Skip to main content

“Edhe pse është plakur, “Hoze Armando” prapë tërheqës, ja si duket aktori i famshëm!” plus 9 more GazetaBlic

“Edhe pse është plakur, “Hoze Armando” prapë tërheqës, ja si duket aktori i famshëm!” plus 9 more GazetaBlic


Edhe pse është plakur, “Hoze Armando” prapë tërheqës, ja si duket aktori i famshëm!

Posted: 24 May 2017 10:39 PM PDT

Disa detaje nga jeta e "Hoze Armandos"
Aktorin meksikan Fernando Colunga, e kemi parë nëpër shumë role të ndryshme në telenovelat latine, por që bujë ka bërë me rolin kryesor në serialin "Esmeralda", shkruan rtv21.tv

Hoze Armando tash ka 51 vjet ,e sigurisht që vitet kanë lënë gjurmë në të por që nuk ka humbur bukurinë. Karrierën e tij artisitike e ka filluar në vitin 1986, kurse ka studiuar në Fakultetinë e ingjierisë në Meksiko.

Ai nuk është martuar por ësht ënë lidhje me aktoren meksikane Blanca Coto që nga viti 2013.

The post Edhe pse është plakur, "Hoze Armando" prapë tërheqës, ja si duket aktori i famshëm! appeared first on GazetaBlic.

SHBA ndihmon Policinë e Kosovës kundër materialeve bërthamore

Posted: 24 May 2017 10:39 PM PDT

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-ve dhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës.

The post SHBA ndihmon Policinë e Kosovës kundër materialeve bërthamore appeared first on GazetaBlic.

Si të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga zbokthi, recetat e 4 maskave natyrale

Posted: 24 May 2017 10:34 PM PDT

Ndonëse nuk konsiderohet një problem shëndetësor, zbokthi ëshë problemi më i zakonshëm i lëkurës së kokës që shqetëson jo pak persona. Në dukje zbokthi ngjan si lëkurë e vdekur e kokës, por këto grimca të bardha si pluhur shkaktohen nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa.

Kur kjo kërpudhë prodhohet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës. Ky problem mund të shoqërohet edhe me kruajtje e në rastin më të keq dhe me ekzemë zbothi, e në këtë rast ju duhet t'i drejtoheni dermatologut. Dhe pse në treg gjenden shumë produkte që mbajnë nën kontroll zbokthin, ekzistojnë dhe shumë përbërës natyralë që mund të trajtojnë këtë problem të lëkurës.

Uthulla e mollës: Pasi t'i keni larë flokët, masazhoni butësisht skalpin me uthull molle dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë veprim 3 herë në javë. Ju mund të përgatisni po ashtu një përzierje me dy lugë gjelle lëng limoni të freskët me dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë masë në skalp dhe mbajeni në kokë për disa minuta.

Shpëlarësi i gojës: Pasi t'i keni larë flokët normalisht me shampo e më pas me balsam, me një shishe që sprucon aplikoni listerinën e përzier me ujë vetëm në rrënjët e flokëve. Lëreni për disa minuta dhe më pas shplajeni kokën vetëm me ujë. Nuk keni lënë gjë pa provuar, por ju sigurojmë që kjo do të jetë e fundit !

Kosi Përzieni në një enë 200 ml kos me 50 ml lëng limoni dhe masazhoni kokën për 15 minuta. Më pas lani kokën, por pa përdorur shampo. Ky trajtim jo vetëm që largon zbokthin, por edhe i jep shkëlqim flokut tuaj.

Soda e bukës rijoni një pastë duke përzier një pastë me 50 gr sodë buke dhe 50 ml ujë të ftohtë . Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për 30 -60 minuta. Ju mund të krijoni maska kundër zbokthit duke bashkuar disa vajra bimorë me lëng limoni si: vaj ulliri, vaj i arrës së kokosit, vaj lini dhe vaj i pemës së çajit.

The post Si të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga zbokthi, recetat e 4 maskave natyrale appeared first on GazetaBlic.

A është kjo macja më e madhe në botë?

Posted: 24 May 2017 10:34 PM PDT

A është kjo macja më e madhe në botë?
Kjo mace është e gjatë 120 centimetra dhe vjen nga Melbourne i Australisë.

Pasi që kishte fituar famë në internet, Zonja Hirst, pronare e kësaj kafshe shtëpiake, tha se World Records Guiness e kontaktuan në mënyrë që ajo t'ua dërgojë masat e maces.

Rekordi aktual i maces më të madhe, është i Maine Coon nga Wakefield, West Yorkshire e që ishte e madhe 118 centimetra.

The post A është kjo macja më e madhe në botë? appeared first on GazetaBlic.

Parlamenti Gjerman vendos ashpërsimin e ligjit të azilit

Posted: 24 May 2017 10:26 PM PDT

Azilkërkuesit e refuzuar në të ardhmen mund të kthehen më shpejt dhe në mënyrë më konseguente nga Gjermania se deri më sot.

Bundestagu (parlamenti gjerman) miratoi një projektligj të diskutueshëm të qeverisë "për zbatimin më rigoroz të detyrimit për largim nga Gjermania".

Azilkërkuesi i refuzuar i ashtuquajtur si "rrezikues", prej të cilit mund të pritet që të kryejë akte të rënda penale, përmes ligjit të ri mund të mbahet më lehtë në arrest dëbimi ose të mbahet nën vëzhgim përmes prangës elektronike të implantuar.

Gjithashtu në të ardhmen arresti për dëbimin do të jetë i mundur edhe nëse dëbimi nuk mund të realizohet brenda tre muajve. Kohëzgjatja maksimale e arrestit për dëbim do të zgjatet nga katër në dhjetë ditë, shkruan deutschewelle.de. Përveç kësaj Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf)ka të drejtën, që të verifikojë telefonat celularë, tabletat dhe laptopët e azilkërkuesve pa dokumenta identifikimi, për të verifikuar identitetin e tyre.

Kush jep të dhëna të rreme për identitetin e vet, duhet të llogarisë me kufizime në lirinë e lëvizjes. Kjo vlen për migrantët, që nuk kanë leje qendrimi në Gjermani, por edhe për ata që nuk largohen vullnetarisht nga Gjermania. Azilkërkuesit pa perspektivë qendrimi duhet të mund të detyrohen, që deri në fund të procesit të azilit të qendrojnë në strehimoret e pritjes fillestare.

Federata dhe landet parimisht ranë dakord për këtë paketë qysh në muajin shkurt. Megjithatë koalicioni të mërkurën (17.05)shtoi në projektligj edhe një sërë rregullash të ashpërsuara. Këto janë ndër të tjera rregulla p.sh. që duhet të ndalojnë, që migrantët përmes njohjes abuzive të atësisë të arrijnë të përfitojnë lejen e qendrimit. Po ashtu është lehëtsuar mundësia e krahasimit të të dhënave me shtetet e tjera për Zyren Federale të Kriminalistikës (BKA).

Organizatat e të drejtave të njeriut, shoqatat sociale dhe opozita e kritikuan ashpërsimin e ligjit të azilit duke e quajtur atë si një cënim të të drejtave themelore për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje. Maria Scharlau nga Amnesty International theksoi ndër të tjera, se rregullat për smartphone-t nënkuptojnë "një ndërhyrje masive në sferën private të dhjetra mijëra njerëzve", kjo pa u kushtëzuar me rregulla të forta.

"Ky ligj e kthen Gjermaninë nga një vend i pranimit në një vend të dëbimit", deklaroi organizata Pro Asyl në Berlin. Kjo organizatë kritikoi gjithashtu edhe përzierjen mes së drejtës për të huajt me atë penale. Presidenti i Caritas-it Peter Neher kritikoi, që ky ligj është disproporcional dhe i vendos refugjatët nën dyshim kolektiv për fshehje të identitetit.

De Maizière i hedh poshtë kritikat

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizièr si dhe deputetë të unionit konservator CDU/CSU dhe të partisë socialdemokrate e

mbrojtën ligjin e ri. "Linja jonë është e qartë: ndihmë dhe integrim për ata që kanë nevojë për mbrojtje, ashpërsi dhe kthim për ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje dhe veçanërisht ata, që mashtrojnë, dhe kryejnë vepra penale", deklaroi de Maizière. Sipas tij nuk mund të pranohet, që "azilkërkuesit sipas qejfit dhe pa u ndëshkuar të deklarojnë emra të ndryshëm dhe nënshtetësi të ndryshme", me shpresën, se kështu do t'i shpëtojnë dëbimit.

The post Parlamenti Gjerman vendos ashpërsimin e ligjit të azilit appeared first on GazetaBlic.

Bëhet shpërndarja e çertifikatave të dëshmorëve të kombit

Posted: 24 May 2017 10:21 PM PDT

Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet takimi me familjarët e dëshmorëve të kombit.

Në këtë takim do të bëhet shpërndarja e certifikatave të dëshmorëve të kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, por që deri më tani kjo kategori e dëshmorëve të kombit nuk janë njohur dëshmorë të kombit, për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës.

Në takimin e përbashkët, përveç familjarëve të disa komunave të Republikës së Kosovës, janë të ftuar të marrin pjesë edhe kryetarët apo përfaqësuesit e komunave: Prishtinë, Kastriot, Fushë-Kosovë, Klinë, Shtime, Artanë dhe Istog, si dhe përfaqësues nga SHFD të UÇK-ës, ngase shpërndarja e certifikatave bëhet edhe për dëshmorët e kombit nga këto komuna.

The post Bëhet shpërndarja e çertifikatave të dëshmorëve të kombit appeared first on GazetaBlic.

Vdes regjisori i njohur rus, nipi i Stalinit

Posted: 24 May 2017 10:14 PM PDT

Regjisori i njohur rus, Aleksandre Burdonski, nipi i diktatorit sovjetik, Josif Stalin vdiq në moshën 75-vjeçare, njoftoi sot teatri moskovit ku ai punonte prej pothuajse një gjysmë shekulli.

I heshtur, Aleksandre Burdonski jetoi pothuajse gjithë jetën duke përdorur mbiemrin nga familja e nënës së tij sesa atë të gjyshit, trashëgimia politike e të cilit mbete një pikë tensioni dhe ndarjeje në Rusi.

Ministri i Kulturës, Vladimir Medinski përshëndeti talentin në shumë aspekte dhe shijen artistike të Aleksandre Burdonski, i cili ishte regjisor në teatrin moskovit të Ushtrisë së Kuqe që prej vitit 1972.

Ai mori në vitin 1996 çmimin e Artistëve të Popullit, një çmim prestigjioz në Rusi.

Babai i tij, Vasili, djali i vogël i diktatorit, u nda me nënën e tij, Galina Burdonskaja në vitin 1945.

Dy vjet pas vdekjes së Stalinit, ndodhur në vitin 1953, Vasili u dënua me tetë vjet burg për agjitacion dhe propagandë anti-sovjetike.

I alkolizuar, ai vdiq në vitin 1962, disa ditë para 41-vjetorit.

Përsa i përket gjyshit të tij, Aleksandre Burdonski, i cili kishte dhjetë vjet që kishte vdekur, ka mbajtur gjithmonë pak distancë: "Nuk kam shkuar kurrë tek varri i tij", kishte konfirmuar ai në një intervistë.

"Nuk dua ta justifikoj Stalinin apo ta bëj të pastër", shtoi ai.

"Ka pasur mizori, por në Rusi fatkeqësisht ka gjithmonë mizori", nënvizoi ai.

Sipas historianëve rusë dhe perëndimorë, terrori stalinist, që arriti kulmin në vitet 1937-1938, ka shkaktuar rreth 20 milionë të vdekur duke përfshirë ekzekutimet masive, vdekjet në Gulag dhe deportimet në zonat e ndotura, si dhe uria në Ukrainë dhe në disa rajone të Rusisë.

 

The post Vdes regjisori i njohur rus, nipi i Stalinit appeared first on GazetaBlic.

Twitter së shpejti me pagesë?

Posted: 24 May 2017 10:11 PM PDT

Twitter që nga themelimi ka qenë gjithmonë pa pagesë, por tash kompania po tenton të gjejë mënyra të reja për realizimin e të hyrave.

Rrjeti shoqëror ka nisur të shqyrtojë vendosjen e shërbimit premium, të bazuar me parapagim.

Lajmi është konfirmuar nga Jack Dorsey nga Twitter, gjatë takimit vjetor me aksionarët.

Ai po ashtu ka përmendur se Tëitter nuk ka plane konkrete se kur do të publikojë shërbimin Premium, por tha se gjithmonë është duke u menduar në këtë drejtim.

Kompania do të vazhdojë të përcjellë reagimet e përdoruesve dhe do të vlerësojë nëse është në interesin e gjerë për publikun vendosja e shërbimit me parapagim.

The post Twitter së shpejti me pagesë? appeared first on GazetaBlic.

Kjo është vitamina që redukton stresin dhe trajton ankthin e depresionin

Posted: 24 May 2017 10:05 PM PDT

Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë, këto çrregullime janë sëmundjet mendore më të zakonshme, duke prekur 40 milionë të rritur ose 18% të popullsisë së SHBA.

Çrregullimet e ankthit janë të shërueshme, por shumë njerëz nuk e kuptojnë nëse po vuajnë nga një formë e tillë çrregullimi.

Ndjenja e ankthit është një emocion që shumica e njerëzve përjeton kohë pas kohe. Për dikë që vuan nga një çrregullim mendor i këtij lloji, ndjenja e ankthit është kaq e madhe saqë mund të ndërhyjë në aftësinë e tyre për të udhëhequr një jetë të lumtur. Ka disa lloje të çrregullimeve të ankthit ashtu si dhe shumë trajtime.

Shkaku apo shkaqet e sakta të çrregullimeve të ankthit janë ende duke u studiuar, por hulumtuesit besojnë se shumë prej këtyre çrregullimeve janë shkaktuar nga një kombinim faktorësh.Studimet kanë treguar se situatat stresante mund të ndryshojnë mënyrën se si qelizat nervore transmetojnë informacion nga një rajon i trurit në tjetrin, ndaj eshte shume e rendesishme qe njerezit qe vuajne nga ankthi apo depresioni te trajtohen per te mos degraduar me tej.

Vitamina kundër ankthit

Ndonëse ka disa qasje të ndryshme për trajtimin e ankthit, siç janë këshillimi, terapia relaksuese dhe ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës, shumë prej njerezve që vuajnë nga çrregullimet mendore te formave te lehta përdorin medikamente. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një vitaminë e vetme mund të bëjë mrekulli për këta njerëz.

Niacin, ose Vitamina B3 është një nga vitaminat e kompleksit të tretshëm në ujë. Është thelbësore për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe metabolizmin e energjisë. Niacina ka aftësinë për të relaksuar arteriet duke rritur diametrin e tyre e në këtë mënyrë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kjo vitaminë gjithashtu rrit nivelin e HDL *kolesteroli i mirë, duke reduktuar nivelet e LDL për të përmirësuar më tej shëndetin kardiovaskular. Niacina eliminon adrenalin e tepërt nga organizmin dhe rregullon hormonet.

Marrja e përditshme e rekomanduar e niacinës ndryshon sipas moshës dhe gjinisë, prandaj konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtojcë te tillë.

The post Kjo është vitamina që redukton stresin dhe trajton ankthin e depresionin appeared first on GazetaBlic.

“Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, do të çmendej me këtë listë të LDK-së”

Posted: 24 May 2017 03:19 PM PDT

Panelistët e Analizës Zgjedhore në Klan Kosova, kanë komentuar listën e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re derisa thanë se LDK-ja la jashtë disa deputetë si ndëshkim për shkak të mosdëgjimit.

Dardan Gashi ka thënë se kjo listë është e pakuptimtë, madje sipas tij po të ishte gjallë ish-Presidenti Ibrahim Rugova, do të çmendej, njofton Klan Kosova

"Këta pesë që nuk janë në listë, janë larguar, ndëshkuar sepse kanë qenë të padëgjueshëm për Isa Mustafën. LDK, ndëshkoi të padëgjueshmit. Po të ishte Rugova gjallë me këtë listë të LDK-së, e të shihte këto koalicione do të ishte çmendur".

Ndërkaq analisti tjetër Petrit Zogaj shtoi se një listë e tillë është modeluar me pretendimet e LDK-së se mund të fitojë më shumë vota në këto zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.

"Duke zgjeruar më shumë listën LDK pretendon të marr më shumë vota. Ndoshta kështu mendon. Hipotetikisht mund t'i fitojë zgjedhjet zoti Hoti. E nëse ai fiton zgjedhjet do t'i kërkohet Mustafës të largohet dhe të krijojë listën e njerëzve të tij vet''.

Por ndryshe mendon Iliri Mirena, i cili tha se në këtë raund të zgjedhjeve, po ndodh një referendum brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo pasi sipas tij, Mustafa po tenton të lë jasht krahun e vjetër të këtij subjekti partiak.

"Përzgjedhjen e njerëzve në këtë listë, e ka bërë Isa Mustafa sigurt. Kjo listë paraqet edhe një referendum brenda LDK-së se cili krah do të fitojë. Ta shohim se a do të arrij Mustafa ta largojë atë krahun e vjetër krahun e Sejdiut etj. Kjo është beteja finale.Nuk është qëllimi të luftohen vetëm klanet brenda LDK-së".

Ndërkaq analisti Astrit Gashi, thotë se me publikimin e listës së koalicionit LDK-AKR, sheh se po tentohet që në këtë subjekt partiak po renditen për një program kuadro të gjeneratave të reja, njofton Klan Kosova.

"Nëse i është bërë dikujt padrejtësi në këtë listë, mua po më duken jo të sinqertë. Analizova pse ata janë të renditur në ato pozita. Këto janë bërë që të tentohet të merret një gjeneratë më e re. Befasia e listës së LDK-së, përfshirë dhe Labin në dhjetëshen e parë që mezi po e pranoj", ka përfunduar Gashi debatin, në Analiza Zgjedhore

The post “Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, do të çmendej me këtë listë të LDK-së” appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more