Skip to main content

“E kaluara ‘e errët’ e Afërdita Dreshaj, publikohen FOTOT kur modelja ishte pa ndërhyrje” plus 9 more GazetaBlic

“E kaluara ‘e errët’ e Afërdita Dreshaj, publikohen FOTOT kur modelja ishte pa ndërhyrje” plus 9 more GazetaBlic


E kaluara ‘e errët’ e Afërdita Dreshaj, publikohen FOTOT kur modelja ishte pa ndërhyrje

Posted: 21 May 2017 10:42 PM PDT

Përpara 8 vitesh, kur Afërdita Dreshaj njihej vetëm si e fejuara e Shpat Kasapit, nuk mund të themi që ka qënë periudha më e bukur e saj. Ajo ishte thjesht një vajzë elegante, me buzë të holla dhe pa asnjë tipar dallies në fytyrën e saj.
Në atë periudhë ishte koha e artë e Shpatit, ku të gjithë vajzat çmendeshin pas pamjes së djalit seksi dhe të ëmbël.

Por kush do e mendonte se falë bisturisë dhe trajtimeve të tjera Afërdita do arrinte të ishte një modele e suksesshme dhe mjaft e paraqitshme.

Por "Panorama" ka publikuar disa fotografi të vjetra të 8 viteve më parë të cilat tregojnë dallimin e theksuar që ka pësuar modelja.

The post E kaluara 'e errët' e Afërdita Dreshaj, publikohen FOTOT kur modelja ishte pa ndërhyrje appeared first on GazetaBlic.

“Njerëzimi i ka 100, jo 1000 vite për të gjetur një planet të ri për të jetuar”

Posted: 21 May 2017 10:40 PM PDT

Një nga shkencëtarët më të mëdhenj në fushën e shkencës dhe teknologjisë, Stephen Hawking, kërkoi të dyfishohen përpjekjet për kolonizimin e botëve tjera – para se Toka të bëhet e pabanueshme.
Duke folur në Shoqërisë Mbretërore në Londër, ai përsëriti dëshirën e tij për bashkim të sojit njerëzor me qëllimin e vetëm që të bëhet soj multiplanetar, transmeton Telegrafi.

"Unë besoj fuqishëm se duhet të fillojmë ta shikojmë një plan alternativ për strehim të mundshëm", ka thënë Hawking, duke shtuar se ne "humbet hapësira në Tokë se dhe duhet që të tejkalojmë kufizimet teknologjike që na parandalojnë të jetojmë diku tjetër në univers"!

Ai po ashtu ka korrigjuar linjën kohore prej 1000 vitesh që e ka dhënë vitin e kaluar. Hawking tash beson se njeriu i ka 100 vite për të zhvilluar teknologjinë për kolonizime planetare.

Arsyet për këtë, pra për popullim të ndonjë planeti tjetër, thotë se janë ndryshimet klimatike. /Telegrafi/

The post "Njerëzimi i ka 100, jo 1000 vite për të gjetur një planet të ri për të jetuar" appeared first on GazetaBlic.

Kuvendi i Shqipërisë miraton sot ndryshimet në qeveri

Posted: 21 May 2017 10:37 PM PDT

Kryeministri Edi Rama pranoi mbrëmë propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë.

Rama dhe Basha u takuan në mbrëmje në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe përmbyllën një nga pikat e marrëveshjes që ata arritën të enjten në orët e para të mëngjesit.

Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë: për postin ezëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë "Berisha" dhe aktualisht këshilltare e Presidentit.

Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA.

Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.

Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore.

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e "Statkraft" dhe më herët drejtoreshë e CEZ.

Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.

Emrat kalojnë për votim në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, që mblidhet në orën 18:00 me kërkesë të Kryeministrit.

Kuvendi njoftoi se të hënën vihet në zbatim marrëveshja Rama-Basha, ku do të do të miratohen ndryshimet në qeveri, paketa për zgjedhjet, "Vettingu" si dhe kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

The post Kuvendi i Shqipërisë miraton sot ndryshimet në qeveri appeared first on GazetaBlic.

Rrezikohen të zhduken shumë lloje bimore dhe shtazore

Posted: 21 May 2017 10:33 PM PDT

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quajtur Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Në dhjetor 2000, Asambleja miratoi 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të përkujtuar miratimin e tekstit të Konventës në 22 Maj 1992.

Kosova ka sipërfaqe relativisht të vogël por me një biodiversitet shumë të pasur, këtë e kanë mundësuar, pozita gjeografike, faktorët si; gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima.

Kafshët e rralla në vendin tonë si rrëqebulli, ariu i murrmë, kaprolli, dreri, dhia e egër dhe lloje të tjera janë në rrezik të zvogëlimit të popullacioneve si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve në vendbanimet natyrore të tyre, gjuetisë së pakontrolluar, varfërimit dhe degradimit të ekosistemeve, erozionit dhe shpyllëzimit.

Këtë ditë do ta shënojë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vendin e quajtur "Ujëvara e Mirushës" .

The post Rrezikohen të zhduken shumë lloje bimore dhe shtazore appeared first on GazetaBlic.

Moti gjatë kësaj jave

Posted: 21 May 2017 10:25 PM PDT

Gjatë pesë ditëve javës fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë të pa qëndrueshme duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

The post Moti gjatë kësaj jave appeared first on GazetaBlic.

Katër dëshmorët e kombit përkujtohen në Kaçanik

Posted: 21 May 2017 10:19 PM PDT

Me rastin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorëve Danush Kurtaj, Avdylgafurr Luma, Mejdi Dalloshi dhe Tefik Raka, OVL e UÇK-së në Kaçanik mban akademi përkujtimore.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga OVL e UÇK-së, akademia do të filljë sot në orën 16:30 në Shtëpinë e Kulturës "Xheladin Kurtaj' në Kaçanik.

The post Katër dëshmorët e kombit përkujtohen në Kaçanik appeared first on GazetaBlic.

Në Kosovë shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit

Posted: 21 May 2017 10:18 PM PDT

Me rastin e 22 Majit, Ditës Botërore të Biodivesitetit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante, do të shënojë këtë ditë sipas kalendarit të festave mjedisore.

Ngjarja sipas njoftimit për media, do të mbahet te Ujëvara e Mirushës duke filluar nga ora 10:00.

The post Në Kosovë shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit appeared first on GazetaBlic.

Përkujtohet masakra e Burgut të Dubravës

Posted: 21 May 2017 10:14 PM PDT

Shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës, shënon sot 18 -vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.

Masakra në Burgun e Dubravës, e që cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

18 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

The post Përkujtohet masakra e Burgut të Dubravës appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ju sot!

Posted: 21 May 2017 10:12 PM PDT

Lexoje shenjën tënde:

Dashi – Gjate kësaj dite do ndiheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe do i harroni njëherë e mire te gjitha problemet e se shkuarës. Beqaret nuk do ndihen gati për aventura dhe do preferojnë te presin edhe pak kohe për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni shume te palogjikshëm dhe kjo mund te shkaktoje probleme me vone. Po vazhduat me këtë sjellje shume shpejt do mbeteni pa para.

Demi – Pritet qe edhe ne jetën tuaj ne çift te ketë tension gjate gjithë kësaj dite. Do ju duket sikur partneri kërkon t'iu komandoje dhe do debatoni ashpër me te. Beqaret do bëjnë mire te reflektojnë gjate para se te hedhin hapa sepse ne realitet jo çdo gjë është ashtu si e kane ëndërruar. Financat do jene goxha te mira dhe mund ta bëni pa frike çdo lloj shpenzimi te menduar me pare.

Binjakët – Ju qe jeni ne një lidhje, përveçse duhet te kujdeseni me tepër për partnerin tuaj, duhet t'i bëni edhe sytë katër. Disa persona ju urrejnë dhe do mundohen me çdo mënyrë t'ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë disa njohje te cilat do i bëjnë t'iu rrahe zemra edhe me fort nga me pare. Me financat do dini gjithë kohës si te silleni dhe gjendja ka për te mbetur gjithmonë e qëndrueshme.

Gaforrja – Dashuroni ashtu si ta ndieni sot dhe mos mendoni asnjë moment se çfarë do mendojnë te tjerët. Jeta është e juaja dhe me te mund te bëni çfarë te doni. Beqaret do jene te privilegjuar me shume se kurrë ndonjëherë dhe për ta do filloje një etape e jashtëzakonshme. Perspektivat financiare pritet te jene goxha te mira. Me një menaxhim edhe me te kujdesshëm keni për te pasur përmirësime.

Luani – Dite e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jete arsyeja ajo qe do iu udhëheqë gjithmonë dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Beqaret do zgjidhen nga gjumi letargjik ne te cilin kishin rene dhe do bëjnë te pamundurën për ta bere për vete personin qe do pëlqejnë. Financat do konsolidohen tej mase kështu qe bëhuni gati për te bere investimet me te nevojshme.

Virgjëresha – Personaliteti juaj i forte do beje qe sot t'i përballoni me sukses sfidat dhe problemet qe do ju dalin ju te dashuruarve. Mund te vini njëherë e mire edhe disa pika mbi "i". Beqaret do kenë një dite interesante dhe te mbushur me takime emocionuese. Nëse do duan mund te fillojnë edhe lidhje. Ne planin financiar nuk do ju dalin për asnjë moment probleme dhe vështirësi.

Peshorja – Jeta juaj ne çift ka mundësi te jete e mbushur me ndjesi te forta gjate kësaj dite, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Beqaret nga ana tjetër do i kenë idetë shume te qarta dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene plotësisht te bindur. Ne planin financiar mos e shtyni për nesër rregullimin e problemeve qe ju kane dale sepse ka rrezik te jete tepër vone. Kthim mbrapa nuk do ketë me.

Akrepi – Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i rregulloni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete shpirtërisht. Beqaret do kenë disa strategji interesante si te joshin personat qe do pëlqejnë. Suksesi do jete i garantuar. Për financat ka për te qene një dite e mire, por jo e shkëlqyer. Për te shmangur çdo te papritur me mire shmangini investimet e tejskajshme.

Shigjetari – Kushtojini vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite pasi ne te kundërt mund ta humbni atë dalëngadalë. Beqaret do kenë një dite me te favorshme dhe do arrijnë ta ndryshojnë përgjithmonë jetën e tyre. Pasditja do jete periudha me e favorshme. Yjet do kenë ndikim pozitiv tek financat. Gjendja do ketë aq shume përmirësime saqë mund te bëni edhe investimet e menduara.

Bricjapi – Dite shume e rëndësishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merren disa vendime te mëdha për te cilat është pritur gjate. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe pak nga pak ai person do behet pjese e pandashme e jetës se tyre. Ne planin financiar duhet ta frenoni veten kur te kryeni shpenzime, pasi ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrolli.

Ujori – Kjo dite do jete fantastike për ju te dashuruarit. Çdo moment do jete i veçante dhe i mbushur me emocione. Ne disa momente madje do ju duket vetja si mbi re. Beqaret do fiksohen keq pas disa personave qe janë te bukur ne pamje, por aspak ne shpirt. Buxheti do lere goxha për te dëshiruar. Merrni sa me shpejt masa sepse po vazhdoi situata te thellohet do keni akoma me tepër probleme.

Peshqit – Dite përgjithësisht pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përkujdeseni edhe me tepër ndaj njeri-tjetrit dhe ne disa momente pasioni do arrije kulmin. Beqaret do jene shume te vendosur te ndryshojnë statusin dhe do ja arrijnë shume shpejt qëllimit. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime, kështu qe ne çdo moment do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni.

The post Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ju sot! appeared first on GazetaBlic.

Tentim-sulmi tek Selia e NISMA-s, Policia jep detaje!

Posted: 21 May 2017 02:43 PM PDT

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim-sulmin që është bërë sonte tek selia e "Nisma"-s në Prishtinë.

Organet e sigurisë kanë konfirmuar për "Indeksonline" se i dyshuari, sipas familjarëve, kishte probleme mendore.

"Ju njoftojmë se rreth ores 22:21 eshte pranuar informata se nje person gjendet brenda rrethojave te nje objekti ne Rr."Mujo Ulqinaku" ne lagjen Pejton Prishtine. Njesitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne nje person qe dyshohet te kete probleme mentale. I dyshuari është shoqëruar ne SP-Qendra. Sipas familjareve, personi me herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mentale. Rasti eshte duke u trajtuar sipas procedurave te metutjeshme policore", thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim e PK.

The post Tentim-sulmi tek Selia e NISMA-s, Policia jep detaje! appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more