejtuar në parlament dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, për t'i dhënë rrugë inaugurimit të tij si president. Ligjëvënesit pritet të konfirmojnë vendimin gjatë ditës së sotme përpara se Vuçiq të bëjë betimin nesër në orën 12:00. Vuçiq ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë më 2 prill, afër një vit pasi Partia Progresive Serbe fitoi zgjedhjet. Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia gjermane arreston një 17 vjeçar, dyshohet për terrorizëm

Posted: 30 May 2017 08:54 AM PDT

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një sirian 17 vjeçar, pas dyshimeve për sulm vetëvrasës në Berlin. Arrestimi ka ndodhur në Uckermark, në verilindje të Berlinit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme në Brandenburg, Karl-Heinz Schroeter. Policia ka thënë se i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë në Gjermani nga viti 2015, i regjistruar si kërkues i azilit. I dyshuari ka jetuar në një shtëpi refugjatësh në Uckermark që nga viti 2016. Në dhjetor, një qytetar me nënshtetesi tuniziane, vrau 12 persona me kamion në një treg në prag të Krishtlindjeve në Berlin. Sulmuesi, Anis Amri, më vonë u qëllua për vdekje nga policia në Itali, ndërsa grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Schutz e quan Trump “shkatërrues të të gjitha vlerave perëndimore”

Posted: 30 May 2017 08:37 AM PDT

Kandidati gjerman për kancelar nga qendra e majtë, Martin Schulz ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për shkatërrimin e vlerave perëndimore dhe dëmtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, raporton Reuters. Duke folur për gazetarët në Berlin, Schulz ka thënë se Trump "është shkatërrues i të gjitha vlerave perëndimore", duke shtuar se presidenti amerikan po shkatërron bashkëpunimin mes kombeve. "Dikush duhet të ngrihet përpara këtij njeriu me një ideologji të tillë të riarmatimit", ka shtuar Schulz. Presidenti Trump e ka kritikuar Gjermaninë për suficit tregtar dhe për nivelet e shpenzimeve ushtarake. Këto deklarata vinë një ditë pasi kancelarja Angela Merkel bëri të ditura dyshimet e saj rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si aleate.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbët fajësojnë Beogradin për incidentet mes tyre

Posted: 30 May 2017 08:28 AM PDT

Të hënën, rreth orës 22, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit të Qendrës për punë sociale, në të cilin objekt gjendet Zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, si dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila është nja nga 5 subjektet politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 11 qershor. Lajmin për sulmin në Leposaviq e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nenad Bojiq, shef i operativës i policisë rajonale të Mitrovicës së veriut, i cili ka theksuar se sulmi me armë zjarri mbi Qendrës për punë sociale në Leposaviq, megjithatë ka kaluar pa viktima. "Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, por në objekt janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar vendin e ngjarjes, dhe ky hetim po vazhdon edhe sot, për shkak se mbrëmë, për shkak të kushteve dhe errësirës, nuk është arritur të përfundojë hetimi. Ekipet hetuese janë ende në terren dhe hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër", tha Bojiq. Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, zyrat e së cilës janë në objektin që ishte shënjestër e sulmit të së hënës me armë zjarri, thotë për Radion Evropa e Lirë se të shtënat kanë qenë rafal nga disa armë dhe në kohën e sulmit në zyra kanë qenë vetëm 3 persona. "Vetëm 20 minuta para sulmit, që ndodhi në orën 22, subjektin politik e kanë lëshuar aktivistët partiak që po përgatiteshin për zgjedhjet parlamentare. Vet fakti që dikush guxon që në qendër të Leposaviqit të shtijë me armë në hapësirën ku ka njerëz, flet që një çmenduri serioze i ka kapur njerëzit e caktuar këtu, në veri të Kosovës", thotë Jabllanoviq. Ai i bëri thirrje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të rendit që t'i gjejnë autorët e sulmit, t'i vë para përgjegjësisë dhe t'i ndëshkojë sipas ligjit. Jabllanoviq thekson se ditëve të fundit, kandidatët e subjektit politik që ai drejton, por edhe subjekteve tjera politike serbe, të cilat nuk i janë bashkuar Listës Serbe në garën zgjedhore, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kanë qenë cak i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme, gjë që ka rezultuar edhe me tërheqjen e disa kandidatëve për deputetë nga listat e këtyre subjekteve. Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se sulmi ndaj objektit në Leposaviq ku janë edhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, nuk paraqet befasi. Sipas tij, Beogradi zyrtar është pozicionuar qartë për ta përkrahur Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe u ka dërguar porosi të qarta serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për këtë listë. "Presioni është shumë i madh dhe kjo vetvetiu flet që mjaft njerëzve që janë të prirë për gjëra të tilla, u jep duar të lira që të mund të përballen me ata që kanë mendim tjetër politik, në çfarëdo mënyre dhe pa i zgjedhur mjetet, vetëm që të arrihet qëllimi. Qëllimi i Beogradit është që Lista Serbe të jetë faktori i vetëm politik që do të mund t'i drejtojë jetët e serbëve në Kosovë dhe jashtë saj", tha Nojkiq. Por, a qëndron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë Beogradi prapa kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve ndaj subjekteve tjera politike serbe në Kosovë? Nojkiq, pohon se dyshimet për këtë janë mjaft të bazuara, për faktin se Beogradi zyrtar ka mekanizma që të parandalojë sulmet e tilla. "Nëse diçka e tillë nuk pengohet, atëherë dyshimi është i bazuar se Beogradi qëndron prapa gjithë kësaj", tha Nojkiq. Jabllanoviq thotë se nuk është i sigurt që Beogradi në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndron prapa sulmit në Leposaviq, por ai shpreh bindjen se Beogradi zyrtar qëndron në mënyrë jo të drejtpërdrejtë prapa gjithë ngjarjeve që po ndodhin në veri të Kosovës. "Ajo që e di me siguri është që të gjitha kërcënimet, shantazhet që po bëhen në terren, po zbatohen me shpjegimin verbal se kjo është urdhëruar nga kreu i shtetit të Serbisë. A është ky rrëfim i thatë i atyre që kërcënojnë dhe shantazhojnë, unë këtë nuk e di. Por, ata nën këtë rrëfim po i bëjnë kërcënimet dhe shantazhet dhe kjo është e sigurt dhe e vërtetueshme", thotë Jabllanoviq. Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, autoritetet e Serbisë, përfshirë edhe presidentin e zgjedhur dhe kryeministrin në largim Aleksandar Vuçiq, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për kandidatët e Listës Serbe, e cila drejtohet nga Slavko Simiq dhe që, siç kanë deklaruar ata, është e vetmja që i përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës dhe ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jep dorëheqje drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë

Posted: 30 May 2017 08:15 AM PDT

Drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Mike Dubke, dha dorëheqje, vetëm tre muaj pasi është punësuar nga presidenti Donald Trump. Dubke, një strateg republikan me përvojë, u angazhua për ristrukturimin e startegjisë mediatike të Shtëpisë së Bardhë. Në kuadër të riorganizimit, po ashtu u bë e ditur se sekretari për media, Sean Spicer, do të mbajë pozicionin e tij, porse do të ketë më pak paraqitje për gazetarët. Dubke më herët nuk ka punuar me fushatën e Trumpit dhe nuk është parë si besnik i presidentit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e kritikoi Gjermaninë lidhur me tregtinë dhe NATO-n

Posted: 30 May 2017 05:50 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, është ankuar në rrjetin Twitter për shkak të deficitit tregtar me Gjermaninë, që është sulmi më i ri i tij, në valën e kritikave që filluan derisa ishte në turne në Evropë dhe Lindje të Mesme. "Ne kemi deficit masiv tregtar me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se sa duhet për NATO-n dhe ushtrinë", ka shkruar zoti Trump sot në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se "shumë keq për SHBA. Kjo do të ndryshoj". Nga ana tjetër kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Berlin tha se marrëdhëniet e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara janë të "rëndësisë së jashtëzakonshme", por Berlini duhet të angazhohet me vendet e tjera të rëndësishme për të ecur përpara. Mëtutje, duke e përsëritur një deklaratë identike që e bëri para dy ditësh gjatë një tubimi zgjedhor në Berlin, Merkel tha se "ne në Evropë duhet ta marrin fatin tonë në duart tona" dhe se Evropa duhet të bëhet lojtar aktiv në çështjet ndërkombëtare". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish kryeministri i Kirgizisë në hetime për korrupsion

Posted: 30 May 2017 05:46 AM PDT

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kirgizi ka thënë se ish kryeministri Igor Chudinov është nën hetime për korrupsion. Komiteti Shtetëror për Siguri Nacionale ka thënë se Chudinov, ish ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë, Akylbek Japarov, si dhe disa persona të tjerë janë të dyshuar për keqmenaxhimin e 2.9 milionë dollarëve në buxhetin e ndarë për projekte të agrikulturës më 2009. Chudinov dhe Japarov aktualisht janë ligjëvënës. Chudinov ishte kryeministër më 2007-2009, kurse Japarov ishte ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë në atë periudhë, si dhe shërbeu edhe si zëvendës ministër më 2009-2010. Ligjëvënësit nga dy parti të tjera në koalicionin në pushtet janë duke u përballur me hetime. Akuza për korrupsion ka pasur edhe ndaj zyrtarëve të opozitës në muajt e kaluar. Kirgizia do të mbajë zgjedhjet presidenciale në tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Duhani po e dëmton mjedisin

Posted: 30 May 2017 05:42 AM PDT

Kultivimi i duhanit është duke shkaktuar "dëme të mëdha" në ambient si shkak i përdorimit të kemikateve, energjisë, ujit, si dhe për shkak të ndotjes së ajrit nga prodhimi dhe distribuimi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pasojat ekologjike shkojnë përtej efekteve të pirjes së duhanit, thuhet në raportin e parë rreth ndikimit të duhanit në mjedis. "Nga fillimi në mbarim, cikli i jetës së duhanit është proces ndotës dhe dëmtues", thuhet në raportin e publikuar një ditë përpara shënimit të Ditës Botërore kundër Duhanit. Sipas të dhënave të kësaj organizate, duhani vret 7 milionë njerëz brenda vitit. Një sasi e madhe e drurëve shkatërrohen për tharjen e fletëve të cigares, gjë që kontribuon në shpyllëzim. Është vlerësuar se 11.4 milionë tonë të drurëve përdoren çdo vit për tharjen e fletëve të cigares, ose një dru për 300 cigare. Më shumë se 6 trilionë cigare konsumohen për çdo vit, duke liruar mijëra tonë të kemikateve kancerogjene në mjedis.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senati holandez mbështet marrëveshjen BE-Ukrainë

Posted: 30 May 2017 05:38 AM PDT

Senati holandez ka votuar sot në favor të Marrëveshjes së Asociimit të Bashkimit Evropian me Ukrainën, duke hapur rrugën për ratifikimin e marrëveshjes midis BE-së dhe Kievit. Marrëveshja vlerësohet si qenësore për fuqizimin e marrëdhënieve ndrmjet Brukselit dhe Kievit. Kjo votë shënon njërën nga fazat finale pas një rruge të gjatë për marrëveshjen historike, e cila fillimisht ishte planifikuar për nënshkrim në nëntor të vitit 2013. Parlamenti holandez ka përkrahur marrëveshjen përmes votës para zgjedhjeve parlamentare të 15 marsit, dhe mbreti Willem-Alexander pritet ta nënshkruajë atë gjatë ditëve në vijim. Diplomatët evropianë, duke folur në kushte anonimiteti i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se marrëveshja mund të ratifikohet gjatë samitit BE-Ukrainë i cili do të mbahet në korrik dhe mund të hyjë në fuqi në fillim të vjeshtës. Holanda është shteti i vetëm i Bashkimit Evropian që ende nuk e ka miratuar marrëveshjen me Ukrainën. Fati i saj ishte i paqartë pasi 61 për qind e votuesve holandezë e kundërshtuan marrëveshjen në një referendum të shtyrë nga vetë qytetarët në prill të vitit 2016. Referendumi s'pati zbatueshmëri ligjore. Qeveria holandeze lehtësoi shqetësimet e votuesve në dhjetor përmes një shtojce ligjërisht të detyrueshme në Marrëveshjen e Asociimit, e cila nënvizon se nuk do t'i japë Kievit të drejtën për anëtarësim automatik në BE apo të garantojë ndonjë ndihmë ushtarake të BE-së për Ukrainën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë premtojnë 'parajsën'

Posted: 30 May 2017 05:21 AM PDT

Fushata e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, po merr përmasat e premtimeve të mëdha. Premtimet e tyre kryesisht po përqendrohen në fushën e zhvillimit ekonomik. Ndonëse, zyrtarisht fushata zgjedhore hapet më 31 maj, partitë politike tashmë kanë shpalosur disa nga aspektet kryesore të programeve të tyre. Rritja ekonomike deri në 8 për qind, hapja e vendeve të reja të punës, investime milionëshe në bujqësi, rritja e pagave në sektorin publik, subvencione dhe grante për bizneset, janë vetëm disa nga premtimet e partive politike. Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë Nisma, ka premtuar rritje ekonomike deri në 8 për qind si dhe rritje të pagave në sektorin publik deri në 30 për qind. Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, ka premtuar rritje ekonomike 6 deri në 7 për qind dhe se deri në fund të mandatit katërvjeçar, buxheti sipas tyre, do të mbërrijë në 5 miliardë euro, nga 2 miliardë sa është aktualisht. Tre kandidatë për kryeministër - tri opsione për qeverisje Ndërkohë, subjekti më i madh opozitar gjatë mandatit të fundit të institucioneve, Lëvizja "Vetëvendosje", ka premtuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes 'fondit sovran dhe Bankës Zhvillimore'. Nisur nga këto premtime në këtë fushatë zgjedhore, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë, thonë se disa prej tyre janë vështirë të realizueshme, por që nëse vendoset një dinamizëm edhe mund të pritet realizmi i tyre. Eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se fushata e sivjetme, për dallim nga të kaluarat, ka premtime më racionale, megjithatë ka fryrje të premtimeve. "Ka fryrje të premtimeve sidomos sa i përket rritjes ekonomike ku thuhet se do të ketë një dyfishim të rritjes ekonomike deri në 8 për qind. Në fakt parashikimet e Bankës Botërore janë që rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2017 të jetë rreth 4 për qind dhe tendenca është në rritje edhe në vitin 2018. Për mendimin tim, të gjitha rritjet ekonomike që janë mbi 7 për qind janë vështirë të realizueshme, por jo të pamundshme", thekson Gashi. Nëse Kosova mund të nënshkruajë kontratë për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike siç është termocentrali "Kosova e re ", shton Gashi, atëherë do të ketë nxitje ekonomike e cila mund të ndikojë në masën e përgjithshme të bruto produktit të brendshëm me një shtesë prej 2 për qind rritje ekonomike. Në anën tjetër, ekonomisti Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se premtimet për rritje ekonomike deri në 6.5 për qind do të mund të realizoheshin vetëm nëse do të kishte investime strategjike. "Nëse e shohim punën e qeverive të kaluara, shumë premtime mund të jenë të parealizueshme, por nëse vendoset një dinamikë në zhvillimin ekonomik ka edhe premtime që mund të realizohen. Sidoqoftë, ka premtime të cilat janë totalisht të pakapshme, siç është premtimi prej një buxheti prej 5 miliardë euro". "Gjithashtu i parealizueshëm është premtimi për futjen e fondeve të mëdha shtetërore në ekonomi, pasi që është një veprim jo në harmoni me atë që ne e proklamojmë si ekonomi e tregut", thekson Rukiqi. Ndërkohë, investimet e premtuara në bujqësi, shton Rukiqi, lënë shumë për të dyshuar 'se si do të arrihet që ato mjete të transferohen nga buxheti i shtetit në sektorin privat'. Kosova rritjen ekonomike më të lartë e kishte shënuar në vitet 2010 dhe 2011 dhe atë mbi 5 për qind. Banka Botërore në raportin e saj të fundit kishte vënë në pah se Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 3.6 për qind në vitin 2016, kurse gjatë këtij viti rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.9 për qind.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

May dhe Corbyn ballafaqohen me pyetje të ashpra

Posted: 30 May 2017 04:50 AM PDT

Shumë njerëz në Britani vetëm kohëve të fundit kanë nisur të mendojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Britani, më 8 qershor. Këtë zhvillim tejet të rëndësishëm politik, britanikët e kanë përkujtuar pas shumë ngjarjeve televizive gjatë kësaj jave, në të cilat janë paraqitur protagonistët kryesorë, kryeministrja aktuale, Theresa May, dhe lideri i laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn. Gjatë këtyre paraqitjeve duket se zoti Corbyn është më i qetë, më i sigurt, me përgjigje të përgatitura më mirë, raporton BBC. Zonja May realisht ende duhet ta shpjegoj vetveten. Por, në këtë shkallë, dobësitë janë pikërisht atje ku ju do t'i kërkonit. Për zotin Corbyn këto janë çështjet për siguri dhe pikëpamjet e tij personale për grupet, siç është IRA. Nga ana tjetër për kryeministren aktuale, Theresa May, nga Partia Konservatore, mund të thuhet se është e ndjeshme ndaj pyetjeve për shërbimet publike, raporton rrjeti BBC. Epërsia e saj ka rënë për 6 pikë në një hulumtim më të ri të opinionit, në krahasim me rivalin laburist, Jeremy Corbyn. Kjo tregon, sipas agjencisë Reuters, se gara zgjedhore më 8 qershor, do të jetë më e ashpër se sa mendohej. Në programin televiziv "Beteja për Numrin 10", e rrjeteve, Sky News dhe Channel 4, i ka sjellur të dy rivalët së bashku në të njejtën kohë dhe në studion e njëjtë, por ata në asnjë moment nuk janë paraqitur së bashku. Votuesit me gjasë nuk do të kenë debat të vërtetë para votimit, raporton agjencia AP. Gjatë një tubimi të mbshtetësve të saj, zonja May e ka mbrojtur angazhimin e saj për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, i nohur si Brexit. Ajo sugjeroi se e sheh vetveten si më kompetenete për negociata me BE-në për dalje. "Kemi të bëjmë me pyetje të thjeshtë, e cila është: kush ka vullnet dhe, që është më e rëndësishme, plan për realizim të Brexit-it dhe të bëj sukses nga ai? Kjo është e rëndësishme pasi këto negociata do të fillojnë 11 ditë pas zgjedhjeve. Dhe këtu nuk mund të shtyhet asgjë. Evropianët janë të gatshëm. Prandaj shtrohet pyetja se kë e dëshiron populli ta shoh në aeroplan që shkon në Bruksel për të zhvilluar negociata dhe të qëndroj për Britaninë", tha Theresa May. Rivali i saj Corbyn, i ballafaquar me audiencë dhe me gazetarin e njohur britanik, Jeremy Paxman,në programin e përmendur, tha se lufton për "drejtësi sociale" dhe për reduktimin e varfërisë, e jo për ta ndryshuar ligjin lidhur me monarkinë. Në këtë kuadër ai theksoi se lirimi nga monarkia kushtetuese britanike, "sigurisht se nuk është në agjendën" e tij. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parlamenti i Maqedonisë në seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re

Posted: 30 May 2017 04:33 AM PDT

Parlamenti i Maqedonisë është mbledhur në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re të këtij vendi. Koalicioni për Qeverinë e re të Maqedonisë është arritur mes Lidhjes Social-Demokrate të mandatarit, Zoran Zaev dhe dy partive politike shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët. Mandatari, Zoran Zaev tha se qeveria e re reformatore e Maqedonisë do të angazhohet për mirëqenien e të gjithë qytetareve. Në fjalimin e tij para deputetëve, Social-Demokrati Zaev, tha se Qeveria e re të cilën do ta kryesojë si kryeministër do të fokusohet në tri shtylla kryesore , ekonominë dhe krijimin e kushteve për jetë më të mirë, institucione të fuqishme profesionale dhe drejtësi për ët gjithë. Po ashtu, Zaev premtoi angazhimin e tij për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. "Programi i Qeverisë së re do të jetë lëndë debati këtu mes deputetëve, por edhe mes qytetarëve. Do të punojmë me shumë mund që ta përmbushim këtë program qeveritarë. Republika e Maqedonisë të ecën përpara dhe qytetarët e saj të kenë një jetë më të mirë", ka deklaruar Zaev. Ai është zotuar po ashtu për transparencë, llogaridhënie si dhe ndryshime të politikës në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Pas shpalosjes së programit qeveritarë nga ana e mandatarit Zaev, ka pasuar një pauzë prej një ore për të vazhduar debati rreth propozimit të programit qeveritarë. Para se të miratohet rendi i ditës me një pikë të vetme, zgjedhjen e qeverisë së re të Maqedonisë deputetët e VMRO DPMNE-së kishin një përplasje verbale me kryetarin e Parlamentit, Talat Xahferi i cili në fillim të seancës deputetëve iu drejtua në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Talat Xhaferi ka nënvizuar se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t'i udhëheq në gjuhën maqedonase. Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE tha se Talat Xhaferi me paraqitjen e tij në gjuhën shqipe ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit. Ndërkohë që Talat Xhaferi i është kundërpërgjigjur se sa herë që deputet e VMRO DPMNE-së do të refuzojnë të njohin atë si kryetar të parlamentit, ai do t`u përgjigjet atyre në gjuhën shqipe. Deputeti i opozitës Ilia Dimovski, në emër të VMRO DPMNE-së në këtë seancë, ka prezantuar dy dokumente, njëri siç tha që ka të bëj me garancinë që Zoran Zaevi i dha presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, ku është zotuar për karakterin unitar të shtetit, dhe dokumentin tjetër, siç e ka quajtur edhe sot 'Platformën e Tiranës', deklaratën e partive shqiptare ku figuron nënshkrimi  Ali Ahmetit, si kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai ka kritikuar dhe përbërjen e propozuar të Qeverisë së re, duke nënvizuar se bëhet fjalë për njerëz jo të dëshmuar në profesionet e tyre. "Premtuat njerëz të rinj, por nuk e mbajtët premtimin, me përjashtime të vogla", ka thënë Dimovski, duke shprehur kritika se Zaev nuk ka dhënë asnjë detaj si mendon të zgjidh kontestin e emrit që ka Maqedonia me Greqinë ose ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Në bazë të ligjit, zgjedhja e Qeverisë së re duhet të bëhet brenda dy ditëve pasi të filloj debati për këtë çështje në institucionin ligjdhënës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarët: Nga stuhia në rajonin e Moskës – 16 vetë e kanë humbur jetën

Posted: 30 May 2017 02:21 AM PDT

Autoritetet e Rusisë thonë se numri i personave që kanë humbur jeetën nga një stuhi e dhunshme në rajonin e Moskës, ka arritur në 16 vetë. Zëdhënësja e Komitetit Hetues të Rusisë, Svetlana Petrenko, tha sot se në Moskë gjatë stuhisë së djeshme janë vrarë 11 vetë, ndërsa guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë, e kanë humbur jetën në rajon. Stuhia e djeshme i ka shkatërruar drunjtë dhe përçuesit elektrikë, ndërsa banorët kanë kërkuar strehim të sigurt. Nga kjo stuhi, 168 vetë, përfshirë, 22 fëmijë, kanë kërkuar ndihmë në spital.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Leposaviq: Sulmohen zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës

Posted: 30 May 2017 02:09 AM PDT

Të hënën, rreth orës 22:00, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit në të cilin gjenden zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq. "Mbrëmë, në orën 22 ka pasur sulm të armatosur, me qëllim që edhe të ketë viktima në njerëz. Por, rastësisht dhe falë rrethanave të fatit, ka pasur vetëm te disa dëme të mëdha materiale, për shkak se në hapësirat, të cilat janë bërë shoshë nga të shtënat rafal, kanë qenë të pranishëm 3 persona që kanë punuar aty". "Vetëm 20 minuta para sulmit, që ndodhi në orën 22, subjektin politik e kanë lëshuar aktivistët partiak që po përgatiteshin për zgjedhjet parlamentare. Vet fakti që dikush guxon që në qendër të Leposaviqit të shtijë me armë në hapsirën ku ka njerëz, flet që një çmenduri serioze i ka kapur njerëzit e caktuar këtu, në veri të Kosovës", ka thënë Jabllanoviq. Ai i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të rendit që t'i gjejnë autorët e sulmit, t'i vënë para përgjegjësisë dhe t'i ndëshkojnë sipas ligjit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moldavi: Qeveria i ka përzënë pesë diplomatë rusë

Posted: 30 May 2017 02:08 AM PDT

Ambasadori i Rusisë në Kishinev të Moldavisë, Farit Mukhametshin, thotë se pesë anëtarë të Ambasadës së Rusisë në Kishinev janë dëbuar nga autoritetet. Por, ky veprim i qeverisë së Moldavisë është dënuar nga presidenti pro-rus, Igor Dodon. "Qeveria ka ndërmarrë një akt shokues ndaj Ambasadës së Rusisë", ka shkruar dje Dodon në rrjetin Facebook. Qeveria e Moldavisë ka shprehur vullnet për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, presidenti Igor Dodon e ka kundërshtuar këtë integrim dhe përpiqet t'i afrohet Moskës. Rajoni separatist Transdnistria në Moldavi, për një kohë të gjatë është burim i tensioneve ndërmjet Kishinevit dhe Moskës. Moska e ka mbështetur shpalljen e pavarësisë së këtij rajoni nga Moldavia në vitin 1990. Të dy palët e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 1992, që përfundoi me intervenimin e ushtrisë ruse në anën e Transdnistrias. Pavarësia e këtij rajoni nuk është pranuar nga asnjë shtet tjetër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Nga sulmet me makinë-bombë në Bagdad së paku 20 të vrarë

Posted: 30 May 2017 01:45 AM PDT

Nga dy sulme me makina-bombë janë vrarë së paku 20 vetë dhe plagosur afro 80 të tjerë, në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët. Grupi ekstremistë, Shteti Islmaik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë që ka ndodhur pas mesnatës, me ç'rast u vranë 13 vetë dhe u plagosën më se 40 të tjerë, në rajonin komercial Karrada në Bagdad. Eksplodimi i dytë ndodhi disa orë më vonë, me ç'rast u vranë 7 vetë dhe u plagosën 38 të tjerë, afër një zyre qeveritare në lagjen Karkh. Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Sulmet ndodhën pak ditë pasi ka filluar muaji i shenjtë mysliman, Ramazani, gjatë të cilit irakianët zakonisht qëndrojnë deri vonë në mbrëmje, për blerje dhe shoqërim, pas iftarit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çeki: Fillon dëgjimi për hakerin rus i kërkuar në SHBA

Posted: 30 May 2017 01:28 AM PDT

Shtetasi rus, Yevgeny Nikulin, i cili ballafaqohet me akuza në Shtetet e Bashkuara se ka kryer sulme kibernetike kundër kompanive amerikane, do të dëgjohet sot lidhur me ekstradim. Ekstradim të këtij personi, i cili në muajin tetor ishte arrestuar nga autoritetet çeke sipas fletarrestit të Interpolit me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, po ashtu kërkon edhe Rusia. Dëgjimi i sotëm mbahet në burgun Pankrac në Pragë, që është një masë e rrallë, e cila e thekson ndjeshmërinë e këtij rasti. Fillimisht dëgjimi ishte paraparë për 11 maj, por ishte shtyrë me kërkesë të avokatëve të Nikulinit. Autoritetet e Çekisë e kanë arrestuar këtë person më 5 tetor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me agjencinë amerikane FBI, pas fletarrestit të Interpolit. Yevgeny Nikulin është i akuzuar se ka kryer sulme kibernetike dhe ka vjedhur informacione në LinkedIn, Dropbox dhe kompani të tjera. Avokati i tij pretendon se agjentët e FBI-së janë përpjekur që ai të pranonte se ka kryer sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike amerikane, para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. Rusia, po ashtu, e kërkon atë për akuza të ndara për vjedhje në Internet në vitin 2009. Zyrtarët rusë më herët kanë thënë se ata po punojnë për ta parandaluar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Pikaso i vogël" pikturon dhe ëndërron në kampin e refugjatëve

Posted: 30 May 2017 01:13 AM PDT

Ai është emëruar "Pikaso i vogël" nga mediet serbe. Dhjetë vjeçari Farhad nga Afganistani, e kalon kohën në kampin e refugjatëve në Serbi duke pikturuar portrete të bukura dhe duke ëndërruar për studimet në art.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more